Tag: gjestit

  • Prej muajsh në heshtje, por muzika e Gjestit flet shumë

    Prej muajsh në heshtje, por muzika e Gjestit flet shumë

    Showbiz E Shtunë, 29 Nëntor 2025 21:55
    Gjesti u pa për herë të fundit në publik në varrimin e vëllait të tij, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident. Që prej atij momenti të 27 shtatorit, artisti është zhdukur nga çdo hapësirë publike dhe digjitale, duke krijuar një heshtje që është ndjerë shumë më e rëndë se mungesat e zakonshme të yjeve të muzikës. Në mungesë të një rikthimi, katalogu i tij muzikor ka marrë një peshë të re. Në YouTube, këngët e Gjestit vazhdojnë të grumbullojnë miliona dëgjime, duke krijuar një kontrast të fortë mes heshtjes personale dhe zhurmës së vazhdueshme të artit të tij.
    “ALO”, e publikuar katër vite më parë, mbetet kënga e tij më e shikuar me 48 milionë klikime. Hitet e kohëve të fundit, si “Veshu Ndrequ” me 17 milionë apo “Princesha” me 37 milionë, vijojnë të jenë ndër më të dëgjuarat në platformë. Lista e plotë, e cila përfshin projekte të prodhuara nga Albos dhe bashkëpunime si “ANI” me Ema-n apo “Pandemia”, tregon një ritëm që nuk është zbehur, pavarësisht distancës së artistit.

    Përpara ngjarjes që tronditi jetën e tij, Gjesti kishte përfunduar edhe “Gasolina”, një duet me Dhurata Dorën. Projekti, i cilit i ishte krijuar një pritje e qartë në industrinë muzikore, mbetet i paqartë. Nuk dihet nëse do të publikohet këtë vit apo nëse do të shtyhet për një moment kur artisti të jetë gati të rikthehet.

  • Gimbo tregon për herë të parë sesi është Gjesti

    Gimbo tregon për herë të parë sesi është Gjesti

    Showbiz E Martë, 11 Nëntor 2025 21:50
    Gimbo i njohur gjerësisht si DJ dhe miku i ngushtë i Gjestit, ka dhënë një intervistë të sinqertë për Shpend Lipën, ku ka folur për rrugëtimin e tij, marrëdhënien me Gjestin dhe momentet e vështira që kanë kaluar së fundmi. Një nga momentet më të ndjera të intervistës ishte kur ai foli për periudhën e vështirë pas ndarjes së papritur nga jeta të Eldionit, vëllait të Gjestit. Gimbo e përshkroi atë si një moment tronditës.
    “Për mu u kanë një bam. Ishalla Zoti e mëshiron ata dhe ngushëllime për familjen. Faleminderit krejt njerëzve që kanë qenë pjesëmarrës. Faleminderit shumë prej krejtve. Ua kthefshim në gëzim”, u shpreh ai duke falënderuar publikisht njerëzit për mbështetjen.
    Duke qenë se është një nga njerëzit më të afërt të Gjestit, Gimbo zbuloi edhe se si po e përballon miku i tij këtë periudhë pas tragjedisë. “Momentalisht nuk është keq. Mirë është. Kështu muj me thënë. Po rri me familjen ma shumë, kaq”, përfundoi Gimbo.

  • Xheneta flet hapur për ndjenjat ndaj Gjestit: Kam qenë rrugës për t’u dashuruar…

    Xheneta flet hapur për ndjenjat ndaj Gjestit: Kam qenë rrugës për t’u dashuruar…

    Xheneta Fetahu, ka bërë një rrëfim të sinqertë dhe emocional gjatë intervistës së saj në emisionin “Se luan topi”, ku foli për përjetimet dhe ndjenjat që lidhen me Gjestin.
    “Kam qenë rrugës për t’u dashuruar dhe e kam ndal veten,”- u shpreh Xheneta, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre emocionale kishte qenë më e fortë se ç’e kishte pranuar publikisht. Ajo shtoi se për një kohë të gjatë ka luftuar me ndjenjat e saj, duke tentuar t’i mohojë, edhe pse brenda vetes ndjente diçka të fortë.
    Edhe pse nuk e përmendi drejtpërdrejt emrin e Gjestit, aludimet ishin të qarta. “Nuk dua të them kush ka qenë, sepse me atë gjë kam luftuar me veten, sidomos pas Big Brother-it,”- deklaroi ajo.
    “Kam ndier diçka brenda, por nuk doja ta pranoja,”- shtoi ajo.
    Në vazhdim të intervistës, Xheneta komentoi edhe raportin e krijuar mes Gjestit dhe Eglit brenda shtëpisë:
    “Nuk e di nëse ka luajtur me mua apo me personin tjetër (Eglin),” -tha ajo, duke nënvizuar se ende nuk e ka të qartë nëse ndjenjat e tij kanë qenë të sinqerta apo pjesë e lojës.
    Megjithatë, pavarësisht gjithë ndjesive të përziera, Xheneta e ruan respektin për Gjestin. “Unë me atë person dua thjesht të kem respekt, sepse në momentet e mia më të vështira ai ka qenë aty, dhe për këtë jam mirënjohëse gjithë jetën,” – u shpreh ajo me emocion.
    Në fund, ish-banorja shtoi se nuk i jep më shumë peshë deklaratave që janë bërë gjatë lojës:
    “Unë mbyll sytë dhe veshët për çfarë ka thënë në Big Brother VIP Albania, sepse e ka bërë për lojën. Por, s’mund ta mohoj që më ka lënduar ta shoh aty, duke bërë të njëjtat gjëra që më bënte mua.”

