Tag: gjinisë

  • Prindër të shqetësuar në Tiranë/ Broshurat kundër “stereotipeve gjinore” hapin debat në shkollat publike

    Prindër të shqetësuar në Tiranë/ Broshurat kundër “stereotipeve gjinore” hapin debat në shkollat publike

    Shërbimi psiko-social në shkollën 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë ka shpërndarë një material informues në lidhje me luftimin e stereotipeve, gjë e cila ka shqetësuar prindërit, që një pjesë e tyre mendon se po deformon konceptin e gjinisë.
    “Po fillojmë t’iu mësojmë fëmijëve që femrat mund të duken si burra dhe burrat si femra. Nëse ne lëvizim diskutimin e gjinisë nga biologjia, pra po hoqëm këtë që është bazë shkencore, konteksti social pas 50 vitesh mund të jetë ndryshe nga sot. Çdo të thotë që do ndryshojmë prapë konceptin e gjinisë?!”, shprehet një nga prindërit.

    Ankesave së familjarëve se u është kërkuar që fëmijëve t’iu shpjegohet se gjinia nuk ka të bëjë me dallimet biologjike midis gjinive, por si një konstrukt social, solli edhe përgjigjen e shkollës pas interesimit të Top Channel.
    Psikologia e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Irma Koçi, tregon se ka qenë punonjësja sociale e cila ka përgatitur këshilla për prindërit për të rritur fëmijë në mënyrë të barabartë dhe se ky manual nuk është trajtuar në klasa me nxënësit: “Ka qarkulluar thjesht një broshurë që ka në titull barazinë gjinore, por jo në këtë kontekst.
    Shiko, duhet marrë në konsideratë faktin që niveli kulturor, arsimor e social i prindërve është i ndryshëm. Por nuk besoj se ka vend për keqinterpretime. Këto janë tema të planifikuara në planin vjetor që kemi dhe nuk është ky qëllimi që kemi; absolutisht nuk ka lidhje me orientimin seksual apo edukimin seksual. Aq më tepër që ne jemi cikël 9-vjeçar, fëmijët janë të vegjël e duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”

    Ligji i barazisë gjinore që u votua në Parlament ende nuk ka hyrë në fuqi, por përkufizon gjininë si role të ndërtuara në kontekstin social dhe detyron institucionet arsimore të përfshijnë edukimin gjinor në tekste si dhe në mësimdhënie. Por duket se deri sa të botohet në fletore zyrtare, mësuesve u është kërkuar të fshijnë materialin e barazisë gjinore të shpërndarë në grupet e WhatsApp për prindërit.

  • Broshura kundër “stereotipeve” për gjinitë në shkollat publike. Denoncojnë prindërit në Tiranë, psikologia: Nuk u bë nëpër klasa

    Broshura kundër “stereotipeve” për gjinitë në shkollat publike. Denoncojnë prindërit në Tiranë, psikologia: Nuk u bë nëpër klasa

    Debati i barazisë gjinore ka përfshirë edhe institucionet arsimore.

    Shërbimi psiko-social në shkollën 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë ka shpërndarë një material informues në lidhje me luftimin e stereotipeve, gjë e cila ka shqetësuar prindërit, që një pjesë e tyre mendon se po deformon konceptin e gjinisë.
    “Po fillojmë t’iu mësojmë fëmijëve që femrat mund të duken si burra dhe burrat si femra. Nëse ne lëvizim diskutimin e gjinisë nga biologjia, pra po hoqëm këtë që është bazë shkencore, konteksti social pas 50 vitesh mund të jetë ndryshe nga sot. Çdo të thotë që do ndryshojmë prapë konceptin e gjinisë?!”, shprehet një nga prindërit.

