*Nga Kryepishkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Joani
Rajoni i Ilirikut të lashtë, i cili korrespondon me Shqipërinë e sotme dhe territoret fqinje, përbën një pikë kyçe në historinë e Krishtërimit që nga koha apostolike. Via Egnatia, rruga e madhe perandorake që lidhte Romën me Konstandinopojën përmes Durrësit dhe Selanikut, përcaktoi rëndësinë strategjike të rajonit. Durrësi, si “porta drejt rrugës së madhe tokësore”, funksionoi si pika thelbësore e kontaktit midis Lindjes dhe Perëndimit. Krishtërimi i ka fillimet e tij në këto territore qysh në mesin e shekullit të parë.
Në letrën drejtuar Romanëve Shën Pavli shkruan: Me fuqi shenjash e çudish, me fuqi të Frymës së Perëndisë, kaq sa që nga Jerusalemi e përqark e deri në Ilirik e kam mbushur me ungjillin e Krishtit (Rom.15:19). Prania e një peshkopi të Durrësit (Epidamnus), Qesari, një nga shtatëdhjetë apostujt, i vendosur sipas Traditës së Kishës nga Shën Pavli në vitin 58 mbas Krishtit dhe e një peshkopi tjetër martir, Shën Asti, në vitin 98, dëshmon për praninë e hershme të krishterë në rajonin tonë. Gjithashtu, pjesëmarrja e peshkopit të Pulkeriopolis (Berati) në Sinodin e Parë Ekumenik të Nikesë (325) tregon që tashmë krishtërimi ishte mjaft i organizuar.
Kjo pozitë gjeografike i dha Ilirikut një rol unik: të funksiononte si një hapësirë sinteze dhe transmetimi të qytetërimit bizantin, duke ruajtur njëkohësisht karakteristikat e veçanta lokale. Rajoni i dha Bizantit perandorë të rëndësishëm si Konstandinin e Madh nga Nishi, Anastasin I nga Durrësi dhe Justininianin nga Dardania, të cilët formësuan identitetin e perandorisë së krishterë. Kjo kumtesë shqyrton se si Kisha në hapësirën shqiptare funksionoi si një urë e gjallë që lidhi periudhën paleokristiane me atë bizantine dhe e ruajti këtë vazhdimësi deri më sot, pavarësisht përmbysjeve dramatike historike.
Kalimi nga Iliriku romak në atë bizantin u krye gradualisht midis shekujve IV dhe VI. Justiniani, me origjinë nga Tauresium i Dardanisë, ndërmori një përpjekje gjigante për rindërtimin e rajonit, siç dëshmon Prokopi në veprën e tij “Mbi Ndërtimet”. Antipatrea u riemërtua Pulkeriopolis për nder të motrës së Teodosit II, duke pasqyruar praktikën bizantine të kristianizimit të toponimeve. Dëshmitë arkeologjike nga kjo periudhë përfshijnë një kishë trikonkëshe të shekullit të 8-të në Tivar dhe bazilika paleokristiane në Butrint e Durrës. “Kodiku i Purpurt i Beratit” (Codex Purpureus Beratinus Φ 043), i datuar në shekullin e 6-të, përbën një nga tre arketipet më të vjetër të Dhiatës së Re në mbarë botën dhe lidhet me shkollën siro-palestineze. Prania e tij në Berat tregon përfshirjen e rajonit në rrymat e mëdha shpirtërore të kohës. Zbulimi i neumave (shenjave muzikore) në kodik, të cilat ndoshta janë bashkëkohore me tekstin, mund të rishikojë datimin e shenjave muzikore bizantine. Kjo periudhë e hershme hodhi themelet për lulëzimin e mëvonshëm të qytetërimit bizantin në rajon, duke krijuar një rrjet qendrash kishtare që do të ruanin traditën e krishterë për shekuj me radhë.
Transferimi i Ilirikut nga juridiksioni i Romës në Patriarkanën e Konstandinopojës në vitet 732-733 nga perandori ikonoklast Leoni III Isauri përbën një moment vendimtar për historinë kishtare të rajonit. Ky ndryshim administrativ përkoi me periudhën e pushtimeve sllave që kishin vërshuar Ballkanin që në fillim të shekullit të 7-të. Siç vëren Ostrogorsky, “fluksi i kolonizimit sllav ishte derdhur si një rrëke e papërmbajtshme në të gjithë gadishullin ballkanik”, me pasojë që qytetet e lashta të brendësisë u shkatërruan dhe vetëm pak qytete bregdetare mbijetuan. Durrësi mbeti një nga fortesat e pakta bizantine që i rezistoi “përmbytjes sllave”, duke ruajtur vazhdimësinë e jetës së organizuar kishtare. Transferimi në Konstandinopojë siguroi mbijetesën e tipit liturgjik grek dhe të traditës bizantine në rajon. Sipas Theofanit, përfaqësuesit e Kishës Romake zhduken nga listat për një shekull e gjysmë, duke u rishfaqur vetëm në periudhën ikonoklaste. Ky ndryshim jo vetëm që riorientoi rajonin nga Perëndimi latin drejt Lindjes greke, por krijoi gjithashtu kushtet për integrimin e tij të thellë në ciklin kulturor bizantin, i cili do të zgjaste deri në pushtimin osman dhe përtej tij.
Organizimi kishtar i Shqipërisë mesjetare pasqyron historinë komplekse politike të rajonit. Mitropolia e Durrësit, pavarësisht rënies së saj të përkohshme në vendin e 42-të në listën e përparësisë në fillim të shekullit të 10-të, rimerr rëndësinë e saj në fillim të shekullit të 11-të kur në varësi të saj kalojnë pesëmbëdhjetë peshkopata. Midis tyre përfshihen Stefaniana (pranë Vlorës), Kunavia, Kruja, Lezha, Dioklea, Shkodra, Drishti, Vlora, Tivari, Cerniku dhe Pulkeriopolis (Berati). Kjo ngritje në detyrë lidhet me nevojën e krijimit të një qendre të fortë kishtare në perëndim të shtetit të Samuelit. Themelimi i Kryepeshkopatës autoqefale të Ohrit nga Vasili II rreth vitit 1020 krijoi tensione juridiksionale, pasi shumë peshkopata të territorit shqiptar, si Gllavenica, Cerniku dhe Himara, u transferuan në Ohër. Sigjili i dytë i Vasilit urdhëron në mënyrë eksplicite mitropolitin e Durrësit të respektojë vendimin dhe të mos cenojë peshkopatat që i përkasin kryepeshkopit të Bullgarisë. Berati, i njohur si Beligrad në burimet sllave, ruajti rëndësinë e tij si qendër kishtare. Sipas studimeve më të reja, Ohri e mori ndriçimin jo nga Beogradi serb, por nga Beligradi shqiptar – Berati. Ky rrjet peshkopatash përbën shtyllën kurrizore të organizimit kishtar bizantin që do të mbijetonte dhe do t’u përshtatej kushteve të ndryshueshme politike.
