Tag: gjirokastrës

  • Kostumet popullore të Gjirokastrës/ Në funksion të turizmit, veshjet e zonës bëhen pjesë e Muzeut Etnografik

    Kostumet popullore të Gjirokastrës/ Në funksion të turizmit, veshjet e zonës bëhen pjesë e Muzeut Etnografik

    Me synim rritjen e standardeve të muzeumeve të Gjirokastrës në shërbim të vizitorëve dhe turistëve punohet për pasurimin e fondit të tyre me relike të ndryshme. Së fundi pjesë e Muzeut Etnografik janë bërë veshje popullore të krahinës së Gjirokastrës, të cilat risjellin dhe rijetësojnë vlerat e traditës sonë kombëtare.

    Kostumet karakteristike janë punuar plot mjeshtëri, elegancë dhe finesë nga artizanët lokalë duke qenë tërheqëse për vizitorët.
    “Të gjitha këto kostumet që janë të paraqitura janë me të gjitha pjesët përbërëse  që përmban një kostum i të gjithë zonës me certifikim për secilin nga kostumet dhe me një historik dhe një datë ku janë  gdhendur dhe në cilat treva etnografike kanë qenë veshur dhe mbajtur këto kostume  të shkruara dhe të përkthyera edhe në anglisht  që turistët që do të vijnë të  kenë mundësi të lexojnë të gjithë  informacionin”, u shpreh mjeshtrja e qëndistarisë, Lizeta Hatika.
    Pasurimi dhe rijetësimi i vazhdueshëm i muzeve në qytetin e gurtë rrit interesimin e vizitorëve dhe veçanërisht të të huajve për vlerat e historisë dhe traditës.
    “Unë shpresoj që edhe në  vijimësi të  vijojmë me përfaqësimin  e të gjitha zonave të  Gjirokastrës  me këto veshje apo  dhe me vlera të tjera në shërbim të vizitorëve dhe turistëve”, tha Florian Hysi-Agjencia e Trashëgimisë Kulturore.
    Në Gjirokastër funksionojnë disa muzeume si Muzeu Etnografik,  Muzeu i Armëve, Shtëpia “Kadare”, etj., të cilat tashmë janë shndërruar në pika të rëndësishëm për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit.
     

    Top Channel

  • Vetëdorëzohet në komisariatin e Gjirokastrës autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë

    Vetëdorëzohet në komisariatin e Gjirokastrës autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian në Tepelenë

    Kamber Sulçaj, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi u vetëdorëzua në Policinë e Gjirokastrës. Sulçaj u paraqit në ambientet e policisë së bashku me një avokat, ndërsa dorëzoi armën e gjahut me vjaska, me të cilën dyshohet se kreu krimin, si dhe lejen që kishte për posedimin e saj.
    Biznesmeni italian Edoardo Sarchi u vra pas mesnatës së datës 26 shtator në aksin Nivicë-Salari. Si autor i dyshuar i krimit u identifikua dhe u shpall në kërkim 48-vjeçari nga Vlora Kamber Sulçaj dhe sipas hetimeve paraprake rezultoi se ngjarja ka nisur pas një konflikti verbal për motive të dobëta mes Sulçajt dhe viktimës, për dritat e makinës. 44-vjeçari italian ndodhej në shoqërinë e ortakut të tij, Eqerem Braçi dhe të djemve të këtij të fundit.
    Pamjet nga kamerat e sigurisë ndihmuan policinë të gjurmonte lëvizjet e autorit të dyshuar. Gjatë kontrolleve në një zonë të thellë malore mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë, u gjetën të fshehura një automjet dhe rrobat që dyshohet se janë përdorur gjatë krimit. Pranë tyre, në shkurre, u zbulua edhe një çantë me mjete të dyshimta, përfshirë dylbi me rreze infra, dylbi termike, mbajtëse arme dhe një elektrik dore.
    Kontrollet në banesën e Sulçajt dhe të familjarëve të tij në Mesaplik dhe Vlorë zbuluan mbi 2.5 milion lekë dhe euro, tre armë gjahu me municion luftarak, 450 fara të dyshuara Cannabis dhe dy kasaforta të mbyllura. Kamber Sulçaj do të përballet me drejtësinë për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    NJOFTIMI I POLICISE
    Vetëdorëzohet shtetasi K. S., autor i dyshuar i vrasjes për motive të dobëta, të shtetasit italian, E. S., trupi i pajetë i të cilit u gjet në vendin e quajtur “Qafa e Dilanit”, pas mesnatës së datës 26.09.2025.
    Shtetasi K. S. gjithashtu dorëzoi armën e gjahut (me vjaska), me të cilën dyshohet se kreu krimin, si dhe lejen që kishte për posedimin e saj.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Gjirokastër kryen veprimet procedurale për ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Gjirokastrës, në mungesë, për shtetasin K. S., 48 vjeç, banues në fshatin Mesaplik, Vlorë, i akuzuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
    Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. S. ka qëlluar me armë gjahu me vjaska, në drejtim të shtetasit E. S., shtetasve që shoqëronin këtë të fundit dhe automjeteve të tyre, në aksin “Nivicë-Salari”, ku si pasojë e të shtënave, humbi jetën shtetasi E. S..
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të metejshme.

