Tag: gjinore

  • Gratë fuqizohen përmes teknologjisë: Fondacioni Vodafone Albania, udhëheq nismën për barazi dhe siguri digjitale

    Gratë fuqizohen përmes teknologjisë: Fondacioni Vodafone Albania, udhëheq nismën për barazi dhe siguri digjitale

    Në kuadër të përkushtimit për barazinë gjinore, mbrojtjen dhe sigurinë digjitale të grave, Fondacioni Vodafone në Shqipëri, në bashkëpunim me Fondacionin Westminster për Demokraci dhe organizatat e shoqërisë civile, organizoi në Tiranë një tryezë të nivelit të lartë kushtuar fuqizimit të grave dhe rolit të inovacionit digjital në mbrojtjen e tyre.
    Takimi ku morën pjesë përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, drejtues të institucioneve publike dhe private, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe aktorë të fushës së barazisë gjinore, synoi të ndërthurë ekspertizën teknologjike me përvojën institucionale, për të promovuar mekanizma të qëndrueshëm që kontribuojnë në parandalimin e dhunës me bazë gjinore.

    Në qendër të diskutimeve ishte aplikacioni Bright Sky Albania, një nismë e Fondacionit Vodafone, që ofron informacion, mbështetje dhe këshilla praktike për gratë dhe vajzat që ndihen të rrezikuara nga dhuna.

    E pranishme në këtë takim, drejtoresha e Fondacionit Vodafone, Lisa Felton, theksoi rëndësinë e teknologjisë si mjet për fuqizim dhe mbrojtje:

    “Ne si Vodafone besojmë se përmes teknologjisë mund të adresojmë çështje që lidhen me dhunën me bazë gjinore, abuzimet dhe çështje që lidhen me arsimin dhe me shëndetin. Aplikacioni Bright Sky është një shembull konkret që u ofron vajzave dhe grave që përjetojnë dhunë, informacione, mbështetje dhe këshilla praktike për t’u larguar nga situatat e rrezikshme”, tha drejtoresha e Fondacionit Vodafone.
    Valbona Kuko, drejtoreshë për Shqipërinë e Fondacionit Westminster për Demokraci, theksoi se dhuna me bazë gjinore ndaj grave në politikë mbetet një nga sfidat kryesore që pengon përfshirjen e tyre në jetën publike:
    “Fondacioni Westminster për Demokraci ka vite që trajton dhe mbështet aktorët e politikës, shoqërinë civile e median, për ta kthyer çështjen e dhunës me bazë gjinore në politikën e ditës dhe për të ndërgjegjësuar politikanët, aktivistët, biznesin e median se çështjet e barazisë gjinore nuk janë çështje familjare. Ato duhet të trajtohen me politikbërje, me legjislacion të mirë dhe me instrumente të qenësishme për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Aplikacioni Bright Sky, por edhe platforma që Fondacioni Westminster për Demokraci ka ngritur për të raportuar dhunën ndaj vajzave dhe grave, janë instrumente që duhet të përdoren për raportimin e çështjeve që institucionet përgjegjëse duhet t’i adresojnë dhe t’i zgjidhin.” – përfundoi Kuko.
    Në këtë tryezë morën pjesë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Klodiana Spahiu, Eduart Shalsi, Milva Ekonomi, Iris Luarasi; Kryetarja e Bordit të Fondacionit Vodafone në Shqipëri, Jonida Lakuriqi; përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ina Majko, zëvendësministre; të Ministrisë së Brendshme; drejtues të institucioneve të pavarura, Erinda Ballanca, Avokati i Popullit dhe Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
    Gjithashtu në këtë event kontribuan edhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Shqipëri, Michele Ribotta nga UN Women Albania, si dhe të shoqërisë civile, Mirela Arqimandriti, drejtoreshë ekzekutive e Aleancës Gjinore për Zhvillim.
    Përmes kësaj nisme, Fondacioni Vodafone Albania është pozicionuar si një aktor kyç në fushën e inovacionit me impakt social, duke e kthyer teknologjinë në një mjet konkret për sigurinë, mbrojtjen dhe fuqizimin e grave.Kjo tryezë shënon një hap të rëndësishëm në ndërtimin e një ekosistemi bashkëpunues ndërmjet sektorit publik, privat dhe shoqërisë civile, për një të ardhme digjitale më të sigurt dhe më të barabartë për të gjitha gratë dhe vajzat në Shqipëri.

