Tag: Gjirokastër

  • PASOJAT e motit! Bllokohen rrugët në Gjirokastër dhe Përmet, del nga shtrati lumi Ishëm, 10 fshatra të izoluar: Kemi të sëmurë

    PASOJAT e motit! Bllokohen rrugët në Gjirokastër dhe Përmet, del nga shtrati lumi Ishëm, 10 fshatra të izoluar: Kemi të sëmurë

    pamjet nga pasojat e motit

    TIRANË-Pasojat e motit të keq që goditi Shqipërinë kanë shqetësuar banorët e prekur të cilët po përballen me izolimin e qarkullimit apo me banesat dhe tokat e tyre nën ujë. 
    Banorët e disa fshatrave në zonën e Kolonjës kanë dalë sot në protestë në Qafzez, pranë urës së Baba Selimit, e cila ndodhet mbi lumin Osum. Ura lidhëse që shërben si rruga e vetme për të hyrë dhe dalë nga zona është dëmtuar rëndë, duke bërë të pamundur kalimin e automjeteve dhe mjeteve të emergjencës.
    Banorët shprehen se prej një jave vuajnë pasojat e shirave të rrëmbyer dhe përmbytjeve. Ata deklarojnë se në disa prej fshatrave të thellë ka persona të sëmurë që nuk mund të transportohen drejt qendrave shëndetësore. Protestuesit kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet, duke apeluar që të mos lihen në një gjendje ku, sipas tyre, “janë në mëshirë të fatit”.
    Ndërkohë qindra hektarë tokë bujqësore të mbjella me kultura të ndryshme janë përmbytur mëngjesin e sotëm në fshatin Muriqinë të Krujës. Shkak i kësaj situate është bërë dalja nga shtrati e lumit Ishëm si pasojë e reshjeve të dendura të rëna gjatë 24 orëve të fundit.
    Edhe Gjirokastra po përballet me bllokimin e akseve rrugore. Aksi Kolonjë-Golem ishte i pakalueshëm për disa orë, për shkak të rënies së inerteve dhe terreni i paqëndrueshëm, por tashmë është rihapur.  Po ashtu në Dropull, mbetet ende i pakalueshëm aksi Glinë-Nepravishtë.
    Edhe në Përmet, është izoluar rruga Frashër-Verçisht, Frashër-Miçan për shkak të shkarjeve të dherave. 
    Për dy javë me radhë, reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në të gjithë vendin. Mijëra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur, në disa zona janë regjistruar rrëshqitje dherash që kanë shtuar rrezikun dhe bllokimin e segmenteve rrugore. Raportohet për humbje të konsiderueshme të bagëtive, megjithëse është ende nuk është përllogaritur bilancin final të dëmeve.

  • Bllokohen rrugët në Gjirokastër dhe Përmet pas reshjeve të shiut, dhjetëra banorë të izoluar

    Bllokohen rrugët në Gjirokastër dhe Përmet pas reshjeve të shiut, dhjetëra banorë të izoluar

    Reshjet e dendura të 12 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në disa akse rrugore të jugut.

    Aksi Kolonjë–Golëm, në Bashkinë Gjirokastër, është bllokuar plotësisht si pasojë e inerteve të rëna nga lartësitë dhe terrenit të paqëndrueshëm, duke lënë të izoluar dhjetëra banorë të zonës së Golëmit.
    Situata paraqitet e rënduar edhe në Dropull, ku vijon të jetë e pakalueshme rruga Glinë–Nepravishtë. Probleme të ngjashme raportohen edhe në qarkun e Gjirokastrës dhe Përmetit, ku shkarjet e dherave kanë bllokuar aksin Frashër–Verçisht dhe Frashër–Miçan, duke izoluar lëvizjen në zonë.

