Gjinia e tretë e presidentit!”
Nga Luçiano Boçi
Kur Parlamenti miraton një ligj që prek në themel raportin e shoqërisë me identitetin, familjen dhe edukimin, Presidenti ka detyrimin minimal që të flasë.
Të japë një qëndrim.
Të përdorë një nga dy instrumentet që i jep Kushtetuta.
Ta dekretojë, ose ta kthejë për rishqyrtim.
Presidenti i Republikës zgjodhi një të tretë.
Heshtjen.
Në vend të detyrës për të mbrojtur dy gjinitë e Zotit, Presidenti zgjodhi gjininë e tretë (alternativen), me ligj dhe qëndrim.
As nuk e dekretoi ligjin për barazinë gjinore, as nuk e kundërshtoi.
Në fakt e pranoi, pasi ligji kështu konsiderohet i miratuar.
E la të kalonte si një tren pa frena, me pasoja të llahtarshme në përplasjen që do krijojë me shoqërinë e të ardhmen.
Kjo heshtje nuk është as e pafajshme, as neutrale. Heshtja në këtë rast është miratim absurd.
Është një firmë pa bojë.
Kur nuk kundërshton, ke zgjedhur tashmë një anë, edhe nëse bën sikur nuk je aty në atë anë, në krah të Ramës me shpatë në dorë kundër familjes.
Presidenti për sytë e publikut u arratis nga përgjegjësia, por për Ramën ama, thjesht bëri sejmenin e përhershëm.
Në vend të jetë garanci, apo filtër e ndalesë kontrolli, Presidenti bën policin që jep leje të kalojë treni megjithëse semafori është i kuq.
President!tani dhe vetë mos harro! Sipas këtij ligji nuk je më ‘Zoti’ President, por ‘Identiteti i vetëpërcaktuar’ President.
Identitet i vetëpërcaktuar President!
Ligji për barazinë gjinore nuk është një ligj teknik.
Është ligj me ndikim të thellë shoqëror, kulturor dhe edukativ afatgjatë.
Prek shkollën, familjen, administratën, gjuhën zyrtare dhe konceptin e identitetit.
Përmbys vlerat e krijon trauma sociale e psikologjike.
Ndaj zgjedhja e luksit të spektatorit, nuk të shpëton nga dënimi i historisë, sepse disfatat dhe harrohen, por turpet jo.
Tag: gjinia
-

Gjinia e tretë e presidentit!”
-

Gjinia është ajo që ndihemi?”/ Ja 72 variantet që “sugjerohen” pas ligjit Rama-Luarasi-Soros
“Gjinia është ajo që ndihemi?”/ Ja 72 variantet që “sugjerohen” pas ligjit Rama-Luarasi-Soros
Deputetja socialiste, Iris Luarasi, një aktiviste e hershme e shoqërisë civile nën ombrellën e fondacionit “Soros”, ka marrë përsipër që t’i shpjegojë “popullit të internetit” se ligji i ri për “Barazinë Gjinore” nuk krijon gjini të tjera, përveç atyre tradicionale “burrë” dhe “grua”.
Në diskutime të gjata në rrjete socialiste, Luarasi ka debatuar me qytetarë të ndryshëm, përfshirë profesor Tritan Kalon, ku përpiqet të argumentojë se ligji i ri, i miratuar vetëm me votat e maxhorancës dhe i kundërshtuar ashpër nga opinioni publik, opozita dhe komunitetet fetare, synon vetëm të krijojë kushte për minimizimin e diskriminimit të gruas në shoqëri.
Deputetja Luarasi evokon aspektin pozitiv të ligjit (mos-diskriminimin), ndërkohë që, me shumë mundësi me qëllim, shmang pjesën më delikate dhe më të kontestueshme të tij, disa terma që hapin rrugën për përcaktime shumë më të zgjeruara për termin “gjini”.
Por, me një lloj lapsusi frojdjan”, Iris Luarasi u shpreh: “…Është e vërtetë që 2-3 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, kanë miratuar apo propozuar ndryshime kushtetuese që kufizojnë konceptin e gjinisë vetëm në “dy sekse biologjike”. Por, këto nuk janë shembuj për t’u ndjekur nga një vend që aspiron të bëhet pjesë e BE-së, pasi janë shkelje të parimeve themelore të së drejtës së Bashkimit Evropian”.
Në foto: Deputetja socialiste, Iris LuarasiNë literaturën filozofike, ka disa përcaktime për “gjini” (gender):
“Gjinia është diçka që e shprehim (shprehja gjinore), ndonjëherë qëllimisht, dhe ndonjëherë pa menduar. Ne e komunikojmë gjininë tonë në një numër mënyrash, për shembull nga mënyra se si vishemi, mënyra se si lëvizim, stili ynë i flokëve dhe mënyra se si bashkëveprojmë me të tjerët”.
