Tag: gjirokastrës

  • Avionët turistikë në Gjirokastër! Rikthehen fluturimet civile, vizitorët e parë nga ajri janë nga Italia

    Avionët turistikë në Gjirokastër! Rikthehen fluturimet civile, vizitorët e parë nga ajri janë nga Italia

    Aerodromi i Gjirokastrës ka pritur avionët e parë turistikë pas marrjes së statusit tre vite më parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm për rikthimin e fluturimeve civile në këtë zonë historike.

    Ulja e avionëve të vegjël, të ardhur nga Italia, ka ngjallur interes të veçantë, ndërkohë që infrastruktura dhe kushtet teknike për fluturimet e këtij lloji janë ende në fazë testimi.
    Ngjarja përfaqëson gjithashtu fluturimin e dytë direkt nga një vend i rajonit, duke përforcuar shpresat për një të ardhme më të mirë të turizmit ajror në jug të Shqipërisë. Pilotët dhe pasagjerët shprehën entuziazëm për përvojën e fluturimit dhe mikpritjen në Gjirokastër.
    “Udhëtimi ishte shumë i bukur. Është hera e dytë që vij këtu dhe kishim një kohë të shkëlqyer për fluturim. Përshkuam luginat mbi Vlorë, Tepelenë dhe Gjirokastër, dhe zbritja ishte shumë komode,” u shpreh një nga pilotët, duke shtuar se zona ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit ajror.
    Një tjetër vizitor tha: “Kjo është hera e dytë që kemi qenë këtu, hera e parë ishte në tetor dhe na u rezervua një pritje e mrekullueshme. Do të rikthehemi me miq, sepse na pëlqen shumë ky vend – qyteti, kështjella dhe ushqimi janë fantastikë.”
    Një grup miqsh gjithashtu vizitorë italianë, që zbarkonin për herë të parë në Gjirokastër me një avion të vogël, thanë: “Shkoi shumë mirë. Me atë që pamë nga ajri, duket se ka shumë për të zbuluar. Do të qëndrojmë tre ditë dhe nisemi të martën pasdite.”
    Aerodromi historik i Gjirokastrës daton që prej vitit 1924. Në vitet ’30-’40, ai funksionoi si një aeroport me përdorim të dyfishtë, civil dhe ushtarak. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, aty u stacionuan rreth 30 avionë civilë dhe bombardues.
    Gjatë asaj periudhe, linjat më të rëndësishme që e lidhën Gjirokastrën me pjesë të tjera të Shqipërisë dhe Italisë ishin: Tiranë–Vlorë–Gjirokastër, Tiranë–Korçë–Gjirokastër dhe Gjirokastër–Brindisi. Rikthimi i fluturimeve civile është parë si një hap i rëndësishëm drejt rigjallërimit të turizmit në jug të vendit, dhe përfshirjes së Gjirokastrës në rrjetin rajonal të turizmit ajror.

    Top Channel

  • Kumbaro: PS do të marrë 4 mandate, burrat e Gjirokastrës janë trima

    Kumbaro: PS do të marrë 4 mandate, burrat e Gjirokastrës janë trima

    Ministrja dhe drejtuesja politike e PS në qarkun Gjirokastër, Mirela Kumbaro thotë se mazhoranca do të marrë 4 deputetë në këtë qark. ”Gjatë gjithë mandatit, unë gjysmën e javës e kaloj në Gjirokastër, por sigurisht që kjo është një periudhë me intensive.
    Rama e ka thënë shumë qartë se kujt i adresohet, ai i ke e ka fjalën për ata individë, grupime, që mendojnë se Shqipëria duhet të votojë Sali Berishën. Më vjen keq, por kjo është marrë në qafë të gjithë dynjanë. Në radhë të parë edhe veten për ata që e besojnë.

