Analisti Roland Bejko thotë se Ervin Salianji është ftuar nga demokratët e Gjirokastrës, për të mbajtur foltoren e radhës.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Bejko u shpreh se figurat në PD që ikin si disidentë, por u rikthyen në parti, janë servilë të kryedemokratit Sali Berisha.
“Nëse do mbahej një takim në jug, natyrisht që do të mbahet në Gjiropkastër, sepse aty është qendra e qarkut. Edhe kriza më e madh që ka PD, është pikërisht në qarkun e Gjirokastrës. Aty, gati strukturat e partisë janë innekzistene. Asnjëherë nuk u bashkua realisht PD. Demokratët shkuan dhe votuan në zgjedhjet e fundit, sepse nuk kishin ku ta çonin votët. Mbyllën hundën dhe e hodhën votën aty ku nuk donin. Zoti Salianji e ka terrenin e gatshëm në Gjirokastër. Kam dëgjuar që ka pirë kafe me të gjithë demokratët. Siç ka qenë para 2021. Është hera e parë që PD bashkohet në Gjirokastër nën prezencën e Salianjit. Janë disa figura që gëzojnë simpati në bazë. Është kërkesë e demokratëve të Gjirokastrës që e kanë ftuar Salianjin. Si ata te foltorja, dhe ata që nuk bëjnë pjesë te foltorja. Rezultati ishte i dobët në lidhje me zgjedhjet e kaluara. Ajo që më ra në sy sot, u njoha me disa fakte të lëvizjes së 1990, ata që janë larguar dhe kthyer te Berisha, ata janë qentë më besnikë të Berishës. Merri me radhë dhe shihi pak.”, theksoi ai.
Tag: gjirokastrës
-

“Salianji i ftuar për “Foltoren” e radhës nga demokratët e Gjirokastrës”/ Bejko: Servilë të Berishës, ata që ikën e…
-

Deputeti Tritan Shehu propozon amendament për 2 miliard lekë shtesë për buxhetin e qarkut të Gjirokastrës
Si deputet i PD-së për Qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu , sot ka paraqitur në Komisionin e Ekonomisë një amendament për një fond shtesë prej 2 miliard lekësh, të dedikuar posaçërisht për përballimin e pasojave të reshjeve të rënda të Nëntor-Dhjetor 2025 në territorin e qarkut tonë.
Ky amendament nuk është as kërkesë politike e as propozim formal; është domosdoshmëri urgjente për qytetarët dhe komunitetet që po vuajnë dëmet e drejtpërdrejta, ekonomike e infrastrukturore.
Reagimi i deputetit të PD, Tritan Shehu:
Amendament për 2 miliard lekë si ‘Buxhet shtesë për Qarkun e Gjirokastrës’.
Mbrojta sot në Komisionin e Ekonomisë këtë kërkesë timen për kompensimin e dëmtimeve nga reshjet e muajve Nëntor–Dhjetor 2025 në Qarkun e Gjirokastrës, të ndarë në zërat:
1- 1 miliard lekë për kompensimin e banorëve dhe bizneseve ndaj dëmeve prej këtyre reshjeve.
2- 1 miliard lekë për rehabilitimin e infrastrukturës së dëmtuar nga këto reshje.
Duke paraqitur dëmtimet konkrete e kryesore të ndodhura në Qark.
Duke e argumentuar këtë edhe me gjendjen e mjerueshme në të gjithë Qarkun të nivelit ekonomik, të sistemit energjetik, të ekonomisë, të institucioneve sociale, kushteve të transportit, gjendjes së sektorit të bujqësisë, blegtorisë etj.
Diskutimin tjetër do ta realizoj në seancën plenare të Kuvendit, pavarësisht mendimit që do të konkludojë Komisioni i Ekonomisë.
-

Rikthehen ndërhyrjet kirurgjikale në Otorinolaringologji në Spitalin e Gjirokastrës
Kronikë E Shtunë, 29 Nëntor 2025 15:04
Në Spitalin Rajonal Gjirokastër janë rikthyer ndërhyrjet kirurgjikale të specialitetit Otorinolaringologji.
Ministria e Shëndetësisë përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se këto ndërhyrje zgjerojnë gamën e procedurave kirurgjikale, me qëllim ofrimin e shërbimeve cilësore dhe bashkëkohore për komunitetin.“Së fundmi, ekipi mjekësor riktheu plotësisht funksionin normal të gjendrës submandibulare tek pacienti”, shkruhet më tej.