  • Tallja paq e deputetit demokrat me “barazinë gjinore” dhe votuesit e saj

    Tallja paq e deputetit demokrat me “barazinë gjinore” dhe votuesit e saj

    Deputeti demokrat Luçiano Boçi është tallur paq me “barazinë gjinore”, ligjin tejet të diskutuar që sapo është miratuar nga mazhoranca, si dhe me ata që e votuan atë.
    Teksa nisi të drejtonte Komisionin e Edukimit, ai prezantoi të ftuarit, mes tyre dhe Delina Ibrahimajn e cila do të raportonte në lidhje me Arsimin Profesional, por deputeti demokrat nuk zgjodhi t’i drejtohej vetëm me emër dhe mbiemër pa “zonjë” para.
    Sipas tij, duke mos përcaktuar asnjë term të tillë, shmang të gjitha akuzat ndaj vetes.
    “Mirë se erdhët, përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit për Arsimin Profesional. Në këtë dëgjesë të Komisionit për Edukimin, Shkencën dhe Sportet janë Delina Ibrahimaj, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani, Albin Gega, Klevis Hysa, Alma Veterniku, Violeta Cara.
    Një sqarim të vogël: nëse e vutë re, nuk kam asnjë qëllim negativ. Nuk iu drejtova me cilësimin ‘zonja’ apo ‘zoti’ sepse jemi në një realitet të ri pas miratimit nga ana juaj të ligjit për barazinë gjinore.
    Sipas ligjit tuaj, përcaktimet me ‘zoti’ apo ‘zonja’, janë terma me ndjeshmëri të lartë gjinore dhe nuk dua të marr ndonjë akuzë se sipas ligjit barra e provës është dhe tek unë.
    Kjo është e vërteta e ndikimit të një ligji që ne e kemi kundërshtuar, që nuk është sqaruar në opinionin publik që ka impakte në edukim, shkencë, universitete, shoqëri, ka ndikime financiare në buxhetin e shtetit. Kjo është e vërteta”, arsyetoi Boçi. /tesheshi.com/
     

  • “Do të ‘paguajmë’ me çdo çmim”/ Barazia gjinore, reagon Berisha: Nuk do të tërhiqemi

    “Do të ‘paguajmë’ me çdo çmim”/ Barazia gjinore, reagon Berisha: Nuk do të tërhiqemi

    Sali Berisha ka kritikuar ashpër Ligjin për Barazinë Gjinore, duke e quajtur “ligji më i keq i votuar në ndonjë vend të planetit”.
    Ai tha se ky ligj rikthen “gjahun stalinist të shtrigave”, duke theksuar se sipas tij, akuzat për diskriminim gjinor duhet të faktohen, përndryshe personi i akuzuar nuk mund të dëmtohet. Berisha shtoi se ekstremi i majtë po përdor këtë ligj për të krijuar padrejtësi dhe se “koha na dha të drejtë, çështja e shqiptarëve u bë botërore”.
    Kryetari i PD, akuzoi gjithashtu qeverinë për të qenë një “diktaturë narkomane” dhe tha se nuk do të pranojnë ligje që shkelin interesat e qytetarëve shqiptarë. “Do të qëndrojmë në emër të interesit të shqiptarëve dhe nuk do të pranojmë vdekjen e vendit para syve tanë”, deklaroi Berisha.
    “Çështja e shqiptarëve u bë botërore. Ne kemi kontribute si shtet, si vend. Ky është ligji më i keq i votuar në ndonjë vend të planetit. Sipas këtij ligji, rikthehet gjahu stalinist i shtrigave.
    Në çfarë forme? Nëse dikush të akuzon se më diskriminove për arsye gjinore, ti që akuzohesh duhet të faktosh; përndryshe do të dënohesh.
    Këtë gjë e bëri ekstremi i majtë. Kjo është e vërteta! Ky është ligji. Nëse do të pranohen gjëra të tilla, ne nuk do të pranojmë kurrë. Narkoshteti ka mbështetje! Diktatura narkomane ka mbështetje. Çfarë do të bëjmë ne?
    Do të qëndrojmë në emër të interesit të qytetarëve shqiptarë apo do të pranojmë vdekjen para syve tanë të këtij vendi? Nuk do të tërhiqemi; do të ‘paguajmë’ me çdo çmim.”, tha Berisha.

