Tag: Gjirokastër

  • Disiplina godet në të gjitha nivelet, ndëshkohen Elbasani, Flamurtari e Vllaznia

    Disiplina godet në të gjitha nivelet, ndëshkohen Elbasani, Flamurtari e Vllaznia

    Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 31.10.2025

    1. Zyrtari i AF Elbasani, Klaudio Allkja, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    2. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike si dhe për mosrespektimin e masave organizative duke shkaktuar vonesa gjatë lojës, në bazë të neneve 17/2/c të KDE dhe 8/3 të Regullores së Aktivitetit, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

    3. KF Vllaznia, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Flamurtari” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

    4. Zyrtari i KF Iliria, Nazmi Selmani, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur si dhe për mosrespektim të vendimit nr. 14, datë 07.11.2024, në bazë të neneve 14/1/h, 14/1/k, 29/1/d dhe 33 të KDE, dënohet me pezullim nga çdo veprimtari e organizuar nga FSHF për një periudhë prej 1 (një) viti.

    Kohës së re të dënimit i shtohet periudha e pashlyer e dënimit të mëparshëm të vendimit nr. 14, datë 07.11.2024.

    Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit Nazmi Selmani i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe në çdo veprimtari sportive të organizuar nga FSHF, deri në përfundim të afatit të plotë të dënimit.

    5. KF Teuta B, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Tretë U-15, kundër KF Turbina, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    6. FK Shënkolli, për mosrespektimin e masave organizative duke shkaktuar vonesa gjatë lojës, në bazë të neneve 8/1 të KDE dhe 8/4 të Regullores së Aktivitetit, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.

    7. Zyrtari i AF Triumph U-19, Julian Prifti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    8. Lojtari i AF Triumph U-19, Martin Hasani, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    9. AF Elbasani U-17, për mungesë të rregullit dhe disiplinës nga spektatorët, në bazë të neneve 8/1 dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

    10. Lojtari i Albanet U-16, Luejs Kusi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    11. Lojtari i Albanet U-16, Leart Lamnica, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    12. Lojtari i KF Vora U-16, Xhei Kurti, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    13. Lojtari i TR 19 Akademi U-16, Ajni Dërvishi, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë

    14. Lojtari i FC Dinamo City U-14, Enea Baba, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    15. Lojtari i KF Vora U-14, Enea Baba, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    16. FC Kinostudio U-13, për mosrespektimin e masave organizative duke shkaktuar vonesa përpara fillimit të ndeshjes, në bazë të neneve 8/1 të KDE dhe 8/3 të Regullores së Aktivitetit, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    17. Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF Burreli, Arjan Lleshaj, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.9 datë 28.10.2025 të KDE, për pikën 3, duke vendosur dënimin e zyrtarit me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE.

    18. Lojtari i Legjendat, FSHF Sunday League, Ledio Hima, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/k të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    19. Lojtari i Coca Cola (CCBS), FSHF Sunday League, Olsi Hylli, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    20. AF Lefter Millo U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-15, Zona Rajonale Gjirokastër, kunder AF Shehu U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    21. TR 19 Akademi U-7, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-7, kunder Holle U-7, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    22. AF Triumph U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder AF Peza Sport U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    23. Zyrtari i Drini Sport U-13, Sokol Koldashi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    24. Football Republic D, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Akademia e Futbollit A, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    25. Akademia e Futbollit A, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Football Republic C, U-13, në bazë të neneve 6/3/g dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe i zbriten tre pikë nga klasifikimi. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    26. Football Republic C, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Akademia e Futbollit B, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    27. Akademia e Futbollit B, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Football Republic C U-13, në bazë të neneve 6/3/g dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe i zbriten tre pikë nga klasifikimi. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    28. Football Republic A, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Pro Talents Tirana U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    29. Football Republic B, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Pasioni U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    30. Sea Academi U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, kunder Etien Academy U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    31. Titans U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, kunder Olympic Junior U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    32. Football Republic U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, kunder Olympic Junior B, U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    33. KF Burreli U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, kunder AF Dajti B, U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    34. Akademia e Futbollit U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, kunder Don Bosko Academy U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    35. AP Dinamo Junior U-15, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-15, kunder Kamza Sport U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    36. KF Burreli U-16, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-16, kunder YA Albania U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    37. AP Dinamo Junior U-16, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-16, kunder Don Bosko Academy U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    38. Football Republic U-16, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-16, kunder Holle U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    39. Don Bosko Academy U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder AF Kashari U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    40. AF Kashari, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Don Bosko Academy U-13, në bazë të neneve 6/3/g dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe i zbriten tre pikë nga klasifikimi. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    41. Fushë Kruja U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder KSP Junior C U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    42. FC Lura U-9, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-9, kunder Pro Talent B, U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    43. SG Tirana U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Olympic Junior U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    44. Multi 21 Sport Tirana U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder AP Dinamo Junior U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    45. Zyrtari i Nacionali U-13, Luan Biba, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

