Tag: gjimshiti

  • Shkarkuan Juric, Atalanta nuk humbet kohë, Gjimshiti me trajner të ri

    Shkarkuan Juric, Atalanta nuk humbet kohë, Gjimshiti me trajner të ri

    Disfata e rëndë ndaj Sassuolos “mbushi kupën”, me Atalantën që doli me një njoftim për mediat duke zyrtarizuar largimin e Ivan Juric. Së bashku me të nga Bergamo u larguan edhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, ndihmësit tek Atalanta. Jo vetëm humbja 3-0 në shtëpi përballë Sassuolo-s, shifrat e Juric në krye të Atalantës ishin “horror”: 2 fitore 7 barazime dhe 2 humbje, 13 pikë në total pas 11 javësh, vendi i 13-të në Serie A.
    Në këto kushte, shkarkimi i tij ishte i pashmangshëm. Berat Gjimshiti me shokë tani kanë një trajner të ri, pasi Atalanta nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur akordin total me Raffaele Palladino. Palladino do të firmos një kontratë deri në 2027, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

    Palladino ishte një opsion edhe për stolin e Juves pas largimit të Juric, por në fund “Zonja e Vjetër” vendosi t’i besoj stolin Luciano Spallettit.
    (BalkanWeb)

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Gjimshiti bashkohet me “klubin 300” të Atalantës; kapiteni ynë kuqezi nderohet para ndeshjes

    Gjimshiti bashkohet me “klubin 300” të Atalantës; kapiteni ynë kuqezi nderohet para ndeshjes

    10 Nëntor 2025

    8:09

    Alfred Lleshi

    Para nisjes së ndeshjes Atalanta-Sassuolo, në kuadër të javës së 11-të të Serie A, mbrojtësi shqiptar Berat Gjimshiti u nderua nga klubi me një fanellë që festonte 300 paraqitjet e tij me fanellën zikaltër. Gjimshiti e arriti këtë shifër në ndeshjen e fundit të Champions League, në “Velodrome” të Marsejës, duke u bashkuar me një “klub të veçantë” ku janë edhe De Roon, Pašalić e Toloi.
    Kapiteni i kombëtares shqiptare po luan sezonin e tij të tetë të plotë me Atalantën, pas një periudhe të shkurtër, nga janari deri në qershor 2016, kur mbërriti nga Zyrihu dhe regjistroi tri paraqitje, para se të huazohej tek Avellino në Serie B dhe më pas te Benevento në Serie A.
    Që nga rikthimi i tij në “Zingonia”, verën e vitit 2018, ai është bërë gur-themel i mbrojtjes. Gjimshiti ka shënuar 10 gola; 5 në Serie A, 1 në Kupën e Italisë dhe 4 në kompeticionet europiane. Këtu përfshihet edhe dopieta ndaj Olympiacos në “Europa League” dhe goli i parë në Champions League ndaj Shakhtar Donetsk, në fitoren 3-0 në Gelsenkirchen.

  • Atalanta gjen shpëtim në Champions, një perlë e Samardzic thyen Marsejën, Gjimshiti: Na mungonte kjo fitore

    Atalanta gjen shpëtim në Champions, një perlë e Samardzic thyen Marsejën, Gjimshiti: Na mungonte kjo fitore

    Atalanta gjen “shpëtim” në Champions, me ekipin e Gjimshitit që rikthehet te fitorja pas 6 ndeshje, këtë e bën sërish në Champions, këtë herë ndaj Marsejës në transfertë.
    Me Gjimshitin titullar dhe Lookman nga minuta e parë, Atalanta kishte një “marsh” me shumë në këtë takim, ku pas vetëm 14 minutash fituan një 11-metërsh për faull në zonë. De Katelaere goditi në cep, por portieri Rulli bëri mrekullinë duke pritur një penallti fantastike. Vendasit u kundërpërgjigjën me Aubameyang, por goditja e sulmuesit nga Gaboni u përplas në traversë.

    Atalanta shtoi presionin e zonë e Marsejës në fraksionin e dytë, por ishin dhe të pafat si në minutën e 68-të ku goli i Lookman u anulua për pozicion jashtë loje. Për të zgjidhur këtë takim mendoi Samardzic, me fantazistin që realizoi një gol fantastik në minutën e 90-të, një gol që i dhuroi fitoren Atalantës. Me 7 pikë në 4 ndeshje, Atalanta renditet në vendin e 16-të. Berat Gjimshiti zhvilloi 90-minutësh thuajse perfekt, i vlerësuar nga disa mediat me notën 7,7.
    Në një intervistë për Sky Sport, kapiteni kuqezi vlerësoi faktin që ekipi u rikthye të fitorja pas një periudhe të vështirë: “Duhej një fitore e tillë, na mungonte prej kohësh. Kemi luajtur mirë, jo vetëm në këtë sfidë, ekipi ka krijuar shumë, por në futboll ka edhe episode si penalltia e humbur. Kemi dhënë gjithnjë maksimumin, por sot ja dolëm të merrnim 3 pikët”, u shpreh Gjimshiti për Sky Sport.
    ()

