POLICIA E SHTETIT
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. S., 60 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Tag: Gjirokastër
-

Bëri ndërtim pa leje, nën hetim 60-vjeçari nga Tepelena
-

Dita Ndërkombëtare e Teatrit, Shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri është “Dasma e Lunxhërisë
Sot është Dita Ndërkombëtare e Teatrit. Instituti Ndërkombëtar i Teatrit e caktoi 27 marsin, si ditë kremtimi në vitin 1961 për të shërbyer si dita ku duhet të përhapet mesazhi i teatrit përmes skenave të gjithë botës. Kjo ditë duhet të shërbejë për mbështetjen e teatrove lokale, për ndarjen e përvojave në skenë, pas kuintave apo në audiencë, për të vlerësuar dramaturgët e mbi të gjitha për të nxitur të tjerë të rrëfejnë historitë e tyre përmes teatrit.
Shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri është “Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874 e shkruar nga Koto Hoxhi, e cila u vu në skenë nga nxënësit e shkollës normale “Zografia” të fshatit Qestorat në Gjirokastër.
Krijimet e para dhe shfaqja e parë teatrore përkojnë me Periudhën e Rilindjes Kombëtare. E para dramë shqiptare me strukturë të mirëfilltë artistike është “Emira” e arbëreshit Françesk Anton Santori (1814-1894), e shkruar më 1885, e cila u botua nga De Rada në gazetën “Fjamuri i Arbrit”.
Drama shqipe arriti nivele më të larta me autorë të tjerë siç janë: A. Z. Çajupi, me komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr” (1902), Gjergj Fishta me melodramën “Shën Françesku i Asizit” (1909), Fan. S. Noli, me dramën “Israelitë e Filistinë” (1907), Mihal Grameno, me komedinë në tre akte “Mallkimi i gjuhës shqipe” (1905) dhe tragjedinë në vargje “Vdekja e Pirros “ (1906) etj.
Teatri i parë profesionist në Shqipëri është Teatri Popullor, i cili u inaugurua më 17 maj të vitit 1945 në Tiranë. Teatri Popullor dhe më vonë pas viteve ’90, i njohur si Teatri Kombëtar, ka një histori gjashtëdhjetë e nëntëvjeçare me një repertor të gjerë premierash nga dramaturgjia kombëtare dhe ndërkombëtare. Shfaqja e parë e Teatrit Popullor, është komedia “Topazi” nga Marcel Pagnol, me regjinë e Sokrat Mios.(Ata) -

Piro Dhima takime nëpër biznese: Gjirokastra është një shembull i gjallë i forcës dhe vullnetit të njerëzve punëtorë
Kandidati i PS për deputet, Piro Dhima, ka vijuar takimet elektorale në Gjirokastër. Së fundi ai ka qenë nëpër disa biznese e tregtarë të qytetit.
“Me njerëz të palodhur që punojnë çdo ditë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten, familjet dhe komunitetin tonë. Nga bizneset e vogla,te sipërmarrjet më të mëdha që krijojnë vende pune, Gjirokastra është një shembull i gjallë i forcës dhe vullnetit të njerëzve punëtorë”, shkruan Dhima teksa publikon foto nga takimet. -

VIDEO/ “Erdhi prapë deputeti, erdhi se mbaron mandati” – Ironia labe me fushatën e Tritan Shehut në Gjirokastër
Pasi siguroi vendin në listën e sigurtë të PD-së për qarkun e Gjirokastrës, Tritan Shehu duket se është zgjuar papritur duke u kujtuar se i duhet të merret edhe me fushatë.
Me një tufë fletëpalosjesh në duar, ai është filmuar duke takuar banorë të Gjirokastrës. Por, nëse ai kishte harruar se ata ekzistonin deri tani, vetë gjirokastritët nuk e kanë harruar atë, ndërsa i janë përgjigjur me një këngë labe plot ironi therëse. -

