Tag: gjestin

  • Katalanasit denoncojnë gjestin e pahijshëm të Bellingham në “El Clasico”, i kujtojnë edhe dënimin për të

    Katalanasit denoncojnë gjestin e pahijshëm të Bellingham në “El Clasico”, i kujtojnë edhe dënimin për të

    27 Tetor 2025

    13:54

    Alfred Lleshi

    “Mundo Deportivo”, gazetë katalanase, shkruan se Jude Bellingham është i respektuar në Angli, por në Spanjë ka treguar herë pas here imazhin e tij më të keq. Në fund të “El Clásico” ndaj Barcelonës, mesfushori festoi fitoren e Real Madridit me një gjest të pahijshëm, duke imituar prekjen e organeve gjenitale, ndoshta drejtuar tifozëve të Barcelonës në “Santiago Bernabéu”.
    Kjo nuk ishte hera e tij e pare në këtë version. Vitin e kaluar, gjatë “Euro 2024” ndaj Sllovakisë, Bellingham bëri të njëjtin gjest pas golit, duke thënë se ishte “shaka për disa miq në tribunë”. Atëherë, ai u ndëshkua me një ndeshje pezullim dhe 30.000 euro gjobë.
    Edhe këtë herë, në ndeshjen e nxehtë ndaj Barcelonës, u pa duke bërë të njëjtin gjest, këtë herë me gjuhën jashtë. A do të marrë dënim për gjestin si në Europianin e vitit të kaluar? Mbetet të shihet nëse La Liga-s ia “vrasin sytë” gjeste të tillë jo të hijshme…

  • Pas humbjes së vëllait, Xheneta flet me lot në sy për gjendjen e Gjestit

    Pas humbjes së vëllait, Xheneta flet me lot në sy për gjendjen e Gjestit

    Showbiz E Shtunë, 18 Tetor 2025 11:43
    Në promon e episodit të radhës të emisionit “S’e luan topi”, Xheneta Fetahu është dëgjuar të flasë me shumë ndjeshmëri për ish-partnerin e saj, Gjestin, pas humbjes së vëllait të tij, Eldion Kelmendi, i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti rrugor.
    “Të të them unë ty që zemra ime është në copa të thyera, nuk do ta besosh… Ai Gjesti harmonik, ai Gjesti me gjithë atë energji pozitive, që më jepte mua dashuri, ta shihje në atë gjendje më dhembi shumë zemra,” – shprehet ajo me lot në sy në fragmentin e publikuar.

    Xheneta ishte e pranishme edhe në varrimin e Eldionit, duke treguar mbështetje për Gjestin në një moment të vështirë.

    Pas ngjarjes, ajo bëri apel publik që njerëzit të mos shpërndajnë pamje nga ceremonia, duke kërkuar respekt dhe mëshirë për dhimbjen e familjes.

  • Gafa/ Neda Balluku ngushëllon Gjestin, e ngatërron me vëllain që vdiq në mënyrë tragjike

    Gafa/ Neda Balluku ngushëllon Gjestin, e ngatërron me vëllain që vdiq në mënyrë tragjike

    Fituesi i edicionit të kaluar të Big Brother VIP Albania, Besart Kelemndi i njihur si “Gjesti” humbi sot vëllain e tij në nhë aksidenti të rëndë në Pejë.
    Menjëherë pas kësaj ngjarje të rëndë reaguan koleg dhe miq të Gjestit ku shprehën ngushëllimet e tyre, mes tyre dhe ish-opinionistja e BBV Neda Balluku. Në reagimin e saj në story ajo ka ngatërruar Gjestin me vëllain e tij që vdiq tragjikisht.
    “Zoti e pastë Besartin pranë vetes”, shkruan Balluku, duke ngatërruar Gjestin, emri i të cilit është Besart me të vëllain e ndjerë, Eldonin.
    Eldion Kelmendi mbetur i vdekur në vend, ndërsa shoku tij ka mbijetuar dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se drejtuesi i motoçikletës, pasi humbi kontrollin në një kthesë, kaloi në shiritin e kundërt të rrugës dhe u përplas me makinën që po lëvizte në drejtim të kundërt.