  • Gjimshiti e Ajeti, dyshja e pathyeshme e mbrojtjes kuqezi e nisën bashkë në Zvicër e sot shkëlqejnë te Shqipëria

    Adriatik BALLA
    Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti janë 32-vjeçarë. Kapiteni Gjimshiti është i lindur në Zurih të Zvicrës dhe është rritur te skuadra e Zurihut. Prej vitit 2016 është tek Atalanta në Serie. Në Ligën e Kampionëve ka arritur shifrën e 31 takimeve. Kurse Ajeti ka lëvizur shumë më tepër në karrierë. Aktualisht është te Bodrumi, vetëm në kategorinë e dytë turke. Ai është i lindur në Bazel të Zvicrës dhe është zhvilluar në klubin me emrin e njëjtë. Ndonëse jo në nivel të lartë aktualisht, Ajeti është shumë i rëndësishëm te Shqipëria. Sidomos kur luan në partneritet me Gjimshitin.
    Paraqitjet për Zvicrën
    Të rritur në dy prej klubeve kryesore të Zvicrës, Zurihu e Bazeli, Gjimshiti e Ajeti luajtën krah njëri-tjetrit së pari më 5 qershor 2011. Ishte ndeshje e Zvicrës U19 ndaj Malit të Zi U19 dhe i takonte kualifikimeve për Evropian. Zvicra fitoi 3:2. Me Zvicrën U19, dy shtyllat aktuale të mbrojtjes së Shqipërisë i kishin pesë paraqitje të përbashkëta. Më pas i luajtën bashkë gjashtë ndeshje me Zvicrën U21. Së fundi fushën si lojtarë të Zvicrës e ndanë më 4 shtator të vitit 2014. Asnjëri nuk arriti te Zvicra A dhe të dy iu bashkuan Shqipërisë. Gjimshiti, që luajti për Zvicrën U18, U19 e U21, te Shqipëria debutoi në vitin 2015. Ajeti luajti për Zvicrën U17, U18, U19, U20 dhe U21. Debutoi te Shqipëria që në vitin 2014, dy muaj pasi luajti së fundi me Zvicrën U21. Ajeti në fakt ka debutuar para Gjimshitit si te Zvicra ashtu edhe te Shqipëria. Por Gjimshiti tashmë është kapiten i kuqezinjve, ndërsa i ka 66 paraqitje e një gol. Ajeti ka 36 paraqitje e po ashtu një gol.
    Së bashku në Kombëtare
    Në Kombëtaren e Shqipërisë për herë të parë në fushë ishin së bashku më 4 shtator 2015. Bëhet fjalë për barazim pa gola me Danimarkën. Lorik Cana ende ishte lider i mbrojtjes dhe kapiten. Përkrah tij u paraqit Ajeti, Gjimshiti e mbuloi krahun e djathtë, ndërsa Ansi Agolli të majtin. Tashmë i kanë 16 ndeshje së bashku te Shqipëria. Numri i ndeshjeve të përbashkëta nuk është më i madh për shkak se Ajeti, sidomos sa ishte në Serie C, nuk ftohej shumë. Por në dy vjetët e fundit është bërë shumë i rëndësishëm.
    Dyshja në Europianin e Gjermanisë
    Gjimshiti – Ajeti ishte partneriteti i qendrës së mbrojtjes në Euro 2024, i zgjedhur nga Silvinjo. I kompletoi ndeshjet me Italinë, Kroacinë e Spanjën. Dhe në këtë dyshe braziliani Silvinjo po bazohet edhe në kualifikimet për Botërorin 2026. Në pesë prej gjashtë ndeshjeve të deritashme në këto kualifikime, duke përfshirë dy me Serbinë, qendra e mbrojtjes së kuqezinjve është përbërë nga Ajeti e Gjimshiti. Ndaj Letonisë, më 10 qershor në Riga, munguan të dy. “E njoh Ajetin që kur ishim 15-vjeçarë. Kemi luajtur bashkë që në grupmoshat e reja të Zvicrës. Më pas vendosëm të luajmë bashkë për Shqipërinë dhe prej asaj kohe kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet. Kuptohemi dhe e njohim njëri-tjetrin”, ka thënë Gjimshiti pas fitores së madhe ndaj Serbisë në Leskovc, më 11 tetor. Është thuajse e sigurt se mbrojtja e Shqipërisë do t’i besohet Gjimshitit e Ajetit edhe në ndeshjen e 13 nëntorit me Andorrën dhe atë të 16 nëntorit me Anglinë. Stabiliteti i tyre mund ta ndihmojë Shqipërinë të arrijë në plejofin për kualifikim në Botëror.