    Ankesave së familjarëve se u është kërkuar që fëmijëve t’iu shpjegohet se gjinia nuk ka të bëjë me dallimet biologjike midis gjinive, por si një konstrukt social, solli edhe përgjigjen e shkollës pas interesimit të Top Channel.
    Psikologia e shkollës “Lidhja e Prizrenit”, Irma Koçi, tregon se ka qenë punonjësja sociale e cila ka përgatitur këshilla për prindërit për të rritur fëmijë në mënyrë të barabartë dhe se ky manual nuk është trajtuar në klasa me nxënësit: “Ka qarkulluar thjesht një broshurë që ka në titull barazinë gjinore, por jo në këtë kontekst.
    Shiko, duhet marrë në konsideratë faktin që niveli kulturor, arsimor e social i prindërve është i ndryshëm. Por nuk besoj se ka vend për keqinterpretime. Këto janë tema të planifikuara në planin vjetor që kemi dhe nuk është ky qëllimi që kemi; absolutisht nuk ka lidhje me orientimin seksual apo edukimin seksual. Aq më tepër që ne jemi cikël 9-vjeçar, fëmijët janë të vegjël e duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”

    Ligji i barazisë gjinore që u votua në Parlament ende nuk ka hyrë në fuqi, por përkufizon gjininë si role të ndërtuara në kontekstin social dhe detyron institucionet arsimore të përfshijnë edukimin gjinor në tekste si dhe në mësimdhënie. Por duket se deri sa të botohet në fletore zyrtare, mësuesve u është kërkuar të fshijnë materialin e barazisë gjinore të shpërndarë në grupet e WhatsApp për prindërit.

    Top Channel

  • “Nuk më trajtuan kështu as në Arabinë Saudite”/ Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira e tronditur pas testit të gjinisë në Shqipëri

    “Nuk më trajtuan kështu as në Arabinë Saudite”/ Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira e tronditur pas testit të gjinisë në Shqipëri

    Një ngjarje e pazakontë në sportin shqiptar ka tronditur botën e volejbollit. Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira, që luan për ekipin e Dinamos në kategorinë e parë të volejbollit për femra, është detyruar t’i nënshtrohet një testi për përcaktimin e gjinisë pas ankesave të dy ekipeve rivale. Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) vendosi gjithashtu ta pezullojë përkohësisht nga aktiviteti sportiv, gjë që, sipas sportistes, e ka lënë të “shkatërruar dhe pa fjalë”.

    “Ndjej sikur jam shkatërruar, sikur po humbas mendjen, sepse mendoj shumë pse më ndodhi kjo, pse ma bënë këtë,” tha Ferreira për DW. “Çdo ditë në dhomën time e pyes veten për këtë dhe deri tani nuk e di përgjigjen. Nuk e kuptoj pse jam në këtë situatë.”

    Ferreira tregon se as në vendet më konservatore ku ka luajtur, si Arabia Saudite, nuk është përballur me një trajtim të tillë.

    “Më kërkuan të bëja një test gjinie. Kam luajtur në shtatë vende, përfshirë edhe Arabinë Saudite. Kurrë më parë nuk më është bërë një pyetje e tillë,” shprehet ajo.

    Pezullimi i sportistes u vendos në tetor, pasi ekipet kundërshtare paraqitën dokumente dhe kërkuan verifikime të mëtejshme mbi gjininë e saj. Në kërkesën e Federatës thuhet se “analizat përkatëse do të kryhen për të verifikuar performancën fizike natyrore dhe për të përcaktuar gjininë e lojares së ekipit Dinamo, Estephanie Goulart Ferreira Nayara”.
    Klubi Dinamo e ka konsideruar vendimin si absurd dhe thellësisht ofendues për një sportiste me përvojë ndërkombëtare dhe karrierë të gjatë. Ferreira ka qëndruar e pezulluar për tri javë, duke humbur tri ndeshje të rëndësishme, ndërsa thotë se gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka marrë asnjë shpjegim zyrtar nga FSHV.

    “Nuk kam fjalë ta përshkruaj se si ndihem. Pse po ma bëni këtë [FSHV]? Vetëm sepse shikoni fytyrën time, vetëm sepse shikoni flokët e mi?”, tha ajo.

    Ferreira pranon se e bëri testin me dëshirë, por vetëm për të ndihmuar klubin e saj.

    “Nuk kam nevojë t’i dëshmoj askujt që jam grua, sepse jam grua. Kjo është 100%.”

    Kapitenia e Dinamos, Elena Bego, tregoi se lajmi për pezullimin e shokës së ekipit i kishte lënë të gjitha vajzat të tronditura.

    “Ishte pjesërisht detyra ime t’ua komunikoja vajzave të tjera. Të gjitha mbetëm të shokuara, ky rast është tepër skandaloz. Ne e kemi mbështetur Nayara-n gjatë gjithë kohës, sepse e dimë që ajo është vajzë,” tha Bego për DW.

