Tag: gjinore

  • Ankimimi për kuotën gjinore, deputetja Andia Ulliri pretendon mandatin nga zgjedhjet e 11 Majit

    Ankimimi për kuotën gjinore, deputetja Andia Ulliri pretendon mandatin nga zgjedhjet e 11 Majit

    Andia Ulliri e cila ishte në listën e hapur të qarkut Durrës, ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku pretendon mandatin e deputetit Arjan Ndoja, duke argumentuar se nuk është respektuar kuota gjinore në shpërndarjen e mandateve. Në kërkesën e saj, deputetja aktuale e PD-së thekson se renditja e kandidatëve fitues, siç pasqyrohet aktualisht në faqen zyrtare të KQZ-së, nuk respekton përfaqësimin gjinor të përcaktuar qartë në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor.
    “Veprimi juaj për të shpallur të zgjedhur z. Arjan Ndoja, i cili është renditur i pari në listë me vota parapëlqyese, është në kundërshtim me ligjin dhe përbën një shkelje të parimit kushtetues për përfaqësimin gjinor”, shkruan shkruan drejtuar KQZ-së.

    Nga ana tjetër ajo referon ndryshimet e fundit ligjore të miratuara nga Kuvendi, ku pretendon përmes një amendamenti të Kodit Zgjedhor, se një në çdo tre kandidatë fitues në listë, pas rirenditjes nga votimi parapëlqyes, t’i përkasë gjinisë më pak të përfaqësuar. Ulliri thekson se ky interpretim është mbështetur edhe nga Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj Nr. 85, datë 24.12.2024, ku është pohuar se lista zgjedhore është një dhe e vetme, e ndarë në dy pjesë për qëllime teknike, por që në shpërndarjen përfundimtare të mandateve duhet të zbatohet kuota gjinore në listën totale.
    “Interpretimi i bërë nga KQZ është i pambështetur në ligj dhe në asnjë vendim të Komisionit Rregullator. Kemi të bëjmë me një listë unike, e cila duhet të garantojë që 1 në 3 fitues të jenë nga gjinia më pak e përfaqësuar”, nënvizon ajo në fund të kërkesës.

  • Zgjedhjet/ Kandidatët që humbën mandatin nga kuota gjinore

    Zgjedhjet/ Kandidatët që humbën mandatin nga kuota gjinore

    Ata morën mijëra vota. Në disa raste, në një diferencë të madhe në krahasim me kolegët që siguruan mandatin. Por ky rezultat nuk mjaftoi për të garantuar një vend në parlament.
    Pika 2 e nenit 67 të kodit zgjedhor, përcakton se 1 në 3 kandidatë fitues duhet të jetë grua. Për këtë arsye, në qarkun e Beratit, Julian Zyla ndonëse i treti më i votuar në listën e hapur, në vend të tij mandatin e merr Hatixhe Konomi me rreth 1 200 vota më pak.
    Në Tiranë, Xhemal Qefalia, me më shumë vota se koleget e tij, nuk do të jetë pjesë e Kuvendit për shkak të zbatimit të kuotës gjinore. Në vend të Qefalisë do të jetë Anila Denaj.
    Një situatë e ngjashme është dhe në Durrës. Ilir Ndraxhi, me 1 900 vota më shumë se Etleva Budini, nuk arrin të sigurojë mandatin.
    Në Korçë Arian Jaupllari, megjithëse ka marrë më shumë vota se Besa Spaho, mbetet jashtë Kuvendit.
    Ky rregull vlen për zgjedhjet parlamentare dhe synon të garantojë një përfaqësim më të balancuar gjinor në Kuvend.
    Në garat e fundit parlamentare, zbatimi i kësaj kuote është bërë gjithë e më rigoroz, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në mënyrën se si shpallen fituesit pas votave preferenciale, për të ruajtur barazinë gjinore në listat përfundimtare.

