Një vajzë 19-vjeçare është shpallur në kërkim nga policia, pasi është denoncuar nga familjarët se është larguar nga banesa.
Blutë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasen me iniciale E.H., 19-vjeçe, e cila është kallëzuar e zhdukur nga babai i saj, shtetasi me iniciale A.H.
“Më datë 06.12.2025, shtetasi A. H, kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e tij shtetasja E. H., 19 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.
Tag: gjetjen
-

Babai në alarm/ E bija 19-vjeçare largohet nga banesa, blutë po punojë për gjetjen e saj
-

E mitura zhduket pa gjurmë, nëna denoncon rastin në polici
Një 13-vjeçare është larguar pa asnjë gjurmë nga banesa e saj.
Ka qenë nëna e të miturës ajo që ka bërë kallëzimin në një nga Komisariatet e kryeqytetit një ditë më parë.
Policia po punon për gjetjen e vajzës.
“Më datë 30.11.2025, shtetasja A. M. kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, 13 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. -

Përmbytjet në Korçë/ Nisin kërkimet për gjetjen e një 75-vjeçare, dyshohet se…
Ditën e sotme që prej orëve të para të mëngjesit në Bashkinë Devoll, fshati Progër është përfshirë nga përmbytje.
Rreth orës 08:30, në fshatin Progër është denoncuar nga familjarët se është larguar nga banesa shtetësja F. H., rreth 75 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Në terren që prej mëngjesit ndodhen forca të shumta policie, që vazhdojnë të vijnë në ndihmë të banorëve të zonës, si dhe vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 75-vjeçares e cila dyshohet se mund të jetë marrë nga rrjedha e ujit -

Përmbytjet në Devoll, vijon aksioni për gjetjen e të moshuarës së humbur
Kronikë E Premte, 21 Nëntor 2025 14:44
Në fshatin Proger të Devollit, ku janë regjistruar dhe përmbytje, është raportuar humbja e kontaktit me një grua të moshuar, e cila sipas të dhënave paraprake dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë së Devollit, në bashkëpunim me efektivë të ushtrisë, kanë nisur kërkimet në zonë për gjetjen e saj.
Kontrollet po kryhen në territorin përreth fshatit, si edhe në zona pyjore ku dyshohet se e moshuara Flora Hoxha 76 vjeç mund të ketë kaluar. -

Doli me bagëti në mal dhe s’u kthye më… Humb 65-vjeçari në Tropojë, nisin kërkimet për gjetjen e tij
Një 65-vjeçar nga fshati Nikaj-Mërtur, Njësia Administrative Lekbibaj në Tropojë, është raportuar i zhdukur pasi ka humbur kontaktet me familjarët.
Sipas informacionit të bërë publik nga përgjegjësi i emergjencave civile të Bashkisë Tropojë, shtetasi Pal Susaj, i cili mësohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, kishte dalë me bagëtitë në mal dhe nuk është kthyer më në banesë.
Rreth orës 14:00 të ditës së sotme, vetë Susaj ka kontaktuar Policinë, duke deklaruar se nuk e dinte se ku ndodhej. Pas këtij komunikimi, familjarët nuk kanë mundur të lidhen më me të.
Aktualisht, banorë të zonës dhe familjarë janë angazhuar në kërkime, ndërsa Policia e Shtetit ka nisur procedurat hetimore dhe veprimet për lokalizimin dhe gjetjen e 65-vjeçarit.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se vijojnë kërkimet dhe se do të ketë informacione të reja sapo të ketë zhvillime në terren.
-

15-vjeçarja largohet nga banesa, familja kërkon ndihmë për gjetjen e saj
Një e mitur është larguar nga banesat e saj në Tiranë.
Ka qenë shtetasja me iniciale M.L., ajo që kanë bërë kallëzimin në polici, ndërsa bën thirrje për gjetjen e saj.
“Më datë 08.10.2025, shtetasja M. K. kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.”, thuhet në mjoftimin e policisë.Top Channel
-

Vodhi 2 automjete për t’i shitur, pranga 43-vjeçarit (Emri)
Një 43-vjeçar i cili vodhi 2 makina për t’i shitur ka rënë në prangat e policisë.
Nga video e publikuar nga uniformat blu shihet qartë se si Elton Tafa hyn i qetë në një parking merr makinën dhe largohet.
Sipas njoftimit të policisë njëra nga mjetet e vjedhura dy ditë më parë u gjet në qytetin e Durrësit.
Vijon puna për gjetjen e makinës tjetër.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit nga një shtetase, për vjedhjen e automjetin që ajo kishte në përdorim, organizuan punën për zbardhjen e vjedhjes dhe gjetjen e automjetit. Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të operacionit “Qëllimi”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
-E. T.(B)., 43 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 2 automjete. Automjetin që ia ka vjedhur kallëzueses, më datë 28.09.2025, ai e ka dërguar në Durrës, me qëllim për ta shitur. Ky automjet u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë.
Punohet për gjetjen e automjetit tjetër që dyshohet se e ka vjedhur 43-vjeçari, në muajin korrik, dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që ai mund të ketë kryer.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. -

