Tag: gjeta

  • “Shpëto veten, lajmëro policinë”/ Djali vret babanë, flet bashkëshortja e Pjetër Kodhelit: Pashë tmerr me sy! I gjeta të dy…

    “Shpëto veten, lajmëro policinë”/ Djali vret babanë, flet bashkëshortja e Pjetër Kodhelit: Pashë tmerr me sy! I gjeta të dy…

    Një krim i rëndë në familje tronditi vendin. 25-vjeçari Marjan Kodheli goditi me thikë në zemër babanë e tij, Pjetër Kodheli, brenda banesës së tyre në fshatin Shkallnur të Durrësit. 
    Ngjarja u zhvillua brenda disa minutave, ku familja Kodheli sapo kishte mbaruar së konsumuari drekën me disa të afërm të tyre. Në një intervistë ekskluzive të nënës së autorit, e cila ka qenë e vetmja dëshmitare në momentin e ngjarjes, detajet janë horror. 
    Ajo rrëfen për emisionin “Me Zemër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti në News24, se ishin vetëm 2 minuta që vendosën fatin tragjik të bashkëshortit. Ajo u shpreh mes dhimbjes se sapo kishim ngrënë drekën, bëmë përcjelljen e të afërmve dhe unë sapo dola nga dhoma ku ndodheshin babë e bir, vetëm kur dëgjova zërin e bashkëshortit që më tha: “Shpëto veten, lajmëro policinë”. Hyra brenda dhe e gjeta djalin duke e qëlluar ende. E rrëmbeva dhe tentova t’i heq thikën, ai u largua, ndërsa bashkëshorti ishte përmbys dhe kur e ktheva u mbulua nga gjaku – shprehet ajo. 
    “Kam parë tmerr me sy atë ditë. I gjeta të dy duke u përleshur, më parë nuk kishin zënka. Kishim konsumuar drekën, unë dola të ndez një cigare dhe kur u ktheva i gjeta ashtu.Më 22 qershor djali ishte kthyer nga emigrimi. Nga data 15 shtator nisi të mbyllej në vetvete me zor ia nxirrnim fjalët”, tha ai. 
     

  • “Gjeta si fillim kafkën…”/ Gjendet trupi i pajetë i 43-vjeçares në Vlorë, i biri rrëfen momentin tronditës

    “Gjeta si fillim kafkën…”/ Gjendet trupi i pajetë i 43-vjeçares në Vlorë, i biri rrëfen momentin tronditës

    Pas më shumë se dy vite kërkimesh pa rezultat, misteri i zhdukjes së 43-vjeçares Veziko Bojko nga fshati Tërbaç i Vlorës mori një kthesë tragjike. Trupi i pajetë i nënës së tre fëmijëve u gjet nga djali i saj, Kushtrimi, vetëm 700 metra larg banesës.
    I riu ishte nisur mëngjesin e 1 tetorit drejt zonës pyjore ku nëna e tij ishte parë për herë të fundit, më 17 mars 2023, ditën kur ishte larguar nga shtëpia me sëpatë në dorë për të prerë dru. Gjatë kërkimeve, ai gjeti fillimisht pjesën e kokës të shkëputur nga trupi dhe dy ditë më vonë u gjet edhe pjesa tjetër e kufomës. Në një lidhje telefonike nga Vlora, Kushtrimi tregoi momentin tronditës kur zbuloi trupin e nënës dhe ndau dyshimet e tij për një vetëvarje të mundshme.
    “Gjeta si fillim kokën, vetëm 700 metra larg shtëpisë. Pas 4 ditësh gjeta dhe pjesën tjetër të trupit. Dyshoj se ka kryer vetëvarje, litari ishte akoma i varur në pemë dhe shumë i vjetëruar, prandaj mendoj se ngjarja ka ndodhur po ditën që humbi. Jam 100% i bindur se është nëna ime, e identifikova nga shapkat dhe unaza që mbante në gisht.

    Familjarët kanë deklaruar se 43-vjeçarja vuante nga epilepsia dhe kohët e fundit gjendja e saj shëndetësore ishte përkeqësuar, pasi nuk kishte marrë më medikamentet e nevojshme. Trupi është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku pritet të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e vdekjes. Ngjarja ka tronditur banorët e fshatit Tërbaç, ndërsa familjarët kërkojnë zbardhjen e plotë të së vërtetës.

