POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. P., 36 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka paraqitur te një zyrë noteriale një dokument të dyshuar të falsifikuar.
Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tag: Gjirokastër
-

E reja nga Saranda paraqitet te noteri në Gjirokastër me dokument të falsifikuar, policia nis hetimet
-

Derbi Skënderbeu-Pogradeci, zbulohen ndeshjet dhe oraret në Kategorinë e Parë
Java e 15-të e Kategorisë së Parë do të luhet të dielën dhe të hënën.
Më 7 dhjetor janë programuar pesë takime. Në orën 13:30, Kukësi do të përballet në shtëpi me Ilirinë, ndërsa Apolonia, pas tre fitoreve radhazi, do të luajë në transfertë me Kastriotin.
Në Gjirokastër zhvillohet ndeshja AF Luftëtari – Lushnja, ndërsa Korabi do të përballet me Laçin.
Po të dielën, në orën 15:30, Skënderbeu kryesues pret Pogradecin në Korçë, në derbin e juglindjes.
Java e 15-të do të mbyllet të hënën me ndeshjen Besa – Burreli, që do të luhet në orën 13:30.
Kategoria e Parë, java 15
Kukësi – Iliria 07.12.2025 13:30
Kastrioti – Apolonia 07.12.2025 13:30
AF Luftëtari – Lushnja 07.12.2025 13:30
Korabi – KF Laçi 07.12.2025 13:30
Skënderbeu – Pogradeci 07.12.2025 15:30
Besa – Burreli 08.12.2025 13:30 -

Përcaktohet kalendari i javës së 15-të në Kategorinë e Parë, spikat “derbi” Skënderbeu-Pogradeci
Java e 15-të e Kategorisë së Parë do të luhet të dielën dhe të hënën.
Më 7 dhjetor janë programuar pesë takime. Në orën 13:30, Kukësi do të përballet në shtëpi me Ilirinë, ndërsa Apolonia, pas tre fitoreve radhazi, do të luajë në transfertë me Kastriotin.
Në Gjirokastër zhvillohet ndeshja AF Luftëtari – Lushnja, ndërsa Korabi do të përballet me Laçin.
Po të dielën, në orën 15:30, Skënderbeu kryesues pret Pogradecin në Korçë.
Java e 15-të do të mbyllet të hënën me ndeshjen Besa – Burreli, që do të luhet në orën 13:30.
Kategoria e Parë, java 15
Kukësi – Iliria 07.12.2025 13:30
Kastrioti – Apolonia 07.12.2025 13:30
AF Luftëtari – Lushnja 07.12.2025 13:30
Korabi – KF Laçi 07.12.2025 13:30
Skënderbeu – Pogradeci 07.12.2025 15:30
Besa – Burreli 08.12.2025 13:30 -

Kategoria e Parë/ Java e 15-të luhet të dielën & të hënën. Skënderbeu pret në shtëpi Pogradecin, Laçi luan me Korabin
Java e 15-të e Kategorisë së Parë do të luhet të dielën dhe të hënën.
Më 7 dhjetor janë programuar pesë takime. Në orën 13:30, Kukësi do të përballet në shtëpi me Ilirinë, ndërsa Apolonia, pas tre fitoreve radhazi, do të luajë në transfertë me Kastriotin.
Në Gjirokastër zhvillohet ndeshja AF Luftëtari – Lushnja, ndërsa Korabi do të përballet me Laçin.
Po të dielën, në orën 15:30, Skënderbeu kryesues pret Pogradecin në Korçë.
Java e 15-të do të mbyllet të hënën me ndeshjen Besa – Burreli, që do të luhet në orën 13:30.
Kategoria e Parë, java 15
Kukësi – Iliria 07.12.2025 13:30
Kastrioti – Apolonia 07.12.2025 13:30
AF Luftëtari – Lushnja 07.12.2025 13:30
Korabi – KF Laçi 07.12.2025 13:30
Skënderbeu – Pogradeci 07.12.2025 15:30
Besa – Burreli 08.12.2025 13:30 -

