Tag: gjikondi

  • “Gati të lëpijë atë që ka pështyrë”, Gjikondi shpërthen: Zgjedhja e Gazment Bardhit, gjëja më e shëmtuar në politikën

    “Gati të lëpijë atë që ka pështyrë”, Gjikondi shpërthen: Zgjedhja e Gazment Bardhit, gjëja më e shëmtuar në politikën

    Analistja dhe juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në një emision televiziv, ka reaguar ashpër ndaj zgjedhjes së Gazment Bardhit në krye të grupit parlamentar të PD nga Sali Berisha, duke e cilësuar këtë si “gjënë më të shëmtuar” në politikën shqiptare.
    Sipas saj, rikonfirmimi i Bardhit tregon se Berisha vazhdon të përdorë njerëz pa meritë, duke injoruar totalisht kontributin real dhe vlerësimin e votuesve.
    “Zgjedhja e Gaz Bardhit është gjëja më e shëmtuar që të rikonfirmon që Berisha nuk të zhgënjen asnjëherë. Ai i përdor njerëzit e përdorur dhe Gaz Bardhi nuk ka asnjë meritë. Pozicionet në partitë politike fitohen me rezultat në vota, jo me servilizëm”, u shpreh Gjikondi.
    Ajo solli si shembull rezultatin e dobët në Fier, ku sipas saj, nën drejtimin e Bardhit është shënuar një nga paraqitjet më të dobëta ndonjëherë.
    “Asnjëherë Fieri nuk ka dalë aq dobët sa këtë herë me Bardhin.”
    Juristja nuk kurseu kritikat as për karakterin e Bardhit, duke e cilësuar atë si një individ pa integritet dhe të gatshëm të hyjë në skenarë kaotikë.
    “Berisha nuk zgjedh për kontributet, por sepse ai është një person pa personalitet, që ka lëpirë atë që ka pështyrë. Është si një kone që sa herë t’i thotë Berisha ‘hidhu’, ai është i gatshëm të shkojë në tribunë. Do jetë pjesë e kaosit, zhurmës dhe rrëmujës.”
    Sipas Gjikondit, pas kësaj zgjedhjeje fshihen interesa personale të Berishës dhe rrethit të tij familjar.

  • “Bashkitë kanë dështuar në kontrollin e territorit”/ Gjikondi: Rama ka nuhatjen perfekte për të bërë show-n e duhur në kohën e duhur!

    “Bashkitë kanë dështuar në kontrollin e territorit”/ Gjikondi: Rama ka nuhatjen perfekte për të bërë show-n e duhur në kohën e duhur!

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijoi intensivisht edhe gjatë verës. Ndërsa vetë kryeministri Edi Rama paralajmëroi se ky aksion do të vazhdojnë, po ashtu në daljen e tij në konferencat me gazetarët, Rama ka bërë të ditur se uji i pijshëm do të trajtohet me seriozitet.
    Analistja Brizida Gjikondi ka bërë një pasqyrë të situatës së ndodhur lidhur me aksionin për ndërtimet pa leje, duke u ndalur te prishjet pa leje në Theth, për të cilën vë theksin edhe tek “dështimi” sipas saj i bashkive në kontrollin e territorit.
    “Decentralizimi do një demokratizim të shoqërisë, të pushtetit. Nuk ka funksionuar sepse vetë qeveria nuk ka ditur ta menaxhojë decentralizimin. Në lidhje me Thethin, mendoj që nuk është faji i një njësie apo popullate për të abuzuar me territorin, por mendoj që Rama këto kohë po bën opozitën. Edhe për ndërtimet pa leje, ai po bën një opozitë ndaj pushteteve që vetë i ka pasur të shpërndara…Pra gjithë struktura e bashkisë së Shkodrës që mbulojnë territorin në Theth ka lejuar që ajo masakër të ndodhë. Por Rama ka një nuhatje perfekte për të bërë gjënë e duhur me show-in e duhur…Hyrja e Shqipërisë në BE është më shumë gjeopolitike mendoj. Ndërsa më habit fakti që Rama nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese për të gjithë armatën e inspektorët që kanë treguar shkelje…”, tha më tej ajo.

