Tag: Gjirokastër

  • Zgjohen Besa e Kastrioti, Laçi kalon Lushnjën

    Zgjohen Besa e Kastrioti, Laçi kalon Lushnjën

    Java e 10-të luajti pesë nga 6 sfidat e sotme duke prodhuar rezultate interesante. Laçi i’a del me vështirësi të kalojë në shtëpi Lushnjën duke u afruar me dy pikë me kreun që mbahet nga Skënderbeu (luan në 17:00 me Korabin).

    Befason Kastrioti teksa fiton në Kukës 0-1, suksesi i dytë radhazi i skuadrës së Ramadan Ndreut në dy sfida radhazi. Kukësi stampohet në fund.

    Në kahun tjetër gjeografik të Shqipërisë, Besa merr tri pikë të vyera në Gjirokastër ndaj Luftëtarit vendas 1-2 duke kapur kuotën e 10 pikëve. Fiton dhe Pogradeci me Apoloninë 1-0, ndërsa Iliria ndalet në shtëpi nga Burreli 2-2.

    Java e 10-të, Kategori e Parë:

    E hënë 3 nëntor 2025

    14:00

    Laçi- Lushnja 2-1

    Pogradeci- Apolonia 1-0

    Iliria- Burreli 2-2

    AF Luftëtari Besa 1-2

    Kukësi- Kastrioti 0-1

    17:00

    Skënderbeu- Korabi/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kërcënuan me armë gjahu të riun në Tepelenë, shpallet në kërkim 19-vjeçari, nis hetimi për një tjetër

    Kërcënuan me armë gjahu të riun në Tepelenë, shpallet në kërkim 19-vjeçari, nis hetimi për një tjetër

    Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim dhe një 20-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi kërcënuan me armë gjahu bashkëmoshatarin e tyre.
    Sipas njoftimit të policisë të rinjtë i kanë dëmtuar edhe makinën 23-vjeçarit, i cili gjithashtu do të hetohet në gjendje të lirë, pasi në makinë iu gjet një sasi kanabisi.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Libohovë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në fshatin Progonat, pasi dyshohet se këta shtetas, për motive të dobëta i kanë dëmtuar automjetin dhe e kanë kanosur me armë gjahu shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër. Punohet për kapjen e 19-vjeçarit.
    Gjithashtu, nisi procedimi penal dhe për shtetasin B. K., pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lëndë narkotike cannabis”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Shpallet në kërkim 19-vjeçari/ Kërcënuan me armë gjahu të riun, nis hetimi për një tjetër

    Shpallet në kërkim 19-vjeçari/ Kërcënuan me armë gjahu të riun, nis hetimi për një tjetër

    Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim dhe një 20-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi kërcënuan me armë gjahu bashkëmoshatarin e tyre.
    Sipas njoftimit të policisë të rinjtë i kanë dëmtuar edhe makinën 23-vjeçarit, i cili gjithashtu do të hetohet në gjendje të lirë, pasi në makinë iu gjet një sasi kanabisi.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. A., 20 vjeç, banues në Libohovë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në fshatin Progonat, pasi dyshohet se këta shtetas, për motive të dobëta i kanë dëmtuar automjetin dhe e kanë kanosur me armë gjahu shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër. Punohet për kapjen e 19-vjeçarit.
    Gjithashtu, nisi procedimi penal dhe për shtetasin B. K., pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lëndë narkotike cannabis”, njoftoi sot policia.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Tentuan të fusin mallra kontrabandë, arrestohet një nga shoferët e autobusit të linjës Athinë-Tiranë

    Tentuan të fusin mallra kontrabandë, arrestohet një nga shoferët e autobusit të linjës Athinë-Tiranë

    Policia Kufitare në Kakavijë ka ndaluar këtë të shtunë në hyrje të territorit shqiptar, autobusin e linjës Athinë-Tiranë.
    Uniformat blu informojnë se gjatë kontrollit kanë konstatuar mallra të dyshuara kontraband, dhe për këtë fakt 2 drejtuesit e autobusit u shoqëruan në ambientet e Policisë për verifikim.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në autobus Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhjetëra çanta me veshje, valixhe me produkte kozmetike dhe disa kuti me pjesë këmbimi për automjete, të cilat nuk i kishin deklaruar konform ligjit.
    Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan shtetasin M. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, (shoferët e autobusit), për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.