Kakavija bllokohet bllokohet sot për tre orë, fermerët grekë vijojnë protestën
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër bëri me dije se aksi rrugor Kakavijë-Janinë do të jetë i bllokuar prej orës 19:00 të ditës së sotme deri në orën 22:00 (me orën greke).
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.Sipas Policisë, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore. Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.
Fermerët në Greqi kanë nisur protestat prej disa ditësh, për shkak të reduktimit dhe vonesave në pagesat e subvencioneve, si edhe rritjes së kostove të prodhimit, duke shkaktuar bllokime të mëdha rrugore dhe përplasje me policinë.
-

Shehu: Rama projekt tinzar, po shkatërron spitalin e Përmetit për qendra refugjatësh!

Deputetit i PD, Tritan Shehu shpreh shqetësimin e tij të fortë për atë që e cilëson si një manovër të fshehtë të Qeverisë për të transformuar spitalin e Përmetit dhe vetë zonën e Përmetit në një qendër pritjeje për emigrantë.
Shehu ngrit pyetje të drejtpërdrejta mbi arsyet pse po shtyhet përpara një projektvendim që, sipas tij, synon hapjen e qendrave të reja për ardhje nga Siria, Gaza dhe Libani, në një kohë kur spitali i qytetit prej vitesh ka nevojë për rikonstruksion, pajisje dhe funksionalizim të plotë në shërbim të qytetarëve.
Reagimi
Pse Qeveria transformon spitalin e Përmetit dhe Përmetin vetë në qendër për emigrantët?
Pse duhet ky projektvendim tinzar që kërkon të hapë qendra të reja për emigrantët nga Siria, Gaza e Libani, në Qarkun e Gjirokastrës?
Në vend që Spitali i Përmetit të reabilitohet, të bëhet funksional, qoftë edhe i përdorur për qëllime të përcaktuara mjekuese a reabilitative, ky institucion lihet në mëshirë të fatit…
Kërkohet të shkatërrohet tërësisht, për t’u kthyer në një qendër pritjeje emigrantësh…
Dhe absurditeti nuk ka fund, thuhet një pjesë e tij, pra gjysmë “spital” e gjysmë refugjatë!!
Në vend që në Memaliaj të investohet për përmirësimin e jetës së ish-minatorëve, qytetarëve, të rinjve…Projektohet nga Qeveria një investim për një tjetër qendër refugjatësh!Dhe kjo ndodh kur fluksi i refugjatëve që kalojnë në Shqipëri është ulur ndjeshëm.
Thuhet për refugjatë nga Siria, kur Siria ka hyrë në rrugën e stabilitetit, pra të uljes së numrit të atyre që largohen andej.
Përmendet Libani, në të cilin rivendosja e ligjit po afron me çarmatimin e Hezbollah dhe çmontimin e rolit të kësaj organizate terroriste.
Ndërsa Gaza aktualisht nuk përbën ndonjë burim emigracioni, aq më shumë nesër me implementimin e plotë të planit Trump.
Këtej del një pyetje e rëndësishme:
Çfarë fshihet pas këtyre mjegullnajave që Rama e Qeveria po përhapin?
Tingëllojnë si një përgatitje ogurzezë, tip Gebels, për mënxyrat e reja që po hartohen në kurriz të shqiptarëve e Shqipërisë nga kjo Rilindje. E cila është gati të shesë gjithçka, të sakrifikojë çfarë ka më të rëndësishme ky komb për pak pushtet e fitime. -

