Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Bllagajë të Pejës, ku ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur Gjesti. Ngjarja është konfirmuar nga banorët e fshatit Treboviq dhe nga Policia e Kosovës.Sipas njoftimit të fshatit Treboviq, aksidenti ka ndodhur afër fshatit Qungur. Përveç viktimës, një tjetër person ka mbetur i lënduar rëndë dhe ndodhet në spitalin e Pejës. Banorët kanë shprehur ngushëllimet për familjen Kelmendi.Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, bëri me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe ka përfshirë një veturë dhe një katërçikletë. Policia dhe autoambulanca kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e Kelmendit, ndërsa personi i lënduar është dërguar për trajtim.Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe fansat e reperit Gjesti, ndërsa hetimet mbi shkaqet e aksidentit vazhdojnë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Bllagajë të Pejës, ku ka humbur jetën Eldion Kelmendi, vëllai i reperit të njohur Gjesti. Ngjarja është konfirmuar nga banorët e fshatit Treboviq dhe nga Policia e Kosovës.Sipas njoftimit të fshatit Treboviq, aksidenti ka ndodhur afër fshatit Qungur. Përveç viktimës, një tjetër person ka mbetur i lënduar rëndë dhe ndodhet në spitalin e Pejës. Banorët kanë shprehur ngushëllimet për familjen Kelmendi.Zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, bëri me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00 dhe ka përfshirë një veturë dhe një katërçikletë. Policia dhe autoambulanca kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e Kelmendit, ndërsa personi i lënduar është dërguar për trajtim.Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe fansat e reperit Gjesti, ndërsa hetimet mbi shkaqet e aksidentit vazhdojnë.
Tag: gjesti
-

Egli Tako, rrëfimi i parë dhe i plotë për Gjestin: Dua ta mbaj mend si një shok
Showbiz E Martë, 23 Shtator 2025 22:18
Dalina Buzi në “The Dalina Show”, pati të ftuar Egli Takon dhe e hapi temën “Gjesti” duke u rikthyer pak pas në kohë, momenti kur Egli iu ul në gjunjë dhe “i lutej” që ai t’i fliste. Por vetë Egli korrigjoi menjëherë këtë situatë. “Ka qenë ironike. Fatkeqësia është që njerëzit nuk kanë arritur dot, kanë komentuar, po shumë pak kanë analizuar. Jo çdo gjë jepet në prime, shyqyr pastaj që ti e ke mundësinë të flasësh dhe ta shpjegosh gjënë. Patjetër që ka qenë ironike. Unë thjesht jam pak kështu deklamative si natyrë, por ka qenë ironike pa diskutim. Në gjunjë nuk i jam ulur tim ati. Ka qenë një moment që diskutohej ‘të ka vrarë e mira, të ka vrarë mirësjellja,’ prandaj ishte ajo”.
Atëherë, ishte manipulim televiziv e gjithë narrativa e Eglit si “përndjekëse” e Gjestit?Unë në asnjë moment nuk mund të them që kam qenë menefregiste, aty brenda ka patur disa njerëz që unë i kam dashur fort. Me kalimin e javëve filluan të rralloheshin shumë sepse secili bëhet egoist dhe shikon vetëm lojën e tij. Meqë po flasim për personazhin në fjalë, e kam theksuar dhe atje brenda disa herë, ‘të dua fort si njeri’, dhe për mua kjo është parësore: kalojmë mirë, qeshim, jemi vetëm brenda katër mureve, 24/7 dhe lidhja bëhet më intense.
Por, s’mund ta mohojë që kanë qenë vetëm shokë, apo jo?
Në rregull, por para se të jetë gjithçka, unë të dua fort si njeri. Po njësoj e vuaj dhe për një mikeshë apo mamin tim. Nuk ka të bëjë shumë me obsesionin dashuror, romantik kjo gjëja. Pavarësisht se këto gjërat rozë, dashuria, shesin.
Më pas, Dalina Buzi ishte e interesuar të dinte se çfarë e frymëzonte te Gjesti Eglin:
Po nuk më frymëzonte gjë mi jo. Nuk është se më frymëzonte, më bënte për të qeshur, kaloja mirë.
Dhe një mendim reflektues tani që Egli i ka parë gjërat ftohtë.
Rasti që je duke folur [Gjesti], ishte personazhi i duhur në vendin e duhur. Është lojë. Unë isha personazhi i gabuar në vendin e duhur.
Po çfarë ndodhi ekzaktësisht mes tyre pas Big Brother-it?
Nuk preferoj të flas për asnjë person që nuk është ulur këtu me mua përpara kamerës. Çfarë ka ndodhur atje përpara kamerave, është një reality show i tillë që jeta jote është përpara kamerave. Në momentin që ato kamera fiken, jeta jote nuk është më para kamerave dhe nuk dua t’i jap akses askujt. Di të them që jam single.
Pra, është mbyllur një herë e përgjithmonë?
U mbyll. Ka kohë. Absolutisht e pritshme. Më vjen keq që do i thyej zemrën disa njerëzve që i dua shumë fort por nuk duhet të jetoj më në deluzion. Ndoshta dhe unë për një periudhë aty brenda kam jetuar në delulu. Jam kënaqur, mirë kam qenë, pata një eksperiencë të bukur. Dua ta mbaj mend si një shok timin gjatë Big Brother-it.
Dakord, po numrin a ia ka në celular?
Jo. Vërtet nuk e kam. -