Më tej:
“Gjinia nuk përcaktohet domosdoshmërisht nga seksi biologjik: gjinia e një personi mund të korrespondojë ose jo me seksin e tij biologjik. Gjinia ka më shumë të bëjë me identitetin dhe mënyrën se si ndihemi për veten. Njerëzit mund të vetëidentifikohen si mashkull, femër, transgjinor, tjetër ose asnjë (i papërcaktuar/i paspecifikuar)”.
Edhe më tej:
“Njerëzit që nuk identifikohen si meshkuj ose femra shpesh grupohen nën termat ombrellë “jo-binar”, por diapazoni i identifikimeve gjinore është në realitet i pakufizuar”.
72 “gjini”
Pra, “gjinia” nuk është thjesht dhe vetëm “burrë dhe grua”, por, “diapazoni” i identifikimeve gjinore është shumë i madh.
“Boldnews.al” ka bërë një përmbledhje të këtyre “identifikimeve”. Rezultojnë të paktën 72 “gjini” të tjera, një pjesë e të cilave janë thuajse të pakuptueshme.
Agjinor (Agender): Një person që nuk e identifikon veten me ose nuk përjeton ndonjë gjini. Njerëzit “agjinorë” quhen gjithashtu gjini pa gjini, pa gjini, pa gjiniose gjini neutrale.Gjini Abime (Abimegender): I lidhur me të qenit i thellë dhe i pafund. Termi “abimegender” mund të përdoret vetëm ose në kombinim me gjini të tjera.Gjinia Adamas (Adamas gender): Një gjini e papërcaktueshme. Njerëzit që identifikohen me këtë gjini refuzojnë të kategorizohen në ndonjë identitet të veçantë gjinor.Aerogjini (Aerogender): Ky identitet gjinor ndryshon sipas mjedisit përreth.Gjini estetike (Aesthetigender): Është një lloj identiteti gjinor që rrjedh nga estetika.Afekt-gjini (Affectugender): Kjo bazohet në luhatjet ose ndryshimet e humorit të personit.Fluks-agjinor (Agenderflux): Një person me këtë identitet gjinor është kryesisht agjinor me ndryshime të shkurtra të përkatësisë ndaj llojeve të tjera gjinore.Alexi-gjini (Alexigender): Personi ka një identitet gjinor fluid midis më shumë se një lloji gjinie, megjithëse nuk mund t’i emërtojë gjinitë në të cilat ndihet fluid.Gjini Alius (Aliusgender): Ky identitet gjinor dallohet nga konstruktet ekzistuese shoqërore të gjinisë. Do të thotë të kesh një identitet të fortë specifik gjinor që nuk është as mashkullor dhe as femëror.Gjini ndjenjash (Amaregender): Të kesh një identitet gjinor që ndryshon në varësi të personit me të cilin je i lidhur emocionalisht.Gjini e dyfishtë (Ambigjinor): Të kesh dy identitete specifike gjinore njëkohësisht pa ndonjë rrjedhshmëri ose luhatje.Ambonec: Personi e identifikon veten si burrë dhe si grua, por megjithatë nuk i përket asnjërit.Gjini për miq (Amicagender): Një identitet gjinor fluid ku një person ndryshon gjininë e tij në varësi të miqve që ka.Androgjina: Një person ndjen një kombinim të gjinive femërore dhe mashkullore.Anesigender: Personi ndihet i afërt me një lloj specifik gjinie, pavarësisht se ndihet më rehat duke e identifikuar veten ngushtë me një gjini tjetër.Gjni gjenitale (Angenital): Personi dëshiron të jetë pa asnjë karakteristikë parësore seksuale, megjithëse nuk e identifikon veten si pa gjini.Anogineri: Identiteti gjinor zbehet dhe zhduket në intensitet, por gjithmonë kthehet në të njëjtën ndjenjë gjinore.Anonim gjinor: Personi ka një identitet gjinor, por nuk e etiketon atë ose do të preferonte të mos kishte një përcaktim.Antegjinori: Një gjini që mund të jetë çdo gjë, përveçse pa formë dhe pa lëvizje.Ankth-gjini (Anksigender): Ky identitet gjinor ka ankthin si karakteristikë të tij të spikatur.Gjini apatike (Apagender): Personi ka apati ose mungesë ndjenjash ndaj identitetit të tij gjinor.Apconsugender: Do të thotë të dish cilat nuk janë karakteristikat e gjinisë, por të mos dish cilat janë karakteristikat e saj. Kështu, një person i fsheh karakteristikat e tij kryesore.Astergjinori: Personi ka një identitet gjinor të ndritshëm dhe qiellor.Gjinia astrale: Të kesh një identitet gjinor që ndihet i lidhur me hapësirën.Autigerniteti: Të kesh një identitet gjinor që duket se është i lidhur ngushtë me të qenit me aftësi të veçante (autik).Autogjinia: Të kesh një përvojë gjinore që është thellësisht e lidhur dhe personale me veten.Aksigjinori: Një identitet gjinor që është midis dy ekstremeve të agjinorit