POLICIA E SHTETIT
Në Komisariatin e Policisë Përmet ka kallëzuar, shtetasja F. Ç., 58 vjeçe, banuese në Përmet, se prej datës 04.11.2025, ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj, shtetasin A. Ç., 66 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tag: Gjirokastër
-

Gruaja nga Përmeti denoncon në polici: Më ka humbur burri!
-

Digjet makina në Tunelin e Skërficës
POLICIA E SHTETIT
Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Kardhiq-Delvinë”, në vendin e quajtur “Tuneli i Skërficës”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në automjetin që drejtonte shtetasi D. B. Si pasojë, është djegur pjesërisht automjeti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. -

Tirana, gjeneratori i ekonomisë/ Thellohet diferenca rajonale, Kukësi me të ardhurat më të ulëta për frymë
A po rritet ekonomia shqiptare apo vetëm Tirana? Shifrat tregojnë se kryeqyteti po mban mbi supe gjysmën e gjithë rritjes kombëtare ndërsa pjesa tjetër e vendit po ecën shumë më ngadalë.
Sipas të dhënave të INSTAT ekonomia shqiptare në 2023 u rrit me 4.02% ndërsa Tirana kontribuoi me mbi 2%. Por cilat qarqe e pasojnë më tej kryeqytetin?
Teksa Tirana mban rolin e saj dominues si qendra kryesore financiare, tregtare dhe administrative e vendit, pas saj renditen qarqet Fier dhe Durrës, që mbeten nyje të rëndësishme për industrinë dhe transportin, ndërsa Elbasani dhe Vlora tregojnë një aktivitet të konsiderueshëm ekonomik në zonat qendrore dhe bregdetare. Qarqet Shkodër dhe Korçë mbajnë një peshë të moderuar. Berati, Lezha, Dibra, Gjirokastra dhe Kukësi përbëjnë qarqet me kontributin më të ulët në PBB.
Kjo tablo tregon se hendeku ekonomik mes Tiranës dhe pjesës tjetër të vendit mund të thellohet edhe më shumë.
Edhe sipas PBB për frymë diferencat rajonale janë të thella.
Vlera ekonomike e prodhuar mesatarisht nga një person brenda periudhës 1 vjetore u vërejt medoemos në rajonin qendror përfshirë këtu Tiranën me 1.36 milionë lekë për frymë më pas vijon me Durrësin e Fierin mbi 1 milionë lekë për frymë. Në fund të listës qëndrojnë Kukësi, Dibra dhe Berati, që kanë PBB për frymë shumë më të ulët se pjesa tjetër e vendit.
Një rezultat i tillë ku rritja e lartë ekonomike dhe PBB-ja për frymë e përqendruar është e përqendruar kryesisht në Tiranë dhe disa qarqe bregdetare, tregon një zhvillim të pabalancuar rajonal.
Duke bërë kështu që mundësitë ekonomike, investimet dhe punësimi të drejtohen në pak zona, ndërsa rajonet e tjera mbeten prapa. Kjo bën që të rritet hendeku social dhe ekonomik mes qarqeve, duke nxitur migrimin drejt qendrave urbane dhe duke e kthyer në një sfidë zhvillimin e qëndrueshëm gjithëvendor.Top Channel
-

Doni të shkoni në muze, kala, parqe arkeologjike? Nga sot, biletat i merrni në e-Albania
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka ndarë një lajm të rëndësishëm për të gjithë qytetarët dhe turistët që duan të eksplorojnë trashëgiminë kulturore të Shqipërisë. Duke nisur nga sot, e enjte, 6 nëntor, biletat për muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike mund të blihen online përmes platformës qeveritare e-Albania.
Sitet kulturore të përfshira në shërbim:
-Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë
-Muzeu Kombëtar Etnografik, Krujë
-Muzeu Kombëtar Ikonografik “Onufri”, Berat
-Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Shkodër
-Kalaja e Shkodrës
-Kalaja e Gjirokastrës
-Parku Kombëtar Arkeologjik Apolloni, Fier
Si funksionon?
-Hyni në portalin e-Albania
-Zgjidhni shërbimin “Biletaria online për sitet kulturore”
-Caktoni destinacionin që dëshironi të vizitoni
-Përzgjidhni llojin e biletës
-Kryeni pagesën online
-Prisni biletën në e-mail, është e vlefshme për 1 muaj. -