  • Kumbaro mbron “barazinë gjinore”: Ligji nuk ndikon në programet shkollore, nuk cenon familjen tradicionale

    Kumbaro mbron “barazinë gjinore”: Ligji nuk ndikon në programet shkollore, nuk cenon familjen tradicionale

    Ligji i ri për barazinë gjinore nuk do të ndikojë në programet shkollore apo të cënojë familjen tradicionale.
    Pretendimet e opozitës u sqaruan nga Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro e cila gjatë një aktiviteti në Liceun Francez në Korçë, u shpreh se çdo program shkollor kalon përmes disa filtrave të cilat tregojnë qartë se akuzat nuk qëndrojnë.
    “Merreni lexojeni ligjin, të gjitha programet shkollore i kemi të botuara, ato kalojnë në një proces shumë të gjatë diskutimi dhe trajnimesh nga mësueset. Ndaj është e rëndësishme të komunikojmë mesazhin e duhur prindërve dhe klasave, mësuesve para se të hedhim shashka sic janë përpjekur aktorë të ndryshëm, me vjen keq se dezinformimi për shkak të teknologjisë zë vend me shumë se e vërteta. E vërteta është se çdo gjë kalon në filtra të rëndësishëm dhe dy me direktivat europiane, gjithçka është thënë është e pavërtetë”, tha ministrja.

    Të njëjtën linjë mbajti dhe Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard e cila u shpreh se ky ligj ka në fokus të drejtat e barabarta mes qytetarëve shqiptarë.
    “Nuk ka një direktivë, por është i gjithë korpusi ligjor dhe gjithë direktivat të cilat mbrojnë mosdiskrimin, mbrojnë vlerat njerëzore e nuk ka një direktive të posaçme por janë gjithë vlerat e BE që e përfshijnë këtë, aty ku Shqipëria kërkon të anëtarësohet, trajtimin e barabartë të të gjithë qytetareve”, tha Suard.
    Ligji për barazinë gjinore shkaktoi jo pak debate në parlament javën e kaluar ndërsa kaloi me 77 vota pro të shumicës./vizionplus.tv

  • Koalicioni pro familjes dhe jetës takim në Presidencë, i kërkojnë Begajt që të mos dekretojë ligjin për barazinë gjinore

    Koalicioni pro familjes dhe jetës takim në Presidencë, i kërkojnë Begajt që të mos dekretojë ligjin për barazinë gjinore

