Tag: gjirit

  • Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës, era e fortë po ndihmon në përhapjen e flakëve

    Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës, era e fortë po ndihmon në përhapjen e flakëve

    Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e quajtur Shën Andreas rreth orës 19:00 të ditës së sotme, në afërsi të Gjirit të Gramës, zonë që lidhet me Palasën.

    Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme kryesisht me shkurre, ndërsa era e ka ndihmuar në përhapjen e zjarrit drejt zonës së Karaburunit.
    Dy mjete zjarrfikëse nga Himara dhe Vlora kanë mbërritur në vendngjarje me 10 punonjës ,por terreni i vështirë e ka bërë ndërhyrjen pothuajse të pamundur. Forcat zjarrfikëse janë ende në terren dhe po monitorojnë situatën.
    Sipas burimeve nga zjarrfikësja, shpresohet që brenda orëve të natës zjarri të vihet nën kontroll.

    Top Channel

  • Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës në Vlorë

    Zjarr në afërsi të Gjirit të Gramës në Vlorë

    Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e quajtur Shën Andreas rreth orës 19:00 të ditës së sotme, në afërsi të Gjirit të Gramës, zonë që lidhet me Palasën.
    Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme kryesisht me shkurre, ndërsa era e ka ndihmuar në përhapjen e zjarrit drejt zonës së Karaburunit.
    Dy mjete zjarrfikëse nga Himara dhe Vlora kanë mbërritur në vendngjarje me 10 punonjës ,por terreni i vështirë e ka bërë ndërhyrjen pothuajse të pamundur.

  • Tre burra me kancer gjiri në Fier dhe disa gra në moshë të re! Mjekja: Mos prisni sinjalet e para, bëni ekografi

    Tre burra me kancer gjiri në Fier dhe disa gra në moshë të re! Mjekja: Mos prisni sinjalet e para, bëni ekografi

    Spitali i Fierit po përballet këtë fillim tetori me fluks të grave dhe vajzave që bejne ekografi dhe mamografi. Mjekja onkologe veren me shqetësim se mosha e të prekurve nga kanceri i gjirit po ulet nën 40-vjec. Sëmundja nuk prek vetëm gratë por dhe burrat.
    “Kanceri i gjirit është më i shpeshtë tek gratë 50–70 vjeç, por po vihet re rritje e rasteve edhe tek gratë nen 40 vjeç dhe në raste të rralla tek moshat më të vogla. Në një numër të vogël të rasteve edhe tek meshkujt aktualisht në qytetin tonë janë të diagnostikuar dy tre pacientë me kancer gjiri tek burrat. Ndërkohë në spitalin e fierit ofrohet dhe shërbimi i kemioterapisë”, tha Anisa Mone, mjeke onkologe
    Faktorët janë të shumtë, ndërsa mjekja thekson se ka një rritje të përgjithshme të sëmundjet malinje.
    “Ka të bëjë me shtimin ekspozimit ndaj faktorëve kancerogjen siç është jeta sedentare, mënyra të ushqyerit, përdorimi kontraceptiv dhe hormonal. Por dhe me emancipimin e gruas, lindjet në mosha të mëdhaja, mosushqyerjen e fëmijëve me gji edhe faktorët gjenetikë. Vihet re gjithashtu një rritje e numrit të përgjithshëm të sëmundjeve malinje, jo vetëm e kancerit të gjirit”, shton ajo.
    Gjatë muajit tetor, spitali i Fierit ofron mamografi falas, pa referim nga mjeku i familjes.
    “Bëjmë thirrje në mënyrë të vazhdueshme për kontrolle të rregullta që të zbulohet që në ekzaminimet imazherike në ekografi dhe në mamografi përtej shfaqjes së shenjave kutane ku secila grua mund t’i dallojë edhe vetë ndryshimet në pasqyrë. Prandaj sa më shumë kontrolle të bëjmë aq më e lartë është mundësia që ta zbulojmë në fazë të hershme dhe të shërohemi nga kjo sëmundje”, mbyll mesazhin e saj mjekja.

