Tag: gjinar

  • Magjia e festave zbarkon në Gjinar, më 13 dhjetor mbahet “Gjinar Village Market”

    Magjia e festave zbarkon në Gjinar, më 13 dhjetor mbahet “Gjinar Village Market”

    Të shtunën, më 13 dhjetor, Gjinari do të shndërrohet në një destinacion përrallor dimëror. Nën sloganin “Gjithçka që ju duhet, në një vend”, eventi “Gjinar Village Market” premton të bëjë bashkë natyrën, traditën, muzikën e mirë dhe atmosferën e ngrohtë të fundvitit.
    Ky organizim masiv vjen nga Bashkia e Elbasanit në kuadër të festave të fundvitit për t’i dhënë gjallëri, jo vetëm qytetit, por edhe zonave turistike.

    Një bashkëpunim i shkëlqyer gjithashtu me Teatrin “Skampa”, Qendrën Kulturore të Fëmijëve dhe Këshillin Rinor, të cilët janë angazhuar maksimalisht për t’i dhënë jetë kësaj feste, premton një ditë fantastike.

    Një agjendë e pasur për të gjitha moshat.

    Dita do të nisë në orën 10:00 me një performancë festive nga Banda e Qytetit, për t’u pasuar nga diskutime të rëndësishme mbi potencialin e turizmit malor. Një moment I veçantë do të jetë dekorimi i fshatit, ku banorët dhe vizitorët do të bashkohen për të zbukuruar ambientin me elemente natyrore.
    Për fëmijët dhe familjet, organizatorët kanë menduar gjithçka. “Tavolina e Workshopeve” do të jetë zona kreative ku do të krijohen kartolina dëshirash dhe kurora festive. Atmosfera do të gjallërohet më tej në orën 12:00 me animatorë, “Face Painting”, Babagjyshin dhe Elfët, si dhe me performancën emocionuese të Korit të Fëmijëve, zërat e të cilëve do të sjellin gëzimin e festave.
    Muzikë rreth zjarrit dhe të ftuar specialë.
    Kulmi i eventit pritet të jetë “Camp Fire Session” në orën 13:00. Rreth zjarrit bubulak, vizitorët do të shijojnë muzikë live në një atmosferë reflektuese. Skena do të ndizet nga performancat e artistëve Franceska Kasa dhe Noel Hoxholli, ndërsa e ftuara speciale që do të dhurojë emocione të forta për të pranishmit këngëtarja e mirënjohur, Eneda Tarifa.
    Bizneset lokale dhe aventura.
    Festa nuk do të ishte e plotë pa shijen e produkteve lokale. Pjesë e “Village Market” janë emra të njohur të biznesit si “Tona” me produktet e tyre cilësore dhe “Furrë Buke Pastiçeri Baku”, uji “Bukaniku”, Kantina Ilir, të cilët do të kujdesen për ushqimin tradicional.
    Për ata që kërkojnë më shumë adrenalinë, “Ferma e Kuajve Santo” ofron shëtitje me kuaj në natyrën e mrekullueshme të Gjinarit, ndërkohë që nuk do të mungojnë as mjetet off-road dhe motorët për ture panoramike.
    Ejani të shtunën në Gjinar për të zbuluar aventurën dhe për të festuar së bashku në “Gjinar Village Market”!

     

