Tag: gjirit

  • Inteligjenca Artificiale zbulon kancerin e gjirit përpara se të shfaqet

    Inteligjenca Artificiale zbulon kancerin e gjirit përpara se të shfaqet

    Studiuesit nga MIT kanë zhvilluar një sistem të avancuar të inteligjencës artificiale të quajtur “Mirai”, i cili synon të parashikojë rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit në pesë vitet e ardhshme.
    Sistemi analizon imazhet e mamografisë duke i koduar dhe përmbledhur me të dhëna të tjera, ndërkohë që merr në konsideratë edhe faktorët tradicionalë të rrezikut si mosha dhe historia familjare. Kështu, krijohet një vlerësim individual dhe i personalizuar për secilën paciente. Krahasuar me modelet ekzistuese, Mirai ka treguar saktësi më të madhe dhe qëndrueshmëri në parashikim, pavarësisht nga grupi racor, dendësia e gjirit apo mosha e pacienteve.
    Pas testimeve të suksesshme në SHBA, Suedi dhe Tajvan, Mirai arriti të identifikojë pothuajse dyfishin e rasteve të mundshme të kancerit të gjirit. Aktualisht, ekipi i MIT është në bashkëpunim me spitale ndërkombëtare për ta futur këtë teknologji në përdorim të përditshëm, duke kontribuar në zbulimin më të hershëm të kancerit dhe reduktimin e ekzaminimeve të panevojshme.
     

  • Inteligjenca Artificiale zbulon kancerin e gjirit 5 vite përpara se të shfaqet

    Inteligjenca Artificiale zbulon kancerin e gjirit 5 vite përpara se të shfaqet

    Studiuesit nga Massachusetts Institute of Technology kanë zhvilluar një sistem të avancuar të quajtur Mirai, që përdor inteligjencën artificiale për të parashikuar rrezikun e ardhshëm të zhvillimit të kancerit të gjirit, bazuar në mamografitë e pacientëve.
    Si funksionon Mirai:

    Fillimisht, imazhet e mamografisë përpunohen përmes një sistemi që i kodon dhe i përmbledh ato me imazhe të tjera.Më pas, faktorët tradicionalë të rrezikut parashikohen përmes modeleve ekzistuese ose vlerësohen nëse mungojnë.Të dhënat përdoren për të llogaritur rrezikun individual të pacientes për secilin nga pesë vitet e ardhshme.Modeli ka treguar rezultate premtuese dhe një performancë të qëndrueshme në grupe të ndryshme racore, në kategori të ndryshme të dendësisë së gjirit dhe në grupe të ndryshme moshe.
    Mirai dallon nga modelet tradicionale sepse jep një vlerësim më të saktë dhe të personalizuar, duke marrë parasysh si imazhet e mamografisë, ashtu edhe të dhëna të rëndësishme si mosha dhe historia familjare e pacienteve.
    Pasi u testua në spitale në SHBA, Suedi dhe Tajvan, Mirai arriti të identifikojë pothuajse dyfishin e rasteve të kancerit që mund të zhvillohen në të ardhmen, krahasuar me sistemet aktuale. Tashmë, ekipi i MIT po bashkëpunon me spitale në mbarë botën për të sjellë këtë teknologji në përdorim të përditshëm – duke ndihmuar në zbulimin më të hershëm të kancerit dhe shmangien e ekzaminimeve të panevojshme.

  • Ja pse gratë nuk duhet të konsumojnë alkool

    Ja pse gratë nuk duhet të konsumojnë alkool

    Gratë duhet të abstenojnë nga alkooli për të reduktuar rrezikun e kancerit të gjirit, paralajmëron një raport i ri nga WCRF

    Një rishikim i fundit i literaturës shkencore, i publikuar nga Fondi Botëror i Kërkimit të Kancerit (WCRF), bën thirrje për ndryshime të rëndësishme në stilin e jetesës së grave, duke theksuar rëndësinë e abstenimit të plotë nga alkooli për të reduktuar rrezikun e kancerit të gjirit.

