Juventus-Atalanta përfundoi në baraspeshë 1-1. Berat Gjimshiti ishte titullar në fushën e lojës, duie kryer me sukses detyrat e tij në prapavijën e Bergamaskëve. Mbrojtësi shqiptar është paraqitur në konferencë për shtyp pas përfundimit të ndeshjes, ku ka dhënë përshtypjet e tij për lojën e zhvilluar. Gjimshiti ka deklaruar se ndeshja ndaj PSG-së i dja përvojën e duhur për t’u përballur me klube të mëdha dhe se Atalanta tashmë është në rrugën e duhur.
“A jam më i lumtur apo më i trishtuar? Të dyja. Ata e nisën shumë fort, por ne reaguam dhe gjetëm golin. Në fund, duhet ta pranojmë golin (e pësuar) dhe të ecim përpara. Kemi luajtur disa ndeshje dhe disa lojtarë kanë nevojë për kohë. Jemi në rrugën e duhur dhe ndeshja kundër PSG-së na dha gjithashtu shumë përvojë. Gjëja më pozitive është se i gjithë ekipi u mbrojt shumë mirë. Sot nuk donim të pësonim gola dhe e mbajtëm përqendrimin tonë të lartë”, ka deklaruar Berat Gjimshiti./Sport Ekspres/
Tag: gjimshiti
-

“Sot nuk donim të pësonim gola”, Gjimshiti pas barazimit me Juventusin: Ndeshja ndaj PSG-së na dha shumë përvojë
-

Sfida me Letoninë, Gjimshiti: Luajmë vetëm për tre pikë dhe vazhdojmë rrugëtimin
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, në konferencën para mediave një ditë para sfidës me Letoninë ka folur për situatën më skuadër dhe gjendjen aktuale.
Gjitmshiti tha se atmosfera në kampin kuqezi është shumë pozitive dhe se ditën e nesërme të gjithë ata që do të zbresin në fushë do të japin maksimumin.
“Sigurisht që ekipi është përgatitur mirë, kemi pasur kohë, jemi pozitiv,. nuk do të jetë e lehtë. Kemi presion, dhe përqëndrimi do të jetë i lartë. Do të marrim tre pikë për të vazhduar rrugetimin tonë.Ndryshe nga ndeshja e parë? Sigurisht që kemi parë ndeshjet, jo vetëm ato, por edhe ndeshjen e fundit që luajti me Serbinë. Ajo që luajtëm atje nuk ishte e mirë, sigurisht që kemi gabuar, sidomos në futbollin e sotëm nuk është më aq e thjeshtë si para disa vitesh ku fitoje thjesht. Duket edhe në ndeshjet e këtyre eliminatoreve, pashe Holandën dje me Lituaninë që fitoi 3-2. Por nesër besoj se do të jetë ndryshe, na duhen tre pikët që të kemi shanse për kualifikim, e kemi vetë në dorë ende dhe ajo që është gjëja e rëndësishme.
Mesazhi është që do japim 100% që të realizojmë apo kemi në dorë ëndrrën siç kemi kaluar për dy Europianë. Kualifikimi në Botëror do të ishte historik dhe gjë e mirë për Shqipërinë. Mesazhi është që nesër do jemi gati, do japim gjithçka për ato tre pikë, do japim maksimumin dhe ta shijojnë edhe tifozët”, tha Gjimshiti. -

“Ky është rasti më i mirë që kemi për të shkuar në Botëror”! Kapiteni tërheq vëmendje për shokët e ekipit: Po shikoja dje Lituani-Hollandë…
Berat Gjimshiti ishte i pranishëm në konferencën për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Letonisë. Mbrojtësi theksoi se ekipi është i përqendruar dhe premtoi se djemtë do të japin gjithçka për të dalë me fitore nga ky takim.
“Presioni është i mirë sepse me anë të presionit ka më shumë përqendrim. Gjëja më e bukur është se kualifikimin e kemi vetë në dorë, kjo është më e rëndësishmja. Sigurisht që kemi gabuar shumë me Letoninë në transfertë. Kemi gabuar dhe futbolli sot nuk të fal, nuk është njësoj si futbolli i para disa viteve që mund të fitosh thjeshtë. E kam ndjekur dje ndeshjen Lituani-Hollandë, në fund 2-3.
Duhet të fitojmë nesër, do të japim gjithçka për fitore, për ëndrrën e Botërorit. Të kualifikohesh në Botëror është një rast që të vjen njëherë, dy herë në jetë, ky është rasti më i bukur që kemi. Ky është shansi ynë i fundit për të qenë në garë deri në fund, vetëm nëse gabojnë të tjerët, por nuk besoj, nesër është shansi ynë i fundit”, tha Gjimshiti. /Sport Ekspres/ -

