Deputeti socialist i Gjirokastrës, Piro Dhima, i cili votoi pro ligjit për barazinë gjinore, thotë përmes një shënimi në Facebook se ky ligj është “një hap historik për Shqipërinë”. Më poshtë shpjegimi i plotë i Dhimës.
Ky ligj nuk detyron askënd të ndryshojë gjini, por mbron dhe fuqizon gratë dhe vajzat duke vendosur standarde të reja për drejtësi, dinjitet dhe mundësi të barabarta.
⚖️ Mbrojtje dhe garanci të reja
• Ndalon çdo formë diskriminimi në punë, arsim, shëndetësi apo drejtësi.• Gratë mbrohen ligjërisht barra e provës bie mbi shkelësin, jo mbi viktimën.• Çdo trajtim i pabarabartë konsiderohet shkelje ligjore.
Diskriminim pozitiv në favor të grave
• Masa të përkohshme që ndihmojnë për të barazuar shanset midis grave dhe burrave.• Kuota gjinore 30–50% në politikë, administratë, polici dhe diplomaci.• Prioritet në strehim dhe mbështetje për viktimat e dhunës, nënat e reja, vajzat-nëna dhe familjet njëprindërore.• Lehtësi për gratë që kujdesen për të moshuar ose persona me aftësi të kufizuara.
Ekonomi dhe punësim të drejtë
• Paga të barabarta për punë me vlerë të barabartë.• Ndalim i diskriminimit gjatë punësimit, trajnimit apo promovimit.• Njohje ligjore e punës së papaguar në familje si kontribut real ekonomik.
️ Strukturë dhe përgjegjësi
• Çdo institucion do të ketë nëpunës për barazinë gjinore.• Politikat publike do të përfshijnë buxhetim gjinor dhe të dhëna të ndara sipas gjinisë.
Ky është një ligj që sjell më shumë drejtësi, më shumë barazi dhe më shumë dinjitet për çdo qytetar. Një hap i rëndësishëm drejt Shqipërisë 2030 vend i mundësive të barabarta për të gjithë.
Tag: Gjirokastër
-

Shqipëria përgatitet për stuhi: Rrezik për reshje të dendura dhe dallgë deti
Moti i keq me reshje shiu dhe dëbore pritet të pushtojë vendin këtë fundjavë.
Sipas meterologëve borë pritet në verilindje, në lartësitë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit ndërsa reshje shiu deri intensive shoqëruar me shtrëngata parashikohen në Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.
Problematika nga intensiteti i shtuar i reshjeve të shiut mund të shfaqen në dy qarqet e jugut në Vlorë dhe Gjirokastër. Meterologët parashikojnë se intensitet më i shtuar i reshjeve do të jetë sot dhe nesër, ndërsa të dielën reshjet do të jenë dobëta.
Temperaturat parashikohet të bien gradualisht duke nisur nga e shtuna ndërsa era pritet të jetë mesatare deri intensive në bregdet ku do të gjenerojë dhe dallgëzim në det. -

Dy persona në pranga/ Tentuan të hynin në Shqipëri me lëndë narkotike dhe…
Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në Kakavijë, pasi tentuan të fusnin në territorin shqiptar lëndë narkotike kokainë dhe fishekë gjuetie.
Uniformat blu informojnë se në pranga kanë rënë shtetasit:
E. N., 48 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. 48-vjeçari tentoi të hynte në Shqipëri, me lëndë narkotike kokainë në automjet.
I.Gj., 49 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. 49-vjeçari tentoi të fuste 250 fishek gjuetie, në Shqipëri.
Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit E. N. dhe kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 celularë dhe 3700 euro.
Gjatë kontrollit në furgonin me drejtues shtetasin I. Gj., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 10 kuti me fishekë gjuetie (në total 250 fishekë), të cilat ai nuk i kishte deklaruar konform ligjit dhe nuk ishte i pajisur me leje për transportimin e tyre.
Njoftimi i policisë
Kakavije/Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Kufitare, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.
Goditen 2 raste të paligjshmërive në kufi.