    AKIL PANO

    TIRANË- Sot, përfaqësues të Koalicionit Shqiptar Pro Familjes dhe Jetës kanë shkuar në Presidencë, duke i kërkuar Bajram Begajt që të mos dekretojë ligjin për Barazinë Gjinore, që kaloi në Kuvend me votat e socialistëve. Pastori Akil Pano ka qenë në ambientet e presidencës, ndërkohë që një përfaqësi e koalicionit ka protestuar në ambientet e jashtme. Në fjalën e tij për mediat, Pano e cilësoi ligjin si “antifamilje”, “antiliri” dhe “anti-Zot”, duke paraqitur një listë me 30 arsye pse kreu i shtetit duhet ta kthejë mbrapsht.
    Në deklaratën për mediat, koalicioni argumentoi se ligji në fjalë cënon rëndë Kushtetutën, familjen si themel i shoqërisë dhe të drejtën natyrore të shqiptarëve. Sipas tyre, ky ligj nuk është një përafrim me Bashkimin Europian, por një largim, duke theksuar se 21 vende anëtare të BE-së e kanë refuzuar këtë model. Ata pretendojnë se ligji synon promovimin e një “ideologjie të huaj” që cënon drejtpërdrejt sovranitetin kombëtar dhe shkel rendin kushtetues.

    Ndër shqetësimet kryesore të artikuluara ishte se ligji imponon kuota të detyruara gjinore të bazuara jo në gjini, por në ideologji, si në institucionet publike ashtu edhe ato private. Kjo, sipas koalicionit, zëvendëson meritën me ideologjinë dhe i kthen institucionet në “zyra propagande ideologjike”. U përmend gjithashtu rreziku i vendosjes së censurës mbi fenë, lirinë e ndërgjegjes dhe lirinë e fjalës, si dhe përmbysja e parimit të drejtësisë duke i vendosur barrën e provës të akuzuarit.
    Akil Pano: Kaloi nga mazhoranca në parlamentin e Shqipërisë me 77 vota, ligji për barazinë gjinore. Presidenti është hallka e fundit, i cili institucionalisht ka të drejtë të mos dekretojë këtë ligj. Pra, sjellim përpara tryezës presidenciale një kauzë, kauzën e familjes, kauzën e Shqipërisë. President, mos dekreto ligjin antifamilje, anti liri, anti Zot, ligjin për censurën, ligjin për dehumanizimin e shqiptarëve, ligjin i cili do të indoktrinojë fëmijët shqiptarë nëpërmjet ideologjisë gjinore në shkolla. Më lejoni që të lexoj shkurtimisht përmbajtjen e kërkesës tonë si Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës për mosdekretimin e ligjit për barazinë gjinore.
    I nderuar president, me anë të këtij dokumenti, Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës paraqet përpara jush sot kërkesën për mosdekretimin e ligjit që cënon kushtetutën, familjen, të drejtën natyrore të shqiptarëve, të miratuar në kuvend në datën 6 nëntor të vitit 2025. Ky ligj në formën që ka synon promovimin e një ideologjie të huaj të caktuar që cënon në mënyrë të drejtpërdrejtë sovranitetin e vendit. Shkel rendin kushtetues, parimin e lirisë së ndërgjegjes, lirinë e shprehjes dhe identitetin biologjik e natyror të njeriut. Ja ku janë 30 arsyet përse ligji për barazinë gjinore nuk duhet të bëhet kurrë ligji i shqiptarëve dhe ligj në Shqipëri.
    Së pari, sepse bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, sepse nuk është përafrim, por largim nga Bashkimi Europian. Kurrë nuk ka qenë një kërkesë e Bashkimit Europian miratimi i këtij ligji nga Parlamenti i Shqipërisë. Sepse 21 shtete të Bashkimit Europian e kanë refuzuar këtë model. Sepse dhe gjykatat më të larta perëndimore kanë refuzuar këtë ideologji. Sepse ligji rrezikon raportin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është shumë e rëndësishme për ta theksuar. Sepse cënon familjen, themelin e shoqërisë. Sepse cënon të drejtën natyrore të prindërve. Sepse imponon kuota të detyruara gjinore jo mbi gjini, por mbi ideologji, mbi institucionet publike dhe private. Sepse zëvendëson meritën me ideologjinë.
    Sepse i kthen institucionet publike në zyra propagande ideologjike. Sepse bie ndesh me Kodin e Familjes, Kodin Civil dhe kodet e tjera në Republikën e Shqipërisë. Sepse cënon lirinë e shprehjes dhe të medias. Sepse vendos censurë mbi fenë, mbi lirinë e ndërgjegjes dhe mbi lirinë e fjalës. Sepse përmbys parimin e drejtësisë, duke vendosur barrën e provës tek i akuzuari. Sepse shkatërron arsimin dhe edukimin shkencor. Sepse kthen universitetet në qendra propagande. Sepse shkatërron drejtësinë. Sepse shkatërron drejtësinë në sporte. Sepse rrezikon shëndetin dhe sistemin shëndetësor në Shqipëri. Sepse përmbys rendin moral dhe kulturor shqiptar. Sepse krijon kaos social, ligjor dhe institucional. Sepse vendos një standard të rrezikshëm për censurën shtetërore. Sepse krijon ndarje artificiale të imponuar në shoqëri./ZËRI 