    Sa i përket Gjirokastrës, pse unë mendoj se ne i kemi të gjitha mundësitë që ne të marrim 4 mandate. Këtu janë trima burrat dhe trime gratë, në kuptimin e punës, e skuadrës dhe numri i atyre pak atyre individëve që votuar tradicionalisht PD-në, më kanë shkruar që PS t’i marrë 4 mandate që të hapet mundësia edhe për të rinjtë”.

  • Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, 21% e familjeve nuk u japin dot tre vakte ushqim fëmijëve të tyre!

    Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, 21% e familjeve nuk u japin dot tre vakte ushqim fëmijëve të tyre!

    Berisha në Gjirokastër: Vendi është zhytur në mjerim, 21% e familjeve nuk u japin dot tre vakte ushqim fëmijëve të tyre!Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar mbrëmjen e sotme kandidatët për deputetë në qarkun e Gjirokastrës. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se, vendi është zhytur në mjerim dhe familjet shqiptare nuk u japin dot 3 vakte fëmijëve.

    Ai tha se, nuk mund të themi se kemi ende të ardhmen madhështore të Gjirokastrës. Nuk mund ta themi këtë sepse sot në Gjirokastër dhe mbarë Shqipërinë, sipas burimeve të pavarura të UNICEF, 21 përqind e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte ushqim fëmijëve të tyre.

    “Gjirokastrite dhe gjirokastrite, mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta për ju në këtë shesh, për të gjithë qytetarët e këtij qyteti, për të gjithë banorët e qarkut të Gjirokastrës kudo që ndodhen sonte, në Shqipëri, emigracion e diasporë.

    Mirënjohje të pakufishme për këtë pritje fantastike, mesazhi më i mirë që u përcillni sot shqiptarëve.

    Por unë u sjell ju sonte përshëndetjet e qytetarëve të një turi që nisi në Vorë, vazhdoi në Fier, Himarë, Borsh, Sarandë dhe që qëndroi këtu në Gjirokastër, turi i vërtetë i shpresës, optimizmit dhe fitores.

    I dashur zoti Tritan Shehu, udhëheqës politik i qarkut të Gjirokastrës, të dashur kryetarë të degëve të PD të këtij qarku, të dashur dhe të nderuar kandidatë tanë për depuretë të PD, përfaqësues dinjitozë të qarkut të Gjirokastrës, krenari e veçantë për këtë qark dhe Shqipërinë.

    Miqtë e mi, sonte jam para jush për të paraqitur projektin tonë të Gjirokastrës madhështore, të Shqipërisë madhështore.

    Cilido që njeh alfën e këtij qarku, e këtij qyteti, e këtij rrethi, gjen madhështi, trashëgimi madhështore të kësaj treve, gjen lashtësi, gjen gjeni të letrave shqipe siç është Ismail Kadare, gjen burra të mëdhenj, luftëtarë të pamposhtur.

    Gjen Antigonenë, një nga trashëgimitë më të mëdha kulturore.

    Por gjen shpirtin e madh, tolerant të banorëve të këtij qarku, në të cilin shqiptarë, grekë, arumunë jetojnë vëllazërisht, jetojnë në mirëkuptim të plotë njëri me tjetrin.

    Pra ne kemi një trashëgimi madhështore, kemi dhe një shpirt madhështor tek qytetarët e Gjirokastrës.

    Por prapë ne nuk mund të themi se kemi Gjirokastrën e sotme madhështore.

    Nuk mund të themi se kemi ende të ardhmen madhështore të Gjirokastrës.

    Nuk mund ta themi këtë sepse sot në Gjirokastër dhe mbarë Shqipërinë, sipas burimeve të pavarura të UNICEF, 21 përqind e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte ushqim fëmijëve të tyre, nuk kanë.

    Miq do kërkoj ndjesë t’u rrëfej një moment nga jeta ime e mjekut. Në vitin 1988 u bë një plenum dhe për turpin e atij regjimi vendosën që fermerit t’i japin një kec dhe një qengj. Kecin do ia merrnin, qengjin do ia linin.

    Në atë mbledhje e mora fjalën, dhe Sali Berisha në atë mbledhje, bëri apoteozën e lopës.

