Tag: gjinore

  • Ligji për barazinë gjinore/ Boçi: PD me qëndrim të fortë! PS, sjellje prej dhelpre për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

    Ligji për barazinë gjinore/ Boçi: PD me qëndrim të fortë! PS, sjellje prej dhelpre për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

    Ligji për barazinë gjinore/ Boçi: PD me qëndrim të fortë! PS, sjellje prej dhelpre për zgjedhjen e Avokatit të Popullit
    Nënkryetari i PD. Luçiano Boçi u shpreh se Partia Demokratike ka qenë e qartë dhe e vendosur në qëndrimin e saj, sa i përket ligjit për barazinë gjinore.
    Gjatë një interviste në News 24, Boçi nënvizoi se PD i ka mbrojtur kauzat e saj që nga shpopullimi, apo probleme që lidhen me të djathtën.
    Sipas numrit dy të forcës më të madhe opozitare, PD-së i është mohuar e drejta nga mazhoranca në përzgjedhjen e kandidatit të Avokatit të Popullit.
    Por Boçi shton se dhe PD-ja nuk ka qenë e qartë në qëndrimet e saj, lidhur me kandidatin për këtë institucion.
    Ligji për barazinë gjinore. Në rastin konkret votuan 36 deputetë sepse ligji ishte parashikuar të votohej në fund të seancës. Nuk mund të thuash që PD nuk është djathtas.
    Qëndrimet e PD ka qenë të forta të sakta. Teza e të djathtës brenda partisë është mbrojtur. Qëndrimet për shpopullimin, dhe probleme që lidhen me të djathtën PD i ka mbrojtur si kauzat e veta.
    Kauzën për ligjin për barazinë gjinore ka qenë kauza që e kam mbrojtur më shumë. Qëndrimi i PD, ka qenë i fortë, real konkret dhe shumë i vendosur.
    Për gjëra që jam brenda dhe i përjetoj duhet të më besoni. Avokati i popullit institucion duhet të ketë përfaqësim nga opozita. PD e ka dëshmuar një sjellje të tillë kur ka marrë kandidat nga PS, Igli Totozani dhe të njëjtën mënyrë sjellje kërkonim nga mazhoranca.
    Nuk ka pasur të drejtë opozitë të përzgjedhë kandidatin e saj. Urdhri brenda partisë të firmosej kushdo kandidat që paraqiste kërkesën e tij, dëshirën ti jepej një firmë para selektim, selektimi është faza e dytë.
    Në këtë aspekt ishte mungesë serioziteti nga marrëdhënia me mazhorancën. Është një proces i propozuar nga PD për mënyrën si zgjidhen anëtarët e AMA-s. Mazhoranca kërkon një proces zgjedhës. Do dërgojmë 6 kandidatura. Në fund mbeten dy dhe votohen në seancë.
    Nga PS luhet në nivele dhelpre. Ka të drejtë Auloni se në një qëndrim politik duhet të kishim një sjellje të caktuar. Kjo ishte një e metë e këtij procesi. E njëjta mënyrë që u dështua si proces para 3 vitesh. Sjellje kaq fraktare e mazhorancës që kërkon të marrë dhe Avokatin e Popullit. PD tërhoqi gjithë firmat.

  • Nga shpopullimi te ligji për barazinë gjinore, Boçi: Qëndrimi i PD është real dhe i vendosur

    Nga shpopullimi te ligji për barazinë gjinore, Boçi: Qëndrimi i PD është real dhe i vendosur

    Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi thotë se selia blu ka qenë e qartë dhe e vendosur në qëndrimin e saj sa i përket ligjit për barazinë gjinore. Ai nënvizoi se PD i ka mbrojtur kauzat e saj që nga shpopullimi, apo probleme që lidhen me të djathtën.
    “Ligji për barazinë gjinore. Në rastin konkret votuan 36 deputetë sepse ligji ishte parashikuar të votohej në fund të seancës. Nuk mund të thuash që PD nuk është djathtas. Qëndrimet e PD ka qenë të forta të sakta. Teza e të djathtës brenda partisë është mbrojtur.
    Qëndrimet për shpopullimin, dhe probleme që lidhen me të djathtën PD I ka mbrojtur si kauzat e veta. Kauzën për ligjin për barazinë gjinore ka qenë kauza që e kam mbrojtur më shumë. Qëndrimi i PD, ka qenë i fortë, real konkret dhe shumë i vendosur”, tha ndër të tjera Boçi.