  • Skenari i Himarës – Si u shndërruan në grekë qytetarët vllehë në Gjirokastër dhe Korçë: Jemi krenarë që jemi shqiptaro-vlleh, por…

    Skenari i Himarës – Si u shndërruan në grekë qytetarët vllehë në Gjirokastër dhe Korçë: Jemi krenarë që jemi shqiptaro-vlleh, por…

    Naimi, studiues shqiptar në Maqedoninë e Veriut, i cili ka punuar gjatë dhe me asimilimin e shqiptarëve ortodoks tregon me detaje mënyrën se si vllehet janë detyruar të humbasin identitetin e tyre.
    “Në fillim asimilimi ka qenë i dhunshëm ndaj komuniteteve, shqiptare dhe vllehe, duke përdorur mjete dhe mekanizma të ndryshme. Më pas duke i joshur dhe blerë nëpërmjet pozicioneve të ndryshme. Më pas kanë filluar të asimilohen gradualisht në Maqedoni”, u shpreh Naim Iljazi.
    Sot vllehët i gjejmë të shtrirë në disa zona, kryesisht në Shqipëri e Greqi, por dhe vende të tjera të Ballkanit.
    “Në malet e Pindit është dhe kryeqendra e vllehëve të Greqisë së sotme. Mecolla, është vend tipik arumun nga ku janë përhapur në vendet e tjera. Ka në zonën e Gramozit në faqen greke dhe shqiptare, Nikolica është fshat vlleh. Në Maqedoni. Te ne Voskopoja, ngulim që ka lindur dhe nisur shqiptaro-vllah”, u shpreh historiani Pëllumb Xhufi.
    Nëse para viteve 90, gjatë periudhës së komunizmit, vllehët ishin të shtypur, por e ruanin gjuhën dhe traditat e tyre, pasi qëndronin në vende të veçuara dhe jetonin së bashku, pas viteve 90 nisi një luftë e ashpër. Greqia me politika qartësisht joshëse dhe me dëshirën e shtimit të numrit tentoi të afronte vllehët, po ashtu dhe Rumania. Në territorin shqiptar, është ndjekur i njëjti skenar me shqiptarët në zonat e Himarës dhe Jugut. Ata, janë joshur duke u pajisur me dokumente greke. Më pas, janë përdorur statistikat për politikë.
    “Këto dy ndërgjegje kombëtare, një greke dhe një rumune, ndikuan negativisht në një përçarje të madhe të vllehëve”, u shpreh avokati, Edmond Petraj.
    Inside Story tregon me dëshmi se si vllehët u joshën nga Greqia për interesa të ngushta dhe pse qytete si Korça, apo Gjirokastra, cilësohen thuajse si të humbura sa u përket komunitetit vlleh. Ndikimi grek ka qenë shumë i fortë. Megjithatë, ka qendrëstar deri në vetëmohim.
    “Futja e këtyre shteteve, Rumania e Greqia kërkojnë të na marrin me vete. Ata e kanë si stimuj që të marrin sa më shumë, por ne në të vërtetë nuk jemi rumunë, jemi arumunë. Nuk jemi as grekë, jemi shqiptarë. Ne këtu kemi lindur, këtu punojmë, këtu jetojmë, këtu varrosemi, martohemi, fejohemi. Të tëra këtu i kemi”, u shpreh studiues i historisë, Naim Iljazi.
    “Jemi shqiptarë, por…”, si u shndërruan në grekë qytetarët vllehë në Gjirokastër dhe Korçë
    Pasojat direkte të këtyre tërheqjeve sa nga njëri krah në tjetrin është zvogëlimi artificial i numrit të komunitet vlleh. Kjo strategji automatikisht synon uljen e numrit të shqiptarëve në trojet e tyre në Jug. Në fakt, kambanat e alarmit kanë rënë prej kohësh.
    “Janë ndikimet e këtyre shteteve që i kanë bërë të futen në ndikimin e fuqisë së identifikimit me pasaportë”, u shpreh Kryetarja e Shoqatës së Vllehëve për Korçën Mirela Veriga.
    Jashtë kamerave dhe vetë anëtarët e komunitet vlleh, me dhimbje tregojnë se në qytete si Korça, apo Gjirokastra, tashmë vllehët shqiptarë janë në një proces të madh asimilimi, pasi kanë marrë në një masë të gjerë pasaporta greke. Kjo do të thotë se në deklarimet e tyre për shtetësi, deklarohen sipas pasaportës që kanë, përndryshe mund të kenë pasoja direkte në humbjen e benefiteve ekonomike.