Ministri Gonxhja ndan lajmin: Nga sot biletat e muzeve, kalave, parqeve arkeologjike blihen online në e-albania
Vizitat në sitet kulturore të Shqipërisë tashmë bëhen më të lehta dhe më moderne. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, njoftoi sot zyrtarisht nisjen e shërbimit të ri elektronik për blerjen online të biletave për muzetë, kalatë dhe parqet arkeologjike të vendit, përmes platformës e-Albania.
“Nga sot, qytetarët dhe turistët mund të blejnë biletat e tyre pa radhë, thjesht përmes telefonit ose kompjuterit, duke përfituar një eksperiencë më të shpejtë dhe moderne për vizitat kulturore në vend”, deklaroi ministri Gonxhja.
Ky i fundit sqaroi më tej hapat që do ndiqen për blerjen e biletës.“Zgjidhni “Biletaria online për sitet kulturore” në e-Albania; caktoni sitin që dëshironi të vizitoni; përzgjidhni llojin e biletës; kryeni pagesën online”, sqaroi Gonxhja. Ministri theksoi se bileta vjen menjëherë në e-mail dhe është e vlefshme për 1 muaj.
Nëpërmjet këtij shërbimi mund të vizitohen:
-Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë
-Muzeun Kombëtar Etnografik, Krujë
-Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”, Berat
-Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Shkodër
-Kalaja e Shkodrës
-Kalaja e Gjirokastrës
-Parku Kombëtar Arkeologjik Apolloni, Fier
/vizionplus.tv -

Biletat për muzetë dhe kalatë tani online në e-Albania, por Butrinti dhe Finiqi mbeten jashtë sistemit
Biletat për muzetë dhe kalatë tani online në e-Albania, por Butrinti dhe Finiqi mbeten jashtë sistemit
Nga sot, vizitat në shumë prej muzeve dhe kalave më të njohura të Shqipërisë mund të planifikohen më lehtë se kurrë, pasi biletat mund të blihen drejtpërdrejt online përmes platformës shtetërore e-Albania. Por në mënyrë të çuditshme, parqet arkeologjike të Butrintit dhe Finiqit, dy nga thesaret më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore shqiptare, janë përjashtuar nga sistemi.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, i cili tha se qytetarët dhe turistët do të kenë tashmë mundësinë të blejnë biletat e tyre pa pritur në radhë, thjesht përmes telefonit apo kompjuterit.
“Nga sot, qytetarët dhe turistët mund të blejnë biletat e tyre pa radhë, duke përfituar një eksperiencë më moderne për vizitat kulturore në vend”, deklaroi ministri Gonxhja.
Përmes këtij shërbimi, vizitorët duhet të zgjedhin opsionin “Biletaria online për sitet kulturore” në portalin e-Albania, të përzgjedhin destinacionin, llojin e biletës dhe të kryejnë pagesën online. Bileta u dërgohet menjëherë në e-mail dhe është e vlefshme për një periudhë njëmujore.
Aktualisht, sistemi përfshin vetëm disa site kulturore të njohura si:
Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë
Muzeu Kombëtar Etnografik, Krujë
Muzeu Ikonografik “Onufri”, Berat
Muzeu i Fotografisë “Marubi”, Shkodër
Kalaja e Shkodrës
Kalaja e Gjirokastrës
Parku Arkeologjik Apollonia, Fier
Megjithatë, mungesa e Butrintit dhe Finiqit në këtë listë ka ngjallur habi, pasi bëhet fjalë për dy prej destinacioneve më të vizituara dhe më të rëndësishme të vendit.
Deri më tani, ministri Gonxhja nuk ka dhënë asnjë shpjegim për arsyet e përjashtimit të tyre, ndonëse pritet që ky shërbim të zgjerohet në të ardhmen edhe për këto parqe të rëndësishme.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Ndeshjet e moshave për përfaqësueset rajonale, dominon Tirana
Federata Shqiptare e Futbollit po zhvillon turneun e ekipeve përfaqësuese rajonale për djem, për grupmoshat 2013 dhe 2014. Pas ndeshjeve të zhvilluara në Fier dhe Tiranë, janë përcaktuar skuadrat që sigurojnë pjesëmarrjen në fazën finale që do të luhet nesër në “Shtëpinë e Futbollit”, më 6 nëntor. Në përballjet e zhvilluara në Fier, skuadra e Elbasanit doli fituese, duke mposhtur në finale përfaqësuesen e Fierit me rezultatin 2-0. Këto dy ekipe siguruan pjesëmarrjen në fazën finale në Tiranë. Te grupmosha 2013, përfaqësuesja e Fierit mundi 3-1 Korçën, ndërsa të dyja ekipet fituan të drejtën të jenë pjesë e ndeshjeve finale në Tiranë. Në ndeshjet e luajtura në Kamëz, Tirana dhe Durrësi siguruan kualifikimin për fazën finale, pasi arritën rezultatet më të mira në grup dhe fituan ndeshjet përkatëse. Te grupmosha 2013, Tirana dhe Durrësi ishin sërish më të suksesshmet dhe siguruan fazën finale.
Rezultatet grupmosha 2014
Fier – Gjirokastër 1-1 (3-1 me penallti)
Elbasan – Korçë 2-1
Fier – Elbasan 0-2
Korçë – Gjirokastër 7-1
Rezultatet grupmosha 2013
Fier – Gjirokastër 3-1
Elbasan – Korçë 0-2
Fier – Korçë 3-1
Elbasan – Gjirokastër 7-0
Rezultatet grupmosha 2014
Tiranë – Shkodër 3-0
Lezhë – Durrës 0-3
Tiranë – Durrës 0-0 (5-3 me penallti)
Shkodër – Lezhë 3-2
Rezultatet grupmosha 2013
Tiranë -Shkodër 3-0
Lezhë – Durrës 0-1
Tiranë – Durrës 3-0
Shkodër – Lezhë 2-3 -

