Tag: gjesti

  • VIDEO/ Gjesti më në fund ka disa fjalë për ”miqtë”: Emri im po shfrytëzohet vetëm për klikime

    VIDEO/ Gjesti më në fund ka disa fjalë për ”miqtë”: Emri im po shfrytëzohet vetëm për klikime

    Showbiz E Hënë, 18 Gusht 2025 17:46
    Pas muajve që folën për të, duke hedhur baltë dhe tentuan që ti prishnin imazhin, Gjesti, fitues i ”BBVA4” ka vendosur të reagojë përmes disa videove të ndara në Instagram Story. Ai ka folur hapur për raportet me disa prej personave që i ka quajtur dikur shokë. Me tone të drejtpërdrejta, Gjesti tha se së fundmi është etiketuar me fjalë të rënda si “rrenc, manipulues, mosmirënjohës dhe jo falënderues”. Por sipas tij, këto nuk janë gjëra që do t’i thoshin kurrë miqtë e vërtetë. “Unë kam dy-tre shokë dhe ata nuk më hidhërohen për gjëra të kota. Shokëve të mi nuk ua fus, u ndihmoj dhe më ndihmojnë, nuk dalin nëpër portale për të bërë lajme e as nuk prishen me mua pse ua heku follow-in’‘,-u shpreh ai.
    Në një moment, ai u rikthye edhe te periudha kur ishte pjesë e “Big Brother”, duke zbuluar se kishte pasur mundësi t’i përmendte emrat e disa njerëzve dhe t’u shkatërronte jetën private përmes asaj që dinte për ta, por nuk e bëri kurrë. “Nuk e kam pasur kurrë qëllim të përmend emra. Gjithmonë kam folur vetëm për jetën time, për atë që unë kam përjetuar”,– tha Gjesti, duke hedhur poshtë akuzat se ka përdorur emra të tjerë për vëmendje.

    Ai foli edhe për periudhat e vështira të jetës, duke treguar se në momente kur ka kaluar depresion dhe nuk ka pasur as bukë për të ngrënë, shumë prej atyre që sot flasin për të nuk kanë qenë pranë. Gjesti thekson se nuk ka ndërmend të zbulojë asgjë nga jeta e tij personale. ”Nuk dua të flas për jetën private. Dua që të mbetet e tillë. Emri im po shfrytëzohet vetëm për klikime”.

  • Gjesti flet për padrejtësi, kompania ”Onima”: Kemi kontratë, ata po bëjnë manipulim publik

    Gjesti flet për padrejtësi, kompania ”Onima”: Kemi kontratë, ata po bëjnë manipulim publik

    Showbiz E Premte, 15 Gusht 2025 14:35
    Gjesti në një deklaratë publike dhe të ndjerë, thotë se po përballet me padrejtësi dhe se nuk mund të publikojë projekte të reja muzikore për një kohë të pacaktuar për shkak të problemeve me distributorin e tij të mëparshëm. Sakaq ka ardhur edhe reagimi i palës tjetër të përfshirë në këtë çështje.
    ”Onima” ka publikuar një reagim zyrtar ku shpreh “keqardhje të thellë” për, siç i quan ai, “lajmet e rreme” që sipas tij janë shpërndarë në adresë të Onimës nga Gjesti dhe menaxhmenti i tij. Në reagim theksohet se burimi i mosmarrëveshjeve është dëshira e Gjestit për t’u liruar nga kontrata për shpërndarjen dhe monetizimin e përmbajtjeve të tij artistike çështje që siç thuhet,është e përcaktuar në kontratën e nënshkruar me vullnet të lirë nga vetë artisti.

    Për këtë kompani, Gjesti dhe menaxhmenti i tij kanë bërë kërkesë për shkëputje të kontratës sipas një interpretimi të tyre, gjë që sipas Onimës është në kundërshtim me marrëveshjen ligjërisht të vlefshme.
    Pjesë nga deklarata
    ONIMA shpreh keqardhjen e thellë lidhur fushatën e shpërndarjes së lajmeve të rreme në adresë tonë nga Gjesti dhe menaxhmenti i tij. Në këtë rrethanë, ne jemi të detyruar të sqarojmë se burimi i mosmarrëveshjeve mes ONIMA dhe Gjestit është synimi i këtij të fundit për t’u liruar nga kontrata për distribuim dhe monitizim të përmbajtjeve artistike të tij.
    Kjo është një çështje objekti i së cilës rregullohet hollësisht në kontratën e nënshkruar nga vetë Gjesti me vullnet të lirë. Në vend se ta adresojë shqetësimin e tij nëpërmjet instrumenteve ligjore, Gjesti dhe menaxhmenti i tij ka bërë kërkesë për shkëputje të kontratës sipas interpretimit të tij të njëanshëm në shpërputhje me marrëveshjen ligjërisht të vlefshme me ONIMA.
    Në mungesë të ujdisë për çështjen në fjalë, Gjesti dhe mexhmenti i tij kanë ndërmarrë një fushatë të orkestruar siguruar lëshime nga kontrata nëpërmjet trysnisë publike. Me qëllim të lajthitjes së opinionit publik, ata synojnë të krijojnë idenë se ONIMA është duke krijuar pengesa të qëllimshme në zhvillimin artistik të personit në fjalë. Në të vërtetë, Gjesti ka marrë prej vitesh mbështetje nga ONIMA edhe përtej kufijëve të kontratës, në linjë me qasjen e përgjithshme të kompanisë për të krijuar mundësi zhvillimi dhe promovimi për çdo artist, posaçërisht ata të rinjë.