  • Policia Kufitare ndalon autobusin e linjës Athinë-Tiranë, sekuestron dhjetëra valixhe

    Policia Kufitare ndalon autobusin e linjës Athinë-Tiranë, sekuestron dhjetëra valixhe

    Policia Kufitare ndalon autobusin e linjës Athinë-Tiranë, sekuestron dhjetëra valixhe, shoqërohen në komisariat 2 shoferët
    DVKM Gjirokastër
    Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku në Pkk Kakavije efektivët e Policisë kanë kontrolluar një autobus dhe kanë zbritur pasagjerët dhe bagazhet e tyre, ju informojmë se:
    Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije në bashkëpunim me shërbimet doganore në Pikën Doganore Kakavije , në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, autobusin e linjës Athinë-Tiranë.
    Gjatë kontrollit kanë konstatuar mallra të dyshuara kontraband, dhe për këtë fakt 2 drejtuesit e autobusit u shoqëruan në ambientet e Policisë për verifikim.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në autobus Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale dhjetëra çanta me veshje, valixhe me produkte kozmetike dhe disa kuti me pjesë këmbimi për automjete, të cilat nuk i kishin deklaruar konform ligjit.
    Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan shtetasin M. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, (shoferët e autobusit), për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.
    Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

  • Ndihmonin emigrantë që të kalonin ilegalisht kufijtë, pranga 2 personave në Gjirokastër

    Ndihmonin emigrantë që të kalonin ilegalisht kufijtë, pranga 2 personave në Gjirokastër

    2 persona janë arrestuar në Gjirokastër pasi ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufijtë.

    Uniformat blu bëjnë me dije se njëri prej tyre u kap në flagrancë duke transportuar me automjet, nga Tirana në Sarandë, disa emigrantë nga Nepali, që synonin të kalonin ilegalisht në Greqi.
    Ndërsa shtetasi tjetër, organizatori i veprimtarisë kriminale, u kap në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës.
    Sakaq, blutë sekuestruan një automjet dhe 2 celularë.
    Njoftimi i policisë:
    DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Attempt 5”.
    Ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufijtë, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas.
    Njëri prej tyre u kap në flagrancë duke transportuar me automjet, nga Tirana në Sarandë, disa emigrantë nga Nepali, që synonin të kalonin ilegalisht në Greqi.
    Shtetasi tjetër, organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, u kap në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës.
    Sekuestrohen automjeti dhe 2 celularë.
    Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore dhe Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, operacionin policor të koduar “Attempt 5”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasit:

    K., 23 vjeç dhe I. Gj., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

    Shtetasi D. K., u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, pa leje drejtimi, po transportonte kundrejt pagesës, në drejtim të Sarandës, disa emigrantë nga Nepali që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë.
    Nga hetimet dyshohet se shtetasi I. Gj. ishte organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim

    Shfrytëzonin hapësirat publike për parkingje dhe lavazhe, 10 të arrestuar e 123 në hetim

    Policia e Shtetit, ka ndërmarrë një aksion për goditjen e rasteve të zaptimit të hapësirave publike dhe shfrytëzimin e tyre, në mënyrë të paligjshme për parkingje ose lavazhe.
    Raportohet se në 24 orët e fundit janë evidentuar 133 raste, ku si rezultat janë arrestuar 10 persona, ndërsa 123 të tjerë janë proveduar penalisht në gjendje të lirë.

