Tag: Gjirokastër

  • Këlcyrë/Mbetën të izoluar në malin e Priskës, policia shpëton 3 turistët grek

    Këlcyrë/Mbetën të izoluar në malin e Priskës, policia shpëton 3 turistët grek

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, pas njoftimit të marrë nga 3 turistët grekë, të cilët kërkonin ndihmë pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në fshatin Pavar dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë të malit, kanë shkuar në zonë për t’u ofruar ndihmë.
    Turistët pasi janë lokalizuar, janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një hotel në Ballaban, në gjendje të mirë shëndetësore. Motomjetet e tyre do të transportohen ditën e nesërme në Këlcyrë.
    Njoftimi:
    Pavar, Këlcyrë
    Shërbimet e Policisë u shkojnë në ndihmë 3 turistëve grekë, të cilët kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në malin e Priskës, në fshatin Pavar, Ballaban, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, terrenit të thyer dhe errësirës.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, pas njoftimit të marrë nga 3 turistët grekë, të cilët kërkonin ndihmë pasi kishin humbur orientimin gjatë eksplorimit me motomjete në fshatin Pavar dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë të malit, kanë shkuar në zonë për t’u ofruar ndihmë.
    Turistët pasi janë lokalizuar, janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një hotel në Ballaban, në gjendje të mirë shëndetësore. Motomjetet e tyre do të transportohen ditën e nesërme në Këlcyrë.
    Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesional.
    Policia e Gjirokastrës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që, për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
    #Policiapranëjush#pushimetësigurta✅️#kërkondihmë112

  • Dropull, makina merr flakë në lëvizje e sipër

    Dropull, makina merr flakë në lëvizje e sipër

    Një makinë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë. Policia bën me dije se makina e drejtuar nga një 31-vjeçar është përfshirë nga flakët teksa ka qënë duke qarkulluar në këtë aks.
    Dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa flakët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
    Njoftimi i Policisë
    Rreth orës 17:00, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin N. G., 31 vjeç, banues në Fier dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
    Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.
    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

  • Kjo është Malvina, doktoresha që ‘nuk’ përbën lajm

    Kjo është Malvina, doktoresha që ‘nuk’ përbën lajm

    Nga Doreada Mio
    Kur ke miq mjekë nuk është çudi që kafen ta pish në ambiente spitali, ndërkohë që i pret të dalin nga salla e operacionit apo të jenë shërbim roje.
    Kështu me ndodhi edhe një mbrëmje në një spital në jug të vendit. Për të vrarë kohën, herë hidhja një sy nga televizioni i hapur pa zë, ku në një program te ndjekur masivisht shfaqeshin personazhe të njohur gjithë shkëlqim, e herë hidhja sytë nga njerëzit e pakët a pacientët që lëviznin korridoreve e dhomave.
    Ajo që tërhoqi vëmendjen time ishte një vajzë/ grua e re me uniformë personeli mjekësor që ushqente me qumësht gjiri një foshnje të vogël fare.
    Mendimi i parë që më erdhi ishte : “I është dashur të dalë në punë dhe ja kanë sjellë bebin ta ushqejë. Si natyrë kurioze që jam, por dhe si çdo shqiptar që nuk sheh punën e vet ju afrova dhe e pyeta: Punon në spital? Sa e ke bebin?- jo thotë nuk është i imi, unë e kam djalin më të madh!
    Jam mjeke anesteziste dhe ky është bebi i pacientes time qe u operua nga kolecista (tëmthi) dhe nuk i jep dot fëmijës për të pirë se është nën efektin e lëndëve të narkozës ende dhe disa orë.
    U emocionova! Në ato çaste mu duk shumë e bukur! Ngrita sytë sërish nga televizori, ku një çift ishin shtrirë në një vaskë plot me flluska e shkumë, ndërsa përpara meje, pa kamera, pa drita, pa klikime, në një dhome spitali po luhej spektakli më i lartë i dashurisë njerëzore.
    Ju prezantoj Malvinën doktoreshën gjirokastrite që “nuk” përbën lajm. Në botën e sotme, ku teknologjia etja për famë e mungesa e empatisë janë pjesë e përditshmërisë, duhet të kujtojmë se këto veprime të vogla mbajnë ende zgjuar njerëzoren brenda nesh.

