Tag: gjetur

  • E rëndë në kryeqytet/ I moshuari gjendet i pajetë në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri, ja çfarë dyshohet

    E rëndë në kryeqytet/ I moshuari gjendet i pajetë në kanalin me ujë te Bulevardi i Ri, ja çfarë dyshohet

    Një i moshuar është gjetur i pajetë në një kanal me ujë afër një kantieri në Bulevardin e Ri në Tiranë.
    Sipas policisë së kryeqytetit, ai u gjet pa shenja jete dhe pa shenja dhune, ndërsa ka nisur puna për përcaktimin e shkakut dhe të rrethanave të humbjes së jetës.
    Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
    Njoftimi i policisë:
    Te Bulevardi i Ri, në një kanal me ujë afër një kantieri, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. S., 74 vjeç. Punohet për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të humbjes së jetës;
    Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

  • Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

    Vrasja e biznesmenit në Elbasan, gjendet e djegur makina e autorëve

    Është gjetur në fshatin Mirakë të Librazhdit një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve që vranë Mond Mëhallën mbrëmjen e djeshme në Elbasan.
    Makina tip “Audi”, e shkrumbuar plotësisht, është gjetur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, para kthesave të Murrashit.
    Biznesmeni Mëhalla u ekzekutua me armë zjarri me dy plumba në kokë, në automjetin e tij tip “Range Rover”, pak momente sapo kishte lënë biznesin e tij.

  • FOTO- Gjendet i shkrumbuar “Audi” në Mirakë, dyshohet se u përdor në vrasjen e biznesmenit Mëhalla

    FOTO- Gjendet i shkrumbuar “Audi” në Mirakë, dyshohet se u përdor në vrasjen e biznesmenit Mëhalla

    makina e djegur

    ELBASAN- Një makinë e djegur është gjetur në afërsi të fshatit Mirakë, aksi rrugor Elbasan-Librazhd, e cila dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes së biznesmenit Mondi Mëhalla, alias Edmond Hyka. Mjeti audi është gjetur i shkrumbuar, ndërkohë që nuk dihet ende nëse brenda tij janë gjetur armët e përdorura në vrasje.
    Mondi Mëhalla u ekzekutua në mjetin e tij Range Rover, i cili gjendej i parkuar pranë karburantit “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij, me dy plumba në kokë, ndërsa autorët dyshohet se janë larguar në drejtim të Librazhdit. 
    Gjatë ditës së djeshme, ZËRI raportoi se Mondi Mëhalla njihet në Elbasan si mik i ngushtë i Kei Piut, një personazhi me precedent penalë që i ka shpëtuar një atentati të organizuar nga grupi i Talo Çelës. Mondi Mëhalla, ishte pronari i club lounge “Hollyvood Lounge Bar”, i cili njëherësh zotëronte dhe një pikë karburanti të quajtur “Xhaxhi Oil” si dhe një kompani taksish me emrin “El Taxi”.
    Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Emin Matraxhiu” në Elbasan, 50 metra larg vendit ku ndodhi masakra e 4 shkurtit 2016, ku mbetën të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë u plagosën rëndë.
    Të gjithë personat ishin anëtarë të familjes Çapja në Elbasan. Mondi Mëhalla, është vrarë me dy plumba në kokë, teksa hipi në automjetin e tij tip Range Rover./ZËRI

  • Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

    Vrasja me armë e biznesmenit në Elbasan, reagon policia

    Policia ka dhënë infromacion zyrtar në lidhje me vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka ose Mondi Mahalla 43 vjeç, mbërmjen e sotme në Elbasan.
    Policia thotë se biznesmeni është gjetur i vrarë brenda makinës së tij, ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
    Njoftimi i policisë
    Elbasan / Informacion paraprak
    Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.
    Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.
    Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
     

  • Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një 32-vjeçar, dyshohet se..

    Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një 32-vjeçar, dyshohet se..

