Moderatorja Elita Rudi ka bërë rrjetin të shpërthej në të qeshura me një shaka ndaj bashkëshortit të san, reperit Gjikot.
Në një video që ajo publikoi në TikTok, Elita ndan me ndjekësit bisedën e saj me Gjikon në WhatsApp, ku i shkruante se “një teknik po vinte të rregullonte diçka në orën 11 të natës”.
Mesazhi i saj e vuri menjëherë reperin në alarm, duke menduar se dikush i huaj kishte hyrë në banesë. I shqetësuar, Gjiko nis ta telefonojë disa herë me radhë, duke i kërkuar shpjegime.
“Kush o ky moreee? A je mirë? Si lejoni njerëz brenda?”. Paniku i tij arrin kulmin kur, i bindur se situata ishte e rrezikshme, ai njofton policinë, ndërsa
Elita vazhdon me shakanë duke e siguruar se “tekniku” ndodhej ende në shtëpi.
Kur ajo më në fund zbulon se gjithçka ishte një “prank”, reagimi i Gjikos është plot habi dhe frikë.
“A je normale. Pasha fëmijët, policia është duke ardhur. Po dridhem”. Videoja është bërë virale, duke mbledhur me qindra komente dhe mijëra pëlqime.
Tag: gjikos
-

Kur ta bën gruaja 8 me 2, “Plas keq” mes Elita Rudit dhe Gjikos: “A je normale, prit se po vjen Policia…”
-

Elita Rudi “trazon” rrjetin me një shaka epike ndaj Gjikos: Policia po vjen
Elita Rudi, ka bërë që rrjetet sociale të shpërthejnë në të qeshura pas një “pranku” epik që i bëri bashkëshortit të saj, reperit Gjiko. Në një video që publikoi në TikTok, Elita ndan me ndjekësit një pjesë të bisedës së saj me Gjikon në WhatsApp, ku i shkruan se “një teknik po vinte për të rregulluar diçka në orën 11 të natës”.
Paniku i Gjikos dhe telefonatat e njëpasnjëshme
Menjëherë pas mesazhit, Gjiko reagon i shqetësuar, duke e telefonuar disa herë me radhë dhe duke kërkuar shpjegime.
“Kush o ky moreee? A je mirë? Si lejoni njerëz brenda?”, dëgjohet ai duke pyetur me panik.Kur Elita vazhdon shakanë, duke e siguruar se “tekniku” ndodhet ende në shtëpi, Gjiko bindet se situata është e rrezikshme dhe, në një moment frike, njofton policinë.
“A je normale?” – reagimi që po bën xhiron e rrjetit
Në fund, kur Elita zbulon se gjithçka ishte një shaka, reagimi i Gjikos është i paharrueshëm:
“A je normale? Pasha fëmijët, policia është duke ardhur. Po dridhem.”
Videoja është bërë virale, duke mbledhur mijëra pëlqime dhe qindra komente nga ndjekës që e kanë cilësuar “shakanë më të fortë të vitit”. Në fund të videos, Elita i kërkon falje bashkëshortit për situatën që krijoi, ndërsa ndjekësit e përgëzojnë për kreativitetin dhe humorin që gjithmonë e karakterizon.
Kliko ketu per VIDEON.