  • E pabesueshme! Zbulohet në Shqipëri liqeni termal më i madh në botë (FOTO)

    E pabesueshme! Zbulohet në Shqipëri liqeni termal më i madh në botë (FOTO)

    Një ekip shkencëtarësh çekë kanë zbuluar në jug të Shqipërisë liqenin termal nëntokësor më të madh në botë dhe e kanë quajtur Liqeni Neuron, në zonën e llixhave të Sarandaporit në Leskovik, Korçë. Kjo zonë ndodhet ku ndahet qarku i Gjirokastrës me qarkun e Korçës, ndërsa emërtimi i liqenit u bë nga fondacioni që financoi ekspeditën dhe që e zbuloi.
    Brenda luginave të zonave kufitare malore midis Greqisë dhe Shqipërisë, shkencëtarët çekë kanë eksploruar prej disa vitesh situatën komplekse nën tokë. Në rajonin e Vromonerit, në anën shqiptare të kufirit, ata zbuluan në një sistem të gjerë shpellash në vitin 2021, të cilat që atëherë i kanë eksploruar në detaje.
    Sistemi përmbante shumë burime nxehtësie që lëshonin kolona të larta avulli. Gjurmimi i burimit të avullit i çoi ata të gjenin një humnerë mbi njëqind metra të thellë, të cilën e quajtën Atmos.
    Në fund të asaj humnerë u zbulua liqeni, të cilin ekipi zbulues e konfirmoi si liqenin termal nëntokësor më të madh në botë deri më sot. Me një gjatësi prej 138 m, një gjerësi prej 42 m dhe një perimetër 345 m, mund të mbajë 8,335 m3 ujë të nxehtë. Në një krahasim për ata që kanë vizituar Çekinë, madhësia e hapësirës së liqenit është tre herë më e madhe se salla kryesore e Teatrit Kombëtar në Pragë.
    Harta e sistemit të shpellës dhe zbulimi i liqenit kërkonte pajisje teknike, të cilat u mundësuan nga Fondacioni Neuron. Organizata çeke e financimit shkencor i dha ekspeditës gati një milion kurora (ose mbi 39 mijë euro), të dhuruara nga donatorë privatë dhe tani liqeni nëntokësor shqiptar ka marrë emrin Neuron, për nder të fondacionit.
    Richard Bouda, një fotograf dhe speleolog, ka përshkruar se si u bë zbulimi i këtij liqeni që në të ardhmen pritet të tërheqë edhe shumë turistë.

  • Gonxhja: Vizitoni sitet kulturore dhe përjetoni nga afër trashëgiminë që na bën krenarë

    Gonxhja: Vizitoni sitet kulturore dhe përjetoni nga afër trashëgiminë që na bën krenarë

    Sitet e trashëgimisë kulturore kombëtare dhe muzetë e vendit tonë janë kthyer ndër më të vizituarit në vend.
    Rritja e numrit të vizitorëve në këto site kulturore ka ardhur edhe si pasojë e vizitave falas në fundjavën e fundit të çdo muaji, .
    Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja në një postim në rrjetet sociale ftoi sot vizitorët të vizitojnë falas këto site kulturore fundjavën e fundit të muajit shkurt.
    “Këtë fundjavë lëreni rutinën mënjanë, vizitoni sitet tona kulturore dhe përjetoni nga afër trashëgiminë që na bën krenarë”, shkruan Gonxhja.
    Gjatë 2024 sitet kulturore u vizituan nga 1 314 999 persona, 31% më shumë krahasuar me 2023. Pesë sitet më të vizituara në 2024 ishin Kalaja e Gjirokastrës, Parku Kombëtar i Butrintit, Muzeu Gjergj Kastrioti në Krujë, Parku Arkeologjik në Shkodër dhe Parku Arkeologjik në Apoloni.
    Në Shqipëri ndodhen një sërë sitesh arkeologjike si Butrinti, Apolonia, Oriku, Amantia, etj, ndërsa nga kalatë përmendim kalaja e Gjirokastrës, kalaja e Lëkurësit, Sarandë, kalaja e Krujës, kalaja e Beratit, Kalaja e Petrelës, Tiranë, Kalaja e Ali Pashës, Tepelenë, kalaja e Rozafës, Shkodër etj.
    Ndërsa nga muzetë përmendim Muzeun e Ikonografisë “Onufri” dhe Muzeu Etnografik në Berat, Muzetë Arkeologjikë në Durrës, Tiranë, Korçë, Muzeu i armëve dhe Etnografik në Gjirokastër, Muzeu Etnografik në Sarandë, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë, Muzeu Arkeologjik, Tiranë, Muzeu Historik, Shkodër etj.

