Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tepelenës pasi në bashkëpunim me një tjetër kërcënoi me armë gjahu një 23-vjeçar.
Gjithashtu ata i dëmtuan të riut edhe makinën. Ngjarja raportohet se ka ndodhur më 31 tetor.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kapën shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në fshatin Progonat, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me 1 shtetas tjetër, më datë 31.10.2025, kanë kanosur me armë gjahu shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër dhe i kanë dëmtuar automjetin, për motive të dobëta. Në përfundim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tag: Gjirokastër
-

Kërcënoi me armë gjahu të riun dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim në Tepelenë
-

Në kërkim pasi kërcënoi me armë gjahu të riun dhe i dëmtoi automjetin, procedohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim
Është proceduar 19-vjeçari, i cili kërcënoi me armë gjahu dhe dëmtoi automjetin e një personi në Tepelenë.
Sipas policisë, shtetasi S.A, ishte shpallur në kërkim, ndërsa mësohet se ka bashkëpunuar me një shtetas tjetër.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë kapën shtetasin S. A., 19 vjeç, banues në fshatin Progonat, i cili ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me 1 shtetas tjetër, më datë 31.10.2025, kanë kanosur me armë gjahu shtetasin B. K., 23 vjeç, banues në Gjirokastër dhe i kanë dëmtuar automjetin, për motive të dobëta. Në përfundim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A”, thuhet nTop Channel
-

Iu gjetën arsenal armësh dhe lëndë narkotike në banesë, 3 persona në pranga në Gjirokastër, në kërkim 2 të tjerë
DVP Gjirokastër/Sekuestrohen 3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë bajonetë, municion luftarak, një sasi heroine, 300 fara kanabisi dhe një shumë parash(euro e lekë).
Finalizohet si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Interruption”.
Arrestohen 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, të cilët posedonin sendet e kundërligjshme, në 3 banesa në lagjen “Zinxhira” dhe në fshatin Bënçë.
Njëri prej të arrestuarve, me precedent për trafikim të lëndëve narkotike.
Si rezultat i një hetimi që u ndoq për disa javë, me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të disa shtetasve, në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Operacional, me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, finalizuan opëracionin “Interruption”.
Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua shtetasi Ç. B., 57 vjeç (me precedent për trafikim të lëndëve narkotike), u arrestua djali i tij 14 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali tjetër i tij, shtetasi E. B., 19 vjeç, pasi në banesën e tyre, në lagjen “Zinxhira”, u gjetën: 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu dhe municion luftarak;
-u shpall në kërkim shtetasi A. B., 25 vjeç (djali i vëllait të 57-vjeçarit), pasi në banesën e tij, në lagjen “Zinxhira”, u gjetën: 1 bajonetë, 300 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike Heroinë, municione luftarak, 10 000 euro dhe 100 000 lekë;
-u arrestua shtetasi A. S., 21 vjeç, pasi në banesën e tij, në fshatin Bënçë, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, E. B. dhe A. B. (kushërinj).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Gjirokastër/ Armë dhe drogë në banesë, në pranga 57-vjeçari, djali i tij i mitur dhe një tjetër! 2 në kërkim
Në një operacion të koduar “Interruption”, janë sekuestruar armë, municione dhe lëndë narkotike, ndërkohë që tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Hetimi, i realizuar nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, u fokusua në aktivitetin kriminal të disa individëve në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.
Në banesat e dy prej të arrestuarve, Ç. B., 57 vjeç, dhe djali i tij 14-vjeçar, në lagjen “Zinxhira” të Gjirokastrës, u gjetën një sasi e konsiderueshme armësh: 1 kallashnikov, 1 pistoletë, dhe 1 armë gjahu, si dhe municion luftarak. Po ashtu, në banesën e një tjetër të arrestuari, A. S., 21 vjeç, në fshatin Bënçë, u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe municione luftarak.
Gjatë këtij operacioni, janë gjetur gjithashtu 300 fara kanabisi, një sasi heroine dhe një shumë parash (10,000 euro dhe 100,000 lekë), që dyshohet të jenë të fituara nga aktiviteti i paligjshëm. Në kërkim janë shpallur E. B., 19 vjeç, dhe A. B., 25 vjeç, dy persona të lidhur me këtë aktivitet kriminal.
Po vijon puna për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim, ndërkohë që materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
DVP Gjirokastër/Sekuestrohen 3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë bajonetë, municion luftarak, një sasi heroine, 300 fara kanabisi dhe një shumë parash(euro e lekë).
Finalizohet si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Interruption”.Arrestohen 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, të cilët posedonin sendet e kundërligjshme, në 3 banesa në lagjen “Zinxhira” dhe në fshatin Bënçë.
Njëri prej të arrestuarve, me precedent për trafikim të lëndëve narkotike.Si rezultat i një hetimi që u ndoq për disa javë, me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të disa shtetasve, në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Operacional, me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, finalizuan opëracionin “Interruption”.
Në kuadër të këtij operacioni:
U arrestua shtetasi Ç. B., 57 vjeç (me precedent për trafikim të lëndëve narkotike), u arrestua djali i tij 14 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali tjetër i tij, shtetasi E. B., 19 vjeç, pasi në banesën e tyre, në lagjen “Zinxhira”, u gjetën: 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu dhe municion luftarak;
U shpall në kërkim shtetasi A. B., 25 vjeç (djali i vëllait të 57-vjeçarit), pasi në banesën e tij, në lagjen “Zinxhira”, u gjetën: 1 bajonetë, 300 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike Heroinë, municione luftarak, 10 000 euro dhe 100 000 lekë;
U arrestua shtetasi A. S., 21 vjeç, pasi në banesën e tij, në fshatin Bënçë, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, E. B. dhe A. B. (kushërinj).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.
-

Depo armësh dhe bazë droge, arrestohen tre persona nga një familje në Gjirokastër
Një familje e përfshirë në aktivitet kriminal të armëve dhe drogës, kreu i të cilës ishte i skeduar për precedentë penalë në këto fusha, u zbulua pas hetimeve me metoda proaktive dhe përgjime në Gjirokastër.