Spitali Rajonal i Gjirokastrës ofron të gjitha specialitetet si urgjenca, kirurgjia, pediatria, infektivi, radiologjia, patologjitë.
-

Reshje të dendura në qarkun e Gjirokastrës, bllokohet aksi rrugor Kolonjë-Golëm
Reshjet e dendura të 12 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në disa akse rrugore të jugut.
Aksi Kolonjë–Golëm, në Bashkinë Gjirokastër, është bllokuar plotësisht si pasojë e inerteve të rëna nga lartësitë dhe terrenit të paqëndrueshëm, duke lënë të izoluar dhjetëra banorë të zonës së Golëmit.
Situata paraqitet e rënduar edhe në Dropull, ku vijon të jetë e pakalueshme rruga Glinë–Nepravishtë. Probleme të ngjashme raportohen edhe në qarkun e Gjirokastrës dhe Përmetit, ku shkarjet e dherave kanë bllokuar aksin Frashër–Verçisht dhe Frashër–Miçan, duke izoluar lëvizjen në zonë. -

Historia interesante e Gjirokastrës, qyteti magjik me një të shkuar të trazuar…
Qyteti i gurtë i sokakëve befason çdo vizitor. As edhe një kalim i shpejtë, nuk do ta zbehte kërshërinë dhe habitjen pas ndërtesave të vjetra, rrugicave të zhurmshme po kaq sa edhe intime, apo dritareve dëshmitare sa e sa historish…
Gjirokastra në shpatet e pjerrëta të luginës së Drinos, përshfaqet menjëherë para syve me një peizazh që dëshmon historinë, mes kurorës së majave të larta.
Kur sapo ke mbërritur në qytetin e vjetër, shtëpitë me çatitë e gurta duket sikur të shohin nga të gjitha anët. Të duket se nga çasti në çast, në ato dritare do të shfaqen kushedi sa personazhe sajuar nëpër përrallat e gjysheve, kur bisedonin ulur në prag.
Ka diçka mitike Gjirokastra: mikpritëse dhe nikoqire njëherësh!
Nëse e merr rrugën për të vizituar këtë qytet kaq kontrovers – pasuri në UNESCO – kjo është historia e tij:
“Qyteti i një mijë shkallëve” ka qindra shtëpi-kulla të tipit otoman me çatitë dalluese të gurta, ballkonet e drunjta dhe muret e gurta, herë-herë të zbardhura me gëlqere. Nën hijen e rëndë të kalasë madhështore që ngrihet mbi kodër, Gjirokastra është një qytet magjik, me një të shkuar të trazuar.
Historia e përmend Gjirokastrën, si një qendër të rëndësishme administrative, ekonomiko-kulturore dhe pikë referente e përpjekje për emancipim kulturor dhe pavarësi për krejt botën shqiptare. Në rrjedhën e shekujve, qyteti përjetoi transfomime të imponuara, nga bastion i feudalizmit, në xhevahir otoman, nga qendër e rezistencës për indipendencë dhe në pikë e rëndësishme për pushtuesit fashistë italianë. Në kronikën e këtij qyteti janë regjistruar shumë sundimtarë e invadorë (pushtues); njëkohësisht, ai ka frymëzuar shumë poetë, shkrimtarë dhe artistë. Qyteti me popullsi 40 000 banorë, është sot qendra më e madhe kulturore, akademike, ekonomike e administrative e rajonit jugor, si qendër e qarkut me të të njëjtin emër. Njihet si vendlindja e tre personaliteteve me peshë në historinë e Shqipërisë: ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, gjuhëtarit dhe albanologut Eqrem Çabej dhe shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
Lagjet tradicionale shtrihen në formë rrezesh rreth kalasë me emrat: Cfakë, Dunavat, Manalat, Palorto, Varosh, Meçite, Hazmurat, Pazari i Vjetër. Historia e hershme e qytetit është relativisht e panjohur. Për shkak të afërsisë me qendrat klasike dhe helenistike: Jerma (Antigonea) dhe qyteti romak Hadrianopolis pranë fshatit Sofratikë, është menduar shpesh që vendbanimi më i hershëm në Gjirokastër është kalaja mesjetare. Por mbi këtë tezë janë hedhur dyshime pasi zbulimet brenda në kala kanë nxjerrë në dritë qeramikë në 4 faza të ndryshme banimi përpara periudhës osmane: në shekujt V – II p.e.s.; shekujt V – VII e.j.; shekujt IX- X dhe shekujt XII – XIII. Më e hershmja nga këto faza solli gjurmë të një muri të konsiderueshëm ndërtuar me blloqe, gjë që bën të mendosh që ka pasur një fortifikim të rëndësishëm të periudhës para romake në këtë anë të luginës së lumit Drino (para vitit 168 p.e.s).