  • Boçi: Nga shpopullimi te barazia gjinore, qëndrimi i PD ka qenë i fortë dhe…

    Boçi: Nga shpopullimi te barazia gjinore, qëndrimi i PD ka qenë i fortë dhe…

    Luçiano Boçi u shpreh se Partia Demokratike ka qenë e qartë dhe e vendosur në qëndrimin e saj sa i përket ligjit për barazinë gjinore.
    Gjatë intervistës, në një studio televizive Boçi nënvizoi se PD i ka mbrojtur kauzat e saj që nga shpopullimi, apo probleme që lidhen me të djathtën.
    “Ligji për barazinë gjinore. Në rastin konkret votuan 36 deputetë sepse ligji ishte parashikuar të votohej në fund të seancës. Nuk mund të thuash që PD nuk është djathtas. Qëndrimet e PD ka qenë të forta të sakta. Teza e të djathtës brenda partisë është mbrojtur. Qëndrimet për shpopullimin, dhe probleme që lidhen me të djathtën PD I ka mbrojtur si kauzat e veta. Kauzën për ligjin për barazinë gjinore ka qenë kauza që e kam mbrojtur më shumë. Qëndrimi i PD, ka qenë i fortë, real konkret dhe shumë i vendosur”, tha ndër të tjera Boçi.

  • Begaj i bindet Ramës dhe injoron thirrjet e opozitës e qytetarëve, kalon në heshtje “Barazinë gjinore”, ligji që…

    Begaj i bindet Ramës dhe injoron thirrjet e opozitës e qytetarëve, kalon në heshtje “Barazinë gjinore”, ligji që…