  • ’Një lulëz mes një libri gjeta’

    ’Një lulëz mes një libri gjeta’

    Poezi nga Aleksander Pushkin

    Një lulëz mes një libri gjeta,Të tharë edhe pa kundërmim;Dhe për një çast i shtangur mbetaE humba thellë n’ëndërrim.

    Kur lulëzoi? Ç’pranverë thua?Kush e këputi edhe ku?Një dorë e njohur a e huaj?Dhe pse e vuri vallë këtu?

    A për kujtim të një takimi?Apo për ndarjen plot trishtim?A për një endje pikëllimiNë heshtje fushash pa mbarim?

    Ai, ajo, jetojnë vallë?Ku thua janë, ku bredhin ku?Apo mos ndoshta janë tharë,Si dhe kjo lulezë këtu?/KultPlus.com

  • A.S. Pushkini: Një lulëz mes librit gjeta…

    A.S. Pushkini: Një lulëz mes librit gjeta…

    Alexander Sergeyevich Pushkin

    Një lulëz mes një libri gjeta,Të tharë edhe pa kundërmim;Dhe për një çast i shtangur mbetaE humba thellë n’ëndërrim.

    Kur lulëzoi? Ç’pranverë thua?Kush e këputi edhe ku?Një dorë e njohur a e huaj?Dhe pse e vuri vallë këtu?

    A për kujtim të një takimi?Apo për ndarjen plot trishtim?A për një endje pikëllimiNë heshtje fushash pa mbarim?

    Ai, ajo, jetojnë vallë?Ku thua janë, ku bredhin ku?Apo mos ndoshta janë tharë,Si dhe kjo lulezë këtu?

    Përktheu: Jorgo Bllaci

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    JAM KËTU INEZILDA, POEZI NGA PUSHKINI

  • ”Më dërgoi plumb”, Murrizi: E gjeta vetë kush ishte, lante makina në Londër

    ”Më dërgoi plumb”, Murrizi: E gjeta vetë kush ishte, lante makina në Londër

    Ish-deputeti Myslim Murrizi ka rrëfyer se është kërcënuar nga një shqiptar që jetonte në Londër. Ai u shpreh se i kishte dërguar një plumb në rrjete sociale. ”Një që lante makina në Londër më kishte dërguar një plumb, me emrin Xhixho, me shumë qetësi u mora vetë me të, debil që bëjnë si të fortë. E gjeta kush ishte, e bëra të kërkonte falje dhe tani ishte në fushatë”,-tha në ”Top Story”.
     

  • Berisha: Biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit, ne do bëjmë gjithçka për suksesin e tij!

    Berisha: Biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit, ne do bëjmë gjithçka për suksesin e tij!

    Berisha: Biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit, ne do bëjmë gjithçka për suksesin e tij!Kryetari i PD, Sali Berisha, në deklaratën për media foli rreth takimit që pati me tregtarët në Tregun Idustrial në Tiranë, ndërsa ka hedhur dritë mbi sfidat e mëdha që po kalojnë sipërmarrësit e vegjël në vend, duke e cilësuar situatën e tyre si dëshpëruese dhe alarmante.

    Nga mungesa e blerësve dhe rënia drastike e shitjeve, tek penalizimet absurde me gjoba të shumta nga bashkitë, Berisha përshkroi një realitet të zymtë ekonomik për këtë kategori.

    “Në takimin me biznesin e vogël, gjeta aty një situatë dëshpëruese.

    Gjeta njerëz të cilët kishin shitjet më minimale.

    Gjeta shitës që më informonin se pothuaj nuk shes asgjë.

    Gjeta të tjerë që më thanë se më i riu jam unë këtu, nuk ka ët rinj, nuk ka kush blen.

    Gjeta biznesmenë, gra dhe burra, me gjoba nga më absurdet të skuadrave plaçkitëse të bashkisë.

    Pra, gjeta një situatë të dëshpëruar për këta njerëz.

    Por nga ana tjetër konstatova me kënaqësi se programin e PD për biznesin e vogël, domethënë rritjen e tavanit për biznesin pa taksa nga 140 mijë euro në 180 mijë euro, ishte pritur shumë mirë.

