Tag: gjilanit

  • Çetnikët me veshje kombëtare shqiptare dhe kalimi ilegal i kufirit

    Çetnikët me veshje kombëtare shqiptare dhe kalimi ilegal i kufirit

    Nga: Skënder Latifi

    Megjithatë edhe pse në raportin e 16 majit 1907, Rakiq pozicionohet kinse kundër depërtimit të bandave çetnike në Vilajetin e Kosovës, ato tashmë ishin realitet dhe paraqisnin rrezik serioz për popullatën vendore. Hyrjen e njësiteve çetnike në Kosovë në verën e vitit 1907 e kishin evidentuar edhe diplomatët e huaj. Kështu në një raport të konsullit austro-hungarez Llukes nga Shkupi thuhej qartë se “kalimi i kufirit në relacionin Vranjë – Kozjak, që zyrtarisht është i ndaluar, ka ndodhur, bile gjatë kalimit ilegal të kufirit, çetnikët ishin të veshur me veshje kombëtare shqiptare“

    Duke parë si rrezik të vazhdueshëm prezencën e faktorit të Austro-Hungarisë brenda Lëvizjes Shqiptare në njërën anë dhe pamundësisë së  futjes së ndikimit brenda strukturave të shqiptarëve, midis konsujve serbë në Prishtinë më 1907 vërehet njëfarë nervozizmi. Bile konsullata në Prishtinë as që kishte ndërmarrë diçka rreth vendosjes së kontakteve me shqiptarët autoritativë. Në radhë të parë shkaku i kësaj iniciative ishte te ndërrimi  i shpeshtë i konsujve. Në ndërkohë prej Beogradi ishte provuar që nëpërmes shoqatave të ndryshme “patriotike“ të vendoseshin lidhjet politike me shqiptarët madje edhe pa pjesëmarrjen e konsullatës, ishin mendimet që më së shpeshti dëgjoheshin midis konsujve serbë që shërbenin jo vetëm në Prishtinë por edhe në tokat shqiptare.
    “Nevojiten para për ta shtrirë ndikimin mbi krerët e shqiptarëve”

    Edhe pse nuk shihej si alternativë e vetme, zëvendëskonsulli Milan Rakiq në Prishtinë prapë iu kthye çështjes së organizimit të Lëvizjes Çetnike dhe organizimit të saj në Vilajetin e Kosovës.“Më duhet ta pranoj se deri më tani nuk ka të dhëna të mjaftueshme, në bazë të të cilave do të mund të vlerësohej me besueshmëri se çfarë pasojash do të kishte prej veprimtarisë çetnike në këto zona dhe a është e mundshme që të organizohet një veprimtari e tillë, pasi në këtë drejtim së pari mungon përvoja por edhe nuk është punuar aq. Duke i marrë parasysh rrethanat por edhe numrin e serbëve, unë mendoj se veprimtaria çetnike do t’u shkaktonte këtyre më shumë probleme dhe e kam frikën se këtu nuk do të mbetej asnjë serb”.
    Elaborimin e tij të gjatë në raportin dërguar Beogradit, Rakiq e ka përmbyllur me propozimet si në vijim: “Afrimi me krerët shqiptarë është i domosdoshëm dhe marrëveshja eventuale me ta përveç në nahinë e Pejës dhe të Prizrenit, duhet të zgjerohet edhe në krahinat ku nuk ka serbë, si në Llap e Drenicë. Është krejtësisht e panovejoshme të paraqiten arsyet për një përpjekje të tillë në Llap, sepse mjafton të përmendet se Llapi është në kufirin tonë dhe pikësëpari do të hasim në këtë krahinë dhe më pastaj do të vazhdonim tutje. Më pastaj zgjerimi i marrëveshjes në Drenicë do të mund të na bënte shumë punë, sidomos me pjesëmarrjen (e përfaqësuesve serbë S. L.) në kuvendet dhe tubimet publike të krerëve shqiptarë, me ç’rast krerët drenicas shumë më lehtë do të bënin propozime në dobi të serbëve dhe për këtë nuk do të ngriheshin dyshime pasi në Drenicë nuk ka serbë. Tani për tani do të mjaftonte që për këto çështje të përcaktohej një kredi prej nga do të shpërndaheshin shuma të caktuara parash, për çdo rast të veçantë dhe për të cilat konsullata në Prishtinë do ta sqaronte dhe do të afronte arsyetime para Ministrisë së Punëve të Jashtme”, ka përfunduar Rakiq.
    Konsulli serb në Prishtinë: “Ju lutem ua jepni dhjetë pushkë”