  • Thirrja ndaj presidentit Begaj, Pano: Mos e dekreto ligjin që po shkatërron familjen shqiptare

    Thirrja ndaj presidentit Begaj, Pano: Mos e dekreto ligjin që po shkatërron familjen shqiptare

    Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës i ka bërë një thirrje publike Presidentit të Republikës që të mos dekretojë ligjin për barazinë gjinore, të miratuar së fundmi në Parlament me 77 vota. Në fjalën e tij për media, pastori Akil Pano e ka cilësuar këtë ligj si “antifamilje”, “antiliri” dhe “anti-Zot”, duke paraqitur një listë me 30 arsye pse kreu i shtetit duhet ta kthejë mbrapsht.
    Në deklaratën për mediat, koalicioni argumentoi se ligji në fjalë cënon rëndë Kushtetutën, familjen si themel i shoqërisë dhe të drejtën natyrore të shqiptarëve. Sipas tyre, ky ligj nuk është një përafrim me Bashkimin Europian, por një largim, duke theksuar se 21 vende anëtare të BE-së e kanë refuzuar këtë model. Ata pretendojnë se ligji synon promovimin e një “ideologjie të huaj” që cënon drejtpërdrejt sovranitetin kombëtar dhe shkel rendin kushtetues.
    Ndër shqetësimet kryesore të artikuluara ishte se ligji imponon kuota të detyruara gjinore të bazuara jo në gjini, por në ideologji, si në institucionet publike ashtu edhe ato private. Kjo, sipas koalicionit, zëvendëson meritën me ideologjinë dhe i kthen institucionet në “zyra propagande ideologjike”. U përmend gjithashtu rreziku i vendosjes së censurës mbi fenë, lirinë e ndërgjegjes dhe lirinë e fjalës, si dhe përmbysja e parimit të drejtësisë duke i vendosur barrën e provës të akuzuarit.
    Akil Pano: Kaloi nga mazhoranca në parlamentin e Shqipërisë me 77 vota, ligji për barazinë gjinore. Presidenti është hallka e fundit, i cili institucionalisht ka të drejtë të mos dekretojë këtë ligj. Pra, sjellim përpara tryezës presidenciale një kauzë, kauzën e familjes, kauzën e Shqipërisë. President, mos dekreto ligjin antifamilje, anti liri, anti Zot, ligjin për censurën, ligjin për dehumanizimin e shqiptarëve, ligjin i cili do të indoktrinojë fëmijët shqiptarë nëpërmjet ideologjisë gjinore në shkolla. Më lejoni që të lexoj shkurtimisht përmbajtjen e kërkesës tonë si Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës për mosdekretimin e ligjit për barazinë gjinore.
    I nderuar president, me anë të këtij dokumenti, Koalicioni Shqiptar pro Familjes dhe Jetës paraqet përpara jush sot kërkesën për mosdekretimin e ligjit që cënon kushtetutën, familjen, të drejtën natyrore të shqiptarëve, të miratuar në kuvend në datën 6 nëntor të vitit 2025. Ky ligj në formën që ka synon promovimin e një ideologjie të huaj të caktuar që cënon në mënyrë të drejtpërdrejtë sovranitetin e vendit. Shkel rendin kushtetues, parimin e lirisë së ndërgjegjes, lirinë e shprehjes dhe identitetin biologjik e natyror të njeriut. Ja ku janë 30 arsyet përse ligji për barazinë gjinore nuk duhet të bëhet kurrë ligji i shqiptarëve dhe ligj në Shqipëri.
    Së pari, sepse bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, sepse nuk është përafrim, por largim nga Bashkimi Europian. Kurrë nuk ka qenë një kërkesë e Bashkimit Europian miratimi i këtij ligji nga Parlamenti i Shqipërisë. Sepse 21 shtete të Bashkimit Europian e kanë refuzuar këtë model. Sepse dhe gjykatat më të larta perëndimore kanë refuzuar këtë ideologji. Sepse ligji rrezikon raportin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është shumë e rëndësishme për ta theksuar. Sepse cënon familjen, themelin e shoqërisë. Sepse cënon të drejtën natyrore të prindërve. Sepse imponon kuota të detyruara gjinore jo mbi gjini, por mbi ideologji, mbi institucionet publike dhe private. Sepse zëvendëson meritën me ideologjinë.
    Sepse i kthen institucionet publike në zyra propagande ideologjike. Sepse bie ndesh me Kodin e Familjes, Kodin Civil dhe kodet e tjera në Republikën e Shqipërisë. Sepse cënon lirinë e shprehjes dhe të medias. Sepse vendos censurë mbi fenë, mbi lirinë e ndërgjegjes dhe mbi lirinë e fjalës. Sepse përmbys parimin e drejtësisë, duke vendosur barrën e provës tek i akuzuari. Sepse shkatërron arsimin dhe edukimin shkencor. Sepse kthen universitetet në qendra propagande. Sepse shkatërron drejtësinë. Sepse shkatërron drejtësinë në sporte. Sepse rrezikon shëndetin dhe sistemin shëndetësor në Shqipëri. Sepse përmbys rendin moral dhe kulturor shqiptar. Sepse krijon kaos social, ligjor dhe institucional. Sepse vendos një standard të rrezikshëm për censurën shtetërore. Sepse krijon ndarje artificiale të imponuar në shoqëri.
     