    Begaj i bindet Ramës dhe injoron thirrjet e opozitës e qytetarëve, kalon në heshtje “Barazinë gjinore”, ligji që përplasi politikën dhe shkaktoi protesta do të hyjë në fuqi pa firmën e Presidentit
    Ligji i shumëdebatuar për “Barazinë Gjinore” do të hyjë në fuqi pa dekretin e Presidentit. Afati kushtetues që presidenti Bajram Begaj të firmoste ka mbaruar, duke bërë që kreu i shtetit ta kalojë në heshtje një prej ligjeve që ka shkaktuar debatet më të mëdha javët e fundit. Ky vendim i Presidentit që duket si një “bindje” e Begajt nga kryeministrit Edi Rama (qeverisë) për ligjin vjen pasi një grup qytetarësh dhe aktivistësh i kërkuan përmes protestave edhe pasi Kuvendi e miratoi që të mos e dekretonte. Kthimin mbrapsht të ligjit ia kërkoi edhe opozita, përmes një letre të firmosur nga 12 gra deputete që e konsideroi draftin e miratuar si antikushtetues dhe që cenon të drejtat e njeriut, me qëllim kryesor shkatërrimin e familjes.
    Për këtë arsye, ju kërkojmë që të paktën një herë të vetme gjatë ushtrimit të detyrës tuaj si President i Republikës, të ngriheni në lartësinë e detyrës, të ndaloni përçarjen, deformimin, denatyrimin, dhe të ndiqni edhe këshillat e komuniteteve fetare, për të ruajtur traditën shqiptare se asnjë rregull në shoqërinë tonë nuk mund të imponohet në kundërshti me përfaqësuesit e komuniteteve fetare. Për të gjitha sa më lart, Të riktheni për rishqyrtim në Kuvend ligjin “Për barazinë gjinore”, sipas kompetencës që ju njeh Kushtetuta në nenin 85 të saj”,  thuhet në kërkesë. Ligji u kundërshtua nga komunitetet fetare dhe shoqata “Pro familjes”, ndërsa përfaqësitë ndërkombëtare në Tiranë dhe shumë organizata të shoqërisë civile që advokojnë barazinë gjinore e përshëndeten nismën e qeverisë shqiptare.
    Çfarë ka ndodhur?
    Më 6 nëntor Kuvendi miratoi me 77 vota pro të mazhorancës draftin “Për barazinë gjinore”, ndërsa kundër votuan 36 deputetë të opozitës dhe nuk pati asnjë abstenim. Në parim sipas mazhorancës që e propozoi dhe miratoi, ligji është i standardeve më të larta, garanton barazi mes burrit e gruas dhe ndalon diskriminimin me bazë përkatësinë gjinore, në fushë sociale, politike apo ekonomike. Pra heq të gjitha dallimet, përjashtimet, kufizimet me bazë gjinore dhe mos njohje të të drejtave të një gjinie të caktuar. Por termi që i çoi në pozicione krejtësisht të kundërta palët dhe krijoi ndarjen e madhe ishte kuptimi i gjinisë. Gjinia, në nenin 4 pika “ë” të ligjit të miratuar, përkufizohet “Gjinia nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për burrat dhe gratë”. Pra gjinia si kontekst social dhe jo e lindur si sinonim i seksit.
    Me këtë koncept duket sikur lihet jashtë realiteti biologjik dhe bazohet në sjellje. Kjo sipas kundërshtuesve të këtij ligji, kryesisht opozitës, lë hapësira që në të ardhmen të shtohen gjini të tjera, disa thonë deri në 72 e të tjerë edhe më shumë. Por qeveria thotë se ligji e ka të qartë konceptin binar të gjinisë: vetëm burrë dhe grua. Një tjetër term që ka ndarë është ai i përkatësisë së shumëfishtë gjinore që në ligj shpjegohet si “Ndërlidhja dhe kombinimi i gjinisë me karakteristika të ndryshme të parashikuara në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi”. Disa e interpretojnë si hapje për njohjen e më shumë gjinive por hartuesit e ligjit e lidhin këtë term me rastet kur një person mund të diskriminohet për disa arsye njëkohësisht: si gjinia, etnia, mosha, aftësia e kufizuar apo prejardhja shoqërore. Nëse do të ketë problematika tashmë do ta vendosë zbatimi në praktikë e ligjit, i cili do të hyjë në fuqi shumë shpejt vetëm 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare, që pritet në ditët në vijim.  

  • Presidenti Begaj dekreton ligjin për barazinë gjinore

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për barazinë gjinore

    Presidenti Bajram Begaj e kaloi në heshtje ligjin për barazinë gjinore.
    Konflikti politik për këtë akt ishte aq i madh, sa në qendër të debatit u përfshinë edhe kreu i Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, si dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.
    Polemika lidhej me mënyrën se si palët interpretonin disa nene të ligjit: sipas opozitës, ato garantonin me ligj të drejta për komunitetin LGBTIQ+, ndërsa mazhoranca socialiste argumentonte se akti ishte një kërkesë e Bashkimit Europian.
    Begaj preferoi të mos shprehte asnjë qëndrim publik për ligjin, duke e dekretuar atë në heshtje.
    Kujtojmë se një pjesë e madhe e figurave publike e fetare kërkuan që ligji të miratohej me referendum, por diçka e tillë nuk ndodhi.

  • President mos i “laj duart”!

    President mos i “laj duart”!