Tentoi të hynte në Shqipëri, me lëndë narkotike kokainë në automjet, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet 48-vjeçari.
Tentoi të fuste fishek gjuetie, në Shqipëri, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe procedohet penalisht 49-vjeçari.
Sekuestrohen lënda narkotike kokainë, 3700 euro dhe 250 fishekë gjuetie.
Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, automjetet me drejtues shtetasit E. N. dhe I. Gj..
-Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit E. N. dhe kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 celularë dhe 3700 euro.
Gjatë kontrollit në furgonin me drejtues shtetasin I. Gj., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 10 kuti me fishekë gjuetie (në total 250 fishekë), të cilat ai nuk i kishte deklaruar konform ligjit dhe nuk ishte i pajisur me leje për transportimin e tyre.
Në përfundim të veprimeve për këto raste:-specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 48 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;-specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Gj., 49 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. -

Njëri tentoi të fuste kokainë në Shqipëri, tjetri fishekë, arrestohen dy persona në Kakavijë
Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll në vijë të dytë, në hyrje të RSh-së, automjetet me drejtues shtetasit E. N. dhe I. Gj..
-Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit E. N. dhe kontrollit fizik ndaj tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 celularë dhe 3700 euro.
Gjatë kontrollit në furgonin me drejtues shtetasin I. Gj., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 10 kuti me fishekë gjuetie (në total 250 fishekë), të cilat ai nuk i kishte deklaruar konform ligjit dhe nuk ishte i pajisur me leje për transportimin e tyre.Në përfundim të veprimeve për këto raste:
-specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 48 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Gj., 49 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Policia ka sekuestruar lëndën narkotike kokainë, 3700 euro dhe 250 fishekë gjuetie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv -

Shpëtimi i monumenteve në Gjirokastër, hartim i një strategjie që synon restaurimin dhe rijetëzimin e disave prej tyre
Nga Julia Vrapi
Mbrojtja dhe restaurimi i monumenteve të kulturës në zonën e Gjirokastrës ka qenë herë pas here në qendër të diskutimeve mes specialistëve e më gjerë. Problemet në fushën e trashëgimisë kulturore në vend janë bërë me dije edhe më parë, duke u sjellë në vëmendje edhe projektet për ndërhyrje në objektet monumente kulture. Ministri Blendi Gonxhja një ditë më parë u shpreh për bashkëpunimin mes institucioneve për punën në restaurimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në këtë zonë. Sipas tij është fuqizuar puna për mbrojtjen dhe restaurimin. “Në bashkëpunim me Bashkinë Dropull, MTKS, IKTK e ekipit të DRTK Gjirokastër, si dhe me Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe komunitetin, kemi fuqizuar punën për mbrojtjen, restaurimin dhe promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore e historike të zonës”, shprehet ministri i Turizmit, Sportit dhe Kulturës.
Aplikim i përbashkët IPA ka sjellë dhe koordinimin për hartimin e një strategjie për monumentet e kulturës. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja shprehet ndër të tjera në një reagim në rrjete sociale se janë përfshirë edhe projektet e dy manastireve. “Në kuadër të përgatitjes së një aplikimi të përbashkët IPA, koordinuam hartimin e një strategjie të integruar që synon shpëtimin, restaurimin dhe rijetëzimin e disa monumenteve, përfshirë projektet e Manastirit të Ungjillizimit në Vanistër, Manastirit të Fjetjes së Hyjlindëses në Raven dhe monumente të tjera me vlera të veçanta në Goranxi”, vijon më tej Gonxhja.Pasurimi i listës me objekte monument kulture
Për këtë zonë pasurimi i listës me objekte monument kulture gjithashtu është pjesë e punës. Ndër të tjera ministri Blendi Gonxhja shprehet dhe për Kishën e Manastirit të Kryeengjëjve, që do të përfshihet në vijim të restaurimit. “Njëherazi, do të zgjerohet lista e pasurive kulturore përmes shpalljes së interesit kulturor për objekte që ruajnë traditat dhe teknikat karakteristike të zonës, si Kisha e Manastirit të Kryeengjëjve mbi fshatin Derviçan, e cila do të përfshihet në vijim në procesin e restaurimit”, vijon më tej ministri Blendi Gonxhja. Në vijim në reagimin e tij ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja shprehet edhe për punën, që është bërë në fushën e trashëgimisë kulturore në këtë zonë gjatë viteve 2024-2025, ku ndalet dhe te inventari e pasuria e jashtëzakonshme e saj.
