Tag: gjestin

  • E PAprecedentë në BBVIP Albania! Jozi godet Gjestin në momentin e daljes nga shtëpia

    E PAprecedentë në BBVIP Albania! Jozi godet Gjestin në momentin e daljes nga shtëpia

    Një skenë shokuese është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP Albania, ku Jozefina Marku, e njohur si Jozi, ka humbur kontrollin pas eliminimit dhe ka goditur Gjestin në momentin e largimit nga shtëpia.

    VIDEO

    Ngjarja ndodhi pranë derës së daljes, nën sytë e banorëve dhe kamerave të spektaklit, duke shkaktuar kaos dhe tronditje si brenda shtëpisë ashtu edhe jashtë saj. Veprimi i Jozit ka alarmuar stafin dhe produksionin, ndërsa reagimi nuk vonoi. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Burime zyrtare konfirmojnë se policia ka ndërhyrë menjëherë pas incidentit dhe ka shoqëruar Jozefin Markun në komisariat për t’u marrë në pyetje mbi rrethanat e ngjarjes. Ende nuk dihet nëse do të ngrihen akuza penale për dhunë fizike, por situata është në ndjekje nga autoritetet.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Ndërkohë, produksioni i BBVIP pritet të dalë me një deklaratë zyrtare gjatë orëve në vijim, ndërsa rrjetet sociale janë “përvëluar” nga reagime, me shumicën që e konsiderojnë këtë veprim si të papranueshëm dhe të dënueshëm.

    Kjo është hera e parë në historinë e Big Brother VIP Albania që një konkurrent përfundon në polici pas një incidenti fizik live në transmetim.

  • Skandal në Big Brother/ Jozi dhunon Gjestin, e godet fuqishëm. Këngëtarit në gjendje të rëndë. Ndërpritet transmetimi

    Skandal në Big Brother/ Jozi dhunon Gjestin, e godet fuqishëm. Këngëtarit në gjendje të rëndë. Ndërpritet transmetimi

    Një skandal sapo ka ndodhur në Big Brother, ku Jozi ka dhunuar Gjestin pasi ky i fundit i hapi derën ku Jozi dhe Lori nuk arritën të shkonin në finale dhe do dilnin nga shtëpia.
    Ledioni ka ndërprerë transmetimin duke future reklama teksa Egli ka reaguar e tensionuar.
    Nuk dihet akoma për gjendjen e Gjestit, por nga ajo çfarë u pa ai është në gjendje jo të mirë dhe nuk dihet a është në vetëdije apo jo.

     

  • Me pranga në duar, momenti i shoqërimit te Jozit nga policia pasi goditi Gjestin

    Me pranga në duar, momenti i shoqërimit te Jozit nga policia pasi goditi Gjestin

    Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Big Brother VIP, me Jozefin Markun që ka goditur Gjestin pas eliminimit të tij nga shtëpia.
    Menjëherë pas kësaj, produksioni ka kontaktuar Policinë e Shtetit, e cila menjëherë ka arrestuar Jozin.
    Top Channel sjell pamjet e momentit të arrestimit të banorit nga forcat e policisë.
    Nga ana tjetër, gjatë Prime-t u mësua se gjendja shëndetësore e Gjestit ishte e stabilizuar.

     

  • Egla apo Gerta?! E pabesueshme kush është finalistia e katërt

    Egla apo Gerta?! E pabesueshme kush është finalistia e katërt

    Egli është finalistja e katërt e Big Brother VIP 4. Banorja do të konkurrojë për Çmimin e Madh së bashku me Rozanën, Laertin dhe Gjestin në finalen e madhe të 19 prillit.
    E vetme përballë Gertës, banorja arriti t’ia dilte të arrinte finalen e madhe.
    Më herët:
    Një situatë e paprecedentë ka ndodhur në Big Brother VIP, me Jozefin Markun që ka goditur Gjestin pas eliminimit të tij nga shtëpia.
    Menjëherë pas kësaj, produksioni ka kontaktuar Policinë e Shtetit, e cila menjëherë ka arrestuar Jozin.
    Top Channel sjell pamjet e momentit të arrestimit të banorit nga forcat e policisë.
    Nga ana tjetër, gjatë Prime-t u mësua se gjendja shëndetësore e Gjestit ishte e stabilizuar.