Tradita murgjërore në Shqipëri luajti një rol vendimtar në ruajtjen dhe transmetimin e qytetërimit bizantin. Në vitin 1399, igumeni Daniel i manastirit të Shën Nikollës në Perondi të Beratit, “nga frika e turqve”, braktisi manastirin duke marrë me vete të gjithë kodikët e vjetër dhe objektet e çmuara kishtare. Kodikët që ai shpëtoi datojnë nga shekulli i 10-të deri në të 14-tin, duke dëshmuar ekzistencën e një skriptoriumi aktiv. Shqipëria disponon sot më shumë se 100 kodikë në Arkivin Qendror Shtetëror, të cilët mbulojnë 13 shekuj (shek. 6-18). Midis tyre dallohen Kodiku i Beratit 23 (1292), i shkruar nga Mihail Slavopuli, i cili është një Irmologjion i bazuar në sistemin oktoik, dhe Kodiku i Përmetit 81 (fundi i shek. 13 – fillimi i shek. 14), një Stihirarion i shkruar në pergamenë. Berati u shfaq si një qendër e artit të shkrimit me shkolla të vërteta kaligrafie ku nxënësit mësonin artin e kopjimit të teksteve të shenjta. Shkolla të ngjashme funksionuan në Vlorë (shek. 10), Drinopojë (Gjirokastër), Korçë, Shkodër dhe Durrës. Kjo traditë e pasur dorëshkrimesh jo vetëm shpëtoi tekste me rëndësi botërore, por gjithashtu ruajti kujtesën kolektive të dinastive lokale të Muzakajve, Topiajve, Arianitëve dhe të tjerëve që financuan prodhimin e tyre.
Arti bizantin në Shqipëri shpreh vizionin teologjik të Bizantit, ku “arti pushoi së qeni vetëm kënaqësi estetike dhe u bë një mjet i fuqishëm fetar që e ngrinte besimtarin nga bota reale në atë qiellore”. Stili që karakterizon artin bizantin, ka të bëj kryesisht me shprehjen fetare, ose e thënë ndryshe, me përkthimin e teologjisë së kishës në mjete artistike, qofshin ato muzikore, arkitekturore, ikonografike etj. Qëllimi i këtij arti ishte të shprehte misterin e besimit, prandaj ky art është i mbushur me një simbolizëm shpirtëror kaq të pasur dhe të thellë.
Monumentet më të hershme epigrafike përfshijnë kishën e Lindjes së Hyjlindëses në Labovën e Kryqit me mbishkrime të viteve 525 dhe 551, kishën në Peshkëpinë e Sipërme me mbishkrim të vitit 619, dhe kishën e Shenjtorëve Sergji e Baku në Himarë me datim 786. Shekulli i 11-të dëshmohet nga kisha e Fjetjes në Lubonjë të Kolonjës, ndërsa shekulli i 12-të nga Shën Dhimitri në Potkozhan të Mokrës. I një rëndësie të veçantë është epitafi i Gllavenicës (1373), i qëndisur me fije ari nga despoti Gjergj Arianiti. Kisha e Shën Thanasit në Kostur, e ndërtuar me “mundim dhe dhimbje” nga ktitorët Stoja dhe Theodhori III Muzaka (1383/4), përfshin një afresk të Shën Gjergjit me veshje perandorake të zbukuruara me shqiponja dykrenore. Estetika bizantine, me sfondin e artë që zëvendëson hapësirën reale tredimensionale dhe perspektivën e përmbysur që e tërheq besimtarin drejt hyjnores, krijoi vepra që funksiononin si “dritare drejt përjetësisë”. Kjo traditë artistike vazhdoi edhe në periudhën pas-bizantine me piktorë të rëndësishëm si Onufri i Beratit, i cili kombinoi stilin bizantin me ndikime nga shkolla kretano-veneciane.
Shën Joan Kukuzeli, i lindur në Durrës rreth vitit 1270, përbën figurën kulmore të muzikës bizantine dhe simbolin e kontributit kulturor të Shqipërisë në botën bizantine. Jetim nga i ati, ai u dërgua në shkollën perandorake të Konstandinopojës ku shkëlqeu, duke fituar favorin e perandorit. Pavarësisht perspektivës për një karrierë të shkëlqyer laike dhe martesës me një vajzë të oborrit, ai zgjodhi monakizmin në Lavrën e Madhe të Malit të Shenjtë. Melurgu i madh Manuel Hrisafi e karakterizon atë si “të bekuarin, më të mrekullueshmin, më të ëmblin, Mësuesin e vërtetë, mësuesin e mësuesve”. Kukuzeli konsiderohet reformatori i praktikës kalofonike të psaljes dhe themeluesi i artit “Papadiki”. Dorëshkrimet që i atribuohen atij përfshijnë kodikun 1256 të Sinait (1309), kodikun 121 të Leningradit (1302) dhe kodikun 457 të Manastirit të Kutlumusit. Tradita e lidh atë në mënyrë të pandashme me vendlindjen e tij – shkolla artistike e Durrësit mban emrin e tij. Fakti që të gjitha veprat e tij janë shkruar në greqisht dhe se ai zgjodhi Lavrën e Madhe në vend të ndonjë manastiri serb apo bullgar, tregon identitetin e tij në traditën bizantine , në të cilën merrnin pjesë edhe arbërorët. Kisha e nderon atë më 1 Tetor së bashku me Shën Roman Melodin, duke njohur kontributin e tij në formësimin e muzikës kishtare që dëgjohet deri më sot në kishat ortodokse.