  • Gjimshiti: Urimin e parë e mora nga bashkëshortja. Shtëpia e gjyshërve të mi është shumë afër nga këtu

    Gjimshiti: Urimin e parë e mora nga bashkëshortja. Shtëpia e gjyshërve të mi është shumë afër nga këtu

    Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, ka folur pas fitores historike të Shqipërisë në transfertën ndaj Serbisë, duke ndarë emocionet e mëdha që ka përjetuar si në aspektin personal, ashtu edhe profesional.
    Në prononcimin e dhënë për DigitAlb, mbrojtësi kuqezi zbuloi se bashkëshortja e tij, me origjinë serbe, ishte personi i parë që e uroi pas ndeshjes.
    “Emocionet para ndeshjes kanë qenë të shumta. Kam përjetuar shumë në karrierën time, kam mësuar si ta përballoj presionin. Kjo ishte një ndeshje ndryshe, sepse shtëpia e gjyshërve të mi është shumë afër nga këtu. Edhe tani nuk e kemi realizuar plotësisht këtë ëndërr — emocionet janë ende të freskëta. Nga e gjithë bota na kanë ndjekur dhe e dimë që i kemi bërë të gjithë shqiptarët krenarë.
    E njoh Ajetin që kur ishim 15 vjeç. Kemi luajtur bashkë edhe te Zvicra. Vendosëm të dy të përfaqësojmë Shqipërinë dhe që prej asaj kohe kanë kaluar mbi 10 vite. Ky është një grup me shumë cilësi, por mbi të gjitha me karakter. Të gjithë luftuam në fushë dhe dhamë maksimumin – kjo është një arritje e madhe për ne.”
    Për sa i përket mesazheve të shumta që ka marrë pas ndeshjes, kapiteni theksoi: “Urimi i parë ishte nga bashkëshortja dhe familja. Kam marrë shumë mesazhe, ende nuk i kam hapur të gjitha. Më të rëndësishmit janë ato nga familja, prindërit dhe gruaja.”
    Në fund, Gjimshiti komentoi edhe përballjen personale me Dusan Vlahoviç, sulmuesin e Juventusit: “Kam luajtur shumë herë kundër Vlahoviçit, besoj mbi 10 ndeshje. Po kalon një periudhë të vështirë, por mbetet sulmues me cilësi. Në pjesën e parë pati një rast të madh, por ia dolëm ta mbajmë mirë.”

  • Kapiteni Gjimshiti: Presioni i lartë na shërbeu për mirë, ky grup shkon larg

    Kapiteni Gjimshiti: Presioni i lartë na shërbeu për mirë, ky grup shkon larg

    Mbrojtësi i kombëtares, Gjimshiti bëri komentin e tij për fitoren 0-1 në Serbi.
    “E rëndësishme ishte fitorja. Sigurisht që presioni ka qenë shumë i lartë, sepse kishim ndjenjën që kjo ndeshje duhet fituar më patjetër.

    Në Shqipëri nuk u ndjeu aq shumë presioni, por kur zbritëm në Serbi u ndje. Madje edhe presioni më i lartë se në finalen e Europa League. Samardzic foli mirë për Kombëtaren tonë.
    Fillimi i vështirë, si shkak i nervozizmitit. Gjithë ekipi arriti një fitore shumë të madhe. Komplimenta për Ajetin, shto faktin që ka qenë larg Kombëtaren për një kohë të gjatë.
    Kemi shumë kohë bashkë, e njohim, mirë njëri-tjetrin. I falenderojmë tifozët për mbështetjen, janë më të mirët në botë. Sot na kanë shikuar kudo që ka shqiptarë në botë”.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Atalanta ringrihet në Champions, Gjimshiti për rekord

    Atalanta ringrihet në Champions, Gjimshiti për rekord

    Pas disfatës së rëndë në start kundër PSG, Atalanta ringrihet në Champions, del me 3 pikë nga sfida kundër Club Brugge. Në Bergamo, Gjimshiti me shokë vuajtën jo pak përballë ekipit belg, me këta të fundit që kaluan të parët në avantazh me një gol të Tzolis në minutën e 38-të.
    Në fraksionin e dytë, trajneri Juric ndërhyri në formacion me disa zëvendësime. Më në fund, pas disa përpjekjeve, Atalanta fitoi një 11-metërsh në minutën e 73-të të konvertuar në gol nga Samardzic. Festa për pak u zbeh, ku një tjetër gafë në prapavijë i dha mundësinë Club Brugge të realizoi golin e dytë, por ishin me fat, teksa topi kaloi shumë pranë vijës fatale.