  • Ligji për barazinë gjinore/ Ambasadorja franceze: Nuk ka direktivë të BE për këtë çështje!

    Ligji për barazinë gjinore/ Ambasadorja franceze: Nuk ka direktivë të BE për këtë çështje!

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Zhaklin Lekatari për ligjin e ri: Nuk shton gjini të reja, por është për barazi gjinore

    Zhaklin Lekatari për ligjin e ri: Nuk shton gjini të reja, por është për barazi gjinore

    Ligi që kaloi në Kuvend për barazinë gjinore, u shoqërua me shumë zhurmë si nga aktorët politikë. Në Top Story, Zhaklin Lekatari thotë se ajo që sjell ky ligj është barazia gjinore, por nuk sjell gjini të reja. ”Risia është rikonceptimi i konceptit të gjinisë. Gjinia është një rol social dhe jo më status biologjik. Pra ndahet gjinia nga seksi. Ky ligj bën që koncepti i barazisë dhe mosdiskriminimit të jetë gjithëpërfshirës. Nuk shton gjini të reja, por ky është për barazi gjinore, i bashkon të gjithë ky ligj dhe sjell barazi aty ku deri tani nuk ka pasur”, tha ajo.
     

     

     

  • Ambasadorja franceze: “Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore

    Ambasadorja franceze: “Nuk ka direktivë të BE për ligjin e barazisë gjinore

    Ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, gjatë një vizite në Korçë, ka dhënë një deklaratë për media mbi disa çështje si ligji për barazinë gjinore, i cili ka nxitur debate kohët e fundit.
    E pyetur për ligjin e barazisë gjinore, ambasadorja theksoi se nuk ka një direktivë të BE për këtë ligj, por shtoi se të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi.
    “Ajo që mund të them është që të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt çdo lloj njeriu dhe popullsie dhe barazia e gjinive janë vlerat thelbësore të bashkimit europian. Nuk ka një direktivë të BE, të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi, është zemra e të drejtës në BE dhe është zemra e diplomacisë franceze gjithashtu”, tha ajo.
    Në lidhje me raportin e fundit të Këshillit të Europës mbi standardet e BE për Shqipërinë, ambasadorja e cilësoi atë si pozitiv.
    “Raporti që u publikua së fundmi ishte shumë pozitiv, ku u nënvizua dhe nga autoritetet e tjera dhe komisioneria e Natos, edhe nga përfaqësues të tjerë të BE, përfaqësues të politikës së jashtme, kryeministri, ambasadori i BE në Shqipëri. Po, është një raport pozitiv që tregon progresin dhe merr parasysh gjithë progresin e paprecedentë që është bërë deri tani në raport me Shqipërinë. Ajo që është e qartë është gjithashtu se kjo qasje duhet të vazhdojë deri në të ardhmen duke inkurajuar reformat e duke vazhduar në këtë rrugë. Është akoma e nevojshme që të shkojmë edhe më larg se sa kemi ecur deri tani.
