Tag: gjirokastra

  • Mali i Sopotit në flakë, rrezikohet Gjirokastra

    Mali i Sopotit në flakë, rrezikohet Gjirokastra

    Ministria e Mbrojtjes, tha se janë 37 vatra aktive. Sakaq mësohet edhe se flakët e zjarrit që nisën nga Bashkia e Delvinës kanë pushtuar edhe malin e Sopotit dhe tashmë kanë hyrë në territorin e Bashkisë Gjirokastër. Zjarri i favorizuar nga era dhe thatësira, kërcënon edhe qytetin e Gjirokastrës dhe fshatin Lazarat. Forcat zjarrfikëse së bashku me banorë të Lazaratit po punojnë për neutralizimin e zjarrit.

  • Gjirokastra feston 20-vjetorin e hyrjes në UNESCO

    Gjirokastra feston 20-vjetorin e hyrjes në UNESCO

    Në këtë mënyrë, Gjirokastra festoi përvjetorin e 20-të të përfshirjes në listën e pasurive të ruajtura nga UNESCO.
    Festa u përqendrua në zonën muzeale, ndërsa në qendër të saj ishte padyshim polifonia, e cila po ashtu ruhet si pasuri botërore.
    Në qytetin e gurtë mundohen që polifoninë ta ruajnë e ta trashëgojnë ndër breza.
    Aktiviteti u ndoq me interes edhe nga vizitorë të shumtë të cilët ndodhen në qytetin e gurtë në këtë periudhë.
    Më pas, festa u zhvendos në skenën e madhe të kalasë së Gjirokastrës, ku pati një aktivitet artistik. Organizime të tilla do të vijojnë gjatë gjithë verës në qytetin e gurtë.
    Tv Klan

  • 20 vite në UNESCO, në 2005 Gjirokastra u fut në listën e trashëgimisë botërore

    20 vite në UNESCO, në 2005 Gjirokastra u fut në listën e trashëgimisë botërore

    Gjirokastra shënoi 20 vjet që prej përfshirjes në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Qyteti u njoh në vitin 2005 për vlerat e tij të jashtëzakonshme universale, si një shembull i ruajtur i një qyteti me strukturë urbane tradicionale, banesa karakteristike prej guri dhe tradita të gjalla kulturore. 

    Në aktivitetet kulturore që celebruan 20 vjetorin u theksuan si elementë kyç mjeshtëria në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e qytetit historik, roli i komunitetit vendas si edhe bashkëpunimi ndërkombëtar në mbrojtjen e trashëgimisë.
    “15 korriku është një ditë e veçantë. Qyteti është tashmë një pasuri përbotshme. Gjirokastritët po rikthehen, po investojnë dhe po i japin jetë lagjeve historike. Vetëm këtë vit janë regjistruar mbi 600 mijë vizitorë”, tha Flamur Golemi, kryetar i bashkisë së Gjirokastrws.
    “Ne jemi shumë krenarë që festojmë 20 vjet në UNESCO. Unë, si pjesë e isopolifonisë, mendoj se e kemi mbajtur këtë trashëgimi gjallë”, u shpreh Roland Çenko, këngëtari i polifonisë.
    “Gjirokastra është pjesë e trashëgimisë kulturore botërore, falë njerëzve të saj. Ne kemi kontribuar në pasurimin arkitekturor dhe kulturor të qytetit përmes bashkëpunimeve”, tha Ambasadori italian në Shqipëri, Marko Alberti.
    “Qyteti nuk u ndërtua nga arkitektë të jashtëm, por nga vetë banorët, në një kohë kur nuk kishte plane urbanistike, shtet apo ligje por mjeshtërit ndoqën me përpikëri parimet e harmonisë me natyrën dhe godinat u vendosën në harmoni me njëra-tjetrën”, u shpreh Odise Kote, prefekt i qarkut.
    Në këto dy dekada, Gjirokastra është përballur me problematika që janë adresuar në mënyrë të pjesshme. Raportet e UNESCO-s kanë evidentuar ndër vite nevojën e planeve të qarta të menaxhimit, kanë tërhequr vëmendje për ndërtimet pa leje dhe projektet infrastrukturore me ndikim të mundshëm në zonën historike, siç ishte bypass-i në krah të kalasë.
    Në vitin 2017, Gjirokastra doli nga lista e trashëgimisë së rrezikuar, pas vlerësimeve pozitive për restaurimin e pazarit historik, fasadave, kalldrëmeve dhe kontrollin më të mirë të ndërtimit në zonën e mbrojtur.
    Një numër i konsiderueshëm banesash tradicionale janë restauruar nga pronarët dhe janë përshtatur për qëllime mikpritjeje. Sipas të dhënave nga sektori i monumenteve të kulturës, mbeten të rrezikuara edhe rreth 30 ndërtesa të tjera.
    Aktualisht, qyteti vlerësohet për progresin në aspektin e mirëmbajtjes dhe kontrollit urban, por në raportin e fundit, UNESCO sërisht kërkon plane më të qarta për menaxhimin e turizmit dhe respektimin e Kartës së Venecias për restaurimin.
     