Shkrumbohet nga flakët “Volkswagen” brenda në tunelin e Skërficës
Në orën 20:10, Drejtoria e MZSH Gjirokastër u njoftua nga Policia e Shtetit se në tunelin e Skërficës kishte marrë flakë një automjet.
Menjëherë nga shërbimi zjarrfikës u nis drejt vendngjarjes një automjet zjarrfikës me ekipin e ndërhyrjes.
Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se automjeti tip Volkswagen ishte përfshirë plotësisht nga flakët dhe ndodhej në brendësi të tunelit, në mes të tij.
Ekipi i zjarrfikësve ndërhyri me shpejtësi për shuarjen e flakëve.
Pas ndërhyrjes, u bë e mundur shuarja e plotë e zjarrit, ndërsa automjeti u dogj plotësisht.
Për fat të mirë nuk pati dëme të tjera materiale apo në njerëz.Top Channel
-

Pamje të frikshme nga tuneli i Skërficës, automjeti shpërthen në flakë
Një automjet është përfshirë nga flakët në tunelin e Skërficës në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur me shpejtësi shërbimet e zjarrfikëses nga Saranda, Delvina dhe Gjirokastra.
Deri më tani nuk janë të qarta rrethanat e zjarrit si dhe a ka persona të lënduar. -

VIDEO/ Makina merr flakë brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë, bllokohet qarkullimi nga të dy anët
Një automjet ka marrë zjarr brenda tunelit në rrugën Kardhiq-Delvinë, në rrethana ende të paqarta.
Në vendngjarje ndodhen forca zjarrfikëse nga Saranda, Delvina dhe Gjirokastra, si edhe efektivë të Policisë së Shtetit, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve dhe garantimin e sigurisë.
Si pasojë e ngjarjes, është bllokuar qarkullimi nga të dy anët e tunelit, ndërsa nuk raportohet ende për të lënduar.
Grupet e emergjencës po vijojnë punën për të përcaktuar shkaqet e zjarrit, ndërkohë që detaje të reja priten në vijim.