dhe çdo lloji tjetër të gjinisë. Të dy gjinitë përjetohen një nga një pa asnjë mbivendosje. Të dy gjinitë përshkruhen si në skajet e kundërta të një boshti.Dy-gjini (Bigender): Të kesh dy identitete gjinore në të njëjtën kohë ose në kohë të ndryshme.Biogjini (Biogeni): Të kesh një gjini që është e lidhur ngushtë me natyrën.Gjini e mjegullit (Blurgender): Do të thotë të kesh më shumë se një identitet gjinor që mjegullohen brenda njëri-tjetrit në mënyrë që asnjë lloj i veçantë identiteti gjinor të mos jetë i qartë.Fluksi i djemve (Boyflux): Personi e identifikon veten si mashkull, por përjeton shkallë të ndryshme të identitetit mashkullor. Kjo mund të shkojë nga ndjenja e gjinisë deri te ndjenja e plotë e mashkullit.Shpërthim gjinie (Burstgender): Shpërthime të shpeshta të ndjenjave intensive kalojnë shpejt në fazën fillestare të qetësisë.Caelgender: Ky identitet gjinor ndan cilësitë ose estetikën e hapësirës së jashtme.Cassgender: Shoqërohet me ndjenjat e konsiderimit të gjinisë si të parëndësishme ose të dorës së dytë.Cassflux: Ekziston një intensitet i luhatshëm i mungesës së lidhjes me gjininë.Cavusgender: Personi ndihet i afërt me një gjini kur është në depresion dhe me një tjetër kur nuk është në depresion.Cendgender: Identiteti gjinor ndryshon nga një gjini në të kundërtën e saj.Ceterogender: Është një gjini jobinare, ku personi ka ndjenja specifike mashkullore, femërore ose neutrale.Ceterofluid: Edhe pse personi është një ceterogern, identiteti i tij vazhdon të luhatet midis gjinive të ndryshme.Cisgjinori: Të jesh i lidhur ngushtë me gjininë e caktuar në lindje gjatë gjithë jetës.Gjinia në re (Cloudgender): Gjinia e personit nuk mund të kuptohet ose të përcaktohet për shkak të çrregullimit të depersonalizimit.Bashkëgjinia (Collgender): Gjini të ndryshme janë të pranishme në të njëjtën kohë tek individi.Gjinia e Ngjyrës (Colorgender): Në këtë kategori, ngjyrat përdoren për të përshkruar gjininë, për shembull, gjinia rozë ose gjinia e zezë.Gjini e përgjithshme (Commogender): Personi e di që nuk është cisgjinor (i lidhur me gjininë që në lindje), por vazhdon të identifikohet si i tillë për një farë kohe.Gjini sipas kushteve (Condigender): Personi e ndjen gjininë e tij vetëm në rrethana specifike.Deliciagender: I lidhur me ndjenjën e të pasurit gjini të shumëfishta, por preferimit të njërës mbi tjetrën.Demifluid: Ka gjini të shumëfishta, disa janë fluide ndërsa të tjerat janë statike.Demiflux: Një kombinim i gjinive të shumëfishta me disa gjini statike, ndërsa të tjerat me intensitet të luhatshëm.Demigjinor: Individi ka tipare të pjesshme të njërës gjini dhe pjesën tjetër të gjinisë tjetër.Domgjinori: Individi ka gjini të shumëfishta, ku njëra dominon mbi të tjerat.Duragender: Të kesh më shumë se një gjini, ku njëra zgjat më shumë se të tjerat.Egogjinori: Është një lloj personal i gjinisë i identifikuar vetëm nga individi. Bazohet në përvojën e personit brenda vetes.Epikena: Shoqërohet me një ndjenjë të fortë të pamundësisë për t’u lidhur me asnjë nga dy gjinitë e gjinisë binare ose me të dyja karakteristikat e gjinisë binare.Esspigender: Individi e lidh identitetin e tij gjinor me shpirtrat.Exgjinor: Mohimi për t’u identifikuar me ndonjë gjini në spektrin gjinor.Ekzistigjinori: Identiteti gjinor i personit ekziston vetëm kur ai bën përpjekje të vetëdijshme për ta realizuar atë.Femfluid: Personi është fluid ose luhatës në lidhje me gjinitë femërore.Femgender: Një identitet gjinor jobinar që është femëror.Fluks fluid (Fluidflux): Do të thotë të jesh fluid midis dy ose më shumë gjinive me një luhatje në intensitetin e këtyre gjinive.Gemigender: Personi ka dy gjini të kundërta, megjithatë ato ndryshojnë dhe punojnë së bashku.Gjinia bosh (Genderblank): Është e lidhur ngushtë me një hapësirë bosh.Gjini e rrjedhshme (Genderflow): Identiteti gjinor është fluid midis ndjenjave të pafundme.Gjini fluide (Genderfluid): Personi nuk i përmbahet vazhdimisht një gjinie të caktuar dhe mund të ketë shumë gjini.Gjini e paqartë (Genderfuzz): Më shumë se një gjini janë të paqarta.Gjini me fluks (Genderflux): Intensiteti