    Se ulja e çmimit të energjisë nga 18 lekë në 6 lekë, përgjysmimi i çmimit të ujit, linjat e kreditit të butë për biznesin e vogël, ulja e tarifave sipërfaqet publike nga 1500 në 120 lekë, amnistia e të gjitha gjobave të vendosura ndaj këtij biznesi dhe vendosja e kufirit te thana për bashkitë që të mos taksojnë këtë biznes më shumë se 1 përqind të xhiros, unë këto gjeta.

    Aty pashë një optimizëm.

    Aty pashë një mbështetje transversale, pavarësisht nga bindjet politike të paketës së PD për biznesin e vogël, të përpjekjes së saj Made in Albania.

    Meqenëse aty fola vetëm me biznesin, desha që me këtë deklaratë, t’ua afirmoj edhe atyre fjalë për fjalë ato që premtova dhe që do jenë realitet tre muajt e parë të qeverisjes së PD.

    Për ne, biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit. Ne do bëjmë gjithçka për suksesin e tij”, tha Berisha.

  • Berisha: Në takimin me bizneset e vogla gjeta gra dhe burra, me gjoba nga më absurdet të skuadrave plaçkitëse të bashkisë!

    Berisha: Në takimin me bizneset e vogla gjeta gra dhe burra, me gjoba nga më absurdet të skuadrave plaçkitëse të bashkisë!

    Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit në Shqipëri.Në një deklaratë për mediat në selinë blu, ai tha se programi i PD për biznesin e vogël, ku parashikohet rritja e tavanit për biznesin pa taksa nga 140 mijë euro në 180 mijë euro, ishte pritur shumë mirë nga qytetarët.
    Berisha:Në takimin me biznesin e vogël, gjeta aty një situatë dëshpëruese.
    Gjeta njerëz të cilët kishin shitjet më minimale.
    Gjeta shitës që më informonin se pothuaj nuk shes asgjë.
    Gjeta të tjerë që më thanë se më i riu jam unë këtu, nuk ka ët rinj, nuk ka kush blen.
    Gjeta biznesmenë, gra dhe burra, me gjoba nga më absurdet të skuadrave plaçkitëse të bashkisë.
    Pra, gjeta një situatë të dëshpëruar për këta njerëz.
    Por nga ana tjetër konstatova me kënaqësi se programin e PD për biznesin e vogël, domethënë rritjen e tavanit për biznesin pa taksa nga 140 mijë euro në 180 mijë euro, ishte pritur shumë mirë.
    Se ulja e çmimit të energjisë nga 18 lekë në 6 lekë, përgjysmimi i çmimit të ujit, linjat e kreditit të butë për biznesin e vogël, ulja e tarifave sipërfaqet publike nga 1500 në 120 lekë, amnistia e të gjitha gjobave të vendosura ndaj këtij biznesi dhe vendosja e kufirit te thana për bashkitë që të mos taksojnë këtë biznes më shumë se 1 përqind të xhiros, unë këto gjeta.
    Aty pashë një optimizëm.
    Aty pashë një mbështetje transversale, pavarësisht nga bindjet politike të paketës së PD për biznesin e vogël, të përpjekjes së saj Made in Albania.
    Meqenëse aty fola vetëm me biznesin, desha që me këtë deklaratë, t’ua afirmoj edhe atyre fjalë për fjalë ato që premtova dhe që do jenë realitet tre muajt e parë të qeverisjes së PD.
    Për ne, biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit. Ne do bëjmë gjithçka për suksesin e tij.

  • “Është gjenerator i punësimit”, Berisha: S’do lejmë gjë pa bërë për biznesin e vogël!