    Trajneri i Dinamos, Orlando Koja, nënvizoi se pezullimi i Ferreira-s ka ndikuar edhe në performancën sportive të ekipit, pasi mungesa e saj në fushë ka qenë një humbje e ndjeshme.
    Përtej aspektit personal, Ferreira e sheh këtë ngjarje si një problem më të gjerë që prek respektin dhe dinjitetin e grave në sport. “Mendoj se pas kësaj situate duhet të reflektojmë se çfarë do të thotë respekti. Sepse me gjëra të tilla ata i shkatërrojnë gratë në sport,” u shpreh ajo.
    Debati për identitetin gjinor në sportin e femrave është bërë gjithnjë e më i mprehtë në arenën ndërkombëtare, veçanërisht pas polemikave rreth boksieres algjeriane Iman Khelif, që fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike të Parisit. Në këtë linjë, Federata Botërore e Atletikës ka vendosur që testet e gjinisë të jenë të detyrueshme për të gjitha sportistet që marrin pjesë në garat ndërkombëtare.
    Rasti i Nayara Ferreira-s ka hapur një debat të ri mbi kufirin mes kontrollit institucional dhe respektit ndaj integritetit personal të sportisteve, duke ngritur pyetje të forta për mënyrën se si trajtohen gratë në sportin shqiptar.

  • “Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”/Iu nënshtrua testit të gjinisë, volejbollistja e Dinamos: Çdo ditë në dhomën time…

    “Jam shkatërruar, ndjej sikur po humbas mendjen”/Iu nënshtrua testit të gjinisë, volejbollistja e Dinamos: Çdo ditë në dhomën time…

    Një volejbolliste braziliane në Shqipëri është detyruar t’i nënshtrohet një testi për përcaktimin e gjinisë pas shqetësimeve të ngritura nga ekipe rivale. Nayara Ferreira thotë, se ndihet e tronditur dhe e shkatërruar. 
    Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira ka deklaruar se vendimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) për t’i bërë testin e gjinisë dhe për ta pezulluar nga loja e ka tronditur shumë. “Ndjej sikur jam shkatërruar, sikur po humbas mendjen, sepse mendoj shumë pse më ndodhi kjo, pse ma bënë këtë,” tha Ferreira, e cila luan në kategorinë e parë të volejbollit për femra në Shqipëri. 
    “Çdo ditë në dhomën time e pyes veten për këtë dhe deri tani nuk e di përgjigjen. Nuk e kuptoj pse jam në këtë situatë,” tha ajo për DW. “Më kërkuan të bëja një test gjinie. Kam luajtur në shtatë vende, përfshirë edhe Arabinë Saudite. Kurrë më parë nuk më është bërë një pyetje e tillë.” 
    Ferreira u pezullua në tetor nga FSHV pasi dy ekipe rivale paraqitën dokumente dhe kërkuan një rishikim të rastit. Në njërën nga kërkesat e FSHV thuhet se “analizat përkatëse do të kryhen për të verifikuar performancën fizike natyrore dhe për të përcaktuar gjininë e lojares së ekipit Dinamo, Estephanie Goulart Ferreira Nayara.” 
    Klubi i saj, Dinamo në Shqipëri, e ka quajtur vendimin absurd dhe një fyerje për një lojtare veterane me karrierë të spikatur. Brazilianja ka qenë e pezulluar për tri javë, duke humbur tri ndeshje, dhe thotë se është përballur me heshtje totale gjatë gjithë kësaj kohe. “Nuk kam fjalë ta përshkruaj saktësisht se si ndihem,” shtoi ajo. “Pse po ma bëni këtë [FSHV]? Vetëm sepse shikoni fytyrën time, vetëm sepse shikoni flokët e mi?” 
    Mbështetja nga ekipi 
    Ferreira konfirmoi se e bëri testin me dëshirë, por vetëm për të ndihmuar klubin. “Nuk kam nevojë t’i dëshmoj askujt që jam grua, sepse jam grua. Kjo është 100%.” Kapitenia e ekipit Dinamo, Elena Bego, tha se situata ka qenë shumë e vështirë për ekipin. “Ishte pjesërisht detyra ime t’ua komunikoja lajmin vajzave të tjera. Të gjitha mbetëm të tronditura – ky rast është tepër skandaloz,” tha Bego për DW. “Ne e kemi mbështetur Nayara-n gjatë gjithë kohës, sepse e dimë që ajo është vajzë.” 
    Trajneri i Dinamos, Orlando Koja, shtoi se mungesa e Nayara-s kishte pasur edhe ndikim të madh sportiv, pasi ekipi mbeti i mangët në ndeshje të rëndësishme pa një lojtare kyçe. 
    Për Ferreira-n, kjo situatë ka pasur ndikim personal, por ajo mendon se është edhe diçka më e madhe se rasti i saj individual. 
    “Mendoj se pas kësaj situate duhet të reflektojmë se çfarë do të thotë respekti. Sepse me gjëra të tilla ata i shkatërrojnë gratë në sport,” tha ajo. Çështja e identitetit gjinor në sportin e femrave është bërë një temë gjithnjë e më e ndjeshme vitet e fundit, veçanërisht pas polemikave globale rreth Imane Khelif, boksieres algjeriane që fitoi medalje të artë në Lojërat Olimpike të Parisit verën e kaluar. Këtë vit, Federata Botërore e Atletikës vendosi gjithashtu që testet e gjinisë të jenë të detyrueshme për të gjitha gratë që konkurrojnë./DW 

