Tag: gjiganti

  • Google integron chatbotin AI Gemini në shfletuesin Chrome

    Google integron chatbotin AI Gemini në shfletuesin Chrome

    Në konferencën vjetore të zhvilluesve I/O gjiganti i kërkimit online Google tha se do të lançojë integrimin e Gemini në shfletuesin Chrome.

    Gjiganti i teknologjisë thotë se integrimi i ri ju jep përdoruesve qasje në një asistent AI shfletimi që do ti ndihmojë të kuptojnë me shpejtësi konteksin e një faqeje dhe të kryejnë punë.
    Gemini në Chrome mund të aksesohet duke shkruar ose biseduar me Gemini Live. Ju mund të filloni një bisedë me asistentin AI duke klikuar ikonën Gemini në cepin e djathtë lart të dritares së Chrome.

    Me tu lançuar përdoruesit mund ti kërkojnë Gemini të shpjegojë informacione komplekse në faqen që po vizitojnë. Gjithashtu është i aftë të bëjë përmbledhje informacioni.
    Për shembull mund të hapni një faqe e cila ka një recetë dhe ti kërkoni Gemini të krijojë një recetë pa disa përbërë të caktuar. Lançimi i Gemini në Chrome filloi prej ditës së Mërkure në desktop për abonentët e planeve Gemini AI Pro dhe Gemini AI Ultra.

    Në të ardhmen, Gemini në Chrome do të jetë në gjendje të punojë në shumë tabe njëkohësisht. Kjo do të thotë që mund ta bëni Gemini-n të bëjë gjëra të tilla si krahasimi i dy produkteve të që janë të hapura në dy tabe të ndryshme. /PCWorld Albanian

  • Gjiganti Spanjoll BBVA merr aprovimin për të ofruar tregtimin e Bitcoin dhe Ethereum

    Gjiganti Spanjoll BBVA merr aprovimin për të ofruar tregtimin e Bitcoin dhe Ethereum

    Gjiganti financiar Spanjoll Banco Bilbabo Vizcaya Argentaria (BBVA) mori aprovimin nga autoritetet rregullatorë vendase për të ofruar tregtimin e Bitcoin dhe Ethereum për klientët e saj raportoi agjencia e lajmeve Reuters.

    Aprovimi erdhi pasi rregullimi i kriptoaseteve nga MiCA hyri në fuqi në mbarë Bashkimin Europian. Ky aprovim për BBVA shënon fundin e një procesi disa vjeçar të huadhënësit Spanjoll për të lejuar klientët të ekspozohen ndaj aseteve dixhitale.
    Një raport në 2020-ën i CoinDesk thoshte se BBVA kishte vendosur të përfshihej në sektorin e kriptomonedhave dhe priste aprovimin rregullator për shkak se MiCA ende nuk kishte hyrë në fuqi.

    BBVA fillimisht planifikonte ofrimin e shërbimeve kripto në Zvicër dhe jo Spanjë apo vende të tjera të BE-së duke qenë se Zvicra kishte një bazë rregullatorë të qartë për asetet dixhitale.
    Në Janar BBVA lançoi tregtimin e kriptomonedhave në Turqi përmes filialit të saj lokal. BBVA nuk është banka e parë Europian që përfshihet në industrinë kripto. Deutche Bank zhvilloi një rollup Ethereum me ZKSync dhe ofron mbajtjen e aseteve përmes Tarus. Societe Generale gjithashtu do të lançojë një stablecoin euro në XRP Ledger. /PCWorld Albanian

  • Gjiganti Kinez ndez garën AI me lançimin e modeleve të reja

    Gjiganti Kinez ndez garën AI me lançimin e modeleve të reja

    Gjiganti Kinez Baidu tha ditën e Dielë se ka lançuar dy modele të reja të inteligjencës artificiale, përfshirë një model të ri që përqendrohet tek arsyetimi dhe sipas kompanisë rivalizon modelin më të fundit të DeepSeek.

    Startupi Kinez DeepSeek lançoi modelet e saj AI në fillim të vitit duke thënë se janë në një nivel në mos më të mirë sesa modelet ekzistuese lider në SHBA dhe këtë e kishte arritur duke shpenzuar shumë herë më pak sesa kompanitë si OpenAI.
    Debutimi i modelit R1 të DeepSeek riktheu edhe njëherë ethet e garës globale të AI.

    “Ernie X1 ofron performancë në nivelin e DeepSeek R1 me vetëm gjysmën e kostos,” tha Baidu. X1 ka aftësi më të forta të kuptimit, planifikimit, reflektimit dhe evolucionit, tha Baidu duke shtuar se është modeli i parë që përdor mjetet e tjera në mënyrë autonome.
    Baidu tha se modeli themeltar më të fundit Ernie 4.5 ka aftësi të larta kuptimi dhe është multi-modal. Kupton gjuhë të avancuar, ndërsa kuptimi, gjenerimit, logjika dhe aftësitë kujtuese janë përmirësuar ndjeshëm.

    Gjithashtu ka një veçori “high EQ” dhe mund të kuptojë memet e rrjetit apo kartonët satirike. Edhe pse ishte një prej të parëve që lançonte një chatbot të stilit ChatGPT në Kinë, Baidu ka hasur vështirësi me adoptimin e modeleve Ernie pavarësisht se pretendonte se ofrojnë performancë të përafërt me GPT-4 të OpenAI.
    Sistemet multi-modale janë të afta të përpunojnë dhe integrojnë lloje të ndryshme të dhënash përfshirë tekst, video, imazhe dhe audio dhe mund të konvertojnë mes këtyre formateve. /PCWorld Albanian