Burimet historike dhe etimologjia e emrit
Për herë të parë burimet historike e përmendin qytetin me 1336, kur kronisti bizantin Johan Kantakuzeni shkruan për Argyrókastron. Nën Despotatin e Epirit, qyteti dhe rrethinat ishin nën sundimin e familjes feudale Zenebishi. Ndërsa Perandoria Osmane zgjerohej në Europë në fundin e shekullit të XIV-të, Gjirokastra ra nën ndikimin e sulltanëve dhe sundimtarët e saj u bënë vasalë të tij. Një nga Zenebishët përmendet se udhëhoqi një grup burrash nën komandën e Sulltan Bajazitit I (1389-1402), kur ky u mund nga Timurlengu i mongolëve në betejën e Ankarasë, më 1402. Më 1419 qyteti ra nën sundimin e plotë të Turqisë, ndërkohë që sipas regjistrave te taksave më 1431- 32, ai kishte 163 shtëpi.
Sipas historianit dhe studiuesit gjirokastrit Lefter Dilo, burimet historike kanë një sërë tezash. Në librin e tij “Gjirokastra nëpër shekuj”, historiani Dilo, thekson ndër të tjera: “Në libra, gazeta e revista të ndryshme, janë botuar shumë gjëra për themelimin e Gjirokastrës. Është Likofronti, poet grek, i cili në vargun 1117 shkruan se qyteti është homerik; janë të tjerë që tregojnë se është ngritur nga fisi i Argjirinëve; është Panajot Aravantinoi, historian grek, që tregon se u quajt kështu, për arsye se kalaja nga ngjyra e gurit ndriste si argjendi; ka studime enciklopedike të huaja, që tregojnë se ka marrë emërin Argjirokastër nga minierat e argjendit, që ishin përreth, një tezë kjo pa ndonjë bazë. Janë të tjerë që kanë shkruar se u ndërtua nga Gjin Bua Shpata dhe andaj mbronin tezën se duhet quajtur Gjinokastër. “Ca njerëz- shkruan eruditi Jorgji Meksi- imagjinuan Gjinon si themelonjës të qytetit, kur është e ditur se Gjin Shpata ishte të paktën 300 vjet pas themelimit të Gjirokastrës dhe ishte qeveritar jo në Gjirokastër, po në Nartë”. Është, nga ana tjetër, legjenda e Argjiro Menevizes (princesha me një gji të vetëm), e cila për të mos rënë në duart e turqve u vërvit nga maja e kalasë së qytetit dhe u bë copë -copë përmbi një shkëmb nga ana e lagjes “Cfakë”, por kjo gojëdhënë paraqitet pa baza, sepse një këngë greqisht për Argjiron tregohet në fshatrat e Dropullit duke bërë aluzion për Kastron e Sofratikës.
Historiani i jetës dhe veprave të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, Marin Barleti, që shkroi 36 vjet pas vdekjes së heroit e ka paraqitur në trajtën e vjetër origjinale emërin e Gjirokastrës, duke shkruar kështu: “Në kohën e rrethimit të Beratit prej Skënderbeut, GIROCASTRUM ndodhesh në duart e Turqëve.
Nga kjo del se qyteti quhet e para jo Gjinokastër, po Gjirokastër dhe e dyta se mban veçorinë e emërit të vjetër mbasi edhe
Gjatë sundimit turk qyteti thirrej Ergjëri, kurse edhe nga dokumenta të vjetër të shkruar del se quhej ARGJIRINI”.
