Tag: gjestit

  • Gjesti shpallet fituesi i Big Brother Vip Albania 4

    Gjesti shpallet fituesi i Big Brother Vip Albania 4

    Ëndrra bëhet realitet… 120 ditë në atë shtëpi të cilat përmbyllen me çmimin e madh 100 mijë euro!
    Pas një edicioni spektakolar, publiku ka zgjedhur si fitues mes Gjestit dhe Rozanës… Gjestin!
    “Faleminderit të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, besoj e kam merituar. Faleminderit Top Channel që më ka hapur dyert, kurrë nuk kam për ta harruar, faleminderit Zotit, familjes, publikut. U kry ç’do sen”, ishin këto fjalët e para të Gjestit pas triumfit.

  • Egli shtang me deklaratën e fortë: Gjesti nuk duhet ta fitojë Big Brother-in, sepse…

    Egli shtang me deklaratën e fortë: Gjesti nuk duhet ta fitojë Big Brother-in, sepse…

    Pak para finales së madhe të Big Brother VIP Albania, Egli Tako ka surprizuar me deklaratën e saj kundër Gjestit.
    Sipas Eglit, sjellja e Gjestit gjatë qëndrimit në shtëpi ka treguar kontradiktë mes fjalëve dhe veprimeve të tij, duke zbuluar një papjekuri emocionale për të kuptuar ndjesitë njerëzore.
    Egli theksoi se ndoshta Gjesti kishte nevojë për afeksion, por në të njëjtën kohë, mohonte afërsinë me të tjerët, duke krijuar dilema dhe vështirësi për banorët përreth.
    Ajo shtoi se, pavarësisht qëllimeve të mundshme të mira jashtë lojës, brenda shtëpisë i vetmi fokus i Gjestit ka qenë arritja e fitores, dhe kjo, sipas saj, nuk mjafton për të qenë fituesi i madh.
    Kontradita që ka pasur nëpërmjet fjalëve dhe veprimeve, absolutisht, papjekuria emocionale për të kuptuar ndjesitë njerëzore.
     
    Ndoshta nevoja për të qenë afër dikujt, por mohimi i dikujt njëkohësisht, që krijon dilema të mëdha te dikush tjetër dhe e vështirëson…
     
    Qëllimin jashtë kësaj shtëpie si njeri mund ta ketë shumë të mirë, por brenda në lojë, nëse vlen si arsyetim, fakti që i vetmi target dhe e vetmja direktivë që ka pasur ka qenë të arrijë fitoren”, deklaroi Egli Tako

  • VIDEO/ Shuplaka, Loredana: Jozi nuk ishte mirë, më trembi koka e Gjestit

    VIDEO/ Shuplaka, Loredana: Jozi nuk ishte mirë, më trembi koka e Gjestit

    Showbiz E Mërkurë, 16 Prill 2025 15:31
    Loredana Brati komenton situatën e paprecedentë nga Jozi me Gjestin, ku tha se ai nuk ishte mirë. Ajo zbuloi për publikun edhe se çfarë do të ndodhë me lidhjen e tyre pas daljes nga shtëpia e BBV. ”Më trembi koka e Gjestit, dhe normale skena ishte shumë e fortë, Jozi erdhi tek mua më tha ”shko në studio”, dhe ”më vjen keq”. Ai nuk ishte mirë, ishte i ngarkuar”.

  • “Përndjekja, histeria…”/Finalja e Eglit sipas Milaim Zekës: Meritë absoulte e Gjestit…

    “Përndjekja, histeria…”/Finalja e Eglit sipas Milaim Zekës: Meritë absoulte e Gjestit…

    Të ftuar në emisionin maratonë “Big Brother VIP Fan Club” për të diskutuar në lidhje me rrugëtimin e finalistes Egli Tako së bashku më ish-banorët dhe opinionistët kanë qenë Sara Gjordeni dhe Milaim Zeka. Të dy ata kanë dhënë mendimin e tyre në lidhje me dinamikat e lojës së banores dhe jo vetëm…
    Pjesë nga biseda:
     
    Heidi: Si arriti Egli në finale?
     
    Sara: Duke bërë pak nga të gjitha dhe duke u përfolur nga të gjithë. Duan apo nuk duan ta pranojnë të gjithë e kanë përmendur të paktën njëherë Eglin ose kanë disutuar të paktën një veprim të saj.
     
    Heidi: Egli Tako një banore strategjike apo një banore e cila ka përdorur më shumë zemrën e saj?
     
    Milaim: Unë mendoj që Gjesti ka qenë fusha më e fortë magnetike e Eglit. Merita e Eglit që ajo është në finale është meritë absolute e Gjestit dhe jo e lojës së saj.
     
    Heidi: Pra Egli nuk ka asnjë meritë të saj shkoi në finale vetëm prej Gjestit?
    Milaim: Merita e saj është vetëm e bërtitura, histeria dhe përndjekja.
     
    Sara: Jo, jo, jo.
    Milaim: Unë po e analizoj lojën në këndvështrimin tim.

  • Shuplaka e Jozit ndaj Gjestit, flet Loredana: Nuk kam folur me të! Distancohem nga ajo ngjarje

    Shuplaka e Jozit ndaj Gjestit, flet Loredana: Nuk kam folur me të! Distancohem nga ajo ngjarje

    Showbiz E Martë, 15 Prill 2025 22:01
    E ftuar në Fan Club, gjysmë-finalistja Loredana Brati tha se ndihet keq dhe distancohet nga veprimi që ka bërë Jozi ndaj Gjestit. Ajo se pas kësaj ka marrë vendime, por nuk zgjodhi t’i ndante, ndërsa tregoi se nuk ka pasur një takim apo komunikim me Jozin pasi dolën nga shtëpia.
    ”Vazhdon tensioni, akoma nuk ka pasur zhvillim situata. Do kisha pritur të shihja klipin, do kisha dashur ta kaloja kohën pas BB me Jozin dhe të diskutonim çfarë ka ndodhur kohët e fundit. Thjeshtë nuk ndodhi.

