Tag: gjikondi

  • Kontrata e lobimit të PD në SHBA, Petraj: Ka elementë të paligjshëm – Noka do thirret nga SPAK. Gjikondi: Të hetohet garantuesi Nuredin Seci

    Kontrata e lobimit të PD në SHBA, Petraj: Ka elementë të paligjshëm – Noka do thirret nga SPAK. Gjikondi: Të hetohet garantuesi Nuredin Seci

    Çështja e kontratës së lobimit të Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara po merr përmasa të reja ligjore, ndërsa dy juristë të njohur, Edmond Petraj dhe Brizida Gjikondi, kanë ngritur dyshime serioze për ligjshmërinë e saj.Reklama në FieriWeb – “SONDAZH QARKU FIER”

    Në emisionin “Real Story” në ABC News, avokati Edmond Petraj deklaroi se kontrata e firmosur nga Flamur Noka përfaqëson elementë të mundshëm shkeljesh ligjore dhe se ky i fundit pritet të thirret nga SPAK për të dhënë shpjegime. Petraj tha se shuma e përdorur për lobim, 750 mijë dollarë, është shumë më e madhe se fondet që PD ka marrë nga KQZ për fushatën zgjedhore dhe kërkon transparencë të plotë mbi burimin e saj.

    “Kontrata në dukje nuk është e paprekshme. Disa elementë i kemi kapur. 750 mijë dollarë janë shumë për t’u nisur drejt Amerikës. Flamur Noka do të thirret nga SPAK për këtë firmë”, u shpreh Petraj.

    Ndërkohë, juristja Brizida Gjikondi i kërkoi SPAK të hetojë edhe personin që ka garantuar kontratën 6 milionë dollarëshe, shtetasin Nuredin Seci, për të cilin theksoi se ka dy shtetësi dhe përfshirja e tij në këtë marrëveshje duhet të kalojë në filtër ligjor. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Hetimet për këtë çështje pritet të intensifikohen në ditët në vijim, teksa SPAK do të kërkojë më shumë prova dhe dokumentacion mbi marrëveshjen lobuese të PD-së në SHBA.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • “Kontrata lobuese, për Berishën dhe familjen e tij”, Gjikondi: Heshtja nga radhët e PD flet shumë

    “Kontrata lobuese, për Berishën dhe familjen e tij”, Gjikondi: Heshtja nga radhët e PD flet shumë

    Juristja Brizida Gjikondi komentoi kontratën lobuese të PD dhe heshtjen e tyre si tregues për gjithçka. Gjikondi tha se ccfarë nuk flitet nuk ka ndodhur dhe se ajo kontratë është kontratë lobimi për Berishën dhe familjen e tij.
    “Topallin e kam dëgjuar me vëmendje dhe më rezulton që ende nuk ka mbyllur partinë e saj.
    Edhe gafat që ka bërë për DHL që shkoni tërhiqeni vetë votën janë shëmtira që nuk hahen më në 2025. Heshtja tregon shumë sepse dihet shumë mirë , edhe një lidhëz po të shprehin ata është një element për tu verifkuar.
    Çfarë nuk flitet nuk ka ndodhur, ata po përpiqen edhe Noka, kanë një heshtje dhe kjo i tregon të gjitha. Ajo është një kontratë lobimi për Berishën dhe familjen.”

  • “Berisha po shmang takimet dhe pyetjet me gazetarët”/ Kontrata 6 mln dollarëshe, avokatja: Imoralitet ekstrem! SPAK duhet të hetojë

    “Berisha po shmang takimet dhe pyetjet me gazetarët”/ Kontrata 6 mln dollarëshe, avokatja: Imoralitet ekstrem! SPAK duhet të hetojë