Nesër sfida me Letoninë, kapiteni Gjimshiti: Fatin e kemi vetë në dorë
Trajneri i ekipit kuqezi, Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë dalë para medieve në prag të ndeshjes Shqipëri-Letoni, e cila luhet nesër në orën 20:45 në Tiranë. Dueli është i rëndësishëm pasi vetëm tri pikë na bëjnë punë në garën për një vend në finalet e Kupës së Botës 2026 e cila zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Gjimshiti tha se sfida është e vështirë dhe fokusi duhet të jetë në çdo moment, pasi përballë kanë një ekip me vlera. “Ekipi është përgatitur mirë, nuk është e thjeshtë por jemi pozitivë. Kemi presion, kështu që përqëndrimi është më i lartë. Nesër na duhen tri pikë për të pasur më shumë mundësi për kualifikimin”.
Çfarë duhet bërë më shumë nga ndeshja në Riga?I kemi parë ndeshjet e Letonisë, edhe atë me Serbinë tre ditë më parë. Në Riga kemi gabuar, nuk luajtëm mirë. Sot nuk është si disa vite më parë, nuk ka ekip që mund ta mposhtësh lehtë, e pamë edhe dje Holandën që mezi fitoi në Lituani. Gjëja më e mirë është që ende e kemi fatin në dorën tonë.
Mesazhi për tifozët?
Do japim më të mirën që kemi në dorë. Do jetë historike nëse do jemi në Kupën e Botës. Jemi gati për nesër dhe do bëjmë maksimumin për tri pikët, që ta shijojnë edhe tifozët.
Gjendja e lojtarëve dhe motivimi pas ndeshjes miqësore kundër Gjibraltarit?
Nesër do jetë në ndeshje ndryshe. Kemi pasur emra të rinj në ekip dhe kanë pasur presion. Trajneri ka parë emrat e rinj për të ardhmen. Nesër përqëndrimi do jetë më i lartë. Për kalimin në Kupën e Botës të vijnë 1 ose 2 mundësi në jetë, kjo është më e mira që kemi.
Jeni të vetëdijshëm se ky është shansi ynë i fundit?
E dimë që është rasti i fundit, vetëm nëse gabojnë të tjerët, që nuk besoj se do e bëjnë. Ne jemi mirë, të vetëdijshëm që ndeshja nesër do ndryshojë grupin dhe mund të fusim të tjerët në presion. Kjo ndeshje vlen edhe për takimet e tjera që kemi.
Më mirë kundër ekipeve të mëdha. Kemi vështirësi kundër ekipeve më të vogla?
Mund të jetë. Ekipet më të ‘vogla’ luajnë më pas. Me Serbinë kishte hapësira se kërkonin të na shënonin. Sot në futboll ka një lojë fizike, ka vështirësi dhe na duhen emra teknik më shumë se kundërshtari, kjo vlen në këto ndeshje. -

Gjimshiti në krah të Sylvinho-s ka një mesazh të rëndësishëm për tifozët: Nesër do japim 100%, duam Botërorin
8 Shtator 2025
17:00
Telesport
Në konferencën e fundit për shtyp një ditë para sfidës ndaj Letonisë, në krah të trajnerit Sylvinho ishte edhe Berat Gjimshiti. Kapiteni i kuqezinjve iu premton tifozëve se nesër do japin 100% në fushë, për të shpresuar akoma tek ëndrra e madhe e Botërorit.
“Ndeshja që luajtëm ndaj Letonisë atje, nuk ishte ashtu si ne donim. Por, sot nuk është më si para disa vitesh, ku mund të fitosh lehtësisht ndaj kommbëtareve të vogla. Dje pashë Lituani-Holandë 2-3, dhe aty kupton që sa e vështirë është fitorja në këto kualifikuese. Nesër do të jetë një ndeshje ndryshe. Na duhen me çdo kusht 3 pikët për të shpresuar te Botërori. E kemi ende vetë në dorë dhe kjo është e rëndësishme.
Mesazhi është që nesër do jemi gati, do japim gjithçka për ato tre pikë, do japim maksimumin 100%, të marrim pikët, të kënaqen dhe tifozët”, tha ndër të tjera Gjimshiti. -

