Tag: gjirit

  • Helmi i akrepit mund të përdoret për të trajtuar tumoret e kancerit të gjirit

    Helmi i akrepit mund të përdoret për të trajtuar tumoret e kancerit të gjirit

    Shkencëtarët në Brazil po kryejnë teste premtuese për të zbuluar nëse helmi i një akrepi të Amazonës mund të përdoret si trajtim kundër tumoreve të kancerit të gjirit.

    Hulumtimet po kryhen nga studiuesit e Shkollës së Shkencave Farmaceutike Preto (FCFRP-USP) të Universitetit të São Paulo, të cilët prej vitesh klonojnë proteina nga helmi i gjarpërinjve helmues dhe akrepave, me synimin e shndërrimit të tyre në ilaçe të reja dhe më efikase.

    Sipas gjetjeve të fundit, helmi i akrepit Brotheas amazonicus shfaq një efekt të ngjashëm me një prej ilaçeve më të përdorura në kimioterapi, duke sulmuar qelizat e kancerit të gjirit me efikasitet të krahasueshëm. Rezultatet e para vijnë nga bashkëpunimi me Institutin Kombëtar të Kërkimeve Amazoniane (INPA) dhe Universitetin Shtetëror të Amazonës (UEA).

    “Identifikuam një molekulë te kjo specie akrepi që ngjan me ato të gjetura në helmin e akrepave të tjerë dhe që vepron kundër qelizave të kancerit të gjirit,” u shpreh Eliane Candiani Arantes, profesoreshë në FCFRP-USP dhe koordinatore e projektit.

    Ekipi i saj identifikoi dy neurotoksina me veti imunosupresive në helmin e akrepit, ndërsa në bashkëpunim me qendrat kërkimore të Amazonës zbuluan një peptid të ri, të quajtur BamazScplp1, i cili duket se ka veti antikancerogjene.

    Testet laboratorike treguan se ky peptid vepron mbi qelizat e kancerit të gjirit në mënyrë të ngjashme me paklitakselin, një ilaç i përdorur gjerësisht në kimioterapi. Të dyja substancat shkaktojnë kryesisht nekrozë, një formë e vdekjes qelizore që çon në shkatërrimin e qelizave tumorale.

    Shkencëtarët theksojnë se studimet janë ende në fazë të hershme, por rezultatet hapin rrugën për zhvillimin e terapive të reja kundër kancerit, duke shfrytëzuar burimet natyrore të biodiversitetit të Amazonës.

  • Studim/ Helmi i akrepit, trajtim për tumoret e kancerit të gjirit

    Studim/ Helmi i akrepit, trajtim për tumoret e kancerit të gjirit

    Shkencëtarët në Brazil po kryejnë teste premtuese për të zbuluar nëse helmi i një akrepi të Amazonës mund të përdoret si trajtim kundër tumoreve të kancerit të gjirit.
    Hulumtimet po kryhen nga studiuesit e Shkollës së Shkencave Farmaceutike Preto (FCFRP-USP) të Universitetit të São Paulo, të cilët prej vitesh klonojnë proteina nga helmi i gjarpërinjve helmues dhe akrepave, me synimin e shndërrimit të tyre në ilaçe të reja dhe më efikase.
    Sipas gjetjeve të fundit, helmi i akrepit Brotheas amazonicus shfaq një efekt të ngjashëm me një prej ilaçeve më të përdorura në kimioterapi, duke sulmuar qelizat e kancerit të gjirit me efikasitet të krahasueshëm. Rezultatet e para vijnë nga bashkëpunimi me Institutin Kombëtar të Kërkimeve Amazoniane (INPA) dhe Universitetin Shtetëror të Amazonës (UEA).
    “Identifikuam një molekulë te kjo specie akrepi që ngjan me ato të gjetura në helmin e akrepave të tjerë dhe që vepron kundër qelizave të kancerit të gjirit,” u shpreh Eliane Candiani Arantes, profesoreshë në FCFRP-USP dhe koordinatore e projektit.
    Ekipi i saj identifikoi dy neurotoksina me veti imunosupresive në helmin e akrepit, ndërsa në bashkëpunim me qendrat kërkimore të Amazonës zbuluan një peptid të ri, të quajtur BamazScplp1, i cili duket se ka veti antikancerogjene.
    Testet laboratorike treguan se ky peptid vepron mbi qelizat e kancerit të gjirit në mënyrë të ngjashme me paklitakselin, një ilaç i përdorur gjerësisht në kimioterapi. Të dyja substancat shkaktojnë kryesisht nekrozë, një formë e vdekjes qelizore që çon në shkatërrimin e qelizave tumorale.
    Shkencëtarët theksojnë se studimet janë ende në fazë të hershme, por rezultatet hapin rrugën për zhvillimin e terapive të reja kundër kancerit, duke shfrytëzuar burimet natyrore të biodiversitetit të Amazonës.

  • Rritet ndërgjegjësimi/ Anketa: 65% e të rinjve kryejnë rregullisht ekot e gjirit