    Një 32-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të shtunë në banesën e tij në rrugën “Rifat Krasniqi” në Prizren.
    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Telegrafin se pranë trupit të viktimës është gjetur edhe një armë zjarri.
    “Sot, më 29.11.2025, rreth orës 13:30, policia ka pranuar informatën se një person është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën ‘Rifat Krasniqi’ në Prizren. Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, ku nga familjari i viktimës është marrë informacioni se Xh. B. (32 vjeç) është gjetur i vdekur dhe pranë tij ndodhej një armë”, ka bërë të ditur Bytyqi.
    Sipas tij, prokurori dhe hetuesit kompetentë kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur provat e para.
    Me autorizim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

  • Partizani gjen stabilitet/ Tremb skuadrat kryesuese

    Partizani gjen stabilitet/ Tremb skuadrat kryesuese

    Pas atij starti tejet të dobët me trajnerin Mlladen Milinkoviç në stol, Partizani duket se ka gjetur stabilitetin javët e fundit. Trajneri i ri, Oltijon Kërnaja, po e transformon skuadrën e kuqe, që nuk humbet prej katër javësh.
    Në dy ndeshjet e fundit Partizani është ndeshur me Vllazninë dhe Elbasanin, dy skuadrat që kryesojnë renditjen e Abissnet Superiore. Në të dyja këto ndeshje ka barazuar dhe ka luajtur si i barabartë, madje në ndonjë moment më mirë se kundërshtari. Duket qartë se të kuqtë kanë gjetur stabilitetin e munguar në lojë dhe rezultate, duke rritur shanset për pjesëmarrjen e mundshme në “Final 4”.
    Partizani ka vështirësi për të gjetur golin, ashtu si gjithë skuadrat e tjera të kampionatit, por tashmë nuk pëson më aq lehtë dhe krijon më shumë raste. Po të llogariten këtu edhe dëmtimet e shumta që kanë kryeqytetasit, kuptohet që ata kanë kualitet në grup për të qenë kompetitivë në garë.
    Ndeshja e radhës për ekipin e drejtuar nga trajneri Kërnaja është me Bylisin në kryeqytet dhe pastaj vjen derbi me Tiranën. Dy ndeshje që shihen si një mundësi shumë e mirë për të ngjitur shkallët e tabelës së renditjes.

  • “Jeta si një film”! Skenarin më të frikshëm e njohu jashtë kamerave: Aktori i ‘Saimir’ goditet me 8 plumba, humbi një këmbë e mbeti i pastrehë…

    “Jeta si një film”! Skenarin më të frikshëm e njohu jashtë kamerave: Aktori i ‘Saimir’ goditet me 8 plumba, humbi një këmbë e mbeti i pastrehë…