  • “Decentralizimi i dështuar”, Gjikondi reagon ashpër: Prishjet në Theth, dështimi i bashkive dhe show-i i Ramës

    “Decentralizimi i dështuar”, Gjikondi reagon ashpër: Prishjet në Theth, dështimi i bashkive dhe show-i i Ramës

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijoi intensivisht edhe gjatë verës. Ndërsa vetë kryeministri Edi Rama paralajmëroi se ky aksion do të vazhdojnë, po ashtu në daljen e tij në konferencat me gazetarët, Rama ka bërë të ditur se uji i pijshëm do të trajtohet me seriozitet.
    Analistja Brizida Gjikondi ka bërë një pasqyrë të situatës së ndodhur lidhur me aksionin për ndërtimet pa leje, duke u ndalur te prishjet pa leje në Theth, për të cilën vë theksin edhe tek “dështimi” sipas saj i bashkive në kontrollin e territorit.
    “Decentralizimi do një demokratizim të shoqërisë, të pushtetit. Nuk ka funksionuar sepse vetë qeveria nuk ka ditur ta menaxhojë decentralizimin. Në lidhje me Thethin, mendoj që nuk është faji i një njësie apo popullate për të abuzuar me territorin, por mendoj që Rama këto kohë po bën opozitën. Edhe për ndërtimet pa leje, ai po bën një opozitë ndaj pushteteve që vetë i ka pasur të shpërndara…Pra gjithë struktura e bashkisë së Shkodrës që mbulojnë territorin në Theth ka lejuar që ajo masakër të ndodhë. Por Rama ka një nuhatje perfekte për të bërë gjënë e duhur me show-in e duhur…Hyrja e Shqipërisë në BE është më shumë gjeopolitike mendoj. Ndërsa më habit fakti që Rama nuk ka marrë asnjë masë ndëshkuese për të gjithë armatën e inspektorët që kanë treguar shkelje…”, tha më tej ajo.

  • Dosja e Metës, Gjikondi: SPAK nuk ka zhgënjyer, Kryemadhi të gjykohet njësoj

    Dosja e Metës, Gjikondi: SPAK nuk ka zhgënjyer, Kryemadhi të gjykohet njësoj

    Gjyqtarja Irena Gjoka u caktua me short për të shqyrtuar çështjen për kalim ose jo për gjykim, në ngarkim të ish-presidentit Ilir Meta.
    Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë tha se Gjoka është një gjyqtare me integritet.
    Sa i përket sulmeve nga ish-presidenti Ilir Meta ndaj gjyqtares, Gjikondi tha se janë një mendësi shumë e shëmtuar. Ndërsa për Monika Kryemadhin u shpreh se SPAK nuk duhet të jetë aq tolerant dhe se nuk mund ‘të fshihet pas gjinisë.’
    “Irena Gjoka është gjyqtare me integritet. Gjoka është një nga gjyqtaret që i kanë rënë shorti për seancën paraprake…dhe për mendimin tim këto broçkullat që thotë avokati i zotit Meta, që do kërkojë largimin, nuk është e vërtetë sepse thjesht po bëhet një verifikim dhe nuk është në hetim. Pra është një mënyrë e SPAK që bën verifikim dhe ajo ka gjithë të drejtën të marrë pjesë në dosjen e Metës. Me sulmet dhe akuzat e tij, Meta ka treguar një mendësi shumë të shëmtuar. Dosja tashmë është gati, deri tani SPAK nuk zhgënjyer me dosjet e tij, ka qenë i kujdesshëm, madje mendoj që ka qenë pak kursimtar me veprat penale që i ka vënë në ngarkim. Sa për Kryemadhin, mendoj që SPAK nuk duhet të jetë aq tolerant edhe për gjithë të tjerat, krimet janë krime dhe nuk mund të fshihesh pas gjinisë. Jo vetëm Kryemadhi por edhe gra të tjera nuk mund t’i bëjnë karshillëk publikut shqiptar as me rrobat firmato…”, tha Gjikondi.
    Gjithashtu gjatë intervistës, tha se gjyqësori shqiptar tashmë duhet të ketë integritet dhe vetëvlerësim.
    “Një gjyqësor dhe prokurori të nënshtruar kemi pasur për 30 vite dhe shpresoj shumë që akulli që ka thyer zoti Dumani të shërbejë. Mendoj që nuk mund të abuzosh me togën e zezë, sa kohë qeveria Rama, ligji, parlamenti Kadastra apo vendime janë cënuar, apo për ndërtime pa leje që janë ligjëruar nga këto gjyqtare, patjetër që qeveria është palë dhe shprehet. SPAK kemi parë që ka kaluar mes shumë presioneve dhe ka arritur të ketë integritet në sajë të kësaj rezistence dhe kurajë që ka treguar”, shtoi ajo.