    Rritet ndërgjegjësimi/ Anketa: 65% e të rinjve kryejnë rregullisht ekot e gjirit

    Një anketë e realizuar nga Unioni i Këshillave Studentorë u ndal gjerësisht në një çështje të rëndësishme për shoqërinë, siç është ndërgjegjësimi i grave dhe vajzave për të kryer ekot e gjirit.
    Anketës iu bashkuan studentë të Fakultetit të Mjekësisë dhe Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Tiranë.
    Pyetësori u shpërnda në të gjitha grupmoshat, duke synuar edhe informimin e familjarëve të grave dhe vajzave për rëndësinë e vizitave mjekësore. Pjesa më e madhe e të anketuarëve i përkishin grupmoshës 16-25 vjeç.
    Sipas të dhënave nga anketimi, 65% e të rinjve kontrollohen rregullisht, ndërsa 13. 5% kryejnë vizita shëndetësore vetëm kur ndjejnë shqetësime. Anketa u plotësua nga 311 persona, ku mbi 60% e tyre kishin njohuri mbi rreziqet e kancerit të gjirit. Një përqindje e të anketuarëve u shprehën se janë njoftuar për fushatat ndërgjegjësuese të “Tetorit Rozë” përmes informacionit nga mjekët e familjeve.
    Pyetësori u plotësua edhe nga 5.8% e djemve dhe burrave, të cilët kuptojnë rolin në mbështetjen emocionale, nëse një anëtar i familjes preket nga sëmundja.
    Të dhënat e përpunuara nga anketa e realizuar nga Unioni i Këshillave Studentorë nxjerr në pah se pavarësisht fushatave të ndërgjegjësimit, nevoja për edukim shëndetësor dhe mbështetje psikologjike është e madhe.

  • “Dielli i Ditës Tjetër” nxit reagime…Me kokën e “qethur”, pse “u transformua” vajza me pushkë e mozaikut në Tiranë?

    “Dielli i Ditës Tjetër” nxit reagime…Me kokën e “qethur”, pse “u transformua” vajza me pushkë e mozaikut në Tiranë?

    si i ishte mozaiku-isntalacioni

    TIRANË- Instalacioni artistik “Dielli i Ditës Tjetër” krijuar nga artistja Blerta Kambo, ka ngjallur valë reagimesh në rrjet. Në zemër të Tiranës, në fasadën e Muzeut Historik Kombëtar, Blerta Kambo ka sjellë ndërhyrjen artistike “Dielli i Ditës Tjetër”, ku në qendër qëndron gruaja me xhubletë, brezin me shqiponjën e Skënderbeut, e cila ngre duart lart, fitimtare, si metaforë e Shqipërisë që ecën përpara. 
    Por, pamja e vajzës me pushkë, një nga figurat më të njohura të veprës, shfaqet me pamje të ndryshuar. Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, në pamjen e re, ajo me kokë të qethur dhe me një shenjë në gjoksin e djathtë. Një ndryshim që ka ndezur reagime të ashpra dhe keinterpretime në rrjet, me disa, të cilët e kanë interpretuar me konotacione të reja simbolike, deri në referenca ndaj estetikave të komunitetit LGBTQ.

    pamja origjinale dhe ajo e ndryshuar

    Reagime të shumta kanë shpërthyer nga qytetarët, të cilët kundërshtojnë ndryshimin që ka pësuar Muzeu Historik Kombëtar. Gazetari Arsen Rusta ka shprehur kundërshtinë e tij, ku me nota ironie dhe kritika të ashpra, shigjeton drejtpërdrejt Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sporti, Blendi Gonxhja. 
    “MOZAIKUN E KAP KANCERI I GJIRITëTFFONDE OJF PROVOKIME E BLA BLATë qethësh qeros një grua e ta shesës si ART ndërgjegjësuesBravo PO PSE U DESH: Mbi 2 vite a 3 restaurime mitik fshehur nën petkun e BE-së e bla bla”Për të qethur qeros një Grua në Mozaik”Po ça është Mozaiku more që e kapka Kanceri i GJIRIT atëher me kauzat që medemek e krahason z.Gonxhei heqim Skëndërbeut, Helmetën Shpatën edhe Kalin po të doni dhe …….Tani na tregoni sa kushtoi e qeshura se ndoshta edhe duhet depiluar MOZAIKUo z.Gonxhe por është tetori muaji i depistimi jo nëntori siç po na shisni Mozaikun pa flokë”, shkruan gazetari.

    Ndërkohë që më herët, vetë ministri Gonxhja kishte publlikuar pamjet e ndërhyrjes artistike, me të cilat sipas tij, Muzeu Historik Kombëtar ka marrë një dimension të ri. 
    “Fasada e Muzeut Historik Kombëtar ka marrë një dimension të ri përmes ndërhyrjes artistike “Dielli i Ditës Tjetër” të artistes Blerta Kambo, e cila lidh trashëgiminë kulturore me ndërgjegjësimin shëndetësor në një mesazh solidariteti, guximi dhe shprese. Mozaiku monumental “Shqipëria” bëhet hapësira ku historia dhe arti bashkëkohor ndërthuren, ndërsa figura ikonike e gruas me xhubletë rikontekstualizohet me një gjest të fuqishëm simbolik në mbështetje të grave që përballen me kancerin e gjirit. E realizuar me të njëjtën mjeshtëri mozaiku dhe e vendosur përkohësisht pa prekur strukturën origjinale, vepra shërben si një thirrje e qartë për ndërgjegjësim dhe humanizëm, një dedikim për 1 në 12 gra që diagnostikohen me këtë sëmundje.”, shkruan ministri Gonxhja.

    “Dielli i Ditës Tjetër” është realizuar nga artistja në kuadër të fushatës së 17-të të YëCA, organizata nismëtare e luftës kundër kancerit të gjirit në Shqipëri. Pamje e re e gruas heroike, pa flokë dhe me shenjë gjoks, vjen si një dedikim për gratë që diagnostikohen me kancerin e gjirit.
    Në kuadër të diskutimeve që kanë shpërthyer, artisja ka bërë një reagim në rrjetet e saj sociale, ku sqaron publikun. Blerta Kambo sqaron se “Instalacioni nuk prek dhe dëmton mozaikun artistik. Ai është vendosur mbi mozaik, në një distancë rreth 10 cm nga sipërfaqja, si një shtresë e përkohshme simbolike pa asnjë ndërhyrje fizike në monument. Instalacioni është i përkohshëm dhe do të qëndrojë vetëm për 12 ditë, në nder të 1 në 12 grave të diagnostikuara me kancer gjiri. Vepra nuk ka lidhje me agjenda politike, ideologjke apo sociale. Vepra i dedikohet grave shqiptare që përballen me kancerin e gjirit, Ky instalacion është një homazh për forcën, dhimbjen dhe shpresën e tyre.”
    Ndërhyrja artistike, e cila vlen të theksohet se është e përkohshme, do të qëndrojë për 12 ditë në zemër të Tiranës./ZËRI