    saimir

    TIRANË- Aktori 39-vjeçar, Mishel Prela, protagonisti kryesor i filmit “Saimir” në vitin 2005 dhe 2006, jeta e të cilit ngjan me skenaret e filmave, por që në fakt është një realitet i hidhur. Ai ka treguar kalavarin e tij të jetës që nis nga fama në Itali krah njërit prej aktorëve më të medhenj italianë, Xhevdet Ferri, më pas 10 vite burg, një atentat me pagesë për kokën e tij, dhe sot një i pastrehë në Tiranë. 
    Prela po jeton në një azil ditor në Tiranë, me 20 vetë të tjerë në dhomë, por teksa tregon historinë e tij, ai apelon për ndhmë pasi atentati e ka lënë të gjymtuar. Ai thotë se ka shkuar nëpër spitale, por nuk ka gjetur zgjidhje.
    “Kam një fatkeqësi që jam i amputuar. Dikur kam qenë artist, kam luajtur me të madhin Xhevdet Ferri, që sot s’është më. Dhe kam ardhur për të bërë një apel se kam shkuar në spitale dhe s’kam gjetur zgjidhje”, tha ai për gazetarët e Fiksit.
    ‘Skenari’ i jetës së aktorit…Fama në Europë (Venezia, Berlin, Kanë)! Si përfundoi në ‘lupën’ e regjisorit italian?
    39-vjeçari rrëfen për përfitimet që i solli filmi “Saimir” i xhiruar në qytetet italiane (Romë, Milano dhe Firenze), ç’ka i ka dhënë mundësinë për të njohur yjet e ekraneve të Hollyëood-it. Ai rrëfen se është përzgjedhur rastësisht në rrugë, ndërsa në atë kohë nuk ishte në një shkollë aktrimi. Megjithatë, sipas tij, regjisori italian Françesko kishte ardhur nga Italia dhe kishte bërë provime te Akademia e Arteve me aktorë profesionistë dhe s’kishte gjetur aktor.
    “Pati dhe një sukses në festivale, Venezia, Berlin, Kanë. Pata fatin dikur të njoh Tarantinon, Scarlet Johansson, Robert De Niron, Al Paçinon dhe shumë vipa ndërkombëtarë. Unë jam në rolin kryesor. Unë u përzgjodha rastësisht në rrugë, isha me një motor dhe ndaloi një person. Më mbrapa pata fatin të mësoja me të madhin Xhevdet Ferri. Unë në atë koha s’isha në shkollë aktrimi, isha 18 për 19 vjeç”, shton më tej Misheli. Më përzgjodhi mua. Xhirova dhe ishte një eksperiencë fantastike. ‘Saimir’ ishte dramë, tregonte marrëdhënien babë e bir që pati dhe shumë sukses”, thotë 39-vjeçari.
    Nis drama…“Killeri” u pagua 80 mijë euro për “kokën” e aktorit:
    Një skenar jashtë pritshmërive do ta ndiqte në Shqipëri, aty ku për të mbrojtur shokun e tij, është konfliktuar dhe ka përfunduar duke qëlluar me armë e më pas pas hekurave. I dënuar me 10 vite burg, por kreu 5. Ndërkohë që ka patur tentativa për ta hequr qafe nga personi që kishte plagosur në konflikt. 80 mijë euro ishte paguar atentatori që e ka gjëmuar duke e qëlluar me 8 plumba.
    “Pata oferta për të bërë filma të tjerë në role kryesore por që më ndodhën disa probleme që s’i kisha parashikuar. Shkova në një rrugë të gabuar. U ktheva në Shqipëri dhe më ndodhi një problem. U konfliktova rastësisht për të mbrojtur një shok të vjetër. Ai personi erdhi për të më qëlluar mua. Për vetëmbrojte e qëllova dhe unë. Më dënuan me 10 vite burg. Mora avokat dhe e ula, në qeli kam qëndruar 5 vite në moshën më të re dhe më të mirë. Ky personi që plagosa futi persona të tjerë për të më vrarë. Nuk erdhi vetë, pagoi një killer. Ky që nuk e njihja fare isha në një hotel, sapo dola jashtë më thirri ‘o Mishel’ dhe e mbaj mend që më ka kaluar plumbi i parë në rrëzë të veshit. Më ka gjëmuar për një distancë të gjatë, deri te shkolla ‘Partizani’, duke mos u reshtur fare. Unë pata 8 gjuajtje, 8 plumba në trup. Një e kam akoma në kockë, i cili më shpëtoi se pata një fluturim. Më qëlloi pas shpinë dhe dukë më ndjekur të 8 plumbat. Në fund fare mbaj mend që ka ardhur dhe ma ka vënë pistoletën në ballë. Kam reaguar dhe i kapa pistoletën me dorë. Ia çova sipër se s’do isha më këtë ditë. Ma vuri prapë në kokë, po s’kishte më fishekë dhe iku me vrap. Te dora më kapi plumbi. Ky ishte paguar nga personi në fjalë, 80 mijë euro për eliminimin tim. Atentatori është në burg, ndërsa porositësi nuk e di.”, tregon aktori.
    Drama nuk përfundon aty…në spital këtë herë një tjetër “episod”…
    Misheli tregon se çfarë ndodhi më pas në spital, pasi ishte qëlluar me 8 plumba. Sipas rrëfimit, ai është zgjuar pas 3-4 ditësh i shtruar aty. Megjithatë, njërërn këmbë sipas tij, ia amputuan. Pas kësaj, ai është drejtuar për azil drejt Francës, por për t’u rikthyer sërish në Shqipëri. Sot, ai thotë se nuk ka gjetur zgjidhje, dhe kërkon një mundësi për mjekuar këmbën dhe një shtëpi për t’u strehuar. 
    “Hipa në makinë dhe më çuan te Spitali ‘Nënë Tereza’, isha me pantallona të shkurtra, isha tërë gjak, me 8 plumba s’janë pak … Vinin doktorët dhe këta të policisë, mua mu merreshin mend po ikja dhe ata më pyesnin kush të gjuajti. Nuk e di u thashë. Vjen policia dhe më çojnë te Spitali Ushtarak. Aty më marrin me barelë, më fusin në sallë. Ishin 2 infermiere. Më panë kështu (me gjak) dhe thanë ‘lëne mo, mos e prek me dorë …’. Fati, hapet një derë dhe vjen një fytyrë fisnike, ishte me një këmishë të bardhë ky doktori, sot e falënderoj shumë. U thotë kapeni dhe i çon në djall, kapeni dhe reaminojeni. Më pas s’mbaj mend gjë, jam çuar pas një 3-4 ditësh a pas 1 jave s’e mbaj mend. Kam ndëjtur 6 muaj në Spitalin Ushtarak, luftë për jetë dhe arrita të mbijetoj. E falënderoj shumë dhe doktorët e tjerë që u ndodhën në atë spital. Arrita të shpëtoj, plumbat i kam pasur në bark, te veshi, në dorë, 1 e kam akoma. Falë Zotit ia dola. Pata probleme me këmbën, njëra këmbë ma amputuan. S’ma amputuan këtu se këtu ma mbanin dhe bënin ndërhyrje. Shkova në Francë kërkova azil, s’ma dhanë po pata një trajtim mjekësor. U ktheva po fatkeqësitë s’mu ndanë njëra pas tjetrës dhe nuk po bëj derman. Unë sot jetoj në qendrën ‘Strehëza’ që është në Shkozë. Momentalisht kam shumë probleme, jam vetëm. Erdha thashë t’i drejtohem Fiksit, artistëve kombëtare dhe ndërkombëtarë kush të dojë të më ndihmojë. Aty ku jam te ‘Strehëza’ jam me 20 veta të tjerë dhe nuk kam mundësi ta mjekoj këmbën as se si të lëviz. Më thanë se do më jepnin një shtëpi. Unë s’kam mundësi tjetër, marr një kemp 140 mijë lekë të vjetra në muaj, të cilat s’më mjaftojnë as për mjekime”, përfundon Misheli.