  • Për herë të parë në spitalin e Gjirokastrës, realizohet procedura moderne e ekzaminimit me bronkoskopi

    Për herë të parë në spitalin e Gjirokastrës, realizohet procedura moderne e ekzaminimit me bronkoskopi

    Një procedurë moderne diagnostikuese është realizuar për herë të parë në spitalin rajonal të Gjirokastrës. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se ekzaminimi me bronkoskopi, shënon një hap të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend dhe rajon.
    Nga ky shërbim i përparuar, kanë përfituar deri më tani 30 pacientë me probleme respiratore.
    “MIRËMËNGJESdhe nga Spitali Rajonal i Gjirokastrës, ku për herë të parë është realizuar ekzaminimi me bronkoskopi, një procedurë moderne diagnostikuese dhe terapeutike që shënon një hap të rëndësishëm për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në rajon, ku vetëm në pak ditë 30 pacientë me probleme respiratore kanë përfituar nga ky shërbim të avancuar, pa pasur nevojë të udhëtojnë drejt qendrave terciare, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

  • “Rendi i ri”, shfaqja “spanjolle” në teatrin e Gjirokastrës

    “Rendi i ri”, shfaqja “spanjolle” në teatrin e Gjirokastrës

    Shfaqja “Rendi i ri” e dramaturgut spanjoll Sergi Pompermayer ka çelur sezonin e ri teatror në skenën artistike, në qytetin e Gjirokastrës.

    E interpretuar për artdashësit nga aktorët e teatrit shëtitës “Çajupi” kjo pjesë trajton problematikat me të cilat përballet shoqëria bashkëkohore.
    Ngjarja zhvillohet në një repart të braktisur autopsie dhe ka në qendër katër rrëmbyes e dy të rrëmbyera (nënë e bijë), që instinktivisht janë nën kthetrat e urrejtjes dhe grindjeve të vazhdueshme për vendin, pasiguri me trazira, me krizë demokracie, vënie në pikëpyetje të drejtësisë, abuzimin emocional, kompleksitetin e pakënaqësisë dhe anarkinë.
    “Që në momentin e parë që e morëm mendojmë se kjo pjesë është shumë aktuale për një popull i cili  vuan gjithçka sidomos papunësinë, legalizimet e pronave, ishte shumë aktuale dhe ishte shumë afër nesh”, tha Era Çaushi, aktore.
    “Kemi bërë një punë shumë të bukur, ka qenë një trup që punoi me shpirt sepse kjo është një nga ato pjesë që mendoj unë çdo aktor duhet të lejë një copë të shpirtit sepse përjetimet emocionale që kalon aktori janë shumë  të vështira dhe ndihem i lumtur që premiera ishte në qytetin e Gjirokastrës”, tha Aleksandër Kondi, aktori.
    “Teatri shëtitës është vazhdimisht bujtës në Gjirokastër dhe ndihet shumë mirë vendosi që ta filloj këtë udhëtim  të kësaj shfaqje  thellësisht dramatike, thellësisht emocionale  nga Gjirokastra  me besimin që pagëzimi që  i bëri ky qytet kësaj shfaqje sonte ishte një shenjë që  shfaqja do të udhëtojë”, u shpreh Kiço Londo, regjisor.
    Përgjatë sezonit artistik të vjeshtës në skenën e teatrit “Zihni Sako” do të ngjiten trupa vendase dhe të huaja duke gjallëruar jetën artistike në qytetin e Gjirokastrës.