Dinastitë mesjetare shqiptare luajtën një rol vendimtar në mbështetjen e Kishës dhe ruajtjen e traditës bizantine. Muzakajt, me origjinë nga zona malore e Oparit, “lanë gjurmë të shumta të besimit të tyre përmes ngritjes së kishave”. Në vitet 1383/4 ata financuan kishën e Shën Thanasit në Kostur, ndërsa kisha e Trinisë së Shenjtë në Lavdar u rinovua rreth vitit 1470 nga “Zonja Kirana”, gjyshja e kronistit Gjin Muzaka. Karl Topia ndërtoi katholikonin e Manastirit të Shën Joan Vladimirit pranë Elbasanit në vitin 1381, në vitin e 22-të të sundimit të tij. Arianitët kishin prejardhje perandorake nga Komnenët – i pari i gjeneratës quhej Komnen Arianiti. I famshmi Gjergj Arianiti Komneni, i cili u bë aleat me Skënderbeun, krijoi epitafin e famshëm të Gllavenicës. Familja Balshaj financoi gjithashtu vepra të rëndësishme – Balsha II ra në betejën e Savrës (1385) duke shkaktuar panik që çoi në arratisjen e igumenit Daniel nga Perondia. Këto familje nuk ishin thjesht donatorë, por pjesëmarrës aktivë në jetën kishtare. Një konteshë me mbiemrin Skuripeki në vitin 1356 shpëtoi dorëshkrimet e kishës nga plaçkitja e ushtrisë së car Uroshit. Marrëdhënia e Kastriotëve me Ortodoksinë konfirmohet nga jeta e Shën Nifonit, ku Skënderbeu pret murgjit anti-unionistë dhe e bën Zaharinë atin e tij shpirtëror.
Historiani i dëgjuar Apostol Vakalopoulos, në librin e tij Historia e Maqedonisë 1354-1833, sjell një dëshmi të vyer për historinë tonë. Në fund të shekullit të 15-të, pelegrini rus murgu Isaia përshkruan manastiret e Malit të Shenjtë Athos dhe jetën dhe punët e murgjërve që banonin në to. Ai shkruan se pothuajse gjysma e manastireve janë sllave ose shqiptare. Si shqiptare ai na tregon manastiret e Karakalut dhe Philotheut. Kjo dëshmi e rëndësishme tregon qartë se prania e shqiptarëve në historinë e Malit të Shenjtë, që ishte qendra më e rëndësishme e besimit ortodoks, ishte e barabartë me popujt e tjerë të Ballkanit.
Rënia e Konstandinopojës në 1453 dhe pushtimi gradual osman i trojeve shqiptare nuk e ndërprenë vazhdimësinë kishtare. Siç vihet re, “gjatë periudhës osmane, valë të përsëritura islamizimesh, të cilat arritën kulmin në shekujt XVI dhe XVII”, e dobësuan Kishën. Arsyet kryesore të islamizimit ishin: përbuzja, keqtrajtimi, diskriminimi, sistemi i rëndë fiskal, si edhe dëshira për të patur përfitime. Por, nuk përjashtohen edhe arsye të tjera, personale apo kolektive, si edhe karakteri dhe psikologjia e shqiptarëve. Një shkak tjetër i rëndësishëm ka qenë edhe shkatërrimi i madh i kulturës së krishterë që u bë gjatë luftrave shqiptaro-turke në shekujt XV-XVI, në të cilat u shkatërruan kisha e manastire, biblioteka dhe kronika, që do të ishin mjaft të vlefshme, jo vetëm për studimet e sotme historike, por edhe për ruajtjen e ndërgjegjes historike të shqiptarëve. Vendi mbeti thuajse pa klerikë dhe ata që mbetën, shpesh ishin të pakualifikuar. Një pjesë e popullsisë kthehej vetëm për shkak të disa grindjeve me klerin.
Megjithatë, Kisha ruajti institucionet dhe jetën e saj shpirtërore. Voskopoja u shfaq në shekullin e 18-të si një qendër e madhe kulturore me “Akademinë e Re” dhe shtypshkronjën e themeluar rreth vitit 1730 me mbështetjen e Manastirit të Shën Naumit të Ohrit. Aty u shtypën vepra teologjike dhe edukative që u përdorën në të gjithë Ballkanin. Grigori i Voskopojës, i cili më vonë u bë mitropolit i Durrësit (1768), përktheu Shkrimin e Shenjtë dhe shpiku një alfabet për shqipen. Shën Kozmai i Etolisë (†1779) bëri udhëtime të gjata në Shqipëri, duke rigjallëruar besimin dhe duke u martirizuar në Kolkondas. Neomartirë si Jakovi nga një fshat rrëzë Ostrovicës († 1519), Nikodimi nga Vithkuqi (†1709 në Berat), Kristo Kopshtari nga Përmeti (†1748), Nikita Spataraku (†1809), Joani nga Konica (†1814), Gjergji i Janinës († 1838), si edhe shumë të tjerë, dëshmuan gjallërinë e besimit. Esnafet e Voskopojës dhe qyteteve të tjera financuan ndërtimin dhe dekorimin e kishave, siç është katholikoni i Ardenicës i pikturuar nga Konstandin dhe Athanas Zografi.
Rrugëtimi historik i Kishës në hapësirën shqiptare nga epoka paleokristiane deri më sot zbulon një vazhdimësi të shquar që i kapërcen përmbysjet politike. Që nga peshkopët që morën pjesë në Sinodet Ekumenike deri te Kodiku i Purpurt i Beratit, nga Shën Joan Kukuzeli deri te neomartirët e periudhës osmane, Kisha funksionoi si bartëse e kulturës dhe identitetit. Trashëgimia bizantine u ruajt jo si një fosil, por si një traditë e gjallë që iu përshtat kushteve të reja. Më shumë se 150 manastiret dhe kishat që u restauruan pas vitit 1991, nën drejtimin e Kryepeshkopit Anastas, dëshmojnë për këtë vazhdimësi. Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë bashkëkohore, e njohur në vitin 1937 dhe e ringjallur pas periudhës komuniste, vazhdon të funksionojë si një urë midis së kaluarës dhe së tashmes. Kori që mban emrin e Shën Joan Kukuzelit simbolizon këtë lidhje të gjallë. Tradita muzikore bizantine që karakterizohet nga isoja dhe linjat polifonike konsiderohet se ka ndikuar madje edhe në muzikën tradicionale polifonike të Shqipërisë së Jugut, ose anasjelltas. Kështu, Kisha në Shqipëri nuk përbën thjesht një kujtesë historike, por një organizëm të gjallë që vazhdon të lidhë besimtarët me traditën mijëvjeçare të Bizantit, duke dëshmuar se qytetërimi i kapërcen kufijtë politikë dhe mbijeton përmes besimit dhe përshtatjes krijuese ndaj sfidave historike.
Tag: Gjirokastër
-

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
-

Emigrantët nga Azia/ Do të ndërtohen qendra pritëse në Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë
Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë.
Qendrat do të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Plani bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera emigratore 2026–2028”.
Projektvendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit konsultativ të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) që funksionon si institucion në varësi të ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.
Aktualisht, kapacitetet pritëse janë kryesisht të përqendruara në Tiranë dhe disa pika të tjera, si Gërhot, Kakavijë dhe Kapshticë. Plani i ri synon shpërndarje më të balancuar në territor, duke shfrytëzuar hapësira publike ekzistuese, truall të lirë dhe objekte të braktisura, për të garantuar reagim të shpejtë në rast fluksesh emergjente.
