Analistja Brizida Gjikondi tha se numri i ulët i pjesëmarrjes në zgjedhjet e pjesshme lokale ishte i pritshëm. Ajo u shpreh se ka një distancim të qytetarëve ndaj klasës politike si majtas edhe djathtas. Gjikondi e cilën pjesëmarrjen e ulët në Vlorë, si një ndëshkim për mazhorancën.
“Është logjike pjesëmarrja e ulët, flasim për një mandat një vit e pak. Zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë, janë zgjedhje për kryetarin e bashkisë dhe jo për këshillin bashkiak i konsideruar si parlamenti i Bashkisë.
Në këto 5 bashki nuk kemi zgjedhje për këshilltar bashkiak dhe e fundit që duhet lexuar nga partitë mendoj se ka një distancim ndaj klasës politike si majtas edhe djathtas, por më shumë e shoh si ndëshkim për të majtën. Pjesëmarrja shumë e ulët në Vlorë duhet lexuar mirë. Përveç Vlorës, flasim për qytetet e tjera me një numër shumë të vogël votuesish”, tha Gjikondi.
Tag: gjikondi
-

Zgjedhjet në 5 Bashki, Gjikondi: Qytetarët të distancuar, çfarë tregon pjesëmarrja e ulët në Vlorë
-

“Pjesëmarrja shumë e ulët, duhet lexuar mirë”/ Zgjedhjet në 5 Bashki, Gjikondi: Distancim i qytetarëve nga partitë
Për analisten Brizida Gjikondi, numri i ulët i pjesëmarrjes në zgjedhje ishte i pritshëm. Në një studio televizive, Gjikondi foli për një distancim të qytetarëve ndaj klasës politike si majtas edhe djathtas.
“Është logjike pjesëmarrja e ulët, flasim për një mandat një vit e pak. Zgjedhje ku opozita nuk ka marrë pjesë, janë zgjedhje për kryetarin e bashkië dhe jo për këshillin bashkiak i konsideruar si parlamenti i Bashkisë.
Në këto 5 bashki nuk kemi zgjedhje për këshilltar bashkiak, dhe e fundit që duhet lexuar nga partitë mendoj se ka një distancim ndaj klasës politike si majtas edhe djathtas, por më shumë e shoh si ndëshkim për të majtën.
Pjesëmarrja shumë e ulët në Vlorë duhet lexuar mirë. Përvec Vlorës, flasim për qytetet e tjera me një numër shumë të vogël votuesish.” -u shpreh Gjikondi. -

“Veliaj nuk e drejton dot Bashkinë”/ Gjikondi: “Djepi i problemit”, dosja penale
Pas një javë heshtje, Erion Veliaj reagoi për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që e riktheu atë në detyrën e kryebashiakut të Tiranës, reagim që erdhi dhe pas kritikës së ashpër të kryeministrit Rama. Nga qelia e paraburgimit në Durrës, Veliaj thotë se drejtësia u vendos dhe të tjerët duhet të heshtin.
Në një intervistë juristja Brizida Gjikodi tha se është e pakuptimtë që Veliaj të rikthehet në punë apo në “skenën e krimit” siç e quan ajo.“Vepra penale që ka në ngarkim janë konsumuar përgjatë ushtrimit të profesionit të tij. Ndaj nuk ka sens të rikthehet në punë “në skenën e krimit”. Sfida e Veliajt është të përballet me këtë situatë. Të mos e mbante peng Tiranën. Pra të ishte marrë me dosjen penale, ajo është gjeneza, aty është edhe djepi i problemit”, tha Gjikondi.
Gjithashtu theksoi se Erion Veliaj sipas saj nuk e drejton do Bashkinë, ndërsa nënvizoi se është shumë e rëndësishme që të trajtohen veprat penale që sipas saj, ka kryer.
“Ai nuk e ushtron dot, prej atij pozicioni ka kryer ato 13 vepra. Dhe nuk ka logjikë të rikthehet. Para Gjykatës Kushtetuese mbajti një fjalim emotiv, duke thënë se u rrëmbye. Ne e dimë që zoti Veliaj është shoqëruar pa tejkalime…Këto vendime për masën e arrestit dhe mënyrën se si vuhet paraburgimi shkojnë me veprat penale që ke në ngarkim. Por asnjë nuk po merret me realitetin që janë këto 13 vepra penale. Edhe vetë zoti Veliaj e injoron këtë pjesë”, tha ndër të tjera Gjikondi. -