    Nga Akil PANO
    Edhe Pilati mendoi se duke heshtur do të shpëtonte. Por Pilati s’ishte i pafajshëm.
    Në çdo shoqëri, ligjet janë pasqyrë e vlerave që ajo shoqëri përqafon. Nëse ligji është i drejtë, ai ngrihet mbi themele morale, mbi të vërteta të pakthyeshme dhe mbi një antropologji të drejtë të njeriut. Por kur ligjet ndërtohen mbi ideologji fluide, të ndërtuara nga ekstremi i majtë globalist, ato shndërrohen në mjetet më të rrezikshme për transformimin e heshtur të shoqërisë.
    Kryeministri Rama e quajti ligjin e barazisë gjinore “shumë fisnik”, duke e ngritur në rangun e një vepre të qytetërimit evropian. Por kur një ligj “fisnik” duhet mbrojtur me arrogancë, me etiketime, me përçmim ndaj protestuesve dhe përmes retorikës së stilit “qentë le të lehin, karvani ecën”, atëherë ‘fisnikëria’ false e Ramës është maskimi i së keqes përmes gjuhës arrogante të moralizimit politik.
    Ligji i barazisë gjinore, në formën e tij aktuale, nuk është neutral, i pafajshëm, e as “evropian” sipas mënyrës si e shet kryeministri.
    Ligji për Barazinë Gjinore është thelb i paketës ideologjike të ekstremit të majtë që qarkullon prej vitesh në qarqet ndërkombëtare të financuara nga fondacione transnacionale të stilit Sorros, me synimin e qartë për të shembur konceptet tradicionale të seksit biologjik, familjes dhe antropologjisë teiste.
    Pohimi ontologjik i zanafillës se “Perëndia e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së tij;… i krijoi mashkull dhe femër.
    (Zanafilla 1:27) zbulon se gjinia nuk mund të jetë konstrukt social, por esencë e gdhendur në vetë natyrën e njeriut.
    Ligji i ‘Barazisë Gjinore’ ka si qëllim të relativizojnë këtë të vërtetë, duke shembur diferencën natyrore dhe duke e zëvendësuar me identitete fluide, të përcaktuara nga ndjesia e momentit.
    Roger Scruton paralajmëronte se:
    “Kur e vërteta bëhet relative, ideologjia merr vendin e realitetit.”
    Kjo ndodh pikërisht me ligje të tilla: realiteti biologjik zëvendësohet me realitetin ideologjik e më pas krijohet një paradigmë e re sociale, psikologjike, një etnokulturë e re. Ndërsa politika imponohet si moral i ri.
    Presidenti Begaj, në fund të afatit ligjor, mund të heshti. Kjo heshtje nuk i duhet Shqipërisë!
    Dmth presidenti mund të dekretojë, mund të prapësojë, ose mund të heshtë! Këto janë tre mundësitë ligjore mbi tryezën e presidentit mbi projektligje të votuara në Kuvendin e Shqipërisë. Por heshtja mbi projektligjin përgjatë njëzet ditëve të afatit ligjor mbi tryezën e presidentit, prodhon automatikisht dekretimin e ligjit.
    Nëse presidenti ‘hesht’ ndaj një akti me një peshë të tillë si asnjë projektligj tjetër në historinë e Shqipërisë, më sjell ndër mend Ponc Pilatin, i cili në vend që të mbronte të drejtën, zgjodhi heshtjen:
    “Unë jam i pafajshëm për gjakun e këtij të drejti,” (Mateu 27:24) deklaroi Pilati pasi vendimin për kryqëzimin e Krishtit ia delegoi klerit Jude’ të kohës, duke refuzuar ta marrë vetë vendimin më të rëndësishëm në histori.
    Por Pilati nuk ishte i pafajshëm. Ai u bë pjesë e së keqes përmes mosveprimit.
    Edhe Presidenti, duke mos vepruar, i jep dritë jeshile kalimit të ligjit më të debatueshëm të viteve të fundit. Heshtja e tij në këtë rast nuk është neutralitet, por bashkëpunim pasiv.
    Dietrich Bonhoeffer – martiri i krishterë që sfidoi Hitlerin, shkruante:
    “Heshtja përballë së keqes është e keqe. Vetë mosveprimi është veprim. Zoti do të na kërkojë llogari.”