    Megjithatë edhe pse në raportin e 16 majit 1907, Rakiq pozicionohet kinse kundër depërtimit të bandave çetnike në Vilajetin e Kosovës, ato tashmë ishin realitet dhe paraqisnin rrezik serioz për popullatën vendore.
    “Që prej kur çetat kanë filluar të kalojnë nëpër kazanë e Gjilanit, konsullata gjithnjë ia ka tërhequr vërejtjen ministrisë dhe këshillave (çetnike) për pasojat e rënda dhe me këmbëngulësi ka qenë kundër dërgimit të çetave nëpërmes kazasë së Gjilanit. Këtë mendim e mbështes edhe unë. Duke i pasur parasysh rrethanat ia kam lejuar Stojan Dajiqit (mësues në Gjilan) që të veprojë sipas kërkesave tuaja. Dajiqi do t’i dërgojë njerëzit për të marrë armë. Ju lutem ua jepni dhjetë pushkë”, ka urdhëruar konsulli serb nga Prishtina.

    Hyrjen e njësiteve çetnike në Kosovë në verën e vitit 1907 e kishin evidentuar edhe dipolomatët e huaj. Kështu në një raport të konsullit austro-hunagrez Llukes nga Shkupi thuhej qartë se “kalimi i kufirit (të  pjesëtarëve të Lëvizjes Çetnike – S. L.) në relacionin Vranjë – Kozjak, që zyrtarisht është i ndaluar, ka ndodhur, bile gjatë kalimit ilegal të kufirit, çetnikët ishin të veshur me veshje kombëtare shqiptare“.

    ” alt=”” aria-hidden=”true” />Prishtina e vitit 1909
    Lidhja e besës në krahinën e Gjilanit dhe mosrespektimi i saj
    Ndonëse njëra prej nahive më të rrezikuara të Vilajetit të Kosovës nga depërtimi i pjesëtarëve të Lëvizjes Çetnike ngelej ajo e Gjilanit, sa për shkak të viseve që shtriheshin përgjatë kufirit serb, por edhe për shkak të ngritjes së Komitetit të Lëvizjes Çetnike në Vranjën fqinje, megjithatë mund të thuhet se mbetet anakronik bashkëpunimi shqiptaro-serb në këtë nahi edhe atë mu në kohën kur qarqet diplomatike i mbikëqyrnin lëvizjet rreth kufirit në këtë zonë.
    Në  një raport diplomatik të gjysmës së qershorit të vitit 1907 thuhej se që prej Shën Gjergji në nahinë e Gjilanit ishte arritur “lidhja e besës“ dhe përkundër paralajmërimeve se nën të do të përfshihej edhe pakica serbe, megjithatë në të u përfshinë vetëm serbët e nahisë së Kamenicës që përbëhet prej shtatëdhjetë fshatrave. Marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe serbëve, sa i përket besës ishin rregulluar si në vijim: shqiptarët e kishin gjyqin e tyre ku i zgjidhnin mosmarrëveshjet midis vete, po ashtu edhe serbët e kishin gjyqin e tyre. Por, nëse mosmarrëveshja apo konflikti ishte midis shqiptarëve dhe serbëve, atëherë të dy gjyqet – shqiptare dhe serbe e hetonin rastin dhe nëse serbi ishte fajtor atëherë ai i dorëzohej gjyqit serb. Në të njëjtën mënyrë veprohej nëse shqiptari ishte fajtor. Megjithatë në fund fajtori qoftë shqiptar apo serb i dorëzohej gjyqit shtetëror.
    Pra, shihet qartë që promovues dhe përkrahës i idesë së arritjes së besës dhe gjyqeve të ndara ishte vetë pushteti, mirëpo duket se organizimi i gjyqeve në këtë mënyrë nuk iu ka pëlqyer edhe aq ndërkombëtarëve, prandaj në frymën e reformave ata ndoshta qëllimisht e kanë evidentuar ekzistencën dhe punën e Gjykatës Penale në Prishtinë përgjatë vitit 1907.
    Kështu zbatimi i marrëveshjes së besës në nahinë e Gjilanit vazhdoi tërë verën e vitit 1907, madje nuk munguan as rezultatet e arritura.
    “Në nahinë e Gjilanit ‘Gjyqet e Besës’ janë duke vepruar pa kurrfarë pengesash. Paqja që ka mbisunduar prej Shën Gjergjit dhe liria që e gëzojnë njerëzit tanë (serbët) por edhe shqiptarët, janë duke ndikuar edhe më tepër mbi udhëheqësit e kësaj lëvizjeje dhe jo vetëm se pritet që besa të respektohet, por një marrëveshje e tillë do të zgjerohet edhe në zona tjera. Siç u kam thënë, me marrëveshjen e besës tani janë duke u rregulluar çështjet civile dhe penale. Në fakt gjyqet e besës e kanë peshën e gjyqeve shtetërore. Në fillim kur u arrit kjo marrëveshje nuk besohej se ajo do të merrte përmasa kaq të mëdha. Më pastaj do të informoj edhe se si gjykojnë gjyqet e besës në kazanë e Gjilanit: në fshatin Berivojcë, një shqiptar i ka thënë fqinjit të vet se ai nuk ishte turk. Gjyqi shqiptar e dënoi atë me therjen e një lope dhe ai dënim u ekzekutua menjëherë”, raportohej më 4 korrik të vitit 1907.
    Fatkeqësisht në të njëjtin raport të tij, konsulli Milan Rakiq ka shkruar nga Prishtina për kalimin e një bande çetnike pikërisht në kazanë e Gjilanit, gjë që ai e ka afruar një argument shtesë se të gjitha elaborimet rreth “Gjyqeve të Besës” dhe arritjes së bashkëpunimit me shqiptarët ishin të kota dhe ato e minonin projektin e zgjerimit territorial!