    46. KF Vora U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, kunder Don Bosko Academy U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    47. Kamza 07, U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-14, kunder Multisport 21, U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    48. Multisport 21, U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Kamza 07, U-14, në bazë të neneve 6/3/g dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe i zbriten tre pikë nga klasifikimi. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    49. National SP U-15, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-15, kunder Don Bosko Academy U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    50. Don Bosko Academy U-15, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder National SP U-15, në bazë të neneve 6/3/g dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe i zbriten tre pikë nga klasifikimi. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    51. Korabi U-15, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-15, kunder Pasioni U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    52. Korabi U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-17, kunder FC Dinamo City U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    53. Kamza Junior B U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Viking Tirana A, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    54. Kamza Junior A, U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar mos zhvillimin e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kategoria e Dytë U-13, kunder Viking Tirana B, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

    Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

    Vazhdo leximin

  • Tenderi ‘sekret’ i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat ‘speciale’

    Tenderi ‘sekret’ i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat ‘speciale’

    Një tjetër tender i dyshimtë i shtohet listës së prokurimeve që po qarkullojnë lekët e buxhetit brenda pak emrave të Rilindjes. Këtë herë në qendër të vëmendjes është Policia e Shtetit, e cila ka përfunduar një kontratë prej 1.2 milionë eurosh për blerjen e automjeteve speciale, me një procedurë që favorizon miqtë. Procedura e zgjedhur është e hapur, por po e quajmë “sekret” sepse ka marrë pjesë vetëm një kompani.

    Fituesi? Kompania “LIGUS” shpk, një emër i njohur në qarqet e biznesit, pas së cilës qëndron, sipas të dhënave dhe lidhjeve familjare, fisi i ish-prefektit të Tiranës dhe ish-drejtorit të ARRSH, Afrim Qendro.

    Tender me “Flamur të kuq”

    Tenderi, me numër reference REF-58179-08-14-2025, është zhvilluar me procedurë të hapur “mbi kufirin e lartë monetar”, për objektin “Blerje automjetesh speciale për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit”.

    Fondi limit i vendosur nga Policia ishte 103.8 milionë lekë pa TVSH, ndërsa vlera përfundimtare e kontratës ka arritur në 119.2 milionë lekë me TVSH – pra rreth 1.2 milionë euro në total.

    Kontrata është nënshkruar më 16 tetor 2025, dhe në dokumentet zyrtare shënohet se mori pjesë vetëm “LIGUS”-it për të marrë paratë publike.

    Open Data Albania e ka shënuar tenderin me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

    Nga dhurimet e aksioneve tek lidhjet direkte me Qendron

    Nuk e dimë lidhjen e drejtorit të Policisë Së Shtetit, Ilir Proda, por nuk duhet të ketë qenë e vështirë për Qendrot që ta “fitojnë” tenderin në tavolinë. Historia e “LIGUS”-it është më interesante se çdo raport zyrtar.

    Kompania është hapur në mars të vitit 2015 nga një shtetase e quajtur Natali Dhima.

    Në janar 2017, ajo ia ka dhuruar të gjitha aksionet Shupo Qëndros – një person nga Progonati i Tepelenës, i njohur si i afërm i Afrim Qëndros.

    Vetëm pas gjashtë muajsh, në korrik 2017, Shupo Qëndro ia kalon gjysmën e aksioneve Erion Muçajt nga Gjirokastra, duke rritur kapitalin e kompanisë me shuma të pazakonta për një subjekt të vogël.