    Inside Story udhëtoi drejt qarkut të Korçës ku është dhe kryeqendra e madhe e vllehëve. Historia e zhvillimit të Voskopojës është padyshim një krenari, jo vetëm për komunitetin, por dhe vetë shqiptarët. Patjetër, një histori që mbart edhe dhimbje.
    “Interesant për Voskopojën ka të dhëna dhe nga arkivi i Vendikut, por është kondiku i manastirit të Shën Prodromit, që ka gjithë historinë e Voskopojës nga 1600 e kanë shkruajtur murgjit, deri në vitin 1800, pas shkatërrimit të Voskopojës. Asnjëherë nuk bëhet ndarje të karakterit etnik, shqiptar apo vllah, të gjithë janë voskopojarë”, u shpreh historian Pëllumb Xhufi.
    “Vllehët e Shqipërisë janë pika kyçe, sepse të gjithë vllehët e botës i kanë sytë nga Voskopoja. Nëse Voskopoja nuk do të digjej, do të ishte historia e Ballkanit krejt ndryshe sot”, u shpreh avokati Edmond Petraj.
    Sigurisht, ka shumë hamendësime për mënyrën se si do të ishte historia e Shqipërisë nëse nuk do të digjej Voskopoja, por sot realiteti është tjetër. Korça, një prej qarqeve më identifikuese të vllehëve, po lufton fort me shpresën se komuniteti do të mbijetojë dhe interesat greke do të mbeten larg.
    “Në ambientet ku ndodhemi, është kisha rumune. Është kishë që identifikon komunitetin tonë. Komuniteti arumun në Korçë është shumë i madh dhe është i përqendruar në qytet dhe disa fshatra përreth. Është Voskopoja kryeqendra dhe disa fshatra përreth. Kisha është ambienti që na mbledh çdo të diel. Predikimet bëhen në gjuhën shqipe dhe në rumanisht”, u shpreh Mirela Veriga, Kryetare e Shoqatës së Vllehëve për Korçën.
    “Komunitetin arumun të Korçës duhet të njihen mirë me historinë. Të rinjtë nuk e njohin më dhe nuk e flasin dialektin, është minus që mund ti bëjë të asimilohen, ose të pranojnë identitete të tjera që nuk i kanë. Ndoshta në prag të anëtarësimit në BE ata konsiderojnë se këto dallime nuk kanë rëndësi”, u shpreh Sekretarja e Konsullates së nderit të Rumanisë, Daniela Stoica.
    “Identiteti është diçka që e mbart me vete gjatë gjithë jetës”, u shpreh Daniela Stoica.
    Ndikimet e Greqisë pranohen dhe fliten afër, sidomos në Korçë, ku në verën e këtij viti është inauguruar dhe konsullata e re greke në pedonale.
    “Korça duke qenë në kufi të Greqisë ka pasur dhe ndikimet e shtetit grek. Ndoshta dhe situata ekonomike pas viteve 90, duke ditur se shqiptarët kanë qenë të varfër. Ne jemi arumunët në Shqipëri, ashtu siç janë arumunët në Greqi. Unë them se jemi arumun, e para jam shqiptare e lindur dhe rritur në Shqipëri. Kushtet ekonomike detyruan shqiptarët të largohen dhe të gjejnë vende pune në shtete të tjera dhe Greqia ka qenë një nga ato vende”, u shpreh Mirela Veriga.
    “Sidomos pas viteteve 90, ekzistonin më shumë mundësi për arumunet. Të rinjtë u drejtuan në Rumani me bursat. Disa kanë qëndruar atje, disa janë kthyer dhe kontribuojnë me profesionet e tyre këtu në Shqipëri. Një pjesë i janë drejtuar Greqisë për punë. Rumania ka investuar në burimet njerëzore për të forcuar komunitetin dhe Shqipërinë si vend”, u shpreh Daniela Stoica, Sekretare e Konsullates së nderit të Rumanisë.
    Situata nuk është më e mire as në Gjirokastër, ku ndodhet një komunitet të konsiderueshëm të popullsisë vllehe. Inside Story udhëtoi drejt njësisë administrative “Odrie”, ku është dhe përqendrimi më i madh i minoritetit.
    “Këtu jemi në njësinë administrative Odrie, njësi nën juridiksionin e Bashkisë Gjirokastër. Në këtë njësi janë 5 fshatra dhe në 4 prej tyre, jetojnë anëtarë të komunitetit vllah. Në Andon Poçi, Labovë e Madhe, Labovë e Vogël dhe Hundëkuq.