    Gjithashtu, janë proceduar penalisht edhe 45 drejtues automjetesh për parkime të gabuara që pengonin lëvizjen e lirë të automjeteve, këmbësorëve apo automjeteve të emergjencës.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, u konstatuan dhe u goditën:

    133 raste të shfrytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave publike/private, për aktivitete ekonomike (kryesisht vendparkime ose lavazhe për automjete) të paregjistruara në organet tatimore. Subjektet përfitonin të ardhura të fshehura, pa lëshuar kuponë tatimorë.
    Konkretisht:
    8 raste në Tiranë me 10 të arrestuar dhe 68 të proceduar;
    16 raste në Shkodër me 16 shtetas të proceduar;
    11 raste në Lezhë me 11 të proceduar;
    6 raste në Korçë me 6 të proceduar;
    6 raste në Fier e Lushnjë me 6 të proceduar;
    4 raste në Vlorë e Sarandë me 4 të proceduar;
    4 raste në Dibër me 4 të proceduar;
    3 raste në Elbasan me 3 të proceduar;
    2 raste në Berat me 2 të proceduar;
    2 raste në Durrës me 2 të proceduar
    1 rast në Gjirokastër me 1 të proceduar.
    Gjithashtu, u evidentuan 45 raste të parkimeve të gabuara që pengonin qarkullimin e lirë të mjeteve apo qytetarëve, nga të cilat: 37 në Tiranë, 3 në Elbasan, 2 në Fier, 2 në Kukës, 1 në Durrës.
    Po ashtu, janë konstatuar 3 raste të punësimit të paligjshëm”, – thuhet në njoftim.
    Materialet procedurale i kanë kaluar prokurorive të rretheve gjyqësore për veprime të mëtejshme.

  • Policia aksion për hapësirat publike: 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

    Policia aksion për hapësirat publike: 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

    Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion mbarëkombëtar ku në fokus ka qenë lirimi i hapësirave publike.
    Nga aksioni, i cili mban të njëjtin emër me qëllimin e tij “Hapësirat publike”, janë arrestuar dhjetë persona ndërsa janë proceduar 123 për zaptim të hapësirave publike, të shfrytëzuara në mënyrë të paligjshme për parkingje ose lavazhe.
    “Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, u konstatuan dhe u goditën: 133 raste të shfrytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave publike/private, për aktivitete ekonomike (kryesisht vendparkime ose lavazhe për automjete) të paregjistruara në organet tatimore. Subjektet përfitonin të ardhura të fshehura, pa lëshuar kuponë tatimorë”, njoftoi policia.
    Rastet më të shumta janë zbuluar në Tiranë, 78 të tilla që kanë përfunduar me 10 të arrestuar dhe 68 të proceduar. Gjithashtu janë evidentuar edhe 45 raste të parkimeve të gabuara që pengonin qarkullimin e lirë të makinave dhe qytetarëve.
    “Konkretisht:  78 raste në Tiranë me 10 të arrestuar dhe 68 të proceduar; 16 raste në Shkodër me 16 shtetas të proceduar; 11 raste në Lezhë me 11 të proceduar; 6 raste në Korçë me 6 të proceduar; 6 raste në Fier e Lushnjë me 6 të proceduar; 4 raste në Vlorë e Sarandë me 4 të proceduar; 4 raste në Dibër me 4 të proceduar; 3 raste në Elbasan me 3 të proceduar; 2 raste në Berat me 2 të proceduar; 2 raste në Durrës me 2 të proceduar dhe 1 rast në Gjirokastër me 1 të proceduar.Gjithashtu, u evidentuan 45 raste të parkimeve të gabuara që pengonin qarkullimin e lirë të mjeteve apo qytetarëve, nga të cilat: 37 në Tiranë, 3 në Elbasan, 2 në Fier, 2 në Kukës, 1 në Durrës. Po ashtu, janë konstatuar 3 raste të punësimit të paligjshëm”, njoftoi policia.
    Uniformat blu paralajmërojnë se aksioni kundër pushtimit të hapësirave publike dhe informalitetit do të vijojë intensivisht në të gjitha qarqet e vendit.