  • Qeveria i jep spitalit Memorial të Fierit autonomi financiare

    Qeveria i jep spitalit Memorial të Fierit autonomi financiare

    Kryeministri Edi Rama ka dhënë Spitalit Memorial të Fierit kartën e autonomisë financiare, duke e çuar këtë spital në një fazë të re të menaxhimit të burimeve financiare. Po ashtu, gjatë një ceremonie, pesë spitale të tjera të vendit morën kartën e autonomisë menaxheriale.Në fjalën e tij, kryeministri theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për të vlerësuar performancën e spitaleve dhe për të shpërblyer ato sipas rezultateve të arritura. Ai shpjegoi se ky model i ri mundëson që shpërblimi financiar të jetë më i drejtpërdrejtë dhe të bazohet në performancën e punonjësve, ku ata mund të marrin më shumë sesa tavani i kategorisë së tyre, në varësi të rezultateteve.“Kjo do të thotë se dhe shpërblimi financiar nga një shpërblim i barabartë sipas kategorive, kthehet në shpërblim ku sipas performancës, dikush mund të marrë më shumë sesa tavani i kategorisë së vet, ose dikush mbetet te tavani i kategorisë së vet”, u shpreh Rama.Kryeministri njoftoi gjithashtu se autonomia menaxheriale, e cila është testuar me sukses për një vit në Spitalin Memorial të Fierit, do të aplikohet në pesë spitale të tjera të vendit. Autonomia financiare, sipas tij, do të përfshijë edhe pesë spitale të tjera pas një viti, duke e shtrirë kështu këtë model menaxherial edhe në pjesën tjetër të sistemit spitalor.Gjatë këtij takimi, gjashtë spitale të tjera, përfshirë Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Maternitetin “Koço Gliozheni”, Spitalin Rajonal të Korçës, Spitalin Rajonal të Elbasanit, Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dhe Spitalin Universitar të Traumës, morën gjithashtu kartën e autonomisë menaxheriale. Kartat u dorëzuan nga vetë kryeministri Rama, që vlerësoi përpjekjet dhe angazhimin e stafit të këtyre spitaleve për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në vend.

  • Arben Çipa: Nga Berlini, me “detyra shtepie”

    Arben Çipa: Nga Berlini, me “detyra shtepie”

    Nga Thoma Nika
    Panairi Botëror i Turizmit në Berlin ishte eventi më impresionues i këtyre 5 vitevr të fundit, ku ka patur rastin të jetë. Me këtë vlerësim shprehet për RTSH Gjirokastra.
    Arben Çipa, kreu i Industrisë së Turizmit për Sarandën. Ai flet për praninë në Panairin e Berlinit, të përfaqësuesve më të lartë të turizmit botëror dhe për prezantimin befasues që bëri Shqipëria, e vendosur në fokus të Panairit.Eksperti i turizmit Çipa është edhe më shumë vlerësues, kur flet për anën praktike të Panairit, ku interesi ishte edhe më i lartë nga operatorët turistikë.
    Sipas tij, u pa interes i shtuar i partnerëve të ndryshëm, për të bashkëpunuar më ngushtë me homologët e tyre shqiptarë. këtë viit turistik e në vijim.
    Për Tregun gjerman të turizmit Çipa thotë se është treg sensitiv e me standarde shumë të larta, por disi i zgjatur në kohë, për ta quajtur edhe Shqipërinë Destinacion. Falë kontakteve dhe bisedimeve në Panairin e Berlinit, pritshmëritë janë që ë, së shpejti, ky treg të jetë konsiderueshëm i shpërndarë edhe në territorin shqiptar.
    Ditët post Panair nga operatorët e Sarandës janë kthyer në ditë pune intensive, duke nisur me rifreskimin e kontakteve elektronike me partnerët. Këto ditë shënojnë kështu nisjen me bërjen e “detyrave të shtëpisë”, nga zyra dhe nga terreni, me vizionin dhe qasjen e re, që morën nga Panairi Botëror i Turizmit në Berlin.