  • Pritja që kushton jetë: Gratë me kancer gjiri në Shqipëri, peng i sistemit shëndetësor

    Pritja që kushton jetë: Gratë me kancer gjiri në Shqipëri, peng i sistemit shëndetësor

    SPITALI ONKOLOGJIK

    TIRANË- Ishte nëntor, viti 2023, kur Vera* shkoi për të bërë kontrollin rutinë të gjirit. Ndryshe nga herët e tjera, ku ajo kthehej në shtëpi e qetë me përgjigjen se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, ajo ditë vjeshte ia ndryshoi jetën përgjithmonë.
    Mjeku, nga ekzaminimi, i konstatoi një masë në gji duke dyshuar kështu për tumor dhe i kërkoi të bënte një skaner për të shuar çdo pikëpyetje.
    Me tronditjen e një diagnoze të mundshme dhe frikën që përhapej me çdo minutë që kalonte, Vera nxitoi në Spitalin Onkologjik në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUNT) për të rezervuar një orar për ta bërë skanerin, por situata me të cilën u përball nuk ishte aspak optimiste.
    Siç kujton ajo, kur mori përgjigjen se duhej të priste 6 muaj për skanerin, opsioni i radhës ishte të shkonte në spital privat.
    “Skanerin do ta bëja vetëm pas gjashtë muajsh. Në atë moment isha e alarmuar dhe doja ta bëja sa më shpejt,” kujton Vera, e cila më tej vijon duke treguar se menjëherë u nis në një prej spitaleve private, e vetëdijshme se do t’i duhej të paguante shumë, por ishte i vetmi opsion për të mos rrezikuar shëndetin e saj.
    Pasi kreu të gjitha procedura dhe ekzaminimet e kërkuara nga mjeku brenda ditës, ajo mori diagnozën e kancerit të gjirit, për të cilën spitali publik do t’ia përcaktonte pas gjysmë viti. Kjo kohë pritjeje, për një pacient me sëmundje tumorale, përkthehet në përkeqësim të gjendjes shëndetësore, deri në rrezikim të jetës.
    Pas diagnozës, Vera vijon edhe trajtimet e para në spitalin privat, duke kryer edhe ndërhyrjet kirurgjikale. Pasi gjendja e saj u stabilizua, ajo vendos që të rikthehet në Spitalin Onkologjik për vijimin e trajtimit, pasi kostot në privat ishin të larta dhe me shpresën se sistemi shëndetësor publik nuk do ta linte sërish në baltë.
    Por, historia u përsërit. Vera kujton se i duhej të priste për orë të tëra për të bërë seancat e kimioterapisë dhe se jo gjithmonë kishte medikamente.
    “Përveç se përherë do të duhej të mbaja radhën duke pritur 2-3 orë për të bërë seancat e kimioterapisë, jo gjithmonë kishte medikamente. Duhej t’i siguroja privatisht dhe t’i injektoja në shtet,” tregon ajo. Përballë kësaj situate, Vera u detyrua të vijonte trajtimin sërish në spital privat.
    Rasti i Verës nuk është i izoluar. Qindra në Shqipëri gra të diagnostikuara me kancer të gjirit përballen çdo vit me të njëjtin realitet: mungesën e barnave onkologjike në sistemin publik duke e detyruar të kërkojnë shpëtim dhe trajtim  në sistemin privat ose jashtë vendit.
    Nga pyetësori online rreth sfidave të pacienteve me kancer të gjirit në Shqipëri, nga 45 respondentë -29 prej të cilave gra të prekura me kancer gjiri, 14 të afërm të pacienteve si dhe dy profesionistë të shëndetit – rezulton se vetëm 3 në 5 gra pranojnë që marrin trajtim vetëm në sistemin publik, ndërsa pjesa tjetër trajtohen në spitalet private, jashtë vendit ose të kombinuar.
    “Këtu (Shqipëri) është shumë vështirë,” tha një nga pacientet që merr trajtim jashtë shtetit por që dëshiroi të mbetej anonime.
    Pyetësori nxori se 37.2% e pacienteve të përfshira deklarojnë se kanë më shumë se tre vite që trajtohen për kancer gjiri, një kalvar i gjatë jo vetëm personal, por edhe familjar që i përball këto gra me sfida të rënda sociale dhe ekonomike, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e pjesëmarrësve kanë pranuar se janë përballur me vonesa në marrjen e trajtimit. Por kjo nuk ka ndodhur falë shërbimeve të plota që ofrohen në sistemin publik, pasi të kontaktuara për të treguar historinë e tyre,  ato kanë deklaruar se për të shmangur vonesat, janë detyruar të marrin trajtimin duke paguar nën dorë, duke siguruar në mënyrë private medikamentet ose duke iu drejtuar spitaleve private.
    I tillë është rasti i Alinës, e cila tregon se është detyruar të paguajë nën dorë në Spitalin Onkologjik, për të përshpejtuar përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm.
    “Stafin e kam paguar nën dorë për të marrë shpejt letrat”, kujton ajo, duke treguar se tashmë ndiqet në një spital privat dhe thekson se në 5 muaj ka shpenzuar rreth 6,000 euro për trajtimin.
    Mungesa e barnave, plagë e vjetër e Onkologjikut
    Mungesa e barnave antitumorale dhe të gjithë problematikat komplekse të Spitalit Onkologjik janë pranuar nga vetë ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Evis Sala.