    Top Channel

  • VIDEO / “I rijetëzuar”, Rama publikon pamje nga sahati i restauruar në Gjirokastër

    VIDEO / “I rijetëzuar”, Rama publikon pamje nga sahati i restauruar në Gjirokastër

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të enjte me ndjekësit e tij në rrjetet sociale pamje nga rikonstruksioni i sahatit të Gjirokastrës. Sipas kryeministrit, sahari i rikonstruktuar jo vetëm ruan trashëgiminë, por bëhet edhe dëshmitar i historisë së re të qytetit.
    “MIRËMËNGJES dhe me sahatin e rijetëzuar dhe kambanoren që jehon përtej luginës së Drinosit, si kujtesë e një qyteti ku edhe gurët flasin, por edhe si dëshmitare e historisë së re të Gjirokastrës, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama.

  • Rivihet në funksion Sahati i Gjirokastrës, u ndërtua në gjysmën e dytë të shekullit XIX

    Sahati i Gjirokastrës i ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX është rivënë në funksion. Sahati i Gjirokastrës është një nga simbolet e qytetit dhe nga vendet më të vizituara nga turistët. Për rivënien në funksion të Sahatit të Gjirokastrës, ministri i Turizmit, Kultirës dhe Sportit Blendi Gonxhja shprehet se kjo i jep vizitorëve një arsye më shumë për të përjetuar magjinë e kalasë dhe horizontin unik të Gjirokastrës! “Rijetëzohet sahati i Gjirokastrës! Pas një periudhe të gjatë heshtjeje, herë në gjendje pune e herë jo, simboli i kalasë dhe i qytetit është rivënë në funksion, duke marrë sërish jetë me mekanizmin e tij dhe me vendosjen e këmbanores, falë punës fantastike të DRTK Gjirokastër.
    I ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX, sahati ka qenë dëshmitar i historisë së Gjirokastrës, duke shënuar jo vetëm orët, por edhe ngjarjet e saj më të rëndësishme. Ky rikthim shënon një hap të madh në ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe i jep vizitorëve një arsye më shumë për të përjetuar magjinë e kalasë dhe horizontin unik të Gjirokastrës!”, shprehet ministri Blendi Goxhaj në rrjete sociale, ku ka ndarë dhe pamje të Sahatit të Gjirokastrës.
    Gjirokastra është qytet i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005 dhe një ndër më të vizituarit nga turistët në vendin tonë. Në vitin 1961 shteti shqiptar e shpall “qytet muze”. Ajo çka e bën Gjirokastrën të njohur janë vlerat arkitekturale të ndërtimit të shtëpive me gurë, çative me dërrase dhe kalldrëmeve. Aty mund të vizitohet qendra historike, pazarin unikal, kalldrëmet e tij karakteristike, kështjella madhështore, etj.

  • Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Të shoqëruarit pretendojnë se u sulmuan me armë: Na qëlloi me breshëri një person!

    Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë/ Të shoqëruarit pretendojnë se u sulmuan me armë: Na qëlloi me breshëri një person!