  • Jozi Marku nderon vëllain e ndjerë të Gjestit me një gjest prekës

    Jozi Marku nderon vëllain e ndjerë të Gjestit me një gjest prekës

    Ish-banori i “Big Brother VIP”, Jozefin Marku, ka treguar një anë të ndjeshme të vetes gjatë paraqitjes së tij të fundit në emisionin “Kosovë Show”, ku bëri një gjest human që preku publikun dhe ndjekësit e programit. Përpara se të fliste për përvojën e tij brenda shtëpisë së famshme dhe debatet me banorët, Jozi kërkoi një minutë heshtje në nder të vëllait të ndjerë të Gjestit, i cili ndërroi jetë tragjikisht pak javë më parë në një aksident me motor.
    Ky veprim u konsiderua si një moment reflektimi dhe respekti, veçanërisht duke marrë parasysh marrëdhënien e tensionuar që Jozi kishte pasur me Gjestin gjatë kohës në BBVA, ku debatet mes tyre kulmuan edhe me një incident fizik që u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.
    Pavarësisht konflikteve të së kaluarës, Jozi u shpreh se ndien keqardhje të thellë për humbjen e pësuar nga ish-bashkëbanori dhe se një ngjarje e tillë e tejkalon çdo përplasje të dikurshme. Ai theksoi se jeta është shumë më e vlefshme se konfliktet televizive dhe se në raste të tilla, solidariteti dhe empatia duhet të jenë përpara gjithçkaje.
    Gjestit dhe familjes së tij iu përcollën ngushëllimet publike në një moment të heshtur, që u vlerësua nga publiku si një akt i vërtetë njerëzor.

  • ”U kthye në cirk”, Dafina për mortin e vëllait të Gjestit: Një ditë, do t’ia mësoj djalit tim që…

    ”U kthye në cirk”, Dafina për mortin e vëllait të Gjestit: Një ditë, do t’ia mësoj djalit tim që…

    Showbiz E Mërkurë, 1 Tetor 2025 20:57
    Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar me një postim të fuqishëm në rrjetet sociale, duke denoncuar mënyrën se si u shfrytëzua ceremonia mortore e vëllait të Gjestit nga individë dhe media. “Rrjetet sociale janë të fuqishme, por janë edhe të rrezikshme. Ato ndërtohen mbi vëmendjen, por nuk duhet kurrë të glorifikojnë llojin e gabuar të vëmendjes”,-shkroi ajo.
    Zeqiri u shpreh e tronditur nga pamjet e njerëzve që xhironin me telefona gjatë varrimit, ndërsa disa të ashtuquajtur VIP, sipas saj, jepnin intervista dhe mburreshin publikisht për ato që u ishin thënë. ”Kjo është absurde, çnjerëzore dhe thellësisht mosrespektuese. Momente që duhet të ishin private kthehen në një cirk”, vijoi ajo.

    Ajo nuk kurseu kritikat as ndaj disa gazetarëve, të cilët sipas saj bënë pyetje të parëndësishme, duke e kthyer dhimbjen e një familjeje në një skenë të shfrytëzuar për vëmendje personale. “Një ditë, do t’ia mësoj djalit tim: këta janë njerëzit nga të cilët duhet të rrish larg, ata që japin shembullin më të keq”,-shkroi Zeqiri, duke shtuar se humaniteti nuk duhet kurrë të shitet për vëmendje, sepse “vëmendja nuk duhet të vijë kurrë në kurriz të dhimbjes së dikujt tjetër”.

  • Mori pjesë në varrimin e vëllait të Gjestit, apeli i Xhenetës për publikun

    Mori pjesë në varrimin e vëllait të Gjestit, apeli i Xhenetës për publikun

    Në një moment kaq të rëndë për familjen e Gjestit, Xhenneta Fetahu ka bërë një reagim publik, duke i kërkuar të gjithëve të tregojnë respekt dhe mëshirë ndaj dhimbjes së tyre.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shprehu shqetësimin që varrimi i vëllait të Gjestit është kthyer në skena filmimesh dhe postimesh online. Fetahu theksoi se familja tashmë ka humbur më të dashurin e tyre dhe çdo video apo foto e shpërndarë në rrjete sociale e rëndon edhe më shumë plagën e tyre.
    “Në emër të gjithë atyre që e ndjejnë këtë humbje, dua të falënderoj familjen e Gjestit për mikpritjen dhe përzemërsinë që treguan në këtë ditë kaq të rëndë. Apeli im është i qartë: mos i ndani videot dhe fotot nga varrimi. Lëreni dhimbjen të mbetet aty ku është brenda atyre që po e përjetojnë, jo në duart e rrjeteve sociale,” – shkruan ajo.
    Në fund, Fetahu uroi që Zoti t’i japë forcë e durim familjes së Gjestit dhe kërkoi nga të gjithë pak njerëzi:
    “ Nuk po ju lypim gjë tjetër, veçse respekt për ata që po vuajnë.”
    Varrimi i djeshëm u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale. Thirrje të shumta kishte që të respektohej dhimbja e familjarëve duke mos shpërndarë pamje të tilla që do ti prekin akoma më shumë.

