Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë mesditën e sotme masat e sigurisë për tre personat e dyshuar për implikimin në ngjarjen e abuzimit seksual me 16-vjeçaren S.K nga Këlcyra.
Gjykata vendosi “arrest në burg” për Pajtim Baken, punonjës policie njëherazi njerku i 16-vjeçares S.K. nga Këlcyra e cila është abuzuar seksualisht për tre vite rresht.
Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur “arrest në burg” edhe për Isi Pashon dhe Kristian Priftit, të cilët dyshohet se shantazhonin efektivin e policisë, të shpallur tashmë në kërkim me videon intime.
Tag: gjirokastrës
-

Abuzimi me 16-vjeçaren, gjykata “arrest me burg” për njerkun polic
-

Abuzuan seksualisht me 16-vjeçaren, Gjykata e Gjirokastrës lë në burg njerkun polic dhe 2 shantazhuesit
Gjykata e Gjirokastrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për katër të akuzuar, përfshirë dy punonjës të policisë, në lidhje me një ngjarje të rëndë abuzimi seksual ndaj një 16-vjeçareje nga Këlcyra. Të akuzuarit janë: Isi Pasho, Kristian Prifti, Pajtim Baka (punonjës policie dhe njerk i vajzës së mitur) dhe Artur Ago, i cili është ende në arrati.
Prokurorja Denisa Plaku paraqiti gjatë seancës dëshmitë dhe provat e ofruara nga OPGJ dhe AMP, duke theksuar rolin e secilit të pandehur në këtë ngjarje të rëndë. Ajo foli për komunikimet mes të miturës dhe personave të akuzuar, duke përfshirë ato mes vajzës dhe Artur Agos, i cili ka qenë gjithashtu pjesë e ngacmimit seksual të viktimës për një periudhë tre vjeçare.
Të akuzuarit përballen me akuza për ngacmim seksual ndaj të miturës, kanosje dhe vepra të tjera të lidhura me abuzimin. Avokatët mbrojtës të tre të pandehurve kërkuan masë më të lehtë për klientët e tyre, duke theksuar se ata nuk përbëjnë rrezikshmëri të lartë shoqërore, por gjykata nuk e pranoi kërkesën e tyre.
Vijon…
-

Zgjidhet mitropoliti i ri i Gjirokastrës dhe Korçës
Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, i drejtuar nga Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Joani, u mblodh sot në selinë e Qendrës Sinodike në Kryepiskopatën e Tiranës, ku zhvilloi një seancë për përzgjedhjen e udhëheqësve të rinj shpirtërorë të dy Mitropolive.
Pas një procesi unanim votimi, Sinodi zgjodhi si Mitropolit të ri të Gjirokastrës Hirësinë e Tij, Nathanaili, i cili deri tani ka shërbyer si Mitropolit i Amantias.
Ceremonia e fronëzimit të tij do të zhvillohet më 20 shtator 2025, ora 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Gjirokastër.
Ndërkohë, Mitropoliti i ri i Korçës u zgjodh po ashtu me vota të plota Hirësia e Tij, Anastasi, deri më tani Episkop i Krujës.
Mësohet se fronëzimi i tij do të mbahet më 27 shtator 2025, ora 11:00, në Kishën Katedrale të Ngjalljes së Krishtit, në Korçë. -

Lëkundje tërmeti në Gjirokastrës
Lëkundje tërmeti janë regjistruar në qytetin e Gjirokastrës.
Sipas EMSC, tërmeti ka pasur magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, me epiqendër rreth 11 km në juglindje të Gjirokastrës.
Tërmeti ka ndodhur rreth orës 18:44. Për shkak të magnitudës të ulët, nuk raportohet për dëme.
Lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda.
-

