Tag: gjimshiti

  • VIDEO/ Flet në gjuhën shqiptare në faqjen zyrtare të Serie A, ambasadori i madh quhet Berat Gjimshiti 

    VIDEO/ Flet në gjuhën shqiptare në faqjen zyrtare të Serie A, ambasadori i madh quhet Berat Gjimshiti 

    Gjithmonë flasim për talente që shfaqen dhe zhduken, por shpeshherë harrojmë faktin e pakundërshtueshëm, nëse ka një lojtar te Shqipëria që ka mbajtur në gjithë vitet e fundit klasin botëror, i vetmi quhet Berat Gjimshiti 
    Në Serie A, në Champions League, Gjimshiti ka qenë ambasadori më i madh i Shqipërisë dhe i vetmi që ka konkurruar mes më të fortëve, duke luajtur çdo ndeshje si titullar. Në një rrëfim të fundit për faqjen zyrtare të Serie A, Gjimshiti shfaqet duke u rrëfyer në gjuhën shqipe për mënyrën sesi ka kapërcyer pengesa e tij në karrierë. /Sport Ekspres/ 

    La Forza del Fare | Bergamo, componenti d’eccellenza, ingranaggi d’Italia – Champions of #MadeinItaly con Berat Djimsiti? EP.15 pic.twitter.com/KgIXyd3Up1
    — Lega Serie A (@SerieA) May 20, 2025

  • Berat Gjimshiti rrëfen momentin magjik të karrierës së tij, trofeu i Ligës së Europës

    Berat Gjimshiti rrëfen momentin magjik të karrierës së tij, trofeu i Ligës së Europës

    Adriatik BALLA
    Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, dha një intervistë speciale për kanalin “Lega Serie A” për formatin “MadeinItaly”. Mbrojtësi rrëfen se gjërat kanë ndryshuar shumë me kalimin e viteve te bergamaskët dhe gjithmonë do të mbajë mend gjërat më të bukura. Ai e nis duke kom,entuar familjen. “Futbolli është një nga gjërat më të rëndësishme në jetën time, ashtu si edhe familja që krijova dhe besoj se kjo nuk është një gjë e vogël sepse familja është diçka shumë e rëndësishme për mua, është thelbi i shoqërisë. Dhe kjo më bëri të qaja, më bëri të gëzohesha dhe të ndihesha i lumtur në çdo kuptim të udhëtimit tim.
    E gjithë kjo ndodhi së bashku, por më besoni, gjithçka është e mundur në jetë sepse, kur fillova, sigurisht që nuk mendoja se do të arrija në këtë nivel”, tha ai. Më pas komenton kalimin te Atalanta. “Ndikimi fillestar ishte sigurisht shumë i vështirë sepse, të them të drejtën, nuk e kisha ndjekur shumë futbollin italian më parë. E shikoja futbollin gjerman më shpesh sepse është më afër Zvicrës dhe madje edhe në familjen time shikonim më shumë ndeshje të kampionatit gjerman.
    Por kur erdhi telefonata nga Atalanta, fillova të informohesha, i shikoja ndeshjet në TV dhe i ndiqja lojtarët e Atalantës. Ajo që më shtyu të zgjidhja Italinë në vend të Zvicrës është padyshim futbolli. Vendi juaj ka pasur gjithmonë një traditë të shkëlqyer futbolli që është shumë më e përparuar se Zvicra, si në aspektin e sistemit ashtu edhe në nivelin e zhvillimit. Ishte një zgjedhje e bërë për karrierën time, për të ndërtuar diçka të rëndësishme dhe për të pasur sukses në të ardhmen. Dhe mendoj se ishte një vendim themelor për mua”, shtoi Gjimshiti.

  • Berat Gjimshiti e siguron pjesëmarrjen në Champions, Rashica projekton largimin nga Beshiktashi

    Berat Gjimshiti e siguron pjesëmarrjen në Champions, Rashica projekton largimin nga Beshiktashi