“Gjatë periudhës 2024-2025 kemi nisur dhe kryer ndërhyrje pastrimi, mirëmbajtje e restaurimi, në numër e vlerë investimi si kurrë më parë, por inventari e pasuria e jashtëzakonshme e zonës, si dhe urgjenca e nevojës për më shumë fonde e projekte kërkon sinergji e financime alternative të rëndësishme”, vijon ministri Gonxhja. Kisha e Manastirit të Kryeengjëjve mbi fshatin Derviçan është një tjetër objekt i trashëgimisë kulturore, që do jetë në restaurim. Manastiri i Kryeengjëjve ngrihet në pllajën e Malit të Gjerë mbi fshatin Derviçan. Është një ndërtim më i ri në krahasim me komplekset e tjera të manastireve të kësaj lugine.
Megjithatë ka vlera, sepse dëshmon për ecurinë e zhvillimit dhe larminë tipologjike të ndërtimeve manastirore të arkitekturës pasbizantine. Kompleksi i manastirit përbëhet nga kisha dhe konakët, që e rrethojnë atë, kryesisht nga ana lindore dhe perëndimore. Procesi i restaurimit në Kishën e Manastirit të Kryeengjëjve është në vijim dhe të tjerë projekteve restauruese që është bërë më parë me dije në objekte të ndryshme monument kulture nga Instituti Kombëtar i Monumenteve të Kulturës në vendin tonë. Por edhe pse nga institucionet flitet për projekte, herë pas here për specialistë dhe studiues të ndryshëm kanë shprehur se duhet bërë më shumë për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në vendin tonë.
-

Stuhi, shtrëngata dhe borë në fundjavë/ IGJEUM paralajmëron: Ja zonat që rrezikojnë për përmbytje
Reshje shiu dhe bore parashikohet të përfshijnë vendin në fundjavë. Borë pritet në verilindje, në lartësitë mbi 1 mijë metra mbi nivelin e detit ndërsa reshje shiu deri intensive shoqëruar me shtrëngata parashikohen në pesë qarqe.
“Shkodra, Lezha, Durrësi, Vlora dhe Gjirokastra reshjet presim të jenë mesatare dhe lokalisht shkojnë në intensive të shoqëruar me shtrëngata. Ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve presim që reshjet të jenë mesatare. Problematika nga intensiteti i shtuar i reshjeve mund të shfaqen në dy Qarqet e jugut në Vlorë dhe Gjirokastër. Intensitet më i shtuar sot dhe nesër, të dielën reshje te dobëta”
Temperaturat parashikohet të bien gradualisht duke nisur nga e shtuna ndërsa era pritet të jetë mesatare deri intensive në bregdet ku do të gjenerojë dhe dallgëzim në det.
“Presim që gjatë ditës së nesërme të kemi një rënie prej dy gradë dhe do jetë e diela që do shënojë rënie tjetër me 2 grade në temp natës… “
Temperaturat parashikohet të qëndrojnë në të njëjtat vlera edhe javën që vjen. Ndërsa reshjet pritet të largohen nga i gjithë territori pasditen e të martës kur sipas meteorologët do të mbizotërojë mot i kthjellët. -

Shkodra strehë e kanabisit, kultivon 87% të totalit të zbuluar në gjithë vendin
Një shtëpi bari, zbuluar të dielën e 2 nëntorit në Malësinë e Madhe në Shkodër, është një nga operacionet e fundit të policisë përgjatë vitit 2025. Në 12 qarqe Policia e Shtetit ndihmuar sërish nga Guardia di Finanza italiane, gjeti dhe asgjësoi 213,856 bimë dhe fidanë kanabis. Krahasuar me vitin 2024, shifrat janë më të ulëta, me 137,705 rrënjë e fidanë më pak.