     

    Top Channel

  • Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

    Gjirokastra 20 vjet në UNESCO, Rama: Përjetësisht pasuri e shpirtit

    Gjirokastra feston sot 20-vjetorin e anëtarësimit në UNESCO.
    Në këtë ditë kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga qyteti i gurtë.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se Gjirokastra është tashmë pasuri e shpirtit dhe pasuri botërore.
    “Mirëmëngjes, dhe nga Gjirokastra që kremton 20 vjetorin si pasuri Botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit, ju uroj ditë të mbarë!”
    Kujtojmë se Gjirokastra u përfshi në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005, falë arkitekturës unike të qytetit.

  • Ja si duket Gjirokastra në 20-vjetorin e saj si pasuri botërore në UNESCO (VIDEO)

    Ja si duket Gjirokastra në 20-vjetorin e saj si pasuri botërore në UNESCO (VIDEO)

    Politikë E Martë, 15 Korrik 2025 09:08

    “Dhe nga Gjirokastra që kremton 20-vjetorin si pasuri Botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit, ju uroj ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale.

  • Gjirokastra, 20 vite në UNESCO, Rama ndan pamjet: Pasuri e botës dhe e shpirtit

    Gjirokastra, 20 vite në UNESCO, Rama ndan pamjet: Pasuri e botës dhe e shpirtit

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të martë, 15 korrik, disa pamje nga Gjirokastra, teksa ky qytet i lashtë dhe me vlera të rralla historike kremton 20-vjetorin e shpalljes si pasuri botërore nga UNESCO.

    Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, Rama shkruan: “Mirëmëngjes, dhe nga Gjirokastra që kremton 20 vjetorin si pasuri Botërore në UNESCO dhe përjetësisht pasuri e shpirtit, ju uroj ditë të mbarë!”

    Rama promovon herë pas here qytete historike dhe destinacione kulturore shqiptare, duke i shoqëruar me foto, video dhe mesazhe frymëzuese.

     

    Gjirokastra u përfshi në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2005, falë arkitekturës unike të qytetit, kalasë monumentale, rrugicave me kalldrëm dhe historisë së saj shekullore që përfshin shtresa të pasura kulturore otomane dhe shqiptare.

    Përveç vlerave historike, qyteti është gjithashtu një pikë e rëndësishme turistike, që vit pas viti tërheq vizitorë vendas dhe të huaj, të cilët mahniten nga bukuria e rrallë dhe autenticiteti i tij.

  • Gjirokastra tërheq turistët / Kalaja dhe shtëpia e Kadaresë më të vizituarat

    Gjirokastra tërheq turistët / Kalaja dhe shtëpia e Kadaresë më të vizituarat

    Mbi 125 mijë vizitorë kanë zgjedhur Gjirokastrën në 6 muajt e parë të këtij viti. Sipas autoriteteve, të dhënat tregojnë për një rritje të numrit të turistëve që preferojnë të pushojnë në qytetin e gurtë. Fluksi është më i lartë kryesisht gjatë fundjavave.
    “Kam ardhur dhe herë tjetër në Gjirokastër. Vimë, shikojmë se vit pas viti janë bërë ndryshime. Na pëlqen shumë këtu.”
    “Sapo mbërritëm në mëngjes, na kanë thënë se kjo është kalaja më e vjetër në Ballkan, është e mbrojtur nga UNESCO. U ngjitëm në këmbë, ishte pak e vështirë.”
    Më shumë interes ka për zonën muzeale. Kalaja e Argjiros tërheq numrin më të madh të vizitorëve të cilët mësojnë më shumë për historinë e qytetit duke ndaluar në muzetë e ndryshëm.
    “Vizitorët janë veçanërisht nga Europa, por nuk kanë munguar australianët, amerikanët me një interes të madh për të njohur jo vetëm bukuritë natyrore të Gjirokastrës, por edhe historikun, zhvillimin e qytetit,” tha Albana Ismaili, Muzeu Gjirokastra.
    Një tjetër ndalesë është padyshim edhe Muzeu Kadare. Shumë vizitorë janë kuriozë për shtëpinë e shkrimtarit.
    “Kryesisht këtu vijnë vizitorët francezë të cilët e njohin më tepër shkrimtarin nëse mund ta krahasojmë me vendet e tjera, sepse dihet që në frëngjisht janë përkthyer më tepër veprat e tij. Kryesisht duan të dinë ku është lindur shkrimtari, ku është rritur ai,” tha ciceroni Bruno Pjetri.
    Ata që zgjedhin Gjirokastrën mund të bëhen pjesë edhe e jetës së gjallë të natës, ndërsa gjatë kësaj periudhe zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike. Klan News

     

  • ”Verë në Gjirokastër”, fotolajm nga Rama. Qyteti i tejmbushur me turistë

    ”Verë në Gjirokastër”, fotolajm nga Rama. Qyteti i tejmbushur me turistë

    Këtë të shtunë kryeministri Edi Rama ka postuar një kolazh me foto nga Gjirokastra, aty ku turistët janë të shumtë dhe e kanë tejmbushur qytetin. Gjirokastra po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve nga e mbarë bota, kjo përshkak të kuturës dhe qytetit ikonik. Autoritetet në vend kanë deklaruar se deri tani janë rezervuar thuajse krejtësisht kapacitetet turistike në vend.