“eKathimerini” jehonë artikullit për Shqipërinë: Natyrë e bukur dhe mikpritje
Gazeta greke “eKathimerini” ka publikuar ditët e fundit artikullin e prestigjiozes amerikane “New Yorks Times” kushtuar Shqipërisë.Gazetarja Valeriya Safronova në artikullin e saj ka shkruar për Ksamilin, Sarandën dhe qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës.“Shqipëria është lloj destinacioni, ku një udhëtar mund ta nisë ditën me një shëtitje nëpër antikitet dhe ta mbyllë me një kërcim mbi rërë”, thuhet në artikullin e “New York Times”.Gazetarja Safronova ka përshkuar se si ka kaluar ditën në plazh në Ksamil dhe mbrëmjet në Sarandë.Më tej në artikullin e saj flet për Beratin, sit i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.“Shqipëria ka qenë prej kohësh një urë mes Lindjes dhe Perëndimit, Ballkanit dhe botës mesdhetare. Për shkak të shekujve të sundimit osman dhe pavarësisht dekadave të ateizmit zyrtar gati gjysma e popullsisë identifikohet si myslimane. Vendet historike të vendit pasqyrojnë këtë heterogjenitet historik. Berati, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s rreth dy orë në jug të Tiranës, shtrihet përgjatë brigjeve të lumit Osum, me çatitë me tjegulla të kuqe të shtëpive që ngjiten në shpatet e buta të luginës, me qindra dritare që shohin jashtë si sy vigjilentë”, theksohet në artikull.Një tjetër qytet që i ka lënë mbresa gazetares Safronova është edhe qyteti i Gjirokastrës.“Gjirokastra më dukej më shumë si diçka nga një libër me përralla, shtëpitë e saj prej guri të zbukuruara me gdhendje të hollësishme druri dhe të grumbulluara rreth rrugëve me kalldrëm. Por, ai është një libër me figura me një anë të errët pasi, në qendër të qytetit ndodhet një tunel i Luftës së Ftohtë, një nga mijëra bunkerët që diktatori Enver Hoxha ndërtoi në të gjithë vendin gjatë mbretërimit të tij, nga viti 1944 deri në vitin 1985, nga frika e një sulmi të huaj”, shkruan ajo në artikullin e botuar në “New York Times”.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Gazeta greke “eKathimerini” ka publikuar ditët e fundit artikullin e prestigjiozes amerikane “New Yorks Times” kushtuar Shqipërisë.Gazetarja Valeriya Safronova në artikullin e saj ka shkruar për Ksamilin, Sarandën dhe qytetet e Beratit dhe Gjirokastrës.“Shqipëria është lloj destinacioni, ku një udhëtar mund ta nisë ditën me një shëtitje nëpër antikitet dhe ta mbyllë me një kërcim mbi rërë”, thuhet në artikullin e “New York Times”.Gazetarja Safronova ka përshkuar se si ka kaluar ditën në plazh në Ksamil dhe mbrëmjet në Sarandë.Më tej në artikullin e saj flet për Beratin, sit i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.“Shqipëria ka qenë prej kohësh një urë mes Lindjes dhe Perëndimit, Ballkanit dhe botës mesdhetare. Për shkak të shekujve të sundimit osman dhe pavarësisht dekadave të ateizmit zyrtar gati gjysma e popullsisë identifikohet si myslimane. Vendet historike të vendit pasqyrojnë këtë heterogjenitet historik. Berati, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s rreth dy orë në jug të Tiranës, shtrihet përgjatë brigjeve të lumit Osum, me çatitë me tjegulla të kuqe të shtëpive që ngjiten në shpatet e buta të luginës, me qindra dritare që shohin jashtë si sy vigjilentë”, theksohet në artikull.Një tjetër qytet që i ka lënë mbresa gazetares Safronova është edhe qyteti i Gjirokastrës.“Gjirokastra më dukej më shumë si diçka nga një libër me përralla, shtëpitë e saj prej guri të zbukuruara me gdhendje të hollësishme druri dhe të grumbulluara rreth rrugëve me kalldrëm. Por, ai është një libër me figura me një anë të errët pasi, në qendër të qytetit ndodhet një tunel i Luftës së Ftohtë, një nga mijëra bunkerët që diktatori Enver Hoxha ndërtoi në të gjithë vendin gjatë mbretërimit të tij, nga viti 1944 deri në vitin 1985, nga frika e një sulmi të huaj”, shkruan ajo në artikullin e botuar në “New York Times”.
-