“Dosja e tij, peshë e rëndë”/ Vendimi i Kushtetueses, reagon Gjikondi: Moralisht ka rënë, janë të sëmurë pas kolltukut
Prej muajit shkurt, Veliaj ndodhet pas hekurave ndërkohë që mban pas vetes me shumë ‘sakrificë’ edhe postin e kryetarit të Bashkisë, një post më tepër formal në një qytet kaotik që më shumë se kurrë ka nevojë për drejtim.
Juristja Brizida Gjikondi tha se dosja e Veliajt është bërë publike dhe se askush nuk flet për 13 veprat e tij penale. Më tej, Gjikondi shtoi se të tillë persona janë ‘të sëmurë’ pas kolltukut dhe vuajnë nga deliri i madhështisë.
“Dosja e tij është bërë publike dhe nuk flitet askund për 13 veprat penale, është një peshë e rëndë politike. Ai hedh gurin në lumë dhe të gjithë ndjekin gurin. Që nga momenti që ka këto akuza të rënda, moralisht ka rënë.
Ai mendon që mund të riciklohet politikisht. Janë të sëmurë pas kolltukut, e kanë të rëndësishme. Askush nuk është i pazëvendësueshëm. Me delirin e tij të madhështisë janë aty ku janë.” -

Fjalimi i Veliajt në Kushtetuese/ Gjikondi: Hipokrit, populist dhe i pavërtetë
Juristja Brizida Gjikondi në një dalje televizive ka folur për seancën e sotme ndaj Veliajt të zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese.
Gjikondi ka thënë se në rast të një ndarje votash nga anëtarët e Kushtetueses, pra 4 me 4, kërkesa e Veliajt bie.
Duke u ndalur te fjala e mbajtur sot nga Veliaj në seancë, Gjikondi tha se ishte një ligjërim hipokrit dhe populist, pasi gjithë kohës përmendej vota e qytetarëve.
Më tej Gjikondi tha se Velaij nuk ka përfaqësuar dhe nuk ka pasur parasysh interesat e qytetarëve.
“Ju mungon konsistenca e gjyqësorit. Kjo është diçka për t’i thënë sidomos në momentet që kemi një përplasje politike. Kjo Gjykatë Kushtetuese që është e përbërë nga 8 anëtarë, në rast se ndahet 4 me 4 rrëzohet kërkesa e zotit Veliaj. Sa për ligjërimin e Velijat, mu duk hipokrit, populist, i pavërtetë, sepse gjatë gjithë kohës i referohej votës së shqiptarëve. Ishte një fjalim populist dhe i pavërtetës, sepse jo vetëm Veliaj dhe politikanët nuk kanë përfaqësuar dhe nuk kanë pasur parasysh interesat e qytetarëve. Shumë dalin si të persekutuar politikë, por në fakt nuk janë të tillë. Do të doja që ata të vijë një moment që të vijnë me këmbë në tokë dhe të kuptojnë ndjesinë e fajit”, tha Gjikondi. -

