Tag: gjimshiti

  • Dëmtohet Berat Gjimshiti, alarm tek stafi i Kombëtares kuqezi

    Dëmtohet Berat Gjimshiti, alarm tek stafi i Kombëtares kuqezi

    Adriatik BALLA
    Mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi, njëherësh kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, u dëmtua në takimin që Atalanta luajti e fitoi ndaj Milanit të dielën në kuadër të Serisë A, e do të mungojë në fushë për disa javë. Kjo gjë ka shqetësuar jo vetëm skuadrën e tij italiane, por edhe stafin teknik të përfaqësueses kuqezi, i cili e sheh atë si 0ikë të fortë në mbrojtje dhe një shtyllë ku duhet bazuar loja e përfaqësueses në duelin e qershorit përballë Serbisë. Duhet thënë se një mungesë e tillë mund të ketë pasoja për formacionin, por ende nuk është zyrtare, pasi deri në zhvillimin e ndeshjes me serbët në kuadër të eliminatoreve të Botërorit ka edhe 7 javë dhe deri atëherë Gjimshiti edhe mund të jetë rikuperuar. Kjo do të mësohet në ditët në vijim pasi të bëhen ekzaminimet e nevojshme, të mësohet shkalla e dëmtimit dhe koha e mungesës. Të gjithë urojnë që Gjimshiti të rikuperohet në kohë e të jetë në qendër të mbrojtjes në duelin me serbët. Deri atëherë trajneri Silvinjo duhet të marrë masa për çdo skenar të mundshëm.
    Dëmtimi dhe mungesa për Atalantën
    Qendërmbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshiti, u lëndua të dielën mbrëma në fitoren 1:0 ndaj Milanit. Gjimshiti u detyra të largohet nga fusha në minutën e 59-të. Sajti “Calcio Atalanta”, ka raportuar të hënën se Gjimshiti ka ndrydhje në nyjën e këmbës së djathtë. Nuk përjashtohet mundësia që kapiteni i Shqipërisë, Gjimshiti, t’i mungojë Atalantës në ndeshjet e mbetura të kampionatit. Deri në fund të kampionatit italian kanë mbetur edhe pesë xhiro. Stafi mjekësor i Atalantës tashmë është duke e monitoruar gjendjen e Gjimshitit dhe në orët e ardhshme do të bëhen edhe teste shtesë për ta kuptuar më saktësisht shkallën e lëndimit. Gjimshiti është lider i mbrojtës tek Atalanta. Tek Atalanta shpresojnë që Gjimshiti të rikuperohet para fundit të edicionit. 32-vjeçari Gjimshiti në 43 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka kontribuar me dy gola dhe dy asistime. Theksojmë se sytë e stafit të Kombëtares janë në këtë moment nga Gimshiti, duke uruar që ai të rikuperohet në kohë dhe të jetë në duelin që shqiponjat kuqezi do të kenë ndaj Serbisë në qershor, në kuadër të ndeshjes së tretë në grupin K kualifikues për finalet e Kupës së Botës 2026.
    Silvinjo ndoqi Gjimshitin në stadium
    Ndërkohë që Gjimshiti ishte titullar në fushë për Atalantën, dikush special po e vëzhgonte nga shkallët e stadiumit. Kështu, faktet dhe fotot e shpërndara dëshmojnë se trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me zëvendëstrajnerin Pablo Zabaleta, ndoqën mbrëmjen e së dielës ndeshjen Milan – Atalanta, e zhvilluar në stadiumin “San Siro”. Stafi teknik i Kombëtares vëzhgoi nga afër paraqitjen e kapitenit kuqezi, Berat Gjimshiti, pjesë e formacionit të Atalantës. Siç thamë më lart, mbrojtësi shqiptar u aktivizua për 59 minuta, por u detyrua të lërë fushën për shkak të një dëmtimi. Vizitat në klubet europiane do të vijojnë, në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, me qëllim vëzhgimin dhe takimin me futbollistët e ekipit kombëtar.