  • Drita e Gjilanit tjetër arritje historike, Shkëndija e pëson nga Vajekano

    Drita e Gjilanit tjetër arritje historike, Shkëndija e pëson nga Vajekano

    Drita e Gjilanit bën suksesin e radhës historik. Në ndeshjen e parë të luajtur në këtë fazë të ligës së Konferencës skuadra gjilanase ia doli të rrëmbejë një pikë në Finlandë përballë KuPS. Fillimisht shënuan vendasit në të 74′ me Parzyszek dhe më pas barazoi Dabiqaj në të 80′-ën.

    Ndeshja e dytë për skuadrën kosovare do të luhet me 23 tetor. Këtë radhë do të ketë përballë Omonia Nikozia.

    Ndërkohë Vajekano mundi 2-0 Shkëndijën e Tetovës në ndeshjen e parë historike të tetovarëve në fazë grupi. Golat për skuadrën spanjole u shënuan në pjesën e parë nga Lopez 28′ dhe Perez 32′. Për Shkëndijën e Tetovës sfida e radhës më 23 tetor zhvillohet ndaj Shelburne./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • “God Bless America” rikthehet në teatrin e Gjilanit

    “God Bless America” rikthehet në teatrin e Gjilanit

    Shfaqja teatrale “God Bless America”, me regji të Fatos Berishës, do të rikthehet për herë të parë këtë sezon në skenën e teatrit të Gjilanit, më 4 shtator, duke filluar nga ora 20:00.

    Kjo parabolë dramatike sjell në qendër katër shitës të Biblës që udhëtojnë derë më derë, duke lëvizur nëpër ëndrrën kapitaliste. Në rrugëtimin e tyre ata takojnë njerëz nga margjinat e shoqërisë moderne, të cilëve përpiqen t’u shesin Biblën përmes konceptit të ‘ëndrrës Amerikane’.

    E frymëzuar nga dokumentari i viteve ’60 “Salesman”, shfaqja sjell një reflektim të thellë mbi ëndrrën, iluzionin dhe realitetin, duke e shndërruar skenën e Gjilanit në një hapësirë debati për shoqërinë bashkëkohore./KultPlus.com

  • Shkrimtari Ibrahim Kadriu nderohet me “Çelësin e Qytetit” nga Komuna e Gjilanit

    Shkrimtari Ibrahim Kadriu nderohet me “Çelësin e Qytetit” nga Komuna e Gjilanit

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kushtrim Zeqiri, kanë nderuar shkrimtarin Ibrahim Kadriu me çmimin “Çelësi i Qytetit”, si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të çmuar në letërsinë shqipe.Hyseni u shpreh se Kadriu është figurë e shquar e letrave shqipe, krijues që me veprat e tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në identitetin kulturor e kombëtar, përcjellë KultPlus.Ai njoftoi gjithashtu se ka propozuar që Kadriu të nominohet për çmimin “Nderi i Qytetit të Gjilanit”, si dhe të rekomandohet te Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për tu nderuar me Medalje Presidenciale për kontributin e dhënë në pasurimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare. Nga ana e tij, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kushtrim Zeqiri, tha se dorëzimi i çmimit është një ditë e veçantë për Gjilanin, pasi Kadriu mbetet një ndër personalitetet më të rëndësishme të letërsisë shqipe të kohës sonë. Shkrimtari falënderoi për këtë nderim, duke theksuar se “guri më së shumti peshon në vendlindje”. Ndërsa profesori Anton Nikë Berisha e cilësoi këtë vendim si shumë të rëndësishëm, duke theksuar se rrallë ndodh të vlerësohet puna e një shkrimtari, dhe se ky akt tregon kujdesin për artin dhe ndikimin estetik që letërsia ka në shpirtin e njeriut./KultPlus.com