    Në tetor 2020, Qëndro largohet përfundimisht nga kompania, duke i dhuruar pjesën e mbetur Amarilda Çelajt nga Vlora.

    Sot, “LIGUS” ka dy ortakë zyrtarë – Erion Muçaj dhe Amarilda Çelaj. Por prapa tyre, gjithçka çon drejt familjes Qendro, që sipas burimeve në administratë, vazhdon të kontrollojë në hije disa kompani që fitojnë tenderë publikë.

    Ndërkaq, në filim të vitit, në  Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, u ka dhënë Qendrove një tender me vlerë 1,773,500 EUR euro për zhvillimin e disa siteve turistike. Këtë radhë Qendrot shfaqen me një kompani tjetër, “Start Co” shpk.

    Në këtë kompani janë pronarë Shupo Qendro dhe bashkëshortja e Afrim Qendros, Anila Qendro.

    Nga viti 2019 e deri në vitin 2022 kompania “Ligus” ka përfituar mbi 1 miliard e 300 milionë lekë nga buxheti i shtetit, dhe këtë e ka bërë përmes 62 transaksioneve të kryera përmes degëve të Thesarit pranë Ministrisë së Financave.

    Edhe më pas, kompoania ka vazhduar me të njëtin ritëm. Bien në sy kontratat e marra nga kryebashkiaku i tiranës Erion Veliaj dhe nga ndërmarrjet e varura nga bashkia. Mq 16 korrik 2024 Veliaj  odo t’i jepte në shkelje të ligjit kësaj konpani kontratën me objekt ‘Blerje Automjete Zjarrfikëse’. Janë 66 666 667,00 lekë që Lai Eri i ka ndarë me fisin Qendro. Fondi limit ka shtatë 6-a, që konsiderohen si kodi i djallit. Ndoshta dikush nga komisioni ka dashur t’i çojë një sinjal SPAK-ut se ka diçka që nuk shkon me këtë tender. Vlera e kontratës është edhe më e madhe, sepse përfshihet TVSH (20%), pra arrin në 80,000,000.4 lekë.

    Edhe ky tender është shënuar me “Flamur të kuq” nga Open Data Albania.

    KLSH: Firma e Qendros fiton pa e merituar

    Ka pasur sinjale edhe nga organet shtetërore për abuzimet me tenderat nga Qendrot, por nuk ua kanë vënë veshin organet ligjzbatuese dhe prokuroria.

    Një prej këtyre procedurave të përfituara nga ‘Start & Co” është edhe tenderin rreth 150 mijë euro i Skerdi Drenoves kur drejtonte OST, për aplikacionet EMS.

    Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucioni i drejtuar nga Skerdi Drenova ka kryer shkelje të rënda, duke shpallur fitues kompaninë e familjes së Afrim Qendros.

    Audituesit shtetërore konstatojnë se “…. pavarësisht se është oferta e vetme ekonomike, rezulton se Operatori Ekonomik “Start & Co” nuk ka plotësuar të gjitha kriteret e DST, duke u kualifikuar dhe shpallur fitues me pa të drejtë nga ana e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave”.

    Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, “kompania fituese, për të plotësuar kriterin e punëve të ngjashme, ka paraqitur tre fatura të njëjta, duke trefishua artificialisht vlerën totale të shërbimit. Pra në këto kushte KVO nuk duhej ta kualifikonte OE “S.C.”

    Pas këtyre konstatimeve, KLSH deklaron se Operatori i Sistemit të Transmetimit duhet të anulonte procedurën, për shkak se operatori i vetëm në garë nuk plotësonte kriteret e parashikuara.

    Por, ndryshe nga sa ka shprehur Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni i Skerdi Drenovës ka nënshkruar kontratën me kompaninë “Start & Co”, duke fuqizuar portofolin e familjes së prefektit të Tiranës, Afrim Qendro.

    Ndërsa “LIGUS” është një tjetër kompani me rrënjë familjare dhe lidhje politike, që përfiton kontrata milionëshe nga shteti.