  • “Nuk dorëzohem deri sa të ketë drejtësi”/ Gjesti flet për pezullimin e projekteve

    “Nuk dorëzohem deri sa të ketë drejtësi”/ Gjesti flet për pezullimin e projekteve

    Gjesti ka bërë një sqarim publik përmes rrjeteve sociale, ku ka njoftuar se është i detyruar të pezullojë të gjitha projektet e tij muzikore për këtë sezon. Arsyeja, sipas tij, lidhet me konfliktet dhe padrejtësitë e shkaktuara nga distributori i mëparshëm.
    Ai thekson se nuk do të publikojë asnjë projekt me këtë distributor dhe se do të presë deri në zgjidhjen e plotë të çështjes. Ai shprehet optimist që situata do të rregullohet së shpejti, duke i mundësuar rikthimin me projekte të reja direkt për publikun.
    “Kam punuar shumë vetëm për t’ju shpërblyer për dashurinë dhe mbështetjen që më jepni çdo ditë. Menxhi po pres të ndaj me ju këto projekte dhe nuk do të dorëzohem deri sa drejtësia të vihet në vend”, u shpreh ai.

  • Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

    Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

    Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh të ndjerë dhe plot emocione. Në një postim në rrjetet sociale, ai shpjegoi se arsyeja e largimit të përkohshëm nga projektet lidhet me një problem personal. “
    Edi jom zhduk këto ditë për arsye personale. Nuk jam aktiv as me projekte as sen, po shumë shpejt besoj që kryhet ky problem edhe kom me kon pranë juve, si gjith me dek sistemin,” – shkroi ai, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e fansave.
    Gjesti theksoi se po përballet me një padrejtësi që po e pengon të ecë përpara, duke preferuar të mos zbulojë detaje:
    “Jon do sene që unë s’po du mi nda në media se nuk ja vlen… Po për juve ni sqarim t’vogël: deri sa të përfundojë ni padrejtësi që mu ka bo, nuk muj me kon aktiv.”

  • Gjesti hap letrat, tregon se është një problem që po e mban larg projekteve të reja

    Gjesti hap letrat, tregon se është një problem që po e mban larg projekteve të reja

    Showbiz E Mërkurë, 13 Gusht 2025 21:36
    Gjesti ka folur hapur për herë të parë duke zbuluar arsyen që e ka larguar nga muzika dhe projektet. Në një mesazh të gjatë dhe emocional, ai ka rrëfyer se po përballet me një çështje personale që e ka detyruar të ndalë përkohësisht aktivitetin e tij.
    “Edi jom zhduk këto ditë për arsye personale. Nuk jam aktiv as me projekte as sen, po shumë shpejt besoj që kryhet ky problem edhe kom me kon pranë juve, si gjith me dek sistemin. Ju uroj krejt të mirat, faleminderit për çdo sen që e boni për mu”,-ka shkruar ai, duke e nisur mesazhin me falënderime për ata që e mbështesin.

    Ai ka sqaruar se bëhet fjalë për një padrejtësi që po e pengon të ecë përpara: “Jon do sene që unë s’po du mi nda në media se nuk ja vlen… Po për juve ni sqarim t’vogël: deri sa të përfundojë ni padrejtësi që mu ka bo, nuk muj me kon aktiv”.
    Këngëtari ka treguar vendosmëri dhe forcë përballë situatës: “Eh, qeshtu ish jeta, po dorëzim nuk ka kurrë! Edhe nuk nalna deri sa ta marr atë që e du, pa marrë parasysh çka ndodh”. Gjesti e ka mbyllur reagimin me një ftesë miqësore për ndjekësit: “E juve ju uroj krejt të mirat, dilni naj herë për kafe”.