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e Kombëtares po shkojnë drejt fundit të sezonit me objektiva të realizuara, përgjithësisht, ndërkohë që trajneri Silvinjo po ideon lojtarët që do të ftojë në grumbullim për duelin e 7 qershorit kundër Serbisë, takim që do të zhvillohet në “Arena Kombëtare” e Tiranës. Një pjesë e futbollistëve tanë regjistruan suksese me ekipet e tyre por edhe suksese në planin individual. Në Serie A italiane ku luajnë shumica e titullarëve kuqezi, Berat Gjimshiti bën diferencë. Ndërkohë, në kampionatin turk luajnë gjithashtu disa elementë cilësorë si Manaj e ndonjë tjetër që bëjnë diferencën. Po në kampionatin turk luan edhe mesfushori ofensiv i Kosovës Miilot Rashica, që bashkë me Ernest Muçin janë pjesë e Beshiktashit. Por kosovari ka shprehur me sa duket dëshirën të largohet, pasi ka marrë oferta të majme nga klube të elitës në Europë.
    Gjimshiti lider i padiskutuar i Atalantës
    Serie A po shkon drejt fundit dhe ekipet po luajnë shanset e tyre të fundit për realizimin e objektivave. Kështu, Atalanta siguroi një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm pas fitores 2:1 në shtëpi ndaj Romës, që kishte seri prej 19 ndeshjeve pa humbje në Serie A. Ndeshja Atalanta – Roma u zhillua në Bergamo, ndërsa i takoi xhiros së 36-të të elitës së futbollit Italian. Ademola Lookman në minutën e nëntë dhe Ibrahim Sulemana në minutën e 76-të shënuan golat e fitores për Atalantën. Golin e vetëm për Romën e shënoi Brajan Kristante në minutën e 32-të. Mbrojtësi i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, nuk mungoi në fitoren e madhe të Atalantas. Ishte prej më të mirëve. Atalanta zë vendin e tretë me 71 pikë. Juventusi është i katërti me 64 pikë sak a edhe Lacio, kurse Roma është në vendi ne gjashtë me 63 pikë. Katër vendet e para sigurojnë paraqitjen në Champions. Deri në fund të edicionit aktual në Serie A kanë mbetur edhe dy xhiro.
    Milot Rashica mund të largohet nga Beshiktashi
    Në Turqi, sikurse e përmendëm më lart, luan një kontigjent i rëndësishëm lojtarësh shqiptarë. Lajme interesante ka për një lojtar cilësor të Kosovës. Sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica, nuk pritet të qëndrojë te Beshiktashi për edicionin e ardhshëm në Superligën e Turqisë në futboll. Ai pritet të largohet në verë. Beshiktashi po përgatitet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër. “F5haber”, ka raportuar të martën se Rashica nuk është në planet e trajnerit Ole Gunnar Solskjaer. Mësohet se një ekip tjetër nga Turqia po këmbëngul për transferimin e Rashicës. Rashica fundjavën e kaluar realizoi gol në fitoren 4:1 të Beshiktashit ndaj Adana Demirsporit. 28-vjeçari pjesë e gjigantit turk është nga viti 2023. Ai u transferua nga Noruiç Siti për pesë milionë euro. Rashica pos Beshiktashit në elitën e futbollit turk ka luajtur edhe për Gallatasarain. Me Gallatën madje fitoi edhe titullin e kampionit në edicionin 2022/2023. Rashicës, kontrata me Beshiktashin i përfundon në vitin 2027. Në 40 ndeshjet e zhvilluara ai ka kontribuar me pesë gola dhe 12 asistime.

  • VIDEO/ I vendos fytyrën topit para portës kundër Romës, Berat Gjimshiti jep vetëm leksione futbolli 

    VIDEO/ I vendos fytyrën topit para portës kundër Romës, Berat Gjimshiti jep vetëm leksione futbolli 

    Nëse dikush kërkon të arrijë në nivelet më të larta nga futbollistët shqiptarë, shembulli është vetëm Berat Gjimshiti. Përulësia, sjellja, modestia, puna e madhe, niveli i lartë, vetbesimi në fushë, gjakftohtësia, janë kaq shumë cilësi fantastike të njeriut që nuk flet kurrë në media, por flet shumë në fushë. 
    Gjimshiti vazhdon të jetë titullar i padiskutueshëm te Atalanta dhe të mbajë nivelet më të larta. Dje, Atalanta fitoi ndaj ekipit më në formë të Italisë, Romës, 2-1 dhe siguroi përfundimisht Champions League. Në një moment në fundin e ndeshjes, Gjimshiti nuk e mendoi dy herë për t’u hedhur me fytyrë përpara topit të goditur nga lojtari i Romës, vetëm për të shpëtuar portën e tij. /Sport Ekspres/