    Emrat ndryshojnë, por modeli mbetet i njëjtë: dhurime aksionesh, kompani fantazmë dhe tenderë pa garë. /Gijotina

  • Gjirokastër, policia ndalon shoferin pa patentë

    Gjirokastër, policia ndalon shoferin pa patentë

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 67 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Gjirokastër, ndalohet 50-vjeçari për ndërtim pa leje

    Gjirokastër, ndalohet 50-vjeçari për ndërtim pa leje

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. K., 50 vjeç, pasi po kryente punime ndërtimi në tejkalim të lejes së dhënë nga institucioni kompetent.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Kanosje dhe fyerje në Memaliaj, nën hetim një person

    Kanosje dhe fyerje në Memaliaj, nën hetim një person

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi M. V., 67 vjeç, banues në fshatin Iliras, ka kanosur dhe fyer një 64-vjeçare, për motive të dobëta.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Ardit Bido: Propozimi i Fredi Belerit për universitet në gjuhën greke është një barsaletë pa baza reale

    Ardit Bido: Propozimi i Fredi Belerit për universitet në gjuhën greke është një barsaletë pa baza reale

    Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së eurodeputetit grek me origjinë shqiptare, Fredi Beleri, për krijimin e një universiteti në gjuhën greke për minoritetin.

    I ftuar në emisionin “Tema e Ditës” me gazetarin Arbër Hitaj, Bido e cilësoi këtë propozim si “qesharak” dhe “barsaletë”.

    “Nuk ka baza për ngritjen e këtij universiteti sepse nuk ka minoritet të mjaftueshëm,” u shpreh ai.

    I pyetur për vizitën e ish-kryeministrit grek Karamanlis në varrezat e ushtarëve grekë në Këlcyrë, Bido e cilësoi si të papërshtatshme.
    Ai kritikoi ligjin e vitit 2009 që lejoi krijimin e këtyre varrezave në territorin shqiptar duke thënë se varrezat kthehen herë pas here në pika pelegrinazhi.
    “Fatkeqësisht, varrezat e ushtarëve grekë të ndodhura në territorin e Shqipërisë u miratuan me një ligj që për mua nuk duhej të ishte bërë në vitin 2009. Ato kthehen herë pas here në pika pelegrinazhi dhe kemi vizita me tone provokuese që nuk i ka hije marrëdhënieve shqiptaro-greke”.
    Në lidhje me atë që deklaroi Beleri, deputeti soclialist theksoi se minoriteti grek në Shqipëri është shumë i vogël për të mbështetur një universitet të tillë.
    “Ky propozim është qesharak dhe një barsaletë, sepse nuk ka baza për ngritjen e këtij universiteti. Minoriteti grek është shumë i vogël dhe nuk përmbush jo vetëm një universitet, por asnjë fakultet.
    Nëse do të kishte një universitet në gjuhën greke, duhet të kishte studentë,” deklaroi ai, duke shtuar se edhe degët ekzistuese të gjuhës greke në universitetet e Gjirokastrës dhe Tiranës nuk kanë mjaftueshëm studentë.
    Sipas Bidos, Beleri po përpiqet të faktorizohet politikisht duke shpikur çështje që nuk ekzistojnë.
    “Kur nuk ka çështje që mund të ngrejë, ai shpik çështje si kjo për të treguar se Shqipëria ka probleme me të drejtat e njeriut,” tha ai, duke e akuzuar se ka vepruar gjithmonë kundër interesave të Shqipërisë.
    Deputeti socialist Ardit Bido ka shigjetuar opozitën shqiptare për qëndrimin e saj mbështetës ndaj eurodeputetit Fredi Beleri, duke e cilësuar këtë si një pozicion të rrezikshëm për interesat kombëtare dhe procesin e integrimit.
    “Mbështetja politike që opozita i jep sot Fredi Belerit është shqetësuese dhe tregon në të vërtetë se opozita nuk e do integrimin e Shqipërisë,” tha Bido, duke shtuar se kjo mbështetje është një aleancë e rrezikshme me nacionalizmin politik të huaj.
    Ai e akuzoi opozitën se është e gatshme të bëhet palë me çdo lloj ideologjie që dëmton imazhin e vendit.
    “Për të dëmtuar Shqipërinë, opozita është e gatshme të bashkëpunojë me çdo lloj nacionalizmi politik të huaj që tenton të veprojë në Shqipëri. Opozita e sotme nuk reagon ndaj kësaj gjëje dhe kjo tregon se nuk e do integrimin e Shqipërisë,” u shpreh Bido, duke e cilësuar këtë si një aleancë të rrezikshme me nacionalizmin politik të huaj.
    Bido solli në vëmendje diferencën mes qëndrimeve të eurodeputetëve me origjinë shqiptare, duke krahasuar Fredi Belerin me Alba Kokalarin.
    Ai theksoi se qëndrimet e tyre tregojnë qartë se kush e do dhe kush e dëmton Shqipërinë.
    “Gjatë Komunitetit Politik të Integrimit të mbajtur në Tiranë, pamë diferencën që kishte ndërmjet eurodeputetit grek me origjinë nga Shqipëria dhe eurodeputetes suedeze po me origjinë nga Shqipëria, Alba Kokalari. Këtu pamë dhe diferencën mes atyre që e duan këtë vend dhe ata që e urrejnë këtë vend,” deklaroi Bido.