    Në pesë fshatrat e njësisë administrative Odrie, bashkëjetesa ndërmjet shqiptarëve dhe komuniteti vlleh ka qenë e admirueshme. Banorët kanë qenë krah njëri-tjetrit në gëzime dhe në halle”, u shpreh administratorja Mimoza Shëngjergji.
    Propaganda greke dhe realiteti, vllehët e Jugut të Shqipërisë: Jemi krenarë që jemi shqiptaro-vlleh!
    Propaganda greke në raport me shqiptarët ka qenë shumë e ashpër, madje dhe në librat e historisë nxënësit mësojnë se trojet e tyre shtrihen deri në qytetet shqiptare. Këtu, përfshijnë edhe fshatrat e banuara nga vllehët që i identifikojnë me kombësi greke. Pa harruar faktin që shteti greke, sot e kësaj dite nuk njeh minoritete. Nuk njeh vllehët e Greqisë, por njeh vetëm grekë.
    “‘Shteti grek nuk njeh minoritete, e thotë, është e grekëve, do të rrish në Greqi, je grek. Pavarësisht presionit të madh nga Ndërkombëtaret, GReqia nuk ka nënshkruar konventën kuadër të minoriteteve. Nuk e ka nënshkruar, e ka nënshkruar qeveria, por nuk e ka kaluar në parlament, si puna e ligjit tonë të luftës që është aktiv.
    Një politikë, e cila synon dhe e bombardon atë që lind në Greqi me propagandë, jo me shkencë historike, nuk bëhet histori deri në gjimnaz ke vetëm propoagandë nacionaliste. Korça është Greqi, Gjirokastra dhe Himara është Greqi. Dikush shkon në Shkumbin. Disa shkojnë deri në Lezhë, vazhdojnë. Ka dhe historianë seriozë grekë që nuk e mohonin se suliotët janë shqiptarë, që Çamëria është e banuar nga shqiptarët, që heronjtë e luftës çlirimtare janë shqiptarë dhe arvanitas”,  u shpreh historiani, Pellumb Xhufi.
    Vetë antarët e komunitetit kur pyeten në lidhje me Shqipërinë kanë një emocion të madh kur flasin. Ata e konsiderojnë veten shqiptaro-vlleh dhe e kanë atdhe vendin tonë.
    “Më shumë se mua nuk e do njeri këtë vend. Sa e do një vlleh Shqipërinë, apo vendin ku jeton, ku ka lindur, jetuar, ka barrën e katandinë. Është pjesa kyçe e një personi.
    Vllehët Shqipërinë e kanë atdhe që e duan jashtëmase. Mos e prek se kemi kontribute të jashtëzakomshme”, u shpreh Edmond Petraj, avokat.
    “E thënë me fjalë të plota. Ne ndihemi krenar se jemi shqiptarë. Është e tepërt për të thënë kush jemi ne dhe ata, sepse ne jemi një. Ne jemi pjesë dhe quhemi shqiptarë me origjinë vllehe”, u shpreh Elvis Toci, Konsull nderi i Rumanisë.
    “Çdo vllah, medaljonin e tij të vllahut ta mbajë në mendje, zemër dhe ta ketë të varur në gjoksin e tij”,  u shpreh Nasho Shyti, studiues i historisë.
    Lufta e madhe, e një pjesë të vllehëve, është që të punojnë për të mbajtur vlerat e komunitetit vlleh të papërzier nga ndikimet e tjera. Këtë, e pranojnë hapur pjesëtarët e këtij komuniteti.
    Sa i përket tendencës së Greqsië për të përvetësuar këtë komunitet, pjesa më e madhe e tyre nuk e pranon. Ata nuk gjejnë asnjë lidhje me grekët. Janë etni më vete që identifikohen qartë.
    “Ka pasur vlleh në disa qendra, për të marrë shpërblimin nga Greqia thonë se jemi grek. Kur i pyet se çfarë gjuhe ka folur gjyshi e babai, nuk është greqisht, është gjuha romane. Tjetër gjë. Ka që e mohojnë për arsye ekonomike. Nuk besoj se ka vlleh që kur e thotë këtë gjë ta thotë me bindje. Ta thotë ose me nënqeshje, sikur të thotë skam ça bëj, ta them nga halli kur takon me të tjerë që bisedon, kanë marrë pasaportë grreke, kur i thua dhe i kujton këngë vllahe fillojnë e qajnë’“, u shpreh Pëllumb Xhufi, historian.
    “Kam dalë me një përfundim se nëse ke grek në fshat asimilion fshatin. Nëse ke grekun, çoje dhe në fshat serb, do të flasë pas 6 muajsh greqisht fshati. Ndikimin dhe asimilimin Greqia e ka shumë të fortë”, u shpreh Edmond Petraj, avokat. / Inside Story