  • Dinamo përplaset me FSHV për çështjen e gjinisë së lojtares dhe liston parregullistë e kryera nga Federata

    Dinamo përplaset me FSHV për çështjen e gjinisë së lojtares dhe liston parregullistë e kryera nga Federata

    Vijon debate në lidhje me çështjen e volejbollistes braziliane Nayara Ferreira, që luan me Dinamon në Superligë, por është e pezulluar prej gati 3 javësh nga FSHV. Kjo e fundit i kërkon lojtares 32-vjeçare që të bëjë testin e gjinisë, pas ankesës së dy klubeve të tjera të kampionatit.
    Klubi Dinamo, përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, vijon të akuzojë FSHV-në për diskriminim. “Një kërkesë absurde dhe cënuese ndaj dinjitetit të një lojtareje me karrierë 15-vjeçare ndërkombëtare, të federuar zyrtarisht nga FIVB dhe pjesëmarrëse në kampionate të njohura në Evropë, Amerikë, Bashkimin Europian dhe madje edhe në vendet e Lindjes së Mesme”, thuhet në deklaratë.
    Klubi publikon një listë parregullsish të kryera nga FSHV: “Ne kërkojmë reflektim prej saj dhe kemi shprehur në mënyrë të argumentuar qëndrimin tonë se veprimet dhe vendimet e ndërmarra lidhur me rastin në fjalë:
    1-janë të pabazuara ligjërisht dhe tejkalojnë kompetencat statutore të Bordit të FSHV-së;
    2-janë marrë në shkelje të procedurave, pa garanci për konfidencialitetin dhe privatësinë e sportistes;
    3-cenojnë dinjitetin dhe integritetin personal të sportistes dhe të klubit;
    4-mbështeten në një arsyetim të papranueshëm, sipas të cilit, për shkak se kampionatet ndahen në “meshkuj” dhe “femra”, federata mund të urdhërojë analiza për përcaktimin e gjinisë;
    5-legjitimojnë një praktikë të papranueshme, si moralisht ashtu edhe ligjërisht: hetimin e një sportisteje për “verifikim gjinor” mbi bazë thashethemesh, në funksion të një qëllimi të dukshëm për ta dekurajuar sportisten dhe dëmtuar klubin Dinamo;
    6-dhe nxisin gjuhën e përjashtimit e të urrejtjes në sport.
    Më tej, deklarata vijon: “Klubi Dinamo shpreh vlerësim për angazhimin publik të FSHV-së, e cila në deklaratën e saj thekson se “do të veprojë me transparencë të plotë në çdo hap të ndërmarrë gjatë këtij procesi”. Besojmë dhe shpresojmë që ky zotim të materializohet në vijim, si mënyra më e mirë për të rikuperuar mungesat e deritanishme të transparencës dhe shkeljet e rënda që kanë shoqëruar trajtimin e këtij rasti”.