i gjinisë luhatet.Gjini-rezistues (Genderpuck): Personi reziston të përshtatet me normat shoqërore në lidhje me gjinitë.Gjini-turbullues (Genderqueer): Individi i turbullon kufijtë e paracaktuar të gjinisë në lidhje me binarin gjinor ose me faktin se ka vetëm një lloj gjinor.Gjini magjistare (Gender ëitched): Personi është i prirur drejt idesë së të pasurit një gjini, por nuk e di se cilën.Gjini fluks femëror (Girlflux): Individi identifikohet si femër, por me intensitete të ndryshme të identiteteve femërore.Healgender: Një identitet gjinor që i jep personit paqe, qetësi dhe pozitivitet.Gjinia pasqyrë (Mirrorgender): Ndryshimi i llojit të gjinisë së dikujt bazuar në njerëzit përreth.Gjini gjithëpërfshirëse (Omnigender): Individ që përjeton të gjitha gjinitë.Bold news -

Gjinia në gjendje civile hap debat! PD: Dy gjini që në lindje, e pandryshueshme! PS kundër: S’ka kufizim ligjor
mbledhja në Komisionin e Shëndetësisë
TIRANË- 35 deputetë të Partisë Demokratike kanë dorëzuar një amendament në Kuvendin e Shqipërisë, ku kërkojnë përcaktimin e gjinisë që në lindje, të vendosur biologjikisht e të pandryshueshëm. Nisma, kaloi sot për diskutim në Komisionin e Shëndetësisë, atje ku u shtjellua si pjesë e Ligjit 10129 për Gjendjen Civile.
Socialistët vendosën ta rrëzonin amendamentin në parim me 5 vota kundër dhe 4 pro, ku PD-së i mungoi vota e Mesila Dodës për ta miratuar nen për nen. Tashmë ky amendament do ti kalojë Kuvendit në seancë plenare për shqyrtim. Por çfarë kërkoi PD?
Amendamenti në fjalë kërkon një përcaktim të qartë të gjinisë që në lindje. Më konkretisht, në pikën 1 të nenit thuhet “Pas nenit 38/1 shtohet nen i ri 38/2 me këtë permbajtje si vijon: “Gjini biologjikisht e pandryshueshme”
Në Republikën e Shqipërisë në kuptimin e këtij ligji ka vetëm dy gjini njerzore, gjinia mashkull dhe gjinia femër dhe mbeten të pandryshueshme gjinia e percaktuar ligjerisht që me aktin e lindjes, e cila mund të jetë mashkull ose femër.
Por për këtë demokratët, të cilët thonë se janë bazuar edhe te dekreti i Trump, shtojnë edhe një përcaktim të dy gjinive “mashkull” dhe “femër”. Përcaktimet janë si më poshtë:
Në këtë kuptim gjini biologjikisht e pandryshueshme i referohet specifikisht për:a) “Grua” ose “grat®” dhe “vajza” ose “vajzat” do të nënkuptohen respektivisht të moshës madhore ose të mitur.b) “Burrë” ose “burrat” dhe “djalë” ose “djemtë” do të nënkuptohen respektivisht të moshës madhore ose të mitur.c) “Femër” nënkupton një person që i përket, që në lindje sipas karakteristikave shkencore fiziologjike dhe anatomike të njohura dhe pranuara botërisht, të seksit që prodhon qelizën e madhe riprodhuese.d) “Mashkull” nënkupton një person që i përket, që në lindje sipas karakteristikave shkencore fiziologjike dhe anatomike të njohura dhe pranuara botërisht, të seksit që prodhon gelizën e vogëlriprodhuese.
Çfarë ndodhi në Komision
Kryetari i këtij komisioni, Bardh Spahia kërkoi edhe nga deputetët e mazhorancës që ky projektligj të merret në konsideratë për rëndësinë që sjellë në plotësimin e kuadrit ligjor të brendshëm për të ofruar garanci shtesë në mbrojtjen e familjes, dinjitetin njerëzor dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.
Mes socialistëve u hodh propozimi që të mos ketë kufizim ligjor vetëm në “burrë” dhe “grua” pasi përjashton qytetarë që nuk identifikohen me këto kategori, si personat interseks, jo-binarë apo transgjinorë.
“Një shtet që njeh më shumë se dy kategori gjinore është më gjithëpërfshirës, më i drejtë dhe më në përputhje me parimet e barazisë dhe dinjitetit njerëzor. Shumë vende kanë bërë hapa përpara në këtë drejtim, kanë futur opsionin X ose jo binar në dokumente zyrtare”, u shpreh Enriketa Jaho, deputete e PS.
Deputeti i PD, Tritan Shehu tha se gjinia është një kategori biologjike e përcaktuar shkencërisht dhe nuk duhet të ngatërrohet me orientimin seksual. Duke iu referuar pyetjeve të Shalsit, (përfshi interseksin) Shehu tha se, “deformimet nga norma” duhen trajtuar nga shkenca mjekësore, por nuk mund të përmbysin, në interpretimin e tij, kolonat e sotme të shoqërisë.