  • “Lonely Planet” sugjeron kohën më të mirë për të vizituar Shqipërinë

    “Lonely Planet” sugjeron kohën më të mirë për të vizituar Shqipërinë

    Shqipëria ka qenë një nga destinacionet më të nxehta vitet e fundit dhe nuk ka asnjë arsye për të menduar se fluksi i turistëve do të “qetësohet” së shpejti, shkruan Joel Balsam në një artikull të botuar në “Lonely Planet”.Vendi ballkanik ka plazhe të bukura me ujëra të kristalta – në fakt, një prej tyre u shpall së fundmi si më i kaltërti në botë – qytete të trashëgimisë së UNESCO-s me rrugica magjepsëse dhe tunele nëntokësore, së bashku me shtigje ecjeje të mrekullueshme në Bjeshkët e Nemuna (Alpet Shqiptare).Shumica e turistëve vizitojnë Shqipërinë në sezonin e verës (qershor-gusht), kur plazhet janë më të ngrohta dhe malet janë pastruar nga bora. Kjo është koha e shkëlqyer për ta vizituar vendin ballkanik.Vizitoni Shqipërine në maj ose tetor – me më pak turma dhe temperatura të ngrohta. Megjithatë, kjo periudhë mund të mos jetë ideale për të notuar në det pasi është ende i ftohtë.Shumica e objekteve turistike jashtë qyteteve të mëdha dhe përgjatë bregdetit në Shqipëri, mbyllen në dimër (dhjetor-mars).Industria e turizmit fillon të hapet sërish pas festës së bektashinjve të pranverës, Ditës së Nevruzit, më 22 Mars. Nëse shkoni gjatë dimrit, qëndroni në kryeqytet, Tiranën, ose qytetin verior Shkodër, i cili organizon karnavale dimërore.Planifikoni udhëtimet tuaja në Shqipëri gjatë gjithë vitit me këtë guidë sezonale.Muajt qershor-shtator përbëjnë pikun e sezonit verorRiviera Shqiptare në jug të vendit është quajtur Maldivet e Evropës – një vlerësim i cili merr kuptim kur mendon për ujin e kaltër në brigjet e Ksamilit dhe përreth.Zbulimi i Shqipërisë ka ndihmuar në rritjen e numrit të turisteve të huaj –  kështu që gjatë pikut të sezonit pritet të ketë turma të mëdha vizitorësh.Për t’i shpëtuar turmave më të mëdha, merrni me qira një makinë dhe udhëtoni deri në plazhin e Borshit dhe të Gjipesë.Ju gjithashtu mund të bëni një turne me varkë nga Himarë në plazhet e izoluara ku mund të jeni vetëm ju dhe deti i hapur.Në qershor, shkoni në Dhërmi për të marrë pjesë në festivalin e muzikës “Kala”. Nëse mund të prisni deri në shtator, do të gjeni temperatura më pak të nxehta në bregdet dhe me më pak turma vizitorësh.Në përgjithësi, në Shqipëri ka vizitorë gjatë gjithë vitit, megjithëse mungesa e ndonjë flladi detar mund të shkaktojë nxehtësi ekstreme në korrik dhe gusht, me temperatura që rriten mbi 30°C. Zonat më të freskëta janë Bjeshkët e Nemuna, ku temperaturat mesatare lëvizin midis 17°C dhe 22°C në verë.Gjithashtu, zbuloni një tjetër destinacion alternativ veror – Pogradecin, i cili pret “Festivalin Balkan Film Food” në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.Vizitoni Shqipërinë në maj ose tetor për klimë më të butë dhe me më pak turmaTë vizitosh pothuajse çdo vend jashtë pikut të sezonit është një ide e mirë. Ka më pak turma, mot të butë dhe çmime më të arsyeshme. E vetmja pengesë është rreziku i motit të keq – si psh shiu në pranverë.Muajt maj-tetor janë veçanërisht ideal në Shqipëri. Në maj, do të keni më shumë hapësirë ​​për t’u shtrirë në plazhet e Rivierës Shqiptare, megjithëse mund të jetë pak freskët – temperaturat mesatare në Ksamil variojnë nga 16°C – 22°C.Ndërsa maji është gjithashtu teorikisht një kohë e mirë për të ecur në male pasi ka më pak vizitorë në Shqipëri, vini re se bora mund të mos jetë shkrirë deri në fund të muajit.Vjeshta (tetor dhe nëntor) është gjithashtu një kohë e shkëlqyer për të vizituar Shqipërinë, pasi do të keni mundësinë të shihni ndryshimin e gjetheve në vende si Parku Kombëtar i Thethit.Vjeshta është gjithashtu perfekte për të vizituar qytetet e UNESCO-s si Gjirokastra dhe Berati.Ngrohja në dimër (dhjetor-mars) në baret e modës së Tiranës dhe karnavalet e ShkodrësShumica e akomodimeve në Shqipëri mbyllen gjatë dimrit, por ka ende argëtim gjatë sezonit dimëror. Nëse fluturoni drejt kryeqytetit – Tiranës, shkoni në Bllok dhe relaksohuni me një koktej në “Radio Bar”. Ose provoni rakinë në bar “Komiteti”.Dimri është gjithashtu një kohë e mirë për të vizituar muzeun magjepsës të Shtëpisë me Gjethe të Tiranës, i cili dokumenton historinë e spiunazhit gjatë diktaturës paranojake të vendit nën drejtimin e Enver Hoxhës.Kuzhina shqiptare, e karakterizuar nga mishrat e pjekur në skarë, është e shijshme në çdo kohë të vitit. Provoni gatimet më të mira vendase si qoftet dhe tavën e kosit me mish qengji të pjekur – në restorantet e Tiranës si “Era” dhe “Oda Garden”.Nëse mund ta përballoni të ftohtin në veri të Shqipërisë, vizitoni Shkodrën. Në shkurt, qyteti pret festime të karnavaleve me interpretues të maskuar dhe parada në rrugë.Provoni verën shqiptare nga tetori deri në dhjetorShqipëria është një destinacion në lulëzimin përsa i përket prodhimit të verës, me një histori që shtrihet prej shumë dekadash. Shijoni verën unike të vendit duke përfshirë “Kallmeti”, “Sheshi”, “Debin”, “Vranac” dhe “Vlosh” në qytetin e Beratit.Një ndër të preferuarat është Kantina e Verës Çobo, e vendosur në një kopsht.Adhuruesit e verës mund të vizitojnë në dhjetor qytetin e Pogradecit – i cili pret Festivalin e Verës dhe Gështenjës. /ATSH/