“Plani i parashikuar për ngritjen e kapaciteteve pritëse emergjente për menaxhimin e flukseve emigratore mbështetet mbi një shpërndarje të balancuar të qendrave në qarqet Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Këto qendra synojnë të shfrytëzojnë infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura emigratore”, thuhet në relacion.
Qarqet dhe qytetet ku parashikohen të ngrihen qendrat e reja
Sipas relacionit të projektvendimit, parashikohet që shpërndarja e qendrave të bëhet në 3 qarqe: Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Për ngritjen e tyre synohet të shfrytëzohen infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura migratore.
-Në Qarkun e Korçës parashikohet ngritja e disa strukturave të akomodimit emergjent.
Në Bashkinë Korçë është identifikuar fshati Floq në Njësinë Administrative Mollaj, në ambientet e ish-TAP. Në Bashkinë Pogradec krijohen mundësi për ngritjen e qendrave me kapacitet të konsiderueshëm. Në Bashkinë Devoll, hapësirat e qytetit Bilisht dhe të fshatit Bitinckë ofrojnë gjithsej mbi 11.500 m², duke e bërë këtë bashki një nyje të rëndësishme pritjeje. Bashkia Kolonjë ofron gjithashtu hapësira strategjike.
-Në Bashkinë Maliq parashikohet shfrytëzimi i ish-depove të Rezervave Shtetërore në Lozhan, ndërsa në Bashkinë Pustec janë evidentuar tri hapësira: Njësia Zaroshkë, fusha sportive e Pustecit dhe fusha sportive e Goricës së Vogël. Në total, Qarku Korçë përfshin të paktën 10 pika akomodimi emergjent.
-Në Qarkun e Gjirokastrës, fokusi është vendosur mbi rikonfigurimin e strukturave ekzistuese, kryesisht ish-Rezervat Shtetërore, të cilat kanë treguar funksionalitet gjatë krizës së vitit 1999.
Në Bashkinë Memaliaj, pranë Stadiumit “Karafil Çaushi” është parashikuar vendosja e strukturave të përkohshme, ndërsa në Bashkinë Përmet janë evidentuar spitali i qytetit dhe konviktet, që mund të akomodojnë deri në 102 shtretër. Në këtë qark parashikohen të paktën tri pika të rëndësishme pritjeje, të cilat mund të shtohen në varësi të vlerësimeve të infrastrukturës.
-Në Qarkun e Vlorës është parashikuar një shpërndarje më e gjerë e kapaciteteve. Në Bashkinë Vlorë janë identifikuar disa hapësira kryesore: konviktet e “Qytezës së Studentit” dhe të Shkollës Industriale, si dhe objekte që mund të përshtaten për akomodim si Pallati i Sportit “Flamurtari”, Shkolla e Marinës dhe zyrat e Njësisë Administrative Novoselë. Secila prej këtyre hapësirave ka kapacitet deri në 300 persona, duke e kthyer qytetin e Vlorës në një qendër kryesore pritjeje. Në Bashkinë Selenicë, fshati Peshkopi ofron një terren me kapacitet deri në 250 persona. Në Bashkinë Delvinë është identifikuar stadiumi i qytetit. Në Himarë janë parashikuar stadiumi dhe ambientet e shkollave publike, ndërkohë që vijon procesi i vlerësimit për hapësira të tjera. Në Bashkinë Konispol, tri shkolla dhe Qendra Komunitare në Mursi ofrojnë një kapacitet total prej rreth 410 personash.
Kostoja
Plani Kombëtar i Kontigjencës parashikon shpenzime për paga, shpenzime korrente dhe investime për periudhën 2026–2028, sipas katër skenarëve të emigracionit dhe emergjencave kostoja parashikohet të variojë nga 195,6 mln lekë që është skenari normal deri në 708.7 mln lekë që parashikohet kostoja për ngritjen e qendrave në rast krize./ Revista Monitor -
Studimi Gjenetik i Universitetit të Kalifornisë: Shqiptarët, më homogjenët në Evropë, ja karakteristikat
Dy profesorë të Universitetit të Kalifornisë, Peter Ralph dhe Graham Coop kanë botuar një studim për Gjeografinë Aktuale Gjenetike të Paraardhësve në të gjithë EvropënShkruajn: Ardit Rada/ Oltion RrumbullakuKy studim ka shfrytëzuar një bazë të dhënash të quajtur POPRES, që ka marrë të dhënat gjenetike të 2,237 europianëve që janë kryesisht banorë në Londër, Mbretëri e Bashkuar, dhe Lozanë, Zvicër. Meqenëse këto dy qytete kanë individë që kanë origjinë nga e gjithë Evropa, atëherë të dhënat e tyre gjenetike janë përdorur për të verifikuar trashëgiminë gjenealogjike të banorëve të Evropës deri në 3 mijë vjet më parë.Pjesë e këtij studimi ishin dhe të dhënat gjenetike të 9 shqiptarëve nga Shqipëria dhe 14 shqiptarëve nga Kosova. Të dhënat gjenetike të këtyre 23 shqiptarëve me banim në Londër dhe Lozanë janë krahasuar me të dhënat gjenetike të individëve me origjinë nga e gjithë Evropa.Në fakt, studiuesit kanë marrë vetëm gjuhën si vijë ndarëse kështu që të gjithë shtetet sllave në Ballkan janë përfshirë në një grup të vetëm.Ky studim mundëson shumë diskutime, megjithatë rezultatet nga tabela në faqen 37 tregojnë faktin që shqiptarët janë kombi më homogjen në Evropë dhe që të gjitha popullsitë e Ballkanit kanë paraardhës të përbashkët me shqiptarët që datojnë më shumë se 2 mijë vjet përpara edhe përpara dyndjeve sllave në këto rajone.Duket se tashmë biologjia dhe studimet gjenetike do t’i japin të drejtën shqiptarëve që të quhen popullata më autoktone e Ballkanit dhe të konsiderohen në mënyrë të padiskutueshme si pasardhës të ilirëve në histori.Për rastin e Shqipërisë Studimi i Universitetit të Kalifornisë i kushton vendit tonë një hapësirë të veçantë duke e marrë atë si shembull. Më poshtë është pjesa ku përmendet Shqipëria, ndërkohë që ajo nuk mungon në tabelat ilustruese dhe në shifra. “Niveli më i lartë i Prejardhjes së Përbashkët të Identitetit gjendet tek individët që flasin gjuhën shqipe (nga Shqipëria dhe Kosova), që kanë një rritje të prejardhjes së përbashkët që vjen që nga 1,500 vjet më parë.Kjo sugjeron që një pjesë e rëndësishme e pararendësve të shqiptarëve moderne kanë qenë nga një grup relativisht koherent dhe i mbledhur popullsie që ka qenë i qëndrueshëm për të paktën 1,500 vitet e fundit.Po ashtu këto individë kanë numër të ngjashëm paraardhësish edhe me popullsitë e afërta, si dhe individët në pjesë të tjera të Evropës, duke treguar që popullsitë shqipfolëse nuk kanë qenë aq shumë të izoluara.Për më tepër, individët Grekë (dhe disi më pak ato të vetëquajtur Maqedonas) kanë një numër më të madh paraardhësish me shqiptarët sesa me fqinjët e tjerë, ndoshta për shkak të efektit më të vogël të pushtimeve