“Unë jam mjek dhe në lindje themi mashkull apo femër. Ka edhe deformime nga norma absolutisht që ka, shohim fëmijë dy bashkë, ashtu si një fëmijë mund të lindë edhe pa organe gjenitale, këto janë probleme të deformimit nga norma dhe këta duhen trajtuar rehabilituar për një jetë sa më normale, por pa dëmtuar kolonat e shoqërisë njerëzore. Thelbi i shoqërisë njerëzore nuk varet nga raste të veçanta. Interseksi është pak e shumë ajo që thashë më siper. Norma është burrë dhe grua. Nëse në certifikatat tona nuk përcaktohet qartë gjinia në momentin e lindjes, nëse ajo bëhet e ndryshueshme sipas perceptimit personal, atëherë bie themeli i identitetit ligjor. Nuk mund të ketë administratë të besueshme me identitete të paqarta”,-tha Tritan Shehu.
“Që të flasim për gjëra që nuk ekzistojnë është absurde të flas kështu që zana mund të jetë zani është absurde. Këto kanë shkuar në shkollat shqiptare. Kjo është po e njëjta, hapja e rrugës të pikërisht këtij problemi dhe propozimi që kemi bërë ne, sanksionimi i kësaj çështjeje ndalon këto”, tha Klevis Balliu.
Ndërkohë një tjetër debat në Kuvend po zhbillohet edhe për draftin për barazinë gjinore, ku Partia Socialiste ka tërhequr termin “gjithëpërfshirëse” që linte hapësirë për identitete të tjera gjinore përveç burrit dhe gruas. Terma si ‘gjithërfshirëse, përkatësi gjinore, diversitet gjinor’, u fshinë nga projektligji me propozim të PS-së në mbledhjen e Konisionit të Ekonomisë mbajtur më 21 tetor.Këto terma ishin të përfshirë më herët në draftin fillestar të propozuar për konsultim publik të propozuar nga Ministria e Shëndetësisë. Drafti u kundërshtua nga komunitetet fetare dhe opozita që prej hedhjes së tij për konsultim publik, të cilit akuzonin se projektligji cenon familjen. Projektligji është depozituar në Kuvend dhe tashmë, bashkë me ndryshimet e socialistëve, do të diskutohet në komisione parlamentare./ZËRI
-

‘Gjinia’ hap debat! PD: Ekzistojnë dy, që në lindje! PS kundër: Jo më vetëm “burrë” dhe “grua”
mbledhja në Komisionin e Shëndetësisë
TIRANË-Opozita dhe mazhoranca duket se nuk e kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët në lidhje me projektligjet e hedhura në diskutim. Konkretisht, Partia Demokratike kërkon të mos lejohet ndryshimi i gjinisë, ndërsa socialistët e konsiderojnë absurd. Sipas PS ligji aktual nuk njeh gjini të ndryshuar, vetëm atë që në lindje femër ose mashkull dhe duhet ndryshuar
“Në Republikën e Shqipërisë ekzistojnë vetëm dy gjini njerëzore, mashkull dhe femër, të cilat janë biologjikisht të pandryshueshme që nga momenti i lindjes”, shkruhet në amendamentin e kërkuar, por në komisionin e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale socialistët votuan kundër dhe drafti i firmosur nga 34 deputetë të PD nuk kaloi as në parim.
Kryetari i këtij komisioni, Bardh Spahia kërkoi edhe nga deputetët e mazhorancës që ky projektligj të merret në konsideratë për rëndësinë që sjellë në plotësimin e kuadrit ligjor të brendshëm për të ofruar garanci shtesë në mbrojtjen e familjes, dinjitetin njerëzor dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.
Mes socialistëve u hodh propozimi që të mos ketë kufizim ligjor vetëm në “burrë” dhe “grua” pasi përjashton qytetarë që nuk identifikohen me këto kategori, si personat interseks, jo-binarë apo transgjinorë.
“Një shtet që njeh më shumë se dy kategori gjinore është më gjithëpërfshirës, më i drejtë dhe më në përputhje me parimet e barazisë dhe dinjitetit njerëzor. Shumë vende kanë bërë hapa përpara në këtë drejtim, kanë futur opsionin X ose jo binar në dokumente zyrtare”, u shpreh Enriketa Jaho, deputete e PS.
Deputeti i PD, Tritan Shehu tha se gjinia është një kategori biologjike e përcaktuar shkencërisht dhe nuk duhet të ngatërrohet me orientimin seksual. Duke iu referuar pyetjeve të Shalsit, (përfshi interseksin) Shehu tha se, “deformimet nga norma” duhen trajtuar nga shkenca mjekësore, por nuk mund të përmbysin, në interpretimin e tij, kolonat e sotme të shoqërisë.