Gjirokastra nën pushtimin turk
Kalaja është bërthama e jetës së Gjirokastrës. Ajo ka pasur gjithnjë para së gjithash funksion ushtarak. Megjithëse kishte banesa brenda mureve, ato ishin të paracaktuara për garnizonin dhe dinjitarët e rëndësishëm. Ndërkohë gjatë Mesjetës, qyteti u zhvillua jashtë mureve të saj. Zbulime për banime të hershme në qytet nuk ka, megjithëse, në një rezidencë episkopale që ndodhej në vendin e quajtur “Kodra”, është gjendur një kapitel i gdhendur bukur i shekullit të XIII-të. Në shekujt XVI-të dhe XVII-të, qyteti, si qendër kryesore e Sanxhakut të Shqipërisë (Sanxhak quheshin njësitë kryesore administrative turke në periudhën e hershme të Perandorisë Osmane) lulëzoi dhe, si rezultat, lagjet e tij u zgjeruan me 434 shtëpi më 1583, që shënon pothuaj dyfishim brenda një shekulli. Kjo ndodhi në radhë të parë për shkak të një lëvizjeje të përgjithshme të popullsisë nga fshati në qytet. Rritja vazhdoi edhe kur qendra rajonale administrative kaloi në Delvinë, në kohën e Sulltan Sulejmanit të Shkëlqyerit (1520-1566).
Në nëntor të vitit 1670, udhëtari turk, Evlia Çelebiu, pas një udhëtimi nëpër Kosovë në dhjetor të vitit 1660, dhe një udhëtimi në Shqipërinë e Veriut e në Malin e Zi në shkurt të vitit 1662, filloi udhëtimin e tij të tretë dhe më të gjatë në trevat shqiptare. Kësaj radhe ai hyri në Shqipëri nga jugu. Pas një qëndrimi të shkurtër në Delvinë, Zhulat dhe Kardhiq, ai erdhi në qytetin e Gjirokastrës, turqisht Ergiri, ku u habit shumë nga zakonet e gjirokastritëve. Dhe e përshkroi kështu:
“…Qyteti i hapur është vendosur mbi 8 kodra dhe luginat nga të gjitha anët e kalasë, me shtëpi shumëkatëshe, me çati prej guri dhe të rrethuara nga kopshte dhe hardhi. Secila nga këto shtëpi të ndërtuara mire, ka një kullë. Muret rrethuese të oborreve janë të ndërtuar me një lloj graniti të bardhë, punuar nga mjeshtra gurgdhendës, sikur të ishin tulla Ankaraje prej balte. Mure të tilla kanë si të pasurit ashtu edhe të varfrit. Gurë të prerë në formë katrore nuk gjenden veçse në qytetet e Tirit dhe Manisës në Anadoll… Mënyra e ndërtimit të mureve të jashtme të shtëpive nuk ka shoqe në botë. Ato janë të gjitha 20 inç të larta, të bëra me blloqe guri ranor të kuq, thjesht të vendosura gur mbi gur, pa baltë, gëlqere apo llaç për t’i lidhur. Muret dhe shtëpitë janë qindravjeçare, që nga koha e të pafeve. Qyteti ka një klimë shumë të mirë dhe për këtë arsye, banorët kanë fizik të shëndetshëm… Gjirokastritët mbajnë zi për të afërmit e vdekur për 40-50 apo edhe 80 vjet… për këtë arsye unë e quajta Gjirokastrën “qyteti i vajtimit”. Është çudi e madhe se si vajtojcat profesioniste vajtojnë me kaq ndjenjë…”
Gjirokastra mbeti një qendër administrative si seli e kadiut (gjykatës) dhe shumë banesa e xhami që mbijetuan deri në ditët tona datojnë në këtë periudhë. Popullsia e qytetit duket të ketë mbetur e njëjtë në shekujt XVIII-të dhe XIX-të.
Më 1811, qyteti ra në duart e Ali Pashë Tepelenës. Ai u kujdes që të kryheshin punime të reja fortifikuese në kala, si dhe të ndërtohej një ujësjellës 12 km i gjatë, që merrte ujë në malin e Sopotit. Ujësjellësi prej guri u vizatua nga piktori i famshëm britanik Eduard Lear, i cili udhëtoi mjaft nëpër këtë krahinë. Ujësjellësi u shemb më 1932, por mbi lagjen “Dunavat” ka mbetur ende një hark i tij, që njihet me emrin “Ura e Ali Pashës”. Pasi Ali Pasha u vra, qyteti vazhdoi të funksiononte si qendër administrative, qendër tregtimi e bagëtive, leshit, shajakut, prodhimeve blegtorale, të mëndafshit dhe qëndistarisë. Në viteve 1860-të, udhëtari Henry Fanshaëe Tozer vërejti se Gjirokastra ishte ” e banuar nga shqiptarët dhe grekët të cilët “gjendeshin atje”, ishin konsideruar si të huaj. Gratë gjirokastrite “vishnin një vello të bardhë apo peshqir, lidhur anembanë kokës dhe e varur poshtë nga prapa”.