    Sipas të dhënave më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), në vitin 2022, 2.3 milionë gra në mbarë botën u diagnostikuan me kancer të gjirit, ndërsa 670 mijë humbën jetën si pasojë e kësaj sëmundjeje. Kanceri i gjirit mbetet forma më e përhapur e kancerit tek gratë, duke përbërë një nga sfidat më të mëdha shëndetësore të kohëve moderne.

    Rishikimi i udhëhequr nga ekspertë nga Universiteti i Harvardit dhe Instituti i Kërkimeve Shëndetësore të Ishujve Balearik ofron një përmbledhje të fuqishme të provave mbi lidhjen midis stilit të jetesës dhe kancerit të gjirit. Nga kjo analizë dolën katër rekomandime të rëndësishme:

    1.Mbajtja e një peshe të shëndetshme dhe angazhimi në aktivitet fizik të rregullt.
    2.Rritja e konsumit të frutave, perimeve dhe ushqimeve me fibra.
    3.Reduktimi i mishit të kuq, produkteve të përpunuara dhe pijeve të ëmbla joalkoolike.
    4.Abstenimi i plotë nga alkooli dhe duhani.

    Ndër të gjitha këto masa, abstenimi nga alkooli rezulton të jetë më kontroversi dhe më ndryshe nga udhëzimet e mëparshme në vende si Mbretëria e Bashkuar, ku kufiri i rekomanduar është 14 njësi në javë. Por ËCRF thekson se edhe konsumi i vogël i alkoolit është i lidhur me një rrezik të shtuar për kancer të gjirit – një qëndrim që përputhet me raportin e fundit të organizatës Alcohol Change UK, i cili tregon se nuk ka një nivel “të sigurt” të konsumit të alkoolit kur bëhet fjalë për shëndetin e grave.

    Sipas Sally Cam nga organizata britanike Breast Cancer Noë, “rreth 8% e rasteve të kancerit të gjirit besohet të jenë të lidhura me konsumimin e alkoolit”. Ajo shton se megjithëse mekanizmat biologjikë ende nuk kuptohen plotësisht, ekziston një marrëdhënie e qartë midis konsumit të alkoolit dhe rritjes së rrezikut.

    Dora Romaguera, nga Instituti i Kërkimeve Shëndetësore në Ishujt Balearik, e përmbyll analizën duke theksuar: Raporti ynë ofron dëshmi të qarta se gratë mund të ndërmarrin hapa të rëndësishëm në mënyrën si jetojnë dhe ushqehen për të ulur rrezikun e kancerit të gjirit. Sa më shumë masa të ndërmerren në të njëjtën kohë, aq më i madh është përfitimi.

    Ndërsa ka shumë faktorë të ndryshëm që ndikojnë në zhvillimin e kancerit të gjirit – disa të pandryshueshëm, si gjenetika, dhe të tjerë që varen nga mënyra e jetesës – raporti i ËCRF jep një mesazh të qartë: eliminimi i plotë i alkoolit është një ndër masat më efektive që një grua mund të ndërmarrë për të ulur rrezikun e saj për kancer të gjirit.

    Në një botë ku informacioni shpesh është kontradiktor, raporti më i fundit vjen si një thirrje e fortë për vetëdijësim dhe veprim. Syri.net-tovima.gr

  • Gjendet zgjidhja për kancerin e gjirit, Britania e Madhe miraton dy medikamentet

    Gjendet zgjidhja për kancerin e gjirit, Britania e Madhe miraton dy medikamentet

    Instituti Kombëtar për Kujdesin Shëndetësor në Britaninë e Madhe ka miratuar dy barna me qëllim kursimin e kancerit të gjirit të gratë dhe vajzat sipas Qendrës për Kancerin të Clatterbridge.
    Qendra thekson se bëhet fjalë për dy barnat “Alpelisib” dhe “Trodelvy”, me të cilat deri më tani janë bërë disa teste në pacientë të sëmurë me kancer gjiri dhe kanë dhënë rezultat.
    “Alpelisib është një trajtim për një lloj të caktuar të kancerit të avancuar të gjirit (ER pozitiv/HER2 negativ) në pacientët me një mutacion specifik të gjenit PIK3CA. Ky medicament përdoret në rastet kur sëmundja ka avancuar dhe është futur në sistemin endokrin të njeriut”, thekson qendra.
    Ndërkohë, sipas tyre, nga “Trodelvy” mund të përfitojë gratë me kancer të gjirit në nivel të avancuar.
    “Ai është tashmë i disponueshëm rast pas rasti për një numër të kufizuar pacientësh në Qendrën e Kancerit Clatterbridge. Ne po punojmë për t’i ofruar këto barna pacientëve që mund të përfitojnë sa më shpejt që të mundemi. Onkologët tanë, specialistë të kancerit të gjirit do të diskutojnë situatën me pacientët e kualifikuar sapo trajtimi të jetë i disponueshëm këtu”, njofton qendra duke theksuar në fakt se barnat nuk janë ende për përdorim të gjerë pasi pavarësisht miratimit për përdorim, nevojiten ende teste për t’u bërë.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Numri i personave që kalojnë gripin me infeksion po rritet nga viti në vit