    Në fund, në minutën e 87-të, stadiumi shpërtheu në festë ku Pasalic me kokë tundi rrjetën duke përmbysur rezultatin në 2-1, një fitore e madhe, jetike për ekipin bergamask.
    Kjo ishte një mbrëmje e veçantë për kapitenin kuqezi, Berat Gjimshiti, i cili numëroi ndeshjen e tij të 30-të në Champions League, si asnjë futbollist tjetër shqiptar, bëhet lojtari me më shumë prezenca në Champions.
    ()
    © BalkanWeb

  • Berat Gjimshiti shkruan historinë në Champions League, i pari futbollist i Kombëtares shqiptare që…

    Berat Gjimshiti shkruan historinë në Champions League, i pari futbollist i Kombëtares shqiptare që…

    Berat Gjimshiti bën historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi i Atalantës është i pari lojtar i Kombëtares shqiptare që arrin 30 paraqitje në Ligën e Kampionëve.
    Ai gjithashtu shënoi një gol, kundër Shakhtar Donetsk në ndeshjen e dytë të fazës së Ligës së sezonit të kaluar, por duket se po vijon të shkruajë historinë.

    Në ndeshjen që fillon pas pak në Champions, ku Atalanta pret Club Brugge, Gjimshiti do të luajë si titullar, pasi tashmë janë bërë publike formacionet. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka mbajtur edhe shiritin tek ekipi bergamask dhe madje ngriti trofeun e Europa League një vit më parë kur mundi Leverkusen në finale.
    ATALANTA (3-4-1-2): Carnesecchi; Kossounou, Djimsiti, Ahanor; Bellanova, De Roon, Ederson, Bernasconi; Pasaliç; Krstoviç, Lookman. Trajneri: Ivan Juric.
    CLUB BRUGGE (4-3-3): Jackers; Sabbe, Ordonez, Mechele, Seys; Stankoviç, Sandra, Vanaken; Forbs, Tresoldi, Tzolis.
    ARBITRI KRYESOR: Eskas (Norvegji)
    ASISTENTË: Engan dhe Beshevkin (Norvegji)
    VAR: Dankert (Gjermani)
    AVAR: Storks (Gjermani)
    © BalkanWeb

  • Rekordmen absolut në Champions/ Berat Gjimshiti shkruan historinë, i pari futbollist i Kombëtares shqiptare që…

    Rekordmen absolut në Champions/ Berat Gjimshiti shkruan historinë, i pari futbollist i Kombëtares shqiptare që…

    Berat Gjimshiti bën historinë e futbollit shqiptar. Mbrojtësi i Atalantës është i pari lojtar i Kombëtares shqiptare që arrin 30 paraqitje në Ligën e Kampionëve. 
    Ai gjithashtu shënoi një gol, kundër Shakhtar Donetsk në ndeshjen e dytë të fazës së Ligës së sezonit të kaluar, por duket se po vijon të shkruajë historinë. 
    Në ndeshjen që fillon pas pak në Champions, ku Atalanta pret Club Brugge, Gjimshiti do të luajë si titullar, pasi tashmë janë bërë publike formacionet. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka mbajtur edhe shiritin tek ekipi bergamask dhe madje ngriti trofeun e Europa League një vit më parë kur mundi Leverkusen në finale. 
    ATALANTA (3-4-1-2): Carnesecchi; Kossounou, Djimsiti, Ahanor; Bellanova, De Roon, Ederson, Bernasconi; Pasaliç; Krstoviç, Lookman. Trajneri: Ivan Juric. 
    CLUB BRUGGE (4-3-3): Jackers; Sabbe, Ordonez, Mechele, Seys; Stankoviç, Sandra, Vanaken; Forbs, Tresoldi, Tzolis. 
    ARBITRI KRYESOR: Eskas (Norvegji) 
    ASISTENTË: Engan dhe Beshevkin (Norvegji) 
    VAR: Dankert (Gjermani) 
    AVAR: Storks (Gjermani) 

  • Gjimshiti shkruan historinë, futbollisti shqiptar me më shumë ndeshje në Champions League

    Gjimshiti shkruan historinë, futbollisti shqiptar me më shumë ndeshje në Champions League

    Berat Gjimshiti do të ketë një ndeshje të veçantë sot, teksa Atalanta përballet me Club Brugge në kuadër të Champions League.

    Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes italiane, duke luajtur titullar si zakonisht.
    Ky vendim duket e kthyer në një rekordmen kapitenin e Kombëtares, i cili bëhet futbollisti me më shumë paraqitje në Champions nga përfaqësuesja shqiptare, plot me 30 të tilla.
    Në historikun e futbollistëve shqiptarë në këtë kompeticion, Taulant Xhaka mban vendin e dytë me 26 ndeshje, ndërsa pas tij renditen Besnik Hasi dhe Elseid Hysaj me nga 21 takime dhe Kristjan Asllani me 19 ndeshje të luajtura.