Policia zbuloi në lagjen “Zinxhira” të qytetit dhe më pas në Bënçë të Tepelenës dy bazat e grupit, ndërsa në pranga ranë 3 persona dhe 2 u shpallën në kërkim.
Të arrestuarit janë babai 57-vjeçar dhe djali i tij 14-vjeçar si dhe një person i tretë. Në kërkim u shpallën dy kushërinj, djali dhe nipi i 57-vjeçarit.
Si prova materiale u sekuestruan 3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë bajonetë, municion luftarak, një sasi heroine, 300 fara kanabisi dhe një shumë parash (euro e lekë).Njoftimi i policise
Si rezultat i një hetimi që u ndoq për disa javë, me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të disa shtetasve, në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Operacional, me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, finalizuan operacionin “Interruption”.
Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua shtetasi Ç. B., 57 vjeç (me precedent për trafikim të lëndëve narkotike), u arrestua djali i tij 14 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali tjetër i tij, shtetasi E. B., 19 vjeç, pasi në banesën e tyre, në lagjen “Zinxhira”, u gjetën: 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu dhe municion luftarak;
-u shpall në kërkim shtetasi A. B., 25 vjeç (djali i vëllait të 57-vjeçarit), pasi në banesën e tij, në lagjen “Zinxhira”, u gjetën: 1 bajonetë, 300 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike Heroinë, municione luftarak, 10 000 euro dhe 100 000 lekë;
-u arrestua shtetasi A. S., 21 vjeç, pasi në banesën e tij, në fshatin Bënçë, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, E. B. dhe A. B. (kushërinj). -

Armë, municione, drogë dhe para, tre të arrestuar në Gjirokastër, dy në kërkim
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi posedonin armë, municione dhe lëndë narkotike në banesat e tyre në lagjen “Zinxhira” të Gjirokastrës dhe në fshatin Bënçë të Tepelenës.
Policia njofton se në pranga kanë rënë babë e bir në Gjirokastër dhe është shpallur në këkrim djali tjetër 19-vjeçar dhe nipi i tij 25-vjeçar.
Në banesën e tyre, në lagjen “Zinxhira”, policia gjeti 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu dhe municion luftarak;
Ndërsa në fshatin Bënçë të Tepelenës u arrestua një 21-vjeçae, pasi në banesën e tij, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Njoftim i Policisë Gjirokastër
DVP Gjirokastër/Sekuestrohen 3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë bajonetë, municion luftarak, një sasi heroine, 300 fara kanabisi dhe një shumë parash(euro e lekë).
Finalizohet si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Interruption”.
Arrestohen 3 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë, të cilët posedonin sendet e kundërligjshme, në 3 banesa në lagjen “Zinxhira” dhe në fshatin Bënçë.
Njëri prej të arrestuarve, me precedent për trafikim të lëndëve narkotike.
Si rezultat i një hetimi që u ndoq për disa javë, me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të disa shtetasve, në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit Operacional, me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, finalizuan operacionin “Interruption”.
Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua shtetasi Ç. B., 57 vjeç (me precedent për trafikim të lëndëve narkotike), u arrestua djali i tij 14 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali tjetër i tij, shtetasi E. B., 19 vjeç, pasi në banesën e tyre, në lagjen “Zinxhira”, u gjetën: 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu dhe municion luftarak;
-u shpall në kërkim shtetasi A. B., 25 vjeç (djali i vëllait të 57-vjeçarit), pasi në banesën e tij, në lagjen “Zinxhira”, u gjetën: 1 bajonetë, 300 fara të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një sasi lënde e dyshuar narkotike Heroinë, municione luftarak, 10 000 euro dhe 100 000 lekë;
-u arrestua shtetasi A. S., 21 vjeç, pasi në banesën e tij, në fshatin Bënçë, u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, E. B. dhe A. B. (kushërinj).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme. -

“Një mbrëmje në kopshtet e Spanjës”, Denis Bizhga: Do të jetë një dialog muzikor në kohë dhe vendndodhje
Nga Julia Vrapi
Tingujt e kitarës vijnë me një koncert këtë nëntor në qytetin e Gjirokastrës. Koncerti “Një mbrëmje në kopshtet e Spanjës” zhvillohet në qytetin e gurtë, si pjesë e aktiviteteve të Javës Kulturore Spanjolle. Koncerti sjell vepra të kompozitorëve spanjoll, ndërsa ato do të luhen nga një prej artistëve të njohur shqiptarë, i cili është prezantuar me sukses dhe në skenat e huaja. Koncerti “Një mbrëmje në kopshtet e Spanjës” mbrëmjen e datës 7 nëntor, një udhëtim muzikor unik me virtuozin Denis Bizhga, themelues dhe drejtor artistik i Albania International Guitar Festival. Kitaristi Denis Bizhga shprehet se këtë herë do të jetë me një koncert në një qytet, që dhe i origjinës së tij. “Prej kohësh e kam dashur një koncert në qytetin e gurtë të shkrimtarit tonë të dashur, Ismail Kadare, qytet dhe i origjinës time. Ky koncert sjell interpretime të veprave më të njohura të kompozitorëve spanjoll, duke krijuar një përvojë estetike dhe shpirtërore”, shprehet kitaristi i njohur.
Nga meloditë evokuese dhe delikate të Francisco Tárrega, që të çojnë në një botë të mbushur me emocione, deri te pasioni dhe lirizmi i Isaac Albéniz, çdo tingull sjell emocion, finesë dhe traditë të thellë muzikore. “Do të jetë një dialog muzikor në kohë dhe vendndodhje, ku historia dhe tradita e kitarës klasike rilindin në një mënyrë moderne. Një pikëtakimi muzikor ndërmjet miqësisë shqiptaro-spanjolle”, vijon më tej Bizhga. Ky koncert organizohet nën kujdesin e Ambasadës e Spanjës, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Bashkisë Gjirokastër, UNED Albania, Javët Kulturore Ndërkombëtare. Koncerti do të zhvillohet te salla e qendrës UNED në Gjirokastër, por pjesë e tij do të jenë dhe vepra shqiptare. Në këtë koncert kitaristi Denis Bizhga do të luajë një kompozim të tij kushtuar heroit kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Vepra muzikore quhet Vita et Gestis dhe mbështetet në tingujt e folklorit tonë. Koncerti këtë nëntor pritet të jetë edhe një aktivitet i veçantë në jetën artistike në këtë qytet.