  • Tabloja e pabarazisë në arsim/ Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

    Tabloja e pabarazisë në arsim/ Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

    Raporti i nxënësve për një mësues është një ndër treguesit më të rëndësishëm që mat cilësinë e procesit arsimor. Sa më i ulët të jetë ky raport, aq më shumë mundësi ka mësuesi të fokusohet tek nevojat individuale të çdo nxënësi, të ndjekë ecurinë e tyre dhe të ofrojë ndihmë më të personalizuar.
    Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT për vitin e fundit të raportimit, atë 2023–2024, në nivel kombëtar, shkollat private kanë pothuajse të njëjtin raport nxënës për mësues si shkollat publike. Megjithatë, nëse shihen të dhënat sipas qarqeve, shfaqen dallime të dukshme, që tregojnë një realitet shumë më të ndërlikuar.
    Në Tiranë dhe Durrës, ku përqendrimi i shkollave private është më i madh dhe konkurrenca më e fortë, këto institucione arsimore arrijnë të ofrojnë klasa më të vogla. Në nivelin fillor, një mësues në një shkollë private në Tiranë ka mesatarisht 13,8 nxënës, ndërsa në një shkollë publike 20,8.
    Në Durrës raporti është përkatësisht 15,3 në privat dhe 19,9 në publik. Këto diferenca nënkuptojnë se prindërit që zgjedhin arsimin privat në kryeqytet po paguajnë, ndër të tjera, edhe për më shumë vëmendje ndaj fëmijëve të tyre dhe një mjedis mësimor më të personalizuar.
    Por në qarqe të tjera të vendit, situata është e përmbysur. Në Gjirokastër, për shembull, në arsimin fillor, një mësues në shkollat private mbulon mesatarisht 25,6 nxënës, ndërsa në shkollat publike vetëm 10,1. Po ashtu, në Berat, raporti në privat është 23,7 kundrejt 11,5 në publik. Edhe pse në Korçë dhe Lezhë diferencat janë më të moderuara, tendenca e përgjithshme mbetet e njëjtë: në zonat më të vogla, shkollat private kanë më shumë nxënës për mësues sesa publiket.
    Këto kontraste ngrenë pyetje mbi mënyrën si shpërndahen burimet njerëzore dhe si menaxhohen institucionet arsimore në nivel lokal. Ndërsa në qytetet e mëdha shkollat private synojnë të ruajnë standarde të larta përmes klasave të vogla, në qarqe më periferike, ato shpesh operojnë me më pak staf, çka ndikon në cilësinë e mësimdhënies. Raporti nxënës–mësues nuk është vetëm një shifër statistikore; ai reflekton mundësitë reale për arsim cilësor, barazi në arsim dhe efikasitetin e politikave arsimore që synojnë të garantojnë kushte të barabarta për çdo fëmijë, pavarësisht vendndodhjes apo tipit të shkollës që frekuentojnë./Monitor

  • Tabloja e pabarazisë në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

    Tabloja e pabarazisë në arsim: Në Tiranë një mësues për 13 fëmijë, në Gjirokastër për 25

