Gjatë diskutimeve për projektligjin e barazisë gjinore në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, pati debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.
Socialistët këmbëngulin se ky ligj nuk do ndryshojë gjininë burrë grua, por flet vetëm për barazinë gjinore në çdo fushë të jetës mes gruas dhe burrit apo për kuotat dhe pagesat.
Kurse ligjvënësit e opozitës thanë se shumica po tenton të godasë familjen nëpërmjet parcaktimeve femër mashkull në këtë ligj.
Deputetja dhe njëkohësisht nënkryetarja e Parlamentit, socialistja Klodiana Spahiu, kërkoi që të mos dezinformohej dhe spekulohej me termat, sepse propozimet e bëra nga mazhoranca nuk prekin aspak familjen, gjininë apo biologjinë. Madje ajo u shpreh se ishin të vonuar me 5 vite për kalimin e këtij ligji.
Çfarë tha deputetja Klodiana Spahiu në Komision:
“Ligji nuk ndryshon gjininë, nuk ndryshon termat, nuk ndërhyn në biologji, nuk ndryshon termat babë, nënë. Ky ligj nuk ka lidhje me kuotat e tjera përveç kuotave për burrat dhe gratë, vajzat, që u është mohuar barazia gjinore, dhe kjo duhet të integrohet në kurikula e ta nxisim më tepër. Nuk ndërhyn në jetën private e familjare, por në vlerën e punës së papaguar dhe kujdesit.
Promovon barazinë gjinore dhe luftën kundër stereotipeve, krijon barazinë gjinore. Nuk mbivendoset me ligjin e vitit 2010 për mbrojtjen nga diskriminimi. Ndaj kërkoj t’i bëjmë stop dezinformimeve, keqinformimeve dhe spekulimeve, nuk them se janë bërë me dashje. Dhe jemi 5 vite me vonesë për miratimin e këtij projektligji. Nuk ka lidhje me konceptet, por me barazinë. Nuk fokusohet vetëm në sferën publike, por edhe në atë private, standard me ligjet e BE-së, trajtim dhe përfaqësim i barabartë”.
Rendi i ditës te Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme:
Shqyrtimi i Projektligjit “Për barazinë gjinore”;Shqyrtimi i Projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8378, datë 22.7.1998,“Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar;Seancë dëgjimore për Kre të Misionit Diplomatik me z. Ermal Dredha, kandidat për Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë, në Konfederatën e Zvicrës, rezident dhe Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtensheinit, jo rezident.
Tag: gjininë
-

Caushaj: Projektligji për barazinë gjinore shkëput gjininë nga biologjia, ndryshim i rrezikshëm konceptual
E ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, gazetarja Rezarta Caushaj foli mbi projektligjin për barazinë gjinore, duke theksuar se drafti i ri ka probleme serioze në përkufizimin e konceptit të gjinisë.
Caushaj vuri re se përkufizimi i ri e shkëput gjininë nga biologjia dhe e redukton atë në veshje, sjellje apo aktivitete, çka përbën, sipas saj, një ndryshim thelbësor dhe shqetësues.
Ajo theksoi se ka analizuar vetë ligjin nen për nen dhe se problemet që përmban janë shumë më të rënda sesa thjesht përkufizimi i termit. “Këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një çështje terminologjie, por me një ndryshim konceptual që prek bazat ligjore dhe sociale të shoqërisë,” tha Caushaj. Sipas saj, mbështetësit e këtij ligji nuk dalin hapur për të pranuar qëndrimin e tyre real, duke shmangur deklaratat e qarta dhe duke përdorur organizata apo media për të sulmuar zërat e opozitës që e kundërshtojnë.
Në mbyllje, Caushaj nënvizoi se është e rëndësishme që debati të zhvillohet në mënyrë civile e të hapur, por duke mos mohuar faktin se ky projektligj, në formën aktuale, përmban rrezikun e zëvendësimit të përkufizimit biologjik të gjinisë me një qasje ideologjike.
Pjesë nga deklarata:
Deri para pak ditësh nuk e kisha parë draftin, megjithatë ai kishte rrjedhur në media. Përkufizimi i konceptit “gjini”, dhe unë, në linjën time të punës, më duhet vazhdimisht të analizoj ligje. E kuptova që faktikisht kishte një problem shumë të madh që në atë moment dhe pastaj lexova reagime se si nuk ishte e vërtetë që kishte ndryshuar gjinia, se si kishte një pretendim të rremë, kur faktikisht ai përkufizim që unë lexoja nuk më dukej sikur ishte i rremë. I gjithë ky shqetësim që disa palë, përfshirë edhe mua, kishin shprehur, ishte real.
Kur gjeta një moment, iu futa ligjit nen për nen, dhe aty problemet ishin më të rënda se thjesht përkufizimi. Duke qenë se unë edhe punoj me organizata formale, e kam shumë mirë idenë e mekanizmit që ato përdorin edhe për të advokuar politika. Kështu që ajo që mua më dukej e papranueshme ishte kjo: ata që janë propaganduesit dhe proponentët e këtij ligji, dhe që e kanë propozuar, nuk e pranojnë pozicionin e tyre, nuk dëshirojnë të dalin hapur dhe të thonë se ne mbështesim këtë përkufizim për gjininë, ne mbështesim që të kemi disa gjini, jo gjini binare.
Të gjithë këta duan mbrojtje ligjore dhe të gjithë personat e tjerë duhet ta pranojnë dhe duhet të marrin përsipër detyrimet ligjore, dhe ky është pozicioni i tyre. Ti që je përkundër këtij pozicioni mund ta debatosh në një mënyrë të ndershme, por këta nuk e pranojnë dhe pastaj përdorin mediumet e tyre dhe autoritetin që u japin organizatat, mediat, për të thënë që kundërshtarët tanë po gënjejnë, që ata nuk marrin vesh nga ligjet.
Unë dua që ta bëj një debat civil, edhe pse pozicioni im nuk do të ndryshonte. Termi “gjini” është ndarë në disa përkufizime: “gjini”, “përkatësi gjinore” dhe “përkatësi gjinore e shumëfishtë”, dhe ndryshimi themelor është që është ndarë përkufizimi i gjinisë nga biologjia, dhe është bërë që gjinia është veshje, aktivitete, dhe jo vetëm biologji gjinia aty nuk është më biologji.
-