KANABIS I ASGJËSUAR2025: 213,856 bimë dhe fidanë2024: 351,561 bimë dhe fidanë
Prej disa vitesh qarku i Shkodrës konfirmohet në krye të listës, me mbi 87% të rasteve të zbuluar në këtë territor, dhe një total prej 186,460 bimësh dhe fidanësh të asgjësuar. I dyti në radhë është Fieri me 9,305 rrënjë kanabis, ndjekur nga Lezha, Tirana, Durrësi, Dibra dhe Vlora. I fundit në renditje, me numër shumë të ulët rrënjësh kanabisi të asgjësuara është qarku i Korçës, me vetëm 4 bimë kanabis të zbuluara.
QARKU TOTALI BIMË & FIDANË
Shkodër 186,460 bimë & fidanëFier 9,305 bimë & fidanëLezhë 8,123 bimë & fidanëTiranë 3,088 bimë & fidanëDurrës 1,931 bimë & fidanëDibër 1,800 bimë & fidanëVlorë 1,279 bimë & fidanëGjirokastër 736 bimë & fidanëKukës 642 bimë & fidanëElbasan 297 bimë & fidanëBerat 191 bimë & fidanëKorçë 4 bimë & fidanë
Të paktën 182 persona u identifikuan si të përfshirë direkt në kultivimin e bimëve narkotike. Shumica e tyre, 141 persona, u arrestuan. Të tjerët, një pjesë janë në hetim e disa të shpallur në kërkim. Krahasuar më vitin e shkuar ka më pak persona të implikuar, por më shumë që kanë përfunduar në pranga.
PËRFSHIRË NË KULTIVIM
2025: 182 persona (141 të arrestuar)2024: 184 persona (128 të arrestuar)
Gjatë operacionit të pak ditëve më parë në Malësinë e Madhe, përveç dy personave të dyshuar si autorë, në pranga përfunduan edhe 4 punonjës të OSHEE-së, për shpërdorim detyre. Në total gjatë këtij viti, për të njëjtën akuzë apo dhe moskallëzim krimi, janë hetuar 160 zyrtarë, kryetar njësie administrative, kryetarë fshatrash, punonjës të OSHEE-së, inspektorë mjedisi dhe pyjesh. Prej tyre vetëm dy u arrestuan. Një vit më parë, nën hetim përfunduan 103 zyrtarë.
ZYRTARË TË HETUAR
2025: 160 zyrtarë2024: 103 zyrtarë -

Lëkundje Tërmeti në jugperëndim të Shqipërisë
Një tërmet me magnitudë 3.2 ML u regjistrua sot, 7 nëntor 2025, në orën 11:30:08 (CET) pranë Komunës së Lukovës, në bashkinë Himarë. Sipas regjistrimit automatik të Qendrës Europiane të Mesdheut për Tërmetet (EMSC), epiqendra ndodhej në thellësi rreth 15.0 km. Të dhënat janë automatikë dhe konsiderohen të papërfunduara.
Epiqendra shënohet në zonën mes Himarës dhe Gjirokastrës, afër Sarandës dhe Vlorës. Në këtë moment nuk ka raportime zyrtare për dëme materiale apo persona të lënduar. Autoritetet lokale dhe shërbimet sizmologjike pritet të verifikojnë dhe konfirmojnë më tej parametrat e lëkundjes.
Screenshot
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA” -

Dhurata e Enver Hoxhës për nënën gjirokastrite, dy ditë më pas ia ekzekutoi djalin…
Enver Hoxha
Dhurata e diktatorit Enver Hoxha për nënën gjirokastrite… dy ditë më pas, më 30 dhjetor 1947, e pushkatoi shokun e tij të fëmijërisë, Aqif Kashahun, birin e nënë Haxhesë së Palortosë.
Ishte data 28 dhjetor 1947. Myfit Kashahu ishte nisur nga Vlora drejt Tiranës për një takim shumë të vështirë.