  • Kanceri i gjirit, onkologia: Edhe meshkujt duhet të bëjnë kujdes, e kanë më të lehtë ta dallojnë

    Kanceri i gjirit, onkologia: Edhe meshkujt duhet të bëjnë kujdes, e kanë më të lehtë ta dallojnë

    Jo vetëm gratë, por edhe burrat duhet të jenë të kujdesshëm ndaj kancerit të gjirit. Paralajmërimi vjen nga onkologia Ervehe Dervishi, e ftuar në Dita Jonë në A2 CNN, e cila theksoi se rastet tek meshkujt janë më të rralla, por ekzistojnë dhe duhen trajtuar me seriozitet.
    “Rreth 3 përqind e tumoreve të gjirit shfaqen tek burrat. Unë kam operuar meshkuj dhe e kanë kaluar shumë mirë. Tek burrat shpesh dallohet më lehtë, pasi mund të vërehet rritja e një gjiri duke e krahasuar me tjetrin”, u shpreh Dervishi.
    Ajo shtoi se kontrollet duhet të bëhen gjatë gjithë vitit, jo vetëm në muajin tetor, i njohur si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. “Jo vetëm gratë, por edhe vajzat duhet të bëjnë kontrolle të vazhdueshme. Gjatë ditës së mërkurë kam pasur një fluks të madh dhe fatmirësisht rezultatet ishin të pastra”, tha mjekja, shkruan A2 CNN.
    Sipas saj, jo çdo fryrje në gjoks është tregues i tumorit, pasi mund të lidhet me humbjen në peshë ose ndryshime fizike, por çdo dyshim duhet të çojë tek ekzaminimi mjekësor.

  • Dendësia e gjirit, faktor kyç për rrezikun dhe zbulimin e kancerit të gjirit – Çfarë duhet të dini

    Dendësia e gjirit, faktor kyç për rrezikun dhe zbulimin e kancerit të gjirit – Çfarë duhet të dini

    Studimet e fundit tregojnë se dendësia e gjirit është një faktor kyç si në rrezikun për zhvillimin e kancerit të gjirit, ashtu edhe në procesin e zbulimit të hershëm. Gratë me gjinj të dendur kanë më shumë ind gjëndror dhe më pak yndyrë, gjë që jo vetëm rrit mundësinë për të zhvilluar kancer, por edhe e bën më të vështirë identifikimin e tumorit përmes mamografisë.

    Mjekët shpjegojnë se gjiri i dendur shfaqet më “i bardhë” në imazhet radiologjike, ashtu si edhe tumoret, çka mund ta fshehë praninë e tyre. Për këtë arsye, mamografia tradicionale nuk mjafton gjithmonë për zbulimin e hershëm te gratë me këtë tipar.

    Sipas ekspertëve, është thelbësore që pacientet me gjinj të dendur të ndjekin kontrolle shtesë si ekografia ose rezonanca magnetike, të cilat rrisin ndjeshëm saktësinë e diagnostikimit. Zbulimi i hershëm mbetet arma më e fortë për parandalimin dhe trajtimin me sukses të kancerit të gjirit.

    Mjekët rekomandojnë gjithashtu që çdo grua të diskutojë me mjekun e saj për dendësinë e gjirit dhe të krijojë një plan personal të kontrollit. Informimi dhe ndërgjegjësimi mbi këtë faktor është një hap i rëndësishëm për të mbrojtur shëndetin e grave dhe për të ulur rrezikun nga një prej sëmundjeve më të përhapura të shekullit.

  • Tetori Rozë/ 805 gra e 10 burra me kancer gjiri, 224 gra e vajza humbën jetën vitin e kaluar

    Tetori Rozë/ 805 gra e 10 burra me kancer gjiri, 224 gra e vajza humbën jetën vitin e kaluar

    Numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit është në rritje dhe nuk njeh as moshë e as gjini.

    Për vitin 2024 u diagnostikuan 805 raste të reja te gratë me kancer gjiri, por gjithashtu u regjistruan edhe 10 burra.