Koncerti në aktivitetet kulturore
Java Kulturore e Spanjës nisi më 3 nëntor në vendin tonë dhe vijon me aktivitete deri më datë 7 këtë muaj. Prezantime librash, filma, valle tradicionale, etj, si pjesë e aktiviteteve këtë javë kulturore. Më 3 nëntor valltarja e flamenco-s, Lucia La Bronce solli shpirtin spanjoll në shfaqjen “Recóndito” në Katedralen Ortodokse në Tiranë. Balerina andaluziane, anëtare e Ballet Flamenco de Andalucía me mjeshtërinë dhe pasionin e saj solli një performancë të paharrueshme për publikun. Java e Kulturës Spanjolle do të mbyllet më 7 nëntor në qytetin e Gjirokastrës, me koncertin e kitaristit të njohur Denis Bizhga, themelues dhe drejtor artistik i “Albania International Guitar Festival”, i cili do të përcjellë pasionin, lirizmin dhe elegancën e kitarës klasike, që do të lidhin publikun me traditën dhe emocionet e Spanjës. Java Kulturore e Spanjës është në vijim të Javëve Kulturore Ndërkombëtare në vendin tonë, që po vijojnë me aktivitete të ndryshme. Njëzet shtete janë pjesëmarrëse në Javët Kulturore Ndërkombëtare, që këtë vit shënojnë edicionin e katërt në vendin tonë.
-

“U ndal të përshëndeste dhe shkëmbente dy fjalë, por u qëllua me një plumb”- Vrasja e Avni Rustemit, çfarë ndodhi me 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri
Muzeu Historik Kombëtar kujtoi dje në 100- vjetorin e ndarjes nga jeta, “Heroin e Popullit”, Avni Rustemin. Avni Rrustemi, emri i të cilit sot është vendosur në shenjë nderimi në shkolla dhe rrugë të ndryshme, lindi në Libohovë në një familje atdhetare.
I ati ishte qehaja i familjes së Arsllan-Pashalinjve, oxhakut të Libohovës. Mësimet e para i mori në vendlindje, më pas vazhdoi Normalen e Elbasanit dhe pastaj kolegjin e Shën Mitër Korone në Itali, kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës. Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t’u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit. Më 1910 tentoi për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane, gjeneral Shefqet Turgut pashën. Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke.
Gjatë veprimtarisë së tij, më 1910, ai punoi si mësues në Libohovë, në Tragjas të Vlorës më 1913 dhe në Tepelenë e në Vlorë në vitet 1916-1918. Më 1918 me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin “Djalëria e Vlorës” dhe në krye të saj organizoi demonstratën e 28 nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi “Lidhjen e Rinisë Shqiptare”, për mbrojtjen e të drejtave kombëtare kurse më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris, Esat Pashë Toptanin. Gazeta e njohur franceze “Le Meiroir”, më datë 20 qershor 1920 publikoi një fotografi të panjohur deri me sot të Avni Rustemit. Në këtë foto, ai shihet i torturuar barbarisht nga policia franceze pasi kishte kryer atentat ndaj Esat Pashë Toptanit në Paris. Megjithatë, Avni Rrustemi u lirua pas vetëm 6 muajve. Me rikthimin e Avni Rustemit në Shqipëri, veprimtaria e tij politike vjen duke u intensifikuar. Pikërisht, më dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri, që mori emrin federata “Atdheu”. Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi.
Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve. Pas mbylljes së federatës “Atdheu”, në gusht 1922, përsëri me nismën e Avni Rustemit, më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike “Bashkimi”. Avni Rustemi nuk qe vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike, por edhe një ndër ideologët më të shquar demokratë. Daljen e vendit nga prapambetja, Avni Rustemi e shikonte në zhvillimin e ekonomisë së pavarur kombëtare. “Pa pavarësi ekonomike, – shkruan ai, – nuk mund të ketë pavarësi politike”. Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fudullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi. Në kushtet e ashpërsimit të kontradiktave klasore e politike të vendit nga njerëz të vënë prej qeverisë së asaj kohe, atij i bëhet atentat më 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri në Tiranë, ku vdes 2 ditë më vonë pikërisht më 22 prill 1924. Vrasja e deputetit shërbeu si shkëndijë e Lëvizjes, që triumfoi më 10 qershor 1924.VEPRIMTARIA – Në mars 1908 ndërpreu mësimet në Medresenë e Janinës dhe u bashkua me çetën e Çerçiz Topullit. Më pas ndoqi Shkollën Normale të Elbasanit (1909-1910) dhe kolegjin francez të Lozanës (1912-1913), ku themeloi shoqatën patriotike të studentëve shqiptarë “Burimi”. Në vitin 1914 mori pjesë në trupat vullnetare që luftuan kundër bandave të andartëve grekë. Organizoi më 28 nëntor 1918 demonstratën e popullit të Vlorës kundër trupave pushtuese italiane. Kreu kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën-Mitër të Kalabrisë dhe më pas studimet e larta për pedagogji në Universitetin e Romës (1919). Avni Rustemi, më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esat Toptanin.
