Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News u shpreh se Foltorja e Ervin Salianjit është më reale dhe më energjike se ajo e Berishës.
Gjatë intervistës, Gjikondi tha se Berisha nuk do që Partia Demokratike të ecë përpara pasi e cilëson si pronë të tij. Më tej theksoi se i druhen “epokës së re që sjell Salianji në PD me lëvizjet e tij”.
Sipas Gjikondit, Salianji i ka prishur rehatinë kreut të PD.
“Foltorja e Salianjit është më energjikja besoj është foltorja e Salianjit sepse PD me Berishën ishte kthyer në kënetë. Sa për Bardhin ne e dimë qasjen e tij sepse nuk ka kurajën që të shkruajë ai historinë. Asnjëherë nuk merr iniciativën, por kur është fituar beteja bashkëngjitet me fitimtarët. Pra nuk pozicionohet hapur. Interesi e bën të rri me Berishën”, tha ajo.
Gjatë intervistës, Gjikondi tha se kur Salianji doli nga burgu askush nuk e priti në selinë e PD. Ndërsa shtoi se Berisha ka pasur qëllim ta mbajë PD një garnizion të tij që t’i shërbejë interesave të tij.
“Salianji i ka prishur rehatinë Berishës. I prishet komplet skema që kishte përgatitur. Që PD të ishte avokati i tij në lidhje me drejtësinë”, tha ajo.
Tag: gjikondi
-

“Foltorja e Salianjit më reale”/ Juristja: PD me Berishën është kthyer në kënetë
-

“Foltorja e Salianjit më reale”/ Gjikondi: PD me Berishën është kthyer në kënetë
Juristja Brizida Gjikondi në një intervistë u shpreh se Foltorja e Ervin Salianjit është më reale dhe më energjike se ajo e Berishës. Gjatë intervistës, Gjikondi tha se Berisha nuk do që Partia Demokratike të ecë përpara pasi e cilëson si pronë të tij. Më tej theksoi se i druhen “epokës së re që sjell Salianji në PD me lëvizjet e tij”.
Sipas Gjikondit, Salianji i ka prishur rehatinë kreut të PD.
“Foltorja e Salianjit është më energjikja besoj është foltorja e Salianjit sepse PD me Berishën ishte kthyer në kënetë. Sa për Bardhin ne e dimë qasjen e tij sepse nuk ka kurajën që të shkruajë ai historinë. Asnjëherë nuk merr iniciativën, por kur është fituar beteja bashkëngjitet me fitimtarët. Pra nuk pozicionohet hapur. Interesi e bën të rri me Berishën”, tha ajo.
Gjatë intervistës, Gjikondi tha se kur Salianji doli nga burgu askush nuk e priti në selinë e PD. Ndërsa shtoi se Berisha ka pasur qëllim ta mbajë PD një garnizion të tij që t’i shërbejë interesave të tij.
“Salianji i ka prishur rehatinë Berishës. I prishet komplet skema që kishte përgatitur. Që PD të ishte avokati i tij në lidhje me drejtësinë”, tha ajo. -

21 janari, Ilir Meta kërkon të dëshmojë/ Juristja: S’i duhet askujt, as si dëshmitar as si politikan. Berisha përgjegjësi kryesor!
Juristja Brizida Gjikondi, foli për deklaratat e Ilir Metës i cili ka kërkuar të flasë për dosjen e “21 janarit”. Gjikondi tha se e sheh si një taktikë të shëmtuar.
Gjikondi u shpreh në “News Line” në ABC News se nga ana tjetër kreu i PD Sali Berisha po përpiqet të shfajësojë vetën, edhe pse theksoi se një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë pasi “21 janari” ishte krim shtetëror.
“Taktika e Metës e shëmtuar. Pasi ka pasur kohë 14 vite. Nuk besoj kurrë që zoti Meta ka prova apo dëshmitarë. Dhe mendoj që ka qenë një blof, që gjoja në mënyrë indirekte do të ndihmojë Berishën. Por në 21 janar ishte krim kundër njerëzimit dhe ashtu do ta quaja. Pra Meta do të ishte mirë të heshte.
Sa për deklaratat e Berishës, ai përpiqet të shfajësojë veten. Vrasjet kanë ndodhur në bulevardin para Kryeministrisë. Brenda ka qenë Basha dhe Berisha. Dhe të gjitha provat të çojnë te Berisha. Mendoj që është taktikë e Berishës për të shfajësuar veten. Meta ka humbur koordinatat e realitet, ndërsa Shqipëria po ecën përpara.
Nuk i duhet askujt as si dëshmitar as si politikan. Gjithashtu SPAK duhet t’i japë drejtim përpara Vitit të Ri 21 janarit që 2026 të gjejë përgjegjësit përballë drejtësisë. SPAK duhet të ketë dinjitetin që të thërrasë për emër njerëzit përgjegjës.
Të gjithë duhet të dalin përpara drejtësisë pasi janë zhdukur provat. Po i afrohemi një epoke që shumë politikanë të vjetër që ia kanë pirë gjakun këtij populli, nuk do jenë pjesë e së ardhmes së Shqipërisë”, tha mes të tjerash ajo. -