“Unë jam mjek dhe në lindje themi mashkull apo femër. Ka edhe deformime nga norma absolutisht që ka, shohim fëmijë dy bashkë, ashtu si një fëmijë mund të lindë edhe pa organe gjenitale, këto janë probleme të deformimit nga norma dhe këta duhen trajtuar rehabilituar për një jetë sa më normale, por pa dëmtuar kolonat e shoqërisë njerëzore. Thelbi i shoqërisë njerëzore nuk varet nga raste të veçanta. Interseksi është pak e shumë ajo që thashë më siper. Norma është burrë dhe grua. Nëse në certifikatat tona nuk përcaktohet qartë gjinia në momentin e lindjes, nëse ajo bëhet e ndryshueshme sipas perceptimit personal, atëherë bie themeli i identitetit ligjor. Nuk mund të ketë administratë të besueshme me identitete të paqarta”,-tha Tritan Shehu,
“Që të flasim për gjëra që nuk ekzistojnë është absurde të flas kështu që zana mund të jetë zani është absurde. Këto kanë shkuar në shkollat shqiptare. Kjo është po e njëjta, hapja e rrugës të pikërisht këtij problemi dhe propozimi që kemi bërë ne, sanksionimi i kësaj çështjeje ndalon këto”, tha Klevis Balliu.
Në lidhje me gjininë, në projektligjin e ri është përfshirë termi “gjithëpërfshirëse”, duke nënkuptuar se kushdo mund të deklarojë gjininë që dëshiron. Në hyrje të projektligjit në fjalë thuhet se synohet të garantohet, mbrohet dhe promovohet arritja e barazisë gjinore si vlerë themelore e zhvillimit demokratik të shoqërisë. Projektligji i ri do të diskutohet fillimisht në komisionet parlamentare dhe me grupet e interesit dhe më pas pritet të miratohet në seancë plenare./ZËRI -
Shqipëria vetëm me “burrë dhe grua”! ‘Ekonomia’ miraton projektligjin, hiqet gjinia gjithëpërfshirëse
Komisioni i Ekonomisë
TIRANË- Shqipëria vetëm me dy gjini, burrë dhe grua. Komisioni i Ekonomisë miratoi me ndryshime projektligjin “Për Barazinë Gjinore”. Terma si ‘gjithërfshirëse, përkatësi gjinore, diversitet gjinor’, u fshinë nga projektligji me propozim të PS-së. Këto terma shkaktuan debat të gjera, teksa gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë, opozita ngriti shqetësimin e përdorimit të nocionit ‘përkatësi e shumëfishtë’. Sipas deputetit Bujar Leskaj, ky term krijon konfuzion dhe ngatërrohet gjinia me orientimin seksual.
“A nuk mendoni, a nuk mendoni që me këtë term gjinia e përkatësia e shumëfishtë, ju godisni konceptin jetik të shoqërisë njerëzore të dy gjinive, mashkull dhe femër, për të përfshirë dhe identitete të tjera. Krijohet një konfuzion dhe duket sikur ngatërrohet qëllimshëm gjinia me orientimin seksual, duke u futur kështu në disa koncepte që në fakt godasin themelet gjinore të shoqërisë dhe veçmas godasin shoqërinë tradicionale shqiptare”, tha deputeti i PD-së Bujar Leskaj.
Shqetësimeve të opozitës, iu përgjigj zëvendësministrja e shëndetësisë Denada Seferi, e cila shpjegoi se ky ligj nuk përcakton gjini, por lidhet vetëm me mosdiskriminimin. Sipas Seferit, ligji garnaton trajtimin e barabartë të burrave dhe grave në shoqëri.
“Ky ligj për barazinë gjinore nuk përcakton gjini. Për sa i përket përkatësisë së shumëfishtë mund ta shpjegojmë më thjeshtë me konceptin e një gruaje e cila jeton në zonat rurale, e cila është një grua rome, e cila është një grua me aftësi të kufizuara dhe ka problemet e saja ekonomike. Pra kjo është përkatësia e shumëfishtë, kjo është gjithëpërfshirja dhe ky është kuptim i gjithëpërfshirës i një gruaje e cila ka disa në diversitetin e saj ka këto problematika dhe këto problematika janë të shumfishta dhe të mbivendosura me njëra-tjetrën”, tha zëvendësministrja Seferi.Projektligji i ri për “Barazinë Gjinore” i dorëzuar në shtator në parlament, ndryshonte ndjeshëm nga drafti fillestar, duke zëvendësuar konceptin tradicional ‘burrë-grua’ me një përkufizim gjithëpërfshirës të gjinisë. Drafti i fillestar u kundërshtua nga shoqëria civile, nga opozita, por mbi të gjitha komunitetet fetare, të cilit akuzonin se ky draft cenonte konceptin e familjes.
-

Manastirliu në garë për Tiranën/ Kristaq Kume: Ja kush do e marrë mandatin e saj
Tema “pikante” e ditës së sotme nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ishte fakti se Tirana do të futet në zgjedhje të pjesshme këtë sezon, e kjo për shkak se Erion Veliajt ndodhet në ambientet e paraburgimit pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme.
Rama, përgjatë fjalimit të tij në Asamble, propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë Tiranë. Ky propozim, ishte dukshëm i papritur për Manastirliun, ashtu sikurse nuk dihej me saktësi fati i kryeqytetit nëse do të përfshihej në zgjedhje të parakohshme apo jo.