Gjesti publikon video nga shtëpia e tij: Siç po e shihni sivjet i kam mbytur pushimet
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

Gjesti rrëfen për herë të parë sfidën që po i errëson ditët
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

Mesazh enigmatik nga Gjesti për ndjekësit
Showbiz E Martë, 2 Shtator 2025 21:40
Gjesti i cili kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij lidhur me padrejtësitë që thotë se po i përjeton në industrinë muzikore, ka ndarë një tjetër mesazh domethënës me ndjekësit e tij.
”Hala pa gjum, qat minut që menoni që jom tu flejt gabim e kini thjesht ka met edhe pak kohë mja lon kohës full e kom”. Ky postim enigmatik i reperit vjen pak javë pas deklaratave të tij publike, ku ai shprehu pakënaqësinë ndaj distributorit të mëparshëm, duke e akuzuar se po e pengon në publikimin e projekteve të reja.Fjalët e fundit të Gjesti-t lënë të kuptohet se artisti është në pritje të momentit të duhur për një rikthim në skenë. Për fansat e tij, ky mesazh është një tjetër sinjal se pritja për rikthimin mund të përfundojë së shpejti.
-

Gjesti shqetëson fansat me postimin e fundit: “Hala pa gjumë…”!
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

VIDEO/ Gjesti tregon kë ka zemër
Showbiz E Martë, 26 Gusht 2025 21:30
Gjesti, fituesi i ”BBAV4”, ndonëse në një situatë të ngarkuar me çështjen e kompanisë Onima që i ka të drejtat mbi të si artist, duket se jeta e përditshme vijon që të jetë e njëjtë. Ai ka ndarë në Instastory një video nga lagjja e tij në Pejë, ku shihet nën shoqërinë e disa fëmijëve të komunitetit rom. Shpesh herë për të është folur që është pjesë e këtij komuniteti. -

Gjesti dhe Ylli drejt një bashkëpunimi muzikor
Showbiz E Martë, 19 Gusht 2025 17:59
Bonart Ajvazi, CEO i “Three60”, i cili menaxhon artistët Yll Limani dhe Gjesti, bëri të ditur se një duet mes tyre mund të ndodhë në të ardhmen, edhe pse aktualisht nuk ka asgjë konkrete që t’i konfirmojë planet e tyre.
Të dy janë të zënë me zhvillime të rëndësishme në karrierën e tyre. Ylli Limani është gati të mbajë një koncert historik në Shkup nesër, ndërsa Gjesti po përballet me një problem të papritur me kompaninë e distribuimit të muzikës në YouTube.Kjo situatë tregon se bashkëpunimi i mundshëm ka nxitur kuriozitetin e fansave, momentalisht prioritetet e tyre janë të ndara dhe të fokusuar tek sfidat personale dhe arritjet profesionale.
-

Gjesti dhe Egli akoma bashkë? Një byzylyk bën lëmsh rrjetin dhe rikthen vëmendjen
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

Gjesti dhe Egli akoma bashkë? Një byzylyk bën lëmsh rrjetin
Showbiz E Martë, 19 Gusht 2025 14:02
Gjesti dhe Egli Tako, vijojnë që të mbajë të mbërthyer publikun me dinamikën e marrëdhënies së tyre, edhe pse Egli ditë më parë tha se është single, dhe vetë Gjesti është shprehur se jetën private do ta mbajë të tillë.
Edhe pse kurrë nuk u pa një foto e tyre bashkë që pas Big Brother, por në koncerte Gjesti provokonte dhe Egli me këngë që tingëllojnë dedikim për Gjestin. Nga ana tjetër, një detaj i fundit ka bërë që dyshimet të marrin një kthesë ndryshe.Pasi disa video që dje Gjesti publikoi në Instastory, nuk vonoi shumë dhe Egli publikoi një fotografi nga makina, ku shihej dora e një mashkulli misterioz. Vëmendjen e mori byzylyku që ai mbante, i cili është identik me atë që zakonisht mban Gjesti.
Ky detaj ka ngritur dyshime të forta se marrëdhënia e tyre nuk ka përfunduar, përkundrazi ata mund të jenë ende bashkë, por thjesht kanë zgjedhur ta mbajnë lidhjen më private. Kjo ka ndezur sërish diskutime në rrjete sociale, megjithëse pritet të shihet në vazhdim.