    “Për vitin 2024, bazuar në regjistrin kombëtar të kancerit janë diagnostikuar 805 raste të reja me kancer të gjirit. Është një incidencë që gjatë dhjetëvjeçarit të fundit ka ardhur në rritje me 2.1% çdo vit. Nuk kemi rritje të rasteve me kancer të gjirit te moshat e reja, madje kemi një ulje të lehtë të incidencës tek moshat nën 50 vjeç. Janë identifikura 10 raste të burrave të moshës mbi 50 vjeç” tha Drejtorja e re e Institutit të Shëndetit Publik Dorina Toçi.

    Shtrimet spitalore janë dyfishuar në 10-vjeçarin e fundit.Për vitin 2024 humbën jetën për shkak te kancerit të gjirit 224 gra.

  • Tetori Rozë thirrje për kontrolle të vazhdueshme, kanceri i gjirit, mbi 800 raste në vit në Shqipëri

    Tetori Rozë thirrje për kontrolle të vazhdueshme, kanceri i gjirit, mbi 800 raste në vit në Shqipëri

    Kanceri i gjirit mbetet sëmundja më e përhapur tek gratë në mbarë botën, duke u renditur i dyti për nga numri i rasteve të reja.
    Edhe Shqipëria po përballet me një rritje të ndjeshme të këtij fenomeni, me 805 raste të reja të regjistruara vetëm gjatë vitit 2024.
    Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, më shumë se 75% e rasteve diagnostikohen tek gratë mbi moshën 50 vjeç, ndërsa mosha mediane në momentin e diagnozës është 57 vjeç.
    Në raste të rralla, sëmundja është evidentuar edhe tek meshkujt, me 10 raste të raportuara vitin e kaluar.
    Drejtoresha e ISHP-së, Dorina Toçi, thekson se pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, një zhvillim pozitiv është ulja e vdekshmërisë. “Ajo që shihet nga rastet e zbuluara është se kemi një ulje të vdekshmërisë në popullatë për këtë sëmundje, pasi edhe zbulimi i rasteve po bëhet më shpejt,” tha Toçi. Specialistët e shëndetit publik apelojnë për kontrolle të rregullta dhe ndërgjegjësim të shtuar, duke theksuar se diagnostikimi i hershëm mbetet arma më e fortë në luftën kundër kancerit të gjirit.

  • Beteja me kancerin e gjirit, nis tetori rozë. Mjekët apel grave: Mos neglizhoni kontrollet

    Beteja me kancerin e gjirit, nis tetori rozë. Mjekët apel grave: Mos neglizhoni kontrollet

    Kanceri i gjirit ka shënuar rritje nga viti në vit. 224 gra humbën jetën nga kanceri gjatë vitit të kaluar, ndërsa u regjistruan 805 raste të reja.
    “Për vitin 2024, bazuar në Regjistrin Kombëtar të Kancerit, janë regjistruar 805 raste të reja me kancer gjiri. Është një incidencë që gjatë 10-vjeçarit të fundit ka ardhur gradualisht në rritje dhe është rritur me 2.1% çdo vit, kjo falë ndërgjegjësimit të grave dhe vajzave. Vdekshmëria është stacionare, madje gjatë vitit të fundit vërehet një rënie e lehtë nga kanceri i gjirit nga viti 2015–2024. Në vitin 2024 kanë ndërruar jetë 224 gra nga kanceri i gjirit. Janë 10 raste me kancer të gjirit te meshkujt; sigurisht prek edhe meshkujt, por shumë më rrallë se sa femrat.”
    Drejtoresha e ISHP, Dorina Toci, thotë se fatmirësisht vitet e fundit është shënuar një rënie e incidencës së kancerit të gjirit te moshat e reja.