  • FOTO/ Bëhet lëmsh rrjeti, Gjesti i komenton Kaderit

    FOTO/ Bëhet lëmsh rrjeti, Gjesti i komenton Kaderit

    Showbiz E Mërkurë, 6 Gusht 2025 15:55
    Gjesti ka tërhequr vëmendjen e publikut me një veprim mjaft të papritur dhe intrigues ndaj ish-banores së ”Big Brother Kosova Vip 2”, Kader Kicaj. Në një prej fotografive të publikuara në profilin e saj në Instagram, ku Kader shihej duke pozuar me bikini dhe duke rrezatuar vetëbesim e hijeshi, Gjesti nuk i kurseu reagimet. Ai i komentoi me një emoji të çokollatës, një detaj i vogël por që nuk kaloi pa u vërejtur nga ndjekësit e shumtë.
    Reagimi i Kaderit erdhi menjëherë, ajo iu përgjigj me fjalën e shkurtër, por shumë domethënëse: ”Jom”, një pranim i drejtpërdrejtë që konfirmoi komplimentin e bërë nga Gjesti dhe krijoi një valë reagimesh nga fansat.

    Megjithëse ky ndërveprim i dyshes ka ngjallur shumë spekulime dhe ka ndezur kureshtjen e publikut, deri më tani nuk janë dhënë detaje të tjera që të lënë të kuptohet nëse mes tyre ka diçka më shumë se një flirt virtual.

  • Gjesti ka një mesazh për të gjitha ngjarjet e fundit

    Gjesti ka një mesazh për të gjitha ngjarjet e fundit

    Showbiz E Martë, 5 Gusht 2025 22:02
    Edhe pse është personazhi që flasin të gjithë, ai ka zgjedhur heshtjen këto muaj. Fjala është për Gjestin i cili në një mesazh dërguar ndjekësve, iu është shprehur se këto ditë do të ketë një qëndrim për të gjitha lajmet, por edhe për projektin me Dhurata Dorën, që mesa duket nuk do të dalë. ”Këto ditë e kem një lajm për ndodhitë e fundit që kanë ndodhur rreth meje edhe projekteve. Waiting një sqarim për ju”,-shkruan Gjesti.

  • Gjesti i bëri unfollow në Instagram, reagon Stresi

    Gjesti i bëri unfollow në Instagram, reagon Stresi

    Pas videos virale ku Jozi dhe Stresi u shfaqën në një situatë që ndezi rrjetin, nuk ka munguar as reagimet. Gjesti hoqi Stresin nga lista e ndjekësve në Instagram.
    Ky veprim u komentua gjerësisht në rrjet, pasi dihet që gjatë kohës së BBVIP, Stresi ishte një ndër mbështetësit më të zëshëm të Gjestit, duke e përkrahur hapur në çdo dalje publike.
    Por duket se “unfollow”-i nuk mbeti pa përgjigje. Stresi reagoi shpejt, duke ia kthyer me të njëjtën mënyrë: ai hoqi Gjestin nga ndjekësit e tij, duke e bërë situatën edhe më të tensionuar.
    Ende nuk dihet çfarë ka ndodhur në prapaskenë mes dy artistëve, por një gjë është e sigurt, marrëdhënia e tyre nuk është më si më parë.

  • Gjesti reagon për puthjen e Stresit ndaj Jozit

    Gjesti reagon për puthjen e Stresit ndaj Jozit

    Showbiz E Hënë, 4 Gusht 2025 16:03
    Video mes Stresit dhe Jozit mbushi mediat, rrjetet sociale dhe po komentohet kudo. Sigurisht pas një përplasjeje mes tyre, gjëja e fundit që prisnim ishte një gjest dashurie, por siç shpjegoi Stesi, e gjitha ishte një “rreng”, para se dyshja të publikojë një bashkëpunim muzikor. Duke qenë se ne jemi pro paqes, e harruam këtë episod, por duket se Gjesti s’e paska pritur shumë mirë. Reagimi i tij ishte i heshtur: Një unfollow në Instagram. Megjithatë, duhet thënë: Aq veprim i heshtur, sa Stresi ende s’e ka parë që s’është më në listën e ndjekësve të Gjestit.

  • Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

    Video virale me Jozin, Gjesti merr këtë vendim për Stresin

    Videoja mes Stresit dhe Jozit, e cila u bë virale pak ditë më parë, ka ndezur rrjetin me reagime të shumta. Në pamje, Stresi shihet duke shprehur afeksion për “çunat e zonës” së Jozit dhe pranon me sportivitet një puthje në faqe, siç i kërkohet nga vetë këngëtarja.
    Reagimi i menjëhershëm i Stresit nuk mungoi. Ai sqaroi se videoja ishte një ‘prank’ që i paraprin një projekti muzikor të përbashkët me Jozin.

    Në këtë mes, edhe Gjesti ka ndërmarrë një hap që nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e vëmendshëm. Ai ka hequr Stresin nga lista e ndjekjeve në Instagram, një vendim që bie në sy, sidomos duke ditur se pas daljes nga Big Brother VIP Albania, Gjesti kishte shprehur mirënjohje për mbështetjen publike të Stresit gjatë kohës që ishte në shtëpi. Nga ana tjetër, Stresi e ka follow Gjestin… deri më tani.