  • U kthye nga dëmtimi dhe përfundoi menjëherë në formacionin më të mirë të javës, Gjimshiti është në formën e duhur

    U kthye nga dëmtimi dhe përfundoi menjëherë në formacionin më të mirë të javës, Gjimshiti është në formën e duhur

    Berat Gjimshiti shqetësoi jo pak opinionin sportiv në Shqipëri, me dëmtimin që pësoi një javë më parë. Por fatmirësisht lëndimi ishte i lehtë dhe kapiteni i Kombëtares iu rikthye stërvitjes brenda pak ditëve.
    Mbrojtësi i Atalantës hyri përsëri në fushë përballë Leçes, ku tregoi se vazhdon të jetë në formën e duhur. Gjimshiti është vlerësuar me notën 8 nga “Sofascore”. Një vlerësim që e ka bërë pjesë të formacionit më të mirë të javës së 34-t të Serisë A./Sport Ekspres/

  • Rei Manaj feston golin si i çmendur, Tuci rikthehet tek rrjeta pas një kohe të gjatë

    Rei Manaj feston golin si i çmendur, Tuci rikthehet tek rrjeta pas një kohe të gjatë

    Adriatik BALLA
    Lojtarët e përfaqësueses së Shqipërisë po përpiqen të mbyllin një sezon sa më cilësor për karrierën e tyre dhe një pjesë ndihen të përkushtuar për të bërë më të mirën e tyre në fushën e lojës, duke ndihmuar jo vetëm skuadrat ku aktivizohen që të pozicionohen më mirë në kampionatet e ndryshme europiane, por të risin edhe statistikat cilësore futbollistike për veten e tyre. Një pjesë luajnë titullar në top-ligat europiane, kurse të tjerë po përpiqen të gjejnë destinacionin e nevojshëm për sezonin e ri, pra kanë dalë në treg e po kërkojnë klub për objektivat e së ardhmes së tyre. Në javën që lamë pas lanë shenja pozitive Indrit Tuci në Çeki, Rei Manaj në Turqi, Jasir Asani në Korenë e Jugut, Asllani me Interin në Serie A italiane etj. Përgjithësisht, trajneri Silvinjo duket i kënaqur nga forma e kuqezinjve në kampionatet e ndryshme ku ata aktivizohen.
    Manaj feston si i çmendur golin e tij në Turqi
    Sulmuesi shqiptar, Rei Manaj, ka gjetur golin e radhës me Sivaspor në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares realizoi ndaj Antaljaspor, për të dyfishuar shifrat në shtëpi. Gol mjaft i rëndësishëm nga Manaj për skuadrën e tij. Sivaspor po lufton për mbijetesën dhe synohet fitorja ndaj një ekipi që ndodhet më lart në renditje. Manaj nuk u përmbajt gjatë festës. 28-vjeçari hoqi fanellën dhe më pas u ndëshkua me karton të verdhë nga kryesori i ndeshjes. Ky ishte goli i 11-të për sulmuesin shqiptar në elitën e futbollit turk. Duhet thënë se është sezoni i dytë radhazi që po spikat.
    Sulmuesi/ Tuci kthehet pas shumë kohësh tek goli
    Sulmuesi tjetër kuqezi, Indrit Tuci, është kthyer te goli në Çeki. Sparta Pragës e ka dërguar tek ekipi B dhe sulmuesi i Kombëtares zhbllokoi sfidën që po luhet ndaj Zlin. Tuci shfrytëzoi si duhet topin e mbetur në zonë dhe me portën bosh nuk mund të gabonte. Sulmuesi shqiptar ka kaluar një sezon mjaft të vështirë ku kanë mbizotëruar dëmtimet. Pas rikthimit në fushë, Sparta i ka dhënë hapësira vetëm në ekipin B. Dhe ky gol për Tucin vjen pas disa muajsh. Hera e fundit kur shënonte ishte në gushtin e vitit të kaluar. Te Kombëtarja debutoi në Ligën e Kombeve ku mori minuta përgjatë tetorit dhe nëntorit.
    Gjimshiti rikuperohet dhe do të jetë gati ndaj Serbisë
    Ndeshja me Serbinë në kuadër të eliminatoreve të Botërorit do të luhet në qershor dhe deri atëherë Berat Gjimshiti do të jetë rikuperuar plotësisht. Sipas mediave sportive italiane, mbrojtësi shqiptar po kthehet sërish në ditët e tij më të mira dhe me kontribute tek Atalanta. Berat Gjimshiti ia ka dalë që të rikuperohet në kohë për ndeshjen delikate që Atalanta luajti këtë javë në Serinë A. Skuadra bergamaske duhej të luante të premten ndaj Leçes, por për shkak të vdekjes së papritur të fizioterapistit të kësaj të fundit, sfida u shty për të dielën. Gjimshiti ishte në diskutim për të premten, por me dy ditë më shumë në dispozicion, ka rikuperuar plotësisht problemin në kavilje. Për Kombëtaren është shenjë e mirë që ai po e rimerr veten dhe në fund të sezonit do të jetë në formë optimale për të qenë gati për duelin me Serbinë në Tiranë në fillim të qershorit.