    Në daljen e saj të parë publike, më 20 shtator 2025, ministrja premtoi rimbursim 100% të barnave onkologjike, duke e cilësuar këtë “sfidë personale dhe profesionale”.
    “Unë do të fokusohem tek rimbursimi i plotë i barnave të Onkologjikut. Është sfidë e detyrës dhe e karrierës sime, por besoj se është e realizueshme dhe në përputhje me vizionin e qeverisë,” deklaroi ajo në prezantimin e saj para QSUNT.
    Ky premtim, edhe pse i mirëpritur, vjen si pranim i heshtur se pacientët onkologjikë prej vitesh kanë qenë të detyruar të paguajnë nga xhepi për barnat që, sipas ligjit, duhet të garantohen falas nga shteti.
    Por hendeku mes pacientëve me sëmundje tumorale dhe një shërbimi të drejtë dhe të barabartë shëndetësor, është më i madh se kaq.
    Këto ilaçe, që janë “arma e vetme” në përballjen me kancerin, shpesh mungojnë në farmacinë spitalore. Këtë problematikë  e ka dokumentuar Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) në auditimin për periudhën 2021–2025.
    Sipas raportit, janë regjistruar 49 raste vonesash në furnizimin me barna jetike, ndërsa për disa medikamente thelbësore, si Actinomycin D dhe Phesgo (ky i fundit i domosdoshëm për gratë me kancer gjiri), nuk ka ekzistuar kontratë aktive furnizimi.
    “Këto mungesa përbëjnë risk serioz për ndërprerjen e trajtimeve, duke ndikuar negativisht në efektshmërinë klinike dhe në përmbushjen e standardeve të trajtimit onkologjik,” thuhet në raport.
    Sipas KLSH, kjo situatë tregon pasiguri në funksionimin e zinxhirit të furnizimit farmaceutik dhe dobësi në mekanizmat mbikëqyrës të institucioneve përgjegjëse për garantimin e qasjes së barabartë në barna për pacientët me sëmundje tumorale.
    Pavarësisht këtyre fakteve kokëforta, Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza (QSUNT), në një përgjigje për Gazetën Shëndeti, mohon të ketë patur mungesë medikamentesh për gratë me kancer gjiri, duke thënë se kjo kategori pacientësh ka mbulimin më të gjerë me trajtime në krahasim me tumoret e tjerë.
    “Kanceri i gjirit ka mbulimin më të gjerë me trajtime në krahasim me tumoret e tjerë dhe QSUNT siguron trajtimin më të mirë në vendin tonë për këtë patologji. Çdo medikament është marrë sipas kërkesave dhe planifikimeve të shërbimeve përkatëse.”
    Trajtimi në kohë, çelësi për të fituar betejën për jetën
    Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) 2.3 milionë gra janë diagnostikuara me kancer gjiri në botë përgjatë vitit 2022 dhe nga këto raste, janë regjistruar 670 000 vdekje. Përgjatë po të njëjtit  vit, në Shqipëri janë regjistruar 830 raste, një shifër që tregon se vëmendja ndaj kësaj sëmundjeje shumë të përhapur te gratë, duhet të jetë maksimale.
    Vetëm në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025, në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza janë diagnostikuar 391 raste të reja me kancer gjiri, sipas të dhënave që Gazeta Shëndeti i siguroi nga QSUNT.
    Të gjitha këto paciente meritojnë trajtim në kohë dhe të duhur, por në Spitalin Onkologjik realiteti flet ndryshe.
    KLSH ka konstatuar se ka patur raste të ngatërresave të pacientëve dhe dhënie të medikamenteve ndryshe nga ajo e përshkruara në recetë për tumorin e gjirit.
    “Janë evidentuar raste të recetave të dublikuara dhe të ngatërrime mes pacientëve. Gjithashtu janë evidentuar raste të përdorimit/ shkarkimit të barit Trastuzumab (“Herceptin”) në raste kur është kërkuar në recetë Pertuzumab + Trastuzumab (“Phesgo”). Rezulton se nuk ka një përcaktim/ ndarje të qartë në protokollin zyrtar të mjekimit të kancerit të gjirit lidhur me shkallën e efektivitetit të njërit bar në krahasim me tjetrin”, thuhet në raport.
    Gjendur përballë këtyre fakteve, edhe përgjegjësi i Njësisë së Radioterapisë pranë QSUT,  Dr.Orges Spahiu thekson nevojën për forcimin e strukturës së të dhënave të pacientit.
    “Një prioritet thelbësor është forcimi i strukturës së të dhënave përmes digjitalizimit të kartelës së pacientit, e cila duhet të përfshijë jo vetëm të dhënat klinike, por edhe informacionin mbi strategjinë e trajtimit. Kjo do të krijonte parashikueshmëri më të mirë për nevojat terapeutike, si në medikamente ashtu edhe në elementë të tjerë të trajtimit, duke informuar planifikimin dhe menaxhimin afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë”, thotë ai për Gazetën Shëndeti.
    Deputetja e opozitës, Erisa Xhixho shprehet se shërbimet shëndetësore dhe aksesi në shërbim shëndetësor është një e drejtë themelore për qytetarët, ndërsa thekson se në mënyrë urgjente duhet të investohet në barna dhe pajisje mjekësore.
    “Investimi në barna dhe pajisje mjekësore është emergjente dhe kjo padyshim të respektohen protokollet për shërimin e kësaj sëmundjeje. Nëse nuk e merr medikamentin në ditën e caktuar, pasojat për pacientin janë shumë të mëdha”.