  • Hapësirat publike! Policia në aksion: 133 raste të goditura në 24 orët e fundit, 10 të arrestuar

    Hapësirat publike! Policia në aksion: 133 raste të goditura në 24 orët e fundit, 10 të arrestuar

    pamje nga aksioni

    TIRANË-133 raste me 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar për zaptim të hapësirave publike, të shfrytëzuara në mënyrë të paligjshme për parkingje ose lavazhe.
    45 drejtues automjetesh të proceduar penalisht për parkime të gabuara që pengonin lëvizjen e lirë të automjeteve, këmbësorëve apo automjeteve të emergjencës.
    Prej 24 orësh, në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit po vijojnë operacionin policor të koduar “Hapësirat publike”.
    Në operacionin për lirimin e hapësirave publike janë përfshirë strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorive Vendore të Policisë, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policitë Bashkiake përkatëse.
    Ky aksion ka si objektiv lirimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin e shtetasve që i kanë zaptuar, duke i shfrytëzuar si vendparkime apo lavazhe, me qëllim përfitimi në mënyrë të paligjshme.
    Njëkohësisht, Policia Rrugore dhe shërbimet e rendit po vijojnë me intensitet kontrollet dhe ndëshkimin e parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe automjeteve të emergjencës.
    Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, u konstatuan dhe u goditën:
    133 raste të shfrytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave publike/private, për aktivitete ekonomike (kryesisht vendparkime ose lavazhe për automjete) të paregjistruara në organet tatimore. Subjektet përfitonin të ardhura të fshehura, pa lëshuar kuponë tatimorë.
    Konkretisht: 78 raste në Tiranë me 10 të arrestuar dhe 68 të proceduar; 16 raste në Shkodër me 16 shtetas të proceduar; 11 raste në Lezhë me 11 të proceduar; 6 raste në Korçë me 6 të proceduar; 6 raste në Fier e Lushnjë me 6 të proceduar; 4 raste në Vlorë e Sarandë me 4 të proceduar; 4 raste në Dibër me 4 të proceduar; 3 raste në Elbasan me 3 të proceduar; 2 raste në Berat me 2 të proceduar; 2 raste në Durrës me 2 të proceduar dhe 1 rast në Gjirokastër me 1 të proceduar.
    Gjithashtu, u evidentuan 45 raste të parkimeve të gabuara që pengonin qarkullimin e lirë të mjeteve apo qytetarëve, nga të cilat: 37 në Tiranë, 3 në Elbasan, 2 në Fier, 2 në Kukës, 1 në Durrës.
    Po ashtu, janë konstatuar 3 raste të punësimit të paligjshëm.
    Aksioni kundër pushtimit të hapësirave publike dhe informalitetit do të vijojë intensivisht në të gjitha qarqet e vendit.
    Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore për veprime të mëtejshme.
    Policia e Shtetit apelon për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të mos cenojnë të drejtën e qytetarëve për të shfrytëzuar bashkërisht hapësirat publike, si dhe të respektojnë me rigorozitet normat e ligjit tatimor dhe të Kodit Rrugor.Çdo veprim që bie në kundërshtim me ligjet në fuqi do të ndëshkohet.
    Gjithashtu, Policia fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, duke kontribuuar në garantimin e rendit, sigurisë publike dhe zbatimin e ligjit.