    Avokatja Brizida Gjikondi tha se për shkak të lobimit me shifër marramendëse kreu i PD Sali Berisha po shmang takimet dhe pyetjet me gazetarët pasi kjo është tema më e nxehtë e sferës politike në vend.
    Gjikondi e konsideroi si të turpshëm veprimin e Berishës dhe të Partisë Demokratike. Ajo i mëshoi faktit se është pa sens që të japësh lekë për të fshirë një njollë, ku je shpallur “non grata” për korrupsion.
    “Unë mendoj se prandaj është anuluar dhe takimi, sepse u shmanget pyetjeve të gazetarëve. Për herë të parë kemi një lobimi kaq të frikshëm për të hequr njollën e Berishës. Është e turpshme, nuk ka asnjë shqiptar dhe asnjë kompani që t’i paguajë Berishës 6 milionë dollarë. Ajo është një kontratë dinake dhe me hile. SPAK duhet të shikojë se përse kjo kontratë po bëhen pikërisht tani që është fushata zgjedhore.
    Mua gjëja që më ka shqetësuar në fakt është një imoralitet ekstrem, që një “non grata” për korrupsion ta paguash me lekë. Të lash njollën që të kanë vendosur me lekë. “Non grata” është e Berishës, nuk ka përse të përfshihet partia për diçka individuale”, tha Gjikondi në studion e ‘News Line’ në ABC News.
    Më tej, Gjikondi ngriti dyshimin se nënkrontaktori i këtij lobimi mund të jetë LaCivita. Sipas saj nuk ka pse një amerikan apo një patriot shqiptar të paguajë një shumë marramendëse parash për të hequr një “njollë” të Berishës.
    “Unë pres që SPAK ta shikojë në detaje këtë gjë. Kanë qenë shumë dinakë dhe të kujdesshëm që ngjasme të bëjmë ‘Shqipërinë të Madhërishme’, nuk e di unë se kur ka qenë kjo ‘Shqipëria Madhështore’ me Berishën.
    Duhet të shikojnë dhe LaCivita nëse është pjesë e këtij lobimi, mund të jetë nënkontraktues. Nuk ka më limit më ironia dhe tragjedi-komedia, që po konsumohet. Gjoja këta janë lidhur me një kompani që është afër Trump dhe LaCivita është afër Trump”, përfundoi avokatja.
    Gjikondi komentoi edhe vendimin e GJKKO e cila sot rrëzoi kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga procesi për dosjen Partizani.
    “Rrënimi i figurës së Berishës është i pashmangshëm, është në një rrugë humnere pa kthim. Kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Davidhi është një hile, përpiqet të gjejë shtigje për të shtyrë përballjen me të vërtetën.E ka humbur gjyqin kudo, për një non grata që thotë se i është bërë në mënyrë të padrejtë”, -u shpreh Gjikondi.

  • “Kontrata 6 mln dollarë e lobimit, njollë për PD”/ Gjikondi: LaCivita nënkontraktues i ‘elektriçistit’ milioner

    “Kontrata 6 mln dollarë e lobimit, njollë për PD”/ Gjikondi: LaCivita nënkontraktues i ‘elektriçistit’ milioner

    Avokatja Brizida Gjikondi tha se për shkak të lobimit me shifër marramendësi kreu i PD Sali Berisha po shmang takimet dhe pyetjet me gazetarët pasi kjo është tema më e nxehtë e sferës politike në vend.
    Gjikondi e konsideroi si të turpshëm veprimin e Berishës dhe të Partisë Demokratike. Ajo i mëshoi faktit se është pa sens që të japësh lekë për të fshirë një njollë, ku je shpallur “non grata” për korrupsion. Sa i takon përfshirjes së gjithë strukturave të PD në këtë lobim, Gjikondi tha se nuk ka pse të përfshihet një parti në një çështje individuale siç është ajo e “non gratës” së Berishës.
    “Unë mendoj se prandaj është anuluar dhe takimi, sepse u shmanget pyetjeve të gazetarëve. Për herë të parë kemi një lobimi kaq të frikshëm për të hequr njollën e Berishës. Është e turpshme, nuk ka asnjë shqiptar dhe asnjë kompani që t’i paguajë Berishës 6 milionë dollarë. Ajo është një kontratë dinake dhe me hile. SPAK duhet të shikojë se përse kjo kontratë po bëhen pikërisht tani që është fushata zgjedhore.
    Mua gjëja që më ka shqetësuar në fakt është një imoralitet ekstrem, që një “non grata” për korrupsion ta paguash me lekë. Të lash njollën që të kanë vendosur me lekë. “Non grata” është e Berishës, nuk ka përse të përfshihet partia për diçka individuale”, tha Gjikondi.
    Më tej Brizida Gjikondi ngriti dyshimin se nënkrontaktori i këtij lobimi mund të jetë LaCivita. Sipas saj nuk ka pse një amerikan apo një patriot shqiptar të paguajë një shumë marramendëse parash për të hequr një “njollë” të Berishës.
    “Unë pres që SPAK ta shikojë në detaje këtë gjë. Kanë qenë shumë dinakë dhe të kujdesshëm që ngjasme të bëjmë ‘Shqipërinë të Madhërishme’, nuk e di unë se kur ka qenë kjo ‘Shqipëria Madhështore’ me Berishën. Duhet të shikojnë dhe LaCivita nëse është pjesë e këtij lobimi, mund të jetë nënkontraktues. Nuk ka më limit më ironia dhe tragjedi-komedia, që po konsumohet. Gjoja këta janë lidhur me një kompani që është afër Trump dhe LaCivita është afër Trump”, përfundoi avokatja.