“Çfarë fshihet pas këtyre mjegullnajave të Ramës”/ Reagon deputeti Shehu: Projektvendim tinzar
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu shprehu shqetësimin e tij të fortë për atë që e cilëson si një manovër të fshehtë të Qeverisë për të transformuar spitalin e Përmetit dhe vetë zonën e Përmetit në një qendër pritjeje për emigrantë.
Shehu ngrit pyetje të drejtpërdrejta mbi arsyet pse po shtyhet përpara një projektvendim që, sipas tij, synon hapjen e qendrave të reja për ardhje nga Siria, Gaza dhe Libani, në një kohë kur spitali i qytetit prej vitesh ka nevojë për rikonstruksion, pajisje dhe funksionalizim të plotë në shërbim të qytetarëve.
Sipas deputetit demokrat, ky projekt jo vetëm zhvesh Përmetin nga një shërbim jetik, por hap rrugë për përdorime të tjera të institucionit, të cilat ai i sheh si pjesë të një plani të paqartë dhe të dëmshëm për zonën dhe për Shqipërinë.
Postimi:
Pse Qeveria transformon spitalin e Përmetit dhe Përmetin vetë në qendër për emigrantët?
Pse duhet ky projektvendim tinzar që kërkon të hapë qendra të reja për emigrantët nga Siria, Gaza e Libani, në Qarkun e Gjirokastrës?
Në vend që Spitali i Përmetit të reabilitohet, të bëhet funksional, qoftë edhe i përdorur për qëllime të përcaktuara mjekuese a reabilitative, ky institucion lihet në mëshirë të fatit…Kërkohet të shkatërrohet tërësisht, për t’u kthyer në një qendër pritjeje emigrantësh…
Dhe absurditeti nuk ka fund, thuhet një pjesë e tij, pra gjysmë “spital” e gjysmë refugjatë!!Në vend që në Memaliaj të investohet për përmirësimin e jetës së ish-minatorëve, qytetarëve, të rinjve…Projektohet nga Qeveria një investim për një tjetër qendër refugjatësh!Dhe kjo ndodh kur fluksi i refugjatëve që kalojnë në Shqipëri është ulur ndjeshëm.
Thuhet për refugjatë nga Siria, kur Siria ka hyrë në rrugën e stabilitetit, pra të uljes së numrit të atyre që largohen andej.
Përmendet Libani, në të cilin rivendosja e ligjit po afron me çarmatimin e Hezbollah dhe çmontimin e rolit të kësaj organizate terroriste. Ndërsa Gaza aktualisht nuk përbën ndonjë burim emigracioni, aq më shumë nesër me implementimin e plotë të planit Trump.
Këtej del një pyetje e rëndësishme:
Çfarë fshihet pas këtyre mjegullnajave që Rama e Qeveria po përhapin?
Tingëllojnë si një përgatitje ogurzezë, tip Gebels, për mënxyrat e reja që po hartohen në kurriz të shqiptarëve e Shqipërisë nga kjo Rilindje. E cila është gati të shesë gjithçka, të sakrifikojë çfarë ka më të rëndësishme ky komb për pak pushtet e fitime. -
Shqipëria mes braktisjes dhe refugjatëve, shpopullimi që Rama e sheh si ‘fitore’