Në fund të vitit 1920 u kthye në Shqipëri dhe filloi menjëherë ngritjen e organizatave profesionale të arsimtarëve, duke bashkuar të gjitha shoqëritë demokratike të vendit në federatën “Atdheu” (1921). Më pas themeloi shoqërinë “Bashkimi”. Avni Rustemi vdiq pas një atentati që iu bë në Tiranë më 22 prill 1924. Në varrimin e tij në Vlorë me një pjesëmarrje të madhe të popullit u mbajtën fjalime të zjarrta nga përfaqësuesit e forcave demokratike. Kjo ngjarje afroi shpërthimin e Lëvizjes së Qershorit (1924). Shqiptarët e shohin Avni Rustemin si një hero kombëtar që luftoi për demokratizimin e Shqipërisë dhe vrau Tradhtarin Kombëtar Esat Pashë Toptani, i cili do t’ua shiste vendin fqinjëve. Avni Rustemi ka qenë objekt edhe i shumë filmave artistikë, në shumicën e tyre ai shfaqet si hero kombëtar, që vrau tradhtarin e kombit. “Dy Krisma në Paris” është një dramë e Sheri Mitës, Pëllumb Kullës me temë vrasjen e Essad Pashë Toptanit në Paris dhe gjyqin e Avni Rustemit.ATENTATI – Më 31 maj shkoi në Paris ku zuri një dhomë në hotelin “Prince Albert”. Ndërroi vend dy herë dhe më pas mori një banesë me qira në nr. 32 të lagjes “Montmartre”, në hotelin “Toulerie” ku hyri më 2 qershor. Kishte bërë një vizitë mjekësore për sëmundje veneriane. Më 13 qershor 1920 i bëri atentat Esat Pashës duke i shtënë dy herë pas shpine, tek po dilte nga restoranti ku po drekonte, në rr. “Castiglione”. Rustemi u rrah nga kalimtarët, shoferët dhe personeli i hotelit e çarmatosi. U mbajt në hotel deri kur mbërriti policia.
Në gjyqin që iu bë u radhitën dëshmitë: Rustemi që kur kishte mbërritur në Paris kishte kërkuar për një dyqan armësh dhe një poligon, i kishin gjetur një shumë parash në kartëmonedha franceze e italiane – për të cilën deklaroi se ia kishte dhënë vëllai, kishte zënë me qira një shtëpi pranë hotelit ku kreu atentatin dhe hante në restorant. Më 1 dhjetor 1920 vendimi i gjykatës i jep pafajësinë, sipas burimeve të përdorura nga historiani Kastriot Dervishi, atentati ishte i shtyrë nga Aqif pashë Biçakçiu – djali i tezes dhe rivali politik i Esai Pashës – dhe paratë për ta financuar u nxorën nga fondet e Këshillit të Naltë.
RIKTHIMI – Më 24 dhjetor u kthye në Shqipëri. Kur u kthye, u përpoq të bashkonte shoqëritë e ndryshme, kongresi i mbajtur më 25-28 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata “Atdheu” me 25 shoqëri dhe 15 katundari. Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi, Tromara sekretar, Gurakuqi sekretar, Seit Qemali këshilltar e Pejani inspektor. Deputetët miratuan një ndihmë financiare për këtë federatë, të cilën e hoqën pak kohë më pas. Federata kishte qëllim depërtimin tek nëpunësit e shtetit. Nisur nga kjo, qeveria Ypi urdhëroi mbylljen e kësaj federate. Në këto kushte Rustemi më 13 tetor 1922 themeloi në Tiranë shoqërinë “Bashkimi”.Prej kontakteve me të dërguarit sovjetik në Romë, shoqëria qe vendosur të krijohej që kur ndodheshin në kryeqytetin italian Rustemi, Jonuz Blakçori dhe S. Gàzulli. Synimi i kësaj shoqërie ishte tërheqja e rinisë në radhët e saj dhe shkatërrimi i klasës politike në pushtet. Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 i rreshtuar si armik i Zogut dhe duke pasë bërë aleancë me Bajram Currin, kandidoi në dy zona: në prefekturën e Gjirokastrës ku kishte vendlindjen dhe në prefekturën e Kosovës. Rustemi humbi në trevën e tij dhe fitoi në atë të Kosovës falë ndërhyrjes së Bajram Currit në këto votime. Por edhe në prefekturën ku doli fitues, në dy qendra mori zero vota. Qendra e vetme që nxori fitues Rustemin, njohu forcën e çdollojshme të Bajram Currit. Veprimi i shoqërisë “Bashkimi” dhe simpatizantëve të saj ishte orvatja për vrasjen e Zogut në sallën e Kuvendit Kushtetues nëpërmjet Beqir Valterit më 23 shkurt 1924.
Organizator i ngjarjes ishte Rustemi dhe të tjerë të implikuar ishin Sali Hidri (Hoxha), Sejfulla Malëshova, Omer Nishani etj.. Rrustemi pasi kishte marrë pjesë për herë të fundit në Kuvendin Kushtetues më 12 prill 1924, rikthehet në Tiranë më 20 prill, duke u paraqitur në Kuvend për të kërkuar leje tremujore. Kishte nisur procedurat për marrjen e një vize amerikane. Rreth orës 16-17.00 i shoqëruar nga disa miq po shkonte për të takuar në shtëpi ministrin e Arsimit, Fahri Rashit Gjilanin. Kur arritën në Varrezat e Pashës (më pas sheshi “Avni Rustemi”, Pazari i Ri), në çastin që Rustemi u ndal të përshëndeste dhe shkëmbente dy fjalë me Hoxhë Kadriun, u qëllua me një plumb nga mullixhiu Jusuf Reçi. Ali Këlcyra e strehoi në shtëpi, më pas e çuan në spital. Pas një qëndrimi dyditor në spital, Rustemi vdiq më 22 prill 1924 nga hemorragjia.
VARRIMI – Opozita organizoi një varrim me efekte revolucionare të Rustemit në Vlorë. Ceremonia u bënë si në Tiranë, ashtu dhe në Vlorë. Filluan më 28 prill me ceremonitë e zhvilluara para sheshit të xhamisë së vjetër në Tiranë. Një kamion i mbuluar me të zeza barti trupin e viktimës nga Tirana për në Durrës, ku shoqëruesit hipën në vaporin “Beograd”, i cili nisi rrugën drejt Vlorës me flamujt jugosllavë e shqiptarë, për të mbërritur më 29 prill 1924.