  • Reshje të dendura në qarkun e Gjirokastrës, bllokohet aksi rrugor Kolonjë-Golëm

    Reshje të dendura në qarkun e Gjirokastrës, bllokohet aksi rrugor Kolonjë-Golëm

    Reshjet e dendura të 12 orëve të fundit kanë shkaktuar probleme serioze në disa akse rrugore të jugut.
    Aksi Kolonjë–Golëm, në Bashkinë Gjirokastër, është bllokuar plotësisht si pasojë e inerteve të rëna nga lartësitë dhe terrenit të paqëndrueshëm, duke lënë të izoluar dhjetëra banorë të zonës së Golëmit.
    Situata paraqitet e rënduar edhe në Dropull, ku vijon të jetë e pakalueshme rruga Glinë–Nepravishtë. Probleme të ngjashme raportohen edhe në qarkun e Gjirokastrës dhe Përmetit, ku shkarjet e dherave kanë bllokuar aksin Frashër–Verçisht dhe Frashër–Miçan, duke izoluar lëvizjen në zonë.

  • Moti i keq, në Gjirokastër disa akse të bllokuar nga rrëshqitja e dherave

    Moti i keq, në Gjirokastër disa akse të bllokuar nga rrëshqitja e dherave

    Moti i keq që ka përfshirë vendin prej disa ditësh tashmë, vijon të shkaktojë problematika në disa bashki të vendit, kryesisht për shkak të rrëshqitjes së dherave.
    Në Gjirokastër, disa akse rrugore vijojnë të jenë të bllokuar. Aksi Kolonjë – Golëm është bllokuar sërish nga inertët e paqëndrueshme, ndërsa po ashtu ende nuk është vënë në funksion as aksi Glinë – Nepravishtë. Bëhet me dije se në terren për hapjen e këtij aksi janë angazhuar 5 kamionë vetëshkarkues, 2 fadroma, 2 skrepa dhe 1 grejder.
    Në Bashkinë e Përmetit raportohen problematika në njësinë administrative Frashër, ku ka shkarje dherash në rrugën Frashër – Verçishtë dhe Frashër – Miçan
    Ndërkohë, sipas informacionit të marrë nga OSHEE, i gjithë qarku i Gjirokastrës furnizohet pa probleme me energji elektrike, ndërsa po ashtu nuk ka probleme as me furnizimin me ujë.

  • Deputeti i Sarandës kërkesë Athinës: Na jepni listën e shqiptarëve që janë të ndaluar të hyjnë në territorin grek dhe arsyet ligjore

    Deputeti i Sarandës kërkesë Athinës: Na jepni listën e shqiptarëve që janë të ndaluar të hyjnë në territorin grek dhe arsyet ligjore

    Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, i ka kërkuar ministrisë së Jashtme të Greqisë t’i vërë në dispozicion listën e personave të padëshiruar në Greqi, pas shpalljes “non grata” të gazetarit Artan Hoxha.
    Bido ka bërë me dije se ka kërkuar po ashtu edhe arsyet ligjore që kanë çuar autoritetet greke në këtë vendim.
    “Sot, i jam drejtuar zyrtarisht Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë, për të kërkuar publikimin e listës së personave shqiptarë që janë të ndaluar të hyjnë në territorin grek dhe arsyet ligjore që kanë çuar në këtë vendim.
    Qytetarët shqiptarë meritojnë transparencë, qartësi dhe trajtim të drejtë në çdo procedurë që lidhet me lëvizjen e tyre të lirë. Kjo çështje ka krijuar prej vitesh pasiguri dhe është koha që të sqarohet zyrtarisht“, shkruan ai.
    Më poshtë, letra e tij zyrtare:
    Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë
    Ambasadës së Republikës së Greqisë në Tiranë
    Kërkesë për publikimin e listës së personave të ndaluar të hyjnë në territorin grek
    Me anë të kësaj letre ju drejtohem në mënyrë zyrtare për një çështje që ka rëndësi për qytetarët shqiptarë dhe për marrëdhëniet midis dy vendeve tona.
    Prej vitesh në opinionin publik shqiptar përflitet se ekziston një listë shtetasish shqiptarë ndaj të cilëve autoritetet greke kanë vendosur masën të ndalimit të hyrjes në territorin grek. Mungesa e informacionit zyrtar ka krijuar pasiguri dhe shqetësim, sidomos te qytetarët që udhëtojnë rregullisht për punë, vizita familjare apo arsye të tjera të ligjshme.
    Për këtë arsye, ju kërkoj që të bëni të ditur:
    Transparenca mbi këtë çështje i shërben qytetarëve, forcon besimin midis institucioneve dhe ndihmon në shmangien e çdo keqkuptimi.
    Duke vlerësuar marrëdhëniet e mira midis Shqipërisë dhe Greqisë, mbetem në pritje të një përgjigjeje zyrtare.
    SHPALLJA “NON GRATA” E ARTAN HOXHËS
    Autoritetet e Republikës së Greqisë, shpallën më 23 nëntor 2025 me statusin “non grata”, gazetarin investigativ Artan Hoxha, duke e cilësuar “të padëshirueshëm” dhe kërcënim për rendin publik, duke ndaluar përjetësisht për të mos shkelur në territorin grek.
    Gazetari Hoxha, ka qenë duke udhëtuar drejt qytetit të Janinës, kur është ndaluar nga policia greke e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.
    Në sportelin e policisë kufitare, ku kryhet kontrolli i pasaportave për qytetarët që hyjnë në territorin grek, gazetarit Hoxha, i është komunikuar, se nuk mund të hyjë në Republikën e Greqisë, pasi përbën rrezik për rendin publik dhe sigurinë e brendshme të këtij shteti.
    Pasi i është marrë pasaporta, ai është mbajtur për rreth një orë në policinë greke. Rreth orës 10:30 me orën lokale, i është komunikuar vendimi i autoriteteve greke, që e shpall “non grata” për një afat të pacaktuar.
    Në vendimin që policia greke i ka dorëzuar gazetarit Hoxha, thuhet se:
    1) është karakterizuar si person i padëshirueshëm.
    2) konsiderohet person i rrezikshëm për rendin publik dhe sigurinë e brendshme, për shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të një ose shumë shteteve të Bashkimit Europian.
    Më pas, gazetarit Hoxha i është vendosur kryq me stilolaps në pasaportë mbi vulën e policisë greke dhe i është kërkuar të largohet menjëherë nga territori grek.
    Ky është një rast i përsëritur nga autoritetet greke ndaj gazetarëve shqiptarë, të cilët kanë denoncuar apo ekspozuar aktivitete të paligjshme në dëm të interesave të Republikës së Shqipërisë apo në dëm të interesave kombëtare shqiptare.
    Një vendim i tillë është marr më parë për gazetarin Marin Mema, i cili nuk është lejuar më të shkel në territorin grek.
    Pavarësisht se është një vend anëtar i Bashkimit Europian, shteti grek ka dëshmuar se vazhdon të njëjtën rrugë të penalizimit dhe diskriminimit ndaj gazetarëve shqiptarë, që “dëmtojnë” sipas tyre interesat kombëtare greke.
    Gazetarit Hoxha i është komunikuar, se ky vendim është marrë në fillimin e vitit 2024, në kulmin e fushatës për zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian, kur në listën për eurodeputet të partisë në pushtet Nea Dimokratia (Demokracia e Re) e kryeministrit Qiriakos Mitsotaqis, kandidonte Fredi Beleri me shtetësi shqiptare dhe greke.
    Për më shumë 23 vite, gazetari Artan Hoxha ka publikuar në media, kryesisht në Gazetën Shqiptare dhe televizionin News24, artikuj investigativ dhe dokumentare në lidhje aktivitete në dëm të interesave shqiptare, duke filluar nga skandali i ndërtimit të varrezave të ushtarëve grekë në territorin e Shqipërisë, skandali i zhvarrimeve të eshtrave të fshatarëve të Kosinës për ti paraqitur ata, si martirë të ushtrisë greke të vrarë në Luftën e Dytë Botërore.
    Gazetari Hoxha ka publikuar një seri të gjatë ndër vite investigime në lidhje me Masakrën e Peshkëpisë, ngjarje e ndodhur më vitin 1994. Kjo masakër u krye nga një komando e ardhur nga territori grek, e cila sulmoi repartin kufitar të Peshkëpisë në Gjirokastër, duke marrë peng për disa orë, 130 rekrutë të Ushtrisë Shqiptare dhe duke vrarë “Dëshmorët e Atdheut”, komandantin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini.
    Gazetari Hoxha, në vijimësi ka sjellë prova dhe fakte, se në këtë ngjarje kanë qenë të përfshire pjesëtarë të policisë greke, shtetas shqiptarë anëtarë në organizatën paraushtarake ultranacionaliste MAVI(Fronti për Çlirimin e Vorio Epirit).
    Në vitin 2018, gazetari Hoxha publikoi ekskluzivisht pamjet e ngjarjes së Bularatit, ku tregohej se shtetasi shqiptar me kombësi greke, Konstandinos Kacifas, nuk ishte një martir që po sulmohej pse mbronte simbolet kombëtarë greke, për një terrorist i armatosur me kallashnikov, i cili hapi zjarr frontal kundër policisë së Dropullit.