“Fjalimi i Veliajt i pavërtetë dhe populist”, Gjikondi nuk kursen kritikat: Politikanët dalin si të persekutuar, por..
Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar sot në një studio televizive se sistemi gjyqësor në vend “vuan mungesën e konsistencës”, veçanërisht në raste me ngarkesë politike. Duke iu referuar seancës maratonë të Gjykatës Kushtetuese për ankimin e Erion Veliajt mbi heqjen e mandatit si kryetar i Bashkisë së Tiranës, Gjikondi e cilësoi fjalimin e tij si “hipokrit, populist dhe të pavërtetë”.
“Ju mungon konsistenca e gjyqësorit. Kjo është diçka për t’i thënë sidomos në momentet që kemi një përplasje politike. Kjo Gjykatë Kushtetuese që është e përbërë nga 8 anëtarë, në rast se ndahet 4 me 4 rrëzohet kërkesa e zotit Veliaj. Sa për ligjërimin e Velijat, mu duk hipokrit, populist, i pavërtetë, sepse gjatë gjithë kohës i referohej votës së shqiptarëve. Ishte një fjalim populist dhe i pavërtetës, sepse jo vetëm Veliaj dhe politikanët nuk kanë përfaqësuar dhe nuk kanë pasur parasysh interesat e qytetarëve. Shumë dalin si të persekutuar politikë, por në fakt nuk janë të tillë. Do të doja që ata të vijë një moment që të vijnë me këmbë në tokë dhe të kuptojnë ndjesinë e fajit”, tha Gjikondi.
Veliaj doli këtë të preemte, më 31 tetor nga qelia e paraburgimit në Durrës, ku ndodhet prej muajit shkurt, për të marrë pjesë në seancën publike të Gjykatës Kushtetuese. Në fjalën e tij ai iu referua votës së qytetarëve si legjitimitet për drejtimin e bashkisë, ndërsa Gjikondi theksoi se “shumë politikanë dalin si të persekutuar politikë, por nuk janë të tillë” dhe se “duhet të kuptojnë ndjesinë e fajit”. -

‘Diçka luan mes Berishës dhe Veliajt’, Gjikondi zbardh prapaskenat: Opozita po bën avokatinë e ish-kryebashkiakut
Prej shkurtit, drejtimi i Bashkisë së Tiranës mbetet ‘pa zot’ pas arrestimit të Veliajt. Këshilli Bashkiak kërkoi shkarkimin e tij nga qeveria, një hap i cili i adreson drejt zgjedhjeve për drejtuesin e ri të bashkisë më të madhe në vend. Në një intervistë televizive, juristja Brisida Gjikondi tha se Veliaj duhet të jepte dorëheqjen fill pas arrestimit të tij. Më tej, në analizën e saj Gjikondi thotë se opozita nuk po shfrytëzon mundësinë, pas akuzave të njëpasnjëshme ndaj Veliajt gjatë qeverisjes së tij, por po bën avokatinë e ish kryebashkiakut.
“Opozita është fast foodi që nuk ka vizionin dhe koherencën e vetë. Kanë bërë protesta para bashkisë dhe tani që u erdhi mundësia në dorë, janë bërë avokatë të Veliajt. Ka diçka që luan mes Berishës dhe Veliajt. Që nga momenti që Veliaj del kundër vullnetit të partisë dhe e çon në Gjykatë Kushtetuese nuk mund të ngatërrojë çështjet, nuk arrin dot të rikthehet aty ku ka qenë. Reputacionin e merr vetëm me çështjen e SPAK, jo të Bashkisë. Berisha ka tërë këto ditë që nuk kishte një grup emrash.
Bashkia e Tiranës ka 100 vite, ka pasur 46 kryetarë bashkie dhe asnjëherë nuk ka qenë personi mbi Bashkinë. Të gjithë merren me Gjykatën Kushtetuese dhe nuk duhet të kishte moral Veliaj pas shkarkimit të Ramës. Vetë duhet të jepte dorëheqjen nëse ka integritet politikani. Nuk e prisja që pas shkarkimit të bënte këtë lojë dhe të ushqente këtë opozitë të lodhur. Begaj edhe mund të dekretojë datat e pjesëve të tjera të Bashkive.
Fan Noli thoshte që Kolltugofagët janë si krimbat që ushqehen me infeksionin e Shqipërisë dhe nuk ikin nga kolltuku.” -