  • Skandal në gjysmëfinale, Jozi e gjuan Gjestin me shuplakë dhe e rrëzon për tokë

    Skandal në gjysmëfinale, Jozi e gjuan Gjestin me shuplakë dhe e rrëzon për tokë

    Gjatë momentit të daljes nga shtëpia e ”Big Brother Albania Vip 4”, pas eliminimit të tij, Jozi Marku goditi me shuplakë të fortë Gjestin, duke e rrëzuar atë në tokë.
    Ngjarja ndodhi përpara syve të banorëve të tjerë dhe miliona teleshikuesve, duke shkaktuar tronditje dhe një reagim të menjëhershëm nga publiku dhe produksioni.

    Shuplaka erdhi në mënyrë të papritur, ndërsa Gjestit i ishte afruar për t’i dhënë një përqafim të zakonshëm për largimin.
    Më pas Ledioni bëri me dije se Joz Marku është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë.
     

  • VIDEO/ Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, 32-vjeçari nga Ferizaj i merr dhe zhduket

    VIDEO/ Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, 32-vjeçari nga Ferizaj i merr dhe zhduket

    Katër djem, shqiptarë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut të cilët jetojnë në Europë, menduan të mblidhnin së bashku disa mijëra euro për ta surprizuar të preferuanin e tyre në Big Brother VIP Albania, Gjestin.

    Ata mblodhën mbi 5000 euro të cilat do të përdoreshin për fluturimin e disa parashutave dhe dronëve mbi shtëpinë e BBVA, por ditën që ishte caktuar fluturimi, kjo gjë nuk ndodhi. Personi që mori përsipër organizimin dhe mbledhjen e fondeve quhet Diamant Aliu, 32 vjeç nga Ferizaj i Kosovës. Ishte pikërisht ky i fundit që më pas u zhduk duke mos iu përgjigjur djemve se çfarë kishte ndodhur dhe çfarë u bë me paratë.

    Piranjat udhëtuan drejt Ferizajt për t’u takuar nga afër me Diamantin, por ai nuk u bë i gjallë për pjesën më të madhe të ditës. Gjatë një komunikimi me bashkëshorten e tij, kjo e fundit tha se ishte ndarë nga Diamanti dhe se nuk kishte gisht në mashtrimet e tij. Në një fshat të vogël pranë Ferizajt, Piranjat tentuan të komunikojnë edhe me familjarë të tjerë të Diamantit, por ata nuk ndodheshin aty.

    Në kthim, në shtëpinë ku ai banon në Ferizaj, gazetari u përball me të në derën e shtëpisë, por Diamanti e mbylli derën duke mos dhënë asnjë sqarim se ku kanë përfunduar lekët e përvetësuara.

     

  • “S’ka me qenë i yti”/ Xheneta merr komentin e papritur për Gjestin, ja si përgjigjet

    “S’ka me qenë i yti”/ Xheneta merr komentin e papritur për Gjestin, ja si përgjigjet

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3 Xheneta Fetahu, është shumë e diskutuar në rrjet për shkak të raportit të saj me Gjestin.
    Ajo ka pasur një lidhje me Gjestin gjatë kohës kur të dy ishin brenda spektaklit të Kosovës, derisa ky i fundit me daljen e tij, vendosi të hyjë edhe në spektaklin e Big Brother të Shqipërisë. Ditën e kaluar, Xheneta mori një koment nga një person në rrjetet sociale.

    “Ja ke shkatërru jetën njeriut në Big, edhe prap vazhdon edhe jashtë me propagandu kundër tij… Ai s’ka me ‘kon’ kurrë i yti”, ishte komenti që ajo mori nga një përdorues.
    Xheneta nuk qëndroi indiferente kundrejt këtij komenti duke i kthyer përgjigje:
    “’Masi’ unë ja ‘pasna’ ‘shkatërru’ shko ndreqja ti, gjithë këtë mllef në 02 të natës”.

  • “Dua të të përqafoj, më ka marrë malli…”/Egli i tregon Danjës për Gjestin!

    “Dua të të përqafoj, më ka marrë malli…”/Egli i tregon Danjës për Gjestin!

