Tag: gjigand

  • “Një gjigand i vjetër dhe i lodhur”/ Rama në Londër: Europa në krizë, “e këshillon” të zgjohet

    “Një gjigand i vjetër dhe i lodhur”/ Rama në Londër: Europa në krizë, “e këshillon” të zgjohet

    edi rama- “Future Resilience Forum 2025

    BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin për Sigurinë dhe Politikat Globale, “Future Resilience Forum 2025”, ku komentoi gjendjen në cilën ndodhet Europa tani. Sipas Ramës, Europa ndodhet në një moment kritik. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se Europa duhet të zgjohet dhe të kuptojë që bota ka ndryshuar, duke e krahasuar me Kinën si një prej superfuqive aktuale e cila ka një qasje ndryshe. Sipas Ramës, Kina ka një strategji të bazuar në biznes dhe një plan afatgjatë, ndryshe nga kontinenti ynë.
    “Të gjithë e shohin Europën si një gjigand të vjetër të lodhur që nuk është më në gjendje të zgjohet dhe të kuptoj që bota ka ndryshuar. Në më pak se 10 vjet, Kina do të ketë dyfishin e PBB të Europës. Europa ndodhet në moment kritik sepse i duhet të ndajë mendjen për të përfunduar projektin e etërve, apo të ecë në një drejtim më katastrofik si shembulli i Brexit. Kina nuk është e interesuar për universalizimin e mënyrës së saj të jetesës, ata besojnë se i përkasin një civilizimi të epërm që nuk ja vlen ta përhapësh. Ndërkohë që kurdo që mundet Kina kërkon të bëj biznes. Ky është tipar i fuqive të mëdha që nuk ka ngjasi me asgjë të ngjashme që jemi mësuar të jetojmë në jetën tonë. Kina ka këtë qasje ndryshe, nga ana tjetër ka diçka që edhe pse Kina flet për planin 5 vjeçar të rradhës pra 25 vjet më pas, Franca nuk ka plan as për javën e ardhshme. Është një dallim shumë i madh që pasqyrohet në jetën e përditshme.”, tha Rama.

  • Jahti gjigand i miliarderit izraelit ankorohet në Portin e Durrësit, pritet të furnizohet me naftë

    Jahti gjigand i miliarderit izraelit ankorohet në Portin e Durrësit, pritet të furnizohet me naftë

    Në portin e Durrësit është ankoruar sot jahti gjigand i miliarderit izralelit Juri Milner. Superjahti “Andreomeda me gjatësi 107 metra dhe gjerësi 14.2 metra është një nga jahtet më luksoze që janë parë në bregdetin shqiptar.
    Jahti ka një ekuipazh të dedikuar prej 43 marinarësh, të cilët kujdesen për funksionimin e këtij jahti luksoz, teksa aty mund të qëmndrojnë 30 pasagjerë.
    Juri Milner ka një pasuri prej 5.9 miliardë dollarësh. Milner është aksioner në një kompani imobiliare të krijuar nga Donald Trump e që menaxhohet nga Jared Kushner.
    Jahti do të furnizohet me karburant e më pas do të vijojë turin e tij veror në të tjera destinacione.
    Njoftimi Autoritetit Portual Durrës
    Kështu ka nisur kjo e martë në Durrës Port, ku ndalesat e jahteve turistike vijojnë në brigjet e portit më të madh në vend.
    Një dizajn i prestigjiozit norvegjez Kleven Maritime AS, i lançuar më 2016 është ndalur sot në Durrës, pas ndalesës së tij në brigjet franceze të La Seyne sur Mer.
    Super jahti “ANDROMEDA ”ka një gjatësi prej 107 m dhe zhytje deri në 5,11 m. Ai lundron nën flamurin e ishujve Kajman?, ka një GT 5.937 tonë dhe kapacitet akomodues deri në 30 pasagjerë.

  • Lara Colturi kërkon të largohet nga Shqipëria

    Lara Colturi kërkon të largohet nga Shqipëria

    Lara Colturi ka kërkuar zyrtarisht largimin nga Shqipëria. Skiatorja 18-vjeçare kërkon të vijojë karrierën me Italinë. Ende nuk ka një vendim përfundimtar, pasi Colturi e nisi karrierën si kuqezi, duke dhënë edhe rezultatet e para të rëndësishme. Një situatë kur duhet më pak se 1 vit nga Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Itali, më saktë në Milano-Cortina. Gjithçka duhet vendosur brenda 1 Majit ku është afati i fundit i regjistrimit me një federatë tjetër. Nëse nuk ka një dakordësi nga pala shqiptare ajo duhet të pushojë 1 vit nëse vendos të largohet pa miratim, që shkakton mospjesëmarrje në Kupën e Botës dhe Olimpiadë. Lara Colturi vendosi të përfaqësojë Shqipërinë në 2022. Gjatë kësaj kohe ajo mori pjesë në 3 sezone të Kupës së Botës ku ky i fundit ishte me të vërtetë i suksesshëm, pasi u ngjit 3 herë në podium, 2 vende të dyta dhe 1 vend i tretë. Lara Colturi në botërorët për të rinj ka marrë 1 medalje të artë në super gjigand dhe 2 bronzi në slalom gjigand. Në Botërorin për të rritur ku u përfaqësua në Shkurt u rendit e 7-ta në slalomin gjigand, një rezultat shumë i mirë në një garë ku kishte konkurrencë të fortë. Tv Klan

  • Ja projekti gjigand i Automotoparkut sipas standartëve te FIA dhe FIM

    Ja projekti gjigand i Automotoparkut sipas standartëve te FIA dhe FIM

    Projekti i detajuar i Automotoparkut, një qendër europiane e Sigurisë Rrugore me një kompleks sportiv ndërkombëtar, sipas standardeve më të larta të FIA dhe FIM, i cili në Shqipërinë 2030 do të mirëpresë prestigjiozen Formula 1, po ndërkohë do të jetë një destinacion garash, testesh, mësimesh dhe argëtimi për të gjitha moshat.

  • Kupa e Botës, Lara Colturi klasifikohet e 5-ta në garën e sllallomit gjigand zhvilluar në Amerikë

    Kupa e Botës, Lara Colturi klasifikohet e 5-ta në garën e sllallomit gjigand zhvilluar në Amerikë

    25 Mars 2025

    19:38

    Telesport

    Në pistën amerikane të Saint Valley, u zhvillua sot gara e radhës së Kupës së Botës për femra në ski alpine, ajo e sllallomit gjigand. Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja kuqezi Lara Colturi.
    Ajo bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke u klasifikuar në vendin e 5-të, duke dhënë një tjetër rezultat të mirë në një sezon ku gjithnjë e më shumë po bëhet protagoniste.
    Pas zbritjes së parë, Colturi u klasifikua e pesta me kohën 1’06”06, ndërsa në zbritjen e dytë koha e dhënë nga skiatorja kuqezi ishte 1’06”49, duke ruajtur vendin.
    Kështu, pas dy zbritjeve, Lara Colturi u klasifikua në vendin e pestë, me kohën e përgjithshme 2’12”55. Një paraqitje pozitive e skiatores 18-vjecare, që garon si e barabartë me rivalet e saj.