sllave në këto popullsi.” Përfundimi tregon se shqiptarët janë populli më homogjen, por edhe që i kanë dhënë më shumë se të tjerët vendeve fqinje.Krahinat shqiptare dhe tiparet: Një lab, një myzeqar, një mirditor… “…Antropologjia ka ndryshuar shumë me kalimin e kohës, por disa gjëra mbeten si modele. Që në vitet 30 kanë ardhur profesorë të huaj që janë tërhequr nga tipat e shqiptarëve dhe kanë gjetur në krahina të veçanta disa tipare që janë tipike. Për shembull tipi i Kthellës së Mirditës, që është në luginën mbi Rrëshen deri në Kurbnesh.Popullsia e atjeshme, për shkak të gjerësisë së madhe të kokës, fytyra u vjen në formë trekëndëshe dhe që përfundon me një formë maje në mjekër. Kanë një pigmentim të errët të fytyrës, flokëve dhe syve.Nëse vjen një banor i asaj zone në Tiranë, ndoshta në 15% të rasteve, dallohet. Megjithatë nuk është më koha e studimit të tipareve fizike.Ka zona që për shkak të sistemit fisnor, kanë marrë dhe kanë dhënë në një rreth shumë të ngushtë zonal. Duke marrë e duke dhënë nuse në një territor të kufizuar, kjo ka bërë që gjenet të koncentrohen në të njëjtën zonë.Në Labëri, zona e Kurveleshit nga Progonati deri në Golëm të Gjirokastrës, i kanë mollëzat të kërcyera karakteristike dhe një ngjyrë më të zbehtë të lëkurës. Syri pak a shumë i mbyllur dhe zëri si piskamë. Këta persona dallohen jo vetëm që janë nga Labëria, por që i përkasin pikërisht kësaj zone.Në Myzeqe, zona e Dherit të Butë, apo ‘lalët’ në kuptimin klasik të fjalës, po të shohim kanë një hundë që nuk ka formën e banorëve të Tiranës për shembull. Këto nuk duhen marrë për kapital, pasi këto tipare interpretohen vetëm në 10-15% të rasteve.Por struktura gjenetike është krejtësisht e kontrollueshme. Sa i përket bukurisë së njerëzve, ajo nuk lidhet vetëm me origjinën nga gjyshërit apo trashëgimin e tipareve, por edhe nga avancimi i kulturave…”Portret shqiptari dhe greku Portret shqiptari dhe greku – grafikë e Dominique Papety. Kjo grafikë është realizuar rreth 1847-1848, nga Domenique Papety piktor i “shkolles franceze” (dimensionet H. 00,140 m; L. 00,289 m) “Dy portrete në profil… Shoqëruesi im shqiptar , i quajtur Dimitri (në të majtë) dhe çarkaxhiu grek Anastasi (në të djathtë ) – do të shkruante autori në një letër drejtuar prindërve të tij në 6 maj 1847.Vendndodhja aktuale: Muzeu i Luvrit – Departamenti i Arteve Grafke Vepra e parë që shpjegon racën shqiptare Në vitin 1944, një shqiptar mori përsipër për herë të parë të bëjë një studim mbi prejardhjen. “Raca shqiptare’ është libri i doktorit Jakov Milaj, por kjo vepër u ndalua.E ripa dritën e botimit në vitin 1997, duke u konsideruar si i pari studim antropologjik. Milaj hedh për herë të parë në rrugë shkencore teza mbi prejardhjen e vendasve. Kjo vepër u nxit edhe nga fakti se gjatë Luftës së Dytë Botërore, ideologjia naziste kishte si bazë dallimet raciale në botë.Në parathënien e librit, botuesi Ismail Mal’ Osmani shkruan: “Ky studim nuk ësht bërë për t’u marrë me racizëm në kuptimin politiko-filozofik që i japin këtij skaji popujt e tjerë të botës.Në një vend si ky i yni, ku nuk njihen as fillet e shkencave biologjike dhe ku nuk dihet, as në vija të përgjithëshme, se cila ësht’ paja morfologjike e shpirtrore që ne na bën të çquhemi nga popujt e tjerë të Ballkanit e t’Evropës, të hidhet në shesh një ide e këtillë do t’ishte gjë fare e papjekur dhe nuk do të jipte asnjë përfundim praktik.Qëllimi i hartimit të kësaj vepre ka qënë që të nxjerë në shesh disa të vërteta, gjer më sot të panjohura, mbi racën t’onë dhe t’u japë shkas, atyreve q’e ndjejnë vehten të zotin, për t’u marrë pak më tepër me biologji e me anthropologji.Përfundimet që ka për të nxjerëlexonjsi nga këto faqe janë të thjeshta dhe, ndofta, të njohura intuitivisht prej shumë Shqiptarvet, rne gjithë se të mohuara prej të huajvet dashakeqë : se populli arbëror ka një origjinë të vetme e të përbashkët; se ësht anas (aukton) në të gjitha viset ku banon sot; se as midis myslimanvet e kristjanvet, as midis Gegvet e Toskvet nuk ka ndonjë ndryshim racor; e, më në funt, se ndihet nevoja për një politikë shoqërore që të synojë fuqizimin fizik të racës shqiptare.”Me italianët më shumë pasardhës se me këdo tjetër Studiuesit pohojnë në raportin e tyre se origjina e shqiptarëve modernë është e diskutueshme, dhe argumentohet që shqiptarët mund të jenë pasardhës të Ilirëve (Uilkes, 1996), të cilët banonin në pjesë lindore të Adriatikut dhe në Salenton e sotme (Itali) gjatë periudhës romake.Rezultatet tona janë pa diskutim në përputhje me këtë këndvështrim, duke përfshirë faktin që Italianët kanë më shumë paraardhës të përbashkët me shqiptarët sesa me popullsi të tjera, por duhet përmendur këtu që një pjesë e tyre janë brenda kohëzgjatjes prej 1,500 vitesh që tregon emigrime të mëvonshme të shqiptarëve drejt Italisë 4 tiparet kryesore të një “shqiptari tipik” Për antropologjinë e shqiptarëve ka pak studime.Vetëm më 1973, u ngrit një bërthamë zyrtare antropologjike, e cila më 1976 u vendos në Akademinë e Shkencave. (Një grup pune i asaj kohe punonte në Katedrën e Anatomisë në Fakultetin e Mjekësisë në U.T). Prej punës së tyre, kemi sot, një lloj identikiti të tipareve shqiptare, në të cilën është arritur, pas një pune jo të vogël, në dy drejtime:a – gjurmimi i tipareve antropologjike në zonat e mëdha etno-kulturore shqiptare,b – studimi i materialeve skeletore nga epoka të hershme historike, me qëllim përcaktimin e tipave antropologjikë në trevat shqiptare. Bazuar në këto studime, që kulmuan në vitet ’80, mund të thuhet, se nga pikëpamja antropologjike, te ne shqiptarët mbizotërojnë ato që njihen si “tipare adriatike” (janë tipare mbizotëruese, pra i përkasin shumicës, por jo të gjithë shqiptarëve).Këto tipare mbizotëruese janë:1 – Koka e shkurtër dhe e gjerë, e sheshuar në pjesën e pasme.2 – Fytyra e lartë dhe e gjerë në pjesën e sipërme.3 – Hunda e spikatur me shpinë të mysët.4 – Shtati i shkurtër ose mesatar.Studimi Gjenetik i Universitetit të Kalifornisë: Shqiptarët, më homogjenët në Evropë. Popullsia shqiptare, e vetmja me pasardhës të njëjtë në Ballkan.
