Tag: gjestit

  • Një nga mbështetësit më të mëdhenj, por Anaidi shpërthen papritur ndaj Gjestit: Nuk kishte brekë

    Një nga mbështetësit më të mëdhenj, por Anaidi shpërthen papritur ndaj Gjestit: Nuk kishte brekë

    Showbiz E Hënë, 9 Qershor 2025 19:26
    Kur menduam se nuk do ketë drama të reja, një sapo doli në sipërfaqe. Anaid Kaloti, fitues i ”Big Brother Albania 6” ka reaguar fuqishëm kundër Gjestit. Ai ka postuar një episod nga një performancë në një klub nate, ku Gjesti zbret dhe përqafon një vajzë me aftësi të kufizuara nga audienca. Poshtë saj, ai ka shkruar: “’S’ka marketing të keq’, por mund të zgjidhet një marketing më i mirë sepse nuk shet më ”gjynahu” shet suksesi, entertainment, luksi, dashuria. Leksione pa pagesë për kreativë në mungesë”.
    Anaidi ka shprehur publikisht mbështetje të madhe ndaj Gjestit kur ai ishte brenda shtëpisë së BBVA reagimet kanë vërshuar ndaj tij. Kështu, Anaidi zgjodhi të bëjë një sqarim të mëtejshëm, duke zbuluar disa detaje për raportin mes tij dhe Gjestit: ”Kam kontribuar më shumë se kushdo që ka Kingi afër për fitoren e tij (social media, Top, influencë online etj., etj., që s’jua them dot këtu). Këtë mund ta provojë stafi i ‘Kingit’. Deri te rrobat e finales që ka veshur Kingi dhe babai i Kingit dhe br*kët ia kam dërguar Kingit në shtëpi kur s’ka pasur të vishte e bërtiste nga kamerat: ”Më sillni rroba se s’kam”.

    Më tej, Anaidi tregoi se për mbështetjen që ka treguar ndaj Gjestit, nuk ka marrë as edhe një falenderim deri më sot: ”I gjeta duke ngrënë duhan, i çova ku s’kishin për të hipur kurrë! Për sqarim, besprem s’jam unë. ‘S’kam për të ta harruar kurrë’ më tha Kingi kur doli! Asnjë telefonatë s’më ka bërë akoma për të më thënë ‘faleminderit vëlla se ke bërë maksimumin pa më njohur fare”.
    Për më tepër, Anaidi shtoi se të njëjtën mbështetje kishte siguruar edhe për menaxherin e Gjestit, të cilin tha se e kishte mbajtur pranë për 2 muaj qëndrimi në Tiranë: ”Menaxheri i Kingit ka qëndruar me mua 2 muaj në Tiranë, merreni pyeteni për ato dy muajt që ka qëndruar me Anaidin a e kam lënë të fusë ndonjëherë dorë në xhep. A e kam këshilluar ndonjëherë për keq, a i kam bërë ndonjë gjë mbrapa shpine”.

  • Jozefin Marku rrëfehet në “Goca & Gra” për shuplakën ndaj Gjestit dhe akuzat e dhunës në Zvicër

    Jozefin Marku rrëfehet në “Goca & Gra” për shuplakën ndaj Gjestit dhe akuzat e dhunës në Zvicër

    I ftuar mbrëmë (e shtunë) në emisionin “Goca & Gra”, Jozi Marku komentoi për herë të parë incidentin e rëndë në Big Brother VIP Albania, ku i ra me shuplakë Gjestit.
    I pyetur nga moderatorja Egla Ceno nëse ai veprim ishte i planifikuar apo spontan, Jozi u shpreh: “Ndihem mirë që sonte jam pranë publikut. Për atë veprim, ishte një shpërthim emocionesh, moment që nuk ishte aspak i paramenduar. Pjesa kur kaloi çdo limit. Ka një limit çdo gjë. Në atë moment u thye çdo lloj limiti. Për mua loja mbaroi. Meritoja që të dilja thjesht, si njeri, të përshëndetesha me banorët siç duhej, jo të mundoheshin të më nxirrnin sa më keq, të më preknin aty ku nuk duhej, ku nuk e meritoj. Ishte shpërthim emocionesh.”