  • BBC: Falë gjysheve, kuzhina shqiptare po gjen rrënjët e saj

    BBC: Falë gjysheve, kuzhina shqiptare po gjen rrënjët e saj

    Shqipëria po gjen rrënjët e saj të kuzhinës falë ndihmës së gjysheve të shefave të kuzhinës, shkruan Tristan Rutherford për BBC.Tefta Pajenga, 76 vjeçe, është një nga kuzhinieret e shumta televizive në moshë pensioni në Shqipëri. Në emisionin e saj të gatimit në televizionin kombëtar, mësuesja në pension udhëzon një amvise më të re se si të gatuajë japrakë, një pjatë tradicionale me gjethe hardhie të mbushura me oriz dhe barishte.Japrakë zë një vend të veçantë te shqiptarët. Zakonisht përgatitet nga familjet së bashku dhe më pas ndahet në ditët e festave të krishtera dhe myslimane në këtë vend të larmishëm fetar.Ashtu si shumë pjata, receta vjen nga një vend tjetër, pasi emri rrjedh nga fjala turke  “gjethe”.Megjithatë, përbërësit janë të gjithë vendas: kopër, speca dhe nenexhik nga Shqipëria Veriore.Sot, gjyshe shqiptare si Pajenga po mësojnë breza të shumtë në një nga vendet më antike  të Evropës se si të gatuajnë pjata të vjetra. Kjo sepse kombi ballkanik ka pësuar jo një, por dy periudha amnezie kulinare gjatë 80 viteve të fundit.Së pari, nga viti 1946 deri në vitin 1991, Shqipëria udhëhiqej nga komunistë të linjës së ashpër, të cilët në fakt e mbyllën vendin e vogël malor nga bota e jashtme, duke bërë që Edi Rama, kryeministri aktual i vendit, të thoshte se dikur ishte “Koreja e Veriut e Evropës”.Gjatë kësaj periudhe, librat e gatimit u dogjën, importet u ndaluan, udhëtimet jashtë vendit u ndaluan, ushqimi u kolektivizua dhe kishte shumë mungesa.Së dyti, në ndërtimin e dhunshëm dhe pasojat e kolapsit të komunizmit në vitet 1990, 710 000 qytetarë – 20% e popullsisë – u larguan nga Shqipëria nga viti 1989 deri në 2001 në kërkim të punës në vende të tjera. Me kalimin e kohës, Pajenga tha se shumë prej këtyre emigrantëve harruan recetat e gjysheve të tyre teksa u përshtatën me vendet dhe kulturat e reja. Mes mungesës së ushqimit të përhapur gjatë komunizmit dhe emigrimit të mëvonshëm pas tij, në fillim të shekullit XXI, shumë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kishin harruar se si të përgatisnin kuzhinën tradicionale shqiptare – me përjashtim të grave të një moshe të caktuar.Ironikisht, Pajenga thotë se tranzicioni i Shqipërisë drejt demokracisë e komplikoi problemin.“Në kohën e komunizmit njerëzit kishin një punë fikse nga ora 07:00 deri në orën 15:00”, kujton ajo.“Kur erdhi demokracia, të duheshin më shumë se një punë për të ushqyer familjen”, shton Pajenga.Prandaj, shumë prej atyre që kujtuan se si përgatiteshin gatimet tradicionale shqiptare, tani nuk kishin më kohë për t’i përgatitur ato.Pra, kur Pajenga filloi emisionin e saj televiziv në vitin 2004, “audienca ime nuk ishte për kuzhinierët, por për amvisat” dhe gjithashtu të rinjtë “të cilët nuk kishin njohuritë ose kishin harruar të bënin kuzhinën tradicionale”.Kultura kulinare e Shqipërisë ka reflektuar prej kohësh statusin e saj si një hap midis Lindjes dhe Perëndimit. Romakët prezantuan rrushin, ullinjtë dhe prodhimet e tjera moderne shqiptare kur pushtuan