    Me heshtjen, Presidenti Begaj nuk i përgjigjet protestave të qindra qytetarëve, mbledhjes së firmave të mbi dhjetëmijë qytetarëve Shqiptarë që i kërkuan kthimin mbrapsht të projektligjit, familjeve, bashkësive fetare, profesorëve, prindërve, që kërkuan të mos dekretohej.
    Presidenti mund dhe të hesht!
    Heshtja s’është vetëm mospërgjegjësimarrje, heshtja është mjeti efikas i zhbërjes së moralit kolektiv
    Hannah Arendt, kur analizonte totalitarizmin, formuloi konceptin e saj të famshëm i njohur si:
    “Banaliteti i së keqes” në të cilin spjegon se “e keqja nuk kryhet nga demonë, por nga burokratë që thonë: Unë vetëm po bëj detyrën time.”
    Presidenti, me heshtjen e tij dhe pa asnjë shpjegim publik, është duke u sjellë pikërisht në këtë mënyrë: një figurë neutrale që lejon rrjedhën e proceseve, duke menduar se kjo e shpëton.
    Por pikërisht ky është thelbi i banalitetit të së keqes: MOSKUNDËRSHTIMI I SAJ.
    Pilati nuk ishte më pak fajtor se turma që kërkoi kryqëzimin. Turma bërtiti; Pilati heshti. Dhe në fund…Zoti i kërkoi llogari të gjithëve, në veçanti njeriut të veshur me pushtet.
    Ja katër arsye themelore pse heshtja e Presidentit është në thelb e keqe!
    Sepse, heshtja legjitimon të keqen!
    Mosveprimi i Presidentit jetëson një ligji të deformuar ideologjikisht, duke e bërë atë pjesë të trupit juridik të vendit. Heshtja kthehet në vulë.
    Sepse, heshtja tradhton rolin kushtetues!
    Presidenti është gardiani i balancës dhe moralit institucional. Ai nuk është noter i qeverisë. Kur një ligj bie ndesh me vlerat e shumicës, Presidenti është frena e fundit. Heshtja e delegjitimon këtë rol.
    Sepse, heshtja përbën braktisje morale të shoqërisë!
    Ndërsa qytetarët protestonin me pankarta “Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër”, Presidenti duhej të dëgjonte dhimbjen e tyre. Por ai u mbyll në kullën sterile të presidencës.
    Sepse, heshtja prodhon precedent të rrezikshëm!
    Nesër çdo ligj ideologjik mund të kalojë pa kundërshtim, sepse Presidenti e ka dëshmuar se frika është më e fortë se detyra. Ky është terri moral ku vendet rrëshqasin drejt autokracive me fytyrë liberale.
    Mijëra qytetarë u mblodhën për të kundërshtuar ligjin, duke mbrojtur vlerat e Familjes dhe traditës, identitetin biologjik dhe të drejtën e fëmijëve për t’u rritur larg ideologjisë gjinore.
    Rama reagoi me përçmim, duke i quajtur protestat zëra pa peshë. Madje u shpreh;
    “Qentë le të lehin, karvani ecën.”
    Kjo frazë nuk është e një lideri demokrat, por e një ideologu që e sheh popullin si numër, një entitet pa ndonjë vlerë, ose zhurmë në sfond. Liderët e tillë e kanë për zakon ta quajnë veten “fisnikë”, ndërsa kundërshtarët – “qen”.
    Por një ligj që duhet të imponojë heshtjen për të kaluar, nuk mund të jetë fisnik. Një ligj kundër vullnetit të shumicës është antidemokratik.
    Ligji i barazisë gjinore nuk është as i fisnik, as i pafajshëm. Ai është një gur i rëndësishëm në projektin ideologjik të majtë për të riformatuar njeriun dhe familjen sipas modelit antinjeri dhe kundërkulturë.
    Presidenti, me heshtjen e tij, nuk po qëndron në anën e popullit, as në anën e moralit shoqëror, as në anën e lirisë. Ai është duke qëndruar në anën e frikës.
    Dhe frika e udhëheqësve është dritarja nga ku hyn errësira.
    Bonhoeffer kishte të drejtë:
    “Mosveprimi është veprim.”
    Edhe Pilati mendoi se duke heshtur do të shpëtonte. Por historia e gjykoi.
    Historia do ta gjykojë presidentin jo për atë që bëri – por për atë që nuk guxoi të bënte. Këto janë orët e fundit që mund të ngjisin një president në pozicionin e admirueshëm të një burri shteti ose ta vendosin atë brenda kornizave të pragmatizmit dhe turpit.