Më 1880 Kuvendi i Gjirokastrës mbështeti aktivisht kauzën e vetëvendosjes dhe rezistencës ndaj sundimit otoman. Më 1908, u hap shkolla e parë shqipe në qytet me emrin “Liria” dhe mësuesit e parë ishin Thoma Papapano, Iliaz Hoxha, Asaf Çipi, Bastri Beqiri, Safet Canole etj. Shkolla e parë shqipe u njoh zyrtarisht nga një dekret i Sulltan Reshatit, më 14 prill 1911. Kjo ishte gjithashtu periudha e krijimit të një sërë shoqatash e klubesh patriotike. Në fillimet e shekullit XX-të, Gjirokastra u bë një çështje e rëndësishme, ndërkohë që përcaktoheshin kufijtë e Shqipërisë së sotme. Për një periudhë që pasoi shpalljen e Pavarësisë Kombëtare më 28 nëntor 1912, ajo ishte pjesë e “Republikës Autonome të Epirit” nën gjeneralin Zografos, i cili kërkonte bashkim me Greqinë, por, pas Luftës I Botërore, fuqitë e Antantës (Britania, Franca dhe Rusia) e bindën Greqinë që të tërhiqte pretendimet e saj nga kjo hapësirë me shumicë shqiptare. Kufiri i tanishëm u ratifikua më 1921.
Gjirokastra pas Shpalljes së Pavarësisë
Më 4 Dhjetor 1912, patriotët shqiptarë e shpallën Gjirokastrën të pavarur me ngritjen e flamurit kombëtar në kala. Me shpalljen e Pavarësisë, Gjirokastra dhe gjirokastritët filluan të shikojnë nga Evropa dhe vendi evropian më i afërt dhe tërheqës është Italia, ku tregtarët fillojnë të frekuentojnë tregjet e saj dhe të rinjtë universitetet. Në këtë periudhë të rëndësishme historike, falë bashkëpunimeve me Italinë në Gjirokastër do të vijnë zhvillimet ose elementet e parë evropiane; Shoqëria “SESA” në vitin 1932 sjell për herë të parë dritën elektrike në Gjirokastër. Po në këtë periudhë fillojnë të lindin bankat e para si Banca Nazionale d’Albania e Banco di Napoli; ndërtohen hotelet e para Hotel “Royal” dhe Hotel “Savoia” si dhe fillon të funksionojë aeroporti me fluturime ditore për në Tiranë dhe qytete të tjera. Shoqëria “SATA” do të lidhë me linja ditore autobusi Gjirokastrën me Tiranën, ndërsa nga porti i Sarandës çdo ditë do të kemi tragete me portet italiane. Gjithashtu fillon ndërtimi i një sërë objektesh me një stil të ri arkitektonik si: bankat, Zigai, vilat Kokalari, Papavangjeli, Liceu etj.
Gjatë mbretërimit të mbretit Zog (1928-1939), Gjirokastra u bë një nga qendrat më të rëndësishme kulturore dhe ekonomike të vendit. Në këtë periudhë, u ndërtua edhe burgu i madh në kala (në pjesën veriore). Për ndërtimin e tij u përdorën gurët e ujësjellësit të ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena. I njohur si Burgu i 7 penxhereve ka filluar të funksionojë qysh në 1 janar të vitit 1930, për gati katër dekada me radhë, duke iu shërbyer në të njëjtën mënyrë katër regjimeve të ndryshme. Pas 38 vjetësh funksionimi, në vitin 1968 një urdhër nga qeveria komuniste e asaj kohe vendosi mbylljen e më tej transferimin e tij në ish-degën e brendshme të rrethit të Gjirokastrës, pasi po në këtë vit, në kala filluan punimet për ndërtimin e Muzeut të Armëve.
Përgjatë këtyre viteve, në Gjirokastër morën hov arsimi, publicistika dhe shoqatat patriotike. Më 5 nëntor 1923 u çel Liceu i Gjirokastrës, me drejtor francezin Victor Coutan, sot gjimnazi “Asim Zeneli”. Në vitin 1926, qyteti i Gjirokastrës si qendër prefekture kishte një lice me 136 meshkuj dhe 6 femra si dhe 30 shkolla fillore me 1353 meshkuj dhe 668 femra.