    Mbajtja një fjalmi për lopën ku kërkova t’u kthehet dhe gjithçka e argumentova me minimumin proteinik që ishte një bazë e minimumit jetik. Mungesa e tij i mbante njerëzit në uri, i mplak para kohe dhe u shkurton jetën.

    Vite më vonë vjen në Shqipëri një delegacion francez, një mik i imi me një grup deputetësh.

    Më pyet, Sali si i keni punët?

    Probleme kemi, jemi të varfër.

    Jo, Sali, jeni mirë. Se kishin shkuar në Prezë, kishin parë sytë e fëmijëve. Ishin të ushqyer. Nuk kishin uri.

    Sot UNICEF thotë se 21 përqind e familjeve shqiptare nuk u japin dot tre vakte fëmijëve të tyre.

    Sot 760 mijë pensioniste kanë pensione qesharake.

    Sot 57 përqind e 760 mijë pensionistëve marrin një pension nën 160 euro.

    Sot fshati ka një pension 120 euro.

    Sot ndihma ekonomike është qesharake.

    Ja pra o miq.

    Mirëpo në qoftë se do ndiqeshin rritja e çmimeve, të gjithë pensionistët sot nuk do mund të kishin një pension nën 390 euro për të jetuar siç jetonin në vitin 2013.

    Ndërsa qeveria i përjashtoi ata, i la në atë që klasifikohet si varfëri ekstreme.

    Varfëria ekstreme është tirani mjerimi. Është tirani, është shtypje, është topitje, është poshtërim, është zhvlerësim.

    A mund të jetë kjo Gjirokastra madhështore? Kurrë.

    A mund të jetë kjo Shqipëria madhështore? Kurrë.

    Miqtë e mi, nuk krahasoj sot me diktaturën staliniste, por në vitet ’70, një poet i madh, i pavdekshëm, shkruan një poemë, Saharaja dhe ai krahason Shqipërinë me Saharanë.

    Ndër të tjera thotë se Saharaja nuk shikon ëndrra se ishin të shtypur.

    Po ne ku jemi me ëndrrën sot? Ëndrra jonë sot janë të rinjtë. Por të rinjtë po ikin.

    Ne sot jemi një vend pa ëndërr. Çfarë ëndrre mund të kemi ne kur 600 mijë të rinj kanë ikur 10 vitet e fundit?

    Çfarë ëndrre mund të kemi ne kur në shkollat e Gjirokastrës dhe të mbarë Shqipërisë janë reduktuar në maksimum nxënësit?

    Kur në Labovë, në Maleshovë, në zonat e tjera, klasa me dy nxënës, klasa pa nxënës?

    Çfarë po ndodh me Shqipërinë dhe me Gjirokastrën?

    A nuk po zvogëlohemi ne në mënyrë të tmerrshme.

    Nuk ka një komb në histori që në 10 vite të ketë humbur, siç thotë statistika evropiane, 1 milion e 99 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën e BE.

    Atëherë, a ka një thirrje të brendshme nga shpirti i këtij kombi?

    A ka një thirrje nga thellësitë e kësaj toke, të shpëtojmë Shqipërinë, t’i japim Shqipërisë madhështinë që i takon”, u shpreh Berisha.

  • KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Gjirokastrës Emror Kasaj

    KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Gjirokastrës Emror Kasaj

    Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Gjirokastrës Emror Kasaj.
    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, në përfundimit të gjykimit në dhomë këshilli, vendosi në mënyrë unanime lënien në fuqi të vendimit të KPK-së marrë më maj 2022.
    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
    Emror Kasaj e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si oficer i Policisë gjyqësore. Prej vitit 2015, ai ushtronte funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër.

  • Nuk ka kthim në sistemin e drejtësisë për prokurorin Emror Kasaj, KPA lë në fuqi vendimin e KPK

    Nuk ka kthim në sistemin e drejtësisë për prokurorin Emror Kasaj, KPA lë në fuqi vendimin e KPK

    Prokurori i Gjirokastrës ka dalë nga sistemi i drejtësisë, pas sot KPA vendosi lënien në fuqi vendimin e mëparshëm të KPK.

    Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit të prokurorit të Gjirokastrës Emror Kasaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit  datë 09.05.2022.
    Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues në mënyrë unanime, vendosi:
    Lënien në fuqi të vendimit nr. 529, datë 09.05.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Emror Kasaj.
     

    Top Channel

  • Zgjedhjet e 11 majit/ Humb vula e KZAZ në një fshat të Gjirokastrës, nisin hetimet

    Zgjedhjet e 11 majit/ Humb vula e KZAZ në një fshat të Gjirokastrës, nisin hetimet

    Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një fshat të Gjirokastrës, ku është konstatuar mungesa e vulës zyrtare të Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
    Sipas njoftimit, shtetasi Th. K., 36-vjeç, sekretar i qendrës së KZAZ-së në zonë, ka kallëzuar ngjarjen e datës 21 prill, rreth orës 20:30.

    Ngjarja po hetohet nga specialistët për hetimin e krimeve të Stacionit të Shërbimit të Dropullit-Libohovë, ndërsa materialet procedurale janë referuar gjykatës për trajtimin e mëtejshëm ligjor.
    Njoftimi i policisë:
    Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi Th. K., 36-vjeç, banues në fshatin Bularat, sekretar i qendrës së KZAZ në fshatin Grapsh, ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, rreth orës 20:30, ka konstatuar mungesën e vulës së KZAZ-së. Vijojnë hetimet për rastin.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Humb vula e KZAZ në një fshat të Gjirokastrës

    Humb vula e KZAZ në një fshat të Gjirokastrës

    Vula e KZAZ-së në fshatin Bularat të Gjirokastrës ka humbur.Policia bën me dije se shtetasi Th. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bularat, sekretar i qendrës së KZAZ në fshatin Grapsh, ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, rreth orës 20:30, ka konstatuar mungesën e vulës së KZAZ-së.
    Pas këtij denjon cimi autoritetet kanë nisur hetimet. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • VIDEO/ Rama në Memaliaj: Në 11 maj zgjedhja është mes Shqipërisë në BE apo me bufin në kënetë

    VIDEO/ Rama në Memaliaj: Në 11 maj zgjedhja është mes Shqipërisë në BE apo me bufin në kënetë

    Kreu i PS-së, Edi Rama zhvilloi këtë mbrëmje një takim elektoral me socialistët e Memaliajt. Në takim Rama u prit me muzikë polifonike të zonës, ndërsa fjalën e hapjes e mbajti drejtuesja politike e qarkut të Gjirokastrës, Mirela Kumbaro. Ajo tha se vota në 11 maj do të jetë për PS. ”Asnjë dyshim për këtë”, tha Kumbaro. ”E kemi kthyer qarkun e Gjirokastrës në destinacionin më të mrekullueshëm të agroturizmit”, vijoi Kumbaro. Sipas saj, qarku i Gjirokastrës i ka bashkuar duart për fitoren e mandatit të katërt të PS në 11 maj. Fjalën e morën dhe kandidatët e PS për qarkun Gjirokastër. Rama tha se në 11 maj zgjedhja është mes Shqipërisë me BE-në, në Europë dhe Shqipërisë me Bufin e Kënetës prapë në gropë.
    Pjesë nga fjala e Ramës