    Raporti i nxënësve për një mësues është një ndër treguesit më të rëndësishëm që mat cilësinë e procesit arsimor. Sa më i ulët të jetë ky raport, aq më shumë mundësi ka mësuesi të fokusohet tek nevojat individuale të çdo nxënësi, të ndjekë ecurinë e tyre dhe të ofrojë ndihmë më të personalizuar.Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT për vitin e fundit të raportimit, atë 2023–2024, në nivel kombëtar, shkollat private kanë pothuajse të njëjtin raport nxënës për mësues si shkollat publike. Megjithatë, nëse shihen të dhënat sipas qarqeve, shfaqen dallime të dukshme, që tregojnë një realitet shumë më të ndërlikuar.Në Tiranë dhe Durrës, ku përqendrimi i shkollave private është më i madh dhe konkurrenca më e fortë, këto institucione arsimore arrijnë të ofrojnë klasa më të vogla. Në nivelin fillor, një mësues në një shkollë private në Tiranë ka mesatarisht 13,8 nxënës, ndërsa në një shkollë publike 20,8.Në Durrës raporti është përkatësisht 15,3 në privat dhe 19,9 në publik. Këto diferenca nënkuptojnë se prindërit që zgjedhin arsimin privat në kryeqytet po paguajnë, ndër të tjera, edhe për më shumë vëmendje ndaj fëmijëve të tyre dhe një mjedis mësimor më të personalizuar.Por në qarqe të tjera të vendit, situata është e përmbysur. Në Gjirokastër, për shembull, në arsimin fillor, një mësues në shkollat private mbulon mesatarisht 25,6 nxënës, ndërsa në shkollat publike vetëm 10,1. Po ashtu, në Berat, raporti në privat është 23,7 kundrejt 11,5 në publik. Edhe pse në Korçë dhe Lezhë diferencat janë më të moderuara, tendenca e përgjithshme mbetet e njëjtë: në zonat më të vogla, shkollat private kanë më shumë nxënës për mësues sesa publiket.Këto kontraste ngrenë pyetje mbi mënyrën si shpërndahen burimet njerëzore dhe si menaxhohen institucionet arsimore në nivel lokal. Ndërsa në qytetet e mëdha shkollat private synojnë të ruajnë standarde të larta përmes klasave të vogla, në qarqe më periferike, ato shpesh operojnë me më pak staf, çka ndikon në cilësinë e mësimdhënies. Raporti nxënës–mësues nuk është vetëm një shifër statistikore; ai reflekton mundësitë reale për arsim cilësor, barazi në arsim dhe efikasitetin e politikave arsimore që synojnë të garantojnë kushte të barabarta për çdo fëmijë, pavarësisht vendndodhjes apo tipit të shkollës që frekuentojnë. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Ditët e Mios” në edicionin e 15, pjesëmarrës piktorë nga Shqipëria e shtete të tjera që sjellin Korçën në punët e tyre

    “Ditët e Mios” në edicionin e 15, pjesëmarrës piktorë nga Shqipëria e shtete të tjera që sjellin Korçën në punët e tyre