  • Kompozitorë dhe muzikologë: Hartimi i një strategjie kombëtare me fokus te muzika, të krijohet fondi vjetor i…

    Kompozitorë dhe muzikologë: Hartimi i një strategjie kombëtare me fokus te muzika, të krijohet fondi vjetor i…

     
    Nga Julia Vrapi
    Politikat kulturore, mbështetja institucionale, transmetimi i muzikës kombëtare, statusi i artistit dhe një sërë çështjesh të tjera u trajtuan në konferencën shkencore mbarëkombëtare “Muzika shqiptare si krijimtari, interpretim, muzikologji dhe edukim artistik”. Në këtë konferencë u rikthye në qendër të vëmendjes debati shkencor mbi artin dhe krijimtarinë muzikore, ku të pranishëm ishin studiues, muzikologë, kompozitorë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut dhe ndër të tjera u soll në vëmendje edhe hartimi i një strategjie kombëtare me fokus të veçantë te muzika. Në konferencën organizuar në Akademinë e Shkencave u trajtuan një sërë problemesh e çështjesh ligjore, mes tyre edhe se duhet më shumë mbështetje institucionale për krijimtarinë muzikore shqiptare. Kjo konferencë është një iniciativë e komisionit të përhershëm të arteve pranë Akademia e Shkencave, i cili disa kohë më parë nën drejtimin e kryetarit akademik Vasil S. Tole zhvilloi një mbledhje mbi programin e saj. Ndërsa komiteti organizativ i konferencës përbëhej nga akad. prof. dr. Vasil S. Tole, prof. Arben Llozi, prof. asoc. dr. Rovena Vata Mikeli, prof. asoc. dr. Armira Kapxhiu, dr. Denis Bizhga. Përfundimet e konferencës shkencore mbarëkombëtare “Muzika shqiptare si krijimtari, interpretim, muzikologji dhe edukim artistik”, e mbajtur në Tiranë më 30 tetor organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Fakulteti i Muzikës në Universitetin e Arteve me pjesëmarrës studiues, përfaqësues institucionesh, muzikologë e kompozitorë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u përmblodhën në disa rekomandime drejtuar institucioneve kryesore në vend.
    Rekomandime në fushën e krijimtarisë muzikore
     Në rekomandimet në fushën e krijimtarisë muzikore, të hartohet dhe të aprovohet një strategji kombëtare me fokus të veçantë te muzika dhe edukimi përmes saj (Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Ministria e Arsimit); Të krijohet fondi vjetor i mbështetjes së krijimtarisë së re muzikore pranë Ministrisë së Kulturës, në Teatrin e Operës dhe të Baletit dhe në Radio Televizionin Shqiptar dhe të ketë konkurse për krijimtarinë e re muzikore (Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, TKOB, RTSH); Të plotësohet detyrimi i ligjit nr. 10352 “Për artin dhe kulturën”, kreu VIII “Tarifat e shpërblimit të cilësisë artistike”, neni 34 “Masa dhe kriteret e shpërblimit”, ku përmes VKM-së përkatëse duhet të aprovohet masa e shpërblimit të gjinive artistike sipas fushave të artit apo për kontributin e angazhimit të përkohshëm në projektet artistike (Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave).  Po ashtu në rekomandime drejtuar institucioneve është dhe të plotësohet detyrimi i ligjit nr. 10352 “Për artin dhe kulturën”, kreu VIII “Tarifat e shpërblimit të cilësisë artistike”, neni 34 “Masa dhe kriteret e shpërblimit”, ku përmes VKM-së përkatëse duhet të aprovohet masa e shpërblimit për rezultate të larta, të arritura në konkurrime ndërkombëtare për artin e kulturën (Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave)apo dhe plotësohet detyrimi i ligjit nr. 10352 “Për artin dhe kulturën”, kreu VIII “Tarifat e shpërblimit të cilësisë artistike”, neni 34, ku përmes urdhrit përkatës të ministrit të përcaktohet organizimi i konkurseve kombëtare dhe skema të tjera vlerësimi në gjini të ndryshme të artit (Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit). Ndër të tjera rekomandimet janë dhe që të zbatohen realisht të drejtat morale dhe financiare të krijuesve në fushën e muzikës (përmes monitorimit konkret të përdorimit të veprave nga subjektet publike dhe private (Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ministria e Financave, RTSH, Albautor) apo dhe të rritet numri i studentëve që studiojnë për kompozicion pranë Fakultetit të Muzikës në UART, duke përdorur praktika të njohura e lehtësi të natyrës administrative për nxitjen e studentëve në kryerjen e studimeve për kompozicion (Ministria e Arsimit, UART). Po ashtu dhe të aprovohet një listë veprash muzikore të krijimtarisë muzikore shqiptare të detyrueshme për t’u njohur dhe interpretuar në shkollat muzikore artistike në vend dhe në Universitetin e Arteve. (Ministria e Arsimit, UART, Shkollat e Mesme Artistike në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Korçë, Durrës, Fier, Gjirokastër).