Milani synon edhe një përforcim në mbrojtje, Berat Gjimshiti në “radarët” kuqezinj
Milani është shumë pranë mbylljes së marrëveshjes për Victor Boniface, por operacioni nuk do të rëndojë menjëherë në arkat kuqezi. Sulmuesi nigerian do të vijë nga Bayer Leverkusen në huazim, me të drejtë blerjeje, një formulë që do ta zhvendosë shpenzimin e vërtetë ekonomik vetëm verën e ardhshme, kur Igli Tare do të vendosë nëse do ta konfirmojë investimin apo jo.
Kjo zgjedhje i lejon drejtorit sportiv kuqezi të ruajë ende hapësira manovrimi në këtë fund merkatoje, për ta plotësuar skuadrën në dispozicion të Massimiliano Allegrit. Reparti që mund të ketë nevojë për një përforcim të fundit është qendra e mbrojtjes.
Allegri ka treguar fleksibilitet të madh duke kaluar nga 3-5-2 në 4-3-3, duke shfrytëzuar edhe përshtatshmërinë e Tomorit si mbrojtës i djathtë, por numrat mbeten të kufizuar. Përveç anglezit, trajneri livornez mund të mbështetet te Gabbia, Pavlovic, De Winter dhe të rinjtë Athekame e Bartesaghi, më të përshtatshëm për rolin e krahëve.
Për këtë arsye, Tare mban gjallë pistën Caleb Okoli, qendërmbrojtës klasi, i lindur më 2001, pjesë e Leicesterit, i vlerësuar mes 10 dhe 15 milionë eurove. Pëlqehen edhe profile me më shumë eksperiencë: Kim Min-jae i Bayern Munich, i sonduar në qershor, por i frenuar nga paga prej 8 milionë euro në vit; Andreas Christensen i Barcelonës (mbi të cilin peshojnë dyshimet fizike) dhe Jakub Kiwior i Arsenalit, ndonëse “topçinjtë” nuk e lehtësojnë tratativën.
Së fundi mbetet edhe pista “italiane”: Berat Gjimshiti i Atalantës, mbrojtës i besueshëm dhe tashmë i mësuar të luajë si në një repart me tre, ashtu edhe në Serie A.
-

Gjimshiti në projektin e Tares te Milani, Asani zhgënjehet sërish nga klubi korean
Adriatik BALLA
Lojtarët e Kombëtares po punojnë fort në këtë periudhë për të qenë gati për ndeshjet e sezonit të ri. Ata duan të lenë gjurmë me performancën e tyre, të rrisin minutat në këmbë e njëherësh të fitojnë trofe. Ka prej tyre që ende presin sinjale në merkato, sikurse janë Kumbulla, Muçi, Asllani e ndonjë tjetër, pa harruar edhe kapitenin kuqezi Berat Gjimshiti, një nga më të vlerësuarit e Atalantës dhe Serisë A italiane, i cili është përfshirë në projektin e një Milani të madh të Igli Tares. Nga ana tjetër, duket se për Jasir Asanin Koreja e Jugut nuk është mjaftueshëm dashamirëse, pasi ish-klubi i tij, Guangju, e ka fshirë nga lista sezonale.
Gjimshiti në projektin e ardhshëm të Milanit
Referuar mediave të ndryshme sportive dhe që bazohen nga të dhënat e dala nga klubi i Milanit, pas shitjes së Malik Çau, Milani është kthyer në merkato për të afruar një qendërmbrojtës me eksperiencë. Alegri kërkon një lojtar të besueshëm që njeh mirë kampionatin dhe Igli Tare kësisoj ka piketuar një emër që e njeh mjaft mirë si Berat Gjimshiti. Gazetari i njohur për lidhjet me klubin kuqezi, Karlo Pelegati, ka bërë të ditur se Tare e Gjimshiti janë në diskutime prej javësh për një hipotezë të mundshëm transferimi. Deri tani nuk ka pasur asnjë hap konkret, por me largimin e Çau drejt Njukasëll, Gjimshiti kthehet në një emër shumë të diskutuar në Milano. Vetë Tare raportohet se ka përjashtuar munsësinë që emri që do i bashkohet Tomori, Gabia e Pavloviç të jetë një tjetër i ri. Ndaj eksperienca e Gjimshtit e bën atë kandidatin perfekt për t’iu bashkuar këtij grupi lojtarësh cilësorë.
Asani ndëhskohet pse zgjodhi Esteghlal në Iran
Për Jasir Asanin vijnë lajme jo të mira tek Guangju në Korenë e Jugut. Zgjedhja e tij për të ikur në janar ka bërë që klubi ta penalizojë. Referuar “Panorama Sport”, sulmuesi i Kombëtares gjeti akordin me klubin iranian për transferimin në janar, kur t’i përfundonte kontrata me klubin korean. Këtij të fundit duket nuk i ka pëlqyer vendimi i sulmuesit Kombëtares dhe ka nisur hakmarrjen, duke e lënë Asanin për të dytën javë radhazi jashtë listës së grumbullimit për ndeshjet e kampionatit, edhe pse futbollisti është padyshim ylli i ekipit. Koreanët dëshironin në fakt që Asani të rinovonte kontratën, ose të paktën të fitonin diçka financiarisht nga shitja e tij, ndaj vendimi i lojtarit për t’u larguar si futbollist i lirë, nuk është pritur mirë në klub. Qëndrimi kundër tij është përsëritur edhe sot, në ndeshjen ndaj Pohjang, në të cilën Asani nuk figuron në listën e skuadrës. Zgjidhja e vetme në këtë pikë mbetet që dy klubet të gjejnë akordin që Asani të lejohet të transferohet që tani te Esteghlal, gjë që është edhe qëllimi i klubit iranian, i cili e kishte bërë të ditur këtë hipotezë që kur njoftoi për firmën me të një javë më parë. Mbetet të shihet ky raport në ditët në vijim, por me sa duket koreanojugorët janë të inatosur me sulmuesin shqiptar, Asani, ndaj po e lënë në stol. Nga ana tjetër, lënia në stol dhe mungesa e minutave mund të sjellë mungesën e ftesës në Kombëtare. -