    Report Tv ka mundur të mësojë pjesë nga dëshmia që kanë dhënë në Policinë e Gjirokastrës personat e shoqëruar për vrasjen e biznesmenit italian Edoardo Sarchi 44 vjeç, i cili u gjet i vdekur të shtunën (27 shtator) në Tepelenë. 
    Sipas dëshmive që kanë dhënë në polici Eqerem Braçi dhe dy djemtë e tij Gazmendi e Danieli, por dhe nga deklarimet e bariut Armir Hitoveizi, ata pretendojnë se janë sulmuar me armë nga një person misterioz, në Dilan mes Nivicës dhe Salarisë, aty ku është skena e krimit. I paqartë mbetet edhe momenti kur bariu Hitoveizi, që është banor i zonës, ka dalë në skenë dhe si u bë dëshmitar i ngjarjes.  
    Sipas tyre, biznesmeni italian dhe Braçët kanë qenë së bashku me dy fuoristradat, Land Roverin dhe Volksëagenin. Gjithmonë sipas dëshmisë së tyre, italiani ka qenë në fuoristradën e parë së bashku me një prej Braçëve. 
    Ekspertiza e bërë në vendin e ngjarjes, konfirmon se italiani nën shoqërinë e Eqerem Braçit dhe dy djemve të tij, ishin duke qarkulluar nga drejtimi Nivicë në atë të Salarisë, në Tepelenë. 
    Pretendimet e të shoqëruarve: 
    Të shoqëruarit kanë thënë se fillimisht kanë dëgjuar tre të shtëna të cilat kanë qenë shumë afër çka bëri që të ndalej automjeti i parë tip Land Rover në bordin e të cilit ishte biznesmeni italian dhe njëri prej personave të shoqëruar. 
    Pasi kanë qëndruar për 2 minuta, është dëgjuar një breshëri tjetër, ndoshta në ajër. Përpara rrugës në një distancë prej 10-15 metrash shfaqet një person me armë në dorë automatik i cili shkreh armën në drejtim të gomave të Land Roverit duke mos thënë asnjë fjalë. Në këtë moment, biznesmeni italian dhe personat e tjerë në bord fshihen pas mjetit shoqëruar me britmat e frikës. 
    Fillimisht u ça goma e përparme e mjetit, ndërsa shkrehja e dytë e armës automatike nga personi misterioz, shkaktoi plagosjen e biznesmenit italian. Mendohet se ky i fundit është lënduar nga një plumb rikoshet të cilën e kapi në pjesën e femurit të këmbës së djathtë. Pas shkrehjes së armës nga agresori misterioz, biznesmeni italian është ankuar për plagën që mori. Hemoragjia ka qenë e madhe që në momentin e parë, ndërkohë që djemtë e Eqerem Braçit lajmërojnë policinë për atë çfarë kishte ndodhur që një person misterioz i pati qëlluar me breshëri arme në vendin e quajtur Dilan. 
    Të gjitha thëniet e mësipërme janë sipas deklarimeve apo pretendimeve në polici të të shoqëruarve. E gjtihë ngjarja është e rrethuar me mister dhe dëshmitë e të shoqëruarve, që sot janë të lirë, lënë shumë pikëpyetje mbi këtë ngjarje të rëndë. Por nisur nga dëshmitë e tyre, lindin disa pyetje që kërkon përgjigje. 
    PIKËPYETJET DHE DYSHIMET: 
    1) Si e ka ditur “atentatori” që grupi duhet të kalonte atje në atë orar? 
    2) Pse nuk e kanë transportuar në spital biznesmenin italian? 
    3) Është lajmëruar spitali duke kërkuar ndihmë të shpejtë? Nëse po, kur? 
    4) Në cilën orë ka ndodhur realisht ngjarja? Nuk bëhet gjueti gjatë natës! (Siç pretenduan të shoqëruarit në momentin e parë) 
    5) Me çfarë lloj arme u plagos? Dhe nga çfarë distance? Për këto pritet ende rezultati i autopsisë 
    6) Atentatori me çfarë saktësi ka goditur gomat e makinës dhe jo karrocerinë apo xhamat kur nuk ka asnjë shenjë plumbash? 
    7) Është bërë test STUB për ta vërtetuar nëse të shoqëruarit kanë përdorur armë zjarri? 
    (Foto: Skena e krimit dhe njolla e gjakut të viktimës në rrugë) 
    Mësohet se katër personat që kanë dhënë dëshmi dje, mund të thirren përsëri në ditët pasuese në varësi të dinamikës së ngjarjes. Policia e Gjirokastrës ndërkohë ka ngritur katër postblloqe në zonën e Kurveleshit për të bërë të mundur gjetjen e autorit. Deri më tani, janë angazhuar dy grupe specialistësh që po krehin zonën që nga vendi i ngjarjes e deri në periferi të fshatit Gusmar në veri e në jug deri në fshatin Dukaj. 
    Sipas informacioneve që Shqiptarja.com ka mundur të mësojë, në vendngjarjen e krimit nuk është gjetur asnjë gëzhojë arme deri në këto momente. Ndërkohë që mësohet se skena e krimit është duke u kqyrur sërish nga grupi hetimor i Policisë dhe Prokurorisë së Gjirokastrës. 
    Sa i përket plagës së plumbit në trupin e 44-vjeçarit italian që i mori jetën këtij të fundit, priten rezultatet e autopsisë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për saçme (të qëlluara nga çiftja) apo gëzhojë arme tjetër. 
    Ajo që dihet me siguri, siç mëson Shqiptarja.com, është fakti që Edoardo Sarchi është vrarë me plumb. 
    Theksojmë që përveç komunikatës paraprake të Policisë së Gjirokastrës, një ditë më parë, deri tani nuk ka asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë ngjarje të rëndë të mbuluar me mister. 
     