    Nga Julia Vrapi
    “Ditët e Mios” një ngjarje e artit figurativ, që mbledh çdo vit artistë nga vende të ndryshme të botës për të krijuar vepra të frymëzuara nga rrugicat dhe peizazhet e fshatrave të Korçës. Qyteti i Korçës mirëpret edicionin e 15-të të kolonisë ndërkombëtare “Ditët e Mios”, nga data 28 deri më 31 tetor dhe këtë vit rreth 40 piktorë nga Shqipëria dhe shtete të tjera janë pjesë e këtij aktiviteti të artit figurativ. Aktiviteti që zhvillohet prej disa vitesh në këtë qytet nderon edhe trashëgiminë e mjeshtrit të madh Vangjush Mio, duke e kthyer Korçën në një atelie të hapur arti. Piktorët pjesëmarrës këtë vit janë nga Kosova, Shqipëria, Italia, Greqia, Finlanda, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania, etj. Kryetari i Bashkisë së Korçës Sotiraq Filo shprehet për edicionin e 15-të të “Ditëve të Mios” si një festë e vërtetë e ngjyrave, dritës dhe shpirtit krijues. “Rreth 40 piktorë nga vende të ndryshme të botës do të bashkohen në qytetin tonë për të zbuluar magjinë e rrugicave korçare, peizazhet e fshatrave tona piktoreske dhe frymën e veçantë që vetëm Korça di të dhurojë. Për katër ditë me radhë, qyteti do të kthehet në një atelie të hapur arti, ku çdo penelatë do të pasqyrojë emocionin, frymëzimin dhe dashurinë për vendin tonë. Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij udhëtimi artistik që nderon trashëgiminë e mjeshtrit të madh Vangjush Mio dhe e kthen Korçën në skenën e bukurisë dhe krijimtarisë”, shprehet kryetari i Bashkisë së Korës Sotiraq Filo në rrjete sociale. Kolonia e piktorëve “Ditët e Mios” në qytetin e Korçës sot është në ditën e fundit, ndërsa veprat e krijuara nga piktorët do të ekspozohen në përmbyllje të aktivitetit, si një homazh për mjeshtrin Vangjush Mio.
    Aktiviteti u çel në shtëpinë muze të piktorit  
    Edicioni i 15-të i kolonisë ndërkombëtare “Ditët e Mios” u çel në Shtëpinë Muze të piktorit Vangjush Mio dhe prej vitesh është edhe një nga aktivitetet më të rëndësishme të arteve figurative në këtë qytet. Në Korçë që prej vitit 2007 çdo fund tetori zhvillohet kjo mbledhje artistësh nga vende të ndryshme, në nder të “Piktorit të Popullit” Vangjush Mio, ku në ditën e fundit të kolonisë së artistëve zhvillohet edhe ekspozita me punimet e të gjithë pjesëmarrësve. Banesa muze e “Piktorit të Popullit” Vangjush Mio, është një nga më të vizituarat në qytetin e Korçës. Vangjush Mio (3 mars 1891- 30 dhjetor 1957) ishte një piktor impresionist shqiptar. Ai njihet më së shumti për peizazhet dhe sipas kritikës konsiderohet si peizazhisti më i përkryer shqiptar i shekullit XX. Temat e tij të parapëlqyera i merrte nga Korça, Pogradeci dhe rrethinat, por ai përjetësoi në punimet e tij edhe qytete të tjera si Tirana, Elbasani, Himara, Berati dhe Gjirokastra. Përveç peizazheve, Vangjush Mio ishte brilant edhe në pikturimin e portreteve. Rreth 60 punime të tij janë pjesë e fondit në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Piktori ka marrë pjesë në shumë ekspozita të arteve figurative të organizuara si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj.

  • Parandalimi i trafikimit të paligjshëm të objekteve kulturore, specialistë e ekspertë mblidhen në takim në Apoloni   

    Parandalimi i trafikimit të paligjshëm të objekteve kulturore, specialistë e ekspertë mblidhen në takim në Apoloni   

    Parandalimi i trafikimit të paligjshëm të objekteve kulturore ishte në qendër të takimi që mblodhi specialistë të fushës së trashëgimisë kulturore përfaqësues të institucioneve e më gjerë.
    Këto ditë në parkun arkeologjik të Apolonisë u zhvillua tryeza e dytë e rrumbullakët me temë “Nga sfidat te rekomandimet – Forcimi i bashkëpunimit dhe angazhimit për të parandaluar trafikimin e paligjshëm të objekteve kulturore”. CHwB Albania shprehet se kjo tryezë ofroi hapësirë për diskutim dhe shkëmbim mendimesh ndërmjet aktorëve kyç lokalë dhe kombëtarë, me fokus në identifikimin e sfidave dhe përcaktimin e rekomandimeve konkrete për përmirësimin e bashkëpunimit institucional në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.  “Pjesëmarrësit e vlerësuan nismën si një hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe si një kontribut të rëndësishëm në luftën kundër trafikimit të objekteve kulturore”, thuhet ndër të tjera për këtë takim.
    Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve lokale dhe bashkëpunimi i strukturave ligjzbatuese për të luftuar trafikimin e paligjshëm të trashëgimisë kulturore shqiptare”, që zbatohet nga Cultural Heritage without Borders – Albania (CHwB Albania), me mbështetjen e Programit të Granteve për Zbatimin e Marrëveshjes për Pronën Kulturore (CPAIG) të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, përmes Ambasadës së SHBA në Shqipëri. Pas tryezave të mbajtura në Gjirokastër dhe Apoloni, dy aktivitete të tjera do të zhvillohen së shpejti në Shkodër dhe Korçë.