  • VIDEO/ Me lot në sy dhe zërin që i dridhet – G-Bani ngushëllon Gjestin pas vdekjes tragjike të vëllait

    VIDEO/ Me lot në sy dhe zërin që i dridhet – G-Bani ngushëllon Gjestin pas vdekjes tragjike të vëllait

    Me lot në sy dhe zërin që i dridhej, G-Bani ka ngushëlluar Gjestin për lajmin tragjik që ka kapluar sot familjen e tij, vdekjen e vëllait të vogël në aksident.

    Në një videomesazh në Instagram, G-Bani thotë se është i trishtuar për këtë humbje dhe se i qëndron pranë Gjestit, me të cilin janë njohur si konkurrentë në Big Brother Vip Albania 4.

    Ndërkohë sot pritej dhe publikimi i një materiali të ri muzikor të tij, por ai ka thënë se kjo do të shtyhet pas kësaj tragjedia, si shenja më e vogël që mund të bëjë për mikun e tij.

    “Sapo mora vesh nga një njeri imi që vëllai i Gjestit ka humbur jetën në një aksident. Si fillim, janë momente shumë të vështira për të gjithë, për familjarët e vet. Ngushëllime Gjest, edhe fjalët janë të tepërta.

    Ju që prisnit këngën sot në orën 19:00, ma bëni hallall dhe më mirëkuptoni. Unë kam ngrënë bukë me atë lloj njeriu, kam jetuar në një shtëpi me atë njeri. Kur ka qenë babi im i sëmurë, ka thënë: “Ishallah bëhet më mirë babi i Banit.”

    Edhe sigurisht që unë nuk mund ta qarkulloj këngën sot. Do ishte e pakuptimtë. E shtyjmë për nesër, është gjëja më e vogël, gjëja minimale. Nuk kam fjalë”, shprehet ai.

  • Aksidenti i rëndë në Pejë/ Xheneta ngushëllon Gjestin për humbjen e vëllait, mesazhi

    Aksidenti i rëndë në Pejë/ Xheneta ngushëllon Gjestin për humbjen e vëllait, mesazhi

    Xheneta Fetahu ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të vëllait të Gjestit.
    Përmes një postimi në Instagram, ajo ka shprehur ngushëllimet e saj të sinqerta për familjen e tij, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë dhe durim në këtë periudhë të vështirë.
    “Ngushëllime të sinqerta për Gjestin dhe familjen e tij. Zoti ju dhëntë forcë e durim në këtë kohë të rëndë, ndërsa shpirti i tij u pushoftë në paqe e dritë të përjetshme. Kujtimi i tij i mirë do të mbetet përgjithmonë në zemrat tuaja,” ka shkruar Fetahu.

  • “Ishte lojë…”/ Lidhja me Gjestin pas ‘BBVA’, Egli: Më vjen keq që do i thyej zemrën disa njerëzve

    “Ishte lojë…”/ Lidhja me Gjestin pas ‘BBVA’, Egli: Më vjen keq që do i thyej zemrën disa njerëzve

    E ftuar në “The Dalina Show”, Egli Tako ka folur hapur për Gjestin, një temë që u komentua shumë gjatë kohës së reality show-t. Egli theksoi se lidhja me Gjestin ishte më shumë shoqërore sesa diçka dashurore.
    Sipas saj, Gjesti nuk e frymëzonte në mënyrë të veçantë, por e bënte për të qeshur dhe e ndihmonte të kalonte kohën më lehtë në izolimin e shtëpisë. Egli pranoi se për një moment edhe ajo ka jetuar “në deluzion”, por tani e sheh gjërat ndryshe.
    E pyetur me shaka nëse e ka ende numrin e Gjestit në celular, përgjigjja e saj ishte e prerë:
    “Jo. Vërtet nuk e kam.”
    Deklarata e Eglit:
    “Unë në asnjë moment nuk mund të them që kam qenë menefregiste, aty brenda ka patur disa njerëz që unë i kam dashur fort. Me kalimin e javëve filluan të rralloheshin shumë sepse secili bëhet egoist dhe shikon vetëm lojën e tij. Meqë po flasim për personazhin në fjalë, e kam theksuar dhe atje brenda disa herë, ‘të dua fort si njeri’, dhe për mua kjo është parësore: kalojmë mirë, qeshim, jemi vetëm brenda katër mureve, 24/7 dhe lidhja bëhet më intense.
    Në rregull, por para se të jetë gjithçka, unë të dua fort si njeri. Po njësoj e vuaj dhe për një mikeshë apo mamin tim. Nuk ka të bëjë shumë me obsesionin dashuror, romantik kjo gjëja. Pavarësisht se këto gjërat rozë, dashuria, shesin.
    Po nuk më frymëzonte gjë mi jo. Nuk është se më frymëzonte, më bënte për të qeshur, kaloja mirë. Rasti që je duke folur, ishte personazhi i duhur në vendin e duhur. Është lojë. Unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur.
    Nuk preferoj të flas për asnjë person që nuk është ulur këtu me mua përpara kamerës. Çfarë ka ndodhur atje përpara kamerave, është një reality show i tillë që jeta jote është përpara kamerave. Në momentin që ato kamera fiken, jeta jote nuk është më para kamerave dhe nuk dua t’i jap akses askujt. Di të them që jam single.
    U mbyll. Ka kohë. Absolutisht e pritshme. Më vjen keq që do i thyej zemrën disa njerëzve që i dua shumë fort por nuk duhet të jetoj më në deluzion. Ndoshta dhe unë për një periudhë aty brenda kam jetuar në delulu. Jam kënaqur, mirë kam qenë, pata një eksperiencë të bukur. Dua ta mbaj mend si një shok timin gjatë Big Brother-it.