     

  • Vrasja misterioze e biznesmenit italian, policia e Gjirokastrës liron për mungesë provash personat e shoqëruar! Dëshmitë zbardhin dinamikën e ngjarjes

    Vrasja misterioze e biznesmenit italian, policia e Gjirokastrës liron për mungesë provash personat e shoqëruar! Dëshmitë zbardhin dinamikën e ngjarjes

    Policia e Gjirokastrës ka liruar të gjithë personat e shoqëruar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Salari të Tepelenës, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi, 63 vjeç.

    Mes të liruarve janë edhe pjesëtarë të familjes Barçe, të cilët u mbajtën disa orë nën hetim. Burime jozyrtare bëjnë me dije se mungesa e provave çoi në vendimin për lirimin e tyre.

    Sipas të njëjtave burime, dyshohet se është një person i jashtëm ai që ka qëlluar në drejtim të dy automjeteve, duke shkaktuar vrasjen. Ky person mbetet ende në kërkim nga policia.

    Dëshmitë e të shoqëruarve dhe personave të pranishëm në vendngjarje kanë ndihmuar në zbardhjen e disa rrethanave të krimit, i cili tronditi opinionin publik dhe ngriti disa pista hetimi.

    LEXO EDHE: Ekskluzive/ Lirohen nga policia 2 vëllezërit Braçi. U shoqëruan për vrasjen e biznesmenit italian

    Ngjarja ndodhi pas mesnatës së të premtes, në një zonë të quajtur “Dilan”, midis fshatrave Nivicë dhe Salari. Trupi i pajetë i Sarchit u gjet me një plumb në kokë, ndërsa ai thuhej se ndodhej për gjah së bashku me katër persona të tjerë.

    Mes tyre ishte ortaku i tij në biznes, Eqrem Braçi, si dhe dy djemtë e këtij të fundit, Gazmenti dhe Danieli. Të tre u shoqëruan nga policia për të dhënë dëshmitë, ndërsa identiteti i personit të katërt mbetet ende i paqartë.

    Viktima, Edoardo Sarchi, jetonte dhe punonte në Shqipëri prej më shumë se 20 vitesh, ku drejtonte një fabrikë të madhe tullash në Tiranë.

    Policia pritet të dalë sot me një komunikatë të plotë për të sqaruar detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes.