    Kështu pohon edhe Dr. Orges Spahiu, i cili thekson se trajtimi i menjëhershëm pas diagnozës është thelbësor për mbijetesën dhe efektshmërinë terapeutike.
    “Pas vendosjes së diagnozës, një rol vendimtar ka trajtimi i koordinuar dhe i shpejtë, pa vonesa të panevojshme. Sa më herët të nisë terapia, aq më të mëdha janë gjasat për ta kontrolluar sëmundjen dhe për të ofruar opsione trajtimi më efektive,” shpjegon mjeku onkolog.
    Por nënës së Artës*, paciente me tumor në gji, i është dashur disa herë të presë që të marrë shërbim dhe trajtim, sepse aparatura e skanerit ishte prishur, ndërsa në disa raste ilaçet mungonin.
    “Mamaja ka patur vonesa në trajtim edhe për shkak të prishjes së skanerit, kur bënte skanere me kontraste. Jemi detyruar të presim. Një herë tjetër ishe prishur aparatura dhe sërish pritëm. Një ilaç tjetër për mbirjen e flokut që na duhej me urgjencë nuk gjendej fare në Shqipëri. E bleva në Gjermani, ka kushtuar mbi 1 mijë euro”, kujton ajo.
    Rritje statistikash, ulje buxheti
    Edhe pse buxheti i alokuar për Ministrinë e Shëndetësie dhe Mbrojtjes Sociale në fillim të vitit është i ulët, poshtë 3% të GDP-së, shqetësues është fakti që me rishikimet e herëpashershme gjatë vitit të buxhetit të qeverisë, sektori i shëndetësisë sërish pëson ulje të pajustifikuara dhe arsyetuara nga institucioni përgjegjës.
    Në vitin 2025, shpenzimet për shëndetësinë regjistrohen në vlerën 80,730 milionë lekë. Por në vitin pasardhës, sipas PBA këto shpenzime bien në 80,613 milionë lekë, duke reflektuar një ulje prej rreth 117 milionë lekësh, një sinjal i qartë ky i mungesës së prioritetit të Qeverisë për këtë sektor.
    Në projektbuxhetin afatmesëm 2026-2028, parashikohet ulje progresive e shpenzimeve në raport me PBB-në dhe me shpenzimet e përgjithshme të qeverisë, si dhe mosrealizimi i objektivave të Strategjisë Kombëtare të Shëndetësisë.
    Ulja e buxhetit ngre pikëpyetje serioze mbi angazhimin afatmesëm të institucioneve përgjegjëse për të garantuar financim të qëndrueshëm dhe të mjaftueshëm për shëndetësinë.
    Kjo do të thotë më shumë shpenzime nga xhepi i qytetarëve për shëndetin e tyre.  Siç tregon edhe Vera, ilaçin që duhej ta siguronte nga spitali, e blinte në sektorin privat duke bërë që shpenzimet për trajtimin e saj ka shpenzuar rreth 5 mijë euro.
    “Nuk është se kurseje shumë si pacient në spitalin shtetëror. Prandaj vendosa qe mjekimin dhe ilaçet t’i blija aty ku isha, sepse injeksioni nuk kushtonte, ilaçi kushtonte. Një seancë mua më shkonte 180 mijë lekë të vjetra (të vjetra)”, kujton ajo.
    Pra, përveç shokut emocional dhe fizik, pacientët me tumor në gji duhet të përballojnë edhe kostot e trajtimit, veçanërisht ata që vijnë në QSUNT nga rrethet, si Arta me nënën e saj.
    “Babi u shpërngul në Tiranë sepse mamaja nuk e përballonte dot rrugën. Jemi detyruar të marrim një shtëpi në Tiranë përballë Onkologjikut, ku kemi jetuar për 6 muaj. Radha ishte e tmerrshme në Onkologjik. Kishte raste ku ajo duhej të priste edhe në këmbë”.
    Rastet e këtyre grave janë qindra prej mijëra pacientëve të diagnostikuar çdo vit me sëmundje tumorale dhe nevojitet financim. Nëse nuk ka një rishikim të buxhetit, rrezikohet thellimi i problematikave që cenojnë drejtpërdrejtë të drejtën për shëndetësi cilësore të barabartë për të gjithë qytetarët.
    Çdo ditë vlen, për jetën tënde!
    Çdo vit, gjatë muajit tetor, Shqipëria i bashkohet fushatës globale kundër kancerit të gjirit.
    Nën moton “Çdo ditë vlen, për jetën tënde!”, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) zhvillon fushata dhe aktivitete ndërgjegjësuese, me synimin për t’i inkurajuar gratë dhe vajzat të kryejnë kontrolle të rregullta për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
    Në bashkëpunim me drejtoritë rajonale të shëndetit publik, ISHP ofron gjithashtu ekzaminime falas me mamografi lëvizëse në të gjitha qytetet që nuk disponojnë pajisje të tilla.
    Gjatë këtij viti, janë kryer 4096 ekzaminime, ndërsa në vitin 2024 u realizuan 3678 ekzaminime, një rritje që dëshmon efektin pozitiv dhe rëndësinë e këtyre fushatave për ndërgjegjësimin e grave se zbulimi i hershëm shpëton jetë.
    Muaji tetor nuk duhet të shërbejë vetëm për rritjen e vëmendjes ndaj kancerit të gjirit, por edhe për të forcuar zërat, për të ndarë histori frymëzuese dhe për të nxitur ndryshimin.
    Çdo jetë vlen, por edhe çdo grua e prekur nga kanceri i gjirit meriton mbështetjen dhe kujdesin e nevojshëm për ta përballuar këtë sfidë.
    *Emrat janë ndryshuar për të mbrojtur identitetin e pacienteve. /BIRN 