Pak ditë më herët ishte arrestuar i vëllai, Aqif Kashahu, ishte arrestuar më 22 shtator 1946.
Pas torturash përgjatë një viti, ishte shpallur armik i popullit me akuzën: “Si njeri i prekur nga reforma, ka agjituar e propaganduar, duke hedhur parulla helmatuesi, ka pasur lidhje me sillogun e Janinës, është lidhur me elementët reaksionarë të Ballit Kombëtar, ka bërë mbledhje të fshehta, ku ka pasur qëllim rrëzimin e pushtetit popullor”.
Myfit Kashahu kishte qenë shok fëmijërie por edhe bashkënxënës në Gjirokastër e Korçë dhe më pas bashkëstudent me Enver Hoxhën në Francë.
Në vitin 1947, Myfiti ishte gjyqtar në Vlorë sepse në Francë kishte studiuar për jurispodencë. Kështu u nis nga Vlora drejt Tiranës me qëllim për të takuar diktatorin dhe me shpresën se do ta ndihmonte, si shok fëmijërie e rinie. Do t’i kërkonte t’i falej jeta të vëllait Aqifit, i cili gjithashtu kishte qënë shok fëmijërie me Enver Hoxhën.
Kur mbërriti në Tiranë, te Komiteti Qëndror, po priste me frikë e antkh pranë derës së diktatorit. Kishte marrë përgjigjen pozitive se Enver Hoxha do të priste, po qëndronte tek dera duke sjellë në vëmëndje gjtihë kujtimet e tij me diktatorin, kur ndanin bukën bashkë e kur gëzonin kohën kur fituan të drejtëne studimit.
Kur u hap dera dhe u shfaq miku i tij i kohëve të fëmijërisë dhe rinisë, Myfiti kish shpresuar se do të mund ta shpëtonte të vëllanë sepse diktatori e priti me buzëqeshje.
Takimi me diktatorin!
Hë Myfit si je? Si shkon me punën?
E kish pyetur me buzëqeshje diktatori. Myfiti disi i shpenguar nga mikpritja kish hyrë drejt e në temë: mirë jam Enver, nuk e di a e ke marrë vesh se Aqifi është arrestuar dhe e mbajnë në burg te “shtatë penxheret” ti na njeh mirë sepse jemi rritur bashkë, Aqifi s’ka bërë asgjë.Ju njoh si nuk u njoh: ish përgjgjur diktatori, “nëse ke ardhur për këtë punë kot je munduar, duhet të kini besim te partia. Po teta Haxheja si është?
“Si të jetë” i ishte përgjgijur Myfiti, “e merakosur për djalin”
“E kujtoj ngahera teto Haxhenë gojëëmbël por i thuaj të mos bëhet merak. Meqë jemi në prag festash po të jap një dhuratë t’ia dërgosh”.
Ishte larguar në një dhomë tjetër ngjitur për t’u shfaqur pak çaste më pas me një pako në dorë për nënë Haxhenë.
“Të fala bëj Nënë Haxhesë e thuaj të mos merakoset”.
Me këto fjalë, Myfiti u nis drejt Gjirokastrës i çliruar dhe i sigurt se jeta e të vëllait nuk ishte më në rrezik.
Sapo mbërriti në shtëpi e priste nënë Haxheja e shqetësuar për fatin e të birit, Aqifit. Pasi dëgjoi nga Myfiti se Enveri i kishte dhënë garanci, nënë Haxheja ishte çliruar.
Më pas ajo do të hapte edhe dhuratën që i kishte dërguar diktatori. Ishte një shifon i zi dhe një palë qorape të zeza.
Nëna e shkretë e kuptoi mesazhin orgurzi të djalit problematik të Palortosë dhe lëshoi një ofshamë dhimbje. Dy ditë më pas, gjykata e Gjirokastrës e dënoi me pushkatim Aqif Kashahun.
Dita e gjyqit!