  • Revista ndërkombëtare: Shqipëria, destinacioni sekret i Mesdheut

    Revista ndërkombëtare: Shqipëria, destinacioni sekret i Mesdheut

    E vendosur midis Greqisë dhe Malit të Zi, Shqipëria është kthyer në një destinacion në qendër të vëmendjes, duke ofruar joshjen e qetë të një toke – që nuk është pushtuar ende nga anijet dhe autobusët turistikë, shkruan Lee-Ann Steyn në një artikull të botuar në “Getaway Magazine” – një revistë e njohur udhëtimesh, me seli në Afrikën e Jugut.
    Me mikpritje të ngrohtë, peizazhe mahnitëse malore që takohen me detin dhe kosto më miqësore se pothuajse çdo vend tjetër në Mesdhe, Shqipëria ofron diçka të rrallë: një ndjesi zbulimi.

    Gjirokastra: Një qytet i gdhendur nga guri
    Nisni udhëtimin tuaj në Shqipëri jo në bregdet, por në brendësi, ku e kaluara është gdhendur në mure guri dhe çati të stilit osman. Gjirokastra, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, njihet si “Qyteti i Gurtë”.
    Qyteti i saj i vjetër shtrihet poshtë një kodre në shtresa çatish gri, rrugica me kalldrëm dhe pamje nga fortesat.
    Vizitoni pazarin ku artizanët vendas ende shesin qilima të endur me dorë, punime tradicionale prej druri dhe enë bakri.
    Vizitoni Kalanë e Gjirokastrës për të shijuar pamjet gjithëpërfshirëse mbi Luginën e Drinit dhe për të eksploruar koleksionin e saj eklektik të armëve dhe historisë (duke përfshirë një aeroplan të kapur të Forcave Ajrore Amerikane nga epoka e Luftës së Ftohtë).
    Mos humbisni Muzeun Etnografik të Krujës.
    Akomodohuni në një shtëpi mysafirësh ku muret janë të mbushura me histori dhe mëngjesi juaj përfshin reçel fiku të bërë në shtëpi dhe byrek të sapo dalë nga furra.
    Berati dhe Butrinti: Gjurmë historie
    Ndërsa Gjirokastra është e tëra me gur, Berati është një ëndërr e zbardhur në brigjet e lumit Osum.
    Gjithashtu një vend i UNESCO-s, shtëpitë e tij ngjiten në kodër në rreshta të pafundme dritaresh të harkuara.
    Eksploroni Kalanë e Beratit (njerëzit ende jetojnë brenda mureve të saj), ose shijoni një kafe në shëtitore ndërsa vendasit kalojnë aty pranë.
    Më në jug, pranë kufirit grek, shtrihet Butrinti, një qytet i lashtë me rrënoja greke, romake, bizantine dhe veneciane. Mendojeni si mini-Pompei i Shqipërisë – pa turmat.
    Amfiteatrot, tempujt dhe dyshemetë mozaiku shtrihen midis lagunave të qeta dhe shtigjeve me hije.
    Riviera Shqiptare: E egër dhe e mrekullueshme
    Pas maleve dhe muzeve, është koha për të shkuar në bregdet.
    Riviera Shqiptare shtrihet nga Vlora deri në kufirin grek, një hark i mbuluar nga dielli me shkëmbinj dramatikë, ullishte dhe plazhe të qeta të përshkuara nga ujërat bruz.
    Plazhet më të mira për t’u vizituar:
    Ksamili: Shpesh i quajtur “Maldivet e Evropës”, është plazhi perfekt me rërën e bardhë dhe ujërat e kristalta.
    I vendosur në jug të Sarandës dhe pranë Butrintit, mund të mbushet me pushues në mes të verës, por është ende shumë më i qetë se ishujt grekë.
    Dhërmiu: Një ndërthurje e sharmit tradicional dhe ujërave kristalore, Dhërmiu ofron plazhe me guralecë, shpella dhe një fshat të vjetër mahnitës të vendosur në kodër.
    Mendojeni sikur ndodheni në Bregun e Amalfit – por pa çmimin e lartë.
    Plazhi i Gjipesë: Ky vend i mrekullueshëm i izoluar ndodhet në fund të një kanioni dhe kërkon një shëtitje të shkurtër ose një udhëtim me varkë për të arritur.
    Gjipeja është një nga plazhet më të bukura dhe të pacënuar në vend – perfekt për një detoksifikim digjital.
    Himara: Një qytet i vogël – ndërthur atmosferën e qetë me plazhet me rërë të butë dhe gjire aty pranë – ideale për kajak ose zhytje me maskë.
    Borshi: Nëse ju pëlqejnë plazhet e gjata – Borshi është një ëndërr.
    Plazhi më i madh në Rivierë, i rrethuar nga ullishte dhe rrënoja, dhe ujërat e tij të qeta janë perfekte për not.