  • Kandidatët që humbën mandatin nga kuota gjinore

    Kandidatët që humbën mandatin nga kuota gjinore

    4 kandidatë në Durrës, Tiranë, Berat dhe Korçë do të jenë jashtë Kuvendit.
    Ata morën mijëra vota. Në disa raste, në një diferencë të madhe në krahasim me kolegët që siguruan mandatin. Por ky rezultat nuk mjaftoi për të garantuar një vend në parlament.
    Pika 2 e nenit 67 të kodit zgjedhor, përcakton se 1 në 3 kandidatë fitues duhet të jetë grua. Për këtë arsye, në qarkun e Beratit, Julian Zyla ndonëse i treti më i votuar në listën e hapur, në vend të tij mandatin e merr Hatixhe Konomi me rreth 1 200 vota më pak.
    Në Tiranë, Xhemal Qefalia, me më shumë vota se koleget e tij, nuk do të jetë pjesë e Kuvendit për shkak të zbatimit të kuotës gjinore. Në vend të Qefalisë do të jetë Anila Denaj.
    Një situatë e ngjashme është dhe në Durrës. Ilir Ndraxhi, me 1 900 vota më shumë se Etleva Budini, nuk arrin të sigurojë mandatin.
    Në Korçë Arian Jaupllari, megjithëse ka marrë më shumë vota se Besa Spaho, mbetet jashtë Kuvendit.
    Ky rregull vlen për zgjedhjet parlamentare dhe synon të garantojë një përfaqësim më të balancuar gjinor në Kuvend.
    Në garat e fundit parlamentare, zbatimi i kësaj kuote është bërë gjithë e më rigoroz, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në mënyrën se si shpallen fituesit pas votave preferenciale, për të ruajtur barazinë gjinore në listat përfundimtare.
    Klan News

  • Deputetët e PS që morën më shumë vota, por mbeten jashtë Kuvendit! I penalizon…kuota gjinore

    Deputetët e PS që morën më shumë vota, por mbeten jashtë Kuvendit! I penalizon…kuota gjinore

    Megjithëse kanë marrë votat e mjaftueshme në listën e hapur për t’u bërë deputetë, katër kandidatë nuk do ta kenë mundësinë të futen në Parlamentin e ri në shtator.

    Kjo për shkak se ata i penalizojnë kuotat gjinore, të cilat do të favorizojnë tre zonja për të marrë mandatin e deputetit.
    Në Berat analisti Julian Zyla ka dalë i treti më i votuari në listën e hapur, por nuk futet dot në Kuvend, pasi sipas Kodit Zgjedhor do të përfitojë Hatixhe Konomi, megjithëse ajo ka marrë 1200 vota më pak.
    E njëjta situatë është edhe në Durrës ku deputeti Ilir Ndraxhi ka marrë 1900 vota më shumë se Etleva Budini, por mandatin do ta marrë kjo e fundit.
    Ndërsa në Korçë penalizohet Arian Jaupllari, megjithëse ka marrë 10 vota më shumë se Besa Spaho.
    BERAT
    Ikën Julian Zyla      4598 vota
    Vjen Hatixhe Konomi      3366
    DURRËS
    Ikën Ilir Ndraxhi     3681
    Vjen Etleva Budini    1773
    KORÇË
    Ikën Arian Jaupllari    5022
    Vjen Besa Spaho         5012

    Top Channel

  • Deputetët që mbetën jashtë… nga kuota gjinore

    Deputetët që mbetën jashtë… nga kuota gjinore

    Katër kandidatë që kanë siguruar më shumë vota se rivalët e tyre në listat e hapura nuk do të mund të jenë pjesë e Parlamentit të ri në shtator, për shkak të zbatimit të kuotave gjinore të përcaktuara në Kodin Zgjedhor.

    Kuotat në fjalë parashikojnë përfaqësim të detyrueshëm gjinor, çka ka sjellë përjashtimin e kandidatëve burra me më shumë vota, në favor të grave kandidate me më pak mbështetje elektorale.