    “Është gjenerator i punësimit”, Berisha: S’do lejmë gjë pa bërë për biznesin e vogël!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se biznesi i vogën është gjeneratori kryesor i punësimit në Shqipëri.
    Komentet Berisha i bëri përmes një deklarate për mediat në selinë blu, ku tha se sot situata në biznesin e vogël është dëshpëruese.
    Ai tha gjithashtu se në programin e PD për biznesin e vogël, parashikohet rritja e tavanit për biznesin pa taksa nga 140 mijë euro në 180 mijë euro, gjë që sipas ish-kryeministrit, ishte pritur shumë mirë nga qytetarët.
    Pjesë nga fjala e Berishës:
    Në takimin me biznesin e vogël, gjeta aty një situatë dëshpëruese.
    Gjeta njerëz të cilët kishin shitjet më minimale.
    Gjeta shitës që më informonin se pothuaj nuk shes asgjë.
    Gjeta të tjerë që më thanë se më i riu jam unë këtu, nuk ka ët rinj, nuk ka kush blen.
    Gjeta biznesmenë, gra dhe burra, me gjoba nga më absurdet të skuadrave plaçkitëse të bashkisë.
    Pra, gjeta një situatë të dëshpëruar për këta njerëz.
    Por nga ana tjetër konstatova me kënaqësi se programin e PD për biznesin e vogël, domethënë rritjen e tavanit për biznesin pa taksa nga 140 mijë euro në 180 mijë euro, ishte pritur shumë mirë.
    Se ulja e çmimit të energjisë nga 18 lekë në 6 lekë, përgjysmimi i çmimit të ujit, linjat e kreditit të butë për biznesin e vogël, ulja e tarifave sipërfaqet publike nga 1500 në 120 lekë, amnistia e të gjitha gjobave të vendosura ndaj këtij biznesi dhe vendosja e kufirit te thana për bashkitë që të mos taksojnë këtë biznes më shumë se 1 përqind të xhiros, unë këto gjeta.
    Aty pashë një optimizëm.
    Aty pashë një mbështetje transversale, pavarësisht nga bindjet politike të paketës së PD për biznesin e vogël, të përpjekjes së saj Made in Albania.
    Meqenëse aty fola vetëm me biznesin, desha që me këtë deklaratë, t’ua afirmoj edhe atyre fjalë për fjalë ato që premtova dhe që do jenë realitet tre muajt e parë të qeverisjes së PD.
    Për ne, biznesi i vogël është gjeneratori kryesor i punësimit. Ne do bëjmë gjithçka për suksesin e tij. (

  • “Hyra në dhomë dhe e gjeta duke folur me një tjetër”, vrasësi i Ilaria Sulës ndryshon sërish dëshminë: Kur më ktheu unazën e fejesës…

    “Hyra në dhomë dhe e gjeta duke folur me një tjetër”, vrasësi i Ilaria Sulës ndryshon sërish dëshminë: Kur më ktheu unazën e fejesës…

    Vrasja e Ilaria Sulës ka marrë një vëmendje të madhe në të gjithë Italinë, teksa vijon puna për të zbuluar më shumë detaje nga kjo ngjarje.

    Hetuesja e çështjes ka shkuar në burgun “Regina Coeli”, aty ku ndodhet vrasësi i Ilarias, Mark Antony Samson.
    Ky i fundit, ka ndryshuar sërish dëshminë, pasi më parë kishte deklaruar se iu bë presion nga shqiptarja për notat dhe se ajo kërkoi ndarjen.
    23-vjeçari me prejardhje filipinase dëshmoi para hetueses se e kishte gjetur Ilarian duke folur me mesazhe me një person tjetër, shkruan La Repubblica.
    “U futa në dhomë dhe gjeta Ilarian duke folur me mesazhe me dikë. I kërkova të më tregonte telefonin dhe ajo po fliste me dikë tjetër. Më pas ajo më ktheu unazën e fejesës dhe aty e humba toruan. Nuk e pranova dot ndarjen dhe e vrava”, i tha Samson hetueses në një bisedë prej pesë orësh.
    Prokuroria po vijon punën për të zbardhur detajet, teksa ka zbuluar se përveç nënës së autorit, edhe dy miq të Samsonit janë përfshirë në fshehjen e trupit të Ilarias.

    Top Channel

  • Aksidenti tragjik në Kukës, identifikohen dy viktimat (EMRAT)

    Aksidenti tragjik në Kukës, identifikohen dy viktimat (EMRAT)

    Afrim Kolgjini, 50 vjeç dhe Festim Gjeta 35 vjeç humbën jetën pas një aksidenti të rëndë të ndodhur në autostradën  Milot-Morinë.
    Policia njoftoi më herët se aksidenti u regjistrua rreth orës 23:35, të datës 1 prill.Lexo edhe :Related Posts
    Afrim Kolgjini duke drejtuar një mjet tip “Benz” ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.

    Fatkeqësisht Kolgjini, dhe 35-vjeçari Festim Gjeta i cili ishte pasagjer humbën jetën.
    Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit./vizionplus.tv