Previous articleCilat vende kanë armë bërthamore dhe ku ndodhen ato? Next articleNë këtë fotografi Austriake, të 1912, shohim shqipëtarë të vrarë nga ushtria sërbe në Kumanovë, gjatë ” Betejës së Kumanovës “
-

“Shqipëria nuk është çiflig i Edi Ramës”/ Projekte të aprovuara, Kaso: Kryeministri, shpopulluesi më i madh
Deputeti demokrat, Ivi Kaso e cilësoi sot kryeministrin Edi Rama si shpopulluesin më të madh të Shqipërisë.
Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Kaso u shpreh Rama ka një projekt të turpshëm për vendin, bashkë me zakonin hileqar për të aprovuar çdo ide nga të huajt.
Kaso tha se përmes këtyre akteve, Rama po e shtyn ripopullimin e vendeit drejt kombësive të tjera.
“Pas ngritjes së dy qendrave të emigrantëve në Lezhë, Edi Rama, Shpopulluesi i Madh, ka vendosur ta shtrijë këtë projekt apatrid edhe në jug të vendit. Projekti i turpshëm, veç zakonit hileqar të Ramës për t’i thënë ‘po’, si vasal, çdo kërkese të huaj, është edhe përpjekje për të ripopulluar Shqipërinë e boshatisur nga qeverisja e tij me kombësi të tjera që vijnë nga traumat e tyre.
Ky plan anti-kombëtar do të zgjerohet me 20 qendra në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, me një kapacitet deri në 8 mijë persona.
Ky projekt është bërë në ilegalitet të plotë, siç bëri edhe me ‘rastin Meloni’, siç bënin qelizat komuniste dje dhe ato patronazhiste sot, duke vënë në dispozicion territore dhe ndërtesa publike.
Në qarkun e Korçës janë parashikuar 10 qendra akomodimi në Bilisht (në një sipërfaqe prej 11.500 m²), Kolonjë, Maliq, Pogradec dhe Pustec.
Në qarkun e Vlorës, qendrat do të ngrihen në qytet, në konvikte, në pallatin e sportit ‘Flamurtari’, në shkollën e Marinës dhe në Novoselë, duke prekur edhe Himarën, Delvinën dhe Konispolin.
Në bashkinë Gjirokastër do të përdoret zona e qytetit ku kanë qenë Rezervat e Shtetit.
Në një kohë kur fermerët e Korçës, Devollit dhe Maliqit vuajnë mungesën e financimeve dhe pasojat e përmbytjeve, Edi Rama planifikon të shpenzojë 7 deri në 10 milionë euro për ngritjen e qendrave të pritjes së emigrantëve nga vende të treta.
Ai duhet të shpjegojë publikisht pse duhen qendra pritjeje në zona turistike si Vlora dhe Himara, të paprekura nga flukset e emigracionit.
Ky vendim vjen kur Rama është zhytur në korrupsion dhe hajdutëri, dhe nuk është gjë tjetër veçse një pazar personal për të ruajtur mbështetjen ndërkombëtare që po e humbet pas demaskimit nga opozita dhe mediat e huaja.
Shqipëria nuk është çiflig i Edi Ramës, që e vendoset në dispozicion të të huajve territorin e saj.
Krizat qeverisëse, drama e shpopullimit, imazhi prej narkomani dhe narko-kryeministri që po përhap shtypi ndërkombëtar, nuk përmirësohen me makijazhe si humanist dhe globalist.
Partia Demokratike nuk është kundër të huajve, të cilët vijnë nga zona të rrezikuara, por Shqipëria nuk ka kapacitete për të përballuar valë të tilla emigracioni të injektuar dhe kontrolluar.
Për më shumë, Shqipëria nuk e mban dot barrën e rëndë të ksenofobisë që mund të sjellin aksionet e Ramës, i cili, për të përmirësuar imazhin e vet do të dëmtojë vendin dhe të ardhmen e shqiptarëve”,-tha Kaso. -

20 qendra për emigrantët tranzit, PD: Si projekti ‘Meloni’
Ngritjen e 20 qendrave të reja të pritjes për emigrantët e paligjshëm që përdorin tranzit, PD e cilëson si një projekt anti-ligjor dhe të ngjashëm me marrëveshjen e Italisë.
“Pas ngritjes së dy qendrave të emigrantëve në Lezhë, Edi Rama, Shpopulluesi i Madh, ka vendosur ta shtrijë këtë projekt apatrid edhe në jug të vendit. Projekti i turpshëm, veç zakonit hileqar të Ramës për t’i thënë ‘po’, si vasal, çdo kërkese të huaj, është edhe përpjekje për të ripopulluar Shqipërinë e boshatisur nga qeverisja e tij me kombësi të tjera që vijnë nga traumat e tyre. Ky plan anti-kombëtar do të zgjerohet me 20 qendra në Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, me një kapacitet deri në 8 mijë persona. Ky projekt është bërë në ilegalitet të plotë, siç bëri edhe me ‘rastin Meloni’, siç bënin qelizat komuniste dje dhe ato patronazhiste sot, duke vënë në dispozicion territore dhe ndërtesa publike”,- tha Kaso. -

Reforma territoriale/ Berisha: Ne do synojmë ripopullimin e Shqipërisë! Edi Rama bëri një antireformë
Kreu i PD, Sali Berisha, tha se opozita do të angazhohet me seriozitet të plotë në reformën territoriale, duke theksuar se kjo reformë duhet t’i shërbejë ripopullimit të Shqipërisë dhe jo shkretimit të saj.