    Në qarkun e Beratit, analisti Julian Zyla, i treti më i votuar në listën e hapur, nuk do të marrë mandatin e deputetit. Në vend të tij, mandatin do ta fitojë Hatixhe Konomi, e cila ka marrë rreth 1200 vota më pak.

    Një situatë e ngjashme është regjistruar në Durrës, ku Ilir Ndraxhi ka grumbulluar 1900 vota më shumë se Etleva Budini, por kjo e fundit përfiton mandatin për të respektuar përqindjen gjinore.

    Në Korçë, Arian Jaupllari mbetet jashtë Kuvendit pavarësisht se ka siguruar më shumë vota sesa Besa Spaho, ndërsa në Tiranë Xhemal Qefalia i PS-së është një tjetër kandidat që nuk do të jetë pjesë e legjislaturës së re për të njëjtën arsye.

    Këto raste kanë ngjallur diskutime mbi mënyrën e zbatimit të kuotave gjinore dhe ndikimin e tyre në përfaqësimin proporcional të votës. 

  • Deputetët e PS që morën më shumë vota, por nuk futen dot në Kuvend, i penalizon…kuota gjinore

    Deputetët e PS që morën më shumë vota, por nuk futen dot në Kuvend, i penalizon…kuota gjinore

    Megjithëse kanë marrë votat e mjaftueshme në listën e hapur për t’u bërë deputetë, tre kandidatë nuk do ta kenë mundësinë të futen në Parlamentin e ri në shtator.

    Kjo për shkak se ata i penalizojnë kuotat gjinore, të cilat do të favorizojnë tre zonja për të marrë mandatin e deputetit.
    Në Berat analisti Julian Zyla ka dalë i treti më i votuari në listën e hapur, por nuk futet dot në Kuvend, pasi sipas Kodit Zgjedhor do të përfitojë Hatixhe Konomi, megjithëse ajo ka marrë 1200 vota më pak.
    E njëjta situate është edhe në Durrës ku deputeti Ilir Ndraxhi ka marrë 1900 vota më shumë se Etleva Budini, por mandatin do ta marrë kjo e fundit.
    Ndërsa në Korçë penalizohet Arian Jaupllari, megjithëse ka marrë 10 vota më shumë se Besa Spaho.
    BERAT
    Ikën Julian Zyla      4598 vota
    Vjen Hatixhe Konomi      3366
    DURRËS
    Ikën Ilir Ndraxhi     3681
    Vjen Etleva Budini    1773
    KORÇË
    Ikën Arian Jaupllari    5022
    Vjen Besa Spaho         5012

    Top Channel

  • Zgjedhjet më 11 maj, Balluku: Skuadra e PS-së me balancën gjinore më progresive ndonjëherë

    Zgjedhjet më 11 maj, Balluku: Skuadra e PS-së me balancën gjinore më progresive ndonjëherë

    Zv/kryeministrja Belinda Balluku, njëkohësisht ministre dhe drejtuese politike e PS në qarkun Fier, përsërit apelin për të votuar PS-në në zgjedhjet e 11 majit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
    Balluku ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, ku thekson edhe se skuadra kombëtare e PS-së është më e reja në fushën e 11 majit, dhe me balancën gjinore më progresive ndonjëherë.

    ”VOTO 5 për Shqipërinë 2030 në BE, vetëm me Edi Ramën dhe skuadrën kombëtare të PS, më e reja në fushën e 11 majit, e me balancën gjinore më progresive ndonjëherë, duke filluar nga listat e mbyllura”,-shkruan Balluku.