    Egla e pyeti më tej nëse kjo shuplakë ishte një mesazh për të gjithë djemtë shqiptarë, një reagim ndaj kalimit të kufijve: “Pas kësaj që po thua tani, shpulla ishte një mesazh për gati të gjithë djemtë shqiptarë: që nëse më kalon limitin, unë nuk flas, por veproj. Kjo është?”
    Jozi u përgjigj: “Nuk është kjo, por është që secili duhet të ketë parasysh njëfarë limiti. Mesazhi është që deri në atë moment kam duruar shumë, më shumë se të gjithë. Në shtëpinë e Big Brother-it ka shumë kamera dhe jo të gjitha i kapin ato momentet ose veprimet që dikush i bën në drejtim të teje ose ti në drejtim të dikujt.”
    Kur Egla i tha se ky veprim mund ta bënte të ndihej më burrë, ai tha: “Nuk ka lidhje ajo pjesë. Është një veprim që nuk më bën krenar. Përkundrazi, ndiej keqardhje për secilin që e ka përjetuar keq këtë veprim, dhe sidomos për dy familjet tona për atë situatë që ndodhi, por s’e bëjmë dot ‘të pabame’.”
    Jozi tregoi gjithashtu se edhe familja e tij e ka përjetuar keq këtë moment dhe e ka kritikuar shumë për atë që ndodhi.
    Ai iu përgjigj pyetjes për akuzave që qarkullojnë, ku thuhet se ai i ka ushtruar dhunë ish-partneres në Zvicër.Loredana: A është e vërtetë që ke përdorur dhunë në Zvicër?
    Jozi: Patjetër që do ta mohoj, kjo është një shpifje nga disa njerëz pa asnjë lloj vlere që shpifin. Dikush nëse unë kam bërë një gjë të tillë, në qoftë se tregojnë letrat, unë e di si jam vetë, kanë hedhur shumë gjëra për mua. Unë e njoh veten e di çfarë kam bërë. Fama nuk është e lehtë. Mundet të dalë dikush me prova… nuk janë aspak të vërteta.Sa i përket incidentit, Jozi po ashtu bëri reagimin e tij të parë, teksa tregoi nëse ka kontaktuar me Gjestin.Gerta: Ke pasur kontakte me Gjestin pas incidentit?Jozi: Kontakt me gjestin nuk kemi pasur. Kemi shumë miq të përbashkët, por akoma nuk kemi pasur kontakt. Kam kërkuar të dëgjoj veten më shumë, jam munduar ta kaloj situatën në mënyrën më të qetë. I jam përkushtuar muzikës. Shumë suksese gjestit, thash më parë keqardhjen që është ndjerë keq dhe e ka përjetuar keq. Jeta vazhdon.

  • Gjesti ka tradhëtuar Eglin? Ja çfarë po flitet në rrjet

    Gjesti ka tradhëtuar Eglin? Ja çfarë po flitet në rrjet

    Pas përfundimit të “Big Brother VIP Albania”, dyshja Egli Tako dhe Gjesti kishin nisur të përfliteshin si një çift i mundshëm, pas afrimitetit të tyre brenda shtëpisë.Por ndërsa fansat prisnin të shihnin zhvillime jashtë, duket se situata ka marrë një tjetër rrjedhë.
    Pak ditë më parë, rrjeti shpërtheu pas një deklarate të bujshme nga një gazetar i “Kosova Today”, i cili pretendoi se motra e Gjestit ka një shoqëri shumë të ngushtë me ish të dashurën e tij, Diellzën.
    Kjo miqësi, sipas gazetarit, ka ndikuar që Egli të mos pritej ngrohtësisht nga familjarët e Gjestit pas përfundimit të spektaklit.
    Madje, ai shtoi se Gjesti është takuar sërish me Diellzën dhe i ka dhuruar një zinxhir — një veprim që ka ndezur dyshime për një rikthim të mundshëm ose, të paktën, një afrim të diskutueshëm mes tyre.

    Thuhet se Egli nuk ka qenë në dijeni të këtij takimi, gjë që mund të ketë qenë edhe “pika që derdhi kupën”, duke e shtyrë atë të distancohet përfundimisht nga Gjesti dhe rrethi i tij familjar.
    Dhe më pas vjen ditëlindja e Gjestit: festë, miq, urime publike nga figura të njohura, por… asnjë shenjë nga Egli. Ajo mungoi totalisht në festë, dhe po ashtu edhe në rrjetet sociale. Asnjë urim. Asnjë “like”. Asnjë shenjë virtuale.
    Në një kohë ku marrëdhëniet dashurore shpesh certifikohen me një postim në Instagram, heshtja e Eglit flet më shumë se fjalët. Fansat kanë filluar të pyesin: A ka ardhur fundi i kësaj romance ende të pakonfirmuar publikisht?
    Përgjigjja mbetet në ajër. Por për momentin, festa e ditëlindjes ishte vetëm për një person — Gjestin. Dhe jo, Egli nuk ishte pjesë e saj.

  • “A ishte te ditëlindja e Gjestit?”/ Ish-banorja tregon a vijon lidhja me Eglin

    “A ishte te ditëlindja e Gjestit?”/ Ish-banorja tregon a vijon lidhja me Eglin

    Krisa Caushi ka qenë mëngjesin  e ftuar në emisionin “Në shtëpinë tonë”, në Top Channel, ku komentoi rrugëtimin e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.
    Gjatë intervistës, vinin dhe mesazhe e pyetje nga ndjekësit e programit.
    “Krisa është super gocë, na e pyesni pak a ishte te ditëlindja e Gjestit?”, ishte një pyetje që erdhi nga ndjekësit.
    Moderatorja e njohur u përgjigj:
    “Gjesti e ka sot ditëlindjen, edhe 100. Ftesë nuk kemi marrë, Gjestit e urojmë publikisht të bëhet edhe 100 vjeç se e kemi shumë xhan, kemi patur raporte shumë të mira në shtëpi dhe jashtë. Gjesti tani është zjarr, me projekte me gjëra, nuk kapet më”.
    “Vazhdon më me Eglin?”, ishte pyetja e radhës nga moderatorja e emisionit, Julka Gramo.
    “Unë nuk flas për këto gjëra, nuk flas për të tjerët”, u përgjigj ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”.
     