  • Raporti: Pothuajse 1 në 4 gra në BE besojnë se burrat trajtohen më mirë nga punonjësit e shëndetësisë

    Raporti: Pothuajse 1 në 4 gra në BE besojnë se burrat trajtohen më mirë nga punonjësit e shëndetësisë

    Gratë në Evropë jetojnë më gjatë se burrat – dhe ndërsa ato marrin përsipër më pak rreziqe, të tilla si pirja e duhanit ose pirja e tepërt e alkoolit, ato kalojnë më pak kohë me shëndet të mirë, sipas një analize të re.

    Gratë gjithashtu bëjnë vizita më të shpeshta te mjekët, por ato shpesh besojnë se problemet e tyre lihen pas dore krahasuar me ato të burrave, sipas raportit të Institutit Evropian për Barazi Gjinore (EIGE).

    “Për problemet ose gjendjet shëndetësore të grave që prekin veçanërisht gratë, shumë veta mendojnë se këto aspekte lihen pas dore dhe se ato kanë më shumë gjasa të përjetojnë diskriminim në bazë të gjinisë kur kanë akses në shërbimet shëndetësore”, tha Blandine Mollard, një studiuese nga EIGE, në një konferencë për shtyp duke prezantuar raportin.

    Studiuesit shqyrtuan se si gjinia ndikon jo vetëm në mënyrën se si individët kanë akses dhe përjetojnë kujdesin shëndetësor, por edhe në mënyrën se si ata perceptohen dhe trajtohen brenda sistemeve shëndetësore.

    Indeksi vjetor i barazisë gjinore i institutit, i publikuar të martën, zbulon se 22 përqind e grave mendojnë se burrat marrin trajtim preferencial nga stafi mjekësor.

    Ky perceptim është edhe më i theksuar tek të rinjtë: 28 përqind e vajzave dhe grave të reja të moshës 15 deri në 24 vjeç besojnë se burrat trajtohen më mirë, krahasuar me vetëm 16 përqind të djemve dhe burrave të rinj që besojnë të njëjtën gjë.

    Sipas EIGE-së, kjo prirje mund të tregojë se gratë më të reja janë gjithnjë e më të vetëdijshme ose përballen drejtpërdrejt me paragjykimet gjinore në kujdesin shëndetësor.

    Gjermania, Kroacia dhe Suedia raportojnë nivelet më të larta të skepticizmit. Në Suedi, gati gjysma e grave (46 përqind) dhe pothuajse një e treta e burrave (30 përqind) besojnë se burrat trajtohen më mirë nga stafi mjekësor.

    Në anën tjetër të spektrit, Malta ka perceptimin më të fortë të barazisë: Rreth 85 përqind e të anketuarve thanë se gratë dhe burrat marrin të njëjtin nivel kujdesi.

    EIGE paralajmëroi se stereotipet gjinore brenda kujdesit shëndetësor mund të çojnë në dëme të vërteta. Kur stafi mjekësor, me ose pa vetëdije, riprodhon paragjykime gjinore, kjo mund të rezultojë në vlerësime të shtrembëruara shëndetësore dhe diagnoza të gabuara që bazohen në supozime të paragjykuara dhe jo në simptomat dhe nevojat individuale të pacientëve.

    Progresi në barazinë gjinore në shëndetësi ka ngecur

    Pavarësisht se kujdesi shëndetësor duket se është më i barabarti nga ana gjinore midis gjashtë fushave të vlerësuara nga Indeksi i Barazisë Gjinore – i cili gjithashtu shqyrton punën, paratë, njohuritë, kohën dhe pushtetin – progresi është ngadalësuar që nga viti 2020.