Berisha shtoi se kryeministri Rama se ka bërë një “antireformë territoriale”, e cila ka prodhuar pabarazi të mëdha mes qarqeve dhe ka rritur barrën mbi qytetarët.
Deklarata e plotë:
Natyrisht populli do i përgjigjet këtij qëndrimi.
Por e bëra këtë hyrje për të kuptuar pse jemi ne këtu.
Dhe i garantoj qytetarët se ne me seriozitetin më të madh do punojmë mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR.
Ne kemi një mirënjohje të thellë ndaj tyre për raportin që bënë dhe qëndrimin e tyre të palëkundur në mbrojtje të të vërtetave që konstatuan në këto zgjedhje.
Po kjo është edhe për reformën territoriale.
Ky bëri një antireformë territoriale.
Qarku i Tiranës me mbi 1 milion banorë ka 4 bashki, qarku i Gjirokastrës me 120 mijë banorë, ka 7 bashki.
Kuptojeni vetë.
Pretendoi se me këtë reformë do të lehtësohej barra mbi qytetarët në rroga, është dyfishuar numri i parazitëve mbi qytetarët.
Por tashmë nuk janë të zgjedhur, janë të emëruar.
Shqipëria në raport me popullatën natyrisht duhet të ketë një numër jo shumë të madh të bashkive dhe komunave, por në raport me terrenin, nëse i qëndrojmë parimit që qytetarët duhet të kenë shërbime, duhet të kenë njerëzit e zgjedhur, duhet të kenë drejtimin, Shqipëria është tjetër.
E ka lënë të pavdekshme një kinez në vitet ’70. Udhëtoi nga Tirana në Fierzë, dhe u tha kolegëve të tij inxhinierë: pse thonë që Shqipëria është e vogël sepse vetëm Puka qenka sa Shqipëria. Sepse rruga ishte e gjatë.
Sot infrastruktura ka ndryshuar, por prapë kemi zona të largëta, kemi zona pothuajse pa infrastrukturë, që kur u bë reforma, ora për Shqipërinë rurale ndaloi.
Edhe një ligj që miratuam në vitin 2012 për të hequr 8 vite taksat për ata që investojnë në ato zona malore, e anuloi të parin.
Ka ndaluar ora atje.
Dhe tani do të shpërblejë kartelet me troje në male.
Ndaj edhe në këtë reformë ne do japim mendimet tona, kontributin tonë duke pasur parasysh, ne nuk i qëndrojmë skemës së mëparshme, nuk themi se do jenë 400 e ca bashki e komuna se disa prej tyre kanë ngelur stane bagëtish se njerëzit kanë ikur, por prapë se prapë aty ku ka mundësi dhe komunitete, ne do u qëndrojmë.
Ne do synojmë ripopullimin e Shqipërisë.
Dhe kjo reformë duhet të jetë edhe në funksion të këtij parimi. -

Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët, ku do vendosen
Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistan, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë.
Qendrat do të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Plani bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”. Projektvendimi është hartuar nga Ministria e Brendshme.
Plani i ri synon shpërndarje më të balancuar në territor, duke shfrytëzuar hapësira publike ekzistuese, truall të lirë dhe objekte të braktisura, për të garantuar reagim të shpejtë në rast fluksesh emergjente
Projektvendimi është në rendin e ditës së datës 9 dhjetor të këshillit konsultativ të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore që është në varësi të ministrisë së pushtetit vendor. Më pas, projektvendimi do të kalojë në Këshillin e Ministrave dhe faza e fundit do ta jetë kalimi për miratim në parlament. -
Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët nga Azia! 3 qytetet ku do të vendosen
Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët nga Azia! 3 qytetet ku do të vendosen
Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistan, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë.
Qendrat do të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Plani bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”.
Projektvendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit konsultativ të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) që funksionon si institucion në varësi të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.
Aktualisht, kapacitetet pritëse janë kryesisht të përqendruara në Tiranë dhe disa pika të tjera, si Gërhot, Kakavijë dhe Kapshticë. Plani i ri synon shpërndarje më të balancuar në territor, duke shfrytëzuar hapësira publike ekzistuese, truall të lirë dhe objekte të braktisura, për të garantuar reagim të shpejtë në rast fluksesh emergjente.
Plani i parashikuar për ngritjen e kapaciteteve pritëse emergjente për menaxhimin e flukseve migratore mbështetet mbi një shpërndarje të balancuar të qendrave në qarqet Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Këto qendra synojnë të shfrytëzojnë infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura migratore”, thuhet në relacion.
Qarqet dhe qytetet ku parashikohen të ngrihen qendrat e reja
Sipas relacionit të projektvendimit, parashikohet që shpërndarja e qendrave të bëhet në 3 qarqe: Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Për ngritjen e tyre, synohet të shfrytëzohen infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura migratore.
-Në qarkun e Korçës parashikohet ngritja e disa strukturave të akomodimit emergjent.
Në Bashkinë Korçë është identifikuar fshati Floq në Njësinë Administrative Mollaj, në ambientet e ish-TAP. Në Bashkinë Pogradec, krijohen mundësi për ngritjen e qendrave me kapacitet të konsiderueshëm. Në Bashkinë Devoll, hapësirat e qytetit Bilisht dhe të fshatit Bitinckë ofrojnë gjithsej mbi 11.500 m², duke e bërë këtë bashki një nyje të rëndësishme pritjeje. Bashkia Kolonjë ofron gjithashtu hapësira strategjike.
-Në Bashkinë Maliq parashikohet shfrytëzimi i ish-depove të Rezervave Shtetërore në Lozhan, ndërsa në Bashkinë Pustec janë evidentuar tre hapësira: Njësia Zaroshkë, fusha sportive e Pustecit dhe fusha sportive e Goricës së Vogël. Në total, qarku Korçë përfshin të paktën 10 pika akomodimi emergjent.
-Në qarkun e Gjirokastrës, fokusi është vendosur mbi rikonfigurimin e strukturave ekzistuese, kryesisht ish-Rezervat Shtetërore, të cilat kanë treguar funksionalitet gjatë krizës së vitit 1999.