  • Vrasja misterioze e biznesmenit italian, policia e Gjirokastrës liron për mungesë provash personat e shoqëruar

    Vrasja misterioze e biznesmenit italian, policia e Gjirokastrës liron për mungesë provash personat e shoqëruar

    Policia e Gjirokastrës ka liruar të gjithë personat e shoqëruar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Salari të Tepelenës, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç.Mes të liruarve janë edhe pjesëtarë të familjes Barçe, të cilët u mbajtën disa orë nën hetim. Burime jozyrtare bëjnë me dije se mungesa e provave çoi në vendimin për lirimin e tyre.
    Sipas të njëjtave burime, dyshohet se është një person i jashtëm ai që ka qëlluar në drejtim të dy automjeteve, duke shkaktuar vrasjen. Ky person mbetet ende në kërkim nga policia.

    Dëshmitë e të shoqëruarve dhe personave të pranishëm në vendngjarje kanë ndihmuar në zbardhjen e disa rrethanave të krimit, i cili tronditi opinionin publik dhe ngriti disa pista hetimi.

    Ngjarja ndodhi pas mesnatës së të premtes, në një zonë të quajtur “Dilan”, midis fshatrave Nivicë dhe Salari. Trupi i pajetë i Sarchit u gjet me një plumb në kokë, ndërsa ai thuhej se ndodhej për gjah së bashku me katër persona të tjerë.

    Mes tyre ishte ortaku i tij në biznes, Eqrem Braçi, si dhe dy djemtë e këtij të fundit, Gazmenti dhe Danieli. Të tre u shoqëruan nga policia për të dhënë dëshmitë, ndërsa identiteti i personit të katërt mbetet ende i paqartë.
    Viktima, Edoardo Sarchi, jetonte dhe punonte në Shqipëri prej më shumë se 20 vitesh, ku drejtonte një fabrikë të madhe tullash në Tiranë.
    Policia pritet të dalë sot me një komunikatë të plotë për të sqaruar detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes.

  • Abuzimi i 16-vjeçares në Këlcyrë, gjykata e Gjirokastrës lë në burg njerkun polic dhe 2 shantazhuesit

    Abuzimi i 16-vjeçares në Këlcyrë, gjykata e Gjirokastrës lë në burg njerkun polic dhe 2 shantazhuesit

    Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg Isi Pashon, Kristian Priftin dhe P.B ky i fundit punonjës policie dhe njëkohësisht njerku i 16 vjeçares S.K. nga Këlcyra e cila dyshohet se është abuzuar seksualisht për tre vite rresht. Të njëjtën masë ka vendosur edhe për Artur Agon i cili është shpallur në kërkim për ngacmimi seksual dhe dyshohet se ndodhet në Greqi, vend ku dyshohet se u largua kur “plasi” skandali në internet.
    Fillimisht ka qenë prokurorja Denisa Plaku ajo që ka paraqitur provat e deritanishme të ofruara nga OPGJ dhe AMP për personat e arrestuar duke argumentuar rolin e të tre personave në këtë ngjarje.
    Në bazë të dëshmive të dhëna në polici dhe në bazë të komunikimeve në celular mes të miturës dhe personave të përfshirë në këtë ngjarje veçanërisht me Artur Ago, bëhet e qartë se personat që janë arrestuar për veprat penale të ngacmimit seksual me të mitur dhe kanosje.
    Nga ana tjetërr, avokatët mbrojtës të tre të pandehurve, kërkuan masë më të lehtë për klientet e tyre pasi nuk përbëjnë rrezikshmëri të lartë shoqërore.
    Ngjarja e rëndë u zbulua më 18 shtator, pasi në rrjete sociale nisën të qarkullonin mesazhe shantazhuese për abuzimin seksual të 16-vjeçares nga polici Ago. Kristian Prifti 46 vjeç dhe shoku i tij Isi Pasho 27 vjeç shantazhuan policin Ago, duke i kërkuar 12 mijë euro për të mos publikuar në një emision investigativ një video që ata pretendonin për marrëdhënien intime të tyre.
    Policia e Shtetit ka pezulluar nga detyra dy policët, ndërsa vajza e mitur qendron nën kujdesin e familjes me asistencën e psikologëve.