Tag: gjestin

  • Si është marrëdhënia me Gjestin? Egli: Kemi folur, jemi takuar, por…

    Si është marrëdhënia me Gjestin? Egli: Kemi folur, jemi takuar, por…

    Showbiz E Shtunë, 26 Prill 2025 22:06
    Edhe pse ka kaluar një javë nga finalja e madhe BigBrother, sot në Top Channel po transmetohet Post Big Brother. Të gjithë ish banorët janë pjesë e spektaklit të sotëm, ku disa prej tyre kanë zbuluar detaje nga jeta pas përfundimit të formatit më të ndjekur në vend.
    Pjesë nga emisioni:

    Valbona: Edhe unë jam këtu sonte dhe kam përballë besëprerin e Big Brother, do doja të mos e kisha, por ja ku e kam.
    Rozana: Nuk më ka zënë derën Livia. Është te shtëpia ime, unë tek shtëpia e partnerit. Kanë qenë ditë të mira, mendoj se kam parë mjaftueshëm live për ti dëgjuar gjërat cepa.
    Egli: Jam mirë pak e ngarkuar, pas një izolimi. Jam përpjekur të merrem me familjen, pjesa me Gjestin duket shumë mirë deri tani, kemi komunikuar, jemi takuar, gjerat deri tani duken mirë.

  • “Kokë më kokë” me Gjestin në finale, Rozana reagon pas përfundimit së “Big Brother VIP”: I mora të gjithë…

    “Kokë më kokë” me Gjestin në finale, Rozana reagon pas përfundimit së “Big Brother VIP”: I mora të gjithë…

    Rozana Radi ka treguar ethet e finales, pas një gare të ashpër ku ishte “kokë më kokë” me Gjestin.
    Ajo u shpreh se është shumë e lumtur që fitues i këtij edicioni është Gjesti, teksa shtoi se pjesëmarrja në program ka qenë një eksperiencë e veçantë.
    Rozana ka treguar edhe planet për karrierën e saj, teksa tashmë ka mbaruar rrugëtimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
    “Jam shumë e lumtur që e fitoi Gjesti, njësoj siç do të isha për veten time. Unë e fitova finalen time. Si i përjetova këto muaj në BBV… është një kub i vogël, atë kubin me ngjyra të ngatërruara, ia bëra të gjitha ngjyrat.
    Unë i realizova të gjitha dëshirat e mia në këtë BBV dhe ia mora të gjithë kënaqësinë. Nga Rozana në vijim.. nuk e di… të mendoj për një fëmijë në fillim, edhe gjëra të mira artistikisht patjetër”, u shpreh Rozana.
     

  • Pas incidentit me Gjestin, Jozefin Marku merr këtë vendim

    Pas incidentit me Gjestin, Jozefin Marku merr këtë vendim

    Joz Marku, ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, ka qenë në qendër të vëmendjes pas incidentit me Gjestin, të cilin e goditi me shuplakë në momentin e largimit nga shtëpia. Situata solli shumë reagime në rrjete sociale dhe përfundoi me shoqërimin e tij nga Policia, për t’u liruar mëngjesin pasardhës, duke deklaruar se ishte provokuar vazhdimisht.

    Por tashmë një tjetër detaj ka tërhequr vëmendje: llogaria e tij në Instagram është fshirë ose çaktivizuar.
    Nuk dihet nëse kjo është një zgjedhje personale për të shmangur presionin dhe komentet negative, apo një veprim i përkohshëm. Publiku mbetet në pritje të një reagimi apo sqarimi nga vetë Jozi në ditët në vijim.

  • Ngjarja e paprecedentë ku Jozi dhunoi Gjestin, psikologia: Kur dikush prek limitet, forma e reagimit është individuale

    Ngjarja e paprecedentë ku Jozi dhunoi Gjestin, psikologia: Kur dikush prek limitet, forma e reagimit është individuale

    Incidenti i ndodhur në prime-n e së shtunës në “BBVA4”, ku Jozi papritmas goditi me shuplakë Gjestin, ka ndezuar rrjetin.

    Në një intervistë për Radar.al psikologia e njohur Anxhela Peza thekson faktin se rastet e tilla japin shikime dhe klikime më të larta për mediat sesa transmetimet e bëra në lidhje me kulturën, sportin apo të një fushe tjetër të jetës.

