Tag: gjimshiti

  • “Të japim gjithçka në fushë”, Gjimshiti: Jemi përgatitur si duhet për ndeshjen ndaj Serbisë

    “Të japim gjithçka në fushë”, Gjimshiti: Jemi përgatitur si duhet për ndeshjen ndaj Serbisë

    Përkrah trajnerit Sylvinho, në konferencë para Serbisë u shfaq edhe Kapiteni Gjimshiti, i cili ishte mjaft optimist.
    “Mesazhi do jetë, të japim gjithçka në fushë. Besoj se tifozët do duartrokasin. Jemi përgatitur si duhet për këtë ndeshje, kemi patur më shumë kohë, besoj se jemi të përgatitur”, tha Gjimshiti.

  • Kapiteni Gjimshiti: Mesazhi për shqiptarët kuptohet nesër në fushë

    Kapiteni Gjimshiti: Mesazhi për shqiptarët kuptohet nesër në fushë

    6 Qershor 2025

    19:07

    Telesport

    Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, sot dha mesazhe domethënëse në konferencën për shtyp një ditë para ndeshjes me Serbinë.
    “Ka disa gjëra emocionale që mund të ndjekin disa lojtarë, por duhet të fokusohemi tek ana sportive. Duhet të vendosim fokusin te vetja jonë. Nesër duhet të mendojmë vetëm për ndeshjen dhe tri pikët e fitores”.
    “Mesazhi që mund të japim është paraqitja në fushë. Të japim gjithçka në fushë. Edhe tifozët do duartrokasin çfarëdo të ndodhë. Kemi pasur shumë kohë ta studiojmë kundërshtarin dhe jemi të përgatitur”.
    “Samardziçin e kam në stërvitje çdo ditë. Nuk do e tregoj këtu çfarë kemi folur. I gjithë ekipi i Serbisë ka shumë lojtarë të fortë. Duhet të përqendrohemi tek i gjithë ekipi nesër, jo te lojtarë tek e tek”, tha kapiteni.

  • Silvinjo dhe Gjimshiti live konference, para Serbisë

    Silvinjo dhe Gjimshiti live konference, para Serbisë – Sporti im

    Skip to content

    error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!

  • ‘Dua të fitojë Serbia’, trajneri i Elbasanit ‘spiunon’ Kombëtaren: Kujdes nga Broja dhe Gjimshiti

    ‘Dua të fitojë Serbia’, trajneri i Elbasanit ‘spiunon’ Kombëtaren: Kujdes nga Broja dhe Gjimshiti

    Të shtunën në orën 20:45 në “Arenën Kombëtare” të Tiranës zhvillohet përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë për Grupin K të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026. Ndeshja, me interes të lartë sportiv dhe historik, ka gjeneruar kërkesë rekord për bileta në Shqipëri – mbi 200 mijë – ndërsa në Serbi është shtuar vëmendja ndaj skuadrës kuqezi.
    Trajneri i AF Elbasanit, serbi Ivan Gvozdenoviç, ka dhënë një analizë për “zurnal.rs”, duke vlerësuar cilësitë e Shqipërisë dhe paralajmëruar se Serbia duhet të bëjë kujdes nga emra si Armando Broja dhe Berat Gjimshiti.
    “Shqipëria është një ekip shumë i organizuar, me dëshirë të madhe për sukses. Broja është një sulmues i rrezikshëm dhe shumë i shpejtë, ndërsa Gjimshiti është shtylla e mbrojtjes,” tha ai. Ai vlerësoi gjithashtu Strakoshën dhe Asllanin, duke shtuar se edhe pse Serbia është favorite e lehtë për nga cilësia e përgjithshme, ndeshja në Tiranë mbetet sfiduese.
    Gvozdenoviç theksoi se atmosfera e zjarrtë në stadium mund të jetë një plus, por edhe presion për Shqipërinë, ndërsa vlerësoi edhe organizimin e pritur dhe mungesën e frikës për incidente.
    “Duhet të shohim pozitivisht këtë sfidë. Është një derbi grupi, një ndeshje me motiv të madh për kualifikim. Pres një futboll të pastër dhe atmosferë të këndshme,” përfundoi ai, duke shtuar se për shkak të pushimeve mund ta ndjekë ndeshjen nga Beogradi në televizor.