Në Bashkinë Memaliaj, pranë Stadiumit “Karafil Çaushi” është parashikuar vendosja e strukturave të përkohshme, ndërsa në Bashkinë Përmet janë evidentuar spitali i qytetit dhe konviktet, që mund të akomodojnë deri në 102 shtretër. Në këtë qark parashikohen të paktën tre pika të rëndësishme pritjeje, të cilat mund të shtohen në varësi të vlerësimeve të infrastrukturës.
-Në qarkun e Vlorës është parashikuar një shpërndarje më e gjerë e kapaciteteve. Në Bashkinë Vlorë janë identifikuar disa hapësira kryesore: konviktet e “Qytezës së Studentit” dhe të Shkollës Industriale, si dhe objekte që mund të përshtaten për akomodim si Pallati i Sportit “Flamurtari”, Shkolla e Marinës dhe zyrat e Njësisë Administrative Novoselë. Secila prej këtyre hapësirave ka kapacitet deri në 300 persona, duke e kthyer qytetin e Vlorës në një qendër kryesore pritjeje. Në Bashkinë Selenicë, fshati Peshkopi ofron një terren me kapacitet deri në 250 persona. Në Bashkinë Delvinë është identifikuar stadiumi i qytetit. Në Himarë janë parashikuar stadiumi dhe ambientet e shkollave publike, ndërkohë që vijon procesi i vlerësimit për hapësira të tjera. Në Bashkinë Konispol, tre shkolla dhe Qendra Komunitare në Mursi ofrojnë një kapacitet total prej rreth 410 personash.
Kostoja
Plani Kombëtar i Kontigjencës parashikon shpenzime për paga, shpenzime korrente dhe investime për periudhën 2026–2028, sipas katër skenarëve të migracionit dhe emergjencave kostoja parashikohet të variojë nga 195,6 mln lekë që është skenari normal deri në 708.7 mln lekë që parashikohet kostoja për ngritjen e qendrave në rast krize. / Monitor -

Nga Gjirokastra në Vlorë, Shqipëria do të ngrejë 20 qendra pritëse për emigrantët nga vendet e treta
qendra pritese per emigrantet
TIRANË- Për dy vitet e ardhshme, Shqipëria parashikon ngritjen e 20 qendrave pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë.
Qendrat do të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Plani bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”.
Projektvendimi është miratuar në mbledhjen e fundit të këshillit konsultativ të Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) që funksionon si institucion në varësi të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor.
Aktualisht, kapacitetet pritëse janë kryesisht të përqendruara në Tiranë dhe disa pika të tjera, si Gërhot, Kakavijë dhe Kapshticë. Plani i ri synon shpërndarje më të balancuar në territor, duke shfrytëzuar hapësira publike ekzistuese, truall të lirë dhe objekte të braktisura, për të garantuar reagim të shpejtë në rast fluksesh emergjente.
“Plani i parashikuar për ngritjen e kapaciteteve pritëse emergjente për menaxhimin e flukseve migratore mbështetet mbi një shpërndarje të balancuar të qendrave në qarqet Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Këto qendra synojnë të shfrytëzojnë infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura migratore”, thuhet në relacion.
Qarqet dhe qytetet ku parashikohen të ngrihen qendrat e reja
Sipas relacionit të projektvendimit, parashikohet që shpërndarja e qendrave të bëhet në 3 qarqe: Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë. Për ngritjen e tyre, synohet të shfrytëzohen infrastrukturën ekzistuese publike, hapësirat e braktisura apo truallin e lirë, duke garantuar reagim të shpejtë dhe funksional në rast të flukseve të papritura migratore.
-Në qarkun e Korçës parashikohet ngritja e disa strukturave të akomodimit emergjent.
Në Bashkinë Korçë është identifikuar fshati Floq në Njësinë Administrative Mollaj, në ambientet e ish-TAP. Në Bashkinë Pogradec, krijohen mundësi për ngritjen e qendrave me kapacitet të konsiderueshëm. Në Bashkinë Devoll, hapësirat e qytetit Bilisht dhe të fshatit Bitinckë ofrojnë gjithsej mbi 11.500 m², duke e bërë këtë bashki një nyje të rëndësishme pritjeje. Bashkia Kolonjë ofron gjithashtu hapësira strategjike.
-Në Bashkinë Maliq parashikohet shfrytëzimi i ish-depove të Rezervave Shtetërore në Lozhan, ndërsa në Bashkinë Pustec janë evidentuar tre hapësira: Njësia Zaroshkë, fusha sportive e Pustecit dhe fusha sportive e Goricës së Vogël. Në total, qarku Korçë përfshin të paktën 10 pika akomodimi emergjent.
-Në qarkun e Gjirokastrës, fokusi është vendosur mbi rikonfigurimin e strukturave ekzistuese, kryesisht ish-Rezervat Shtetërore, të cilat kanë treguar funksionalitet gjatë krizës së vitit 1999.
Në Bashkinë Memaliaj, pranë Stadiumit “Karafil Çaushi” është parashikuar vendosja e strukturave të përkohshme, ndërsa në Bashkinë Përmet janë evidentuar spitali i qytetit dhe konviktet, që mund të akomodojnë deri në 102 shtretër. Në këtë qark parashikohen të paktën tre pika të rëndësishme pritjeje, të cilat mund të shtohen në varësi të vlerësimeve të infrastrukturës.
-Në qarkun e Vlorës është parashikuar një shpërndarje më e gjerë e kapaciteteve. Në Bashkinë Vlorë janë identifikuar disa hapësira kryesore: konviktet e “Qytezës së Studentit” dhe të Shkollës Industriale, si dhe objekte që mund të përshtaten për akomodim si Pallati i Sportit “Flamurtari”, Shkolla e Marinës dhe zyrat e Njësisë Administrative Novoselë. Secila prej këtyre hapësirave ka kapacitet deri në 300 persona, duke e kthyer qytetin e Vlorës në një qendër kryesore pritjeje. Në Bashkinë Selenicë, fshati Peshkopi ofron një terren me kapacitet deri në 250 persona. Në Bashkinë Delvinë është identifikuar stadiumi i qytetit. Në Himarë janë parashikuar stadiumi dhe ambientet e shkollave publike, ndërkohë që vijon procesi i vlerësimit për hapësira të tjera. Në Bashkinë Konispol, tre shkolla dhe Qendra Komunitare në Mursi ofrojnë një kapacitet total prej rreth 410 personash.
Kostoja
Plani Kombëtar i Kontigjencës parashikon shpenzime për paga, shpenzime korrente dhe investime për periudhën 2026–2028, sipas katër skenarëve të migracionit dhe emergjencave kostoja parashikohet të variojë nga 195,6 mln lekë që është skenari normal deri në 708.7 mln lekë që parashikohet kostoja për ngritjen e qendrave në rast krize. /Monitor