‘Mund ta kenë marrë për trafik organesh’/ Me lot në sy, Denis Kola kërkon ndihmë për gjetjen e vëllait, i zhdukur prej 2 javësh
22-vjeçari Elkrist Kola nga Fushë-Arrëzi prej dy javësh rezulton i zhdukur. Pas shumë kërkimesh, familja duket se është dorëzuar dhe kërkon ndihmen e policisë për gjetjen e të riut me probleme të shëndetiti mendor.
Duke folur me lot në sy, Denis Kola u shpreh se “vëllai im është larguar nga banesa me 13 shtator rreth orës 20:00”.
Para se të largohej ai i kishte pohuar të atit se do se do të vije një burrë për ta marrë.
“E ka pyetur babai kush është ai burrë, i ka thënë nuk e njoh!”.
Sakaq, Report TV ka siguruar pamjet e kamerave te sigurisë, ku shihet i riu që del nga pallati.
Ky është momenti kur familja Kola humbi kontaktet me 22 vjeçarin i cili që prej vdekjes se nënës shfaqi probleme të shëndetit mendor, por që as nuk ishte agresiv e as nuk largohej për të mos u kthyer në banesë.
Vëllai thotë se Denisi në momentin e largimit kishte marrë dhe telefonin e babait, por edhe pse telefoni ra gjatë 24 orëve të para pas humbjes ai gjithnje nuk hapej deri sa u fik.
“Unë mendoj se nga ajo çfarë i ka thënë babait, mendoj se mund ta ketë marrë dikush. Nuk e di nëse mund të konsiderohet rrëmbim, por mund ta kenë marrë për ta shfrytëzuar ose për t’i hequr organet. Mendoj se dhe mund të ketë ndodhur ndonjë aksident”, shton i vëllai.
Denis Kola shpreson në angazhimin më të madh të institucioneve shtetërore të pakten për tabulatet telefonike nësë vëllai I tij ka komunikuar me ndonje person pas largimit dhe pse nuk gjendet qeliza e telefonit.
“Të pakten te zbardhin tabulatet telefonike, ta dime nësë ka komunikuar me ndokend”, tha ai.
Dukshem i lodhur nga kjo situatë Denis Kola të cilit tashmë i ka mbetur vetëm babai shpreson se vëllai i tij të jetë akoma gjallë.
“Shpresoj që ai të jetë gjallë, por dhe po nuk është gjalle, ta dim dhe ne për fatin e tij, mos ta mbajme mendjen tek fakti se çfar ndodhi”, shprehet Denis Kola.
Policia e Pukës bëri të ditur se ka vijuar kërkimet në të gjithë territorin, është bashkëpunuar me komisariatet e tjera dhe po vijon hetimi tashmë në rrugë operative për gjetjen e Elkrist Kolës.
-

U largua nga banesa 3 ditë më parë, babai kërkon ndihmë për gjetjen e djalit 15-vjeçar
Një 15-vjeçar ka humbur kontaktet me familjen prej tre ditësh.
Denoncimin e rastit në Polici e ka bërë babai i adoleshentit i cili ka kërkuar ndihmën e autoriteteve për gjetjen e të birin.
“Në Komisariatin e Policisë Pogradec ka kallëzuar shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në Çëravë, se më datën 21.09.2025, është larguar nga banesa, djali i tij 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.
-

Durrës/ Zhdukja pa gjurmë e turistit në Golem, familja dhe ambasada çeke apel për ndihmë
Familja dhe ambasada çeke në Shqipëri kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e 68 vjeçarit Pavel Pospisil i cili ka humbur kontaktet në vajzën dhe bashkëshorten e tij prej datës 12 shtator 2025, teksa kishte dalë për një shëtitje buzë detit në Golem.
Pavel Pospil është parë për herë të fundit në një hotel në Durrës teksa është larguar në datën 12 shtator rreth orës 11. Një ditë më pas ai është shpallur i humbur dhe policia shqiptare ka nisur zyrtarisht kërkimet për të.
Ambasada u bën thirrje qytetarëve që për çdo informacion që mund të kenë të kontaktojnë me policinë shqiptare për të ndihmuar në gjetjen e tij.
Lexo dhe: Durrës, zhduket pa gjurmë turisti çek – Pavel Pospisil
Një ditë më parë për Syri Televizion, vajza dhe bashkëshortja e turistit të humbur, akuzuan policinë e Durrësit se po neglizhon kërkimet për gjetjen e familjarit të tyre. Në mungesë të përgjigjes nga autoritetet shqiptare, familjaret e turisit të zhdukur kërkuan ndihmë me grupe kërkimi nga Çekia.
Deri më tani nga policia e Durrësit nuk ka një reagim zyrtar në lidhje me kërkimet për turistin e zhdukur, ndërsa familjaret e tij, kërkojnë ndihmë nga çdo kusht që mund të ketë dijeni për fatin e Pavel Pospisil.