  • 11 maji, Rama: Skuadra e PS-së me balancën gjinore më progresive ndonjëherë

    11 maji, Rama: Skuadra e PS-së me balancën gjinore më progresive ndonjëherë

    Kryeministri, Edi Rama njëkohësisht kryetar i PS-së, përsërit apelin për të votuar PS-në në zgjedhjet e 11 majit për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
    Rama ndau në rrjetet sociale simbolin e dorës, e zgjedhur nga Partia Socialiste për të treguar renditjen në vendin e pestë në listën e subjekteve politike që garojnë për zgjedhjet e 11 majit. Kryeministri theksoi se skuadra kombëtare e PS-së është më e reja në fushën e 11 majit, dhe me balancën gjinore më progresive ndonjëherë.

    “Voto 5 për Shqipërinë 2030 në BE, vetëm me mua dhe skuadrën kombëtare të PS, më e reja në fushën e 11 majit, e me balancën gjinore më progresive ndonjëherë, duke filluar nga listat e mbyllura”, shkruan Rama.

  • Shqipëri-Greqi, poezia në mes, zërat poetikë femërorë forcojnë dialogun mes dy vendeve

    Shqipëri-Greqi, poezia në mes, zërat poetikë femërorë forcojnë dialogun mes dy vendeve

    Nga Tea Sadiku 
    Mbrëmjen e së martës u organizua një nga eventet më të veçanta kulturore që bashkoi letërsinë dhe artin poetik, mes Shqipërisë dhe Greqisë.
    Kjo iniciativë e rëndësishme për promovimin e poezisë femërore dhe forcimin e lidhjeve kulturore mes dy vendeve u organizua nga Ambasada e Greqisë ne Tirane.

    Organizatorët theksuan se ky aktivitet kishte qëllim krijimin e një dialogu kulturor dhe vënien në dukje të ndikimit të kësaj poezie në skenën letrare ndërkombëtare.
    “Gruaja sot si në Europë dhe ne mbarë botën, pavarësisht arritjeve dhe përparimit, që mund të ketë, ende nuk e ka arritur të plotë konceptin e barazisë gjinore. Megjithatë Shqipëria ka bërë përpjekje te mëdha vitet e fundit për të promovuar barazinë gjinore si në jetën politike ashtu dhe në atë private. Shihet qartë në përbërjen qeveritare si dhe në institucione gjegjëse ku gratë mbajnë poste me peshë. Këtë vit aktiviteti ynë synon të nxjerr në pah një tjetër prirje dinamike në një tjetër fushë ku spikat aktiviteti dinamik i grave si në Shqipëri ashtu dhe në Greqi, atë të letërsisë. ndikimi dhe roli i tyre sot është më i fortë se kurrë”, tha ambasadorja e Greqisë në Shqipëri Kostandina Kamitsi.
    Pjesëmarrëset kryesore në aktivitet ishin poete të njohura nga Shqipëria dhe Greqia, të cilat përmes poezisë, sollën një formë e fuqishme shprehëse, duke nxjerrë në pah ndjenjat e lirisë, pasionit dhe të sfidave që përjetojnë gratë në jetën e përditshme, si dhe ndikimin që ato mund të kenë në shoqëri nëpërmjet artit dhe krijimtarisë.
    “Lexuesi i sotëm si në Shqipëri dhe Greqi ka shumë të rëndësishëm raportin me historinë. Letërsia femërore është jetë, është ajër dhe ndoshta e pasuron shumë botën”, tha poetja Natasha Lako.
    Poetet kërkojnë që në fokus të jetë roli i gruas në krijimin e një letërsie autentike dhe poezia të shërbejë si mjet për të ngritur ndërgjegjësimin për problemet shoqërore. Gjithashtu ato kërkojnë të mos ketë një ndarje gjinore për krijimtarinë e tyre.
    Po ashtu, gjatë kësaj mbrëmje u bë edhe promovimi i antologjisë poetike “Gjysma tjetër e qiellit” e përkthyer nga Maklena Nika, si një përmbledhje poetike e 160 poeteve greke të shekullit XX dhe XXI./vizionplus.tv