E akuzuar për gjininë e saj, reagon volejbollistja braziliane: Do të pendohen që kanë bërë këtë padrejtësi
Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira, e cila së fundi është pezulluar nga aktivitetet sportive në vendin tonë nga FSHV-ja, ka reaguar në lidhje me akuzat që i janë bërë në lidhje me gjininë e saj. Ferreira, 32 vjeçe dhe lojtare e Dinamos në Superligën shqiptare, ka komentuar situatën rreth saj në media.
Në një prononcim për “Shqipëria Live” në Top Channel, ajo ka sqaruar situatën, duke u shprehur: “Ka qenë e tmerrshme dhe e vështirë, por njerëzit do të pendohen që kanë bërë këtë padrejtësi sepse unë jam thjesht një vajzë, që është e lirë dhe që ka të drejtën të ekzistojë për t’u veshur dhe për të vepruar ashtu si ndjeshëm më mirë dhe e vërtetë”.
“Unë nuk jam një grua e rreme, jam një grua e fortë, me shumë luftë pas vetes. Gjithmonë kam luftuar për të arritur qëllimet e mia dhe nuk do të pranoj që këta njerëz të më rrëzojnë dhe të më përbaltin pa asnjë arsye. Unë jam unë, Nayara, dhe jam e lirë të jem ajo që dua të jem, ashtu si të gjitha gratë në botë”, ka deklaruar lojtarja braziliane.
Pak ditë më parë, Nayara Ferreira është pezulluar nga aktivitetet nga Federata Shqiptare e Volejbollit, që i ka kërkuar të bëjë testin e gjinisë. Kjo, pas kërkesës së disa klubeve, që kanë ngritur dyshime se ajo ka ndryshuar gjini. Lojtarja nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit me Dinamon, madje sipas trajnerit Koja edhe nuk është stërvitur. -

U pezullua për shkak të dyshimeve për gjininë, reagon volejbollistja e Dinamos Ferreira: Do të pendohen…
Ditët e fundit në median sportive në vend u fol shumë për volejbollisten e Dinamos, nayada Ferreira ndaj së cilës janë ngritur dyshime për gjininë dhe si pasojë ajo është pezulluar nga aktivitetet, ndërkohë që i është kërkuar edhe kryerja e testit të gjinisë.
Vetë sportistja braziliane ka reaguar dhe ka dërguar një mesazh në programin ‘Shqipëria Live’ në Top Channel duke shprehur se i është bërë një padrejtësi.
‘Ka qenë e tmerrshme dhe e vështirë, por njerëzit do të pendohen që kanë bërë këtë padrejtësi, sepse unë jam thjesht një vajzë që është e lirë dhe që ka të drejtën të ekzistojë, për t’u veshur dhe për të vepruar ashtu si ndjehem mirë dhe e vërtetë. Unë nuk jam një grua e rreme; jam një grua e fortë, me shumë luftë pas vetes. Gjithmonë kam luftuar për të arritur qëllimet e mia dhe nuk do ta pranoj që këta njerëz të më rrëzojnë dhe të më përbaltin pa asnjë arsye. Unë jam unë, Nayara, dhe jam e lirë të jem ajo që dua të jem, ashtu si të gjitha gratë në këtë botë.-ishte reagimi i volejbollistes së Dinamos -