“Berisha përgjegjësi kryesor”/ “21 janari”, Meta kërkon të flas, Gjikondi: S’i duhet askujt, taktika e tij e shëmtuar
Juristja Brizida Gjikondi, e ftuar në një studio televizive foli për deklaratat e Metës i cili ka kërkuar të flasë për dosjen e “21 janarit”. Gjikondi tha se e sheh si një taktikë të shëmtuar.
Gjatë fjalës së saj Gjikondi shtoi se nga ana tjetër kreu i PD Sali Berisha po përpiqet të shfajësojë vetën, edhe pse theksoi se një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë pasi “21 janari” ishte krim shtetëror.
“Taktika e Metës e shëmtuar. Pasi ka pasur kohë 14 vite. Nuk besoj kurrë që zoti Meta ka prova apo dëshmitarë. Dhe mendoj që ka qenë një blof, që gjoja në mënyrë indirekte do të ndihmojë Berishën. Por në 21 janar ishte krim kundër njerëzimit dhe ashtu do ta quaja. Pra Meta do të ishte mirë të heshte. Sa për deklaratat e Berishës, ai përpiqet të shfajësojë veten. Vrasjet kanë ndodhur në bulevardin para Kryeministrisë. Brenda ka qenë Basha dhe Berisha.
Dhe të gjitha provat të çojnë te Berisha. Mendoj që është taktikë e Berishës për të shfajësuar veten. Meta ka humbur koordinatat e realitet, ndërsa Shqipëria po ecën përpara. Nuk i duhet askujt as si dëshmitar as si politikan. Gjithashtu SPAK duhet t’i japë drejtim përpara Vitit të Ri 21 janarit që 2026 të gjejë përgjegjësit përballë drejtësisë. SPAK duhet të ketë dinjitetin që të thërrasë për emër njerëzit përgjegjës. Të gjithë duhet të dalin përpara drejtësisë pasi janë zhdukur provat. Po i afrohemi një epoke që shumë politikanë të vjetër që ia kanë pirë gjakun këtij populli, nuk do jenë pjesë e së ardhmes së Shqipërisë”, tha mes të tjerash ajo. -

“Saliu në panik”, Gjikondi: Berisha proteston vetëm për hallin e tij, do merret i pandehur për 21 Janarin
Juristja Brizida Gjikondi thotë se kreu i PD, Sali Berisha del në shesh për të protestuar, vetëm për hallin e tij.
Në një studio televizive, Gjikondi u shpreh se Berisha do të merret i pandehur për çështjen e 21 janarit.
“Berisha është në shesh për hallin e tij. Po e cënon patjetër. Me 21 janarin, e ka kryer pozicionin e të pandehurit, do merret i pandehur. Ai dhe familja e tij sponsorizojnë gjëra të tilla. Ai problemet të mëdha i ka në Shqipëri, nuk ka frymë. Ata që kanë dalë pas Berishës, janë si për qokë. Ai e ka problemin vetëm me SPAK. Do që të ketë imunitet politik.”, theksoi ajo. -

“Hetimi duhet të nisë nga…”, Gjikondi zbulon detajet: Ja “fija” që lidh 21 janarin me tragjedinë e Gërdecit
Juristja Brizida Gjikondi, e pranishme në një emision televiziv ngriti alarmin për një prej elementeve më të rëndësishme dhe më pak të trajtuara në hetimet për ngjarjet e 21 janarit 2011 si zhdukjen e serverave të Kryeministrisë, që sipas saj përmbanin provat kyçe të asaj dite.
Sipas saj, ky është momenti ku fillon “krimi më makabër” dhe rrjedhimisht edhe kultura e mosndëshkimit.
Ajo solli si shembull dhe bëri paralelizëm edhe tragjedinë e Gërdecit, duke theksuar se edhe në atë rast ndodhi e njëjta gjë.
“Mua më shqetëson më shumë që askush nuk merret me ata që kanë zhdukur serverat, se aty fillon krimi më makabër dhe aty fillon mosndëshkimi. Edhe për gërdecin, të njëjtin histori kemi, zhdukjen e serverëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Drejtësisë, libra protokolli, serverave, gjithçka zhduket. E njëjta familje e gjeneron këtë zhdukje provash”, tha ajo. -

“Hetimi duhet të nisë nga…”, Gjikondi: Ja “fija” që lidh 21 janarin me tragjedinë e Gërdecit
Juristja Brizida Gjikondi, e pranishme në “Real Story” ngriti alarmin për një prej elementeve më të rëndësishme dhe më pak të trajtuara në hetimet për ngjarjet e 21 janarit 2011 si zhdukjen e serverave të Kryeministrisë, që sipas saj përmbanin provat kyçe të asaj dite.
Sipas saj, ky është momenti ku fillon “krimi më makabër” dhe rrjedhimisht edhe kultura e mosndëshkimit.
Ajo solli si shembull dhe bëri paralelizëm edhe tragjedinë e Gërdecit, duke theksuar se edhe në atë rast ndodhi e njëjta gjë.
Sipas juristes, modeli i zhdukjes së provave vjen nga e njëjta “familje”.
“Mua më shqetëson më shumë që askush nuk merret me ata që kanë zhdukur serverat, se aty fillon krimi më makabër dhe aty fillon mosndëshkimi. Edhe për gërdecin, të njëjtin histori kemi, zhdukjen e serverëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Drejtësisë, libra protokolli, serverave, gjithçka zhduket. E njëjta familje e gjeneron këtë zhdukje provash”, tha ajo. -