  • Bora e parë në majën e Bukanikut, në Gjinar

    Bora e parë në majën e Bukanikut, në Gjinar

    Kronikë E Hënë, 24 Nëntor 2025 10:43
    Bora e parë ka zbardhur majën e Bukanikut në Gjinar, duke sjellë një pamje magjike dimri mbi kurorat e pishave dhe peizazhin malor që rrethon këtë zonë të dashur turistike të Bashkisë Elbasan.Pas ditëve me ulje temperaturash, reshjet e para të dëborës kanë mbuluar Bukanikun me një shtresë të bardhë, duke e kthyer Ginarin në një destinacion edhe më tërheqës për vizitorët që duan natyrë, ajër të pastër dhe qetësi larg zhurmës urbane.Kontrasti mes gjelbërimit të pyjeve dhe të bardhës së borës ka krijuar pamje piktoreske, që tashmë po ndahen edhe në rrjetet sociale nga banorët e zonës dhe vizitorët e apasionuar pas ecjeve në mal dhe fotografisë.Për të garantuar lëvizshmërinë dhe sigurinë e qytetarëve, Bashkia Elbasan ka marrë masat e nevojshme në terren, duke vendosur borëpastrues në rrugët që të çojnë drejt Gjinarit. Deri në këto momente, qarkullimi vijon normalisht dhe rruga është e kalueshme, ndërsa ekipet janë në gatishmëri për çdo situatë që mund të paraqitet.Gjinar, i njohur për pyjet me pisha, shtigjet malore dhe klimën e freskët, me ardhjen e borës së parë hyn gradualisht në atmosferën e dimrit, duke paralajmëruar një sezon të ri, ku peizazhi natyror do të vazhdojë të tërheqë familje, turistë dhe të rinj në kërkim të eksperiencave në natyrë.Bashkia Elbasan inkurajon vizitorët që duan të shijojnë borën dhe peizazhet e Bukanikut të tregojnë kujdes në lëvizje, të respektojnë natyrën dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit, në mënyrë që Gjinarin ta gjejnë dhe ta lënë po aq të pastër e të bukur sa e gjejnë.

  • Buxhetimi me pjesëmarrje në Gjinar, kryebashkiaku Llatja prezanton projekte të reja për zonën e Shpatit

    Buxhetimi me pjesëmarrje në Gjinar, kryebashkiaku Llatja prezanton projekte të reja për zonën e Shpatit

    Procesi i buxhetimit me pjesëmarrje ka nisur këtë vit nga zona turistike e Gjinarit, aty ku janë kryer një sërë investimesh të dukshme, jo vetëm për zhvillimin turistik, por mbi të gjitha për rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e zonës.
    E njohur si një nga perlat e turizmit në Elbasan, Gjinari është parë si përparësi gjatë këtij viti si nga investimet e qeverisë shqiptare ashtu edhe nga vetë Bashkia Elbasan.

    Shumë të pranishëm kanë marrë pjesë në këtë takim të Buxhetimit me Pjesëmarrje, ku kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka qenë i shoqëruar nga deputetja e zonës së Shpatit, Evis Kushi, kryetari i Këshillit Bashkiak, Lutfi Lala, si edhe ai i njësisë administrative të Gjinarit.

    Në fjalën e tij, kryebashkiaku Gledian Llatja theksoi rëndësinë që ka zona e Shpatit për zhvillimin ekonomik dhe turistik të Elbasanit:

    “Ne jemi mbledhur këtu për të diskutuar dhe për të marrë vendime për të ardhmen.Zona e Shpatit meriton shumë sepse është një zonë me traditë, me kulturë, një zonë e cila ka një potencial ekonomik, por edhe njerëzor.Kërkesa kryesore dikur këtu në Gjinar ishte qendra, sheshi kryesor ku edhe jemi sot, pasi i jep potencial të gjithë zones, jo vetëm Gjinarit, por edhe Lleshanit, Shelcanit, fshatrave të tjerë dhe Bukanikut, që është një nga malet tona më të bukura dhe krenaria e zonës sonë të Elbasanit.”
    Llatja shtoi se investimet në Gjinar kanë qenë të shumta dhe me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e zonës:
    “Kemi bërë shumë investime në Gjinar, sistemime rrugësh, lidhje të energjisë elektrike, ujësjellësin, si edhe sheshin që ka qenë një investim i madh.Ne kemi investuar në Gjinar sepse duam ta bëjmë atë një destinacion turistik dhe të krenohemi të gjithë me bukurinë, traditën, kulinarinë dhe mikpritjen që e karakterizon,”, u shpreh Llatja.
    Ai nënvizoi gjithashtu se përveç investimeve të realizuara, Bashkia Elbasan po punon për projekte të reja që do të lehtësojnë qarkullimin dhe do të shtojnë mundësitë për zhvillim turistik.
    “Do të vazhdojmë të bëjmë edhe më shumë. Kemi projekte për Gjinarin, po ecim drejt konkretizimit të një rruge të re nga Shushica për të ardhur në Lleshan nga pjesa e mbrapme, një projekt që kërkon investim, por që do të bëjë një rrugë më të shkurtër dhe do t’i japë Gjinarit një potencial të ri, pa lënë pas dore rrugën e vjetër dhe kërkesën tonë të vazhdueshme për mirëmbajtjen e saj,”, theksoi Llatja.
    Deputetja Evis Kushi vuri theksin tek investimet e kryera dhe tek interesi në rritje që ka treguar vetë kryetari i bashkisë për këtë zone.
    “Zona e Gjinarit ka pasur një vëmendje të veçantë nga Bashkia Elbasan dhe nga kryetari Llatja personalisht. Por ne do të vazhdojmë të bëjmë akoma edhe më shumë për ju.Buxhetimi me pjesëmarrje është një mundësi shumë e mirë që jo vetëm banorët të japin mendimet e tyre, por të jenë edhe pjesë e vendimmarrjes për investimet në zonën e tyre,”, u shpreh Kushi.
    Gjatë këtij viti, paketa e maleve ka përfshirë edhe Gjinarin, si një zonë me potencial të madh turistik, ku janë kryer një sërë investimesh si hapja e muzeut, info point-it, etj. Kjo paketë ka si qëllim zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.
    Në përfundim të takimit, banorët shprehën kërkesat e tyre dhe u votua për prioritetet e investimeve, të cilat do të kalojnë më pas në buxhetin e vitit 2026, ku zërat e tyre dhe këto prioritete do të vihen në zbatim nga Bashkia Elbasan. LK