  • SHBA, mbështetje për SPAK/ Gjikondi: Goditi fuqishëm krimin dhe solli mendësi të re në drejtësi

    SHBA, mbështetje për SPAK/ Gjikondi: Goditi fuqishëm krimin dhe solli mendësi të re në drejtësi

    Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani, zhvilloi të martën një takim në Departamentin Amerikan të Shtetit në Uashington.
    Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se është një tregues i qartë se SHBA mbështesin punën e SPAK.
    Gjithashtu gjatë intervistës nënvizoi se SPAK është një mendësi e re në drejtësi, duke e vlerësuar si pararendëse të institucioneve.
    Gjatë intervistës u shpreh se SPAK arriti të godiste fuqishëm krimin dhe me zotin Dumani në krye arritën të kthenin besimin.
    “Ishte një konfirmim i mbështetjes. SPAK ecën me këmbët e tij. Dumani në krye të SPAK ka qenë një fat i madh. Është hera e parë që goditet kupola e krimit të organizuar dhe kupola e politikës. Politika shqiptare e kriminalizuar shpesh është fshehur pas mediave dhe segmenteve të caktuara dhe ka bërë që SPAK të ishte në goditje nga politika shqiptare. Vajtja dje Dumanit në DASH ka qenë një përgjigje për të gjithë. Sërish Berisha ka hedhur akuza ndaj Dumanit. Ai çdo gjë e lidh me interesat e tij personale dhe ka treguar që udhëheqjet nga instinkte vëllavrasëse. SPAK-un do ta veçoja nga institucionet e tjera. Ka qenë pararendësja e gjithë frymëmarrja e drejtësisë”, tha Gjikondi.

  • Juristja Gjikondi: Sali Berisha është strehë e antiligjit, sulmon SPAK për të shmangur drejtësinë, është peng i…

    Juristja Gjikondi: Sali Berisha është strehë e antiligjit, sulmon SPAK për të shmangur drejtësinë, është peng i…

    Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se është strehë e antiligjit. Sa i përket sulmeve që Berisha ka bërë ndaj Altin Dumanit, Gjikondi nënvizoi se është për të ardhur keq kur dëgjon deklarata të tilla. Gjatë një prononcimi dje për mediat, ajo theksoi se Berisha gjithmonë ka synuar që të minimizojë të shkuarit në SPAK. “Deklaratat e Berishës janë të shëmtuara gjithmonë është strehë e antiligjit. Do të s’fumojë dhe të minimizojë vajtjen e tij në SPAK. Ai gjithmonë merr në mbrojtje ata që shkelin ligjin dhe janë në krahun e shëmtuar të historisë”, deklaroi ajo. Më tej ajo u shpreh se kur prokurorët nuk janë në linjën e tij i sulmon pa asnjë kod etik dhe moral. “Kur prokurorët nuk janë në linjën e tij ai i sulmon egërsisht dhe eskalon të gjithë kodin etik dhe moral që duhet të ketë një qytetar. Dosja e SPAK është e mirë-organizuar saqë asnjë gjyqtar që mund të ketë ngrënë thërrime nga oborri Berishës nuk do të dijë çfarë të bëjë. Tashmë është në lupën e drejtësisë dhe nuk besoj se do marrë kurajën që të zezës t’i thotë të bardhë. Berisha është një figurë komplekse në mëkatet e tij dhe ka edhe “21 janarin”, Gërdecin, por në tërësinë e tij ka dëmtuar shumë shqiptarët”, u shpreh ajo.
    Ndërkohë juristja Brizida Gjikondi komentoi edhe situatën e zjarreve duke u shprehur se ishte një ngjarje shumë e ndjeshme duke dëmtuar edhe banesat e qytetarëve. Gjatë fjalës së saj, ajo theksoi se një situatë e tillë duhet të marrë më shumë vëmendje nga institucionet dhe të tregohet kujdes gjatë gjithë vitit. “Ishte një situatë shumë e ndjeshme. Do të doja shumë që situata të trajtohej me kujdes. Nuk do përjashtoja asnjë skemë në Shqipëri, qoftë nga ata që përfitojnë apo qoftë nga qasja antikombëtare, por këto të çojnë në një pikë që pa bashkëpunim nuk do të kishte zgjidhje. Gjatë gjithë vitit duhet të ketë një sensibilizim, studim dhe hetim për shkaqet që ndodhin zjarret. Gjithmonë duhet parë sfondi korruptiv i këtyre zjarreve. Ndëshkimi besoj që po të kishte funksionuar nuk do kishim këtë situatë. Shteti duhet të funksionojë gjatë gjithë vitit për t’i paraprirë kësaj situate. Nuk mund ta lësh në mënyrë kaotike apo në vullnet të personave që kanë përfitime nga këto zjarrvënie. Pra filozofia ku i korruptuari nuk ndëshkohet ka bërë që të ketë një “amnisti” morale të turpshme. Nuk mund të presim mund të bjerë zjarri, por siç është zjarri, janë aksidentet, pastrimi i parave… Prandaj them që edukimi ka të bëjë me thelbin e moralit ndaj një vendit”, nënvizoi Gjikondi.

  • Berisha kthehet me akuza/ Gjikondi: Deklaratat e ish-kryeministrit të shëmtuara, strehë e antiligjit

    Berisha kthehet me akuza/ Gjikondi: Deklaratat e ish-kryeministrit të shëmtuara, strehë e antiligjit

    Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se është strehë e antiligjit. Sa i përket sulmeve që Berisha ka bërë ndaj Altin Dumanit, Gjikondi nënvizoi se është për të ardhur keq kur dëgjon deklarata të tilla. Gjatë një interviste theksoi se Berisha gjithmonë ka synuar që të minimizojë të shkuarit në SPAK.
    “Deklaratat e Berishës janë të shëmtuara gjithmonë është strehë e antiligjit. Do të s’fumojë dhe të minimizojë vajtjen e tij në SPAK. Ai gjithmonë merr në mbrojtje ata që shkelin ligjin dhe janë në krahun e shëmtuar të historisë”, tha Gjikondi.
    Gjatë intervistës, shtoi se kur prokurorët nuk janë në linjën e tij i sulmon pa asnjë kod etik dhe moral.
    “Kur prokurorët nuk janë në linjën e tij ai i sulmon egërsisht dhe eskalon të gjithë kodin etik dhe moral që duhet të ketë një qytetar. Dosja e SPAK është e mirë-organizuar saqë asnjë gjyqtar që mund të ketë ngrënë thërrime nga oborri Berishës nuk do të dijë çfarë të bëjë. Tashmë është në lupën e drejtësisë dhe nuk besoj se do marrë kurajën që të zezës t’i thotë të bardhë. Berisha është një figurë komplekse në mëkatet e tij dhe ka edhe “21 janarin”, Gërdecin, por në tërësinë e tij ka dëmtuar shumë shqiptarët”, tha ajo.