    “Në raste të tilla vërehen shikime më të larta sesa për materiale që kanë përmbajtje kulturor apo sportive. Unë do të thoja se mediat kanë një mision të saj për të përçuar te qytetarët kulturë, dije për të përmirësuar cilësinë jetësore dhe të të sjellurit” tha Anxhela Peza.

    Psikologia më tej shton se së fundmi janë ngritur shqetësimet se pse dhuna po lobohet kaq shumë në emisionet televizive.

    “Personat e famshëm të cilët reklamojnë jetën e tyre dhe atë me çfarë ata merren nuk do të thotë se ata janë persona që dinë të kontrollojnë emocionet e tyre, sjelljen apo debatete ose provokimet që vijnë nga pala tjetër” sqaron psikologia.

    “Çdo individ ka kufijtë e tij dhe fakti që ata janë persona të njohur nuk I bën që ata të jenë më të tërhequr” thekson Peza.

    E pyetur nëse momente të tilla gjaknxehtësie nxjerrin në pah atë çfarë është realisht apo mbetet një moment i nxitur nga rrethanat, psikologia thotë se nën ndikimin e nervozizmit Jozi bëri një veprim që përfshiu dhunë.

    “Dy njerëz, njëri nga Shqipëria dhe njëri Kosova, të cilët kanë patur konfliktet e tyre dhe dikush në një konflikt më të agravuar dhe duke qenë i nervozuar ka bërë një veprim duke përdorurue dhunën nuk ishte momenti I duhur nuk është sjellja e duhur por kur dikush provokon dhe prek limitet e tjetrit forma e reagimit është individuale…Sa kemi ne në kronikat e zeza që shqiptari të vret për një fjalë goje” u shpreh psikologia Anxhela Peza.

  • E fshiu por tepër vonë/ Reagon Olsi Bylyku pasi Jozi goditi Gjestin: Nuk është fajtor..

    E fshiu por tepër vonë/ Reagon Olsi Bylyku pasi Jozi goditi Gjestin: Nuk është fajtor..

    Pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë spektaklit “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi fizikisht Gjestin dhe u përjashtua menjëherë nga formati, nuk kanë munguar reagimet e figurave publike. Një ndër to është edhe aktori Olsi Bylyku, i cili dikur ka qenë pjesë e këtij programi.
    Reagimi i tij, edhe pse u fshi pak më pas, sipas “Zone Vip”, u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe përmbante kritika të ashpra ndaj menaxhimit të programit nga ana e Top Channel.

    “Phyyy, phyyy, phyyyyyy! Kjo është ajo ‘loja’ që ju ofrohet si ‘lojë’ nga televizioni që ju aq shumë e doni!” – shkroi Bylyku, duke shprehur zhgënjim dhe neveri për atë që ndodhi live para një publiku të gjerë.

    Ai e përshkruan incidentin si një “shpullë mediatike” për publikun, duke theksuar se dhuna nuk është thjesht një devijim i momentit, por pasojë e një klime të ushqyer qëllimisht për të rritur shikueshmërinë.
    Olsi thekson se fajtorët nuk janë konkurrentët, por ata që drejtojnë prapaskenën:
    “Nuk është fajtor asnjë aktor, miq! Është regjizori i kësaj ‘shfaqjeje’.”
    Ky reagim pasqyron qëndrimin kritik që Bylyku ka mbajtur më herët ndaj formatit, të cilin e kishte braktisur duke deklaruar se nuk përputhej me parimet e tij personale dhe profesionale.

    Në fund, ai u bën thirrje shikuesve për reflektim:
    “Hiqni dorë nga mendimi që gjithçka është zbavitje. Çdo gjë është E VËRTETË!”
    Reagimi i plotë:

  • Goditi me shuplakë Gjestin/ Zbardhet dëshmia e Joz Markut në Polici: Provokoi, nuk e durova më!

    Goditi me shuplakë Gjestin/ Zbardhet dëshmia e Joz Markut në Polici: Provokoi, nuk e durova më!