Ngritja e kampeve të refugjatëve në Gjadër dhe në Shëngjin u prit me kritika të forta. Marrëveshja mes Ramës dhe Melonit për të strehuar në Shqipëri refugjatët e kapur nga Italia, rezultoi të ishte një dështim.
Përpos ngërçit të krijuar në funksionimin e kampeve, për arsye ligjore, qeveria shqiptare duket e vendosur ta kthejë vendin në një “kosh” emigrantësh të paligjshëm.
Së fundmi, Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) që funksionon si institucion në varësi të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Ka miratuar një projektvendim që i hap rrugë ngritjes së 20 qendrave pritëse për emigrantët në tre qarqe të venditKonkretisht, parashikohet që qendrat të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Plani bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”. Këto qendra do të shërbejnë për emigrantët nga Afganistani, Pakistan, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë.
Mësimi që qeveria nuk mori nga marrëveshja me Italinë
Italia dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje për krijimin e kampeve në Shqipëri, ku do të dërgoheshin refugjatë dhe emigrantë të kapur në det, me qëllim përpunimin e kërkesave për azil dhe kthimin e personave me vendime deportimi.
Plani parashikonte përdorimin e zonave si Shëngjini dhe Gjadëri, duke i shndërruar ato në qendra pritjeje për refugjatët që synojnë Europën.
Megjithatë, projekti ka hasur probleme të shumta:
Pengesa ligjore: Gjykata Evropiane hodhi poshtë disa nga premisat, duke e bërë të pamundur funksionimin sipas planit fillestar.
Moszbatimi praktik: Kampet nuk janë përdorur si qendra pritjeje për azilkërkues normalë, por vetëm për persona që duhet të riatdhesohen.
Debat publik dhe kosto të larta: Marrëveshja është kontestuar për efikasitetin e dobët, shpenzimet e mëdha dhe shqetësimet për të drejtat e azilkërkuesve.
Kampet nuk funksionojnë si ishte planifikuar dhe marrëveshja nuk ka arritur objektivat e saj fillestare, duke mbetur në një situatë pezull dhe të diskutueshme.
Shpopullimi që i hap rrugë refugjatëve
Shqipëria po përballet me një fenomen të dyfishtë: nga njëra anë, largimet masive të shqiptarëve drejt Europës po krijojnë një shpopullim të thellë në disa zona; nga ana tjetër, vendi po bëhet një pikë pritjeje për refugjatët dhe emigrantët që kërkojnë të arrijnë në Greqi dhe më pas në vendet e tjera të BE-së.
Ky kontrast është i dukshëm kudo, sidomos në qarqet si Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë, ku qeveria planifikon ngritjen e dhjetëra qendrave pritëse për emigrantët aziatikë dhe sirianë.
Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2025 ra në 3.63 milionë banorë dhe ishte 27 mijë ose 1.2% më pak se në vitin 2024, sipas vlerësimit të fundit nga Instituti i Statistikave të publikuar të enjten. Ky është vlerësimi i parë pas Regjistrimit të Popullsisë të vitit 2023 kur në Shqipëri u numëruan 2.4 milionë banorë, duke rezultuar se 29 mijë shqiptarë braktisën vendin.
Ndërkohë që shqiptarët largohen, hapësirat publike dhe objektet e braktisura po shfrytëzohen për akomodimin e të huajve, duke krijuar një realitet ironik: vendi që humbet banorët e vet po kthehet në epiqendër pritjeje për të tjerët.
Kjo situatë ngre pyetje jo vetëm për menaxhimin e migracionit, por edhe për politikën sociale dhe ekonomike që duhet të përballojë shpopullimin lokal dhe integrimin e refugjatëve.
Rama: Emigracioni shqiptar, “fitim” për vendin
Në një panel të Chatham House në Londër në Tetor të këtij viti, kryeministri Edi Rama u përpoq të paraqiste emigracionin masiv të të rinjve shqiptarë si një histori suksesi për vendin.
“Nuk e shoh këtë si humbje për vendin tonë, por si një fitim”, tha Rama, duke argumentuar se në kohët moderne nuk jetojmë më në një botë me kufij të ndarë dhe qëndrime të thjeshta, por në një realitet global me lëvizje dhe lidhje të shumta ndërkombëtare.
Rama shtoi gjithashtu se shqiptarët po kontribuojnë shumë në vendet pritëse, si Britania, dhe kritikët që e paraqesin këtë fenomen negativisht “duhet të mbyllin gojën e tyre të mallkuar”.
Me këtë qasje, ai shmang të pranojë rolin e politikave të qeverisë së tij si një nga arsyet kryesore të largimit masiv të qytetarëve shqiptarë.
Ndërsa shqiptarët largohen në kërkim të një të ardhmeje më të mirë, vendi mbetet i boshatisur, ndërsa qeveria fokusohet tek pritja e refugjatëve dhe emigrantëve të huaj. Pyetja që lind është e qartë: a po shndërrohet shpopullimi i vendit në një “fitim” politik për Kryeministrin Rama, ndërkohë që realiteti i qytetarëve që ikin mbetet i padëgjuar? -