    Unë e di shumë mirë që në këtë zonë nuk ka nevojë për shumë fjalime, se juve gdhiheni me politikë, ngryseni me politikë. Unë e di shumë mirë që në këtë zonë nuk ka nevojë as të hap gojën ai që vjen për të kërkuar mbështetje, që ju në ndërkohë ia keni lexuar të tëra mendimet. Sepse ju e ndiqni përditë jetën politike të këtij vendi, e keni këtë, e keni pasur gjithnjë dhe nuk dua të mbaj një fjalim të gjatë këtu, por dua t’ju them shumë thjeshtë që kthejeni pak kokën pas dhe mbyllni sytë dhe shikoni ku ishte Tepelena, ku ishte Memaliaj, ku ishte qarku i Gjirokastrës, kur ne morëm detyrën falë besimit dhe mbështetjes suaj.
    Ne këtu jemi të gjithë të barabartë jemi të gjithë një. Ne jemi të gjithë këtu të barabartë dhe të gjithë një dhe unë nuk jam heroi juaj, jam kali që keni zgjedhur të tërheqë karrocën, kaq. Për t’iu shërbyer edhe për të bërë histori së bashku.
    Kështu që ju me historinë e keni raportin dhe në 11 maj, motra dhe vëllezër na ka ardhur neve, fati e ka dashur që të na vijë neve, shqiptarëve dhe shqiptarëve të kësaj kohe mundësia që të bëjmë histori së bashku dhe të përmbyllim një kalvar të gjatë, që fillon nga shumë larg nga koha kur Gjergj Kastrioti, profeti i historisë sonë kombëtare, na e përcaktoi se nga duhet të shikonim. Nga Europa, jo nga Azia, dhe pastaj breza pas breza, shekujsh pas shekujsh, e kthyen atë profeci në një amanet.
    Ajo pasaportë na bën ne përfundimisht, jo vetëm me zakon, se me zakon jemi ne në mes të Europës, por na bën ne edhe me dokument qytetar të barabartë dhe s’ka më franceze, gjermane, italiane, greke, ça të dojë që të na shikojë nga lart-poshtë. Ne arritëm t’ia ngremë Shqipërisë kokën. Ne arritëm t’ia nxjerrim Shqipërisë zërin e mirë. Ne arritëm ta kthejmë Shqipërinë nga një vend ku s’donte të vinte njeri në një vend që vjet erdhën 12 milionë njerëz. Ne arritëm t’i bëjmë këto zona deri të jetë braktisura, zona të fillimit të turizmit.

  • Vetëvrasja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, Prokuroria: S’ka indicie për bullizëm nga shokët, sekuestrohen materialet…

    Vetëvrasja e 15-vjeçarit në Gjirokastër, Prokuroria: S’ka indicie për bullizëm nga shokët, sekuestrohen materialet…

    Vehip Peçi, nxënës i gjimnazit “Siri Shapllo”, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë të dielën e Pashkëve (20 Prill, ora 13:30). Ngjarja ka tronditur banorët e Valaresë, një fshat i vogël në periferi të qytetit të Gjirokastrës. Fqinjët e përshkruajnë Vehipin si djalë të sjellshëm me rezultate të mira në mësime. Prokuroria e Gjirokastrës ka dalë me një njoftim për mediat lidhur me vetëvrasjen e 15-vjeçarit Vehip Peçi. Ndërkohë Pokuroria thotë se deri në këtë fazë të hetimit, nuk konstatohet asnjë e dhënë apo indice e cila të dëshmojë se veprimi i kryer nga ana e të miturit, ka si shkak ngacmimet apo sjelljet bullizuese nga bashkëmoshatarët e tij.
    “Në lidhje me ngjarjen e datës 20.04.2025, ku në ambientet e jashtme të banesës së tij në fshatin Valare, Gjirokastër është gjetur i vetëvarur, pa shenja jete, shtetasi i mitur V.P., i moshës 15 vjeçare, pasi Komisariati i Policisë Gjirokastër ka njoftuar Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, në prezencë të prokurorit të seksionit për të mitur dhe prokurorit të gatshëm, me urdhër të Drejtuesit të Prokurorisë, është krijuar menjëherë grupi hetimor, për trajtimin e çështjes. Nën drejtimin e prokurorisë janë kryer veprimet e para hetimore, të cilat konsistojnë në këqyrjen e vendit të ngjarjes, kryerjen e ekspertimit mjeko ligjor, sekuestrimin e telefonave, aparateve kompjuterike si dhe këqyrja e tyre, sekuestrimi i materialeve shkollore të fëmijës së mitur, si dhe janë marrë deklarime në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethana të ngjarjes të punonjësve përgjegjës për trajtimin e të miturit.
    Nga të gjitha veprimet hetimore të kryera deri në këtë fazë të hetimit, nuk konstatohet asnjë e dhënë apo indice e cila të dëshmojë se veprimi i kryer nga ana e të miturit, ka si shkak ngacmimet apo sjelljet bullizuese nga bashkëmoshatarët e tij. Prokuroria Gjirokastër po vijon me prioritet të veçantë hetimet, në lidhje me zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe të veprimeve të kryera nga ana e autoriteteve përgjegjëse, kompetente lidhur me trajtimin e rastit së të miturit V. P”, thuhet në reagimin e Prokurorisë së Gjirokastrës.