     Rekomandime në fushën e interpretimit muzikor
    Në rekomandime në fushën e interpretimit muzikor përmendet statusi i artistit dhe mbështetja financiare mujore e muzikantëve në profesion të lirë sipas modelit të ligjit francez (Kuvendi i Shqipërisë, MTKS, UART); Ndryshimi i ligjit mbi sponsorizimet nga 2-3 për qind në të paktën 10 për qind, zbritja nga tatimfitimi për bizneset (MTKS Ministria e Financave, Kuvendi i Shqipërisë);  Krijimi i Fondit Kombëtar për Muzikantët e Rinj, bursë dhe mbulim i blerjeve të instrumenteve muzikore (MA, UART, MTKS); Formimi i Orkestrës Rinore Kombëtare, orkestrave rajonale dhe koreve rinore në shkolla dhe universitete, dhe praktikë profesionale të detyrueshme në orkestrat kombëtare për studentët e Akademisë (MTKS, Ministri i Shtetit për pushtetin vendor, TKOB dhe Orkestra simfonike e RTSH). Po ashtu rekomandimet janë dhe për ndërtimin e rrjetit kombëtar muzikor që lidh shkollat me drejtim artistik, Universitetin e Arteve dhe orkestrat muzikore (MA, MTKS, UART, Shoqata e Bashkive); Partneritete publike-private për financimin e muzikës dhe integrimi i muzikës në industrinë digjitale dhe kreative (Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministri i Shtetit për pushtetin vendor, Shoqatat e Biznesit); Krijimi dhe mbështetja në vijimësi e festivaleve kombëtare dhe ndërkombëtare që ofrojnë hapësira pune për artistët. (MTKS, Ministri i Shtetit për pushtetin vendor, shoqata e Bashkive; Financim i drejtpërdrejtë i instrumentistëve dhe këngëtarëve të rinj klasikë: subvencione për blerjen e instrumenteve dhe bursë për masterclass jashtë vendit, me detyrimin për të dhënë kontribut në Shqipëri brenda një periudhe 10-vjeçare nga koha e financimit (MTKS, MA,  AKKSHI). Në rekomandime është dhe program kombëtar “Muzika për të gjithë” – hapja e shkollave 9-vjeçare të muzikës në çdo qytet të Shqipërisë (në çdo 100 000 mijë banorë) sipas parametrave europianë në lidhje me raportin me popullsinë. Shkollat të kenë kabinetin e muzikës, instrument piano, bateri dhe aparate transmetimi videomuzikore me cilësi stereofonike, si lexues CD-je, videoje apo medie të tjera (Ministria e Arsimit) apo dhe digjitalizim dhe promovim ndërkombëtar – platformë online ku promovohen talentet shqiptare në nivel global (Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministra e Turizmit, Kulturës dhe Sporti).