  • Silvinjo ndjek kapitenin nga afër, por Gjimshiti dëmtohet në Milan-Atalanta

    Silvinjo ndjek kapitenin nga afër, por Gjimshiti dëmtohet në Milan-Atalanta

    Pas Enea Mihajt, Silvinjo ka ndjekur nga afër një tjetër lojtar të Kombëtares. Trajneri i Shqipërisë, ishte në stadiumin “San Siro” të Dielën, për ndeshjen mes Milanit dhe Atalantës.Tekniku brazilian ishte së bashku me zëvendëstrajnerin Pablo Zabaleta, për të vëzhguar nga afër paraqitjen e kapitenit kuqezi, Berat Gjimshiti, pjesë e formacionit të Atalantës.
    Mbrojtësi shqiptar u aktivizua për 59 minuta, por u detyrua të lërë fushën për shkak të një dëmtimi. Lojtari do i nënshtrohet testeve, për të kuptuar shkallën e lëndimit.Vizitat e Silvinjos në klubet europiane do të vijojnë, në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, me qëllim vëzhgimin dhe takimin me futbollistët e ekipit kombëtar./TV Klan

  • Atalanta mund Milanin në “San Siro” dhe i zbeh ëndrrën europiane, Gjimshiti largohet i dëmtuar nga fusha

    Atalanta mund Milanin në “San Siro” dhe i zbeh ëndrrën europiane, Gjimshiti largohet i dëmtuar nga fusha

    Atalanta ka marrë sot 3 pikë mjaft të rëndësishme. Zikaltrit kanë mposhtur Milanin në “San Siro” me rezultatin minimal 0-1. Ndeshja u vendos në minutën e 62-të, kur Edersoni e dërgoi topin në rrjetë pas një goditjeje me kokë. Titullar në këtë sfidë ishte edhe Berat Gjimshiti, i cili u detyrua të linte fushën në minutën e 59. Kapiteni i Kombëtares shqiptare pësoi një ndrydhje në kaviljen e këmbës së tij të djathtë.
    Ndërkohë, me këtë fitore Atalanta është ngjitur në vendin e 3-të në renditje dhe i ka zbehur ëndrrën europiane kuqezinjtë. Milani gjendet i pozicionuar në vendin e 9 me 51 pikë të grumbulluara. Kuqezinjve u nevojiten edhe të paktën 6 pikë për të siguruar pjesëmarrjen në garat e UEFA-s në sezonin e ardhshëm./Sport Ekspres/

  • Gjimshiti karikon Atalantën: Nuk bëjmë llogari, duam vetëm fitoren ndaj Milanit

    Gjimshiti karikon Atalantën: Nuk bëjmë llogari, duam vetëm fitoren ndaj Milanit

    Atalanta nuk është shuar plotësisht. Kështu thotë Berat Gjimshiti, mbrojtësi shqiptar që luan për ekipin e Gasperinit, i cili është cituar në pjesën e poshtme të faqes së parë të gazetës “L’Eco di Bergamo”. “Atalanta ka rifituar energjinë dhe besimin”, – garanton lojtari 32-vjeçar. Gjithçka nisi nga fitorja ndaj Bologna, pas një mini krize me tri humbje radhazi në kampionat.
    Fitorja 2-0 në “Gewiss Stadium” kundër skuadrës së trajnerit Italiano në javën e fundit të kampionatit nuk do t’i lejojë bergamaskët të rikthehen në garën për titullin kampion, por të paktën i mban në garë të plotë për një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League, bashkë me Juventusin, Bologna, Lazio dhe Roma, që ndodhen në pozitat e tabelës me të njëjtin synim. “Ndeshja e së dielës me Milanin nuk do të jetë vendimtare, – siguron Gjimshiti, sërish në gazetën bergamase. – Nuk bëjmë llogari, duam vetëm të fitojmë”.
    Ndërkohë, të hënën, profesori Pierpaolo Mariani operoi Sead Kolasinac në “Villa Stuart”, duke ndërhyrë për rikonstruksionin e ligamentit kryqëzor të përparmë të gjurit të majtë. Mbrojtësi i Atalantës dhe përfaqësueses së Bosnjës u dëmtua në ndeshjen kundër Bologna, kur u rrëzua i dëmtuar pas një përplasjeje në fundin e pjesës së parë dhe u detyrua të largohej nga fusha. Për shkak të natyrës së dëmtimit, ai do të humbasë pjesën e mbetur të sezonit me Atalantën.