  • Kakavijë – Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

    Kakavijë – Kapet me 42 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 44-vjeçari nga Fieri

    Një 44-vjeçar nga Fieri është proceduar penalisht, pasi tentoi të largohej nga Shqipëria duke transportuar 42 000 euro pa i deklaruar në pikën kufitare.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Gjatë kontrolleve rutinë të Policisë Kufitare, sasia e parave u gjet e fshehur në çantën e tij. Shtetasi Luan Kaçakui u shoqërua për verifikime, ndërsa shuma e të hollave u sekuestrua sipas procedurave ligjore. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Materialet e rastit iu referuan Prokurorisë, e cila ka nisur procedimin në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Çështja i është kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për veprime të mëtejshme hetimore.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Mblidhnin mbeturinat me dorë, punonjësi dëmtohet gjatë punës, shtrohet në repartin e kirurgjisë

    Mblidhnin mbeturinat me dorë, punonjësi dëmtohet gjatë punës, shtrohet në repartin e kirurgjisë

    Dy ditë pasi u publikua video që tregonte punonjësit e pastrimit në Tepelenë duke hequr mbeturinat me dorë, një incident i ri ka ndodhur në të njëjtin sektor. Një punonjës i shërbimeve publike, me inicialet K.C., është dëmtuar gjatë kryerjes së detyrës, ndërsa ngjarja nuk është bërë publike nga asnjë institucion.

    Sipas burimeve, K.C. dyshohet se është zënë nga kazani i mbeturinave gjatë procesit të pastrimit. Ai u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet i shtruar në repartin e kirurgjisë nën kujdesin e mjekëve. Gjendja e tij raportohet e stabilizuar.

    LEXO EDHE: Tepelenë/ Krizë në shërbimin e pastrimit të gjelbërimit, punonjësit mbledhin mbeturinat me dorë

    Ngjarja hedh sërish dritë mbi kushtet e punës në sektorin e pastrimit në Tepelenë, duke ngritur pyetje për sigurinë dhe mbrojtjen e punonjësve që angazhohen çdo ditë në këtë sektor.

