Sot iu dha lamtumira e fundit në Pavlan vëllait të Gjestit, Eldion Kelmendit, i cili humbi jetën pas një aksidenti tragjik. Në mesin e shumë familjarëve, miqve dhe fytyrave publike që morën pjesë në ceremoninë mortore, u vu re edhe prania e Egli Takos, e cila erdhi për të shprehur ngushëllimet e saj për këtë humbje të madhe.
Imami i cili udhëhoqi ceremoninë e varrimit të të ndjerit Eldion Kelmendi, vëllai i këngëtarit të njohur Gjesti dhe fituesit të “Big Brother VIP 4”, dha një mesazh të fuqishëm për të gjithë të pranishmit.
Ai u bëri thirrje qytetarëve për më shumë kujdes në komunikacion dhe për reflektim të thellë pas kësaj tragjedie që tronditi opinionin publik.
“Kjo dhimbje e fundit e vëllaut tonë përfundimisht dhimbja e fundit dhe të mos kemi raste të tilla në vendin tonë të jemi më të kujdesshëm në komunikacion ne kemi ende plakët e luftës taze që na ka shkaktuar armiku jonë, ta kursejmë vetëm prej këtyre plagëve të vështira që po na sprovon jeta”, ka thënë imami.