Gazetaria dhe publicistika njohën një nga periudhat e tyre më të arta. “Drita” e Veli Hashorvës (doli në Gjirokastër 1920-1924), “Demokratia” e Xhevat Kallajxhiut (doli Gjirokastër më 28 Nëntor 1925 dhe vijoi deri më 1939), “Labëria” dhe “Ideja kombëtare” (që dolën në periudhat kur censura ndërpreu botimin e gazetës “Demokratia”), “Fletore Popullore e Politike Kombëtare”, (doli në Gjirokastër për herë të parë më 27 mars 1920-1924), “Epoka e re” e Halit Tuqit (doli më 23 prill 1939, në gjuhën shqipe dhe pjesërisht në italisht), e përjavshmja “Bisedë e lirë” dhe gazeta politiko-shoqërore “Fletore popullore” e Petro M. Haritos (doli në Gjirokastër me dy dhe katër faqe më 3 nëntor 1923), “Neoshqiptarizma”, dhe “Përpjekja Shqiptare” të Branko Merxhanit, “Liceisti”, e shumë gazeta të tjera lokale që dolën në Delvinë, Përmet, Labëri, Libohovë, Himarë e gjetkë. Këto janë dëshmitë e para të një gazetarie ndryshe nga tradita e deriatëhershme romantike dhe e mitizuar e Rilindjes Kombëtare.
***
24 orë në GjirokastërQyteti i njohur dhe si Trashëgimi Botërore në UNESCO, është një nga vendet më interesante për t’u vizituar në Shqipëri. Nëse jeni të apasionuar pas historisë, natyrës, apo kuzhinës tradicionale shqiptare, këtu do i gjeni të gjitha. Më poshtë janë disa nga vendet që duhet patjetër të vizitoni përgjatë një dite.
MëngjesiNiseni mëngjesin me një kafe të shijshme në një nga rrugicat me kalldrëm të qytetit të vjetër, apo me petulla me djathë, apo të tjera gatime mëngjesi që këtu bëhen plot shije. Si një qytet muze plot me hotele e shtëpi pritëse, thuajse në pjesë dërrmuese të vendqendrimeve në Gjirokastër mëngjes është tradicional. Vende të sugjeruara nga ne: Hotel Kalemi, Hotel Kodra, Hotel Gjirokastra, Hotel Argjiro, Hotel Cajupi, etj…
Pas mëngjesitPasi të keni mbledhur forcat, destinacioni i parë për t’u vizituar është Kalaja e Gjirokastrës. Ajo shtrihet në gjithë hapësirën e kodrës 336 metra të lartë, mbi të cilën u ndërtua gjatë viteve 1300. Forca e historisë dhe legjendës së saj kanë mbijetuar në vite e, tashmë, ajo mbahet si një nga aktraksionet turistike më të vizituara të Shqipërisë. E gdhendur në gur, kalaja njihet dhe si kalaja “Argjiro”, duke ju referuar legjendës së princeshës e cila u hodh nga lartësitë e kështjellës për të mos rënë në duart e armikut osman.
MesditaVizita në kala do ju marrë jo pak kohë, pasi dhe rrugëtimi për aty është plot me peizazhe që do t’ju bëjnë të ndaloni për të shkrepur ndonjë foto. Pasi të keni mbaruar me kalanë, zbrisni në qytetin e vjetër dhe nisni turin e shtëpive karakteristike të qytetit.
Shtëpia e ZekatëveDisi e mbështetur në shpatin malor, me çati si kapele tekanjoze, lëshon hije Shtëpia e Zekatëve. Ndërtesa konsiderohet si shembulli më i mirë i kullës tipike otomane. Ajo ka një kat të poshtëm, ndërtuar detyrimisht prej guri për arsye sigurie, dhe në katet më të larta janë vendosur dhomat kryesore për familjen. Shtëpia është ndërtuar në fillim të 1800-ës dhe muret rrethuese të dhomës kryesore janë të dekoruar me afreske, ndërsa tavanët janë prej druri të gdhendur dhe oxhakët të zbukuruar.
Shtëpia e SkëndulatëveKjo është një tjetër shtëpi mjaft e njohur e qytetit, dhe është më shumë se 250-vjeçare. Ndërtesa e lartë mbahet nga themele guri që arrijnë dritaret e katit të parë. Shtëpia e veçantë ka 9 oxhakë dhe tavanë të punuar me finese, reflektues të statusit të kamur të familjes.
DrekaPër drekë mund të ndaloni te Qafa e Pazarit, ku ndodhen plot restorante tradicionale të shije origjinale.