  • Betohet Gramos Sako, nis zyrtarisht detyrën si kryetar i Bashkisë Tepelenë

    Betohet Gramos Sako, nis zyrtarisht detyrën si kryetar i Bashkisë Tepelenë

    Në një ceremoni solemne të zhvilluar në ambientet e Këshillit Bashkiak, Gramos Sako mori zyrtarisht detyrën si Kryetar i Bashkisë Tepelenë, pas betimit të dhënë para anëtarëve të Këshillit Bashkiak.
    Në këtë aktivitet morën pjesë edhe drejtuesja politike e Qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro, si dhe deputeti i zonës, Tërmet Peçi, të cilët përshëndetën këtë moment të rëndësishëm për drejtimin e ri të bashkisë.
    Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, kryebashkiaku Sako shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë nga qytetarët dhe theksoi se ky mandat për të është një përgjegjësi e lartë dhe një angazhim i palëkundur në shërbim të çdo banori të Tepelenës.
    “Ky betim nuk është thjesht një akt formal, por zotimi im i sinqertë për të qenë kryebashkiaku i të gjithëve, i çdo lagjeje, çdo fshati dhe çdo familjeje, pa asnjë dallim. Dera e zyrës time do të jetë gjithmonë e hapur për çdo qytetar, ide dhe shqetësim,” u shpreh Sako.
    Ai theksoi se nis një kapitull i ri për Bashkinë Tepelenë, i cili do të ndërtohet mbi bashkëpunimin, transparencën dhe fokusin tek nevojat e komunitetit.
    Kryetari i ri u zotua për një bashki moderne, efikase dhe më pranë qytetarëve, duke vënë theksin në zhvillimin urban, përmirësimin e infrastrukturës në çdo fshat, mbështetjen e të rinjve, nxitjen e agroturizmit, sipërmarrjes dhe sektorëve që gjallërojnë ekonominë lokale.
    “Tepelena meriton më të mirën. Me përulësi, vendosmëri dhe dashuri për qytetin tonë, fillojmë sot punën për të ardhmen që meriton kjo bashki,” përfundoi Sako.

  • Gramos Sako merr zyrtarisht detyrën si Kryetar i Bashkisë Tepelenë

    Gramos Sako merr zyrtarisht detyrën si Kryetar i Bashkisë Tepelenë

    Në një ceremoni solemne të zhvilluar në ambientet e Këshillit Bashkiak, Gramos Sako mori zyrtarisht detyrën si Kryetar i Bashkisë Tepelenë, pas betimit të dhënë para anëtarëve të Këshillit Bashkiak.
    Në këtë aktivitet morën pjesë edhe drejtuesja politike e Qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro, si dhe deputeti i zonës, Tërmet Peçi, të cilët përshëndetën këtë moment të rëndësishëm për drejtimin e ri të bashkisë.
    Në fjalën e tij gjatë ceremonisë, kryebashkiaku Sako shprehu mirënjohjen për besimin e dhënë nga qytetarët dhe theksoi se ky mandat për të është një përgjegjësi e lartë dhe një angazhim i palëkundur në shërbim të çdo banori të Tepelenës.
    “Ky betim nuk është thjesht një akt formal, por zotimi im i sinqertë për të qenë kryebashkiaku i të gjithëve, i çdo lagjeje, çdo fshati dhe çdo familjeje, pa asnjë dallim. Dera e zyrës time do të jetë gjithmonë e hapur për çdo qytetar, ide dhe shqetësim,” u shpreh Sako.
    Ai theksoi se nis një kapitull i ri për Bashkinë Tepelenë, i cili do të ndërtohet mbi bashkëpunimin, transparencën dhe fokusin tek nevojat e komunitetit.
    Kryetari i ri u zotua për një bashki moderne, efikase dhe më pranë qytetarëve, duke vënë theksin në zhvillimin urban, përmirësimin e infrastrukturës në çdo fshat, mbështetjen e të rinjve, nxitjen e agroturizmit, sipërmarrjes dhe sektorëve që gjallërojnë ekonominë lokale.
    “Tepelena meriton më të mirën. Me përulësi, vendosmëri dhe dashuri për qytetin tonë, fillojmë sot punën për të ardhmen që meriton kjo bashki,” përfundoi Sako.