  • Ushqyerja me gji lidhet me mbrojtje afatgjatë imunitare kundër kancerit të gjirit

    Ushqyerja me gji lidhet me mbrojtje afatgjatë imunitare kundër kancerit të gjirit

    Një ekip studiuesish i udhëhequr nga profesorja Sherene Loi nga Instituti Peter MacCallum ka zbuluar se si lindja e fëmijëve dhe ushqyerja me gji ulin rrezikun afatgjatë të grave për t’u prekur nga kanceri i gjirit.

    Studimi, i botuar në revistën Nature, ofron një shpjegim biologjik për efektin mbrojtës të shtatzënisë dhe tregon se si ky proces ndikon në mënyrë të qëndrueshme në sistemin imunitar të gruas. Profesorja Loi thotë se këto zbulime hapin gjithashtu rrugë të reja për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit.

    “Ne zbuluam se gratë që kanë ushqyer me gji kanë më shumë qeliza imunitare të specializuara, të quajtura qeliza T CD8⁺, të cilat ‘banojnë’ në indin e gjirit për dekada pas lindjes,” thotë prof. Loi, e cila është një shkencëtare klinike.

    “Këto qeliza veprojnë si roje lokale, gati për të sulmuar qelizat jonormale që mund të shndërrohen në kancer. Kjo mbrojtje mund të ketë evoluar për të mbrojtur nënat gjatë periudhës së ndjeshme pas lindjes, por sot ajo gjithashtu ul rrezikun e kancerit të gjirit, sidomos të atij agresiv që quhet kanceri trefish negativ i gjirit.”

    Profesorja Loi shpjegon se përfundimi i plotë i ciklit të shtatzënisë, ushqyerjes me gji dhe rikuperimit të gjirit bën që këto qeliza T të grumbullohen në gjinj. Efekti i tyre mbrojtës u konfirmua në eksperimente paraklinike.

    “Kur u futën qeliza të kancerit të gjirit, modelet me këtë histori riprodhuese ishin shumë më të afta për të ngadalësuar ose ndaluar rritjen e tumorit, por vetëm nëse qelizat T ishin të pranishme,” thotë ajo. “Ne gjithashtu analizuam të dhëna nga mbi 1000 paciente me kancer gjiri dhe zbuluam se gratë që kishin ushqyer me gji kishin tumore me numër më të lartë të këtyre qelizave mbrojtëse T dhe, në disa grupe, ato jetuan më gjatë pas diagnostikimit me kancer gjiri.”

    Edhe pse dihej prej kohësh se lindja e fëmijëve ul rrezikun e grave për kancer gjiri, arsyet nuk ishin kuptuar plotësisht, dhe mendohej se ndryshimet hormonale gjatë shtatzënisë ishin faktori kryesor. Ky kërkim, përkundrazi, tregon se ndryshimet imunitare brenda indit të gjirit mund të jenë çelësi, dhe kuptimi i tyre mund të çojë drejt mënyrave krejtësisht të reja për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit.

    Çdo ditë, rreth 58 australianë diagnostikohen me kancer gjiri. Ky është kanceri i dytë më i përhapur në Australi, sëmundja më e zakonshme e kancerit tek gratë, dhe incidenca e tij po rritet në moshat më të reja. / Medicalxpress – Syri.net

  • Rama në Saudi, vlerësim imagjinatës arabe

    Rama në Saudi, vlerësim imagjinatës arabe

    Kryeministri Edi Rama foli me superlativa për botën arabe sa i takon zhvillimit në teknologji, duke folur në Riad në Forumin për Teknologjinë Inovacionin dhe Investimet. Aty ai vlerësoi vizionin e vendeve të Gjirit, duke marrë si shembull kreativitetin në shkretëtirë.
     “Unë besoj nëse sot Mbretëria Saudite është një model, lidhet shumë me vizionin pjesë e të cilit është bukuria, transforimi që është fizik, është i prekshëm dhe të tregon që gjithçka është e mundur”, tha ai, duke bërë një ndarje mes atyre vendeve dhe Perëndimit.
     Ajo që po përjetojmë sot në Perëndim është inercia; ajo me të cili ndeshemi në pjesën e Gjirit dhe një pjesë të tjera të botës, është imagjinata. Imagjinata ushqehet nga inovacioni, nga nevoja për të shkuar më lartë për të bërë kapërcime më të mëdha”, tha Rama. /tesheshi.com/
     

  • 2 gjërat që duhet të keni parasysh para se të bëni mamografinë

    2 gjërat që duhet të keni parasysh para se të bëni mamografinë

    Sipas ISHP-së 16.5% e shqiptarëve vdesin nga kanceri dhe 1 në 7 vdekje janë nga kanceri i gjirit. 80% e grave që preken nga kanceri i gjirit janë mbi moshën 45 vjeç.

    Masë e rëndësishme në luftën kundër kancerit të gjirit mbetet kapja e sëmundjes në fazë të hershme gjë që rrit ndjeshëm shanset e kapërcimit të sëmundjes.

    Mosha e nisjes së mamografisë është në varësi të faktorëve të rrezikut të kancerit të gjirit. Nëse rreziku është mesatar, mjekët rekomandojnë nisjen e mamografisë që në moshën 40 vjeçare. Nëse rreziku është më i lartë, atëherë mjekët rekomandojnë që gratë të nisin të bëjnë mamografinë që në moshën 30 vjeç.

    Faktorët e rrezikut mund të përcaktohen vetëm nga mjeku. Përballja me mamografinë është e sikletshme për çdo grua. Përpara kryerjes së mamografisë ajo duhet të ndjekë këto dy këshilla të thjeshta.

    Rroba të përshtatshme: Përpara se të shkoni tek mjeku për mamografinë, ekspertët rekomandojnë të vishni rroba të përshtatshme. Pra duke qenë se gruaja do të zhvishet nga mesi e lart, ekspertët thonë që ajo do të ndihet më rehat nëse është e veshur nga mesi e poshtë. Ju mund të vishni pantallona ose fund dhe një bluzë pambuku, ose çdo gjë që ju bën ju të ndiheni të qetë.

    Jo anti-djersë: Ekspertët këshilllojnë që të mos aplikoni anti-djersë sepse disa përbërës të tyre dalin gjatë analizës dhe i bëjnë rezultatet të vështira për tu kuptuar e jo normale. Mamografia mund të jetë e parehatshme e shpesh e dhimbshme për disa. Nëse e shihni të udhës dhe me këshillën e mjekut mund të merrni një ilaç kundër inflamacionit.