  • “Rrënimi i figurës së Berishës, i pashmangshëm”/Gjikondi për ‘Partizanin’: Përpiqet të shtyjë përballjen me të vërtetën

    “Rrënimi i figurës së Berishës, i pashmangshëm”/Gjikondi për ‘Partizanin’: Përpiqet të shtyjë përballjen me të vërtetën

    Në studion e ‘News Line’ juristja Brizida Gjikondi komentoi edhe vendimin e GJKKO e cila sot rrëzoi kërkesën e Sali Berishës për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga procesi për dosjen Partizani. Gjikondi e konsideroi një hile për të shtyrë përballjen me të vërtetën kërkesën e Berishës, për të cilin u shpreh se rrënimi i figurës së tij është një rrugë humnere pa kthim.
    “Rrënimi i figurës së Berishës është i pashmangshëm, është në një rrugë humnere pa kthim.
    Kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Davidhi është një hile, përpiqet të gjejë shtigje për të shtyrë përballjen me të vërtetën. E ka humbur gjyqin kudo, për një non grata që thotë se i është bërë në mënyrë të padrejtë, ” -u shpreh Gjikondi.

  • ‘E djathta ka humbur rrugën’, Gjikondi: PD, një garnizon i shpartalluar në funksion të Berishës

    ‘E djathta ka humbur rrugën’, Gjikondi: PD, një garnizon i shpartalluar në funksion të Berishës

    Analistja Brizida Gjikondi ka bërë një analizë kritike të situatës së së djathtës shqiptare, gjatë një emisioni televiziv, duke theksuar se Partia Demokratike dhe fraksionet që kanë dalë prej saj kanë humbur rrugën në raport me interesin kombëtar.
    “Partitë që kanë dalë nga PD-ja kishin potencialin të përfaqësonin pjesën më të shëndetshme të së djathtës, por sot janë kthyer në formacione pa frymë e vizion. Synimi është thjesht një mandat deputeti, kush është i pari në listë. Nuk ka ide afatgjata, vetëm llogari elektorale”, tha ajo.
    Sipas Gjikondit, dështimi i formacioneve të tilla si ai i Patozit, Topallit apo Topit tregon se këto subjekte nuk kishin vizion opozitar afatgjatë. Ajo theksoi se edhe Partia Demokratike sot nuk mund të konsiderohet si një parti e djathtë në kuptimin tradicional.
    “PD është një garnizon i shpartalluar që punon vetëm për interesin e Sali Berishës. Aktiviteti i saj është minimal dhe i përqendruar te një individ, jo te qytetari. E djathta është e shpërndarë, pa strukturë dhe pa frymë”, u shpreh analistja.
    Ajo përmendi se e vetmja shpresë për risi në spektrin e djathtë vjen nga emra të rinj si Altin Goxhaj (Qori) dhe Adriatik Lapaj, ndërsa koalicioni “Bashkë Fitojmë” e konsideroi si një derivat të Partisë Demokratike, pa potencial të ri.
    “Kudo në Shqipëri ndihet kjo ndjesi e zymtë. Jam e bindur se Berisha do të dalë më dobët se ç’thotë çdo sondazh”, përfundoi Brizida Gjikondi.