    Numri i personave që kalojnë gripin me infeksion po rritet nga viti në vit

    Barra e sëmundjeve të transmetueshme dhe të patransmetueshme në popullatë po rritet nga viti në vit.Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se në tre muajt e fundit të vitit 2024, numri i personave që kishin pësuar infeksion të rrugëve respiratore ishte ndjeshëm më i lartë se në vitin e kaluar (shiko grafikun bashkëngjitur).
    Të dhënat zyrtare tregojnë se nga shtatori në dhjetor 2024, numri personave që kishin infeksione respiratore nga virozat ishte mesatarisht 12,500 në javë, nga më pak se 10 mijë në javë që ishin vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.Mjekët e specializuar për sëmundjet respiratore shpjegojnë se, numri i personave që kalojnë gripin me infeksion po rritet nga viti në vit. Shkaqet madhore për këtë situatë janë plakja e popullsisë dhe pandemia Covid-19.
    Një pjesë personash që e kanë kaluar me simptoma të rënda Covid-19, tani janë më shumë të ekspozuar ndaj virozave. Gjithashtu plakja e popullsisë i bën më të brishtë në përballimin e gripit.
    Numri i personave me më shumë se një diagnozë po rritet shumë shpejt, pasi kjo lidhet edhe me plakjen e brezit të bumit të lindjeve në vitet 1960 dhe me stilin e jetesës, ndotjen etj.
    Shumica e personave mbi 60 vjeç vuajnë nga diabeti dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese që krijojnë një gjendje të rënduar të pacientët mbi 60 vjeç duke shtuar nevojën për trajtim me medikamente edhe te gripit.
    Gjithashtu të dhëna të tjera nga ISHP tregojnë se në vitin 2023 numri i rasteve me kancer të gjirit u rrit.
    Në vitin 2023, u diagnostikuan 744 femra me kancer të gjirit në të gjithë vendin ose 61.4 për 100,000 femra. Kjo sëmundje po zhvillohet edhe te meshkujt pasi në 2023 u diagnostikuan gjithashtu edhe 15 kancere gjiri te meshkujt. Numri absolut i rasteve të diagnostikuara në 2023 u rrit me 4.8% në krahasim me 2022.
    Sipas ISHP vlerësohet të jenë rreth 5,000 gra që jetojnë me kancer të gjirit në vendin tonë. Risku për t`u diagnostikuar nga kanceri i gjirit rritet me moshën deri në 70 vjeç. Risku maksimal është në moshën 50 deri në 70 vjeç. Pas kësaj moshe vërehet një rënie. Risku është shumë i ulët, por jo zero në moshën 20-30 vjeç.
    Mosha mediane e rasteve të reja në momentin e diagnozës është në 57,6 vjeç në vitin 2023. Rritja e moshës mediane është një prirje e ndikuar nga rritja e moshës mesatare të popullatës apo “plakja” relative e popullatës dhe raportohet kudo në botë, thuhet ne raportin e ISHP-së./Monitor

  • Studimi: A e zbulon inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më mirë se mjekët?

    Studimi: A e zbulon inteligjenca artificiale kancerin e gjirit më mirë se mjekët?