  • ‘Gratë e prekura nga kanceri i gjirit përballen me një betejë të dyfishtë’- BIRN: Udhëtime rraskapitëse dhe të kushtueshme drejt Tiranës për trajtimet e kimioterapisë

    ‘Gratë e prekura nga kanceri i gjirit përballen me një betejë të dyfishtë’- BIRN: Udhëtime rraskapitëse dhe të kushtueshme drejt Tiranës për trajtimet e kimioterapisë

    Përveç sëmundjes, gratë e diagnostikuara nga kanceri i gjirit në Lezhë duhet të përballojnë udhëtime rraskapitëse dhe të kushtueshme drejt Tiranës për trajtimet e kimioterapisë, pasi shërbimi në spitalin rajonal nuk ofrohet për shkak të mungesës së një aparature.Vjeshta e vitit 2024 shënoi një kthesë të vështirë në jetën e Vera Loshit, një 56-vjeçare nga Ishull Lezha. Pas disa vizitave nisur nga shqetësimet fizike, diagnoza ishte e prerë: kancer gjiri.

    Ky ishte vetëm fillimi i një beteje të dyfishtë për Loshin; ajo me sëmundjen dhe me një sistem shëndetësor, që e detyron të udhëtojë rreth 120 kilometra për të marrë trajtimin jetik.

    “Trajtimi i sëmundjes ka qenë një sfidë dhe me shumë kosto,” tregon ajo për BIRN. “Më është dashur të shkoj në Tiranë për të zhvilluar seancat e terapisë, pasi këtu në Spitalin e Lezhës nuk ofrohet ky shërbim,” shtoi gruaja.

    Nëna e dy fëmijëve e quan veten me fat, pasi u diagnostikua në fazë të hershme. Por pas trajtimeve prej 1 viti në Tiranë, Loshi shpreson që spitali rajonal i Lezhës të jetë në gjendje ta ofrojë këtë shërbim sa më parë.

    “Fillimisht, godina e spitalit ishte në rikonstruksion, por edhe tani që kanë përfunduar punimet, nuk bëhet kimioterapia sepse thonë se mungon një aparaturë. Janë shumë gra si puna ime që po vuajnë për shkak të kësaj situate, sepse është një makth i vërtetë të udhëtosh drejt Tiranës për të marrë këtë shërbim,” theksoi ajo.

    Mungesa e trajtimit me kimioterapi në spitalet rajonale është pjesë e një problemi sistemik të shëndetësisë shqiptare, e cila reflekton një centralizim ekstrem të shërbimeve të specializuara në Tiranë. Siç ka gjetur BIRN në një sërë investigimesh, pacientët nga i gjithë vendi detyrohen të ndërmarrin udhëtime të kushtueshme dhe rraskapitëse drejt kryeqytetit për trajtime jetike, ndërkohë që spitalet rajonale vuajnë nga mungesa e investimeve në aparatura dhe në personel të specializuar.

    Sipas drejtorit të spitalit rajonal të Lezhës, Leon Kaza, njësia e kimioterapisë u hap para dy vitesh për t’u mbyllur sërish.

    “Për shkak të rikonstruksionit që ka qenë në proces prej kohësh, shërbimi nuk është ofruar plotësisht. Aktualisht po përfundojmë sistemimin në të gjitha pavionet dhe sigurisht, kimioterapia do të rikthehet në funksion,” premtoi Kaza, ndërsa shtoi se ishin në pritje të aparaturave të reja për “zgjerimin dhe përmirësimin e shërbimeve të kimioterapisë.

    Në qarkun e Lezhës, numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit është në rritje. Sipas mjekes onkologe, Bardha Gjoni, vetëm gjatë këtij viti janë diagnostikuar përmes analizave dhe biopsive rreth 30 raste të reja.

    “Nga përvoja ime 25-vjeçare, shohim një rritje të rasteve çdo vit. Krahasuar me 15 vite më parë, ka një dyfishim të grave të prekura,” tha Gjoni për BIRN.

    Ajo shton se problematik mbetet fakti që shumica e rasteve diagnostikohen në faza të avancuara. “Duhet një sensibilizim më i madh i grave dhe vajzave që të kryejnë kontrolle të paktën një herë në vit, në mënyrë që sëmundja të kapet në kohë dhe të shërohet,” apelon ajo.

    Sipas Afërdita Gjonit, aktiviste për të drejtat e grave në qarkun e Lezhës, pavarësisht rritjes së ndjeshme të ndërgjegjësimit gjatë viteve të fundit, veçanërisht në muajin tetor, nevojitet ende shumë punë.

    Gjoni shpjegon se përhapja e kancerit të gjirit mes grave në qarkun e Lezhës është pak më e lartë se mesatarja kombëtare, ndërsa apelon që shërbimi parësor duhet të luajë një rol kyç në nxitjen e grave për kryerjen e kontrolleve periodike. Ajo thekson gjithashtu se duhet përmirësuar trajtimi i tyre.

    “Gratë që përballen me këtë sëmundje hasin shpesh vështirësi për t’u trajtuar, për shkak të pamundësive financiare. Duhet të ketë më shumë vëmendje për t’u ofruar këtyre pacientëve shërbime sa më afër vendbanimit të tyre dhe pa kosto financiare,” tha Gjoni.

    Njëra prej pacienteve, e sapodiagnostikuar me kancer gjiri i tha BIRN në kushtet e anonimatit se detyrohet të udhëtojë deri në katër herë në javë në Tiranë për të marrë trajtimin.

    “Përveç lodhjes dhe stresit që më është krijuar, udhëtimi ka edhe një kosto që për mua është e papërballueshme. Jam detyruar të marr borxh për t’u përballur me sëmundjen, pasi nuk kam mundësi financiare,” tha gruaja, ndërsa shtoi: “Është absurde që ky shërbim të mos ofrohet në Lezhë”.