Kur prokurori Vangjel Pecani uluriste si bishë dhe kërkonte dënim me pushkatim për Aqif Kashahun, po pushkatohej pa bërë asnjë faj, teto Haxheja, e ëma e Aqif Kashahut, ishte në mesin e një grupi njerëzish që regjimi i mblidhte në sallat e frikshme, ku vendosej vdekja e bijve më të mirë.
Kishte ardhë e paftuar në atë sallë. Ndërsa nënë Haxheja qante, një pjesë tjetër e sallës duartrokiste për vendimin që kishte marrë partia, për vdekjen e armikut të popullit.
Ishte masa injorante, ajo pjesë e vogël e shoqërisë së asaj kohe, që nuk kishte lidhje me humanizmin. Përmes asaj shtrese injorante të shoqërisë shqipëtare, regjimi do të vriste Aqif Kashaun e mijëra djem, burra e gra shqiptarë, pa bërë asnjë faj.
Ja si e përshkruan profesor Pëllumb A. ÇABEJ, ditën e gjyqit të Aqif Kashahut:
“I pandehur – i tha kryetari i gjykatës – a e pranon akuzën? Jo,- tha Aqifi,- ajo është e gatuar me lakrat e sigurimit të Shtetit drejtuar nga Subo Bakiri. Shkruaj, – i tha Kryetari sekretares, se nuk e pranon.
Më poshtë pastaj, foli prokurori: Ç’doje të tregoje mbi Anglinë? Anglia është ndër shtetet më të pasura të botës dhe me një ekonomi dhe një politikë të përparuar, – tha Aqifi. Po të ishte Shqipëria me Anglinë, zoti prokuror, këtu do të ishte kopsht me lule, do ishte parajsa e vërtet. U bëtë me Stalinin, mustaqe madhin që do t’ju shpjerë në komunizëm… kësaj i thonë përrallë me mbret.
Kush e ka parë me të vërtet komunizmin? Jo, askush. Kjo është një idil, as nuk preket e as nuk shihet. S’është gjë tjetër, veçse një shkencë utopike që nuk përputhet me realitetin.
Ç’pritet nga muzhiku, zoti Prokuror, kur mender jush, nuk ka brekë në bythë. Nga ata presim të shohë hajër Shqipëria? Stalini ishte diktator kur tha, – Jepuni shqiptarëve farë bliri që t’i mbjellin rrugës për t’ju bërë hije.
Kurse ne, zoti prokuror, na gërryen zorrët nga uria. Sarkazma e Aqif Kashahut ishte bërë presë me dy thika, sa prokurori u ngrit në këmbë i revoltuar dhe thirri: Pusho i pandehur.
Mjaft llokoçitët, zoti gjyqtar koka e këtij të pandehuri ka lakra, drejtësia jonë do t’ia shkulë, po Zërin e së vërtetës nuk mund t’ia shkulni dot! – tha Aqifi – dhe prej asaj keni frikë..?”, rrëfen profesor Prof. Pëllumb A. ÇABEJ, i cili i referohet dokumentave e dëshmive autentike rreth pushkatimit të Aqif Kashahut.
Pushkatimi
Aqif Kashahu u pushkatua në Gërhotin e Gjirokastrës, më 30 dhjetor të vitit 1946, në moshën 37 vjeç. Eshtrat e tij nuk u gjendën kurrë.
Menjëherë pasi gjykata vendosi dënimin me pushkatim, skuadrat e pushkatimit e morën Aqifin Kashaun dhe e degdisën në periferi të qytetit, për ta pushkatuar e për t’ia tretur eshtrat në harresë.
Shënim: Historia mbështetet në një artikulli botuar në radiandradi që i referohet librit “Memorie, mbresa dhe kujtime” me autor Tajar Kokalari si dhe rrëfimit të profesor Pëllumb A. ÇABEJ, i cili i referohet dokumentave e dëshmive autentike rreth pushkatimit të Aqif Kashahut./Kujto.al
———————-
Lexo edhe:
Historia prekëse e një 13-vjeçare në kohën e Enver Hoxhës: Dil nga rreshti… je armike e popullit!
ObserverKult