    Një studim i bërë së fundmi arrin në përfundimin se mjekët janë në gjendje të zbulojnë kancerin në gji më shpesh në rastet kur përdorin inteligjencën artificiale për të ndihmuar në leximin e rezultateve të mamogramit. Inteligjenca artificiale po ndihmon në zbulim të kancerit të gjirit, duke e rritur shkallën e zbulimit në mbi 17 për qind. Kur mjekët përdorën inteligjencën artificiale për të analizuar mamogramet e mbi 460,000 grave në Gjermani, ata arritën të zbulojnë një rast më shumë kanceri për çdo një mijë gra, krahasuar me rastet kur analizoheshin vetëm nga mjekët. Mjeku Alexander Katalinic ishte autori kryesor i studimit.
    “Shkalla e zbulimit të kancerit të gjirit është më e mirë dhe kjo është një provë shumë e fuqishme. Dhe bazuar në këto prova, ne duhet të fillojmë të përdorim më shumë inteligjencën artificiale në kontrollet për kancerin e gjirit dhe në fund ky duhet të jetë standardi”-thotë ai.Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë leximin e rezultateve nga mjekët deri në një masë. Por çështja është sa larg duam të shkojmë me këtë zhvillim? Kjo nuk është thjesht çështje shkence, por edhe pyetje për shoqërinë. Sa i beson shoqëria inteligjencës artificiale?
    Inteligjenca artificiale gjithashtu ndihmoi në uljen e rezultateve të pasakta. Inteligjenca artificiale megjithatë nuk arriti t’i zbulojë dot disa raste kanceri. Por sipas rezultateve të studimit, dështimi i mjekëve për të zbuluar kancerin e gjirit ishte 10 herë më i lartë se inteligjenca artificiale. Stefan Bunk është bashkëthemeluesi i kompanisë teknologjike për kujdesin shëndetësor “Vara”, me seli në Berlin, që zhvilloi inteligjencën artificiale e cila u përdor në këtë studim.

    “Inteligjenca artificiale, përndryshe nga njerëzit, nuk lodhet, apo jo? Dua të them që inteligjenca artificiale punon në të njëjtën formë si në orën 2 të mëngjesit ashtu edhe në mesditë. Prandaj, është gjithsesi një avantazh dhe është gjithashtu edhe një prej arsyeve pse mendoj se ajo arrin të zbulojë rastet e kancerit që mjekët nuk i zbulojnë”-thotë bashkëthemeluesi i kompanisë “Vara”, Stefan Bunk. Ka shqetësime se përdorimi i inteligjencës artificiale në zbulimin e kancerit mund të sjellë si pasojë zvogëlimin e radiologëve të specializuar.
    “Rastet e ndërlikuara, kur duhet të merren parasysh disa këndvështrime, atëherë ku duhet të flasësh me pacientin janë rastet kur nevojitet ekspertiza dhe kur nevojitet radiologu, prandaj ata duhet të vazhdojnë të trajnohen”-thotë ai. “Inteligjenca artificiale është një mundësi dhe një faktor që duhet të na bëjë më entuziastë për fushën tonë. Radiologët e specializuar do të kenë hapësirën, kohën dhe përqendrimin për t’u fokusuar në raste më të ndërlikuara”-thotë Dr. Wei Tang nga Universiteti i Teksasit. “Kombinimi i mjekëve me inteligjencën artificiale është shumë më i mirë se sa vetëm mendimi i mjekut”-thotë Dr.Katalinic.

  • Denoncimi i gazetarit: Mjekët e Onkologjikut lajmërojnë të sëmurët që mos shkojnë se s’ka medikamente

    Denoncimi i gazetarit: Mjekët e Onkologjikut lajmërojnë të sëmurët që mos shkojnë se s’ka medikamente