“Serveri është kopjuar”, Gjikondi paralajmëron: Brenda dhjetorit do ketë surpriza nga SPAK, pritet të..
Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit këtë të mërkurë në SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e 21 Janarit 2011, ngjarje në të cilën humbën jetën katër qytetarë.
Avokatja Brizida Gjikondi, e ftuar në një emision televiziv, u shpreh se vendimet e Strasburgut e kanë qartësuar tashmë natyrën e ngjarjes, duke e cilësuar atë si “krim shtetëror”, ndërsa paralajmëroi se SPAK pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme në fillim të dhjetorit.
“Strasburgu ua ka qëruar shumë mirë situatën, u tha që është krim shtetëror. Nuk ka më asgjë tjetër veçse për të mbledhur prova dhe për ta thënë hapur. SPAK gjithë këto kohë ka punuar në mënyrë shumë të kursyer, mendoj që brenda javës së parë të dhjetorit do të kemi shumë të reja.”
Nga ana tjetër, avokati Romeo Kara theksoi se kjo çështje duhet të shërbejë si provë nëse vendi ka nevojë të thellojë më tej Reformën në Drejtësi, duke nënvizuar se drejtësia e munguar për vite kërkon hetime të plota dhe transparencë, përfshirë edhe sqarimin e pretendimeve për manipulim apo zhdukje të mundshme të të dhënave hetimore.
“Unë mendoj që kjo çështje duhet të na vërë para detyrimit që a kemi nevojë ta thellojnë reformën apo jo. Nuk mund të kemi reformë nëse krimet e padrejta nuk bëhen. Këta persona, të cilët shumica e tyre, nuk kanë bërë qoka vetëm për miqësi, por kanë pasur përfitime dhe pasuri të pajustifikuar. Këto vendime duhet të zhbëhen. Njerëzit në fund të fundit duan drejtësi. Një miku im shkruan, se është fshirë serveri dhe kopja është bërë nga vëllai i një ish-ministri. -

“SPAK duhet të vulosë 21 janarin”, Gjikondi bën deklaratën e fortë: Krahas Berishës, do të thirren edhe…
Analistja Brizida Gjikondi pret që SPAK t’i shkojë deri në fund hetimeve për 21 janarin.
Në një emision televiziv, Gjikondi tha se krahas Berishës, Prokuroria e Posacme do të thërrase edhe përsoan të tjerë kyc në atë periudhë
“Të gjithë politikën po e riformaton SPAK.
SPAK deri tani nuk më ka zhgënjyer, është I kujdesshëm nuk është emocional. Për 21 janarin ka një plus që I ka ardhur dosja nga Strasburgu ku I ka të gjitha pikat që duhet të plotësojë, ka sjellë një vendim shterues që SPAK ka pas detyrë vetëm ta plotësojë.
Do kemi hetim të thelluar, do thirren edhe persona që kanë qenë kyc në atë periudhë. Do bëhet një gjyq ligjor si duhet.” tha ajo. -

“PD si parti e lidhur me fatin e Berishës”, Gjikondi: Zgjedhjet e 9 nëntorit treguan krizën e thellë
Në një emision televiziv, analistja Brizida Gjikondi komentoi procesin zgjedhor të 9 nëntorit, për zgjedhjet e pjesshme vendore. Gjiondi u shpreh se PD përdori një hile që nuk mori pjesë direkt, ndërsa theksoi se edhe vota e Vlorës, është një mesazh që duhet lexuar mirë nga PS.
“PD përdori një hile që nuk mori pjesë direkt, nuk investoi as strukturat e saj në këto bashki, mbështeti formalisht qytetarë që u ofruan për kryetarë bashkish. U tregua më ‘e ndershme’, në kuptimin që nuk mori pjesë dhe nuk mban pasoja. Ka dalë e dërrmuar nga 11 maji, nuk i ka interesuar të investojë në 9 nëntor, strukturat I ka të shkatërruara. Bëhet fjalë për kryetarë bashkie, jo këshilla bashkiak. Është në krizë për persoanlitete. PS ka pushtet dhe kur ke pushtet je gjithësesi më joshës.
Sa i takon PS i takon të bëjë një reflektim të thellë. Vota e vlonjatëve flet shumë, ai indiferentizëm që ka qenë dje, ka ndikuar. Kandidatura është e disata herë që vjen me urdhër nga lart, nuk zgjidhet nga baza.
PD si parti e lidhur me fatin e Berishës. Nga momenti që ai vetë është I kompleksuar komplkeson edhe PD ndoshta është më mirë që të arrijë pikën e fundit si parti, që të ngrihet më fuqishëm. PD i mungojnë zërat që vënë gishtin në plagë.” -tha Gjikondi.