      Rekomandime në fushën e edukimit artistik muzikor
    Në përfundimet e kësaj konference janë dhe rekomandime në fushën e edukimit muzikor, si të ndërmerren nisma konkrete për zbatimin e 5 të drejtave muzikore bazë dhe të standardeve të “Road map for arts education”, dokument i UNESCO-s i aprovuar në konferencën kushtuar edukimit përmes artit, mbajtur në Lisbonë në mars të vitit 2006 (Ministria e Arsimit, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit); Të zbatohen detyrimet që rrjedhin nga “Konventa kuadër e të drejtave të fëmijëve”, neni 29 dhe 31, ku theksohet fakti se shtetet duhet të promovojnë të drejtën e fëmijëve për të marrë pjesë në jetën kulturore dhe artistike, si dhe të drejtën për të pasur mundësi të barabarta rikrijuese në të gjitha llojet e formave kulturore dhe artistike, pasi përmes edukimit fëmijët dhe të rinjtë do të ndërgjegjësohen për larminë e formave kulturore dhe përmes tyre do të mund të njohin tjetrin dhe kulturën e tij, për t’i shërbyer një të ardhmeje në paqe dhe zhvillim (MA, MTKS) apo dhe të krijohet Komiteti i Edukimit Artistik, që do të diskutojë dhe sugjerojë politikat e arsimit, muzikës, artit, kulturës dhe përfshirjen e tyre edhe në arsimin parauniversitar e universitar, por edhe në politikat e kulturës, duke krijuar harmoni midis tyre (Ministria e Arsimit, Akademia e Shkencave, Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit). Në rekomandime drejtuar institucioneve është dhe rishikim i Planit Mësimor të Arsimit Parauniversitar 2025,  duke rikthyer lëndën e Muzikës në arsimin 9-vjeçar me 2 orë në javë, sikurse ka qenë në Planin Mësimor të vitit 2000-2007 (MA, ASH). Të rikthehet tradita e konkurrimeve vjetore të ansambleve artistike dhe koreve të shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve. Rekomandimet janë dhe që në shkollat artistike, një herë në dy-tre vjet të organizohen konkurrime kombëtare në qytete të ndryshme (MA)  apo dhe rikonceptimi i programeve muzikore në RTSH publik dhe përmes koncerteve  të Orkestrës Simfonike të RTSH-së. Transmetimi i muzikës kombëtare në radiot kombëtare dhe vendore, shtimi i programeve të edukimit muzikor nga TKOBAP përmes organizimit të “Koncerte për familje”, etj.
    Rekomandime në fushën e muzikologjisë dhe studimeve muzikore
     Përfundimet e konferencës “Muzika shqiptare si krijimtari, interpretim, muzikologji dhe edukim artistik” u përmblodhën në disa rekomandime drejtuar institucioneve kryesore në vend edhe në fushën e studimeve muzikore e muzikologjisë, si themelimi pranë ASHSH-së i një reviste muzikore online (ASH, Komisioni i Përhershëm i Arteve), Hapja e programeve të reja të studimit në fushën e etnomuzikologjisë, muziko-terapisë dhe teknologjive digjitale të regjistrimeve audio. Në vijim është dhe mbështetja e studiuesve të rinj, duke u ofruar mjetet, burimet dhe rrjetet e nevojshme për kërkim shkencor dhe krijimtari muzikore, duke nxitur, mbështetur dhe orientuar studiuesit e rinj (MA, ASH, Fakulteti i Muzikës-UART, Akademia e të Rinjve pranë ASH) apo dhe krijimi i një baze të dhënash për kompozitorët dhe veprat shqiptare (Qendra e Studimit të Arteve pranë ASH, UART); Krijimi i një biblioteke dhe arkivi shkencor muzikor, që përmbledhin literaturë, partitura, disertacione dhe publikime kërkimore, bibliotekat publike të kenë fonde të veçanta për blerjen e produkteve muzikore si CD, DVD, partitura dhe parte muzikore (Biblioteka Kombëtare, UART Biblioteka, Shoqatat e Bashkive, Qendra e Studimit të Arteve pranë ASH), etj.