  • Çështja e gjinisë së lojtares braziliane, FSHV: Transparencë e plotë, intimidime nga ekipi i Dinamo Volley

    Çështja e gjinisë së lojtares braziliane, FSHV: Transparencë e plotë, intimidime nga ekipi i Dinamo Volley

    Duket se çështja e gjinisë së volejbollistes braziliane Nayara Ferreira, që luan me Dinamon në Superligën shqiptare, do të vazhdojë gjatë. Ajo është pezulluar pa afat nga Federata Shqiptare e Volejbollit, për shkak se i kërkohet të bëjë testin e gjinisë, pas kërkesës që kanë bërë kundër lojtares ekipet e Pogradecit dhe Vllaznisë, që kanë dyshimet e tyre.
    E pezulluar, lojtarja nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit në kampionat dhe është krijuar një situatë aspak e këndshme. Lojtarja 32-vjeçare, me përvojë gati 20-vjeçare në këtë sport, është shprehur së fundi e indinjuar për këtë ngjarje dhe ka deklaruar se ata që e kanë akuzuar do të pendohen. Ndërkohë, FSHV ka bërë publike pak më parë një deklaratë për këtë çështje.
    “Federata Shqiptare e Volejbollit po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit që lidhen me znj. N.F. dhe dëshiron të informojë opinionin publik se FSHV disponon të gjithë dokumentacionin dhe korrespondencën përkatëse me ekipin Dinamo Volley, ndërkohë që është në pritje të përmbushjes së detyrimeve përkatëse ndaj komunitetit të volejbollit, në lidhje me zgjidhjen e këtij rasti”, thuhet në deklaratën e FSHV-së.
    “Federata garanton se do të veprojë me transparencë të plotë në çdo hap të ndërmarrë gjatë këtij procesi, por njëkohësisht shpreh shqetësimin për përdorimin e këtij rasti, i cili është tërësisht sportiv, si pretekst për shkelje të të drejtave të individit apo të komuniteteve të caktuara. FSHV ka zbatuar me rreptësi të gjitha procedurat ligjore dhe statutore, në bashkëpunim të ngushtë me KOKSh dhe partnerët e saj ndërkombëtarë, FIVB dhe CEV”, thuhet më tej.
    Komunikata vijon: “Bordi Drejtues i FSHV-së ka referuar pranë Komisionit të Disiplinës rastet e fyerjeve dhe intimidimeve publike të bëra nga disa eksponentë dhe drejtues të shoqatës Dinamo Volley në media dhe rrjete sociale. Federata u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të vetëpërmbahen nga deklarata të pavërteta, dezinformuese apo dashakeqe, të cilat dëmtojnë partneritetin dhe bashkëpunimin institucional midis palëve”.
    Në fund, FSHV sqaron: “Federata Shqiptare e Volejbollit rikujton se është organi përgjegjës për mbarëvajtjen, zhvillimin dhe organizimin e volejbollit në Shqipëri, dhe siguron të gjithë aktorët e përfshirë se do të vazhdojë të zbatojë me përpikmëri të gjitha detyrimet statutore dhe ligjore”.

  • FSHV përplaset me Dinamon për volejbollisten braziliane, e pezullojnë dhe i kërkojnë testin e gjinisë

    FSHV përplaset me Dinamon për volejbollisten braziliane, e pezullojnë dhe i kërkojnë testin e gjinisë

    Volejbolli shqiptar është përfshirë ditën e sotme nga një debat në lidhje me gjininë e volejbollistes braziliane Nayara Ferreira, e cila luan me skuadrën e Dinamos në Superligë. Sipas klubit kryeqytetas, volejbollistja (emri i së cilës nuk përmendet në asnjë deklaratë të klubit dinamovit) është pezulluar dhe i është kërkuar të bëjë testin e gjinisë.
    Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) ka konfirmuar në një deklaratë për mediat se nuk ka akuzuar askënd, se “po vepron me kujdes dhe diskrecion, duke respektuar parimet e fair play-it, barazisë në lojë dhe dinjitetit njerëzor. Federata mbetet e angazhuar për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent në çdo hap, në përputhje me rregulloret”.
    Ndërsa klubi Dinamo, për mediat sqarpon: “Lojtarja në fjalë është sportiste me licencë zyrtare të FIVB, me një karrierë 15-vjeçare ndërkombëtare në disa vende të botës, përfshirë edhe ato të BE. Vendimmarrja e FSHV-së, e cila erdhi krejt befasisht për klubin tonë, nuk është shoqëruar me asnjë sqarim mbi arsyet konkrete apo bazën rregullative që e justifikon një kërkesë të tillë të pazakontë, pra mbi bazën faktike apo provat që mund të justifikonin një ndërhyrje kaq të ndjeshme ndaj një sportisteje”.
    “Rasti ka padyshim një ndjeshmëri të lartë njerëzore dhe profesionale, pasi prek dinjitetin e një sportisteje që ka përfaqësuar me sportin ndërkombëtar për shumë vite”, shton më tej në deklaratën e saj klubi kryeqytetas. Mësohet se janë disa klube të kampionatit të volejbollit kanë kërkuar që lojtares t’i bëhet testi i gjinisë, ndërkohë që lojtarja është pezulluar pa afat.

  • Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

    Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

    Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për sportisten, Nayara Ferreira e cila gjithashtu është pezulluar përkohësisht nga FSHV.
    Klubi Dinamo thekson se vendimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit është i befasishëm, ndërsa kërkesën e kanë cilësuar të pazakontë dhe që prek drejtpërdrejt dinjitetin dhe integritetin personal të lojtareve.
    “Jemi njohur me publikimet e fundit në media, që i referohen vendimit të Federatës Shqiptare të Volejbollit për pezullimin e një prej lojtareve të ekipit tonë dhe kërkesën për zhvillimin e një testi për përcaktimin e gjinisë.
    Për transparencë ndaj opinionit publik, konfirmojmë se informacionet janë të vërteta. Klubi “Dinamo” është dhe mbetet plotësisht i përkushtuar ndaj zbatimit të rregullave dhe standardeve të sportit, në respekt të parimeve të fair play dhe dinjitetit njerëzor.
    Lojtarja në fjalë është sportiste me licencë zyrtare të FIVB, me një karrierë 15-vjeçare ndërkombëtare në disa vende të botës, përfshirë edhe ato të Bashkimit Evropian.
    Vendimmarrja e FSHV-së, e cila erdhi krejt befasisht për klubin tonë, nuk është shoqëruar me asnjë sqarim mbi arsyet konkrete apo bazën rregullative që e justifikon një kërkesë të tillë të pazakontë , pra mbi bazën faktike apo provat që mund të justifikonin një ndërhyrje kaq të ndjeshme ndaj një sportisteje.
    Në mungesë të çdo elementi konkret apo procedure të përcaktuar në aktet rregullative, kërkesa për t’iu nënshtruar një testi të tillë – që prek drejtpërdrejt dinjitetin dhe integritetin personal të lojtareve – lë hapësirë për shumë paqartësi mbi mënyrën se si është trajtuar kjo çështje dhe mbi standardet që duhen respektuar në sportin modern por edhe shton nevojën për reflektim mbi mënyrën se si duhen trajtuar raste ne vijimesi.
    Pavarësisht kësaj, Klubi Dinamo ka treguar angazhim të plotë institucional për të bashkëpunuar me FSHV-në dhe për të trajtuar rastin në mënyrë korrekte e të matur. Rasti ka padyshim një ndjeshmëri të lartë njerëzore dhe profesionale, pasi prek dinjitetin e një sportisteje që ka përfaqësuar me sportin ndërkombëtar për shumë vite.
    Në sport, si në çdo fushë tjetër, transparenca, drejtësia dhe respekti ndaj individit janë themeli i çdo suksesi. Dinamo do të vazhdojë të mbrojë këto vlera, duke qëndruar në anën e së drejtës, të sportit dhe të dinjitetit njerëzor. Sporti duhet të bashkojë, jo të poshtërojë. Ne do të vazhdojmë të besojmë te vlerat që e bëjnë volejbollin dhe çdo sport një fushë të ndershme loje”, shkruan në reagim Dinamo.
     