zonën në shekullin II pes. Duke filluar nga shekulli XVI, pjata si ”arnavut cigeri” (mëlçia shqiptare) u përhapën në lindje nga Shqipëria në të gjithë Perandorinë Osmane, ndërsa ”sultjashi” me siguri mbërriti në Shqipëri prej osmanëve.Dhe pas Luftës së Dytë Botërore, pjatat e importuara si ”ajvari” (një shije e bërë nga speca të kuq të pjekur, patëllxhanë dhe erëza) migruan në jug nga Ballkani verior.Disa ushqime autentike si mishavina (një lloj djathi i bardhë me kokrra), nuk mund të gjenden askund tjetër.Metoda e përgatitjes së tij, në të cilën gjiza paketohet fort për tre muaj brenda yndyrës shtazore derisa të fermentohet në një djathë pikant, është përcjellë nga brezat e barinjve në Alpet Shqiptare. Pjata të tjera shekullore shqiptare përfshijnë flinë dhe byrek me mish.Gjyste Bici, 67 vjeçe, mësoi receta shekullore me gjyshen e saj në Alpe, ku dimrat me borë ende mund t’i presin banorët për muaj të tërë.“Edhe para komunizmit publikohej pak material, kështu që recetat kaloheshin gjithmonë nga gjyshet tek brezat e rinj”, thotë ajo.Shumë receta shqiptare kanë rrënjë fetare. Kjo ishte e pakëndshme në komunizëm, veçanërisht pas vitit 1967, kur sundimtari autoritar Enver Hoxha ndaloi të gjitha praktikat fetare.“Diktatura u përpoq të shkatërronte të gjitha fetë”, kujton Dallendyshe Xhahysa, një kuzhiniere amatore 91-vjeçare, e cila mësoi përmendësh recetat shqiptare nga paraardhësit e saj dhe i bëri ato gjatë sundimit gati gjysmë shekullor të vendit të sundimit komunist.Sipas Xhahysës, “recetat e përdorura në festimet myslimane dhe të krishtera nuk do të kishin mbijetuar kurrë nëse nuk do të ishin për përpjekjet e gjysheve si unë”.“Duhej të gatuanim gjellë speciale fshehurazi gjatë Pashkëve apo Ramazanit”, vijon Xhahysa. Një pjatë e tillë ishte hallva, përdorur tradicionalisht në ditën më të shenjtë të Ramazanit, Lailat al Kadr.“Nëse do të gatuash hallvë për Ramazan, fqinjët të spiunonin për të marrë një bonus nga shteti”, kujton Xhahysa.Për të mos tërhequr vëmendjen, përbërësit bliheshin javë më parë.“Ne gatuanim hallvë me dritare të mbyllura për të kufizuar aromën e shijshme të sheqerit, arrave dhe ujit të trëndafilit”, shton ajo.Dënimi nëse kapeshe duke përgatitur një festë fetare ishte i ashpër.“Mund të na çonin në një kamp riedukimi për shumë muaj për të na dhënë një punë të keqe, si pastrimi i një burgu në një zonë të largët”, kujton Xhahysa, duke u dridhur.Mungesa ekstreme e ushqimit çoi në humbjen e recetave të tjera.“Shumë pak njerëz u lejuan të mbanin kafshë apo tokë bujqësore”, shpjegon Bici.”Vetëm ata në zonat rurale u lejuan të punonin një parcelë 50 m2 dhe të mbanin disa pula. Ishte e ndaluar të kishe një derr apo dele. Gjithçka ishte e racionuar”, vazhdon Bici.Pa akses të lehtë te përbërësit apo librat e gatimit, recetat shekullore si tavë krapi u harruan kryesisht për shkak të ndalimit të peshkimit privat.Kur kufijtë e Shqipërisë u hapën në fund të viteve 1990 dhe rrjetet e saj televizive kombëtare nuk kontrolloheshin më nga shteti, shumë gjyshe filluan të përdornin televizionet për të ringjallur trashëgiminë e kuzhinës të humbur prej kohësh të kombit.Por, ndërsa emisionet e gatimit të Bicit dhe Pajengës po ndihmonin për të ringjallur recetat tradicionale, ata po luftonin kundër një valë tjetër: fermerët në Shqipërinë rurale po emigronin në Tiranë.