Pas drekePas dreke, mund të vizitoni Muzeun Etnografik, i krijuar në ambjentet e shtëpisë së fëmijërisë të ish-diktatorit komunist Enver Hoxha. Ndërtuar në shekullin e XIX-të, ndërtimi trekatësh me një shtesë si kapelë ndodhet në lagjen “Palorto”, shumë pranë “Sokakut të të marrëve”.
PasditeJo shumë larg Muzeut Etnografik, ndodhet dhe Shtëpia-Muze e Ismail Kadaresë. Kjo shtëpi mbart vlera jo vetëm si një nga shtëpitë më të vjetra e më mbresëlënëse të qytetit, por edhe për faktin se aty lindi e jetoi shkrimtari shqiptar i mirënjohur në të gjithë botën, kandidati i çmimit Nobel për letërsi, Ismail Kadare. Për ta shijuar plotësisht vizitën këtu, sigurohuni të keni lexuar paraprakisht dhe librin e njohur “Kronikë në gur”, të shkruar nga Kadare në homazh të kujtimeve të tij nga kjo shtëpi e nga ky qytet.
Një pjesë të pasdites mund t’ia dedikoni dhe liqenit të Viroit, që ndodhet vetëm 3 kilometra larg Gjirokastrës. Peizazhet fantastike natyrore dhe shëtitorja që lidh qytetin me parkun, ka bërë që të jetë një nga vendet më të populluara përgjatë pasdites nga gjirokastritët.
MbrëmjeRikthehuni te Qafa e Pazarit, dhe njihuni me artizanët e Gjirokastrës. Ky qytet është i famshëm për gurgdhendësit, mjeshtërit e drurit, apo qëndistarët që respektojnë traditën familjare. Dyqanet e suvenireve janë gjithashtu të populluara nga turistët që duan ta mbyllin vizitën e tyre me një suvenir tipik nga ky qytet.
Sugjerime të tjeraPërreth Gjirokastrës ndodhen disa nga atraksionet më të njohura arkeologjike të Shqipërisë.
AntigoneaParku Arkeologjik i Antigonesë është qyteti i themeluar nga mbreti Pirro i Epirit, rrënojat e të cilit gjenden rreth 40 minuta me makinë larg nga Gjirokastra. Prijësi e ndërtoi qytetin e lashtë në nderim të gruas së tij që mbante emrin Antigonea.
AdrianopoliKy qytet i periudhës romake ndodhet në luginën e lumit Drino, pranë pranë fshatit Sofratikë, dhe duhen vetëm pak kilometra nga qendra e Gjirokastrës që të mbërrish në destinacion. Teatri i Adrianopolit është pjesë e Parkut Arkeologjik të Antigonesë dhë konsiderohet një nga monumentet e rëndësishme të trashëgimisë kulturore./konica.al
Lexo edhe:
FATMIR R. GJATA: RA BUST I DIKTATORIT
ObserverKult
-

Moti i keq nuk ‘kursen’ as qarkun e Gjirokastrës, përroi i Sopotit bllokon lagje të Lazaratit
Dhjetëra fshatra në Qarkun e Gjirokastrës po vuajnë mungesën e energjisë elektrike.
Kjo si pasojë e problemeve me motin, çka ka shkaktuar anomali në sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike në zona të shumta, kryesisht malore.
Burime nga OSHEE konfirmojnë se koha e keqe ka shkaktuar edhe dëme në fiderët që lidhin fshatrat me rrjetin energjetik.
Mungesa e energjisë nuk ka kursyer as qytetin e Gjirokastrës, ku në orët e mbrëmjes, duke vijuar edhe sot, ka mungesë të energjisë në lagjet e sipërme.
Ndërkaq, situata paraqitet problematike, pasi disa zona janë pa energji elektrike për më shumë se 12 orë, si njësitë administrative të Lopësit dhe Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës dhe Qesaratit në Memaliaj, si edhe të Zagorisë, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxherisë në Gjirokastër.
Përroi i Sopotit ka bllokuar lagjen Lenxat në Lazarat.
Reshjet e dendura të shiut bllokuan rrugën Antigone për shkak të rrëshqitjes së dheut, por u normalizua shpejt.
Një kasolle në lagjen Zinxhira është dëmtuar në anë të përroit, por aktualisht nuk ka rrezik për banesat.Top Channel
-

Moti i keq, dhjetëra fshatra në qarkun e Gjirokastrës prej 12 orësh pa drita
Moti i keq i cili ka përfshirë të gjithë vendin që prej ditës së djeshme ka bërë që disa zona në jug të vendit të kenë probleme me furnizimin me energji elektrike.