    Përtej teksteve ligjore është çështja e zbatimit të këtyre reformave dhe ligjeve. Kontrolli dhe mënyra se si do të aplikohet kjo normë dhe këto ligje tek qytetarët dhe aktorët e ndryshëm, përfshirë dhe ata ekonomikë, ka ende shumë për tu bërë. Jam shumë besimplotë me faktin që Shqipëria është në gjendje të arrijë objektivat e saj dhe ne jemi në dispozicionin e saj për ta ndihmuar por është një punë shumë e vështirë. Duhet që të gjithë të kontribuojnë, klasat politike dhe gjithë parlamenti”, tha ajo.
    Sa i përket ecurisë së SPAK, Suard e konsideroi atë si rezultatin emblematik të reformës në drejtësi.
    “SPAK është rezultati emblematik i reformës së drejtësisë në Shqipëri. Është një mjet i jashtëzakonshëm i cili është zhvilluar shumë dhe sot është një mjet që jep një indikator të rëndësishëm ndaj sistemeve tona të drejtësisë. Nuk është vetëm një institucion që merr informacione nga jashtë por është një institucion që është kthyer tashmë partner i plotë me sistemet tona të sigurisë, informacionit të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar. Pra, është një rezultat i jashtëzakonshëm që varet shumë edhe nga personaliteti që ka në krye dhe shpresoj se do të vazhdojë edhe me ndryshimet e fundit të drejtuesve të SPAK”, u shpreh ajo.

  • ‘Nuk ka një direktivë të BE…’, Suard flet për ligjin e Barazisë Gjinore

    ‘Nuk ka një direktivë të BE…’, Suard flet për ligjin e Barazisë Gjinore

    Ambasadorja e Francës, Catherine Suard në një prononcim nga Korça ka folur për ligjin për barazinë gjinore i cili ka shkaktuar shumë debate.
    Suard është shprehur se, të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt ccdo lloj njeriu dhe popullsie dhe barazia e gjinive janë vlerat thelbësore të bashkimit europian.
    Ambasadorja theksoi se, nuk ka një direktivë të BE dhe se të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi.
    “Ajo që mund të them është që të drejtat e njeriut, mosdiskriminimi kundrejt ccdo lloj njeriu dhe popullsie dhe barazia e gjinive janë vlerat thelbësore të bashkimit europian. Nuk ka një direktivë të BE, të gjitha tekstet e BE mbrojnë të drejtat njerëzore dhe mungesën nga diskriminimi, është zemra e të drejtës në BE dhe është zemra e diplomacisë franceze gjithashtu”, tha Suard.