  • Supergoli i i Ismailgecit shpëton Ballkanin

    Supergoli i i Ismailgecit shpëton Ballkanin

    Ka përfunduar në barazim ndeshja e vetme e ditës në Superligën e Kosovës luajtur këtë pasdite mes Gjilanit dhe Ballkanit. Ndonëse në pjesën e parë vendasit kaluan përpara me golin e shënuar në të 29′ me penallti nga Almir Aganspaiç në pjesën e dytë saktësisht në të 66′ ish lojtari i Tiranës Marsel Ismailgeci realizoi një supergol nga distanca për Ballkanin duke barazuar shifrat në 1-1.

    Kjo ishte ndeshja e fundit e javës së parë të edicionit të ri futbollistik në elitën e futbollit kosovar. Vlen të theksohet se dje Prishtina e Re e ngjitur për herë të parë në Superligë fitoi 0-4 ndaj Malishevës në transfertë. Sikundër besasuese ishte dhe Fitorja e Ferizajt ndaj Dritës së Gjilanit me shifrat 1-0.

    Dy skuadrat surprizë të kësaj jave Prishtina e Re dhe Ferizaj do përballen në javën e dytë në Prishtinë me njëra tjetrën./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Aksident i shumëfishtë në Gjilan, nëntë të plagosur pas përplasjes së 6 makinave

    Aksident i shumëfishtë në Gjilan, nëntë të plagosur pas përplasjes së 6 makinave

    Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Gjilanit, ku u përfshinë gjashtë automjete dhe nëntë persona mbetën të lënduar. Fatmirësisht, sipas autoriteteve, lëndimet e shkaktuara janë të lehta.
    Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
    “Me datën 16.08.2025, rreth orës 22:20, kemi pranuar një informatë se në rrugën ‘Lufta e Gjilanit’ ka ndodhur një aksident zinxhir në mes të gjashtë veturave në lëvizje. Në këtë aksident, nëntë persona janë lënduar, dhe sipas raportit të mjekut, lëndimet janë të lehta”, deklaroi Hashani.
    Njësitë e trafikut rajonal të Policisë së Kosovës po punojnë për të hetuar shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti, por deri më tani nuk kanë dhënë detaje shtesë.
    Policia u bën thirrje shoferëve që të kenë kujdes të shtuar në komunikacion, veçanërisht në orët e mbrëmjes kur dukshmëria dhe vëmendja mund të jenë të ulëta.

  • Gjashtë makina bëhen “përshesh” në Kosovë, lëndohen 9 persona

    Gjashtë makina bëhen “përshesh” në Kosovë, lëndohen 9 persona

    Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident ku u përfshinë gjashtë vetura në Gjilan.
    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha se lëndimet e personave të përfshirë në aksident janë të lehta.
    “Me datën 16.08.2025 rreth orës 22:20 kemi pranuar një informatë se në rrugë “Lufta e Gjilanit’’ në qytetin e Gjilanit ka ndodh një aksident zinxhir në mes të gjashtë veturave në lëvizje.
    Në këtë aksident nëntë persona janë lënduar dhe sipas raportit të mjekut lëndimet janë të lehta”, tha ai.

  • Dalin detaje të reja/ Vrasja e trefishtë në Gjilan, ja e kaluara kriminale e Mefail Shkodrës dhe djemve të tij

    Dalin detaje të reja/ Vrasja e trefishtë në Gjilan, ja e kaluara kriminale e Mefail Shkodrës dhe djemve të tij