Po udhëtonte drejt Gjirokastrës, makina shkrumbohet në mes të rrugës
Një automjet që po udhëtonte drejt Gjirokastrës është shkrumbuar plotësisht në mes të rrugës.
Incidenti ndodhi rreth orës 16:00, në fshatin Dhoksat, njësia administrative Lunxhëri.
“Menjëherë u nis grupi i shërbimit zjarrfikës dhe, me mbërritjen në vendngjarje, u konstatua se automjeti, veturë tip Ford, ishte i përfshirë plotësisht nga flakët. U ndërhy menjëherë dhe u bë e mundur fikja e plotë e zjarrit”, tha policia lokale.
Drejtuesi i mjetit, i pranishëm në vendngjarje, deklaroi se automjeti ishte përfshirë nga zjarri gjatë lëvizjes, duke bërë që flakët të përhapeshin me shpejtësi. Fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz. -

Rikonstruktimi i spitalit të Gjirokastrës, Rama: Po rilind për t’i shërbyer…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të diel pamjet nga rikonstruktimi i Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.
Teksa në pamje duket procesi i rikonstruktimit, Rama shkruan se ky spital do t’i shërbej jo vetëm banorëve të zonës, por edhe turistëve që vizitojnë qytetin e gurtë.
“Spitali Rajonal i Gjirokastrës po rilind nga themelet, për t’i shërbyer mbi 60 mijë banorëve të zonës dhe qindra mijëra turistëve që vizitojnë qytetin e gurtë”, shkruan Rama në postimin e tij. -

Koçiu: Spitali Rajonal i Gjirokastrës po transformohet në qendër moderne shëndetësore
Spitali Rajonal i Gjirokastrës “Omer Nishani” po i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë, i cili pritet të sjellë një transformim rrënjësor të shërbimeve dhe infrastrukturës shëndetësore në qytetin e gurtë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, publikoi pamje nga punimet që po zhvillohen, duke theksuar se godina “po rilind nga themelet” dhe shumë shpejt do të ofrojë kushte moderne për mjekët, infermierët dhe pacientët.Rikonstruksioni i plotë i godinës 8,600 m² do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë dhe shpejtësinë e shërbimeve shëndetësore për mbi 60 mijë banorë të qarkut, si dhe për mijëra turistë që vizitojnë Gjirokastrën çdo vit.
Spitali “Omer Nishani” mbulon një gamë të gjerë shërbimesh, duke përfshirë urgjencën, kirurgjinë, pediatrinë, infektivin, radiologjinë dhe patologjitë, të cilat pas rikonstruksionit do të pajisen me teknologji të avancuar dhe ambiente bashkëkohore.
“Qytetarët e Gjirokastrës dhe zonave përreth do të kenë një qendër moderne shëndetësore, të standardeve europiane,” – u shpreh ministrja Koçiu. -

Rama: Spitali Rajonal i Gjirokastrës po rilind nga themelet për t’i shërbyer banorëve dhe turistëve
Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Spitali Rajonal i Gjirokastrës po rilind nga themelet, duke u shndërruar në një qendër moderne për kujdesin shëndetësor.
Sipas tij, ky investim i rëndësishëm do t’u shërbejë mbi 60 mijë banorëve të zonës, si edhe qindra mijëra turistëve që vizitojnë çdo vit qytetin e gurtë, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.Rama theksoi se ky projekt është pjesë e planit të qeverisë për forcimin e infrastrukturës shëndetësore, duke synuar rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe sigurinë për qytetarët dhe vizitorët.
-

Rikonstruktimi i spitalit të Gjirokastrës/ Rama ndan pamjet: Për t’i shërbyer mbi 60 mijë banorëve
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga rikonstruktimi i Spitalit Rajonal të Gjirokastrës.
Ndërkohë që në pamje duket procesi i rikonstruktimit, Rama shkruan se ky spital do t’i shërbyer banorëve të zonës, por edhe turistëve që vizitojnë qytetin e gurtë.
“Spitali Rajonal i Gjirokastrës po rilind nga themelet, për t’i shërbyer mbi 60 mijë banorëve të zonës dhe qindra mijëra turistëve që vizitojnë qytetin e gurtë”, shkruan Rama në postimin e tij.