  • Atalanta merr frymë, Gjimshiti rikthehet për ndeshjen e rëndësishme

    Atalanta merr frymë, Gjimshiti rikthehet për ndeshjen e rëndësishme

    Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ia ka dalë që të rikuperohet në kohë për ndeshjen delikate që Atalanta luan këtë javë në Serinë A, ku po përpiqet të ruajë vendin në katërshen e parë që siguron praninë në Ligën e Kampioneve.
    Skuadra bergamaske duhej të luante të premten ndaj Leçes, por për shkak të vdekjes së papritur të fizioterapistit të kësaj të fundit, sfida u shty për të dielën. Gjimshiti ishte në diskutim për të premten, por me dy ditë më shumë në dispozicion, ka rikuperuar plotësisht problemin në kavilje.
    Si rrjedhojë, ai parashikohet të jetë i gatshëm për duelin ndaj Ylber Ramadanit, ndërsa mediat italiane e bëjnë të sigurt aktivizimin e tij nga minuta e parë, pasi Gasperini ka nevojë për një futbollist me eksperiencën e qendërmbrojtësit shqiptar për të përballuar pjesën vendimtare të sezonit.

  • Stërvitja e madhe dhe puna e një profesionist, Berat Gjimshiti i lë mbrapa dëmtimet si një…20 vjeçar 

    Stërvitja e madhe dhe puna e një profesionist, Berat Gjimshiti i lë mbrapa dëmtimet si një…20 vjeçar 

    Nëse do të flasim për lojtarin e vetëm të Shqipërisë i cili ka disa vite radhazi që luan në nivelet më të larta, duhet të ndalemi padyshim te kapiteni ynë, Berat Gjimshiti. Koha nuk flet më në favorin e tij, megjithatë do të kemi ende mundësinë për të shijuar performancat e tij pasi lojtari i Shqipërisë është në moshën 32-vjeçare. 
    Gjithmonë kemi folur për përuljen dhe mënyrën ndryshe të të menduarit dhe sjellurit të Berat Gjimshitit, që tregon qartë se përse është lojtari ynë i vetëm që mban këto nivele. Por tani duhet të prekim edhe një detaj tjetër. Pavarësisht se është në moshën 32-vjeçare dhe në kohët e fundit ka pasur disa dëmtime radhazi, sërish Gjimshiti i kalon ato sikur të ishte një 20-vjeçar. Një tjetër dëmtim pësoi në ndeshjen e fundit ndaj Milanit dhe ku mediat italiane raportuan për një mungesë dy javore, por mbrojtësi shqiptar është rikuperuar shumë shpejt dhe do të jetë në formacion për ndeshjen e radhës kundër Lecce. Kjo tregon qartësisht se stërvitja e tij është në nivelet më të larta. /Sport Ekspres/ 

  • Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, kapiteni mund të rikthehet në fundjavë pas dëmtimit

    Lajm i mirë për Kombëtaren shqiptare, kapiteni mund të rikthehet në fundjavë pas dëmtimit

    Berat Gjimshti ngjalli jo pak frikë me dëmtimin e pësuar në përballjen e fundit kundër Milanit, më 20 prill. Mbrojtësi shqiptar la fushën përpara kohe, teksa pas përfundimit të ndeshjes u bë me dije se kishte pësuar një ndrydhje të kaviljes së këmbës së djathtë.
    Por situata nuk ishte shqetësuese për kapitenin e Kombëtares shqiptare. Gjimshiti është rikthyer në stërvitje individuale në fushë dhe mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës së Atalantës. Zikaltrit do të përballen me Leçen të dielën, më 27 prill, dhe Gjimshiti pritet të jetë në urdhërat e Gasperinit që në fundjavë./Sport Ekspres/