    Prokuroria Themelore e Gjilanit ka dhënë detaje të reja për të kaluarën e Mefial Shkodrës dhe të djemve të tij, të akuzuar për vrasjen e tre personave. Për Mefail Shkodrën nga viti 2000 janë pranuar gjithsej 5 raste penale, ndërsa në 4 raste janë ngritur aktakuza.
    “Duke marrë shkas nga raportimet lidhur me të kaluarën penale të dyshuarit Mefail Shkodra, njoftojmë opinionin publik se për atë në Prokurorinë Themelore të Gjilanit nga Policia e Kosovës që nga viti 2000 janë pranuar gjithsejt 5 raste penale, në 4 raste janë ngritur aktakuza sipas lëndëve PP.II.300/2005, PP.II.394/2011, PP.II.1091/2014, PP.I.154/17 dhe në lëndën PP.II.913/2023 është zgjidhur në procedurë të ndërmjetësimit.
    Sa u përket të dyshuarve Edonis Shkodra dhe Engjëll Shkodra, ju njoftojmë se në Prokurorinë Themelore e Gjilanit, nuk ka pasur asnjë rast të proceduar, në cilësinë e të dyshuarve.
    Prokuroria Themelore e Gjilanit, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe inkurajon të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me prokurorinë dhe policinë për çfarëdo informate që do të ndihmonte në hetimin e suksesshëm dhe vënien e kryesve para drejtësisë”, thuhet në njoftim.

  • Masakra e Gjilanit/ Tre viktima për fajde, autorët të liruar më herët nga drejtësia

    Masakra e Gjilanit/ Tre viktima për fajde, autorët të liruar më herët nga drejtësia

    Selami e Edmond Hasani si dhe Abedin Hoxha mbetën viktima të një ngjarjeje të rëndë që ndodhi mesditën e së dielës në Gjilan. Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra qëlluan mbi ta pas një takimi që përfundoi tragjikisht në një nga lokalet pranë Teatrit të Gjilanit. Të plagosur kanë mbetur edhe dy persona, një që po trajtohet nga Prishtinë ndërsa një tjetër në Gjilan.E gjithë ngjarja dyshohet se ndodhi për shkak të fajdesë, pasi njëri nga viktimat e rastit e kishte denoncuar në polici Mefail Shkodrën dy javë më parë për këtë vepër penale.Prokuroria në Gjilan nuk ka konfirmuar nëse e kishte intervistuar Shkodrën dhe për arsyet që ishte lënë i lirë.Sipas Gjykatës Themelore të Gjilanit, shtetasi Mefail Shkodra nuk ka lëndë aktive në këtë gjykatë. Mirëpo në të kaluarën ai është shpallur fajtor për tri raste të ndryshme. Në vitin 2011 ai është dënuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, në vitin 2014 për vjedhje të shërbimeve komunale ndërsa në vitin 2018 për armëmbajtje pa leje.Mefail dhe Edonis Shkodra ishin arrestuar me shumë bujë vitin e kaluar me urdhër të Prokurorisë Speciale pikërisht për fajde, por qëndruan në paraburgim nga data 21 qershor e deri më 8 tetor të vitit 2024. Ata u liruan nga Gjykata Themelore e Prishtinës pasi paraprakisht Prokuroria Speciale kërkoi zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e dorëzanisë. Ata lanë si garanci një parcelë në të cilën janë ndërtuar dy objekte që mbulonin vlerën e dorëzanisë.Gjykata Themelore në Prishtinë konfirmon se ende nuk ka pranuar aktakuzë nga Prokuroria Speciale lidhur me këtë çështje ndaj Mefail e Edonis Shkodrës.Në anën tjetër, qytetarët në Gjilan janë shprehur të shqetësuar me ngjarjen.Pranë objektit të Gjykatës së Gjilanit ka pasur mbishkrime të ndryshme që i bënin fajtor për lënien të lirë të personave me të kaluar kriminale.Familja Hasani kishin në pronësi një argjendari në Gjilan. Ndërsa të hënën të gjithë argjendaritë në qytetin e Gjilanit ishin të mbyllura pas vrasjes së kolegëve të tyre. 

  • Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

    Të shtëna me armë zjarri në Gjilan, shkon në tre numri i viktimave

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Gjilanit, ku pas të shtënave me armë zjarri kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur tre të tjerë.

    Më herët zëdhënësi i policisë së Gjilanit konfirmoi ngjarjen e rëndë me dy të vdekur dhe dy të plagosur.Lexo edhe :Related Posts
    “Sot, më datë 10.08.2025, rreth orës 12:32, dyshohet se ka ndodhur një rast i vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri në qytetin e Gjilanit, në rrugën “Ibrahim Rugova”.

    Në këtë ngjarje, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy personave, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihma e parë në Qendrën Emergjente në Gjilan.
    I dyshuari për këtë rast është një person i gjinisë mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i njohur për policinë, i cili aktualisht ndodhet në arrati.
    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori i shtetit. Njësitë e hetimeve rajonale të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, po hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”, njoftoi policia e Kosovës, rajoni i Gjilanit.
    /vizionplus.tv