  • Shfaqi vetëm flamurin e Kosovës në finale, G Bani reagon ashpër ndaj Gjestit

    Shfaqi vetëm flamurin e Kosovës në finale, G Bani reagon ashpër ndaj Gjestit

    Pas fitores së Gjestit në “Big Brother VIP Albania 4”, momenti i tij kur shpalosi vetëm flamurin e Kosovës në skenën e finales ka ndezur një valë reagimesh. Kjo ka shkaktuar polemika të mëdha, duke përfshirë edhe reagimin e reperit G-Bani, i cili nuk ka kursyer kritikat e tij.
    Në një postim të tij të fundit, G-Bani theksoi: “Më pengon flamuri i Kosovës në Big Brother Albania kur nuk shoqërohet nga flamuri i Shqipërisë.” Ky koment ka shkaktuar një valë kundërpërgjigjes nga ndjekësit e tij, të cilët e akuzuan për ndarje dhe mungesë respekti ndaj Kosovës.

    Megjithatë, reperi nuk është ndalur, dhe me një mesazh të gjatë, ai sqaroi se do të vazhdojë të shprehë mendimet e tij pa frikë. “Në një realitet ku duhet të kesh frikë të thuash që një shqiptar duhet të ngrejë flamurin shqiptar në një shfaqje shqiptare… Unë kam mendimin tim dhe e di që asgjë nuk ndryshon nga mendimi i një njeriu. Secili mendon si dëshiron. Dhe, po, paguaj çmimin për mendimin tim,” ka shkruar G-Bani.

  • Motra e Gjestit reagon për herë të parë ndaj spekulimeve për takimin mes Gjestit dhe ish-partneres së tij

    Motra e Gjestit reagon për herë të parë ndaj spekulimeve për takimin mes Gjestit dhe ish-partneres së tij

    Blerina Kelmendi, motra e Besart Kelmendit, njohur si Gjesti, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Instagram, duke kundërshtuar lajmet që po qarkullojnë në rrjet lidhur me marrëdhënien e saj me Diellzën – ish-partneren e Gjestit – dhe distancën ndaj Eglit, partneres së tij aktuale.
    Në një InstaStory, Blerina shprehu zhgënjimin për përfshirjen e emrit të saj në histori që, sipas saj, nuk kanë lidhje me realitetin.
    Më vjen keq që përdoret vajza që s’ka të bëjë me këtë histori dhe i lidhin gjërat që s’kanë të bëjnë me realitetin. Turp.

    Reagimi i saj vjen pas zërave që sugjeronin se shoqëria e saj me Diellzën është arsyeja për mospëlqimin ndaj Eglit, i përforcuar edhe nga fakti që ajo nuk e ndjek Eglin në Instagram.
    Blerina theksoi se është e lodhur nga spekulimet dhe kërkoi që të mos përfshihet më në histori të pavërteta, duke ngritur gjithashtu shqetësimin për shkeljen e privatësisë në epokën e rrjeteve sociale. Ajo përfundoi mesazhin me një koment ironik:

    Cila nga shoqet e mia do të përdoret tani?

    Reagimi ka marrë shumë mbështetje nga ndjekësit, ndërkohë që Gjesti dhe Egli nuk kanë bërë ende asnjë koment publik.

  • Egli i dërgon puthje motrës së Gjestit, ajo i kthen shpinën, pamjet që po shpërndahen me shpejtësi në rrjet (VIDEO)

    Egli i dërgon puthje motrës së Gjestit, ajo i kthen shpinën, pamjet që po shpërndahen me shpejtësi në rrjet (VIDEO)

    Spektakli i madh i finales së “Big Brother VIP Albania 4”,nuk ka zhgënjyer as këtë vit jo vetëm për emocionet dhe të papriturat, por edhe për momentet që ndezën rrjetin.
    Një nga skenat më të përfolura ndodhi mes Eglit dhe motrës së Gjestit, shkruan Kosovarja.
    Gjatë transmetimit live, kamerat kapën momentin kur Egli i dërgon një puthje nga larg, në dukje një gjest miqësor ose ndoshta më shumë… Por ajo që askush nuk priste ishte reagimi i saj: e ftohtë, indiferente dhe me një kthesë shpine që foli më shumë se mijëra fjalë.

    @esc.albania12
    gjesti bigbrothervipalbania shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 fyp
    ♬ original sound – Esc Albania