Sipas gazetarit Roland Qafoku, zemrën ia nxorën Avni Rustemit për ta ruajtur dhe trupin ia balsamosën për ta transportuar në Vlorë për varrim”. “Si një objekt trofe zemra e Avni Rustemit u vendos në kushte ruajtjeje në një vazo, e zhytur në një solucion që e ruante përjetësisht dhe iu dorëzua farmacistit të Vlorës Nasho Qirko, që shërbente në farmacinë numër 1 të qytetit. Për 39 vjet zemra u ekspozua në farmaci, e vetmja farmaci në Shqipëri që shërbente për dy funksione; për të blerë ilaçe, por edhe si një ekspozitë për të parë zemrën e Avni Rustemit. Pas vitit 1963 nuk ka asnjë të dhënë se ku përfundoi zemra. Ekziston një kërkesë që zemra të kthehej në vendlindjen e Avniut në Libohovë, por nuk është konfirmuar kurrë që zemra të ketë shkuar atje”, – është shprehur ai. Xhenazja u bart përsëri nga një kamion i zi për në xhaminë e qytetit, ku u bënë sërish lutjet e rastit. Vrasja e Esat Pashë Toptanit, njërës prej figurave më të stigmatizuara nga historiografia shqiptare, theksoi mundësinë e zhdukjes fizike të personazheve politike me rëndësi dhe bejlerëve në veçanti. Ndër shtresat e mesme dhe në të rinjtë përhapi idenë e shkatërrimit të kastës politike të formuar kryesisht nga bejlerët.
Këto ide u mishëruan në formimin e shoqërisë “Atdheu” dhe shoqërisë “Bashkimi” pas saj, të cilat gjithashtu u bënë ndër provat e hershme të organizimit të një lloj “rinie fashiste shqiptare”, e cila më vonë u bë bërthama e parë komuniste me grupin komunist që shkoi në Bashkimin Sovjetik. Sipas Ali Këlcyrës, meqë opozita e kohës kishte bindjen se vrasja e Rustemit ishte vetëm një komplot qeveritar, i vendosi kusht qeverisë që brenda 48 orëve të dorëzoheshin komplotistët. Pas mosmarrjes së masave, u organizua varrimi, me anë të të cilit opozita dhe partizanët e saj intelektualë u nisën drejt Vlorës ku dhe ndenjën të tërhequr. Atje u formua një komitet revolucionar i drejtuar nga Fan Noli, prej të cilit lindi Lëvizja e qershorit.
Eqrem bej Vlora e përshkruan te “Kujtimet” si “një nga studentët më të pasuksesshëm, të cilët tentojnë të shfryjnë me heroizma politike dëshirën e tyre për hakmarrje… me anë të një vrasjeje të pabesë i dha një fund të beftë jetës aventurore të Esatit. Ky djalosh që me këtë vrasje donte të bënte emër në Shqipëri, nuk ishte veçse një vegël në duart e kundërshtarëve të Esat Pashës”. Pas pushtimit italian, qe ndër figurat antizogiste të cilat u nderuan nga administrata bashkëpunuese, duke iu dhënë emri sheshit ku u vra, ndërsa në Vlorë u zhvillua një ceremoni nderimi ku përmendej se ideali i tij ishte fashizmi. Nderimi i tij vijoi përgjatë regjimit komunist, ku përpos të qenit antizogist që përputhej me narrativën fashiste, shtohej edhe aspekti revolucionar kundër shtresave të pasura, duke u nderuar me titullin “Hero i Popullit”.
© Panorama.al -

Imazhet e rralla e të panjohura të antropologut zviceran! Artisti që realizoi fotografi nga jugu në veri në celuloid, dëshmi të “krizës së bukës”
LUAN RAMA/ Krahas si një humanist i madh, antropolog shkencëtar e politikan që mbrojti Shqipërinë në dekadat e para të krijimit të shtetit shqiptar apo si një mbështetës i zjarrtë i pranimit të Shqipërisë në Shoqatën e Kombeve, në Gjenevë, një nga kontributet e Eugène Pittard, pas qëndrimit të tij në Shqipëri në vitet 1921 dhe në vitin 1924 ishte dhe dëshmia e tij fotografike përmes rreth dyqind e ca klisheve nga veriu dhe jugu shqiptar duke fotografuar njerëzit e thjeshtë, mikpritjen shqiptare, vende dhe ngjarje historike.
Pamje që sot nuk ekzistojnë më dhe që janë një referencë për studiuesit dhe antropologët shqiptarë, etnografët dhe sociologët për të vënë në dukje atë çka përfaqësonte Shqipëria në vitin 1921 apo në vitin 1924.
Nëse në vitin 1913, fotografi i njohur zviceran Fred Boissonnas do të fotografonte Epirin dhe jugun shqiptar gjer në Çamëri, Delvinë apo Gjirokastër, mision ky i kërkuar nga kryeministri grek Venizellos në kohën e Luftës Ballkanike dhe pushtimin e trojeve shqiptare në jug, veçanërisht i Çamërisë, (për çka shoqëruesi i tij grek nuk i tregoi asgjë për shqiptarët e Çamërisë, myslimanë apo kristianë), Eugène Pittard vinte në Shqipëri me misionin e humanistit internacionalist për të ndihmuar një vend të copëtuar nga fqinjët dhe që duhej mbrojtur në arenën ndërkombëtare siç do të bënte konkretisht me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Fan Noli në Gjenevë që Shqipëria të pranohej anëtare e Shoqatës së Kombeve.
DËSHMITAR I HISTORISË
Fotografia në vetvete është dëshmi historike dhe humane, një dëshmi e statusit të një kombi dhe të vlerave më themelore të tij. Rëndësia historike e fotografive të Eugène Pittard është se ai na ka dokumentuar jo vetëm imazhet njerëzore dhe të shumë prej qyteteve të Shqipërisë së asaj kohe, të trashëgimisë historike, arkeologjike, kulturore apo etnografike, por gjithashtu dhe një nga momentet e vështira të jetës shqiptare gjatë vitit 1921 siç ishte « Kriza e Bukës », çka nuk e gjejmë në arkivat tona në dimensione të tilla me imazhe mbresëlënëse sa ç’janë fotografitë e tij.Ajo që i kanë bërë përshtypje këtij misionari humanist dhe i dërguar për shpërndarjen e ndihmave në emër të Shoqatës së Kombeve janë më së shumti imazhet prekëse të njerëzve të goditur nga kjo krizë e në veçanti grupet e grave me fëmijët e tyre. Ai i ka fotografuar më së shumti ato në Tiranë e Shkodër por dhe në fshatrat përreth dhe në ato të veriut si në Juban, Koplik, Kastrat, Dibër e gjetkë. Janë fytyra që s’flasin por që në vetvete, në sytë dhe qëndrimin e tyre kanë një lloj stoicizmi për të ruajtur dinjitetin e tyre, siç i shohim ato kur janë mbledhur në sheshe dhe rrugët e Tiranës, në Lezhë, apo në sheshin para “Hotel Europa” në Shkodër.