  • ‘Kanë gjetur njeriun perfekt për ta bërë këtë detyrë’, Hoxha: Joni Keta personi i duhur për të drejtuar BKH-në

    ‘Kanë gjetur njeriun perfekt për ta bërë këtë detyrë’, Hoxha: Joni Keta personi i duhur për të drejtuar BKH-në

    Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sot emrin e propozuar për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit.
    I ftuar në një studio televizive, Hoxha tha se Joni Keta është një individ me karrierë të vetën në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
    Sipas gazetarit, Keta është edhe një njohës i mirë i SPAK-ut, që sipas tij e bën të jetë njëriu i duhur në krye të BKH-së.
    “Mua më bëhet qejfi që njeriu që do ta drejtojë Byrën Kombëtare të Hetimit është një person që vjen nga radhët e BKH-së. Unë mendoja që duhet të ishte një person që nuk mund të them kam lobuar, por kam mbështetur dhe kam promovuar pikërisht këtë person, Joni Ketën. Babai i tij është prokuror i vjetër me shumë eksperiencë. Joni vetë ka një karrierë të vetën në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Unë aty e kam ndeshur. Për herë të parë unë e kam ndeshur si hetues. Ai njeh njëkohësisht edhe SPAK-un, është njeriu i duhur për ta bërë këtë gjë. Deri në këtë moment unë mendoj që zgjedhja e zotit Joni Keta është një zgjidhje për mua shumë e mirë, mbase perfekte, dhe ai është një njeri që e njeh mirë punën, njeh bashkëpunimin që duhet të jetë midis BKH-së dhe strukturës së Prokurorisë. Unë besoj që kanë gjetur njeriun perfekt për ta bërë këtë detyrë”,-tha Hoxha.

  • “U dhanë 250 mijë euro për informatorin e vrasjes së Azem Hajdarit. Paratë s’dihet kush i mori”

    “U dhanë 250 mijë euro për informatorin e vrasjes së Azem Hajdarit. Paratë s’dihet kush i mori”

    Gazetari Roland Qafoku, i ftuar në studion e “Off the Record” deklaroi “janë dhënë 250 000 euro për të gjetur informatorët e vrasjes së Azem Hajdarit, por nuk e dimë se kush i mori”.
    “Janë dhënë 250 000 euro për të gjetur informatorët e vrasjes së Azem Hajdarit, por nuk e dimë se kush i mori”, deklaroi Qafoku.
    “Ne s’ dimë se kush i mori sepse është sekret, por ne dinim që nga Financat, nga arka e Ministrisë së Brendshme u dha”, shtoi gazetari.
    Sipas tij, “për rastet e tjera, duhet gjetur lista sa para ka dhënë Policia për informatorët. Kaq”.

  • Atentat ndaj një makine në qendër të Lushnjes, gjendet i djegur mjeti i autorëve

    Atentat ndaj një makine në qendër të Lushnjes, gjendet i djegur mjeti i autorëve

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë të martë në qytetin e Lushnjës.
    Nga të dhënat e para dyshohet se është qëlluar ndaj një automjeti në kryqëzimin e spitalit.
    Mësohet tre persona kanë qëlluar drejt një automjeti në lëvizje, megjithatë ende nuk dihet nëse ka persona të plagosur. Ndërkohë sipas informacioneve paraprake, një mjet është gjetur i djegur në fshatin Lifaj.
    Në vendngjarje, policia ka gjetur disa gëzhoja.