  • “Berisha është i amortizuar, ka gjuhë vëlla vrasëse”, Gjikondi: Kreu i PD, i paburrë që nuk shkon në gjykatë për “Partizanin”

    “Berisha është i amortizuar, ka gjuhë vëlla vrasëse”, Gjikondi: Kreu i PD, i paburrë që nuk shkon në gjykatë për “Partizanin”

    Juristja Brizida Gjikondi komentoi zhvillimet nga fushata elektorale duke u ndalur edhe tek sondazhi i publikuar në “ABC News”.
    Gjatë intervistës në “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi u shpreh se edhe në takimet e tij gjatë fushatës, ish-kryeministri Sali Berisha po tregohet shumë qesharak.
    Ajo nënvizoi se kreu i PD, nuk ka më se çfarë t’i ofrojë vendit. Ndërsa sa i përket fushatës së PS, sipas juristes, kryeministri Edi Rama ka kapur pikën më të fortë, integrimin, për të cilën shtoi se është një tezë që ka argumente të mjaftueshme dhe për të ecur përpara.
    “Duke menduar që PD është një parti e çarë dhe e përçarë, me bija të saj, me klane apo parti të reja që nuk janë as majtas as djathtas. Një Berishë i amortizuar, dhe nuk i vijnë natyrshëm në të gjitha gjërat që bën. Aq më tepër që ka një gjuhë vëllavrasëse. Ndërsa për PS mendoj që zoti Rama ka kapur pikën e fortë të integrimit…Në fushatë dihet që ka gjithmonë gjëra pikante, por mendoj që mjafton teza e integrimit europian dhe zoti Rama ka argumente për ta bërë të mjaftueshme dhe për të mos rënë në nivelin e kënetës siç thotë ai. Zoti Rama ka ditur gjithmonë dhe arrin të zgjojë interesin dhe të bëhet interesant për breza të caktuar edhe me ato që përdor. Ndërsa Berisha edhe si energji, edhe si imazh mendoj që nuk ka çfarë ofron më. Edhe kjo kapelja që e bën shumë qesharak”, tha ndër të tjera Gjikondi.
    Gjithashtu juristja komentoi edhe dosjen “Partizani”, për të cilën Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Sali Berishës, për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjikondi tha: “Kjo tregon paburrësinë e Berishës që nuk shkon të përballet. Nëse është në paqe me veten shkon përpara gjykatës dhe nuk ka pse të fshihet. Shkon përballet e çon në Strasburg dhe vazhdon jetën politike. Mendoj që 10-ditëshin e fundit të fushatës do të ketë një “agresivitet”. Me sa po shoh të gjithë barrën e fushatës e ka marrë Edi Rama. Ai ka thënë se do që ta çojë edhe në këtë fitore PS. E rithem se sfida e vërtetë për PS është Tirana…jo vetëm si kryeqendra e Shqipërisë, por edhe si qarku që nxjerr më shumë deputetë”.

  • “Kapelja e Berishës është simbol i rënies së një lidershipi”, Gjikondi thumbon ish-kryeministrin: S’ka më fuqi politike

    “Kapelja e Berishës është simbol i rënies së një lidershipi”, Gjikondi thumbon ish-kryeministrin: S’ka më fuqi politike

    Juristja Brizida Gjikondi komentoi zhvillimet nga fushata elektorale duke u ndalur edhe tek sondazhi i publikuar në “ABC News”.
    Në një intervistë për një emision televiziv, Gjikondi u shpreh se edhe në takimet e tij gjatë fushatës, ish-kryeministri Sali Berisha po tregohet shumë qesharak.
    Ajo nënvizoi se kreu i PD, nuk ka më se çfarë t’i ofrojë vendit. Ndërsa sa i përket fushatës së PS, sipas juristes, kryeministri Edi Rama ka kapur pikën më të fortë, integrimin, për të cilën shtoi se është një tezë që ka argumente të mjaftueshme dhe për të ecur përpara.
    “Duke menduar që PD është një parti e çarë dhe e përçarë, me bija të saj, me klane apo parti të reja që nuk janë as majtas as djathtas. Një Berishë i amortizuar, dhe nuk i vijnë natyrshëm në të gjitha gjërat që bën. Aq më tepër që ka një gjuhë vëllavrasëse. Ndërsa për PS mendoj që zoti Rama ka kapur pikën e fortë të integrimit…Në fushatë dihet që ka gjithmonë gjëra pikante, por mendoj që mjafton teza e integrimit europian dhe zoti Rama ka argumente për ta bërë të mjaftueshme dhe për të mos rënë në nivelin e kënetës siç thotë ai. Zoti Rama ka ditur gjithmonë dhe arrin të zgjojë interesin dhe të bëhet interesant për breza të caktuar edhe me ato që përdor. Ndërsa Berisha edhe si energji, edhe si imazh mendoj që nuk ka çfarë ofron më. Edhe kjo kapelja që e bën shumë qesharak”, tha ndër të tjera Gjikondi.
    Gjithashtu juristja komentoi edhe dosjen “Partizani”, për të cilën Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Sali Berishës, për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, Gjikondi tha: “Kjo tregon paburrësinë e Berishës që nuk shkon të përballet. Nëse është në paqe me veten shkon përpara gjykatës dhe nuk ka pse të fshihet. Shkon përballet e çon në Strasburg dhe vazhdon jetën politike. Mendoj që 10-ditëshin e fundit të fushatës do të ketë një “agresivitet”. Me sa po shoh të gjithë barrën e fushatës e ka marrë Edi Rama. Ai ka thënë se do që ta çojë edhe në këtë fitore PS. E rithem se sfida e vërtetë për PS është Tirana…jo vetëm si kryeqendra e Shqipërisë, por edhe si qarku që nxjerr më shumë deputetë”.