Një sërë fotografish i kushtohen misionit të tij humanist në shpërndarjen e ndihmave në kuadrin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe zviceran, fotografi ku spikat në veçanti flamuri zviceran apo gra që mbajnë ndihmat në duar. Në disa nga prej këtyre fotografive është dhe gruaja e Pittard, publicistja e njohur dhe shkrimtarja Nowlle Roger, e cila po shpërndan ndihma, gjer dhe veshje për to. Me një mjeshtëri të rrallë ai fikson gjithashtu imazhe që sot nuk i gjejmë më në arkivat shqiptare. Ato kanë mbetur të ngjizura në pllakat e xhamit apo në celuloid.Mjafton të shohim fotografinë e pallatit të princ Vidit në Durrës të shkatërruar në bombardimet e vitit 1918, pra në fundin e Luftës së Parë Botërore, për të kuptuar vlerën e fotografisë si dokument historik dhe referencë. E jo vetëm, por dhe si vlerë artistike. Po kështu janë fotografitë e objekteve arkeologjike të kohës romake në Durrës apo Elbasan etj., të cilat nuk ekzistojnë më e që dëshmojnë njëkohësisht për pasionin e tij të veçantë, arkeologjinë dhe jetën e dikurshme të popujve dhe në këtë rast të shqiptarëve, dëshmi madje dhe të kohës neolitike që ai zbuloi në Lin të Pogradecit.
IMAZHI I NJË POPULLI
Që në vizitën e tyre të parë në Shkodër në vitin 1910, gjatë qëndrimit në qytetin historik dhe takimet me personalitetet e shumta të qytetit, kohë kur Pittard nuk e kishte në duar aparatin e tij fotografik, çifti zviceran u takua dhe me artistin Kolë Idromeno, piktorin dhe fotografin e famshëm që artin e fotografisë e kishte quajtur “dritë-shkronjë”, ku ishte drita në “camera oscura” që tregonte imazhet e botës reale, ishte ajo që shkruante përmes dritës duke treguar portretet njerëzore, objektet, peizazhet, jetën përreth.
Më shumë se një dekadë më pas, në vitin 1921, Eugène Pittard do të vinte me një mision të caktuar. Kësaj radhe ai kishte marrë me vete dhe aparatin e tij fotografik si dhe filmat e suporteve të ndryshme bashkë me trekëmbëshin apo “stativin” e tij mbi të cilin vendosej atëherë aparati fotografik. Qëllimi ishte të fotografonte këtë vend jo aq të njohur nga bota perëndimore, Europa dhe vendet e tjera të këtij rruzulli. Kjo do të ishte Shqipëria e vitit 1921 apo siç mund të thoshte ai “Shqipëria ime”, “Mon Albanie”.
Një nga shqetësimet e para duket se për të ka qenë fotografimi i fytyrës njerëzore si dhe të tregonte, si antropolog që ishte, fytyrën dhe tipin shqiptar, identitetin e tij si popull, për çka kishin shkruar për udhëtimet e tyre në Shqipëri edhe jo pak udhëtarë, gjeografë, etnografë e historianë francezë gjatë shekullit XIX. Por kjo, edhe për arsyen se më së pari duhet të dëshmohej jeta e popullit, siç kishin bërë në vitin 1913 studiuesi i gjeografisë humane, francezi Jean Bryhnes dhe fotografi i tij Auguste Léon, duke fotografuar për Arkivin e Albert Kahn tipin shqiptar dhe mjedisin e tij veçanërisht në Tiranë, Durrës, në fshatrat përreth apo dhe në Çamëri e Kosovë.
Fotografitë e Pittard janë vërtet impresionante. Mjafton të shohim nga afër portretet e dy grave mirditore, një prej të cilave me ngarkesë në kurriz, të cilat vështrojnë drejt objektivit. Janë fytyra të mirësisë që e kanë pranuar jetën në përballje me vështirësitë. Sytë e tyre shkëlqejnë nga një dritë gati mistike. Një fotografi e jashtëzakonshme ku imazhi flet shumë për gjendjen e tyre, forcën që kanë për të mbijetuar paqësisht. Pittard nuk harron të fotografojë guidën e tyre, rrugët dhe itineraret shqiptare, vendet historike, vendet e kultit dhe fytyrat e refugjatëve veriorë të zbritur gjer në Tiranë për të shpëtuar nga uria. Po kështu burra të jugut shqiptar me fustanella, që mbajnë në krahë fëmijë me një lloj krenarie.
Mesazhi i vështrimit të tyre dhe i gjithë fotografisë është sikur duan të thonë se ne mbajmë shpresën për një të ardhme më të mirë. Dhe Pittard është afruar me aparatin e tyre shumë afër, për të nxjerrë në parë vështrimin e tyre plot besim. Duhet theksuar se Pittard nuk ishte nga ata që donte të inskenonte fotografimin e shqiptarit me një sfond apo dekor të caktuar siç ndodhte në atë kohë edhe me fotografët Marubi. Atij i interesonte çasti, fytyra, njeriu, për të deshifruar diçka sociale: përkatësinë e tij dhe marrëdhënien me tokën e për më tepër me dramën që përjetonte një popull.