  • E rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari vetëvritet dy muaj pas Irsa Muçollarit! Të dy nxënës të së njëjtës shkollë! U trajtua edhe nga psikologia e gjimnazit, nisin hetimet

    E rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari vetëvritet dy muaj pas Irsa Muçollarit! Të dy nxënës të së njëjtës shkollë! U trajtua edhe nga psikologia e gjimnazit, nisin hetimet

    Gjirokastër-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjirokastër, ku një 17-vjeçar është vetëvarur. I mituri Veip Peçi është gjetur në banesë nga familjarët e tij, të cilët e kanë dërguar edhe në spital pa shenja jete, rreth orës 13:30 të 20 prillit.

    Ajo çfarë e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje është fakti që i mituri ishte nxënës i gjimnazit “Siri Shapllo” në qytetin e Gjirokastrës, i së njëjtës shkollë ku studionte edhe 17-vjeçarja Irsa Muçollari, e vetëvrarë po ashtu dy muaj më parë. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Tashmë, Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet edhe për vetëvrasjen e 17-vjeçarit Peçi. Një grup hetimor është ngritur për të përcaktuar shkaqet dhe motivet që e kanë çuar nxënësin e shkollës “Siri Shapllo” drejt vetëvrasjes, ku nuk përjashtohet as pista e bullizmit.Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Burime të sigurta bëjnë me dije se 17-vjeçari është trajtuar edhe nga psikologia e shkollës. Ajo ka zhvilluar disa seanca me të miturin dhe në dëshminë e dhënë në Policinë e Gjirokastrës, mësohet se ka rrëfyer detaje nga konsultimet që ka pasur me nxënësin.

    Nga ana tjetër, Policia dhe prokurori i gatshëm po marrin dëshmitë e të gjithë personave që kanë pasur kontakt të afërt me të miturin dhe që mund të kenë dijeni për motivet e kësaj ngjarje të rëndë. Blutë e qytetit të Gjirokastrës po vlerësojnë edhe faktin nëse rastet e vetëvrasjes së dy nxënësve të së njëjtës shkollë mund të jenë nxitur për shkak të bullizmit brenda në ambientet e shkollës.

    “Rreth orës 13:30, në spitalin Rajonal Gjirokastër është çuar nga familjarët, pa shenja jete shtetasi V.P., 17 vjeç, banues në fshatin Valare. Nga veprimet paraprake, dyshohet se 17-vjeçari është vetëvarur në banesë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes’, njoftoi Policia e Gjirokastrës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Edhe 17-vjeçarja Irsa Muçollari ishte nxënëse e së njëjtës shkollë “Siri Shapllo” dhe u gjet e vetëvrarë në banesë më 15 shkurt, rreth 2 muaj më parë. Edhe kjo ngjarje po hetohet pas dyshimeve se e mitura i dha fund jetës për shkak të bullizmit. Për këtë rast janë pyetur të afërm e miq të 17-vjeçares, por edhe punonjës e nxënës të shkollës, por organi i akuzës thotë se nuk ka gjetur prova që e mitura mund të jetë vetëfliiuar për shkak të bullizmit, por gjithsesi hetimet vijojnë.