  • Luizi pranë familjes Kelmendi, merr pjesë në ceremoninë e varrimit. Afër Gjestit dhe banorë të Big Brother

    Luizi pranë familjes Kelmendi, merr pjesë në ceremoninë e varrimit. Afër Gjestit dhe banorë të Big Brother

    Varrimi i Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, ka mbledhur jo vetëm familjarë dhe qytetarë nga Peja, por edhe shumë miq e kolegë të tij nga formati i njohur Big Brother VIP Albania dhe Big Brother VIP Kosova. Por në ceremoninë e varrimit ka marrë pjesë edhe Luiz Ejlli. Këngëtari dhe fituesi i ”BBVA2”, tregoi se nuk e njihte nga afër Gjestin, por iu bashkua artistëve që morën pjesë në ngushëllime. Po ashtu të pranishëm ishin edhe Yll Limani, si dha Dafina Zeqiri me bashkëshortin.
    Nga edicioni i katërt i Big Brother VIP Albania, ku Gjesti doli fitues, në ceremoninë mortore morën pjesë disa prej ish-banorëve që ndanë rrugëtimin me të në shtëpinë më të famshme. Midis tyre u panë Egli Tako, Danja Koka, Valbona Mhilli, Loredana Brati, Krisa Caushaj dhe Rizarta Hoxha, të cilat u shfaqën të mërzitur nga tragjedia dhe qëndruan pranë Gjestit dhe familjes së tij në këtë ditë të rëndë.

    Gjesti, përveç eksperiencës në Shqipëri, ka krijuar miqësi edhe gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova. Në varrim, mes të pranishmëve ishin edhe ish-banorët Xheneta, Gresa, Vullneti, Diana Tahiri, Burim Vatovci dhe Xuxi, të cilët i shprehën ngushëllimet e tyre të sinqerta.

  • Foto/ Egli Tako merr pjesë në varrimin e vëllait të Gjestit!

    Foto/ Egli Tako merr pjesë në varrimin e vëllait të Gjestit!

    Në fshatin Bllagajë të Pejës u mbajt sot ceremonia mortore e 15-vjeçarit Eldion Kelmendi, vëllait të reperit të njohur Gjesti, i cili humbi tragjikisht jetën në një aksident me motor. Ceremonia u zhvillua në orën 17:00 dhe të pranishëm ishin familjarët, miqtë e ngushtë, por edhe shumë fytyra publike nga skena shqiptare, duke treguar solidaritet dhe ngushëllim për familjen në këtë moment të dhimbshëm.
    Mes të pranishmëve ishin Egli Tako, këngëtarja Dafina Zeqiri dhe  Yll Limani, të cilët u bashkuan për t’i dhënë mbështetje Gjestit dhe familjes Kelmendi dhe shumë artistë të tjerë. Të gjithë respektuan heshtjen dhe seriozitetin e ngjarjes, duke nderuar kujtimin e të ndjerit dhe duke treguar solidaritet me familjen.

    IndeksOnline ka publikuar një video nga varrimi, ku shihet Gjesti duke u përballur me dhimbjen, duke mos mundur të mbante lotët gjatë ceremonisë. Momenti prekës tregoi lidhjen e veçantë mes vëllezërve dhe rëndësinë e mbështetjes së miqve dhe komunitetit për familjen në këtë situatë.
    Humbja e hershme e një jete të re ka tronditur jo vetëm publikun, por edhe komunitetin artistik shqiptar, i cili ka reaguar me mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje për reperin dhe familjen e tij. Ceremonia u mbyll me një thirrje për kujtesë dhe respekt, duke treguar se kujtimi i Eldionit do të jetojë përmes dashurisë dhe përkrahjes së atyre që e rrethuan gjatë jetës.
    U prehsh në paqe, Eldion.

  • VIDEO/ Egli në ceremoninë e varrimit të vëllait të Gjestit

    VIDEO/ Egli në ceremoninë e varrimit të vëllait të Gjestit

    Showbiz E Shtunë, 27 Shtator 2025 18:16
    Në fshatin Bllagajë të Pejës, iu dha lamtumira e fundit Eldion Kelmendit, vëllait të Gjestit, i cili humbi jetën në moshën 15-vjeçare si pasojë e një aksidenti tragjik me motor. Pjesë e ceremonisë mortore u pa edhe Egli Tako, ku në video shihet edhe që e ngushëllon Gjestin.