  • “SPAK, institucioni më i besuar”/ Gjikondi: Në gusht priten goditje nga Prokuroria e Posaçme

    “SPAK, institucioni më i besuar”/ Gjikondi: Në gusht priten goditje nga Prokuroria e Posaçme

    Juristja Brizida Gjikondi tha se SPAK është institucioni që shqiptarët kanë besim dhe që ka kthyer shpresën tek drejtësia.
    Ajo tha se gjatë muajit gusht nuk do të ketë pushime për SPAK ndërsa shtoi se priten “aksione” të radhës nga Prokuroria e Posaçme. Juristja vlerësoi gjithashtu operacionin e fundit të goditjes së një grupi kriminal që merrej me mashtrime kompjuterike.
    “Besoj që gushti nuk do ketë pushim për SPAK. Mund të ketë pushim për politikën shqiptare, por jo për SPAK dhe jo më jep disi shpresë. Dumani mendoj që është i njëtrajtshëm në profesionalizmin e tij. Por është e trishtueshme kur tha “që politika shqiptare mund të kufizojë hapësirën apo ndoshta edhe për ta mbyllur si institucion”. Por Shqipëria është një vend që ka nevojë për një institucion si SPAK për të rikthyer vlerën dhe moralin. Është shpresa e vetme pavarësisht sulmeve që i bëhen. Deri tani besoj se nuk ka arritur të ndikohet dhe të zbehë sulmin e saj ndaj të keqes”, tha Gjikondi për “Abc News”.

  • “PD do rifillojë teatrin në shtator”, Gjikondi ironizon: S’na bën më përshtypje Berisha non-grata, një i moshuar mjeran

    “PD do rifillojë teatrin në shtator”, Gjikondi ironizon: S’na bën më përshtypje Berisha non-grata, një i moshuar mjeran

    Juristja Brizida Gjikondi u shpreh se PD tashmë i takon të shkuarës dhe se sipas saj është pajtuar me fatin e trishtë të saj, “për të pasur një person me probleme në krye të saj”. Tanimë nuk u bën më përshtypje është apo jo Berisha non-grata sepse sipas saj i bashkon interesi dhe jo ideali.
    Gjatë intervistës në një emision televiziv, Gjikondi tha se PD duket se ka marrë totalisht pushimet dhe se sipas saj, nuk do të jetë çudi që në shtator të nisin sërish “teatrin” e tyre.
    “Berisha dhe e vërteta nuk janë asnjëherë në të njëjtin kah. Ata janë thjesht lobues, kanë marrë një shumë të majme pagesash. Dhe një nga arsyet për t’i treguar DASH se kanë të bëjnë me një të moshuar mjeran, këto janë histori të njohura kush merret me ligje dhe amnisti”, tha ajo.
     

  • ‘Trauma në Bashki ende e gjallë”, Gjikondi për dorëheqjet në Bashki: Administrata kishte nevojë për pastrim

    ‘Trauma në Bashki ende e gjallë”, Gjikondi për dorëheqjet në Bashki: Administrata kishte nevojë për pastrim

    As Bashkia e Tiranës nuk i shpëtoi rifreskimit. Këtë të enjte, katër nënkryetarët paraqiten dorëheqjen nga detyra. Deri më tani nga ky riorganizim nuk është prekur Anuela Ristani, e cila vijon të mbajë detyrën e kryetares së komanduar.
    Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë  për një studio televizive komentoi këto ndryshime në Bashkinë e Tiranës, duke e vlerësuar si një “rifreskim” dhe domosdoshmëri. Gjatë intervistës, Gjikondi theksoi se zëvendësuesit e rinj, janë emrat e duhur për Bashkinë.
    “Bashkia e Tiranës ka nevojë për një rifreskim edhe për shkak të traumës që ka kaluar. Besoj që filozofia e Ramës do të ndikonte edhe në Tiranë. Në këtë hark kohor ku pritet që Rama të shpallë zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës duhet me patjetër që të vazhdojë puna. Mendoj që kanë qenë vendime të duhura dhe mirëmenduar. Patjetër e nevojshme sepse ndihej impakti në qytetet i problemeve që kishte vetë administrata e Bashkisë. Edhe Veliaj me mospozicionin e tij të qartë nuk ka ndikuar për mirë për këtë klimë në bashkinë e Tiranës. Mendoj që është momenti i duhur që të shpallen zgjedhjet e parakohshme”, tha ajo.