  • Gjimshiti nuk ka dëmtim të rëndë, do të jetë gati për duelet e Kombëtares në qershor

    Gjimshiti nuk ka dëmtim të rëndë, do të jetë gati për duelet e Kombëtares në qershor

    Adriatik BALLA
    Kombëtarja do të luajë në qershor ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të këtij viti, do të përplaset me Serbinë në kuadër të grupit K për eliminatoret e Botërorit 2026. Kujtojmë që përplasjet me Serbinë janë të rralla. Në vitin 2014 fituam në tavolinë ndaj tyre 3-0, e na mundën në Elbasan 2-0 në vitin 2015, ku të dy ndeshjet ishin për eliminatoret e Europianit. Në kuadër të duelit të qershorit, trajnerit Silvinjo i duhet të ketë gati një grup lojtarësh sa më në formë dhe me cilësi të lartë, për të pretenduar të marrë maksimumin. Por një pjesë e titullarëve janë dëmtuar dhe kjo ka sjellë shqetësime. Gjithsesi, për kapitenin Berat Gjimshiti që u dëmtua ditë më parë vijnë lajme të mira.
    Kështu, Berat Gjimshiti është stërvitur në mënyrë individuale të mërkurën te skuadra e Atalantës, që po bëhet gati për duelin e së premtes ndaj Leçes. Atalanta-Leçe luhet nga ora 20:45 dhe i takon xhiros së 34-t të Serie A të Italisë. Atalanta është në pozitën e tretë me 64 pikë, shtatë më pak se Interi e Napoli që janë në dy pozitat e para. Atalanta është në ecuri prej dy fitoreve rresht, pas triumfit ndaj Bolonjës dhe Milanit. Milanin e mposhti me rezultatin 1:0 në fundjavë, ndërsa kapiteni i Shqipërisë, 32-vjeçari Gjimshiti, luajti deri në minutën e 59-të. Ai pësoi lëndim në nyjën e këmbës. “Stërvitje individuale në fushë për Berat Gjimshitin.
    Mbrojtësi i Shqipërisë e la fushën më herët në duelin ndaj Milanit për shkak të lëndimit në nyjën e këmbës. Gjendja fizike e tij do të vlerësohet të enjten, por nëse nuk ia del të luajë në atë ballafaqim, nuk rrezikon që ta humb gjithë kampionatin”, ka shkruar “Tuttomercatoweb” të mërkurën. Gjimshiti ka 43 paraqitje në edicionin aktual në të gjitha garat me Atalantan, ndërsa ka kontribuuar me dy gola e dy asistime.
    Pajaziti i papërmbajtur në Kroaci, tjetër gol
    Një nga futbollistët e rinj në përfaqësuese, të ftuar nga trajneri brazilian Silvinjo, është edhe Adrion Pajaziti. Ai ka shënuar një tjetër gol në elitën e futbollit kroat. 22-vjeçari i dha epërsinë skuadrës së Goricës, në ndeshjen kundër Dinamo Zagrebit, në minutën e 67-të. Ky ishte goli i dytë në dy ndeshjet e fundit. Duhet thënë se kyt go,l për pak i vret ëndrrat e Dinamos për të qenë kampione në Kroaci. Shqiptari po bën një paraqitje serioze dhe vetë trajneri Silvinjo e ka atë në fokus për sfidat e tjera të kualifikuesev ëtë grupit K në eliminatoret e Botërorit.
    Sulmuesi/ Hoxha nuk ka minutat e duhura për të pretenduar formacionin në Kombëtare
    Nëse Broja, Manaj, Uzuni e Asani kanë shanse më shumë në sulm, një tjetër emër nuk mund të jetë kalimtar. Ai është Arbër Hoxha, i cili nuk ka marrë shumë minuta këtë sezon, por ai tërheq vëmendjen me aftësitë e tij teknike, i shpejtë në krah dhe driblues. Nëse Bajrami mbetet në krah, i duhet ta nisë nga stoli, por gjithashtu mbetet një alternativë cilësore. Sa i takon sulmuesit tjetër kuqezi, Indrit Tucit, ai la shenjë në ato dy ndeshje që luajti në Ligën e Kombeve, me performancë të mirë dhe me një asist, por një dëmtim që nga janari e ka penalizuar ecurinë e tij. Vështirë se gjen vend në listën e përfaqësueses.