    EIGE gjurmon tregues të tillë si shëndeti i vetëperceptuar, jetëgjatësia dhe zakonet e pashëndetshme si pirja e duhanit dhe konsumi i alkoolit për të analizuar boshllëqet gjinore në të gjithë BE-në.

    Shumica e vendeve shënojnë mbi 80 nga 100, megjithatë mesatarja evropiane mezi ka ndryshuar që nga viti 2015 dhe mbetet e pandryshuar që nga viti 2020.

    Disa vende madje kanë parë pengesa, me Maltën, Kroacinë dhe Rumaninë që përjetojnë rëniet më të mëdha në barazinë gjinore në kujdesin shëndetësor.

    Raporti sugjeron se këto pengesa rrjedhin nga ndikimet gjinore të krizave të fundit shëndetësore, përfshirë pandeminë COVID-19, së bashku me pabarazitë e vazhdueshme në aksesin në kujdes dhe presionin në rritje mbi sistemet shëndetësore kombëtare./ Euronews.

  • Prindër të shqetësuar në Tiranë/ Broshurat kundër “stereotipeve gjinore” hapin debat në shkollat publike

    Prindër të shqetësuar në Tiranë/ Broshurat kundër “stereotipeve gjinore” hapin debat në shkollat publike

    Shërbimi psiko-social në shkollën 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë ka shpërndarë një material informues në lidhje me luftimin e stereotipeve, gjë e cila ka shqetësuar prindërit, që një pjesë e tyre mendon se po deformon konceptin e gjinisë.
    “Po fillojmë t’iu mësojmë fëmijëve që femrat mund të duken si burra dhe burrat si femra. Nëse ne lëvizim diskutimin e gjinisë nga biologjia, pra po hoqëm këtë që është bazë shkencore, konteksti social pas 50 vitesh mund të jetë ndryshe nga sot. Çdo të thotë që do ndryshojmë prapë konceptin e gjinisë?!”, shprehet një nga prindërit.

    Ankesave së familjarëve se u është kërkuar që fëmijëve t’iu shpjegohet se gjinia nuk ka të bëjë me dallimet biologjike midis gjinive, por si një konstrukt social, solli edhe përgjigjen e shkollës pas interesimit të Top Channel.
    Psikologia e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Irma Koçi, tregon se ka qenë punonjësja sociale e cila ka përgatitur këshilla për prindërit për të rritur fëmijë në mënyrë të barabartë dhe se ky manual nuk është trajtuar në klasa me nxënësit: “Ka qarkulluar thjesht një broshurë që ka në titull barazinë gjinore, por jo në këtë kontekst.
    Shiko, duhet marrë në konsideratë faktin që niveli kulturor, arsimor e social i prindërve është i ndryshëm. Por nuk besoj se ka vend për keqinterpretime. Këto janë tema të planifikuara në planin vjetor që kemi dhe nuk është ky qëllimi që kemi; absolutisht nuk ka lidhje me orientimin seksual apo edukimin seksual. Aq më tepër që ne jemi cikël 9-vjeçar, fëmijët janë të vegjël e duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”

    Ligji i barazisë gjinore që u votua në Parlament ende nuk ka hyrë në fuqi, por përkufizon gjininë si role të ndërtuara në kontekstin social dhe detyron institucionet arsimore të përfshijnë edukimin gjinor në tekste si dhe në mësimdhënie. Por duket se deri sa të botohet në fletore zyrtare, mësuesve u është kërkuar të fshijnë materialin e barazisë gjinore të shpërndarë në grupet e WhatsApp për prindërit.

  • Broshura kundër “stereotipeve” për gjinitë në shkollat publike. Denoncojnë prindërit në Tiranë, psikologia: Nuk u bë nëpër klasa

    Broshura kundër “stereotipeve” për gjinitë në shkollat publike. Denoncojnë prindërit në Tiranë, psikologia: Nuk u bë nëpër klasa

    Debati i barazisë gjinore ka përfshirë edhe institucionet arsimore.