‘Projekt tinzar i Ramës’, Shehu: Qeveria po shkatërron spitalin e Përmetit për qendra refugjatësh
Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu shprehu shqetësimin e tij të fortë për atë që e cilëson si një manovër të fshehtë të Qeverisë për të transformuar spitalin e Përmetit dhe vetë zonën e Përmetit në një qendër pritjeje për emigrantë.
Shehu ngrit pyetje të drejtpërdrejta mbi arsyet pse po shtyhet përpara një projektvendim që, sipas tij, synon hapjen e qendrave të reja për ardhje nga Siria, Gaza dhe Libani, në një kohë kur spitali i qytetit prej vitesh ka nevojë për rikonstruksion, pajisje dhe funksionalizim të plotë në shërbim të qytetarëve.
Sipas deputetit demokrat, ky projekt jo vetëm zhvesh Përmetin nga një shërbim jetik, por hap rrugë për përdorime të tjera të institucionit, të cilat ai i sheh si pjesë të një plani të paqartë dhe të dëmshëm për zonën dhe për Shqipërinë.
Postimi:
Pse Qeveria transformon spitalin e Përmetit dhe Përmetin vetë në qendër për emigrantët?
Pse duhet ky projektvendim tinzar që kërkon të hapë qendra të reja për emigrantët nga Siria, Gaza e Libani, në Qarkun e Gjirokastrës?
Në vend që Spitali i Përmetit të reabilitohet, të bëhet funksional, qoftë edhe i përdorur për qëllime të përcaktuara mjekuese a reabilitative, ky institucion lihet në mëshirë të fatit…
Kërkohet të shkatërrohet tërësisht, për t’u kthyer në një qendër pritjeje emigrantësh…Dhe absurditeti nuk ka fund, thuhet një pjesë e tij, pra gjysmë “spital” e gjysmë refugjatë!!
Në vend që në Memaliaj të investohet për përmirësimin e jetës së ish-minatorëve, qytetarëve, të rinjve…Projektohet nga Qeveria një investim për një tjetër qendër refugjatësh!
Dhe kjo ndodh kur fluksi i refugjatëve që kalojnë në Shqipëri është ulur ndjeshëm.Thuhet për refugjatë nga Siria, kur Siria ka hyrë në rrugën e stabilitetit, pra të uljes së numrit të atyre që largohen andej.
Përmendet Libani, në të cilin rivendosja e ligjit po afron me çarmatimin e Hezbollah dhe çmontimin e rolit të kësaj organizate terroriste.
Ndërsa Gaza aktualisht nuk përbën ndonjë burim emigracioni, aq më shumë nesër me implementimin e plotë të planit Trump.Këtej del një pyetje e rëndësishme:
Çfarë fshihet pas këtyre mjegullnajave që Rama e Qeveria po përhapin?
Tingëllojnë si një përgatitje ogurzezë, tip Gebels, për mënxyrat e reja që po hartohen në kurriz të shqiptarëve e Shqipërisë nga kjo Rilindje. E cila është gati të shesë gjithçka, të sakrifikojë çfarë ka më të rëndësishme ky komb për pak pushtet e fitime. -