  • Gjikondi: Berisha dhe familja e tij po zvarrisin qëllimisht çështjen “Partizani”, gjë që mund të djegë afatet

    Gjikondi: Berisha dhe familja e tij po zvarrisin qëllimisht çështjen “Partizani”, gjë që mund të djegë afatet

    Juristja Brisida Gjikondi tha për ‘Real Story’ se Berisha dhe familja e tij po zvarrisin qëllimisht dosjen “Partizani”. Më tej, Gjikondi tha se kjo zvarritje shtyn dhe afatet dhe është skandaloze. Gjikondi u ndal tek dosja Veliaj duke thënë se personaliteti i tij politik bëri që të afrohej më tepër afati i arrestimit.
    “Të gjitha stilet që po përdor familja Berisha, ja ulin shumë personalitetin politik sic hiqet Berisha, do të ishte mirë të përballej dhe besoj do e coj pas zgjedhjeve këtë cështje duke e zvarritur.
    Këtu e ka bërë Dritan Dajti, Shullazi është stil i njohur. Dumani tha se ka një ngërc me GJKKO dhe bën që kjo zvarritje të djegi dhe afatet dhe është vërtetë skandaloze. Unë mendoj që personaliteti i Veliajt me drejtësinë bëri që të afrohej afati i arrestimit të tij, ishte një subjekt që mund të cënonte provat.
    Ka raste të tilla ku autoriteti i një institucioni të drejtësisë dëmtohet nga personazhe si Veliaj. SPAK ka një tërheqje dhe shoh personazhe që janë thirrur nga SPAK. Zonja Bushka nuk më la shije të mirë, e cila është e hetuar nga SPAK ishte një nga personazhet më entuziast në kërcim. Janë provuar lidhjet e saj me SPAK dhe institucione të drejtësisë. Promovimi i personazheve nga e majta që kanë cështje me SPAK ka qenë një arakiri i panevojshëm”, tha Gikondi.

  • ‘Berisha, të përballet me drejtësinë’, Gjikondi: Zvarritja e dosjes ‘Partizani’ mund të djegë afatet

    ‘Berisha, të përballet me drejtësinë’, Gjikondi: Zvarritja e dosjes ‘Partizani’ mund të djegë afatet

    Juristja Brisida Gjikondi ka akuzuar Sali Berishën dhe familjen e tij për zvarritjen qëllimisht të dosjes “Partizani”, duke e cilësuar këtë veprim si skandaloz që po shtyn dhe dëmton afatet ligjore të hetimeve.
    Ajo theksoi se veprimet e tilla po ulën personalitetin politik të Berishës dhe theksoi se kjo është një praktikë e njohur që ka qenë përdorur edhe nga Dritan Dajti dhe Shullazi.
    Gjikondi shtoi se zvarritja e këtyre çështjeve ka shkaktuar një ngërc me Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dhe se ky veprim ka të ngjarë të dëmtojë dhe shkaktojë djegien e afateve ligjore, çka është vërtet skandaloze në këtë proces.
    ‘Të gjitha stilet që po përdor familja Berisha, ja ulin shumë personalitetin politik sic hiqet Berisha, do të ishte mirë të përballej dhe besoj do e coj pas zgjedhjeve këtë cështje duke e zvarritur.
     Këtu e ka bërë Dritan Dajti, Shullazi është stil i njohur. Dumani tha se ka një ngërc me GJKKO dhe bën që kjo zvarritje të djegi dhe afatet dhe është vërtetë skandaloze’, tha Gjikondi.