Debati për gjininë/ Deputeti Shehu kërkon të saktësohet në certifikatë, PS e rrëzon
Një tjetër debat ka në Kuvend, e drejta ose jo e ndryshimit të gjinisë pas lindjes. PD-ja ka propozuar një ndryshim në ligjin e gjendjes civile ku kërkon gjininë biologjikisht të pandryshueshme.
Gjatë mbledhjes së komisionit të shëndetësisë dhe mirëqenies sociale ky amendament është rrëzuar nga mazhoranca, që e cilëson si të panevojshëm kur ligji aktual nuk lejon regjistrimin e një gjinie të ndryshuar, por njeh vetëm gjininë e përcaktuar që në lindje, mashkull ose femër.Për relatorin e projektligjit, demokratin Tritan Shehu ky ndryshim është emergjencë për të mbrojtur familjen. Argument që po keqpërdoret sipas socialistit Eduard Shalsi në një çështje të ndjeshme, në një kohë kur ligji ekzistues nuk lejon ndryshimin e gjinisë në dokumenta.
Të shqetësuar mbi kërkesën e Partisë Demokratike kanë reaguar edhe një grup organizatash, të cilët e cilësojnë keqinformim dhe nismë antikushtetuese që nxit diskriminimin ndaj komunitetit LGBTI.
-

“As burrë, as grua”, KMSH kundër projektligjit të Ramës për gjininë: Ndryshimet godasin moralin e shoqërisë e familjen
Një draft ligjor i depozituar në Kuvend lidhur me gjininë “gjithëpërfshirëse” ka shkaktuar reagime dhe kundërshti nga komunitetet fetare. Në një deklaratë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shprehet se ndryshime të tilla, të cilat nuk marrin parasysh traditën, natyrën biologjike dhe moralin shoqëror, krijojnë më shumë probleme sesa zgjidhje. “Përfshirja e një nocioni të paqartë, që nuk jep kufij të qartë dhe hap rrugë për interpretime të shumta, rrezikon të sjellë konfuzion si në zbatimin praktik të ligjit, ashtu edhe në strukturën shoqërore.
Një shoqëri ka nevojë për norma të qarta, të kuptueshme dhe të zbatueshme. Ndryshime të tilla, të cilat nuk marrin parasysh traditën, natyrën biologjike dhe moralin shoqëror, krijojnë më shumë probleme sesa zgjidhje. Nga këndvështrimi i fesë që përfaqësoni, si shihet koncepti i identiteteve gjinore përtej burrë-grua? Sipas fesë islame, gjinia është e përcaktuar nga Zoti në dy kategori: mashkull dhe femër. Ky parim është i qartë në Kuran dhe në traditën profetike, dhe ai lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si funksionon natyra dhe shoqëria”, thuhet në një reagim të KMSH.
Sipas deklaratës, përfshirja e nocioneve të paqarta mbi gjininë, dhe sidomos dhënia e tyre e statusit juridik, rrezikon të dobësojë institucionin e familjes, duke i hapur rrugë keqinterpretimeve në arsim, në punësim dhe në jetën shoqërore. “Një shoqëri ku dobësohet familja, është një shoqëri që humb kohezionin dhe stabilitetin. Për këtë arsye, ne besojmë se ndryshime të tilla nuk përputhen me vlerat themelore të familjes, por përkundrazi, mund të cenojnë seriozisht të ardhmen e saj”, thuhet në deklaratë. -