Zgjedhjet e 11 majit/ Dule optimist: Do na ndihmojë edhe Fredi Beleri
Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së, dhe kandidat i koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’ në Qarkun e Vlorës tha se në zgjedhjet e 11 majit opozita do të ketë edhe suportin e eurodeputetit grek, Fredi Beleri.
Në emisionin “Ekspres”, në RTSH, Dule tha se kandidatura ime në qarkun e Vlorës është e natyrshme, sepse në shumicën e rasteve kam qenë në këtë qark, me përjashtime të radha si në fillimet që ka qenë në Gjirokastër, si dhe në 2021 si zgjidhje jo prej PBDNJ-së, por dhe të timen personale, u detyrova të kandidoja në Tiranës”.
“Vlora është zona më e natyrshme ku PBDNJ ka mbështetjen më të lartë dhe më të fuqishme, por në të njëjtën kohë ka dhe komunitetet dhe interesat që përfaqëson dhe është më afër tyre. Qarku i Vlorës ndoshta është zona me gjatësi më të madhe gjeografike ku ka komunitete të ndryshme të cilat janë afër PBDNJ-së”, tha Dule.
Në vijim ai thekson se “do të vazhdojmë të jemi shumë afër Himarës për të gjitha ato problematika të cila janë evidentuar, kemi dhënë beteja politike, nuk kanë marr zgjedhjen e tyre dhe duhet të marrin zgjedhje e duhur. Për këtë arsye ne do të jemi aty, por është dhe te Bashkia e Finiqit ku jeton një pjesë e madhe e pjesëtarëve të komunitetit etnik grek. Kemi komunitetet tona në qytetin e Sarandës, Delvinës, apo në Konispol dhe Selenicë. PBDNJ është një parti multi-selektive dhe nuk është një parti e një anshme.”
Duke u ndalur tek vota e diasporës që voton për herë të parë në 11 maji, Dule tha se “duke ardhur me një frymë tjetër, duke jetuar në realitete të tjera do përpiqen të infuzojnë këtë realitet dhe këtë frymë që jeton në vendet pritëse të tyre, si në shoqëri dhe në realitetet tona politike”.
“Kjo do të jetë shumë pozitive. Gjatë takimeve të zhvilluar me diasporën mund të them se pritja kishte përmbajtje, kishte problematik, kishte shqetësime të shprehura. Shqetësimi i tyre ishte jetik dhe kishte të bënte se çfarë po bëhet me të moshuarit tanë në Shqipëri dhe çfarë do të bëhet me fëmijët tanë? Si do të rriten këta fëmijë, a do të rriten si një brez emigrantësh pa atdhe, apo do të kemi një situatë ku secili do të kontribuojë në vendin e vetë”, theksoi kreu i PBDNJ.
Duke u ndalur më tej në këto takime, Dule u ndal dhe të takimet e zhvilluar me diasporën në Greqi ku shoqërohej dhe nga eurodeputeti i grek, Fredi Beleri, ai theksoi se ai është eurodeputet por nuk pushon së punuari për PBDNJ-në dhe OMONIA.
“Në takimet që kemi zhvilluar dhe i pranishëm ka qenë dhe z. Beleri me emigrantët shqiptar apo dhe me emigrantët e minoritetit etnik grek nga Shqipëria mund të them se ata na kanë kapërcyer ne në mentalitetin e tyre që kanë. Ata e ndiejnë Greqinë atdheun e tyre, sikurse dhe Shqipërinë. Është krijuar një brez, këtë e shikon dhe në rrjete sociale që krahas flamurit grek ndodhet dhe ai shqiptar”, tha ai.
Sipas tij, eurodeputeti Beleri është një viktimë e një hakmarrje brutale dhe banale politike.
“Çështja Beleri ka për të mbetur në histori por ai si eurodeputet nuk mund të luaj dot ata rol që ne do të donim të luante sepse duhet ti qëndroj parimeve të grupit të tij parlamentar në PE”, tha ai. -

Sukses i jashtëzakonshëm në Parkun e Bletëve në Kreshpan të Fierit në rritjen e mbretëreshave
Dy bletarë shqiptarë, Ferdinant Muskaj nga Fieri dhe Luan Merdani nga Gjirokastra, kanë arritur një sukses të rrallë në industrinë e bletarisë duke prodhuar mbretëresha bletësh në muajin mars, një periudhë që zakonisht konsiderohet e pamundur për këtë proces.
Zakonisht, shumimi i mbretëreshave realizohet në prill, por falë teknikave të avancuara dhe kushteve të favorshme në parkun e Kreshpanit në Fier, bletarët kanë arritur ta bëjnë këtë një muaj më herët. Ky zhvillim u mundëson bletarëve të forcojnë kolonitë e tyre më shpejt dhe të rrisin prodhimin e mjaltit. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
“Sot është dita e verifikimit të parë dhe mbretëreshat tona kanë filluar të pjellin, duke konfirmuar suksesin e këtij eksperimenti. Kjo është një arritje e madhe për bletarinë shqiptare,” u shpreh Luan Merdani.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Ky është një moment historik për bletarinë në jug të Shqipërisë, duke hapur mundësi të reja për zhvillimin e këtij sektori dhe rritjen e prodhimit të mjaltit në vend.
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Kandidatja e Përmetit frymëzohet nga Tërmet Peçi, quan “komandant” Edi Ramën (VIDEO)
Nuk është vetëm Tërmet Peci që e thërret Edi Ramën “komandant”. Edhe kandidatja tjetër në listën e PS, Anila Dhimitri nga Përmeti, përdori sot po të njëjtën fjalë për kryeministrin.
“Së bashku jam e sigurt që me komandantin tonë, Edi Ramën, do të sigurojmë një fitore spektakolare jo vetëm në qarkun e Gjirokastrës, por në të gjithë Shqipërinë”, deklaroi Dhimitri gjatë takimit sot në Gjirokastër.
Shihni videon më poshtë. -

“Rroftë komandanti”, Tërmet Peçi i premton tërmet Edi Ramës: Unë thyej rekord vëlla, do flasim në 12… (VIDEO)
Si zakonisht edhe kësaj radhe Tërmet Peçi nuk e humbi shansin t’i uronte Edi Ramës jetë të gjatë dhe t’i referohej si komandant. Veç kësaj gjatë takimit në Gjirokastër, ai u zotua se do të bëjë surprizë në rezulatin e zgjedhjeve.“Unë jam mësuar që të bëj surpriza. Të gjithë bashkë do të bëjmë surpriza në qarkun tonë komandant, të jesh i garantuar. Unë thyej rekord vëlla! Këtë do ta lemë në 12 maj, do flasim”, deklaroi Tërmet Peçi. Shihni videon me psohte.
-

Arrestimet nga SPAK, Rama në Gjirokastër: PS është një mace që kap edhe minjtë e vet…
Kryeministri Edi Rama ishte në Gjirokastër ku zhvilloi një takim për prezantimin e ekipit me të cilin PS garon në 11 maj në këtë qark.
“Nëse hyjmë në BE nuk kemi më nevojë as të negociojmë marrëveshjen për pensionet me Greqinë, se pse kjo është diçka që kryhet automatikisht…Minjtë në këtë vend i kapim vetëm ne. Madje jemi aq të zotë sa kapim edhe minjtë tanë. Këtë na këndojnë si një gjë për të cilën duhet të ulim kokën , në fakt duhet ta mbajmë kokën më lart se ç’e kemi mbajtur deri tani edhe për këtë arsye”, tha ai.