Por çfarë ndodh me mandatin e deputetës së Manastirliut? Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ishte i ftuar në rubrikën “Përballë Lajmit”, në Klan News, nga ku dhe analizoi aspektin ligjor për mandatin e Manastirliut.
Kume u shpreh se bazuar në Kodin Zgjedhor, i takon që mandati të merret nga një kandidat me gjininë më pak të përfaqësuar. Marrë parasysh nga situate se janë dhjetë gra e nëntë burra, i takon këtyre të fundit të kenë një deputet. Kështu, Kume shprehet se i takon Xhemal Qefalia.
“Kodi Zgjedhor, për këtë çështje, i referohet më pak gjinisë të përfaqësuar. Gjinia më pak e përfaqësuar tek ne është gjinia femërore. Në rastin konkret, jemi në një situatë, jo kaq të thjeshtë e të qartë. Pse? Kemi gjithsej aktualisht dhjetë deputete, pra dhjetë gra, e nëntë burra. Jep dorëheqjen një grua. Me këtë situatë që kemi ne sot, gjinia më pak e përfaqësuar janë burrat. Kanë një më pak, janë më pak të përfaqësuar. Që do të thotë, po qe se do të lexojmë gërmë për gërmë atë që thotë dispozita e cila trajton problemin e krimit të vakancave, që është ndryshe nga ajo që kemi diskutuar këtu si duhet vepruar për lista të hapura, për lista të mbyllura, nëse marrim rastin e kandidates së Durrësit të PD-së, në ato dispozita flitet për gjininë më pak të përfaqësuar. Aktualisht, gjinia më pak e përfaqësuar janë burrat. Pra, që do të thotë se do ta marrë kush është i pari në listën e zëvendësuesve, e atyre që presin në radhë. E i pari kush është? Është një burrë. S’ka pse ta heqim dhe të themi jo ti, se për hir të përfaqësimit gjinor duhet të vëmë një grua. Apo jo? Një nga mënyrat e të arsyetuarit. Pra, e merr i pari. I pari është një burrë, zoti Qefalia mos të gaboj”, tha Kume.
Ish-kreu i KQZ-së, dha dhe një skenar të dytë për përzgjedhjen e një përfaqësuesi ligjor në vend të Manastirliut. Sipas Kumes, mund të ndodhë që ta marrë një grua, në këtë rast Blerina Gjylameti, bazuar në interpretimin e përfaqësisë më të ulët të grave në numër të përgjithshëm në Parlament.
“Në një skenar tjetër pastaj, për hir të sjelljes në përgjithësi ndaj këtij momenti, që s’është gjinia më pak e përfaqësuar, në të përgjithshmen, mund të interpretohet e të thotë lë ta marri, një grua e lëshon, një grua le ta marri. I bie ta marri Gjylameti”, tha ai.
Por kujt i mbetet në dorë ky interpretim? Kume sqaron se e gjitha mbetet në dorë të Ilirjan Celibashit, kreut të KQZ-së. Për Kumen, Celibashi do të zgjedhë Qefalian, por sipas tij mund të ndodhë që Gjylameti të kërkojë mandatin bazuar mbi faktin se gratë nuk përbëjnë as 30% të Kuvendit.
“Nuk është kaq e lehtë. Këtë intepretim do ta bëjë zoti Celibashi. Për mua, zoti Celibashi ka për t’ja dhënë Qefalisë, sepse thotë jemi në këto kushte. Pas kësaj, mundet që të dalë Gjylameti të thotë mund të interpretohet edhe kjo gjë tjetër që nga 140 deputetë, janë kaq gra e kaq burra, as 30% nuk janë gra… dhe të mund të… Por, për mua leximi i ftohtë, pa emocion, do ishte zoti Qefalia”, u shpreh Kume.
Risjellim në vëmendje se kryeministri, Edi Rama, përmes fjalisë “Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës”, propozoi emrin e socialistes për kandidaturën e Bashkisë Tiranë.
“Qytetarët e Tiranës nuk mund të presin më as shtatë ditë të tjera pa ditur se çfarë do të bëhet me Bashkinë e Tiranës. E çmoj nga afërsia e punës me të, ose nga distanca, por gjithnjë në respekt me integritetin në kryerjen e çdo detyre, dhe mbi të gjitha për shërbimin e veçantë ndaj publikut, kujdesin nga bashkëpunëtorët dhe për vëmendjen ndaj çdo njeriu në Shqipëri që e ka lidhur detyra, që Ogerta Manastirliu është njeriu që i duhet sot Tiranës”, tha Rama më tej.
Kështu, pasi Rama propozoi Manastirliun, ai kërkoi nga Këshilli Bashkiak nisjen e procedurave për shkarkimin e kryetarit aktual, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg prej shkurtit të këtij viti.