  • “Serbia, oh mos jo prapë”! Rrëfimi i Berat Gjimshitit për Kombëtaren, i tregon të gjitha: Babai patriot më ka shtyrë te Shqipëria

    “Serbia, oh mos jo prapë”! Rrëfimi i Berat Gjimshitit për Kombëtaren, i tregon të gjitha: Babai patriot më ka shtyrë te Shqipëria

    Berat Gjimshiti është njeriu që ka rrëmbyer zemrat e shqiptarëve dhe tani edhe shiritin e kapitenit te Kombëtarja. Është njeriu që mbeti jashtë Europianit të Francës, padrejtësisht, teksa De Biazi i tha se nuk do të udhëtonte me skuadrën. Ai mund të ishte Europiani i fundit dhe i mohuar në jetë, por për fatin e mirë, Gjimshiti mori shiritin dhe e dërgoi Shqipërinë në Europianin e Gjermanisë.
    Por jo vetëm kaq, Gjimshiti është një prej lojtarëve të pakët që luajnë si titullar në nivelet më të larta dhe është po i pagabueshëm te Shqipëria, teksa këtë e dëshmoi më së miri edhe në ndeshjen me Anglinë. Gjimshiti i ka intervistat e rralla, disa kohë më parë ka dalë në emisionin Koha Shtesë dhe tani në një tjetër Podkast me Heidi Lushtakun, në Biseda Podcast. Një rrëfim i gjatë i kampionit tonë që mbi të gjitha është një njeriu shembull me përulësinë e tij që është dëshmia më e mirë se përse ky sukses që ka nuk është rastësor, por e gjen në sjelljen e Berat Gjimshitit.?“Kur ishte diskutimi për të zgjedhur mes Shqipërisë dhe Zvicrës, unë zgjodha Shqipërinë. Kur më erdhi ftesa nga Shqipëria pasi kisha luajtur me të gjitha moshat e Zvicrës, babai më shtyu drejt Shqipërisë. Është patriot, si të gjithë të tjerët. Nuk kërkova shumë kohë dhe menjëherë zgjodha Shqipërinë.
    De Biazi më thirri, erdha te Kombëtarja. Ngela jashtë Europianit, nuk ka problem, mesazhet e shumta të shqiptarëve ishin të rëndësishme për karrierën time në atë moment dhe u tregova se bënë gabim në atë rast. Gjithsesi ajo mërzitja e madhe ishte 1-2 javë dhe kaloi pastaj.
    Kur ra shorti tani me Serbinë, thashë: “Oh jo, mos prapë”. Nuk isha i kënaqur për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur në të kaluarën, por besoj dhe shpresoj se këtë herë nuk do të ndodh gjë dhe se do të merremi vetëm me një ndeshje sportive.
    Gruaja serbe? Është lindur në Zvicër, si edhe unë. Jemi takuar atje nga miqtë e përbashkët. Në fillim ishte shoqëri dhe pastaj u zhvillua në dashuri. Ishte një dashuri e ndaluar, por unë më shumë kisha merak për prindërit e mi se ne cdo gjë e bëjmë për ta. Ishte frika e madhe e familjes dhe tani tema shqiptar-serb nuk ka vend më për ne, jemi familje e madhe.
    Mendojmë vetëm për dashurinë tonë dhe familjen, ajo ka rëndësi. Familja ime nuk pranoi menjëherë, mendoi se ishte diçka kaluese dhe jo serioze, por pasi kaluan muaj dhe i thashë se ishte diçka serioze kjo lidhje, e pranuan lidhjen si është. Unë mendoj se në dashuri nuk ka vend për pengesa, i përballuam të gjitha. Ka pasur komente negative, më kanë lënduar kur isha më i ri dhe i shikoja, tani jam forcuar dhe nuk më ndikojnë shumë komentet që bëjnë njërëzit për mua dhe gruan time.
    Frika ime më e madhe? Kur të vij momenti të iki nga futbolli, është cështje psikologjike, po filloj ta stërvis veten që tani me këtë mendim. Unë e kam ende zjarrin brenda, të jetë për mua, e lë futbollin 40-vjec. Tani të shohim sesi do të më ecin dëmtimi dhe nëse do të më lejojë fiziku, por për mua, qëndroj në futboll deri në 40 vjec. Në të ardhmen dua të bëhem trajner futbolli, ky është qëllimi im, ndoshta jo menjëherë sapo të lë futbollin, por dua të bëhem trajner”, tha Gjimshiti. /Sport Ekspres/

  • Suedezët i thurin elozhe Etrit Berishës, Gjimshiti flet si bergamask te Atalanta