    Akoma nuk e di mirë se ku jam, ishte një pamje shumë e fortë që nuk është mirë që të shihej nga askush, distancohem komplet nga sjellja që ka pasur Jozi ndaj Gjestit, është e papranueshme dhe më vjen keq që e bëri.
    Familja ime ishte më shumë e preokupuar për qetësinë time. Nuk pendohem për asgjë në jetë, gjithçka ndodh për një arsye dhe duhej të ndodhte kështu. Nëse do kthehesha pas do bëja të njëjtin rrugëtim sepse mësova. Marrëdhënia me Jozin… kam marrë një vendim por akoma nuk dua të shprehem. Më ka bërë që të marr vendimet e mia, nuk dua ta agravoj situatën”, tha ajo.

  • Zbulohet kush do të këndojë në dasmën e Gjestit dhe Eglit

    Zbulohet kush do të këndojë në dasmën e Gjestit dhe Eglit

    Showbiz E Hënë, 14 Prill 2025 17:30
    Gjesti ka bërë një kërkesë nga Vëllai i Madh për të organizuar një dasmë në shtëpi me Egli Takon. Edhe pse kanë ngelur vetëm katër finalistë, brenda do të ketë një atmosferë të mrekullueshme. Këngëtarja Remzie Osmani së bashku me Nexhat Osmanin, do të performojnë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artistja me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram. Veç Gjestit dhe Eglit, në shtëpi janë edhe këngëtarja Rozana Radi e aktori Laert Vasili. Finalja e madhe do të mbahet më 19 prill (e shtunë).
     

     

  • “Dhuna nuk ka vend”, familja e Gjestit bën thirrje për drejtësi

    “Dhuna nuk ka vend”, familja e Gjestit bën thirrje për drejtësi

    Showbiz E Diel, 13 Prill 2025 18:41
    Pas ngjarjeve të rënda që tronditën publikun mbrëmjen e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP, familja e Gjestit ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Instagram.
    Në këtë postim, ata shprehen të tronditur dhe të lënduar thellësisht nga episodi i dhunës fizike ndaj Gjestit, duke e cilësuar atë si të papranueshëm dhe të padrejtë.

    “Pamjet e dhunës fizike ndaj Gjestit ishin të vështira për t’u parë, dhe akoma më të vështira për t’u përjetuar si njerëz që e njohim, e duam dhe e dimë sa zemërmirë dhe i pastër është,” thuhet në postim.
    Familja thekson se askush nuk meriton të dhunohet, as brenda një loje e as jashtë saj, duke përmendur se Gjesti ka hyrë në këtë format me respekt, edukatë dhe një zemër plot mirësi.
    Krenarë që zgjodhi të mos reagojë me dhunë. Sepse dhuna nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë pjesë e asnjë formati, asnjë loje, asnjë shoqërie që pretendon të jetë e shëndetshme,” përfundon reagimi, duke falënderuar të gjithë ata që kanë shprehur mbështetje për Gjestin në këto momente të vështira.

  • Incidenti në Big Brother, reagon për herë të parë familja e Gjestit

    Incidenti në Big Brother, reagon për herë të parë familja e Gjestit

    Një akt i papranueshëm dhune ndodhi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të mbrëmjes së djeshme në formatin Big Brother Albania, ku një prej konkurrentëve të eliminuar, Jozefin Marku, sulmoi fizikisht Besart Kelmendin, i njohur si Gjesti.
    Pas kësaj ngjarjeje të paprecedentë, ka reaguar familja e Gjestit. Motra e këngëtarit, Blerina Kelmendi, ka postuar një ‘story’ në Instagram ku falënderon të gjithë për përkrahjen dhe dashurinë e treguar ndaj vëllait të saj.

    “Në pa mundësi për t’i kthyer krejt mesazhet e dërguara për aktin fizik ndaj Gjestit, ju jemi mirënjohës ne si familje për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që e keni tregu për të”-ka shkruar Blerina.

    Edhe pasi mori ndihmën mjekësore, u kthye në gjendje të stabilizuar në shtëpinë e Big Brother, ndërsa dha këtë reagim: “Desha që babait e nënës ti them mos u shqetësoni, E pata ndihmën mjekësore.
    Loja është lojë, nuk jemi këtu për tu rrahur. Të isha jashtë nuk e kisha falur, por jemi këtu. Erdha këtu dua ta mbyll siç kam ardhur. Kam ardhur për të bërë lojë”.

  • Egli tregon se çfarë i tha Gjesti në fshehtësi: U fikën dritat dhe ja ç’më kërkoi

    Egli tregon se çfarë i tha Gjesti në fshehtësi: U fikën dritat dhe ja ç’më kërkoi

    Mbrëmjen e djeshme, Egli dhe Gjesti darkuan bashkë, ku edhe u sqaruan për raportin e tyre brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.
    Pasi përfundoi darka, Egli po i tregonte Danjës për momentet përballë Gjestit, ku dhe zbuloi se për pak dritat ikën dhe në këtë rast banori i kërkoi asaj ta puthte.

    “U fikën një moment dritat dhe ky më tha hajde të t’puthë pak se jam t’u maru”, citon Egli fjalët e Gjestit.
    Nga ana tjetër, Gjesti ka treguar se nuk ndjen për Eglin dhe se për ta ka vetëm tërheqje fizike.