Kujtojmë se përveç Tiranës, në zgjedhje do të shkojë edhe Vlora pas dorëheqjes së djeshme të Dredhës, Cërriku pas zgjedhjes së Ramës për ta bërë ministër Bujqësie kryebashkiakun e tij, si dhe Berati, Mati dhe Tepelena. -

Kush do ta marrë mandatin e Manastirliut? Kume zbulon prapaskenat: Në garë është edhe…
Tema “pikante” e ditës së sotme nga Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, ishte fakti se Tirana do të futet në zgjedhje të pjesshme këtë sezon, e kjo për shkak se Erion Veliajt ndodhet në ambientet e paraburgimit pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme.
Rama, përgjatë fjalimit të tij në Asamble, propozoi Ogerta Manastirliun si kandidate e Partisë Socialiste për kryetare të Bashkisë Tiranë. Ky propozim, ishte dukshëm i papritur për Manastirliun, ashtu sikurse nuk dihej me saktësi fati i kryeqytetit nëse do të përfshihej në zgjedhje të parakohshme apo jo.
Por çfarë ndodh me mandatin e deputetës së Manastirliut? Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, ishte i ftuar në rubrikën “Përballë Lajmit”, në Klan Neës, nga ku dhe analizoi aspektin ligjor për mandatin e Manastirliut.
Kume u shpreh se bazuar në Kodin Zgjedhor, i takon që mandati të merret nga një kandidat me gjininë më pak të përfaqësuar. Marrë parasysh nga situate se janë dhjetë gra e nëntë burra, i takon këtyre të fundit të kenë një deputet. Kështu, Kume shprehet se i takon Xhemal Qefalia.
“Kodi Zgjedhor, për këtë çështje, i referohet më pak gjinisë të përfaqësuar. Gjinia më pak e përfaqësuar tek ne është gjinia femërore. Në rastin konkret, jemi në një situatë, jo kaq të thjeshtë e të qartë. Pse? Kemi gjithsej aktualisht dhjetë deputete, pra dhjetë gra, e nëntë burra. Jep dorëheqjen një grua. Me këtë situatë që kemi ne sot, gjinia më pak e përfaqësuar janë burrat. Kanë një më pak, janë më pak të përfaqësuar. Që do të thotë, po qe se do të lexojmë gërmë për gërmë atë që thotë dispozita e cila trajton problemin e krimit të vakancave, që është ndryshe nga ajo që kemi diskutuar këtu si duhet vepruar për lista të hapura, për lista të mbyllura, nëse marrim rastin e kandidates së Durrësit të PD-së, në ato dispozita flitet për gjininë më pak të përfaqësuar. Aktualisht, gjinia më pak e përfaqësuar janë burrat. Pra, që do të thotë se do ta marrë kush është i pari në listën e zëvendësuesve, e atyre që presin në radhë. E i pari kush është? Është një burrë. S’ka pse ta heqim dhe të themi jo ti, se për hir të përfaqësimit gjinor duhet të vëmë një grua. Apo jo? Një nga mënyrat e të arsyetuarit. Pra, e merr i pari. I pari është një burrë, zoti Qefalia mos të gaboj”, tha Kume.
Ish-kreu i KQZ-së, dha dhe një skenar të dytë për përzgjedhjen e një përfaqësuesi ligjor në vend të Manastirliut. Sipas Kumes, mund të ndodhë që ta marrë një grua, në këtë rast Blerina Gjylameti, bazuar në interpretimin e përfaqësisë më të ulët të grave në numër të përgjithshëm në Parlament.
“Në një skenar tjetër pastaj, për hir të sjelljes në përgjithësi ndaj këtij momenti, që sështë gjinia më pak e përfaqësuar, në të përgjithshmen, mund të interpretohet e të thotë lë ta marri, një grua e lëshon, një grua le ta marri. I bie ta marri Gjylameti”, tha ai.
Por kujt i mbetet në dorë ky interpretim? Kume sqaron se e gjitha mbetet në dorë të Ilirjan Celibashit, kreut të KQZ-së. Për Kumen, Celibashi do të zgjedhë Qefalian, por sipas tij mund të ndodhë që Gjylameti të kërkojë mandatin bazuar mbi faktin se gratë nuk përbëjnë as 30% të Kuvendit.
“Nuk është kaq e lehtë. Këtë intepretim do ta bëjë zoti Celibashi. Për mua, zoti Celibashi ka për t’ja dhënë Qefalisë, sepse thotë jemi në këto kushte. Pas kësaj, mundet që të dalë Gjylameti të thotë mund të interpretohet edhe kjo gjë tjetër që nga 140 deputetë, janë kaq gra e kaq burra, as 30% nuk janë gra… dhe të mund të… Por, për mua leximi i ftohtë, pa emocion, do ishte zoti Qefalia”, u shpreh Kume.
Kujtojmë se përveç Tiranës, në zgjedhje do të shkojë edhe Vlora pas dorëheqjes së djeshme të Dredhës, Cërriku pas zgjedhjes së Ramës për ta bërë ministër Bujqësie kryebashkiakun e tij, si dhe Berati, Mati dhe Tepelena.