Shumë nga fotografitë kanë një dramacitet të thekshëm në fytyrat e atyre grave malësore dhe burrave të rëndë, pinjollë të një epike homerike. Ky dimension social është diçka në fotografinë e viteve 20-30 të shekullit XX në Shqipëri, një risi që do ta shohim më pas dhe në fotografët italianë që erdhën në fundin e viteve ’30, e po kështu dhe në fotografët shqiptarë të Shkodrës apo Korçës, të cilët nuk u mjaftuan vetëm me fotografit e studios por dolën jashtë, në kërkim të fytyrës njerëzore.KRONISTI
Eugène Pittard nuk ishte një fotograf profesionist siç ishin profesionistët dhe fotografët me emër në Shqipëri si Marubët apo Kolë Idromeno. Fotografitë e tij shqiptare janë në natyrë çka e bëjnë atë një lloj kronisti që donte të dëshmonte botën shqiptare, jetën e përditshme të një populli, shqiptarët në dinjitetin e tyre, pa dashur të bëhet interpretues i skamjes, por të dëshmojë botën shqiptare, qytetarinë, vende dhe ngjarje, atë çka ai pikëtakonte në udhëtim e sipër, imazhe që do të përbënin më pas dëshmi historike të Shqipërisë së asaj kohe.
Në gjithçka që fotografon, ndjehet dashuria e atij që fotografon pas aparatit fotografik. Ai fikson pritjen e jashtëzakonshme që i bëjnë shqiptarët kudo që shkon, në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër e gjetkë nëpër malet shqiptare. Pritja për mikun zviceran është e jashtëzakonshme. Ka një entuziazëm popullor në fytyrat e miqve shqiptarë, në mikpritjen e tyre tradicionale dhe që është një nga virtytet e tyre të veçanta, e cila shfaqet dhe në vallet që hidhen në sheshe për të treguar dashurinë për mikun që vjen nga larg, i cili është solidar dhe tregon dashuri për ta. Është një kronikë plot imazhe, ku rreth 200 fotografi i përkasin udhëtimit në vitin 1921 dhe 37 udhëtimit në vitin 1924, në pllaka xhami, “plaques de verre” dhe në “negativ souple”, imazhe që së bashku, pa inskenime false, e që tregojnë dashurinë e shqiptarëve për humanistët e mëdhenj, miqtë e vërtetë, mbrojtësit e tyre në arenën ndërkombëtare siç ishte Pittard por dhe për ndihmën konkrete në hallet e tyre për të përballuar skamjen dhe mjerimin në këtë periudhë të historisë kur Shqipëria në Lushnjë sapo bëhej me një qeveri të sajën.
Si kronist që është, përmes objektivit fotografik ai i jep hapësirë kuadrit, i jep ajër që jo të fiksojë jo thjesht ardhjen e tyre por atmosferën e mikpritjes shqiptare apo jetës së këtij populli. Interesante është dhe fotografia kur gruaja e tij, Nowlle, gjendet në portën e një shtëpie beratase bashkë me të zotin e shtëpisë pas kthimit të tyre nga mali i Tomorrit dhe ku objektivi nuk është afruar drejt tyre thjesht për të fiksuar një kujtim personal.
Për Pittard ka rëndësi të fotografojë më gjerë, d.m.th. të fiksojë në kuadër, në plan të parë, një fëmijë dhe pak më tutje fshatarë me gomerë apo dhe qytetarë që po ecin në rrugë. Këtë ia ofron vetë çasti, jeta. Kështu fotografia jep një informacion më të gjerë për shikuesin. Në mjedisin e një pazari të Tiranës ai fikson njerëzit, dyqanet dhe në sfond qiparisin e madh pranë një xhamie me një torrë të ngritur dhe të këputur, ndoshta nga Lufta e Parë Botërore.
Pittard është një udhëtar që kërkon të zbulojë botën shqiptare dhe ta fotografojë atë. Kështu fotografon ndërtesën e famshme në Durrës të qeverisë së Princ Vidit në vitin 1914 e cila mbahej ende në këmbë por si gërmadhë, pasi ajo ishte bombarduar gjatë Luftës së Parë Botërore në vitin 1918. Është një fotografi befasuese që sot nuk e gjen në arkivat shqiptare apo gazetat e kohës.
Atij i pëlqen të fotografojë shtëpitë tradicionale dhe historike, shtëpinë e Kongresit të Lushnjës, shtëpitë toptanase, kështjellën e rrënuar tashmë të Ali Pashës, atë të Këlcyrës nga larg, xhaminë e Sulejman Pashës, krijuesit të qytetit të Tiranës, kishën ortodokse të Tiranës, monumentin e varrit të Skënderbeut në Lezhë apo një va për të kaluar lumin e Drinit në Vaun e Dejës, ku në shënimet e tij për këtë fotografi kanë mbetur vetëm germat “Va”, pasi emri është shuar.
Fotografi të rralla që sot do të pasurojnë dëshmitë mbi Shqipërinë e atyre viteve. Interesante janë gjithashtu dhe fotografitë e Petrelës, veçanërisht shtëpia e ngritur mbi një nga torrat e fortesës bizantine, të përshkruar nga kronistja bizantine, Ana Komnena, vajza e bazileusit Aleksi i Bizantit, mbi luftërat kundër normandëve të Robert Guiscard.******
Fotografitë e Pittard vijnë për herë të parë në Shqipëri
Në fondin e Muzeut Etnografik të Gjenevës ekziston një koleksion prej 1,055 fotografish të realizuara nga Eugène Pittard gjatë një periudhe gjysmëshekullore në vende të ndryshme të botës.
Nga ky fond, 237 fotografi janë realizuar gjatë vizitave të vitit 1921 dhe 1924 që Eugène Pittard ka kryer në Shqipëri i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Hélène Pittard. Eugène dhe Hélène Pittard nisën shtegtimin e tyre në Shqipëri në vitin 1921 të “armatosur” me lapsa, fletore dhe blloqe, si dhe duke ruajtur si dritën e syrit aparatin e tyre fotografik Kodak Broenie. Udhëtimi i tyre që nisi me tren nga Gjeneva në Romë, nga Roma në Bari dhe më pas me anije nga Bari në Durrës, duhet të shihet si një udhëtim drejt zemrave të njerëzve, si një udhëtim në zemrat e shqiptarëve.