  • Debati për gjininë/ Deputeti Shehu kërkon të saktësohet në certifikatë, PS e rrëzon

    Debati për gjininë/ Deputeti Shehu kërkon të saktësohet në certifikatë, PS e rrëzon

    Një tjetër debat ka në Kuvend, e drejta ose jo e ndryshimit të gjinisë pas lindjes. PD-ja ka propozuar një ndryshim në ligjin e gjendjes civile ku kërkon gjininë biologjikisht të pandryshueshme.
    Gjatë mbledhjes së komisionit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale ky amendament është rrëzuar nga mazhoranca, që e cilëson si të panevojshëm kur ligji aktual nuk lejon regjistrimin e një gjinie të ndryshuar, por njeh vetëm gjininë e përcaktuar që në lindje, mashkull ose femër.

    Për relatorin e projektligjit, demokratin Tritan Shehu ky ndryshim është emergjencë për të mbrojtur familjen. Argument që po keqpërdoret sipas socialistit Eduard Shalsi në një çështje të ndjeshme, në një kohë kur ligji ekzistues nuk lejon ndryshimin e gjinisë në dokumenta.

    Të shqetësuar mbi kërkesën e Partisë Demokratike kanë reaguar edhe një grup organizatash, të cilët e cilësojnë keqinformim dhe nismë antikushtetuese që nxit diskriminimin ndaj komunitetit LGBTI.

  • Projektligji, PS heq “gjininë e tretë”: Ka vetëm burrë dhe grua!

    Projektligji, PS heq “gjininë e tretë”: Ka vetëm burrë dhe grua!

    Shoqëri tradicionale apo mbështetje për komunitetin LGBTI?
    Debati publik për gjinitë në Shqipëri, duket se është drejt fundit, shkruan TCH në një raportim mbi një projektligj delikat.
    Projektligji për barazinë gjinore që kërkon gjithë përfshirjen përtej konceptit binar burrë -grua  propozohet të ndryshojë sërish, duke u kthyer në i ngjashëm me versionin e parë.
    Grupi parlamentar socialist me firmën e kryetarit Taulant Balla ka hartuar disa amendamente në të cilat kundërshton copëza të draftit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale të dërguar në Kuvend.
    “Legjislacioni aktual i BE-së për barazinë gjinore, të cilat pretendohet të përafrohen përmes këtij projektligji, nuk parashikojnë një ‘gjini të tretë’ apo kategori të tjera përtej binaritetit burrë-grua. Përkufizimi aktual i gjinisë në Bashkimin Europian nuk mund të interpretohet si krijim i kategorive të reja juridike të gjinisë përtej binaritetit burrë-grua, gjë që nuk mbështetet nga acquis-i”-grupi parlamentar i PS.
    Mazhoranca i propozon komisionit të shëndetësisë dhe mirëqënies sociale, në cilësinë e komisionit përgjegjës, të njohë vetëm dy gjinitë dhe të zëvendësojë fjalët “trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” me “trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”. Gjithashtu, kreu i grupit të PS kërkon fshirjen e konceptit “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë, apo përkatësisë së ndërthurur. Përveç nenit 10 të projektligjit ku kërkon që termi i “gjithëpërfshirjes dhe përkatësia e shumëfishtë” i përfshirë për gjuhën e përdorur nga institucionet për hartimin e politikave, strategjive apo çdo lloj informacioni, të ndryshojë me fjalën “vulnerabilitet”.
    “Këto terma i japin projektligjit një qasje të dukshme drejt “humbjes” së konceptit klasik, pra gjinisë mashkullore dhe gjinisë femërore. Shoqëria shqiptare e koncepton gjininë të ndarë në konceptin burrë dhe grua dhe ky koncept është përfshirë gjithashtu në të gjithë legjislacionin në fuqi, që rregullon të drejtat e individit, kundër diskriminimit, Kodin e Familjes, Kodin e Punës dhe ligjin e nëpunësit civil etj. Futja e këtyre koncepteve të sipërcituara në projektligj ndikon në mosharmonizimin e tij me legjislacionin në fuqi, i cili pranon konceptin binar “burrë dhe grua”.
    Në dokumentin ekskluziv të siguruar nga Top Channel, një tjetër kërkesë është të hiqen fjalët “lufta kundër steriotipeve gjinore”.
    Kundër në amendamente shprehen edhe për detyrimin ligjor të punëdhënësit që të promovojë shpërndarje të barabartë ndërmjet grave dhe burrave, të rejave e të rinjve në të gjithë diversitetin e tyre, kërkohet të mos njihet diversiteti dhe të hiqet si fjalë, raportohet nga TCH.