  • Amir Rrahmani është mbrojtësi i 4-t më me ndikim në botë, në listë edhe Berat Gjimshiti

    Amir Rrahmani është mbrojtësi i 4-t më me ndikim në botë, në listë edhe Berat Gjimshiti

    Sezoni tashmë ëdhtë mbyllur dhe Observatori i Statistikave të Futbollit, CIES-i, ka publikuar listat e lojtarëve më me ndikim në botë. Ndarja është bërë sipas reparteve në bazë të paraqitjeve dhe rezultateve të marra përgjatë sezonit.
    Në këtë publikim të CIES-it nuk mungojnë as lojtarët shqiptarë. Amir Rrahmani është mbrojtësi i 4-t me më tepër ndikim në botë. Sipër tij në renditje gjenden vetëm Van Dajku, Çuameni dhe Saliba. Pjesë e listës është edhe Berat Gjimshiti. Kapiteni i Kombëtares shqiptare gjendet i 17-i në këtë renditje./Sport Ekspres/

  • Amir Rrahmani, mbrojtësi më i mirë i Serie A sipas CIES. Vlerësim edhe për Gjimshiti

    Amir Rrahmani, mbrojtësi më i mirë i Serie A sipas CIES. Vlerësim edhe për Gjimshiti

    Mbrojtësi më i mirë i Serie A është Amir Rrahmani. Kështu thotë CIES (Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive), që ka përpiluar një listë me 20 lojtarët më influentë në botë për çdo rol, duke analizuar 60 kampionate në mbarë globin. Përzgjedhja bazohet në të dhëna të përpunuara nga partnerët e këtij observatori të futbollit, duke marrë parasysh edhe minutat e luajtura.
    Gjashtë aspektet kryesore të lojës që merren në konsideratë janë: duelet ajrore, aftësia për të mbrojtur me topin në tokë, shpërndarja e pasimeve, mbajtja e topit përpara, krijimi i rasteve për gol dhe finalizimi.
    Në listën e mbrojtësve, më i miri rezulton të jetë Virgil van Dijk i Liverpool-it. Podiumi plotësohet nga Aurelien Tchouameni i Real Madridit, që mund të konsiderohet edhe mesfushor, dhe William Saliba. Në vendin e katërt renditet pikërisht Amir Rrahmani, kapiteni i kombëtares së Kosovës, ndërsa i teti është Alessandro Bastoni i Interit.
    Në vendin e 17-të ndodhet Berat Gjimshiti, balanca e mbrojtjes së Gian Piero Gasperinit tek Atalanta. Vendi i 20-të shkon për Mario Gila të Lazios, duke kompletuar kështu katërshen e përfaqësuesve nga Serie A në këtë klasifikim.
    Ja renditja e plotë e CIES:1) Virgil van Dijk2) Aurelien Tchouameni3) William Saliba4) Amir Rrahmani5) Inigo Martinez6) Nicolas Otamendi7) Piero Hincapiè8) Alessandro Bastoni9) Dayot Upamecano10) Levi Colwill11) Dani Vivian12) Jonathan Tah13) Nathan Collins14) Dan Burn15) Kim Min-Jae16) Murilo Costa17) Berat Djimsiti18) Fabian Schar19) Olivier Boscagli20) Mario Gila

  • Futbollisti shqiptar nderohet në Bujanoc, dhe jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

    Futbollisti shqiptar nderohet në Bujanoc, dhe jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

    Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte mysafir i veçantë ditën e djeshme në komunën e Bujanocit, ku u prit nga kryetari Arbër Pajaziti.
    Në një atmosferë miqësore, Pajaziti shprehu mirënjohje për rolin dhe përfaqësimin dinjitoz të Gjimshitit me fanellën kuqezi. “Ti je model për të gjithë të rinjtë shqiptarë në Luginën e Preshevës. Me përkushtimin dhe karakterin tënd, po i jep zë krenarisë sonë kombëtare,” tha ai.
    Por përtej fjalëve mirënjohëse, kryetari kishte edhe një porosi të drejtpërdrejtë: “Duhet ta mposhtësh Serbinë!” – një thirrje që u prit me duartrokitje në sallë.
    Gjimshiti, me modesti, u përgjigj shkurt: “Me kismet.” Pas përsëritjes së kërkesës nga një i pranishëm tjetër, mbrojtësi shtoi: “Do Zoti.”

     

  • “Berat, mundeni Serbinë”! Kërkesa nga Bujanoci për kapitenin e Kombëtares

    “Berat, mundeni Serbinë”! Kërkesa nga Bujanoci për kapitenin e Kombëtares

    Përpara se t’i bashkohet përgatitjeve të Shqipërisë për ndeshjet me Serbinë dhe Letoninë, Berat Gjimshiti ndaloi në vendlindjen e prindërve, në Luginën e Preshevës.
    Aty kapiteni kuqezi u prit nga kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.
    Në hyrje, ylli i Kombëtares mori buqetë me lule nga një vajzë e veshur me kostum tradicional shqiptar.
    Në takimin formal, përveç dorëzimit të pllakatës së mirënjohjes, Pajaziti kishte edhe një porosi për Gjimshitin.
    Pajaziti: Me respekt të veçantë nga qytetarët e Komunës së Bujanocit, mirënjohje për kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë.
    Gjimshiti: Shumë faleminderit.
    Pajaziti: Veç një kërkesë kam, duhet të mundni Serbinë.
    Gjimshiti: Me kismet.
    Pajaziti: Të mundim Serbinë.
    Gjimshiti: Do Zoti.
    Pas kësaj vizite të shkurtër, Berat Gjimshiti do të paraqitet nën urdhërat e trajnerit Sylvinho.
    Edhe pse grumbullimi nuk ka nisur zyrtarisht, një pjesë e lojtarëve kuqezi po stërviten në Durrës për të qenë gati më 7 Qershor.

  • Ndeshjet kualifikuese, Pajaziti porosit Gjimshitin: Berat, mundeni Serbinë!

    Ndeshjet kualifikuese, Pajaziti porosit Gjimshitin: Berat, mundeni Serbinë!

    Përpara se t’i bashkohet përgatitjeve të Shqipërisë për ndeshjet me Serbinë dhe Letoninë, Berat Gjimshiti ndaloi në vendlindjen e prindërve, në Luginën e Preshevës.
    Aty kapiteni kuqezi u prit nga kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti.
    Në hyrje, ylli i Kombëtares mori buqetë me lule nga një vajzë e veshur me kostum tradicional shqiptar.
    Në takimin formal, përveç dorëzimit të pllakatës së mirënjohjes, Pajaziti kishte edhe një porosi për Gjimshitin.

    Pajaziti: Me respekt të veçantë nga qytetarët e Komunës së Bujanocit, mirënjohje për kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë.
    Gjimshiti: Shumë faleminderit.
    Pajaziti: Veç një kërkesë kam, duhet të mundni Serbinë.
    Gjimshiti: Me kismet.
    Pajaziti: Të mundim Serbinë.
    Gjimshiti: Do Zoti.
    Pas kësaj vizite të shkurtër, Berat Gjimshiti do të paraqitet nën urdhërat e trajnerit Sylvinho.
    Edhe pse grumbullimi nuk ka nisur zyrtarisht, një pjesë e lojtarëve kuqezi po stërviten në Durrës për të qenë gati më 7 Qershor.
    Tv Klan

  • Kryetari i Bujanocit “urdhër” Berat Gjimshitit: Mundeni Serbinë!

    Kryetari i Bujanocit “urdhër” Berat Gjimshitit: Mundeni Serbinë!