Newcastle-i nis negociatat për mbrojtësin e Milanit, Gjimshiti në radhë për ta zëvendësuar
Newcastle-i synon transferimin e Malick Thiaw-t. Sipas Fabrizio Romanos, klubi anglez do të nisë së shpejti diskutimet për çmimin e lojtarit. Mbrojtësi pëlqehet së tepërmi nga Allegri, por nuk përjashtohet mundësia e largimit për një shifër të kënaqshme financiare.
“La Gazzeta dello Sport” ka zbuluar kandidatët e Igli Tares në rast largimi të Thiaw-t. Drejtori sportiv shqiptar kërkon të investojë për të ardhnen, duke piketuar dy lojtarë të talentuar, si Comuzzo-n dhe Leonin. I pari është 20 vjeç dhe luan për Fiorentinën, ndërsa i dyti është 19 vjeç dhe luan për Parmën.
Por Tare nuk përjashton as përvojën. Kështu, në listën e ngushtë të alternativave është edhe Berat Gjimshiti. Mbrojtësi shqiptar e njeh mjaft mirë kampionatin italian, ku ka garuar për titullin kampion me Atalantën e tij. Prej vitesh kapiteni i Kombëtares kuqezi luan në nivele të larta, teksa ka arritur edhe të ngrejë lart trofe të rëndësishëm si ai ai Europa League-s. Milani do të ishte lëvizja ideale për të kurorëzuar karrierën e tij të rëndësishme./Sport Ekspres/ -

Turneu në Preshevë, kapiteni Gjimshiti vlerëson kontributin e FSHF-së: Nismë domethënese për zhvillimin e futbollit në këtë zonë
Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti ka përshëndetur përmes një video-mesazhi turneun e futbollit që po zhvillohet në Luginën e Preshevës dhe në Bujanoc.
Mbrojtësi shqiptar, me origjinë pikërisht nga kjo zonë vlerëson nismën e ndërmarrë dhe falënderon në veçanti FSHF-në dhe Presidentin Duka për mbështetjen që i kanë dhënë organizatorëve për zhvillimin e këtij turneu.
“Jam shumë i lumtur që në Luginën e Preshevës po zhvillohet ky turne futbolli për fëmijë, një nismë e bukur dhe shumë domethënëse për komunitetin dhe të ardhmen e futbollit në këtë zonë.
Dua të falënderoj së pari Federatën Shqiptare të Futbollit për mbështetjen që po i jep kësaj nisme dhe fëmijëve të Preshevës, duke mbështetur në çdo aspekt financiarisht aktivitetin. E vlerësoj shumë dhe e përgëzoj Presidentin Duka në veçanti.
Gjithashtu, falënderoj organizatorët për përkushtimin dhe të gjithë fëmijët pjesëmarrës për pasionin dhe entuziazmin.
Ju përshëndes me shumë dashuri dhe ju uroj suksese në çdo ndeshje e në çdo ëndërr tuajën” – thotë kapiteni Gjimshiti në fjalën e tij.
Sot është edhe dita e fundit e ndeshjeve të këtij turneu, ku do të përcaktohen edhe fituesit për çdo grupmoshë. Takimet finale do t’i ndjekë nga afër edhe Presidenti i Federatës, Armand Duka.