Kështu në qytetin e Gjirokastrës disa lagje kanë pas probleme që prej mbrëmjes së djeshme.
Situatë problematike paraqitet edhe në njësite administrative të Lopësit, Kurveleshit në Tepelenë, Krahësit, Luftinjës e Qesaratit në Memaliaj, të Zagorisë, Picarit, Lazaratit, Dropullit e Lunxherisë në Gjirokaster, të cilët prej 12 orësh nuk kanë energji elektrike. -

300 mijë vizitorë në kalanë e Gjirokastrës nga muaji janar deri tani
Kalaja e Gjirokastrës është një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe kulturore të vendit, por këtë vit deri tani ka pritur 300 mijë vizitorë. Kalaja e gurtë është një prej pikave më tërheqëse në guidat e grupeve turistike vendase dhe të huaja, që vizitojnë Gjirokastrën e mbrojtur nga UNESCO. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër shprehet se kalaja e Gjirokastrës ka shënuar një arritje mbresëlënëse, duke mirëpritur 300,000 vizitorë deri në këtë moment të vitit 2025. “Kjo shifër rekord tregon qartë rritjen e pandërprerë të interesit që vizitorët vendas dhe të huaj po tregojnë për këtë monument mahnitës të trashëgimisë sonë kulturore.
Ky sukses është rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm për ruajtjen, mirëadministrimin dhe promovimin e kalasë si një nga destinacionet më të rëndësishme historike në Shqipëri”, thuhet nga DRTK Gjirokastër. Çdo vizitor që ngjitet në muret e saj shekullore përjeton nga afër historinë, arkitekturën e rrallë dhe atmosferën e jashtëzakonshme, që e bëjnë këtë kala një thesar të vërtetë kulturor. Më herët në muajin korrik këtë vit pas më shumë se 30 vitesh rifilluan gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës. Gërmimet synonin të identifikonin fazat më të hershme të ndërtimit të kalasë, duke kontribuar në pasurimin e njohurive shkencore dhe të ofertës kulturore për vizitorët. Në vijim në muajin shtator Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër prezantuan gjatë një konference shkencore rezultatet e gërmimeve të realizuara gjatë vitit 2025 në kalanë e Gjirokastrës. -

“E martuar me një të panjohur”/ Komedia italiane është vënë në skenën e teatrit “Zihni Sako” në qytetin e Gjirokastrës
Në skenën artistike të qytetit të Gjirokastrës trupa e teatrit “Zihni Sako” shfaqi për spektatorët komedinë italiane “E martuar me një të panjohur”.
Me regji të Aleksandër Kondit kjo pjesë prezanton situata komike dhe keqkuptime të cilat përcillen plot të qeshura nga spektatorët.
“Ishte një publik shumë i ngrohtë, më fali shumë të qeshura kështu që uroj dhe shpresoj që teatri i Gjirokastrës të bëjë bashkëpunime të tjera,të thërrasë aktorë dhe regjisorë sepse i bëjnë mirë trupës, i japin eksperiencë por edhe teatrit, qytetit”, tha aktorja Delinda Disha.
“Ne jemi të mbushur plot me emocionet që na ka dhuruar publiku dhe jemi të bindur që e kanë shijuar,kanë qeshur pa fund”, u shpreh aktorja Lejda Çeli.
“Pashë një sallë plot, mendoj se shfaqja shkoi shumë mirë,aktorët ishin në nivelin e duhur,publiku e përtypi në mënyrë të mrekullueshme shfaqjen, u bë pjesë e shfaqjes dhe të gjitha të qeshurat dhe duartrokitjet janë një kënaqësi për ne aktorët të motivojnë kur ti je në skenë dhe kupton që shfaqja ndiqet nga publiku”, tha regjisori Aleksandër Kondi.
Përgjatë sezonit artistik të vjeshtës në skenën e teatrit të Gjirokastrës kanë interpretuar trupa të ndryshme të cilat janë vlerësuar me duartrokitje nga spektatorët.Top Channel
-

Lirohet nga detyra prefekti i Gjirokastrës, emërohet Albana Hasanaj
Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra prefektin e Gjirokastrës, Odise Kote. Në vend të tij është emëruar Albana Hasanaj. Kjo e fundit deri më tani ka mbajtur postin e drejtoreshës së Zyrës Arsimore në Gjirokastër. Lirimi i Kotes nga detyra vjen pasi mbushi moshën për të dalë në pension. ©Argjiroja.net