Komuniteti Mysliman deklaratë kundër Projektligjit për gjininë ‘Gjithëpërfshirëse’
Komuniteti Mysliman deklaratë kundër Projektligjit për gjininë ‘Gjithëpërfshirëse’
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) ka reaguar ashpër ndaj projektligjit për gjininë gjithëpërfshirëse, duke e cilësuar atë si një hap që nuk merr parasysh traditën, natyrën biologjike dhe moralin shoqëror. Sipas tyre, ndryshime të tilla nuk ofrojnë zgjidhje, por përkundrazi krijojnë më shumë probleme në shoqëri.
Reagimi i KMSH
Në një deklaratë publike, KMSH thekson se ky projektligj nuk është konsultuar me institucionin fetar dhe se informacioni i parë mbi të është marrë vetëm përmes një emaili dhe disa raportimeve në mediat online.
“Ky projektligj nuk është konsultuar me ne dhe ne nuk kemi asnjë informacion mbi mënyrën dhe bazat e ndërtimit të tij,” thuhet në reagim.
Sipas KMSH-së, përfshirja e termit “gjithëpërfshirës” në përkufizimin e gjinisë përbën largim nga kuptimi fetar islam dhe nga kuptimi natyror e i qartë i gjinisë, si mashkull dhe femër. Ata theksojnë se përdorimi i një nocioni të paqartë, pa kufij të qartë, hap rrugë për interpretime të shumta dhe sjell konfuzion në zbatimin praktik të ligjit dhe në strukturën shoqërore.
Argumenti fetar
Duke iu referuar Kuranit dhe traditës profetike, KMSH sqaron se gjinia është përcaktuar qartë nga Zoti në dy kategori: mashkull dhe femër. Për këtë qëllim, institucioni ka renditur disa ajete nga Kurani, të cilat theksojnë krijimin e njeriut në çifte, mashkull dhe femër.
“Nisur nga këto ajete, përpjekje për të shtuar apo shpikur identitete të tjera gjinore përbën një devijim nga e vërteta e krijimit,” – nënvizon KMSH.Rreziku për institucionin e familjes
Në deklaratë theksohet se familja është ndërtuar mbi bashkimin natyror të burrit dhe gruas, duke u konsideruar themel i krijimit, vazhdimësisë së jetës dhe edukimit të brezave.
Sipas tyre, çdo koncept që relativizon apo mohon këtë realitet, bie ndesh me parimet themelore të familjes dhe mund të çojë në dobësimin e saj. Ata paralajmërojnë se përfshirja e nocioneve të paqarta mbi gjininë, dhe dhënia e tyre e statusit juridik, rrezikon të shkaktojë keqinterpretime në arsim, punësim dhe në jetën shoqërore.
“Një shoqëri ku dobësohet familja, është një shoqëri që humb kohezionin dhe stabilitetin. Ndryshime të tilla mund të cenojnë seriozisht të ardhmen e saj,” – thuhet në reagim.
Kërkesa për përfshirjen e institucioneve fetare
KMSH thekson gjithashtu se institucionet fetare duhet të kenë një rol më aktiv në diskutimet dhe konsultimet mbi çështje të tilla sociale, pasi përfaqësojnë besimin, traditën, moralin dhe vlerat shpirtërore të shoqërisë.
“Ligje që nuk marrin parasysh dimensionin shpirtëror dhe kulturor, shpesh sjellin ndasi dhe pakënaqësi,” – përfundon reagimi.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb -

Bie klasikja burrë-grua?! Drafti i ri për gjininë ‘gjithëpërfshirëse’ nxit polemika: Deformim i gjuhës…
Foto ilustruese
TIRANË- Konsultimi publik për projektligjin e barazisë gjinore ku parashikohet ndryshimi në përkufizimin e termit “gjini”, ka nxitur polemika. Koncepti i ri për gjininë, ku përveç atyre burrë e gru, tashmë përfshin edhe identitete të tjera, pra gjithëpërfshirës, ka shkaktuar debat të gjerë publik.
Siç u bë me dije më herët, gjatë procesit të konsultimeve, Aleanca LGBTI kërkoi që përkufizimi të zgjerohej “përtej konceptit binar burrë-grua”, duke përfshirë identitete të tjera gjinore. Aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT, Xheni Karaj, theksoi se projektligj nuk ndryshon biologjinë. Për Xheni Karajn zgjerimi i përkufizimit të gjinisë është një respektim i dinjitetit njerëzor.
“Ky projektligj nuk ka si të ndryshojë biologjinë. Gjinia si një kategori sociale dhe juridike nuk ka të bëjë me këtë realitet, lidhet me mënyrën si individët e jetojnë dhe shprehin veten e tyre në shoqëri”, thtoë ajo.
Ndërkohë, drejtuesi Institutit për Besim dhe Angazhim Kulturor, Kaon Serjani, thotë se zgjerimi i përkufizimit të gjinisë do të sillte kaos në shqoërinë shqiptare. Sipas tij, ky ligj po shkatërron familjen dhe identitetin gjinor, ndërsa shprehet kundër intergrimit në BE nëse kjo shihet se një arsye.
“Shumica e vendeve të Bashkimit Europian në ligjet e tyre për gjininë pranojnë gjininë binare mashkull-femër. Mund të kenë disa vende lehtësira ligjore për të ndërruar gjini, por duhet të mbeten kornizës ose mashkull ose femër. Thirrja ime është që nëse ligji po shkon në parlament, të ngrihen burra gra, të majtë e të djathtë, ta kuptojnë se ky ligj po shkatërron familjen, identitetin gjinor. Dhe nëse kjo shitet si një arsye për të pasur integrim në BE, ne nuk mund të pranojmë integrim duke u vetëshkatërruar”, shton Serjani.
Serjani më tej shton se kjo do sillte edhe deformim të gjuhës shqipë, pasi do të krijoheshin terma artificialë. Sipas tij, do të ketë pabarazi në sporte, apo rrezik real për vajzat.
“Gjuha shqipe është një gjuhë gramatikore gjinore, kemi përemra që janë ose mashkullorë ose femërore, në përcaktimin e gjinive të reja pra as mashkull as femër, për shembull anglishtja e ka fjalën “they”, ne kemi ata/ato. Kjo do krijojë terma artificialë që do deformojnë gjuhën shqipe të paraqitur në dokumentacione. E lidhur me arsimin, ligji mund të kthehet në një indoktrimin ideologjik. Do të ketë pabarazi në sporte, apo rrezik real për vajzat”, thotë Serjani.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale pranoi kërkesën, duke bërë kështu që në draftin final, të parshikohet kuptimi i termit “gjini” më gjithpërfshirës. Formulimi i ri në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore.”
Megjithatë, projektligji nuk jep një listë konkrete të gjinive jo-binare, pra atyre që shkojnë përtej konceptit të deritanishëm burrë-grua. Në debatet ndërkombëtare për identitetin gjinor, disa studiues numërojnë deri mbi 70 identitete të ndryshme, çka do e bënte edhe më të ndërlikuar zbatimin praktik të ligjit./ZËRI -

“Injorancë, histeri publike”/ Sherr mes të ftuarve në “Shqipëria Live”, Aliaj-Hazizajt: Kujdes me fjalët
Në një debat të ashpër janë përfshirë të ftuarit në “Shqipëria Live”, situatë që ka agravuar me tone të ashpra.
Fillimisht në debat me njëri-tjetrin janë përfshirë Robert Aliaj dhe Altin Hazizaj, e më pas u përfshi aktivistja Linda Pano.
Altin Hazizaj: Unë e kuptoj që kur bëhet fjalë për gjininë ka një lloj histerie publike, edhe për faktin që ka një farë injorance e paditurie kur bëhet fjalë për seksin e gjininë.
Robert Alia: Kur thua ka histeri është pikërisht se t’i po imponon mendimin tënd me zor. Kujdes me fjalët sepse kanë nëntekst brenda. Ne mund të debatojmë por jo të akuzojmë.
Altin Hazizaj: Ka një ngatërresë shumë të pastër, se di nëse është e qëllimshme apo jo, midis seksit dhe gjinisë…
Linda Pano: Kur ne regjistrojmë në gjendjen civile çfarë regjistrojmë seksin apo gjininë?
Altin Hazizaj: Regjistrohet seksi jo gjinia.
Linda Pano: Gjinia e dyfishtë ku do të regjistrohet, se po më thua janë të ndryshme.
Altin Hazizaj: E dashur do të më dëgjosh apo do të bësh llafe se të dyja nuk bëhen gjë.
Linda Pano: Unë edhe po diskutoj edhe po dëgjoj Altin.Top Channel
-

Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin
Rihanna dhe ASAP Rocky do të bëhen prindër për herë të tretë, dhe ndërsa fansat po spekulojnë për gjininë dhe emrin e bebit, çifti ka dhënë një të dhënë interesante.
Në një intervistë të fundit, Rihanna pranoi se edhe pse emri nuk është vendosur ende, një gjë është e sigurt: do të fillojë me shkronjën R. “Është e vetmja gjë për të cilën nuk kemi debat,” tha ajo me humor.
Ndërkohë, ASAP Rocky ka “rrëshqitur” duke zbuluar gjininë e foshnjës që pritet, duke shtuar edhe më shumë entuziazëm tek fansat.
Për kujtesë, djali i tyre i madh, Rza, është tashmë 3 vjeç dhe i vogli, Riot, afrohet me të mbushur dy. Rruga e emrave me “R” duket se po vazhdon!