    Zbardhet dëshmia e 29-vjeçarit Jozefin Marku, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin nr.6 të Tiranës, pasi goditi me shuplakë Gjestin (Besard Kelmendit). E gjithë ngjarja u transmetua “live” gjatë mbrëmjes së spektaklit të gjysmëfinales së “Big Brother Vip Albania 4”.
    Në deklaratën e tij para uniformave blu, Jozi ka thënë se aktin e ka kryer nga gjaknxehtësia, duke pretenduar se konkurrenti e kishte provokuar, ndaj edhe nuk kishte mundur që të vetëpërmbahej.
    “Më ka provokuar gjatë gjithë lojës, nga gjaknxehtësia e qëllova. Nuk e durova më!,”- mësohet se ka deklaruar Jozi.
    Pas dëshmisë, Jozefin Marku u la sërish i lirë nga Policia, por ndaj tij ka nisur një procedim penal.
    Sipas Nenit 90 të Kodit Penal, goditja e një personi tjetër, edhe nëse nuk lë pasoja të rënda fizike, konsiderohet akt dhune me dashje, dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet. Megjithatë, zyrtarisht, ende nuk dihet vepra penale që është ngritur ndaj Markut.

  • “Gjestin, Metën,Ramën apo Berishën”, kë zgjodhi Basha për 8 vite në një ishull të shkretë?

    “Gjestin, Metën,Ramën apo Berishën”, kë zgjodhi Basha për 8 vite në një ishull të shkretë?

    Në një intervistë ndryshe në emisionin “Flak Fare” me gazetarin Rudi Himzo, Lulzim Basha u vendos përballë një pyetje jokonvencionale: kë do të zgjidhte si bashkudhëtar në një ishull të shkretë mes Ilir Metës, Sali Berishës, Edi Ramës apo Gjestit të Big Brother?
    Basha zgjodhi me humor Gjestin, duke thënë: “Po pse një nga ata tre?! Larg qoftë…”, duke shmangur kategorikisht çdo afrim me tre figurat politike të tranzicionit.
    Pjesë nga intervista:
    Rudi: Nëse je në një anije, mbytet anija dhe ngelesh me një njeri tjetër, shpëton ti dhe një tjetër. Shkoni në një ishull të shkret, i cili quhet ishulli 313-t, 8 vite duhet të qëndrosh aty derisa të të shpëtojë një anije. Me kë shkon nga këta personazhe? Kë zghedh, Ilir Metën, Sali Berishën, Edi Ramën apo Gjestin e Big Brother?
    Basha: Këto janë zgjedhjet?
    Rudi: Katër zgjedhje ke.
    Basha: Vetëm katër! Me Gjestin, çfarë të të them.
    Rudi: Po pse është fitues, se do fitojë.
    Basha: Po pse një nga ata tre?! Larg qoftë…

  • Momenti kur Gjesti kthehet në shtëpi, banorët e presin me brohorima duke i dhënë lajmin…

    Momenti kur Gjesti kthehet në shtëpi, banorët e presin me brohorima duke i dhënë lajmin…

    Mbrëmja e eliminimit të Jozit nga shtëpia e famshme u kthye në një moment të papritur dhe dramatik, kur teksa po përshëndeste banorët, ajo goditi me shuplakë Gjestin, duke e rrëzuar përtokë.
    Incidenti i dhunshëm la të gjithë të shokuar, ndërsa Gjesti u detyrua të marrë ndihmë mjekësore jashtë shtëpisë.
    Pas rikthimit të tij, atmosfera ndryshoi krejtësisht. Finalistët Rozana, Egli dhe Laerti e pritën me brohorima dhe përqafime.
    Egli ishte e para që i doli përpara dhe e përqafoi me ngrohtësi, ndërsa Rozana brohoriti me entuziazëm: “Finalistët!” duke treguar se tashmë grupi ishte i plotë dhe Egli ishte e fundit që i bashkohej finales.
    Interesant ishte fakti që Gjesti nuk e dinte për hyrjen e Eglit në finale, pasi ndodhej jashtë për trajtim mjekësor.
    Ndërkohë, sjellja e Rozanës ngjalli diskutime – ndryshe nga momenti kur ndodhi incidenti me Jozin, ku ajo nuk reagoi dhe qëndroi e ftohtë, kësaj here ajo nuk përmbajti emocionet dhe kërkonte me çdo kusht të përqafonte Gjestin.
    Nga ana tjetër, Laerti e mori Gjestin në krah në një festë simbolike për të shënuar përmbylljen e rrugëtimit dhe hyrjen në finalen e madhe.