  • Ishte rrëzuar në kanion, gjendet i vdekur 56-vjeçari në Elbasan

    Ishte rrëzuar në kanion, gjendet i vdekur 56-vjeçari në Elbasan

    Është gjetur pa shenja jete në orët e vona të mbrëmjes së djeshme 56-vjeçarit Pëllumb Toçi, nga fshati Pashtresh, i njësisë administrative Gjinar në Elbasan.
    Sipas familjarëve, të cilët bënë denoncimin në Polici, ai kishte dalë mëngjesin e djeshëm për të kërkuar qenin që i ruante bagëtitë, pasi i kishte humbur në mal, por nuk u kthye më.
    Autoritetet policore raportojnë se ai dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në kanionin e quajtur “Shkëmbi i Vashës”, në Gjinar, duke humbur jetën. Trupi i tij është nxjerrë nga ujërat e kanionit, nga polumbarët e RENEA-s.
    Policia thotë se një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

  • Doli të kërkonte qenin, 54-vjeçari në Gjinar rrëzohet në kanione dhe humbet jetën

    Doli të kërkonte qenin, 54-vjeçari në Gjinar rrëzohet në kanione dhe humbet jetën

    Mbrëmjen e djeshme, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, në kanionin e quajtur “Shkëmbi i Vashës”, në Gjinar, shtetasi P. T., 54 vjeç, banues në fshatin Pashtresh, i cili si pasojë humbi jetën.
    Mediat raportuan nje nate me pare se shtetasi ne fjale kishte dale ne malet prane baneses per te kerkuar qenin e tij. Qeni u gjet i gjalle nga grupet e shpetimit, teksa P.T fatkeqesisht eshte gjetur i vdekur.
    Trupi i tij u gjet dhe u nxorr nga ujërat e kanionit, nga polumbarët e Repartit Special “RENEA”. 54-vjeçari ishte larguar nga banesa e tij, mëngjesin e djeshëm. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale.
     

  • Doli të kërkonte qenin, humbet 56-vjeçari në Gjinar, dyshohet se ka rënë në kanion

    Doli të kërkonte qenin, humbet 56-vjeçari në Gjinar, dyshohet se ka rënë në kanion

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Njësinë Administrative Gjinar, Elbasan, ku një 56-vjeçar ka humbur pa gjurmë.
    I zhdukur është Pëllumb Toçi, banor i fshatit Pashtresh, i cili sipas familjarëve kishte dalë për të kërkuar qenin e tij, por nuk është kthyer më. Ata kanë njoftuar Policinë e Elbasanit, e cila ka nisur menjëherë kërkimet në terren.
    Paraprakisht dyshohet se gjatë lëvizjes në zonën me terren të vështirë, Toçi mund të ketë rënë në një kanion.