“Veliaj dogji rrugën e tij politike”, Gjikondi: Tirana e ka imediate zgjedhjen e kryebashkiakut
Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë komentoi ankimin e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese
Ajo theksoi se Erion Veliaj duhet të ishte dorëhequr para se të shkarkohej. Gjithashtu nënvizoi se Tirana e ka të domosdoshme dhe imediate, zgjedhjen e një personi që ta administrojë në këtë 1 vit e gjysmë që kanë mbetur.
“Ngjiti të gjithë shkallët e karrierës në një moshë të re. Duke mos iu bindur vendimmarrjes së partisë dhe duke vënë interesin e tij përpara interesit të Bashkisë së Tiranës, dhe duke treguar që e kishte personale me drejtësinë. Kam përshtypjen që ka mbyllur të gjitha dyert. Po ashtu është edhe një minus i madh për zotin Rama pasi është e disata herë që njerëzit që ka zgjedhur ta kenë afër e kanë zhgënjyer. Unë prisja që presidenti të dekretonte datën e zgjedhjeve. Pasi zoti Veliaj dogji rrugën e tij politike. Prisja që Begaj të dekretonte datën.
Per zotin Veliaj Gjykata Kushtetuese kishte nxjerrë edhe relatore. Gjithsesi e rithem që nuk përjashtoj rasti që Presidenti të shfrytëzojë kompetencat që jep kushtetuta për datën e zgjedhjeve. Veliaj me të gjitha manovrat nuk ka arrin ta bllokojë dot. Një politikan me dinjitet që u mor nga SPAK i pandehur, nuk e mban peng kryeqytetin por jep dorëheqjen përballet me drejtësinë. Zotin Veliaj e shikoj si projeksion si Arben Ahmetaj varianti numër 2. Por Tirana e ka imediate zgjedhjen e një personi që ta administrojë për këtë 1 vit e gjysmë që ka mbetur”, theksoi Gjikondi.
Gjithashtu foli është për seancën paraprake të Veliajt që u shty më 10 tetor, për të cilën tha se shtyrja e seancave është e panevojshme
“Kjo shtyrja më lë një shije të keqe. Pasi zoti Veliaj, Berisha, Jamarbër Malltezit, Gërdeci po ashtu, është gjëja më e shëmtuar pasi gjejnë truke për shtyerje. Të gjitha këto tregojnë edhe për zhburrërinë që kanë këta si politikanë, Në rast se janë të qetë dhe të sigurt për pafajësinë e tyre, të shkojnë dhe të përballen. Nuk kanë pse të bëjnë kështu telenovelash pasi krijojnë një model të shëmtuar përpara shqiptarëve”, theksoi ajo. -