    Gazetari Osman Stafa ka bërë një denoncim të fortë sot në lidhje me spitalin e Onkologjikut. Sipas tij, mjekët e këtij spitali, telefonojnë pacientët që mos paraqiten për mjekim për shkak të mungesës së medikamenteve.
    Sipas mesazheve të publikuara nga vetë gazetari, një qytetar i prekur nga sëmundja deklaron:“Mirëmëngjes, Osman! Më morën në telefon dhe më njoftuan që mjekim nuk ka. Nuk po shkoj fare në spital, faleminderit.”
    Stafa tha se është krijuar një sistem ku mjekët, të kthyer në një lloj call center-i, lajmërojnë pacientët që vuajnë nga kanceri dhe u thonë të mos paraqiten në spital nëse mungojnë medikamentet e nevojshme për trajtimin e tyre.
    Një tjetër rast i rëndë është ai i një pacienti me kancer të gjakut, i cili prej dy muajsh nuk ka marrë trajtimin e nevojshëm për shkak të mungesës së medikamentit Daratumumab.
    Gjendja alarmante në spitalin Onkologjik përfshin edhe mungesën e medikamentit Phesgo, i domosdoshëm për pacientet me kancer të gjirit. Raportimet tregojnë se për shkak të mungesës së tij, grave dhe vajzave të prekura nga sëmundja u jepet Herceptin, një zëvendësim joefektiv.
    Një mjek nga spitali Onkologjik, në një denoncim për gazetarin Stafa, shprehet:“Ndërprerja e Phesgo krijon tek pacientet që vuajnë nga kanceri i gjirit rezistencë qelizore. Qeliza bëhet e pandjeshme ndaj trajtimit kur ai ndërpritet. Herceptina nuk është zëvendësim për Phesgon dhe nuk jep të njëjtat rezultate. Ky është një veprim kriminal për të fshehur mungesën e kimiove.”, tha ai.
    Denoncimi i plotë i gazetarit:
    Zyrtarisht, ne shikojmë që në profilin e saj, zonja Koçiu është në fushatë, domethënë kërkon votat e shqiptarëve. Është ministrja e shëndetësisë dhe, në fakt, po e shikoja këto ditë teksa qytetarët—unë i kam publikuar vetë mesazhet e tyre, të cilat janë të konfirmuara sepse flitet edhe për medikamentet.
    Thotë një qytetar: “Mirëmëngjes, Osman! Më morën në telefon dhe më njoftuan që mjekim nuk ka. Nuk po shkoj fare në spital, faleminderit.”
    Çfarë kanë bërë? Pra, kanë krijuar një sistem të tillë që i lajmërojnë qytetarët të cilët vuajnë nga kanceri, që në momentin që ka mungesa të medikamenteve, u thonë: “Mos hajde.”
    Pra, mjekët të kthyer në call center! Mjekët lajmërojnë pacientët: “Mos hajdeni në spital sepse s’ka medikament.”
    Dhe e pyes qytetarin: “Çfarë medikamenti ke nevojë ti që nuk ka dhe sa kohë ke pa bërë kimioterapi?”
    Më thotë: “Afro 2 muaj.” Është një pacient i cili vuan nga kanceri, kanceri i gjakut. Medikamentet: Daratumumab.
    Pra, ky është një nga rastet. Pastaj, e fundit në onkologjik, e cila ka për të qenë dhe një skandal i madh sepse nuk mundën dot të sigurojnë një medikament për gratë të cilat vuajnë nga kanceri i gjirit.
    Është një medikament i cili është mjaft i rëndësishëm dhe është vërtetuar klinikisht që përgjigjja e këtij medikamenti për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit është shumë e mirë.
    Quhet Phesgo, dhe sipas raportimeve që më vijnë, në mungesë të këtij medikamenti u japin pacienteve—pra, grave dhe vajzave—Herceptin.
    E di fare çfarë krijon dhe rrezikon me këtë? Sepse ma ka shkruar një mjek nga brenda onkologjikut, i cili më ka deklaruar sa vijon:
    “Osman, situata në onkologjik është duke u përsëritur. Janë gra dhe vajza të cilat kanë nisur trajtimin në linjë të parë me Phesgo. Ndërprerja e Phesgo krijon tek pacientet që vuajnë nga kanceri i gjirit rezistencë qelizore. Qeliza bëhet e pandjeshme kur ti e fut barin kur të teket Albanës Koçiu.
    Kur ndërpritet ky medikament, rritet rreziku i progresit të sëmundjes sepse ai bar e mban qelizën të mos shumëzohet.
    Herceptina s’e bën punën e Phesgos. Nuk është zëvendësues. Është më mirë sesa hiç, por rezultatet që arrin Phesgo s’i arrin Herceptina. Ndaj, zëvendësimi i Phesgos me Herceptin është kriminal. Është për të fshehur mungesën e kimiove.”