Shqipëria mes braktisjes dhe refugjatëve, shpopullimi që Rama e sheh si ‘fitore’
Ngritja e kampeve të refugjatëve në Gjadër dhe në Shëngjin u prit me kritika të forta. Marrëveshja mes Ramës dhe Melonit për të strehuar në Shqipëri refugjatët e kapur nga Italia, rezultoi të ishte një dështim.
Përpos ngërçit të krijuar në funksionimin e kampeve, për arsye ligjore, qeveria shqiptare duket e vendosur ta kthejë vendin në një “kosh” emigrantësh të paligjshëm.
Së fundmi, Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore (AMVV) që funksionon si institucion në varësi të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Ka miratuar një projektvendim që i hap rrugë ngritjes së 20 qendrave pritëse për emigrantët në tre qarqe të vendit.
Konkretisht, parashikohet që qendrat të vendosen në qarkun e Korçës, Gjirokastrës dhe Vlorës, me kapacitete që variojnë nga 100 deri në 410 shtretër. Plani bazohet në projektvendimin “Për miratimin e Planit Kombëtar të Kontigjencës për flukset e përziera migratore 2026–2028”. Këto qendra do të shërbejnë për emigrantët nga Afganistani, Pakistan, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin Shqipërinë dhe Serbinë si rrugë kalimi drejt Greqisë.
Mësimi që qeveria nuk mori nga marrëveshja me Italinë
Italia dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje për krijimin e kampeve në Shqipëri, ku do të dërgoheshin refugjatë dhe emigrantë të kapur në det, me qëllim përpunimin e kërkesave për azil dhe kthimin e personave me vendime deportimi.
Plani parashikonte përdorimin e zonave si Shëngjini dhe Gjadëri, duke i shndërruar ato në qendra pritjeje për refugjatët që synojnë Europën.
Megjithatë, projekti ka hasur probleme të shumta:
Pengesa ligjore: Gjykata Evropiane hodhi poshtë disa nga premisat, duke e bërë të pamundur funksionimin sipas planit fillestar.
Moszbatimi praktik: Kampet nuk janë përdorur si qendra pritjeje për azilkërkues normalë, por vetëm për persona që duhet të riatdhesohen.
Debat publik dhe kosto të larta: Marrëveshja është kontestuar për efikasitetin e dobët, shpenzimet e mëdha dhe shqetësimet për të drejtat e azilkërkuesve.
Kampet nuk funksionojnë si ishte planifikuar dhe marrëveshja nuk ka arritur objektivat e saj fillestare, duke mbetur në një situatë pezull dhe të diskutueshme.
Shpopullimi që i hap rrugë refugjatëve
Shqipëria po përballet me një fenomen të dyfishtë: nga njëra anë, largimet masive të shqiptarëve drejt Europës po krijojnë një shpopullim të thellë në disa zona; nga ana tjetër, vendi po bëhet një pikë pritjeje për refugjatët dhe emigrantët që kërkojnë të arrijnë në Greqi dhe më pas në vendet e tjera të BE-së.
Ky kontrast është i dukshëm kudo, sidomos në qarqet si Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë, ku qeveria planifikon ngritjen e dhjetëra qendrave pritëse për emigrantët aziatikë dhe sirianë.
Popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2025 ra në 3.63 milionë banorë dhe ishte 27 mijë ose 1.2% më pak se në vitin 2024, sipas vlerësimit të fundit nga Instituti i Statistikave të publikuar të enjten. Ky është vlerësimi i parë pas Regjistrimit të Popullsisë të vitit 2023 kur në Shqipëri u numëruan 2.4 milionë banorë, duke rezultuar se 29 mijë shqiptarë braktisën vendin.
Ndërkohë që shqiptarët largohen, hapësirat publike dhe objektet e braktisura po shfrytëzohen për akomodimin e të huajve, duke krijuar një realitet ironik: vendi që humbet banorët e vet po kthehet në epiqendër pritjeje për të tjerët.
Kjo situatë ngre pyetje jo vetëm për menaxhimin e migracionit, por edhe për politikën sociale dhe ekonomike që duhet të përballojë shpopullimin lokal dhe integrimin e refugjatëve.
Rama: Emigracioni shqiptar, “fitim” për vendin
Në një panel të Chatham House në Londër në Tetor të këtij viti, kryeministri Edi Rama u përpoq të paraqiste emigracionin masiv të të rinjve shqiptarë si një histori suksesi për vendin.
“Nuk e shoh këtë si humbje për vendin tonë, por si një fitim”, tha Rama, duke argumentuar se në kohët moderne nuk jetojmë më në një botë me kufij të ndarë dhe qëndrime të thjeshta, por në një realitet global me lëvizje dhe lidhje të shumta ndërkombëtare.
Rama shtoi gjithashtu se shqiptarët po kontribuojnë shumë në vendet pritëse, si Britania, dhe kritikët që e paraqesin këtë fenomen negativisht “duhet të mbyllin gojën e tyre të mallkuar”.
Me këtë qasje, ai shmang të pranojë rolin e politikave të qeverisë së tij si një nga arsyet kryesore të largimit masiv të qytetarëve shqiptarë.
Ndërsa shqiptarët largohen në kërkim të një të ardhmeje më të mirë, vendi mbetet i boshatisur, ndërsa qeveria fokusohet tek pritja e refugjatëve dhe emigrantëve të huaj. Pyetja që lind është e qartë: a po shndërrohet shpopullimi i vendit në një “fitim” politik për Kryeministrin Rama, ndërkohë që realiteti i qytetarëve që ikin mbetet i padëgjuar?