    Adriatik BALLA
    Kombëtarja pritet të nisë ditët e përgatitjeve për ndeshjen e 7 qershorit kundër Serbisë. Shpresat e përfaqësueses janë sidomos tek kontigjenti që luan në Itali, si Gjimshiti, Asllani, Ramadani e ndonjë tjetër, ndaj Silvinjo fokusohet më shumë tek ky grup lojtarësh. Ndërkohë, atmosfera sa vjen e ndizet. Kryetari i Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka pritur të mërkurën në kabinetin e tij kapitenin e Shqipërisë në futboll, Berat Gjimshiti. Pasi i ndahu mirënjohjen, kryetari Pajaziti, pati edhe një porosi për mbrojtësin e Shqipërisë dhe Atalantës. “Duhet ta mposhtësh Serbinë”, iu drejtua Pajaziti mbrojtësit Gjimshiti. I menjëhershëm në përgjigje ishte edhe Gjimshiti. “Me kësmet”, tha shkurt Gjimshiti. Pas përgjigjes së Gjimshitit një prej pranishmëve në takim kërkoi nga Pajaziti të përsëriste edhe njëherë kërkesën e tij. E pasi Pajaziti përsëriti se pret të mposhtin Serbinë, Gjimshiti ktheu sërish një përgjigje të shkurtër. “Do Zoti”, ka thënë Gjimshiti. Ndeshja Shqipëri – Serbi zhvillohet në Tiranë dhe i takon kualifikimeve për Botërorin 2026. Ndeshja e 7 qershorit në Arenën Kombëtare pritet me interesim shumë të madh.
    Asllani mund të bëhet kuqeziu i parë që fiton Chamions League
    Finalja e Ligës së Kampionëve po afrohet. Të shtunën PSG-ja dhe Interi luajnë në “Allianz Arena” finalen e madhe të UEFA Champions League. Shtatë lojtarë mund të bëhen të parët që e fitojnë këtë kompeticion në shtetet e tyre. Duke nisur nga Kristjan Asllani, që mund të bëhet lojtari i parë shqiptar që luan te Shqipëria dhe që fiton këtë kompeticion. Pas tij te Interi vijnë lojtarët si: Mkhitaryan (Armenia), Taremi (Irani) dhe Calhanoglu (Turqia). Kurse te Paris San Zhermen, janë: Pacho (Kolumbia), Kang-in Lee (Korea) dhe Hakimi (Maroko).
    Dakun e kërkojnë disa klube në treg
    Ndërkohë që Kombëtarja do të nisë ditët e grumbullimit për dy ndeshjet e qershorit në eliminatoret e Kupës së Botës, për Mirlind Dakun ka lajme pozitive në treg. Ndërkohë, dje, drejtuesit e Lokomotivës së Moskës, kanë deklaruar se nuk po e shqyrtojnë mundësinë e transferimit të sulmuesit të Rubin Kazanit, Mirlind Daku, për 10 milionë euro. Drejtori i Lokomotivës, Vladimir Leonçenko, ka thënë se, nuk janë të gatshëm të shpenzojnë 10 milionë euro për Dakun. “Ne e hedhim poshtë menjëherë”, ka thënë Leonçenko, raporton “rusfootball.info”. Gjatë afatit kalimtar të dimrit, disa mediume ruse raportuan për interesimin e Lokomotivës për sulmuesin e Rubin Kazanit. Megjithatë, transferimi nuk u realizua. Për interesimin e skuadrave të ndryshme, ka folur të mërkurën edhe babi i Mirlindit, Fehmi Daku. “Rubin Kazani ka pranuar oferta për Mirlindin, por të gjitha diskutimet do të zhvillohen pas ndeshjeve ndërkombëtare të shteteve. Djali im do të diskutojë gjithçka me klubin pasi të kthehet nga ekipi kombëtar i Shqipërisë”, ka thënë Fehmi Daku për sajtin rus “Sport 24”. Daku është ftuar te Shqipëria për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Serbisë më 7 qershor dhe Letonisë më 10 qershor. Sulmuesi kuqezi e mbylli sezonin në Rusi me 15 gola dhe 8 asistime.