    Shërbimi psiko-social në shkollën 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë ka shpërndarë një material informues në lidhje me luftimin e stereotipeve, gjë e cila ka shqetësuar prindërit, që një pjesë e tyre mendon se po deformon konceptin e gjinisë.
    “Po fillojmë t’iu mësojmë fëmijëve që femrat mund të duken si burra dhe burrat si femra. Nëse ne lëvizim diskutimin e gjinisë nga biologjia, pra po hoqëm këtë që është bazë shkencore, konteksti social pas 50 vitesh mund të jetë ndryshe nga sot. Çdo të thotë që do ndryshojmë prapë konceptin e gjinisë?!”, shprehet një nga prindërit.

    Ankesave së familjarëve se u është kërkuar që fëmijëve t’iu shpjegohet se gjinia nuk ka të bëjë me dallimet biologjike midis gjinive, por si një konstrukt social, solli edhe përgjigjen e shkollës pas interesimit të Top Channel.
    Psikologia e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Irma Koçi, tregon se ka qenë punonjësja sociale e cila ka përgatitur këshilla për prindërit për të rritur fëmijë në mënyrë të barabartë dhe se ky manual nuk është trajtuar në klasa me nxënësit: “Ka qarkulluar thjesht një broshurë që ka në titull barazinë gjinore, por jo në këtë kontekst.
    Shiko, duhet marrë në konsideratë faktin që niveli kulturor, arsimor e social i prindërve është i ndryshëm. Por nuk besoj se ka vend për keqinterpretime. Këto janë tema të planifikuara në planin vjetor që kemi dhe nuk është ky qëllimi që kemi; absolutisht nuk ka lidhje me orientimin seksual apo edukimin seksual. Aq më tepër që ne jemi cikël 9-vjeçar, fëmijët janë të vegjël e duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”

    Ligji i barazisë gjinore që u votua në Parlament ende nuk ka hyrë në fuqi, por përkufizon gjininë si role të ndërtuara në kontekstin social dhe detyron institucionet arsimore të përfshijnë edukimin gjinor në tekste si dhe në mësimdhënie. Por duket se deri sa të botohet në fletore zyrtare, mësuesve u është kërkuar të fshijnë materialin e barazisë gjinore të shpërndarë në grupet e WhatsApp për prindërit.

    Top Channel

  • Gratë e Afrikës së Jugut protestojnë kundër vrasjes së grave me një demonstratë të fuqishme kundër vrasjes së grave nga femicidet

    Gratë e Afrikës së Jugut protestojnë kundër vrasjes së grave me një demonstratë të fuqishme kundër vrasjes së grave nga femicidet

    Johanesburgu pa një protestë të fuqishme kundër dhunës me bazë gjinore, me gratë që shënuan 15 vrasjet e përditshme të grave. Qeveria më vonë e shpalli atë një katastrofë kombëtare.

    Qindra gra të veshura me të zeza u shtrinë në një park në Johanesburg të premten, një ditë para samitit të G20, për të përkujtuar 15 gratë e vritura çdo ditë nga dhuna me bazë gjinore në Afrikën e Jugut.

    Vendi promovon një axhendë gjinore progresive në G20, megjithatë UN Women thotë se shkalla e vrasjeve të grave është pesë herë më e lartë se mesatarja globale. Protesta 15-minutëshe, e mbajtur në disa qytete, tërhoqi aktivistë, personazhe të famshëm dhe të mbijetuar.

    Shumë veta qanin ndërsa shtriheshin përtokë, disa mbanin pankarta të tilla si “Pse na urreni?” Gratë për Ndryshim organizuan aksionin pas një muaji lobimi që mblodhi mbi një milion nënshkrime.

    Orë më vonë, qeveria e shpalli dhunën me bazë gjinore një katastrofë kombëtare.