    “Nuk kemi rritje të kancerit të gjirit te moshat e reja, madje kemi një ulje të lehtë të incidencës së kancerit te moshat nën 50 vjeç, dhe rreziku rritet me moshën. Grupmosha më e riskuar është 50–70 vjeç.”
    Nëpërmjet mamografive depistuese, të cilat kryhen në të gjitha spitalet rajonale të vendit, gratë mund të parandalojnë në faza të hershme kancerin e gjirit.
    “Kryhen në vit rreth 5,000 mamografi depistuese nëpërmjet njësive të lëvizshme të mamografive dhe në total kryhen 25,000 depistime me mamografi. Mamografitë lëvizëse dhe stacionare janë një shërbim që ofrohet falas për të gjitha gratë. Gratë mund ta marrin këtë shërbim në spitalet rajonale të vendit, në poliklinikat në Tiranë, në ‘Mbretëresha Geraldinë’ dhe në QSUT.”
    Kanceri i gjirit mbetet shkaku kryesor i vdekjeve te gratë dhe më i shpeshti që diagnostikohet në mbarë botën, por ndërgjegjësimi dhe kontrolli i hershëm mund të shpëtojnë jetë.
    /vizionplus.tv

  • Pse paqja në Gaza kalon përmes video-lojërave dhe dhëndrit të Trump? Jared Kushner dhe marrëveshja miliardëshe me sauditët

    Pse paqja në Gaza kalon përmes video-lojërave dhe dhëndrit të Trump? Jared Kushner dhe marrëveshja miliardëshe me sauditët

    Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump për shkak të martesës me vajzën e tij të madhe, Ivanka, ka bërë bujë në orët e fundit për arsye, që duket se janë të ndara: videolojëra dhe një luftë.
    Por janë pikërisht lidhjet mes këtyre dy fushave kaq të ndryshme, që hedhin dritë mbi natyrën e pushtetit në Amerikë sot dhe mbi ekuilibrat që mund të formohen në Lindjen e Mesme.
    Marrëdhëniet e Kushner me monarkitë e Gjirit Persik
    Lufta është natyrisht ajo në Gaza. Kushner – ka bërë me dije Shtëpia e Bardhë – ka marrë pjesë së bashku me Trump, këshilltarin e tij dhe partnerin e biznesit Steven Witkoff dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në përpilimin e versionit përfundimtar të propozimit të paqes në njëzet pika, të prezantuar të martën.
    Kushner, i cili është rritur me edukim ortodoks hebre dhe ka qenë i dërguar i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme gjatë presidencës së parë të Trumpit, ka luajtur rol vendimtar në negociatat e Marrëveshjeve të Abrahamit midis Izraelit dhe Arabisë Saudite.
    Që nga ajo kohë, ai ka ruajtur marrëdhënie të shkëlqyera me monarkitë e Gjirit, falë të cilave ka siguruar edhe një rol ndërmjetësimi tani, që zyrtarisht është vetëm biznesmen dhe nuk mban më një post politik formal.
    Nuk është rastësi që administrata amerikane i ka dhënë një ‘dukshmëri’ të madhe, edhe pse ai vetë që nga rikthimi i Trumpit në pushtet, përpiqet ta shmangë këtë.
    Çështja e rindërtimit të Gazës dhe roli i Kushner
    Në këtë rast, nga njëra anë përfshirja e Kushner ka qenë kyçe për ta bërë propozimin e paqes të pranueshëm për Netanyahun; nga ana tjetër, ai po diskuton përfshirjen e fuqive ekonomike të Gjirit për të financuar – kur të vijë koha – rikonstruksionin e parashikuar të madh të Gazës (dhe për të marrë pjesë në të).
    Pasioni i Bin Salman për videolojërat
    Kjo është pjesa politike informale e dhëndrit më të fuqishëm në botë.
    Por ekziston edhe pjesa e biznesit, që lidhet me pasionin e Mohammed Bin Salman për videolojërat: një nga argëtimet e preferuara të të riut sundues saudit dhe arsyeja e dytë përse emri i Kushner ka dalë këto ditë në mediat botërore.
    Kushner blen Electronic Arts për 55 miliardë dollarë me fondin saudit
    Ndërsa Kushner merrej me çështjen e Gazës, kishte përfunduar edhe një ndërmjetësim për një marrëveshje financiare me përmasa të jashtëzakonshme: blerjen për 55 miliardë dollarë dhe tërheqjen nga Nasdaq e Electronic Arts, gjigandit të videolojërave që prodhon tituj si EA Sports FC (loja më e shitur e futbollit), Assassin’s Creed dhe Grand Theft Auto, dhe që po përgatitet për rritje të shpejtë dhe ulje të kostove, falë inteligjencës artificiale.
    Blerja dhe tërheqja nga bursa do të bëhet nga një konsorcium i përbërë nga fondi sovran i Arabisë Saudite (Public Investment Fund ose PIF), fondi amerikan i private equity Silver Lake me një pjesë minoritare dhe fondi Affinity Partners, i themeluar nga Kushner në 2021, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.
    Operacioni do të financohet nga një kredi masive prej 20 miliardë dollarësh, dhënë nga banka JP Morgan brenda disa ditëve (pavarësisht nga situata e dobët financiare e Silver Lake).
    ‘Lidhja e fuqisë’ mes Uashingtonit dhe Gjirit Persik
    Blerja e Electronic Arts ishte ëndrra e Bin Salman. Ndërmjetësi ishte Kushner.
    Ai ka besimin e monarkëve të Gjirit: fondi sovran saudit është një nga investitorët më të mëdhenj në fondin personal të Kushner, Affinity, së bashku me fondin sovran të Katarit dhe fondin e Abu Dhabit, Lunate, i kontrolluar nga sheiku sundues i Emiratëve, Tahnoon bin Zayed Al-Nahyan.
    Kështu, aktivitetet e ndryshme të Kushner, edhe pse të ndara, lidhen me njëra-tjetrën: ai po bëhet gjithnjë e më shumë nyja lidhëse mes pushtetit dhe biznesit të sistemit të Trump dhe monarkive të Gjirit.
    Sauditët, emiratët dhe Katari mund të jenë burim i madh i porosive, veçanërisht për industrinë e mbrojtjes, kriptovalutat dhe teknologjinë amerikane ose inteligjencën artificiale.
    Kushner, falë lidhjes me Trump dhe Witkoff, është në pozicion për të ndërmjetësuar dhe përfituar.
    Por për këtë është e nevojshme një paqe në Gaza dhe në Bregun Perëndimor, sepse lufta përbën gjithmonë kërcënim për monarkitë e Gjirit, për shkak të zemërimit që ushqen në rrugët arabe.
    Pesha e Arabisë Saudite të Bin Salman
    Sot fuqia kryesore që garanton këtë potencial politik dhe ekonomik është Arabia Saudite e Bin Salman. Pushteti i saj mbi SHBA-në e Trump, falë fuqisë së parave, është i pa krahasueshëm.
    Për shembull, në fund të këtij muaji, bursa e Riadit organizon një event ku do të marrin pjesë CEO-t e JP Morgan dhe Goldman Sachs, Jamie Dimon dhe David Solomon, CEO i Blackrock, Larry Fink, si dhe emra si Ray Dalio dhe Bill Ackman, ish-CEO i Google Eric Schmidt dhe shumë të tjerë.
    Asnjë vend tjetër sot nuk ka fuqinë për të ftuar dhe tërhequr kaq shumë njerëz në këtë nivel.
    Kështu, po formohet një bosht i ri pushteti dhe parash mes Riadit dhe Shtëpisë së Bardhë, me miratimin e Netanyahut dhe rolin ndërmjetësues të dhëndrit të presidentit të 47-të të SHBA-së. Dhe kjo, me siguri, nuk do ta bëjë Kushnerin më të varfër. /Corriera Della Serra/

  • Pse paqja në Gaza kalon përmes video-lojërave dhe dhëndrit të Trump? Kushner dhe marrëveshja miliardëshe me sauditët

    Pse paqja në Gaza kalon përmes video-lojërave dhe dhëndrit të Trump? Kushner dhe marrëveshja miliardëshe me sauditët