  • “Gratë e prekura nga kanceri i gjirit përballen me një betejë të dyfishtë”- BIRN: Udhëtime rraskapitëse dhe të…

    “Gratë e prekura nga kanceri i gjirit përballen me një betejë të dyfishtë”- BIRN: Udhëtime rraskapitëse dhe të…

    Përveç sëmundjes, gratë e diagnostikuara nga kanceri i gjirit në Lezhë duhet të përballojnë udhëtime rraskapitëse dhe të kushtueshme drejt Tiranës për trajtimet e kimioterapisë, pasi shërbimi në spitalin rajonal nuk ofrohet për shkak të mungesës së një aparature.
    Vjeshta e vitit 2024 shënoi një kthesë të vështirë në jetën e Vera Loshit, një 56-vjeçare nga Ishull Lezha. Pas disa vizitave nisur nga shqetësimet fizike, diagnoza ishte e prerë: kancer gjiri.
    Ky ishte vetëm fillimi i një beteje të dyfishtë për Loshin; ajo me sëmundjen dhe me një sistem shëndetësor, që e detyron të udhëtojë rreth 120 kilometra për të marrë trajtimin jetik.
    “Trajtimi i sëmundjes ka qenë një sfidë dhe me shumë kosto,” tregon ajo për BIRN. “Më është dashur të shkoj në Tiranë për të zhvilluar seancat e terapisë, pasi këtu në Spitalin e Lezhës nuk ofrohet ky shërbim,” shtoi gruaja.
    Nëna e dy fëmijëve e quan veten me fat, pasi u diagnostikua në fazë të hershme. Por pas trajtimeve prej 1 viti në Tiranë, Loshi shpreson që spitali rajonal i Lezhës të jetë në gjendje ta ofrojë këtë shërbim sa më parë.
    “Fillimisht, godina e spitalit ishte në rikonstruksion, por edhe tani që kanë përfunduar punimet, nuk bëhet kimioterapia sepse thonë se mungon një aparaturë. Janë shumë gra si puna ime që po vuajnë për shkak të kësaj situate, sepse është një makth i vërtetë të udhëtosh drejt Tiranës për të marrë këtë shërbim,” theksoi ajo.
    Mungesa e trajtimit me kimioterapi në spitalet rajonale është pjesë e një problemi sistemik të shëndetësisë shqiptare, e cila reflekton një centralizim ekstrem të shërbimeve të specializuara në Tiranë. Siç ka gjetur BIRN në një sërë investigimesh, pacientët nga i gjithë vendi detyrohen të ndërmarrin udhëtime të kushtueshme dhe rraskapitëse drejt kryeqytetit për trajtime jetike, ndërkohë që spitalet rajonale vuajnë nga mungesa e investimeve në aparatura dhe në personel të specializuar.
    Sipas drejtorit të spitalit rajonal të Lezhës, Leon Kaza, njësia e kimioterapisë u hap para dy vitesh për t’u mbyllur sërish.
    “Për shkak të rikonstruksionit që ka qenë në proces prej kohësh, shërbimi nuk është ofruar plotësisht. Aktualisht po përfundojmë sistemimin në të gjitha pavionet dhe sigurisht, kimioterapia do të rikthehet në funksion,” premtoi Kaza, ndërsa shtoi se ishin në pritje të aparaturave të reja për “zgjerimin dhe përmirësimin e shërbimeve të kimioterapisë.
    Në qarkun e Lezhës, numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit është në rritje. Sipas mjekes onkologe, Bardha Gjoni, vetëm gjatë këtij viti janë diagnostikuar përmes analizave dhe biopsive rreth 30 raste të reja.
    “Nga përvoja ime 25-vjeçare, shohim një rritje të rasteve çdo vit. Krahasuar me 15 vite më parë, ka një dyfishim të grave të prekura,” tha Gjoni për BIRN.
    Ajo shton se problematik mbetet fakti që shumica e rasteve diagnostikohen në faza të avancuara. “Duhet një sensibilizim më i madh i grave dhe vajzave që të kryejnë kontrolle të paktën një herë në vit, në mënyrë që sëmundja të kapet në kohë dhe të shërohet,” apelon ajo.
    Sipas Afërdita Gjonit, aktiviste për të drejtat e grave në qarkun e Lezhës, pavarësisht rritjes së ndjeshme të ndërgjegjësimit gjatë viteve të fundit, veçanërisht në muajin tetor, nevojitet ende shumë punë.
    Gjoni shpjegon se përhapja e kancerit të gjirit mes grave në qarkun e Lezhës është pak më e lartë se mesatarja kombëtare, ndërsa apelon që shërbimi parësor duhet të luajë një rol kyç në nxitjen e grave për kryerjen e kontrolleve periodike. Ajo thekson gjithashtu se duhet përmirësuar trajtimi i tyre.
    “Gratë që përballen me këtë sëmundje hasin shpesh vështirësi për t’u trajtuar, për shkak të pamundësive financiare. Duhet të ketë më shumë vëmendje për t’u ofruar këtyre pacientëve shërbime sa më afër vendbanimit të tyre dhe pa kosto financiare,” tha Gjoni.
    Njëra prej pacienteve, e sapodiagnostikuar me kancer gjiri i tha BIRN në kushtet e anonimatit se detyrohet të udhëtojë deri në katër herë në javë në Tiranë për të marrë trajtimin.
    “Përveç lodhjes dhe stresit që më është krijuar, udhëtimi ka edhe një kosto që për mua është e papërballueshme. Jam detyruar të marr borxh për t’u përballur me sëmundjen, pasi nuk kam mundësi financiare,” tha gruaja, ndërsa shtoi: “Është absurde që ky shërbim të mos ofrohet në Lezhë”.