    Suedezët i thurin elozhe Etrit Berishës, Gjimshiti flet si bergamask te Atalanta

    Adriatik BALLA
    Dy nga lojtarët më të mirë që kanë veshur fanellën kuqezi dhe kanë qenë nga më të spikaturit dhe në kohë të ndryshme kapitenë të përfaqësueses, Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti, gëzojnë një simpati të shtuar në radhët e fansave kuqezi. Gjimshiti është aktiv dhe madje në kulmin e vet si lojtar, kurse Berisha, edhe pse është një veteran dhe i distancuar nga përfaqësuesja, po pret t’i kthehet fushës në rang klubesh, duke zgjedhur ta vazhdojë karrierën në Suedi me skuadrën e Hackenit. Duhet thënë se Berisha është tani një portier veteran dhe luan për të mbyllur karrierën me një klub elitar, kurse Gjimshiti, një nga protagonistët e fushës me Atalantën në Serie A, shihet nga mediat italiane si një bergamask, që do të thotë ndryshe si i shtëpisë te klubi zikaltër.
    Vlerësime për Berishën
    Për Etrit Berishën ka vetëm vlerësime, edhe pse ai po bën gati një vit që është pa skuadër. Cilësitë e tij pëlqehen dhe përvoja e ndihmon më shumë. Ndaj në Suedi e kanë parë si mundësi të mirë për klubin e Hackenit. Ndërkohë, drejtori sportiv i Haken e ka përshkruar Berishën si një portier të plotë që dominon ajrin. “Berisha ka një rol të rëndësishëm për të luajtur, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj. Ai ka një CV që pak portierë në Suedi mund ta krahasojnë, dhe ishte ende portieri i parë i Shqipërisë vitin e kaluar, para Kampionatit Evropian. E mirëpresim me ngrohtësi në klub”, thotë Martin Erikson.
    Gjimshiti ndihet bergamask
    Kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, po kalon një tjetër sezon spektakolar në Itali, me Atalantën, duke shpresuar ta mbyllë me sukses e me trofe. Ai është intervistuar nga “DAZN”, ku ka dhënë mendimet e tij për zhvillimet ë po përjeton skuadra, e cila dje fitoi pas shumë peripecish. “Nuk e di nëse është faza më e vështirë, nuk mendoj kështu. Jemi ende aty, nuk ishte e lehtë. Ishim afër të luftonim deri në fund për vendet e para, ne ende kemi gjithçka në duart tona për të arritur qëllimet tona. Ndoshta na ka munguar edhe pak fati, të japim gjithçka në fushë për njëri-tjetrin, është identiteti ynë dhe gjëja më e rëndësishme. I gjithë ekipi duhet të punojë së bashku si në fazën sulmuese ashtu edhe në atë të mbrojtjes, kjo është forca jonë. Ne gjithashtu duhet të sjellim më shumë topa për sulmuesit, për të krijuar veprime të rrezikshme.
    Ndoshta kjo ka munguar pak në ndeshjet e fundit”, theksoi ai. Më tej u pyet nëse ndihej bergamask, dhe Gjimshiti pranoi se tani ndihej si në shtëpi, ndaj dëshironte t’ia shpërblente klubit dhe tifozëve. “Patjetër që po, unë jam këtu për shumë vite, tani në Bergamo që është bërë paksa si një shtëpi e dytë për mua. Ndihem mirë, dashuria e njerëzve është shumë e bukur dhe jam mirënjohës për të gjitha mundësitë që kam pasur në këtë klub. Shpresoj t’i shpërblej me paraqitjet e mia, duke i bërë ata krenarë”. Kujtojmë që Gjimshiti është një nga mbrojtësit me karrierë të gjatë edhe në përfaqësuese dhe aktualisht kapiten i saj. Është praktikisht lojtari më i rëndësishëm i Kombëtares në këtë moment, falë edhe kapaciteteve të tij mbrojtëse me një përvojë tashmë të admirueshme.

  • Berat Gjimshiti bëhet baba për herë të tretë

    Berat Gjimshiti bëhet baba për herë të tretë

    Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e ka bërë të ditur lojtari i Atalantës, teksa nuk mund të ishte më i lumtur se kaq.
    Mbrojtësi shqiptar dhe partnerja e tij Alisa Jalize, sollën në jetë djalin Aron Noah Gjimshiti, i cili është edhe djali i dytë i familjes.

    “Me zemrat plot mirënjohje, mirëpresim mrekullinë tonë të vogël: Aron Noah Gjimshiti.
    Ti, vëllai dhe motra jote, jeni dhurata më e bukur që mund të kërkojmë ndonjëherë. Tani jemi të kompletuar.
    Mirë se erdhe në botë, vogolushi jonë”, shkroi Gjimshiti.