Veliaj kërkon të dëgjohet gjatë votimit për shkarkimin e tij, Gjikondi: Tenton presion mbi Këshillin Bashkiak
Të martën e ardhshme, 23 shtator, Këshilli Bashkiak do të mblidhet për të marrë një vendim lidhur me shkarkimin e kryebashkiakut tashmë në detyrë, të Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj ndodhet prej rreth 7 muajsh në paraburgimin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij në Asamablesë e PS, kryeministri Rama tha se në Tiranë duheshin zgjedhje të parakohshme, duke përzgjedhur Ogerta Manastirliun si kandidate.
Por, nga qelia Veliaj me anë të një letre ka shprehur kërkesën se dëshiron të jetë i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, dhe se do të ankimojë vendimin në Gjykatën Kushtetuese, madje edhe në Strasburg.
E ftuar në një emision televiziv, avokatja Brizida Gjikondi tha se pjesëmarrjen në mbledhje nuk e lejon ligji, duke specifikuar rastet kur një i burgosur mund të marrë leje. Gjithashtu ajo shtoi, se me anë të kësaj kërkese Veliaj kërkon të bëjë presion. Sipas saj ai duhet të kishte dhënë dorëheqjen që ditën e parë që u paraqit në SPAK.
“Veliaj ka bërë shoë si gjithmonë. Nëse kërkon të shkojë pranë Këshillit bashkiak nuk e lejon ligji. Lejet jepen vetëm për shkaqe personale, lindje, vdekje, martese dhe nëse do të bëjë një provim. Dimë dhe rastin e Belerit që donte të bënte betimin, dhe nuk mundi. Është për të ardhur keq që ngrihet një lloj tensioni i tij. Veliaj hallet i ka personale me Ramën dhe PS. Nëse Veliaj vërtet do që të dëgjohet fjala e tij, mund të bëjë një status në Facebook, siç ka bërë gjithmonë, ose le t’u çojë letër avokatëve të tij dhe ta lexojnë në këshill. Veliaj që ditën e parë që u paraqit në SPAK duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Nuk ka pse të bëjë presion, aty ku mbahej me bukë. Veliaj duhet ta shikojë politikisht këtë çështje. Jemi gjithmonë në kuadrin e një presioni që nuk të lë një shije të mirë. Shkarkimi i tij është një fakt i pakthyeshëm. Në letër thotë që do shkojë në Gjykatën Kushtetuese dhe në Strasburg, dhe nuk e bën dot sepse nuk ka asgjë në rregull me ligjet shqiptare. Nuk mund të mbajë peng gjithë vendimmarrjen dhe Bashkisë së Tiranës. Veliajt i është dhënë një tolerancë e madhe, nuk mund të mbahet më peng bashkia”, tha Gjikondi. -

PS vendosi shkarkimin e Veliajt, Gjikondi: Hap moral dhe ligjor, ka mbajtur peng Bashkinë e Tiranës për 7 muaj
Të mërkurën, Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur për të shqyrtuar procedurën e shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej rreth shtatë muajsh në Durrës.
Nisma për shkarkimin e tij është cilësuar nga avokatja Brizida Gjikondi si një hap me karakter moral, politik dhe ligjor. Gjatë një interviste televizive, Gjikondi theksoi se Veliaj ka mbajtur peng institucionin e Bashkisë dhe se duhet të kishte dhënë dorëheqjen menjëherë pas ndalimit të tij.
Ajo shtoi se situata aktuale në kryeqytet pasqyron mungesën e një qeverisjeje efikase dhe dështimin e klasës politike për të treguar përgjegjshmëri morale. Ndërkohë, vendimi për shkarkimin pritet të varet edhe nga qëndrimi që do të mbajë grupi i djathtë në Këshillin Bashkiak.
“Unë e gjykoj si një procedurë morale, kjo ka tre këndvështrime, moral, politik dhe ligjor. Veliaj duhet të ketë vetëdijen se ka qenë në atë post nga zgjedhja e PS dhe Ramës, duhet të jepte dorëheqjen pa i dhënë gojë Berishës. PS bashkë me Këshilltarët e saj i takon që të ndjekë këtë procedurë. Veliaj për këto muaj ka mbajtur peng Bashkinë e Tiranës. Tirana nuk mund të jetë peng i asnjë situate personale. Kemi parë që gjatë këtyre 7 muajve në Tiranë ndjehet kaosi i një mosqeverisjeje efikase. E kam thënë që në fillim, që Veliaj duhet të hapte krahun. Duke patur si strehë politikën, jam një mesazh dhe imazh shumë të shëmtuar. Ishte një mesazh se sa larg realitetit janë politikanët shqiptarë, që kanë humbur çdo fije morale. Nuk duhet ta përdorë politikisht, aq më tepër familjen e tij politike që e sollën deri atje. Këshilli Bashkiak kërkon shkarkimin e Veliajt në mënyrë objektive. Duhet të shikojmë se çfarë do të bëjë grupi i djathtë, që deri më parë ngeli në derë të bashkisë që Veliaj të jepte dorëheqjen kurse tani po i dalin në mbrojtje. Tani edhe vetë bashkia si administratë e ka kuptuar që ka filluar një epokë tjetër. Ankimi i Veliajt, mund të mos futet fare në Gjykatën Kushtetuese”, tha Gjikondi.