“Bujqësia ende nuk është rikuperuar plotësisht nga ajo që ndodhi në dekadat pas komunizmit”, thotë Pajenga.Bici e ka bërë si mision të saj të sigurojë që recetat tradicionale shqiptare të mos harrohen për herë të tretë. Gjyshja ka përmbledhur metoda të vjetra gatimi në një libër ”Kuzhina unike e malësive shqiptare”. Ajo gjithashtu gatuan receta malore në emisionin ”Histori Shqiptare”.“Kam shumë kërkesa nga Instagrami për receta të vjetra”, thotë Bici.Edhe Xhahysa, tashmë stërgjyshe, po ndan ende njohuritë e saj. Ajo filloi të gatuante me gjyshen e saj në vitet 1930 dhe kontribuoi me receta në restorantin e parë në Shqipëri ”nga ferma në pjatë”, Uka Farm, një bar verërash me bazë në Tiranë dhe agroturizëm që ka frymëzuar 100 ferma rurale në të gjithë Shqipërinë.Receta e Xhahysës për fërgesë është një meze e njohur në Uka Farm. Specat e skuqura me gjalpë të fermës të servirura me gjizë janë një shije e së shkuarës së harruar të Shqipërisë.Frymëzuar nga Pajenga, Bici dhe gjyshe të tjera, një event i 2018-ës në Tiranë, duke bashkuar 12 gjyshe me 12 shefa kuzhine, u bë një sensacion i menjëhershëm shqiptar, duke krijuar disa shfaqje televizive si “Gjyshet milionere”.Veprimtaria u drejtua nga një prej shefave më të famshëm të kuzhinës shqiptare, Bledar Kola, i cili i ka kushtuar një pjesë të madhe të karrierës së tij përkrahjes së kuzhinës tradicionale shqiptare. “Ky emision nisi një shkëndijë të vogël në një zjarr të madh”, tha ai.Pas një karriere duke punuar në restorantet më të mira të Evropës, duke përfshirë skenat në ”Le Gavroche” në Londër dhe ”Noma” në Kopenhagë, Kola u kthye në Tiranë një dekadë më parë për të prezantuar recetat e lashta shqiptare në një mënyrë më moderne në restorantin më të mirë të kryeqytetit ”Mullixhiu”.Në mungesë të librave të gatimit, ai mori përvojë edhe nga një gjyshe shqiptare. Tani Kola po shkon një hap më tej duke hapur një restorant tradicional në Gjirokastër, një qytet i mbrojtur nga UNESCO, në jug të Shqipërisë.Në restorantin e ardhshëm rural ”Mullixhino” (i cili pritet të hapet në fund të vitit 2025), fokusi është drejtpërdrejt te gatimet e vjetra shqiptare. “Kuzhina do të jetë e frymëzuar nga kopshti, gjithçka gatuhet në zjarr të hapur, në kuzhinë të hapur”, thotë Kola.Recetat e restorantit janë një homazh për gjyshet shqiptare. “Kemi takuar gjyshet për kafe për të krijuar një koncept të mrekullueshëm”, thotë Kola. “Do të shërbejmë ushqime tradicionale nga jugu i Shqipërisë, të ndikuar nga gjyshet e rajonit”, shton ai.Një almanak i ri ushqimor që përmban 7 000 përbërës, gatime dhe metoda shqiptare gatimi – shumë prej tyre të ardhura nga gjyshet – është gjithashtu në progres dhe është duke u shkruar nga vëllai i Kolës, Nikolini, së bashku me nëntë akademikë.Nikolini beson se libri “do të rrisë ndërgjegjësimin për ushqimin shqiptar, si ajo që bëri Rene Rexhepi për gatimin danez”.Falë gjysheve, kuzhina shqiptare më në fund po rilind.