Fotografitë e Pittard vijnë për herë të parë në Shqipëri. Arti i fotografisë është një art më vete dhe këtë Eugène Pittard na e ka dëshmuar më së miri përmes fotografive të tij në suporte të ndryshme dhe dimensione 9 cm x 12cm apo 10,5 cm x 6,5cm si dhe në film fotografik. Sigurisht udhëtimet e tij të mëparshme nëpër Ballkan i kanë shërbyer që të fiksojë imazhe në shërbim të shkencës, përvojë që e ka ndihmuar të arrijë të perfeksionohet si një fotograf i vërtetë duke u vënë pas objektivit të aparatit të tij për të fotografuar njerëz, tipat njerëzorë, veçanërisht të popujve ballkanikë, vendet, natyrën dhe vetë atmosferën e kohës në të cilën ata jetonin.
Nga fondi i tij fotografik në Shqipëri ne e ndjejmë më së miri se ai di të fotografojë bukur, të kompozojë në mënyrë mjeshtërore, të zgjedhë se me çfarë suporti të fotografojë natyrën apo portretet dhe që brenda atij kuadri që i shfaqet të kapë detaje që i vlejnë për ti vënë ato në pah duke i shtuar imazhit diçka njerëzore, njeriun, siç e shohim dhe në një fotografi të një rrapi shumëshekullor në Tiranë, disi nga larg, ku në plan të parë është një figurë e vogël, një fëmijë, që shton ndjesinë që ka shikuesi ndaj këtij Në fondin e Muzeut Etnografik të Gjenevës ekziston një koleksion prej 1,055 fotografish të realizuara nga Eugène Pittard gjatë një periudhe gjysmëshekullore në vende të ndryshme të botës. imazhi. Dhe neve na pëlqen kur rrugët dhe sheshet janë me njerëz. Janë ata që i japin jetë imazhit dhe për Pittard duket se kjo është themelore. Pittard-it nuk i mungon fryma poetike në fotografitë e tij.
Një fotografi e mrekullueshme është ajo që mban titullin “Porte bonheur”, apo “Sjellësi i fatit” ku nga një mur ngrihet një degëz ku mbi të njerëzit kanë lidhur shirita rrobash apo shamish, për të shprehur një “ex-voto”, një dëshirë që ndoshta fati do ta realizojë, shprehje kjo e supersticioneve që ekzistonin në atë kohë, siç na e dëshmojnë dhe shumë udhëtarë të huaj apo antropologët dhe studiuesit e folklorit shqiptar.
Më së shumti, kjo frymë poetike shihet në peizazhet e tij, në rrjedhjet e lumenjve dhe sfondet e natyrës përtej, në Berat apo lumin e Vjosës përgjatë fushave të Myzeqesë, malet dhe vargmalet e Nëmërçkës apo Dibrës, që për një shkencëtar si ai, specialist i antropologjisë njerëzore, janë të veçanta. Të tilla janë peizazhet e lumit Osum dhe përmbytjet në brigjet e Beratit, me shtëpitë që ngrenë kokat mbi ujë çka mund t’i krahasosh me imazhet e fotografëve më të shquar të fillimit të shekullit XX siç ishin ato të përmbytjeve të Senës në Paris nga Roger-Viollet, etj.
Ai e ka drejtuar objektivin rrafsh me ujin, çka për kohën është një gjetje e rrallë fotografike, duke fiksuar në objektivin e tij trekatër fotografi të mrekullueshme dhe unike në sojin e vet. Po kështu është dhe fotografia tjetër e përmbytjeve në fshatrat e Lezhës, çka sugjeron relievi dhe pozicioni gjeografik i cili ka një bukuri të jashtëzakonshme.
Të ngjan me një tablo në bardh e zi, mbi të cilën nderet një heshtje poetike ku bukuria e imazhit ia fsheh trishtin që mbart thellë në vetvete. Në një tjetër fotografi ku karvani i këtyre udhëtarëve ka ndalur, me sa duket në zonën e Mbishkodrës, për një çast ata janë ulur të çlodhen. Por Eugène Pittard e ka mendjen të fotografojë pasi i pëlqen ajo skenë. Ai e kompozon pushimin e udhëtarëve midis dy trungjesh ku nga njëra anë janë kuajt që çlodhen dhe nga ana tjetër, Nowlle dhe shoqëruesit e tyre, malësorë dhe ushtarakë.
Është syri i mprehtë dhe artistik i artistit! Në fotografinë “transportuesit e lëndës drusore”, kemi të bëjmë me një lloj skene që i ngjan afreskut. Edhe këtu transportuesit janë ndalur të çlodhen nga rruga e gjatë. Kuajt qëndrojnë të heshtur me ngarkesat e tyre, burrat me dërrasat në duar vështrojnë nga fotografi, ndërkohë që tre gra veshur në të zeza përfitojnë nga koha e lirë të bëjnë çorape leshi dhe ku një e katërt pas tyre i ka ende degëzat e lidhura mbi shpinë.
Me një mjeshtri më vete janë fotografuar valltarët e Gjirokastrës që për ardhjen e humanistit të madh hedhin vallen në pritjen e tij, por edhe në një mjedis të brendshëm, ku drita diellore e ndihmon atë të fotografojë lëvizjen dhe hiret e valles, ku fustanella ka elegancën e vrullit dhe fytyrat e tyre burrërore një ndjesi krenarie.
Ata vallëzojnë, nuk pozojnë, është një fotografi “instantané” e çastit, e kapur në lëvizje, aty ku në sfond duket mali i Çajupit, çka e bën atë grup valltar tepër njerëzor dhe plot jetë. Fotografitë e Pittard vijnë për herë të parë në Shqipëri, kthehen që ti shohim ne, pasardhësit e atyre shqiptarëve që kanë jetuar para një shekulli dhe janë fiksuar në celuloid nga miku i madh zviceran.
Peizazhet dhe imazhet e qyteteve dikur tashmë kanë ndryshuar, progresi dhe emancipimi i shoqërisë shqiptare është i jashtëzakonshëm, por këto fotografi na bëjnë të mendojmë për rrugën e përshkuar të popullit tonë gjatë një shekulli si referencë e forcës, identitetit të lashtë kulturor dhe dëshirës së tij për tu integruar në Europën e qytetëruar.
/Gazeta Panorama