  • I jepet fund spekulimeve, Kaderi sqaron raportin me Gjestin dhe Eglin

    I jepet fund spekulimeve, Kaderi sqaron raportin me Gjestin dhe Eglin

    Pas ndarjes së Gjestit dhe Eglit, rrjeti u mbush me aludime se Kaderi mund të ketë qenë një nga arsyet e prishjes së çiftit. Ky thashethem ndezi kureshtjen e publikut, duke hapur një sërë diskutimesh online. Megjithatë, për t’i dhënë fund spekulimeve, Kaderi ka zgjedhur të flasë hapur në një intervistë për emisionin Prive. Ajo ka hedhur poshtë çdo aludim, duke theksuar se me Gjestin e lidh vetëm një marrëdhënie miqësore.
    “Gjestin e konsideroj shok, nuk ka asnjë arsye që unë të ndërhyj në raportin e tij me Eglin,” tha Kaderi, ndërkohë që nuk i kurseu as fjalët e mira për ish-partneren e tij. Ajo e përshkroi Eglin si një vajzë shumë të bukur dhe të veçantë, duke lënë të kuptohet se nuk ekziston asgjë më shumë se respekt dhe miqësi në këtë histori.
    Prej disa ditësh në rrjetet sociale është përfolur një lidhje e mundshme mes Gjestit dhe ish-banores së “Big Brother VIP Kosova”. Zërat u nxitën nga një koment i bërë publikisht, ku Gjesti i kishte lënë Kaderit një emoji çokollate, ndërsa ajo iu përgjigj me fjalën “jom”. Ky moment i shkurtër virtual u interpretua nga ndjekësit si një shenjë afrimiteti, aq më tepër kur u vu re se Kaderi ishte e vetmja banore e BBV që Gjesti ndiqte në Instagram.
    Por, mesa duket mes tyre nuk ka asgje me shumë se një miqësi.

  • Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

    Çfarë ndodhi mes tyre? Rozana Radi flet për raportin me Gjestin

    Rozana Radi ka reaguar së fundmi lidhur me raportin e saj me Gjestin, duke sqaruar se mes tyre nuk ka më asnjë lloj komunikimi. E pyetur nëse kanë folur apo kanë pasur ndonjë kontakt në rrjete sociale, këngëtarja u shpreh:
    “Jo, nuk kam folur me Gjestin. Nuk e kam në Instagram, as nuk më ka. Nuk kemi asnjë lloj kontakti.”
    Megjithatë, pavarësisht mungesës së komunikimit, Rozana nuk nguron t’i urojë të mirat:
    “Uroj që të jetë mirë dhe të ketë sukses në gjërat që po bën, siç ia kam uruar përherë.”
    Deklarata e saj konfirmon përfundimisht distancën mes tyre, por njëkohësisht tregon se nuk ka asnjë ndjenjë keqdashëse, përkundrazi, një urim i sinqertë për të ardhmen e tij.