  • Kryebashkiaku Golemi: 10 mijë turistë në dy muajt e parë të vitit në Gjirokastër

    Kryebashkiaku Golemi: 10 mijë turistë në dy muajt e parë të vitit në Gjirokastër

    Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke tërhequr çdo vit një numër në rritje të turistëve, ku pjesa më e madhe janë të huaj.Edhe pse jemi në stinën e dimrit, rrugët e kalldrëmta, kalaja, monumentet e tjera të kulturës dhe rrethinat e qytetit, janë të mbushura me vizitorë.Kryetari bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi tha për ATSH-në se “qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat kanë mirëpritur vizitorë gjatë stinës së dimrit ndërsa janë regjistruar 10 mijë turistë. Tashmë në Gjirokastër kemi një zhvillim të turizmit të qëndrueshëm dhe vizitueshmëria shtrihet përgjatë gjithë vitit”.“Ndërkohë që muzetë e qytetit si ai Etnografik, “Kadare”, “Tuneli” dhe muzeu në “Kala” u vizituan nga 10 mijë vizitorë gjatë muajve janar dhe shkurt”, tha Golemi.Golemi u shpreh se “fluksi gjithnjë e në rritje i vizitorëve në qytetin e mbrojtur nga UNESCO, po angazhon edhe më shumë strukturat lokale për të pasuruar akoma më shumë guidën turistike, duke e bërë Gjirokastrën një nga pikat kryesore të turizmit në vend”.Gjithashtu, tha Golemi, zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm po ndikon pozitivisht në ekonominë lokale jo vetëm në bizneset me profil turistik, por në tërësi në aktivitetin ekonomik të rajonit jugor.Bashkia e Gjirokastrës përveç një numri të madh aktivitetesh po përgatitet për sezonin veror.“Po përgatisim fletëpalosje për të informuar vizitorët që vijnë në qytet, në të cilat pasqyrohen hartat, pikat turistike, të cilat duhet të vizitojnë, për të lehtësuar lëvizjen e tyre nëpër qytet”, tha Golemi.Ndër destinacionet më të preferuara për vizitorët në Gjirokastër janë pazari karakteristik, banesat e ndryshme karakteristike dhe muzetë e qytetit, të cilët vazhdojnë të ngelen më të veçantët për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja.Përgjatë vitit 2024, Gjirokastra u vizitua nga mbi 700 mijë turistë vendas dhe të huaj,  duke u cilësuar si një vlerë e spikatur në hartën kombëtare dhe ndërkombëtare të turizmit të qëndrueshëm dhe cilësor.