    Egli ka diskutuar me Danjën për Gjestin dhe i ka shprehur se që e di që ai po vepron në bazë të logjikës, ndërsa ajo vepron sipas ndjenjave të saj. Ajo më tha që dëshironte të më përqafojë dhe të kalonte më shumë kohë me mua, sepse më kishte marrë malli dhe ndiente një energji të veçantë kur ishte me të,
    “Më tha që e di që po bën atë që logjikon dhe ajo atë që ndjen. Më tha dua të të përqafoj, të rri me ty se më ka marrë malli, e kam atë energjinë me ty që nuk rri dot. Më tha je i vetmi njeri brenda që i kam treguar çdo gjë për lojën time. I thash që kam hyrë drejt e drejt këtu prandaj edhe jam përfshirë.

  • Stresi për Gjestin: I kanë bërë padrejtësi në Kosovë, e fiton në mes të Tiranës

    Stresi për Gjestin: I kanë bërë padrejtësi në Kosovë, e fiton në mes të Tiranës

    Arkimed Lushaj – Stresi që nga fillimi i Big Brother ka qenë në mbështetje të Gjestit. Ai e ka theksuar disa herë se fitoren e meriton dhe se ka luajtur që nga fillimi, ndonëse i çoi edhe disa drone brenda shtëpisë së famshme.
    Në një postim të ri në rrjete sociale, reperi ka analizuar situatën mes tij dhe Rozana Radit.
    Tani që kanë ngelur edhe pak ditë deri në finale, i njëjti thekson se Rozana paska qajtur kot, kur ai bëri një ‘prank’ kinse do të largohet.
    Më poshtë lexoni të plotë fjalët e Stresit:
    “Tani që është afër finalja kush do bast që ziliqarët dhe njerëzit që kanë frikë se mos jau merr fitoren fillojnë e të ngacmojnë kot të thonë ti s’ke shkollë? Po ç’lidhje ka shkolla në lojë. Ti s’ke bërë asgjë i thotë Gjestit. Hahahhah. Çdo gjë ndodh për një arsye. I bon padrejtësi në Kosovë e fiton në mes Tiranës.

    Nëse Big Brother është lojë? Atëherë këtë vit më shumë se Gjesti s’ka luajtur askush. Unë nuk e di se kush mund të fitojë por kryefjala ishte Çezari nga Peja.
    Rozana po tregohet zemër ligë tani në fund. Hahahahahah tani këto javë të fundit dalin nga vetja këta që t’i thonë gjitha të zezat e të marrin me të mirë.
    Rozana qajti për Gjestin gjasmë kur bëri prank se do dilke por në realitet ajo paska qajtur për halle të veta.
    Prandaj po ju them tani janë javët ku e nxjerrin fytyrën ata që janë fake në lojë dhe duan çmimin e parë doemos po se din që publiku mban mend çdo gjë dhe publiku vendos”.

  • Egli “kërcënon” Gjestin: Ti ke një detyrim shumë të madh jashtë për njerëzit

    Egli “kërcënon” Gjestin: Ti ke një detyrim shumë të madh jashtë për njerëzit

    Një bisedë mes Egli Takos dhe Gjestit në oborrin e Big Brother VIP Albania 4 ka sjellë sërish në vëmendje marrëdhënien e tyre të dikurshme dhe pritshmëritë e publikut.
    Teksa qëndronin jashtë, Egli i tha Gjestit se ai “ka llogari për të dhënë për njerëzit jashtë shtëpisë”, duke nënkuptuar pritshmëritë e audiencës lidhur me raportin e tyre.
    I befasuar nga kjo deklaratë, Gjestin e pyeti për çfarë e kishte fjalën saktësisht, ndërsa Egli sqaroi se bëhej fjalë për ata që kishin besuar se dyshja do të vazhdonte lidhjen e tyre deri në fund të spektaklit.

    Në fillim të Big Brother VIP Albania 4, Egli dhe Gjesti krijuan një lidhje romantike, por gjithçka ndryshoi kur Egli u eliminua nga shtëpia.
    Jashtë saj, ajo u njoh me disa deklarata të Gjestit për të, të cilat duket se ndikuan në vendimin e saj për të mos e vazhduar më marrëdhënien pas rikthimit në lojë.
    Ky moment ka ngjallur diskutime mes fansave të formatit, të cilët janë ndarë në mendime në lidhje me qëndrimin e tyre ndaj njëri-tjetrit dhe rrjedhën që ka marrë raporti i tyre.